{"id":31068,"date":"2022-02-14T16:41:00","date_gmt":"2022-02-14T15:41:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31068"},"modified":"2022-02-14T17:45:04","modified_gmt":"2022-02-14T16:45:04","slug":"ne-prishtine-ekspozite-kushtuar-gjergj-kastriotit-skenderbeut-portrete-te-skenderbeut-gjate-shekujve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31068","title":{"rendered":"N\u00cb PRISHTIN\u00cb EKSPOZIT\u00cb KUSHTUAR\u00a0GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT\u00a0\u00a0&#8211; \u201cPORTRETE T\u00cb SKENDERBEUT GJAT\u00cb SHEKUJVE\u201c"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi m\u00ebsuam se si Shqip\u00ebria zyrtare ka arritur kulmin me ofendimet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara q\u00eb nj\u00eb shtet mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb heroi t\u00eb vet komb\u00ebtar me trajtimin ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi keq-trajtimin, gjat\u00eb disa viteve t\u00eb fundit, qeveria dhe shteti shqiptar Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbe dhe kujtimit t\u00eb tij historik.&nbsp;<strong> <\/strong><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-monumenti-i-heroit-kombetar-ne-lezhe-kthehet-ne-nevojtore\/\">Frank Shkreli: Monumenti i Heroit Komb\u00ebtar n\u00eb Lezh\u00eb kthehet n\u00eb nevojtore | Gazeta Telegraf<\/a> &#8212; Shkoni n\u00eb Lezh\u00eb dhe shikoni p\u00ebr veten tuaj se n\u00eb \u00e7far\u00eb gj\u00ebndje \u00ebsht\u00eb mjedisi ku \u00ebsht\u00eb varrosur themeltari i Kombit! Kur sheh se n\u00eb \u00e7\u2019gjendje \u00ebsht\u00eb sot&nbsp;vendvarrimi i Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit-Skenderbe, lind\u00eb pyetja n\u00ebse ka shqiptar\u00eb mbi tok\u00eb dhe n\u00ebqoftse ka, at\u00ebher\u00eb giasa \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb \u00e7oroditur, se p\u00ebr ndryshe \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb justifikohet gj\u00ebndja e mjerueshme e krijuar, aktualisht, n\u00eb vendvarrimin e Skenderbeut n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike anti-komb\u00ebtare t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sot\u00ebme, e cila me absurditetin e saj qeveris\u00ebs, po \u00e7orodit\u00eb identitetin, kultur\u00ebn dhe historin\u00eb e shqiptar\u00ebve para bot\u00ebs. &nbsp;Por, Kombi shqiptar gjithmon\u00eb nxjerr\u00eb nga gjiri i vet bij\u00eb dhe bija, q\u00eb me krenarin\u00eb e tyre p\u00ebr Skenderbeun, p\u00ebr historin\u00eb dhe p\u00ebr identitetin iliro-arb\u00ebror mij\u00ebra vje\u00e7ar t\u00eb shqiptar\u00ebve, mundohen t\u00eb mbajn\u00eb dhe t\u00eb ruajn\u00eb &#8212; p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb kombit dhe p\u00ebr p\u00ebr bot\u00ebn e qytet\u00ebruar &#8212; k\u00ebt\u00eb histori dhe identitet komb\u00ebtar q\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb ua la amanet, Gjergj Kastrioti &#8212; Skenderbe. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb \u00e7oroditur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb klasa politike e dit\u00ebve tona, as n\u00eb Atdhe as n\u00eb diaspor\u00eb, kur vjen fjala p\u00ebr ruajtjen dhe promovimin e historis\u00eb dhe t\u00eb identitetit komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe respektuar kujtimin e Kryetrimit t\u00eb Kombit. An\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs si dhe n\u00eb radh\u00ebt e diaspor\u00ebs shqiptare po shtohet respekti p\u00ebr Gjergj Kastriotin dhe p\u00ebr kontributin e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rritet numri i monumenteve dhe portreteve kushtuar Heroit t\u00eb Shqiptar\u00ebve dhe shp\u00ebtimtarit t\u00eb Evrop\u00ebs &#8212; ngritur n\u00eb kontinentin e vjet\u00ebr dhe n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb gj\u00ebndjen e mjerueshme t\u00eb vendavrrimit t\u00eb Skend\u00ebrbeut n\u00eb Lezh\u00eb, ka ende atdhetar\u00eb q\u00eb Gjergj-Kastriotin &#8211; Skenderbe e kan\u00eb n\u00eb mend e n\u00eb zem\u00ebr, nd\u00ebrsa e kujtojn\u00eb at\u00eb me nder, krenari dhe dashuri, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, por edhe me vepra. Me p\u00ebrmendore dhe portrete dhe vepra akademiko-artistike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cEkspozita e Portreteve t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe\u201d, e hapur dit\u00ebt e fundit n\u00eb