{"id":31086,"date":"2022-02-17T14:01:06","date_gmt":"2022-02-17T13:01:06","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31086"},"modified":"2022-02-17T14:02:25","modified_gmt":"2022-02-17T13:02:25","slug":"tivari-eshte-varri-me-i-madh-masiv-i-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31086","title":{"rendered":"TIVARI \u00cbSHT\u00cb VARRI M\u00cb I MADH MASIV I SHQIPTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"308\" height=\"262\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg 308w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari-300x255.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 308px) 100vw, 308px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Studiuesi Dr.Nail Draga, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb promovoi librin e tij t\u00eb radh\u00ebs \u201cMasakra e Tivarit gjenocid kund\u00ebr shqiptar\u00ebve\u201d. \u00cbsht\u00eb koj nj\u00eb vep\u00ebr m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe interes t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb v\u00ebndosur nd\u00ebrmjet liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe detit Adriatik, t\u00eb banuar pothuajse krejt\u00ebsisht me shqiptar\u00eb, jo shum\u00eb larg Ulqinit, n\u00eb Tivar.N\u00eb k\u00ebt\u00eb hapsir\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1945 n\u00eb Tivar ka ndodhur nj\u00eb masak\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb ndaj t\u00eb mobilizuarve kosovar\u00eb t\u00eb uritur, t\u00eb paarmatosur e t\u00eb pambrojtur nga askush. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb\u00a0 nd\u00ebr masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme por edhe m\u00eb t\u00eb pa bes\u00eb, realizuar ndonj\u00ebher\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve. Nail Draga, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr e cil\u00ebson \u00a0si gjenocid kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Ai librin n\u00eb fjal\u00eb e ka bazaue n\u00eb studime, artikuj,d\u00ebshmi, intervista dhe recensione t\u00eb ndryshme, kryesisht t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe padyshim paraqet nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr ndri\u00e7imin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr kasaphan\u00ebn e Tivarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb autoret pajtohen se p\u00ebrkund\u00ebr hulumtimeve dhe studimeve t\u00eb deritanishme akoma nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar motivi dhe q\u00ebllimi i mobilizimit t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nuk u p\u00ebrkitnin formacioneve ushtarake, pse tragjedia duhej t\u00eb ndodhte bash n\u00eb Tivar, ku jan\u00eb varrosur t\u00eb vrar\u00ebt, t\u00eb masakruarit, sepse n\u00eb Tivar nuk ka varreza masovike!?<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas studiuesit Uran Butka motivin dhe q\u00ebllimin e k\u00ebsaj tragjedie &nbsp;e gjejm\u00eb n\u00eb iden\u00eb ultraraciste t\u00eb fam\u00ebkeqit \u00c7ubrilloviq, sipas t\u00eb cilit shqiptar\u00ebt duhet \u201ct\u2019i zhdukim ose t\u2019i shp\u00ebrngulim\u201d. Ai p\u00ebrmend direktiv\u00ebn e organ\u00ebve m\u00eb t\u00eb larta partiake dhe ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb \u201cvrisnin s\u00eb paku 50% t\u00eb banor\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d. Masakra e Tivarit i p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht k\u00ebto synime antishqiptare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2018ka dyshim se nj\u00eb nd\u00ebr q\u00ebllimet politiko-ushtarake ishte dob\u00ebsimi i prezenc\u00ebs shqiptare n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs e kjo m\u00eb s\u00eb miri do t\u00eb arrihej me largimin e meshkujve t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr luft\u00eb sepse k\u00ebshtu t\u00eb grumbulluar ishte m\u00eb leht\u00eb t\u00eb eleminohen, pra q\u00ebllimi ishte t\u00eb dob\u00ebsohej fuqia mbrojt\u00ebse e shqiptar\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, q\u00ebllimi i serbo-malazez\u00ebve ishte q\u00eb fshatrat e boshatisura nga shqiptar\u00ebt t\u00eb popullohen me popullsi serbe. Eliminimi edhe i batalioneve t\u00eb t\u00ebra n\u00eb rrug\u00ebtimin p\u00ebr kinse n\u00eb Frontin e Adriatikut padyshim e dob\u00ebsonte L\u00ebvizjen e Rezistenc\u00ebs Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Synimi tjeter<\/strong> i kesaj tradhtie ishte pengimi i realizimit te vendimeve te Konferences se Bunjajt te Gjakoves ku si\u00e7 dihet m\u00eb 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 u miratua rezoluta e cila u mund\u00ebson shqiptar\u00ebve te Kosov\u00ebs vet\u00ebvendosjen deri ne shkeputje.