{"id":3107,"date":"2015-04-25T07:00:25","date_gmt":"2015-04-25T05:00:25","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3107"},"modified":"2015-04-24T23:01:21","modified_gmt":"2015-04-24T21:01:21","slug":"gjermania-hapni-dosjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3107","title":{"rendered":"GJERMANIA: HAPNI DOSJET!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn q\u00eb kaloi, Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Hellmut Hoffman mori pjes\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn &#8220;Diktatura dhe demokracia n\u00eb epok\u00ebn e ekstremeve: Fasha drite mbi historin\u00eb e Evrop\u00ebs s\u00eb shek. XX\u201c, n\u00eb Galerin\u00eb e Artit &#8220;Edward Lear&#8221; n\u00eb Berat. Sipas ambasad\u00ebs gjermane n\u00eb Tiran\u00eb, ekspozita e cila \u00ebsht\u00eb shfaqur edhe n\u00eb Tiran\u00eb fund vitin q\u00eb kaloi, tregon Evrop\u00ebn e shekullit t\u00eb XX, si nj\u00eb histori dramatike mes liris\u00eb dhe tiranis\u00eb, mes demokracis\u00eb dhe diktatur\u00ebs. N\u00eb njoftim thuhet se shkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb b\u00ebhet edhe nj\u00ebkohshm\u00ebria e ngjarjeve historike, t\u00eb cilat ilustrojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri nd\u00ebrthurrjen e historive komb\u00ebtare n\u00eb \u201cepok\u00ebn e ekstremeve\u201d, si\u00e7 ishte Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb vitin 1914. Gjermania pastaj filloi Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb vitin 1939. N\u00eb n\u00ebntor 1989, me sh\u00ebmbjen e Murit t\u00eb Berlinit filluan dhe revolucionet paq\u00ebsor\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb fund ndarjes s\u00eb Evrop\u00ebs, dhe n\u00eb vitin 2004 Bashkimi Evropian pa val\u00ebn e par\u00eb t\u00eb zgj\u00ebrimit drejt lindjes ish-komuniste. T\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje dhe zhvillime pat\u00ebn pasoja t\u00eb menj\u00ebhershme edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, thuhet n\u00eb njoftimin e ambasad\u00ebs gjermane n\u00eb Tiran\u00eb, me rastin e hapjes s\u00eb ekspozit\u00ebs n\u00eb Berat, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb e b\u00ebr\u00eb e mundur nga Instituti i Mynihut p\u00ebr Historin\u00eb Bashk\u00ebkohore, Radio gjermane Kultura, Fondacioni Federal p\u00ebr Trajtimin e Diktatur\u00ebs s\u00eb SED dhe me mb\u00ebshtetjen e Ministris\u00eb Federale t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Hellmut Hoffman e p\u00ebrdori rastin e hapjes s\u00eb k\u00ebsaj ekspozite p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebrs\u00ebri autoriteteve shqiptare nga qyteti i mbi 1000 dritareve q\u00eb t\u00eb hapin dosjet, pasi sipas diplomatit gjerman, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kryediplomati gjerman n\u00eb Tiran\u00eb u shpreh se, \u201cN\u00eb gjykimin tim personal mendoj q\u00eb ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb hapur dosjet e ish sigurimit t\u00eb shtetit. Mendoj q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe shpresoj shum\u00eb q\u00eb ai proces t\u00eb p\u00ebrmbyllet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme\u201d. Por, fatkeqsisht ky proces n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka filluar ende seriozisht, ndon\u00ebse gjat\u00eb 25-viteve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb folur e p\u00ebrfolur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem, madje jan\u00eb krijuar komisione, jan\u00eb p\u00ebrpiluar edhe projektligje, por procesi p\u00ebr t\u00eb cilin Ambasadori gjerman shpreson se do t\u00eb \u201cp\u00ebrmbyllet me sukses\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ka gias\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj askund, do t\u00eb mbetet n\u00eb hava &#8212; as me sukses as pa sukses. Kjo sepse p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn e eg\u00ebr komuniste, n\u00eb at\u00eb vend nuk ekziston vullneti i mir\u00eb as d\u00ebshira politike. P\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me dosjet e komunizmit, nj\u00ebkohsisht ka munguar edhe guximi politik, moral dhe njer\u00ebzor nga t\u00eb gjith\u00eb krah\u00ebt politik\u00eb, institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb shtetit si dhe nga protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ashtuquajtur post-komuniste, t\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb kaluar.