Prishtin\u00eb e deri tek nd\u00ebrtimi i monumenteve madh\u00ebshtore t\u00eb p\u00ebrmendoreve dhe portreteve t\u00eb \u201cPa-P\u00ebrs\u00ebritshmit t\u00eb Kombit Shqiptar\u201d n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. &nbsp;Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtij respekti p\u00ebr Skenderbeun po shfaqet jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&nbsp; \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, hedhja n\u00eb harres\u00eb, trajtimi i keq dhe ofendimet q\u00eb i b\u00ebhen Skenderbeut, p\u00ebr fat t\u00eb keq, t\u00eb nxitura edhe nga orekset nacionaliste t\u00eb pushtuesve shekullor\u00eb t\u00eb Kombit \u2013 q\u00eb po e detyrojn\u00eb edhe nj\u00eb nj\u00ebher\u00eb&nbsp; Gjergj Kastriotin dhe familjen e tij \u2013 t\u00eb pak\u00ebn shpirt\u00ebrisht &#8212; ashtu si dikur &#8212; t\u00eb \u201cmarr\u00eb rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit\u201d, duke u vendosur n\u00eb dhena t\u00eb huaja, atje ku si\u00e7 duket ia din\u00eb m\u00eb shum\u00eb vlerat dhe kontributin e tij p\u00ebr Kombin shqiptar dhe p\u00ebr njer\u00ebzimin. &nbsp;Atje larg Atdheut t\u00eb tij, n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Amerik\u00eb, ku historikisht, Skenderbeu \u00ebsht\u00eb respektuar dhe vazhdon t\u00eb adhurohet dhe t\u00eb respekohet m\u00eb shum\u00eb s\u00eb n\u00eb vendlindjen e tij, sot. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Para disa dit\u00ebsh, botova nj\u00eb shkrim modest me t\u00eb cilin u p\u00ebrpoqa t\u00eb demaskoj Tiran\u00ebn zyrtare, p\u00ebrfshir Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs dhe qeverin\u00eb shqiptare, p\u00ebr gj\u00ebndjen e mjerueshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gj\u00ebndet monumenti i Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti -Skenderbeu me rrethe, n\u00eb Lezh\u00eb. Nj\u00eb gj\u00ebndje aspak e denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb komb! Nj\u00eb gj\u00ebndje q\u00eb zbulon fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj qeverie dhe t\u00eb interesave t\u00eb saja dhe t\u00eb \u201cp\u00ebrpar\u00ebsive\u201d kulturore dhe komb\u00ebtare t\u00eb saj kund\u00ebr mbrojtjes s\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrball k\u00ebsaj situate t\u00eb mjerueshme n\u00eb t\u00eb cilin gj\u00ebndet monumenti i Skenderbeut me rrethin\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb \u2013 q\u00eb mua dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve na shkaktoi dhimbje dhe zem\u00ebrim kur e pam\u00eb &#8212; lexova lajmin e mir\u00eb nga Prishtina p\u00ebr nj\u00eb ekzpozit\u00eb n\u00eb Galerin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs me titull, \u201cPortrete t\u00eb Skenderbeut gjat\u00eb Shekujve\u201d, t\u00eb mbledhura e t\u00eb ekspozuara nga artisti shqiptar Luan Tashi, me kurator Remzi Hasanin. U g\u00ebzova kur e mora vesh lajmin. &nbsp;Prandaj po e ndaj me ju k\u00ebt\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ekspozit\u00ebn \u201cPortrete t\u00eb Skenderbeut gjat\u00eb Shekujve\u201d, n\u00eb Galerin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, e hapur p\u00ebr vizitor\u00ebt dhe adhuruesit e Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbeut, nga 8 shkurti deri me 8 mars, 2022 \u2013 si nj\u00eb shenj\u00eb se megjith\u00eb gjendjen e mjerueshme t\u00eb \u201cansamblit arkeologjik\u201d tek vendvarrimi i Skenderbeut n\u00eb Lezh\u00eb, ka ende shqiptar\u00eb q\u00eb e nderojn\u00eb dhe kujtojn\u00eb Krye-Heroin e shqiptar\u00ebve. Un\u00eb nuk kam qen\u00eb tek sht\u00ebpia e dikatorit komunist Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Gjirokast\u00ebr, por m\u00eb kan\u00eb then\u00eb se mbahet m\u00eb mir\u00eb se vendvarrimi i Skenderbeut n\u00eb Lezh\u00eb, ashtu si mbahen m\u00eb mir\u00eb edhe shum\u00eb \u201cmonumente t\u00eb tjera kulture\u201d, n\u00eb krahasim me vendvarrimin e Skendderbeut. E turpshme, por e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr hapjen e eskpozit\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb nga Galeria Komb\u00ebtare e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, thuhet se pas hulumtimeve shum\u00eb vje\u00e7are t\u00eb portreteve t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga Prof. Luan Tashi n\u00eb ekspozit\u00ebn e titulluar: \u201cPortrete