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr do t\u00eb lexojm\u00eb se rrug\u00ebtimi i p\u00ebrgjakur i kosovar\u00ebve u b\u00eb n\u00ebp\u00ebr territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, por t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb gjithmon\u00eb nga oficeret jugosllav\u00eb. Vrasjet e para, fatkeq\u00ebsisht, u b\u00ebn\u00eb n\u00eb nat\u00ebn e 26\/27 marsit t\u00eb vitit 1945 n\u00ebn qiellin e hapur n\u00eb Kuk\u00ebs, e pastaj m\u00eb 27 mars&nbsp; n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebz u pushkatuan 120-140 veta t\u00eb cilit ishin duke fjetur dhe trupat e tyre u hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb humner\u00eb. Humanitetin e munguar t\u00eb Ushtris\u00eb serbe dhe q\u00ebllimin e caktuar m\u00eb par\u00eb t\u00eb politik\u00ebs antishqiptare serbomadhe e shohim n\u00eb veprimet e oficereve serb t\u00eb cil\u00ebt sipas Sheradin Berish\u00ebs, posa e kaluan kufirin, af\u00ebr Ulqinit,&nbsp; i ndan\u00eb nga kolona t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb plagosurit dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe i lan\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar, vet\u00ebm e pa p\u00ebrkujdesje, n\u00eb fatin e m\u00ebshir\u00ebs, p\u00ebr fatin e t\u00eb cil\u00ebve sot e k\u00ebsaj dite nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar asgje, ashtu si nuk dihet edhe p\u00ebr fatin e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb mbetur gjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi t\u00eb pargjakur. Kasapanja e pam\u00ebshirshme filloi m\u00ebnj\u00ebher\u00eb pas mb\u00ebrritjes n\u00eb Monopolin e Duhanit n\u00eb Tivar t\u00eb Ri. Aty filloi ekzekutimi i pam\u00ebshirsh\u00ebm i shqiptar\u00ebve. Nj\u00ebri nga t\u00eb p\u00ebrjetuarit e k\u00ebsaj maskre, Azem Hajdini,autor i disa veprave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, kujton se \u201cn\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb oborrit ishin vendosur 10-15 ushtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me shufra hekuri godisnin n\u00eb kok\u00eb, gjoks apo n\u00eb shpin\u00eb \u00e7do nj\u00ebrin prej nesh&#8230; dhe nga k\u00ebto goditje mbet\u00ebn t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebr vdekje rreth 100-150 veta. Por kjo nuk ishte e gjitha. Rreth or\u00ebs 14, kosovar\u00ebt u sulmuan nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt. Shtihej me t\u00eb gjitha llojet e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit si: me pushk\u00eb automatike, mitraloz\u00eb, mortaja, bomba dore, revole e tjera. Oborri dhe sheshi u mbuluan me lum\u00eb gjaku q\u00eb i ngjante nj\u00eb kataklizme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtesa u shnd\u00ebrrua n\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb, me qindra kufoma shqiptar\u00ebsh brenda saj\u201d. N\u00eb momentin e sulmit Azem Hajdini kishte ndodhur mbrenda monopolit. Daljen nga nd\u00ebrtesa n\u00eb oborr ai p\u00ebrshkruan: \u201cMe t\u00eb dalur n\u00eb oborr v\u00ebrejt\u00ebm nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb llahtarshme para nesh, ku shtriheshin me mijra t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos gj\u00ebsendet e mprehura si bajonetat, shpatat, t\u00ebrfurqit, shkopinjt\u00eb q\u00eb kishin mbetur t\u00eb ngulitur n\u00eb gjoks, stomak apo gjymtyr\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb trupit. N\u00eb at\u00eb grumbull njer\u00ebzish t\u00eb kryq\u00ebzuar si kubiku i druve nj\u00eb mbi nj\u00eb, nuk mund t\u00eb dallohej se kush \u00ebsht\u00eb kush, ku e ka kok\u00ebn, e ku e ka k\u00ebmb\u00ebn apo trupin.Kishte shum\u00eb t\u00eb plagosur t\u00eb cil\u00ebt qanin e b\u00ebrtitnin: \u201cv\u00eblla ma jep nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb\u201d, \u201c ma hiq