<br \/>\nAmbasadori Hellmut Hoffman, ambasador i nj\u00eb vendi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, ndryshe nga ambasador\u00ebt e tjer\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, ka treguar nj\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb regjimit komunist shqiptar, \u00e7&#8217;prej ardhjes s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2013. Kjo ekspozit\u00eb q\u00eb fillimisht \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb Tiran\u00eb fund vitin e kaluar, si\u00e7 duket ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb njoh\u00eb shqiptar\u00ebt me p\u00ebrvoj\u00ebn gjermane t\u00eb ballafaqimit me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj naziste dhe komuniste. Por nj\u00ebkohsish duhet t\u00eb sensibilizoj\u00eb dhe t\u00eb inkurajoj\u00eb politik\u00ebn shqiptare dhe opinionin publik n\u00eb Shqip\u00ebri me q\u00ebllim q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb nxis\u00eb zhvillimin e nj\u00eb debati t\u00eb hapur dhe serioz rreth m\u00ebnyr\u00ebs se si duhet trajtuar historia e tiranis\u00eb komuniste dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, i cili, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ambasadori Hoffman, \u201cp\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli ka p\u00ebsuar nj\u00eb diktatur\u00eb staliniste t\u00eb paskrupullt, me t\u00eb gjitha tragjedit\u00eb dhe vuajtjet njerzore q\u00eb mund t\u00eb mbart\u00eb ajo.\u201d Por, ai \u00ebsht\u00eb shprehur nj\u00ebkohsisht se debati as p\u00ebrballimi me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe me trash\u00ebgimin\u00eb komuniste t\u00eb vendit, \u201cnuk mund tu imponohet shqiptar\u00ebve, pasi jan\u00eb ata vet q\u00eb duhet t\u00eb zhvillojn\u00eb k\u00ebt\u00eb debat mes vetes.\u201d<\/p>\n<p>Ambasadori gjerman, me mb\u00ebshtetjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb hapjes s\u00eb dosjeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211;si p\u00ebrfaqsues i nj\u00eb vendi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb &#8212; ai shpreh politik\u00ebn dhe vullnetin e Gjermanis\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zgjidhet sa m\u00eb par\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Tiran\u00eb zyrtare p\u00ebr p\u00ebrmbylljen me sukses t\u00eb k\u00ebtij procesi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ai. Duhet t\u00eb lavd\u00ebrohen deklaratat si dhe veprimtaria e Ambasadorit gjerman Hellmut Hoffman, si dhe gatishm\u00ebria e vendit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cil\u00ebn ai e ka cil\u00ebsuar si t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por tep\u00ebr t\u00eb nevojshme p\u00ebr vendin. Kryediplomati gjerman n\u00eb Tiran\u00eb ka shprehur n\u00eb shum\u00eb raste bindjen e tij p\u00ebr hapjen e dosjeve dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn e ballafaqimit me historin\u00eb 50-vje\u00e7are t\u00eb komunizmit shqiptar si dhe me trash\u00ebgimin\u00eb e nj\u00ebrit prej regjimeve komuniste m\u00eb diktatoriale t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Fund vitin q\u00eb kaloi Ambasadori Hoffman u shpreh se, \u201cK\u00ebt\u00eb N\u00ebntor festohet me krenari t\u00eb p\u00ebrligjur 70-vjetori i \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga pushtuesit gjerman\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb imagjinohet se ata dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre apo ata q\u00eb vuajt\u00ebn gjat\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshiruar p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli, sistemin e nj\u00eb diktature n\u00eb p\u00ebrbuzje t\u00eb njeriut.\u201d Nga ish kampi i t\u00eb burgosurve t\u00eb ish regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Tepelen\u00eb, ambasadori gjerman theksoi, n\u00ebntorin q\u00eb kaloi, se pa marr\u00eb parasysh\u00eb, t\u00eb gjitha viktimat duhet t\u00eb p\u00ebrkujtohen, \u201cprandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb th\u00ebrrasim n\u00eb kujtes\u00eb viktimat e diktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe nj\u00ebherazi t\u00eb p\u00ebrballemi hapur me t\u00eb shkuar\u00ebn e dhimbshme.