t\u00eb Skenderbeut gjat\u00eb shekujve\u201d, jan\u00eb t\u00eb ekspozuara 65 vepra nga artist\u00eb evropian\u00eb dhe shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir dor\u00ebshkrime, vula, gravura, litografi, piktura, skulptura, mozaiqe, monedha, medalje dhe pulla postare&nbsp;etj. &nbsp;N\u00eb njoftim thuhet gjthashtu se, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, vizitor\u00ebt e Galeris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shohin veprat artistike me nj\u00eb cil\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, si portretin e par\u00eb t\u00eb Skenderbeut, 13 vite para vdekjes s\u00eb tij, t\u00eb skalitur n\u00eb gur\u00eb nga skulptori dhe arkitekti shqiptar Andrea Aleksi, (lat.) Andreas Alexius t\u00eb vitit 1445, e deri tek monumenti madh\u00ebshtor i Skenderbeut t\u00eb skulptorit shqiptar Bujar Vani t\u00eb vitit 2022, thuhet n\u00eb njoftimin e Galeris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Me rastin e hapjes s\u00eb ekspozit\u00ebs me 8 shkurt, artisti dhe autori Luan Tushi u shpreh&nbsp;se ekspozita e ka baz\u00ebn n\u00eb librin q\u00eb ai ka botuar n\u00eb vitin 2018, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb subjekt dhe me rastin e 550 vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, k\u00ebshtu q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e hulumtimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. &nbsp;\u201cK\u00ebtu i kemi t\u00eb paraqitura 67 artefakte\u201d, tha ai, duke n\u00ebnvijuar se, \u201ckur them artefakte nuk jan\u00eb vet\u00ebm piktura, jan\u00eb edhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera. K\u00ebtu i kemi ndar\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb cikle, nj\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dor\u00ebshkrimeve t\u00eb Sk\u00ebnderbeut; cikli i dyt\u00eb jan\u00eb dy vula t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb arkivin shtet\u00ebror t\u00eb Dubrovnikut n\u00eb Kroaci, kemi pjes\u00ebn e portreteve t\u00eb Sk\u00ebnderbeut para vdekjes, kemi vitin 1465, 1455, 1466, kemi disa para vdekjes, kemi p\u00ebrkrenaren, nj\u00eb replik\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrenares, kemi hart\u00ebn e Paret\u00ebs t\u00eb vitit 1455\u201d, e tjera, tha hulumtuesi dhe artisti Luan Tushi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gazetar\u00eb t\u00eb disa mediave q\u00eb mbuluan hapjen e ekspozit\u00ebs n\u00eb Galerin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb kronikat e tyre pasqyruan edhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet e disa fol\u00ebsve, me at\u00eb rast. Nj\u00ebri prej tyre, Mons Dr. Lush Gjergji, e cil\u00ebsoi Gjergj Kastriotin \u2013 Skenderbe si \u201cMoisiu Arb\u00ebror\u201d duke thene\u00eb se ekspozita kushtuar Heroit Komb\u00ebtar duhet t\u00eb prek\u00eb thell\u00eb nd\u00ebrgjegjen e shqiptar\u00ebve kudo dhe shtoi: \u201cSk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb Moisiu arb\u00ebror, i cili edhe pas 554 vjet\u00ebve ai jeton n\u0451 kujtes\u00ebn jo vet\u00ebm t\u0451 popullit shqiptar por edhe t\u0451 atij evropian e m\u0451 gjer\u0451. Kemi shum\u00eb elemente e dimensione historike dhe aktuale te jet\u00ebs e vepr\u00ebs se tij. Figura e Gjergjit zgjon shum\u00eb mendime, vler\u00ebsime, shqyrtime, k\u00ebndv\u00ebshtrime deri edhe tek diskutimet e kund\u00ebrshtimet. Kjo d\u00ebshmon bindsh\u00ebm se aktualiteti i tij vazhdon t\u00eb jet\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr \u00e7do njeri t\u00eb vullnetit e zemr\u00ebs s\u0451 mir\u0451, e sidomos p\u00ebr ne, dikur ilir\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tij, pastaj arb\u00ebror, e sot shqiptar. Ai, popullit ton\u00eb ia kthej\u00eb dinjitetin dhe personalitetin, ia kthej lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb duke p\u00ebrmir\u00ebsuar gabime t\u00eb shumta t\u00eb dinastive apo principatave tona t\u00eb ndara e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara. Heroi yn\u00eb komb\u00ebtar arriti ti bind arb\u00ebroret, se vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebruar e t\u00eb bashkuar, mund te jetojm\u00eb dhe mbijetojm\u00eb. Bes\u00eblidhja e Lezh\u00ebs, akti kulmor i artit dhe strategjis\u00eb se vizionit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, vuri gurthemelin p\u00ebr shtetin arb\u00ebror me nj\u00eb kohezion dhe bashk\u00ebpunim ne \u00e7do kuptim dhe drejtim p\u00ebr formimin e binomit te r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u2018shtet dhe komb\u2019, ka theksuar Dr. Lush Gjergji.