sopat\u00eb, thik\u00ebn, t\u00ebrfurkun nga gjoksi\u201d. Nuk ishin t\u00eb rralla edhe lutjet \u201cv\u00ebllaz\u00ebr, mos na lini n\u00eb duar t\u00eb k\u00ebtyre xhelat\u00ebve\u201d, \u201c na mytni ju\u201d&#8230;!! Sa ishte numri i v\u00ebrtet\u00eb i t\u00eb pushkatuar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm nuk dihet sakt\u00ebsisht, ai shkon nga 1.700 deri n\u00eb 4.000, madje historiografia jugosllave konstaton s\u00eb n\u00eb Tivar jan\u00eb pushkatuar vet\u00ebm 400 veta. Mendoj se numri p\u00ebraf\u00ebrsisht m\u00eb i sakt\u00eb e paraqet Uran Butka i cili jep nj\u00eb num\u00ebr prej 3.447 shqiptar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb mbytur,t\u00eb helmuar pa num\u00ebruar k\u00ebtu t\u00eb zhdukurit q\u00eb su gjenden kurr\u00eb. Dua t\u00eb theksoj se popullsia e trevave t\u00eb Tivarit e Ulqinit gjithmon\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmendur se \u201cn\u00eb Tivar jan\u00eb pushkatua 3.000 kosovar\u00eb\u201d. Gjith\u00ebsesi, Tivari \u00ebsht\u00eb varri m\u00eb i madh masiv i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Po pse masakra ndodhi bash n\u00eb Tivar\u00eb!? Un\u00eb mendoj se kjo nuk ndodhi rast\u00ebsisht. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb vitin 1944 dhe n\u00eb fillim vitin e 1945, duke kujtuar t\u00eb kaluar\u00ebn e hidhur n\u00ebn sundimin serbo-malazez, kishin shprehur d\u00ebshir\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019iu bashkuar shtetit shqiptar\u00eb. Kjo d\u00ebshir\u00eb e tyre duhej t\u00eb shuhej p\u00ebrfundimisht. Pra, shtypja e ndjenj\u00ebs komb\u00ebtare n\u00ebp\u00ebrmjet&nbsp; masakres ishte nj\u00eb nd\u00ebr q\u00ebllimet e ultraracisteve serbo-malazez t\u00eb cil\u00ebt besonin se masakra do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e k\u00ebtyre trojeve.Komandantet ushtarak e dinin mir\u00eb se t\u00eb mbijetuarit nuk do ti bien detit k\u00ebmb\u00eb, por do t\u00eb merrnin rug\u00ebn e shp\u00ebtimit, si\u00e7 edhe e b\u00ebn\u00eb, drejt fshatrave t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit dhe n\u00eb drejtim t\u00eb Rumis\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal n\u00eb Kraj\u00eb e n\u00ebp\u00ebrmes liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb gjejn\u00eb shpetimin dhe mund\u00ebsin p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb Kosov\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast anamalsit dhe kranjan\u00ebt u bind\u00ebn n\u00eb intensitetin e masakrave t\u00eb regjimit q\u00eb po instalohej, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ata shp\u00ebtuan shum\u00eb t\u00eb plagosur duke i strehuar, ushqyer e mjekuar n\u00eb sht\u00ebpit e tyre p\u00ebrkund\u00ebr rrezikut q\u00eb u kanosej n\u00ebse do t\u00eb zbuloheshin nga partizan\u00ebt dhe komunist\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr paraqiten shum\u00eb d\u00ebshmi rrenqeth\u00ebse t\u00eb th\u00ebn\u00eb me goj\u00ebn e disa t\u00eb mbijetuar\u00ebve nga kjo tragjedi apo kasaphane e pam\u00ebshirshme.&nbsp; Megjithate, un\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasqyruar vuajtjet e atyre q\u00eb n\u00ebp\u00ebr malet e Kraj\u00ebs k\u00ebrkonin shp\u00ebtimin, zgjodha nj\u00eb fragment nga nj\u00eb intervist\u00eb e Nikolla Masoni\u00e7iqit, at\u00ebher\u00eb kryetar i&nbsp;&nbsp; Komandes t\u00eb Vendit n\u00eb Ostros. Duke p\u00ebrshkruar gjendje e t\u00eb ikurve ai thot\u00eb: \u201cN\u00eb mbr\u00ebmje, u ktheva nga Shkodra n\u00eb Komand\u00ebn e Vendit n\u00eb Ostros. T\u00eb nes\u00ebrmen, k\u00ebshilltar\u00ebt e kishin kapur nj\u00eb t\u00eb ikur dhe e kishin pru n\u00eb Komanden e Vendit. Ata po ashtu kishin lajm\u00ebruar se n\u00eb Brisk ishin edhe dy t\u00eb tjer\u00eb. Ky qe e prun\u00eb n\u00eb Ostros ishte i zbathur, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb kishte nj\u00eb \u00e7orap\u00eb leshi t\u00eb shqyer, t\u00eb b\u00ebr\u00eb copa cop\u00eb nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebzat e pantalloneve deri n\u00eb gju t\u00eb k\u00ebputura, i pa rruar, i pa krehur, i frik\u00ebsuar. Dukej si egersir\u00eb. Na shikonte neve thuajse priste vdekjen. E t\u00eb till\u00eb ka pasur shum\u00eb n\u00eb territorin e rrethit t\u00eb Tivarit\u201d thot\u00eb