{"id":30965,"date":"2022-02-07T17:51:07","date_gmt":"2022-02-07T16:51:07","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30965"},"modified":"2022-02-08T19:05:52","modified_gmt":"2022-02-08T18:05:52","slug":"aktivizohet-lobimi-serb-ne-washington","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30965","title":{"rendered":"Aktivizohet lobimi serb n\u00eb Washington"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli*<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb disa viteve jam munduar t\u00eb paralajm\u00ebroj diaspor\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb dhe dy shtete shqiptare p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cilin gj\u00ebndet sot, si komuniteti shqiptaro-amerikan ashtu edhe dy shtetet shqiptare &#8212; Shqip\u00ebria dhe Kosova &#8212; p\u00ebrsa i p\u00ebrket lobimit n\u00eb Washington, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Jo m\u00eb larg se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kam paralajm\u00ebruar se Serbia po p\u00ebrpiqej t\u00eb rivendoste n\u00eb Washington reputacionin q\u00eb g\u00ebzonte dikur \u2013 n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saja me Shtetet e Bashkuara, duke ringjallur si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe lidhjet e vjetra nep\u00ebrmjet veprimtarive m\u00eb aktive lobiste n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, si\u00e7 kam shkruar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, lobimi n\u00eb mb\u00ebshtetjte t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, vitet e fundit ka p\u00ebsuar nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb &#8212;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/politike\/frank-shkreli-serbia-i-ka-ndezur-motorrat-e-lobomit-ne-washington\/\">Frank Shkreli: Serbia i ka ndezur motorrat e lobomit n\u00eb Washington | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 Ishte largimi, nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, nga Kongresi i Shteteve t\u00eb Bashkuara, i nj\u00ebrit prej mb\u00ebshtet\u00ebsve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej dhe t\u00eb fundit t\u00eb nj\u00eb brezi politikan\u00ebsh amerikan\u00eb \u2013 t\u00eb pak\u00ebn deri m\u00eb tani &#8212; mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ish-kongresmeni Eliot Engel dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve para tij. &nbsp;Z. Eliot Engel i sh\u00ebrbeu me besnik\u00ebri komunitetit shqiptaro-amerikan p\u00ebr pothuaj tre dekada dhe kryesoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe grupin e palodhur t\u00eb kongresist\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare, (Albanian Caucus), i cili mund t\u00eb ekzistoj\u00eb ende n\u00eb em\u00ebr, por jo n\u00eb fakt. &nbsp;P\u00ebrve\u00e7, Z. Engel, as em\u00ebrat e dikursh\u00ebm t\u00eb politikan\u00ebave amerikan\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb krahun e shqiptar\u00ebve nuk jan\u00eb m\u00eb aty \u2013 t\u00eb gjith\u00eb pothuaj jan\u00eb n\u00eb pension ose n\u00eb amshim. Vihen re p\u00ebrpjekje aty k\u00ebtu, nga komuniteti shqiptaro-amerikan p\u00ebr t\u00eb ringjallur veprimtarin\u00eb lobiste n\u00eb Washington, por ato jan\u00eb nisma individ\u00ebsh, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mir\u00ebpriten p\u00ebr entuziazmin e tyre \u2013 por nuk ma merr mendja se ato mund t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin efekt dhe influenc\u00eb q\u00eb kishin dikur p\u00ebrpjekjet lobiste t\u00eb organizuara mir\u00eb nga komuniteti.&nbsp; Kam paralajm\u00ebruar me koh\u00eb se, heret ose von\u00eb, ky boshll\u00ebk i veprimtarive lobiste shqiptare n\u00eb Washington, do t\u00eb mbushej nga grupe lobuese ose shtete t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb zhdukin ose t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb minojn\u00eb influencat politike q\u00eb ushtronte dikur komuniteti shqiptaro-amerikan, n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta politike, diplomatike dhe ushtarake n\u00eb Washington.<\/p>\n\n\n\n<p>Ja pra, ndon\u00ebse m\u00eb vjen keq t\u00eb them, por paralajm\u00ebrimi im se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ndodhte heret ose von\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar dhe frika ime \u00ebsht\u00eb realizuar se Serbia, duke par\u00eb konfliktet dhe p\u00ebr\u00e7arjet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat ajo luajti rolin kryesor, si dhe mosangazhimin e komunitetit shqiptaro amerikan \u2013 Beogradi zyrtar u hodh n\u00eb aksion diplomatik n\u00eb Washington. Jo se Serbia nuk zhvillonte veprimtari lobiste m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb Washington, (ekzistonte madje edhe grupi (\u201cSerbian Caucus) por ato ishin minimale pasi nuk i d\u00ebgjonte njeri, sepse p\u00ebr arsye t\u00eb krimeve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Bosnje ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bindin qarqet e politik\u00ebs ose publikun amerikan p\u00ebr q\u00ebndrimet e tyre. Por, p\u00ebrpjekjet e Beogradit n\u00eb fush\u00ebn lobiste n\u00eb Wasshington sot, duken mir\u00eb t\u00eb organizuara, mir\u00eb t\u00eb financuara dhe nj\u00eb lobim t\u00eb organizuar shqiptar. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Paralajm\u00ebrimet e mia p\u00ebr nj\u00eb organizim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb lobimit serb n\u00eb Washington, nuk mor\u00ebn aq shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr tu realizuar, n\u00eb fakt. Si\u00e7 duket lobimi serb \u00ebsht\u00eb vendosur k\u00ebmb\u00eb kryq n\u00eb Washington me zyr\u00eb dhe organizim legal p\u00ebr t\u00eb influencuar politik\u00ebn zyrtare amerikane n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, natyrisht, gjithmon\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs dhe interesave shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. &nbsp;Si hap i par\u00eb, njoftohet se \u00ebsht\u00eb formuar\/riformuar grupi i kongresist\u00ebve amerikan\u00eb, \u201cSerbian Caucus\u201d n\u00eb Kongres q\u00eb si, zakonisht, kongresmen\u00ebt, pjes\u00eb e k\u00ebtij grupi, do mbrojn\u00eb interesat serbe n\u00eb Washington. &nbsp;Si\u00e7 duket, nd\u00ebr aktet e para publike q\u00eb \u201cSerbian Caucus\u201d ka nd\u00ebrmarr\u00eb, \u00ebsht\u00eb d\u00ebrgimi k\u00ebto i nj\u00eb letre Presidentit Xho Bajd\u00ebn, (shih m\u00eb posht\u00eb) duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur ekzistenc\u00ebn e tyre, si nj\u00eb forc\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E kam then\u00eb edhe p\u00ebrpara se lobimi serb nuk do ta ket\u00eb t\u00eb leht\u00eb veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb Washington p\u00ebr t\u00eb propaganduar kund\u00ebr Kosov\u00ebs, sidomos, kur kan\u00eb t\u00eb bejn\u00eb me Presidentin Bajden, i cili e njeh mir\u00eb historin\u00eb dhe situat\u00ebn n\u00eb terren \u2013 por serb\u00ebt jan\u00eb t\u00eb duruesh\u00ebm, nuk nguten.&nbsp; Ata e njohin mir\u00eb Z, Bajd\u00ebn dhe presin. Investimet i kan\u00eb filluar tani, por rezultatet e din\u00eb se nuk mund t\u00eb ndjehen menj\u00ebher\u00eb. Mjafton q\u00eb t\u00eb hidhen dyshime, t\u00eb b\u00ebhen pyetje, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ngadalsohen p\u00ebrpjekjet p\u00ebr integrimin e Kosov\u00ebs n\u00eb entet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb &nbsp;ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb njohjet e m\u00ebtejshme diplomatike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke i hedhur nj\u00eb sy shpejt e shpejt emrave t\u00eb 16 kongresist\u00ebve q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar letr\u00ebn d\u00ebrguar Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, m\u2019u duk sikur pothuaj asnj\u00eb prej tyre nuk mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb Kongres 20-vjet m\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Shumica t\u00eb rinj\u00eb, disa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kongres, q\u00eb as nuk din\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe as p\u00ebr luft\u00ebn dhe as p\u00ebr krimet q\u00eb Serbia ka b\u00ebr\u00eb atje, 20-vjet m\u00eb par\u00eb.&nbsp; N\u00eb fakt, letra e kongresist\u00ebve amerikan\u00eb drejtuar Z. Bajd\u00ebn, nuk p\u00ebrmend fare Kosov\u00ebn, as se ekziston, megjith\u00ebse dihet se misioni dhe vet q\u00ebllimi i ekzistenc\u00ebs s\u00eb \u201cSerbian Caucus\u201d, \u00ebsht\u00eb Kosova. &nbsp;N\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar Presidentit Bajd\u00ebn, theksohet historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Serbis\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, me rastin e 140-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve, duke e cil\u00ebsuar Serbin\u00eb si, \u201cnj\u00eb partnere t\u00eb pazev\u00ebnd\u00ebsueshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Media t\u00eb ndryshme flasin p\u00ebr burime t\u00eb konsiderueshme financiare dhe njer\u00ebzore q\u00eb Beogradi zyrtar i ka kushtuar k\u00ebtij misioni lobist, p\u00ebrfshir dyfishimin e stafit t\u00eb ambasad\u00ebs serbe n\u00eb kryeqytetin amerikan. Prandaj, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu \u00e7uditur aspak q\u00eb Vu\u00e7iqi ka d\u00ebrguar si ambasador t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Washington, Marko Gjuriqin, njeriun m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb tij, i cili para se t\u00eb vinte n\u00eb Washington, ai ka kryesuar Zyr\u00ebn e qeveris\u00eb serbe, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej pothuaj 10-vjet\u00ebsh. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Tirana zyrtare \u00ebsht\u00eb angazhuar q\u00eb me \u00e7do kusht t\u00eb realizohet plani i&nbsp; Beogradit p\u00ebr nj\u00eb \u201cBallkan t\u00eb Hapur\u201d \u2013 nj\u00eb nism\u00eb kjo pa p\u00ebrfshirjen dhe pa miratimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 e d\u00ebshiron Serbia, p\u00ebr interesa t\u00eb veta dhe t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb rajon dhe ashtu si\u00e7 i do t\u2019i shoh\u00eb Beogradi shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit \u2013 t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Serbia nuk ia doli me luft\u00eb, por po arrin\u00eb objektivat e saj\u00eb n\u00eb paq\u00eb!&nbsp; Nd\u00ebkoh\u00eb q\u00eb Serbia dhe komuniteti serb n\u00eb Amerik\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb fushat\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe lobiste n\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve serbo-amerikane \u2013 Tirana dhe Prishtina zyrtare flejn\u00eb, nd\u00ebrsa komuniteti shqiptaro-amerikan, vazhdon t\u00eb bej\u00eb seri&#8211; me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb vog\u00ebl individ\u00ebsh aty k\u00ebtu \u2013 sot p\u00ebr sot mbetet, kryesisht, vet\u00ebm nj\u00eb spektator ndaj zhvillimeve politike n\u00eb rajon dhe ndaj fushat\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr lobiste t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Washington. Shpresoj q\u00eb ky mosangazhim, nga ana e komunitetit shqiptaro-amerikan t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrkoh\u00ebsh\u00ebm, pasi komuniteti sot \u2013 ky brez i ri &#8212; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i p\u00ebrgatitur se shqipotar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, 20-30 vite m\u00eb par\u00eb, si p\u00ebr nga numri&nbsp; njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb fush\u00ebn politike dhe akademike ashtu edhe nga pik\u00ebpmaja e financave dhe bizneseve t\u00eb shumta.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa shpejt mund t\u00eb ndryshojn\u00eb gj\u00ebrat, p\u00ebr m\u00eb keq, dua t\u00eb them, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, madje edhe n\u00eb Washington, ku \u00e7eshtjet shqiptare kan\u00eb mbizot\u00ebruar dhe influencuar p\u00ebr disa dekada tani politik\u00ebn amerikane, n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Kongres dhe n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb publikun amerikan. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Tirana dhe Prishtina zyrtare d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb dhe t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb bashkpunim serioz me diaspor\u00ebn, sidomos me komunitetin shiptaro-amerikan, p\u00ebr t\u00eb bashkrenduar veprimtarit\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare, n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2013 sidomos k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara! &nbsp;Komuniteti shqiptaro-amerikan ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e lobimit n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb Kombit shqiptar n\u00eb Shtetet e Bashkuara gjat\u00eb 3-4 dekadave t\u00eb fundit. I takon tani k\u00ebtij brezi t\u00eb ri shqiptaro-amerikan\u00ebsh q\u00eb, pa vones\u00eb, ta marr\u00eb stafet\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb interesave t\u00eb Kombit shqiptar k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e shk\u00eblqyer t\u00eb lobimit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend gjat\u00eb 50-viteve t\u00eb fundit, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ka zanafill\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar \u2013 me veprimtar\u00ebt e dalluar &nbsp;historik\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komuniteti \u2013 Fan Noli e Faik Konica.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli* Gjat\u00eb disa viteve jam munduar t\u00eb paralajm\u00ebroj diaspor\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb dhe dy shtete shqiptare p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cilin gj\u00ebndet sot, si komuniteti shqiptaro-amerikan ashtu edhe dy shtetet shqiptare &#8212; Shqip\u00ebria dhe Kosova &#8212; p\u00ebrsa i p\u00ebrket lobimit n\u00eb Washington, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-30965","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30965","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30965"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30965\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30966,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30965\/revisions\/30966"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}