\u201d<\/p>\n<p>Tirana zyrtare duhet t\u00eb p\u00ebrdor rastin dhe vullnetin e mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ambasadori me ndjenja p\u00ebrgjegj\u00ebsie morale si individ por edhe si p\u00ebrfaqsues i nj\u00eb vendi mik, i cili duket se \u00ebsht\u00eb gati tu vej\u00eb autoriteteve shqiptare n\u00eb dispozicion p\u00ebrvoj\u00ebn e tij personale n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb si historian, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ai \u00ebsht\u00eb duke ofruar p\u00ebrvoj\u00ebn e suksesshme t\u00eb vendit t\u00eb tij n\u00eb procesin e hapjes s\u00eb dosjeve t\u00eb sh\u00ebrbimit fam\u00ebkeq t\u00eb siguris\u00eb, Stasi t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore, ish-komuniste.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaqsuesi i lart\u00eb diplomatik i Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ri-pohoi gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Berat t\u00eb mart\u00ebn, at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shum\u00eb historian\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtyre 25-viteve t\u00eb fundit se hapja e dosjeve t\u00eb ish regjimeve komuniste t\u00eb Europ\u00eb Lindore, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebme p\u00ebr nj\u00eb vend si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, duke theksuar se, \u201cN\u00ebse nj\u00eb komb nuk di t\u00eb kaluar\u00ebn e tij, ai e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dij\u00eb t\u00eb sotmen\u201d. Synimi i k\u00ebsaj ekspozite pra ka th\u00ebn\u00eb ambasadori Hoffman, \u201c\u00cbsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb sadopak q\u00eb t\u00eb kuptohen m\u00eb mir\u00eb tragjedit\u00eb e tmerrshme t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, arsyet pse u arrijt deri aty, dhe mbi t\u00eb gjitha, q\u00eb njerzit t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se angazhimi konstruktiv dhe bashkpunimi paq\u00ebsor mund t\u00eb sjell\u00eb frute madje edhe kur pengesat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.\u201d<br \/>\nKontrasti nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh se ai q\u00eb ekziston n\u00eb gatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dallimi i theksuar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje midis Gjermanis\u00eb, nj\u00eb vendi i cili i ka hapur dosjet dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur dhe vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj naziste dhe komunist nga nj\u00eb an\u00eb, dhe Shqip\u00ebris\u00eb nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb vend i cili ngurron t\u00eb hap dosjet e regjimit komunist dhe refuzon t\u00eb shqyrtoj\u00eb nd\u00ebrgjegjen gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb rezultonte nga nj\u00eb p\u00ebrballim serioz me trash\u00ebgimin\u00eb e saj komuniste. Gjermania, nj\u00eb vend i zhvilluar me nj\u00eb prej ekonomive m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb bot\u00eb mundi, q\u00eb nep\u00ebrmjet hapjes s\u00eb dosjeve dhe t\u00eb p\u00ebrballimit me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj t\u00eb tmershme, t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb paq\u00eb shoq\u00ebrore dhe begati ekonomike si rradh\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr. Shqip\u00ebria, nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb vend ish-komunist q\u00eb refuzon t\u00eb p\u00ebrballet seriozisht me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe me trash\u00ebgimin\u00eb komuniste, pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe hapja e dosjeve, por q\u00eb qytetar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb lodhur e t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar nga situata e krijuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tyre, po braktisin vendin duke ia m\u00ebsyr\u00eb me mij\u00ebra veta, pik\u00ebrisht Gjermanis\u00eb, k\u00ebtij vendi i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me historin\u00eb e vet dhe e ka p\u00ebmbyllur k\u00ebt\u00eb proces me sukses. (Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i k\u00ebsaj teme, largimi n\u00eb mas\u00eb i shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Ballkan, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i trishtuesh\u00ebm dhe pasqyron d\u00ebshtimin moral t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb po ndiqet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejt\u00ebsie dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale e k\u00ebsaj klase politike q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vej\u00eb gishtin n\u00eb ball dhe t\u00eb