Masoni\u00e7iqi. \u00c7ka u b\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u201ceg\u00ebrsir\u00eb\u201d nuk dihet sakt\u00ebsisht, por gjasat jan\u00eb q\u00eb e pushkatuan n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ky lib\u00ebr do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se p\u00ebrkund\u00ebr se kjo ngjarje u mundua t\u00eb fshihej, t\u00eb zhytej n\u00eb skutat e harres\u00ebs, gjaku i t\u00eb masakruarve t\u00eb kthehet n\u00eb uj\u00eb &nbsp;dhe vet\u00ebm mbas 50 vjet\u00ebve ajo nisi t\u00eb ridimensionohej; \u00ebsht\u00eb fat q\u00eb u shkruan disa libra p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb vazhdon t\u00eb shkruhet, t\u00eb p\u00ebrkujtohet dhe natyrisht t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend n\u00eb memorien kolektive si d\u00ebshmi e fatit tragjik t\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim Nail Draga, me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, siguron nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historiografin\u00eb shqiptare q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim ndri\u00e7imin p\u00ebrfundimtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kasaphan ndaj shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme e tij q\u00eb kjo ngjarje mos t\u00eb mbes\u00eb n\u00eb pellgun e harres\u00ebs, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje e autorit q\u00eb t\u2019i th\u00ebrasim mendjes q\u00eb brezave, sidomos&nbsp; atyre t\u00eb rinj, t\u2019u rrefehet p\u00ebr historin\u00eb realisht, Nga kjo del q\u00eb asgj\u00eb nga historia nuk duhet t\u00eb humbi,t\u00eb fshihet, t\u00eb harrohet jo si q\u00ebllim i m\u00ebris\u00eb apo hakmarrjes por p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundime dhe m\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb ardhm\u00ebn ton\u00eb. Krimet nuk vjet\u00ebrsohen, koha dhe rrethanat jan\u00eb ato q\u00eb i japin form\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtjen e duhur.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund dua k\u00ebtu t\u00eb p\u00ebrmendi nj\u00eb inciativ\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr del si iniciativ\u00eb dhe k\u00ebrkes\u00eb shum\u00eb me vend e vet Nailit.Ai thekson: \u201c Pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes,duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb ngritet nj\u00eb memorial i shkruar n\u00eb tre gjuh\u00eb\u201d. Personalisht mendoi, mbase edhe jemi vonuar, se kjo iniciativ\u00eb dhe k\u00ebrkes\u00eb e Dr. Nail Drag\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrkrahet pafund\u00ebsisht dhe sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur vendosja e monumentit t\u00eb kujtes\u00ebs t\u00eb jet\u00ebsohet. K\u00ebshtu, p\u00ebrfundimisht do t\u00eb heqim nj\u00eb gur t\u00eb madh q\u00eb e mbajn\u00eb n\u00eb gjoksin dhe shpirtin e tyre t\u00eb masakruerit, familjet e tyre apo shok\u00ebt dhe dashamir\u00ebt p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 50 vite, ashtu q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb pushojn\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e amshuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Studiuesi Dr.Nail Draga, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb promovoi librin e tij t\u00eb radh\u00ebs \u201cMasakra e Tivarit gjenocid kund\u00ebr shqiptar\u00ebve\u201d. \u00cbsht\u00eb koj nj\u00eb vep\u00ebr m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe interes t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb v\u00ebndosur nd\u00ebrmjet liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe detit Adriatik, t\u00eb banuar pothuajse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-31086","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31086","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31086"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31086\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31087,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31086\/revisions\/31087"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31086"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31086"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31086"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}