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb fol\u00ebse tjet\u00ebr, Profesoresha Jalldez Asani nga Maqedonia e Veriut, citohet nga media t\u00eb jet\u00eb shprehur se aq sa ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb historike, Gjergj Kastrioti &#8211; Skenderbeu, po aq \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb figur\u00eb artistike, andaj dhe jo, rast\u00ebsisht, edhe Heroi Komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve ka frym\u00ebzuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh krijuesish nga vendi dhe bota, ku figura e tij n\u00eb vazhdim\u00ebsi, ka qen\u00eb objekt trajtimi, jo vet\u00ebm i historian\u00ebve, por edhe i let\u00ebrsis\u00eb, filmit, dram\u00ebs, muzik\u00ebs, poet\u00ebnve, por edhe i arteve vizuale, ka then\u00eb Profesoresha Asani.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrball\u00eb pesimizmit t\u00eb shprehur n\u00eb shkrimin <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-monumenti-i-heroit-kombetar-ne-lezhe-kthehet-ne-nevojtore\/\">Frank Shkreli: Monumenti i Heroit Komb\u00ebtar n\u00eb Lezh\u00eb kthehet n\u00eb nevojtore | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, p\u00ebr gj\u00ebndjen e mjerueshme rreth vendvarrimit t\u00eb Skenderbeut n\u00eb Lezh\u00eb dhe p\u00ebr moskujdesjen nga ana e enteve kompetente zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Heroin Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, ekspozita e \u201cPortreteve t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe\u201d, e hapur p\u00ebr nj\u00eb muaj n\u00eb Galerin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 na jep optimiz\u00ebm dhe shpres\u00eb se t\u00eb&nbsp; gjitha nuk jan\u00eb humbur, sa i p\u00ebrket kujtimit, nderimit e respektit p\u00ebr Skenderbeun n\u00eb trojet shqiptare.&nbsp; Kjo ekspozit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e portreteve t\u00eb Skenderbeut nd\u00ebr shekuj si dhe ngritja e disa monumeteve dhe busteve t\u00eb Skenderbeut an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, na b\u00ebn sadopak t\u00eb besojm\u00eb dhe t\u00eb bindemi n\u00eb veten ton\u00eb, se t\u00eb \u201cTharmet arb\u00ebnore nuk jan\u00eb tha, se gjaku yn\u00eb gjithnj\u00eb p\u00ebrmban n\u00eb vete cil\u00ebsi k\u00ebndellse e p\u00ebrt\u00ebritse, se Hyu s\u2019na ka harrue, madje Ai asht\u00eb gati t\u00eb na ngjesi dor\u00ebn p\u00ebr derisa prej zemrave tona v\u00ebrvitet p\u00ebrpjet\u00eb flaka e v\u00ebllaznimit\u2026\u201d. (Ernest Koliqi, me rastin e kremtimeve kastrotiane, n\u00eb 500-vjetorin e Skenderbeut, 1968).<\/p>\n\n\n\n<p>Urime autorit Luan Tashi dhe Galeris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb me ekspozit\u00ebn, \u201cPortrete t\u00eb Skenderbeut Gjat\u00eb Shekujve\u201d na i rriti, sadopak, burimet e shpres\u00ebs dhe t\u00eb optimizmit se shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, do t\u00eb ruajn\u00eb me besnik\u00ebri nd\u00ebr shekuj \u2013 q\u00eb kujtimi dhe roli historik i Heroit Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe, t\u00eb ngulitet nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb zemrat dhe shpirtin e t\u00eb gjith\u00eb brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo qofshin ata.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi m\u00ebsuam se si Shqip\u00ebria zyrtare ka arritur kulmin me ofendimet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara q\u00eb nj\u00eb shtet mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb heroi t\u00eb vet komb\u00ebtar me trajtimin ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi keq-trajtimin, gjat\u00eb disa viteve t\u00eb fundit, qeveria dhe shteti shqiptar Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbe dhe kujtimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6,10],"tags":[],"class_list":["post-31068","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31068"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31068\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31069,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31068\/revisions\/31069"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}