reflektoj\u00eb mbi shp\u00ebrnguljen q\u00eb po ndodh\u00eb an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Ballkan. Ndoshta hapi i par\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb, pik\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb merren parasysh\u00eb thirrjet e koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb ambasadorit gjerman n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr hapjen e dosjeve, dhe k\u00ebshillat e tija p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrballim serioz me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe nj\u00ebkohsisht t\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, pasi kjo, sipas nj\u00eb ankete t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb edhe e d\u00ebshira e pjes\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb qytetarve shqiptar\u00eb.) Kjo thirrje e diplomatit gjerman duket se ka mb\u00ebshtjetje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve. Bazuar n\u00eb firm\u00ebn \u201cThe Pacific Institute of Research and Evaluation\u201d q\u00eb citohet nga Birn, rreth 83 qind e shqiptar\u00ebve mb\u00ebshtesin hapjen e dosjeve t\u00eb Sigurimit af\u00ebr 71 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb \u201clustrimit\u201d, duke shprehur k\u00ebshtu besimin e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebrmuese, se institucionet publike t\u00eb vendit duhet t\u00eb pastrohen nga ish-agjent\u00ebt dhe bashkpuntor\u00ebt e mbetur t\u00eb Sigurimit. Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Hellmut Hoffman ka theksuar p\u00ebrvoj\u00ebn e vendit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, duke u shprehur se p\u00ebrve\u00e7 dobive t\u00eb mbrendshme shoq\u00ebrore, \u201cKjo lloj p\u00ebrballje me t\u00eb shkuar\u00ebn, p\u00ebr gjerman\u00ebt ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur edhe nj\u00eb her\u00eb besimin tek fqinj\u00ebt e vet n\u00eb Europ\u00eb\u201d. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, trajtimi i krimeve t\u00eb komunizmit, sipas ambasadorit Hoffman, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb viktimave &#8212; t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur \u2013 t\u00eb atij regjimi, \u201ctu k\u00ebthehet nj\u00eb pjes\u00eb e dinjitetit t\u00eb tyre.\u201d<br \/>\nUn\u00eb do t\u00eb thosha q\u00eb me p\u00ebrballimin me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, duke hapur dosjet dhe me ligj p\u00ebr lustracionin \u2013 me pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe n\u00eb solidaritet \u2013 p\u00ebrve\u00e7 viktimave t\u00eb komunizmit, do t\u2019i k\u00ebthehej dinjiteti dhe nderi mbar\u00eb kombit shqiptar, do t\u00eb luftohej korrupcioni dhe do t\u00eb de-kriminilizohej shoq\u00ebria dhe institucionet shtet\u00ebrore \u2013 ashtuq\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri ta ndjejn\u00eb veten krenar\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e vet n\u00eb paq\u00eb e mir\u00ebkuptim me nj\u00ebri tjetrin, aty n\u00eb trojet e veta mija vje\u00e7are. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e miq\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kjo \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebshira e pjes\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb qytetarve shqiptar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb doemosdoshm\u00ebri nd\u00ebr prioritetet komb\u00ebtare, q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendjen urgjente t\u00eb autoriteteve kompetente t\u00eb vendit.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb mart\u00ebn q\u00eb kaloi, Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Hellmut Hoffman mori pjes\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn &#8220;Diktatura dhe demokracia n\u00eb epok\u00ebn e ekstremeve: Fasha drite mbi historin\u00eb e Evrop\u00ebs s\u00eb shek. XX\u201c, n\u00eb Galerin\u00eb e Artit &#8220;Edward Lear&#8221; n\u00eb Berat. Sipas ambasad\u00ebs gjermane n\u00eb Tiran\u00eb, ekspozita e cila \u00ebsht\u00eb shfaqur edhe n\u00eb Tiran\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-3107","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3107"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3107\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3108,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3107\/revisions\/3108"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}