{"id":30944,"date":"2022-02-03T13:22:00","date_gmt":"2022-02-03T12:22:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30944"},"modified":"2022-02-08T19:31:23","modified_gmt":"2022-02-08T18:31:23","slug":"zeri-i-amerikes-ne-80-vjetorin-e-themelimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30944","title":{"rendered":"Z\u00cbRI I AMERIK\u00cbS N\u00cb 80-VJETORIN E THEMELIMIT"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>NJ\u00cb FAQE E LAVDISHME N\u00cb HISTORIN\u00cb E MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE<\/strong><\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"372\" height=\"250\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/voa-zeri-i-amerikes.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/voa-zeri-i-amerikes.jpg 372w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/voa-zeri-i-amerikes-300x202.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 372px) 100vw, 372px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs (VOA) sh\u00ebnon 80-vjetorin e themelimit.&nbsp; Transmetimet e k\u00ebtij gjidanti mediatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar kan\u00eb filluar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1942, si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb luftuar propagand\u00ebn naziste me lajme dhe infiormacion t\u00eb sakt\u00eb, objektiv dhe t\u00eb pa ansh\u00ebm. P\u00ebr 80-vjet, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs i ka sh\u00ebrbyer bot\u00ebs \u2013 n\u00eb koh\u00eb lufte dhe n\u00eb koh\u00eb paqeje &#8212; duke ofruar shpres\u00eb dhe frym\u00ebzim n\u00eb mbrojtje t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, me p\u00ebrhapjen e lajmeve dhe t\u00eb informacionit gjat\u00eb dekadave, n\u00eb dyzina gjuh\u00ebsh t\u00eb huaja, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga themelimi i tij e deri m\u00eb sot, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb i angazhuar p\u00ebr t\u00eb raportuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me mbulimin e lajmeve, ngjarjeve dhe zhvillimeve politike, ekonomike dhe ushtarake, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, duke dhen\u00eb shembull p\u00ebr parimet e nj\u00eb shtypi t\u00eb lir\u00eb. K\u00ebshtu ka qen\u00eb duke filluar nga Lufta e dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Lufta e Ftoht\u00eb, lufta kund\u00ebr terrorizmit, konfliktet dhe p\u00ebrpjekjet e sot\u00ebme p\u00ebr liri e demokraci, an\u00eb e mban\u00eb globit.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij gjigandi t\u00eb lajmeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke filluar nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u2013 me nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb shkurt\u00ebr \u2013 por duke rifilluar transmetimet n\u00eb vitin 1951.&nbsp; VOA shqip gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve \u2013 fal\u00eb dyzina gazetar\u00ebve shqiptaro-amerikan\u00eb dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb tyre ndaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe dashuris\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe popullin shqiptar, ka kontribuar n\u00eb p\u00ebrhapjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe n\u00eb forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, sidomos n\u00eb periudh\u00ebn e err\u00ebt gjys\u00ebm shekullore t\u00eb komunizmit shqiptar, kur dy vendet tona nuk kishin marr\u00ebdh\u00ebnie dy-pal\u00ebshe dplomatike. Ishte nj\u00eb periudh\u00eb, kur Shtetet e Bashkuara, komunikonin me kombin shqiptar, nep\u00ebmjet Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb atmosfer\u00eb tensionesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare, m\u00eb 13 maj, 1951&nbsp;rifillon radio transmetimet edhe Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, transmetime, t\u00eb cilat kishin filluar m\u00eb 1943, por q\u00eb ishin nd\u00ebrprer\u00eb&nbsp;m\u00eb 1945.&nbsp; Ishte ky nj\u00eb ri-fillim i transmetimeve t\u00eb sh\u00ebrbimit shqip t\u00eb VOA-s, i cili qe inauguruar me nj\u00eb mesazh t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, drejtuar popullit shqiptar, nga Sekretari Amerikan i Shtetit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb,&nbsp;Dean Acheson.&nbsp; Ishte ky nj\u00eb mesazh i ngroht\u00eb, i cili ritheksonte miq\u00ebsin\u00eb tradicionale dhe t\u00eb hershme midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar, mesazh, i cili p\u00ebrs\u00ebritej shpesh dhe n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, pothuaj \u00e7do vit, nep\u00ebrmjet Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb, megjith\u00eb vrerin anti-amerikan q\u00eb vinte nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, gjat\u00eb dekadave.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse, ishte kulmi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, mesazhi i ish-Sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, Dean Acheson, p\u00ebr nga theksi i miq\u00ebsis\u00eb amerikano-shqiptare, nuk ndryshon as nga deklaratat e m\u00ebparshme as nga ato t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb, gj\u00eb q\u00eb l\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb vazhduar t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb politik\u00eb pro-shqiptare dhe konsekuente megjith\u00eb, armiq\u00ebsin\u00eb e regjimit komunist t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, ndaj Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 80-vjetor t\u00eb VOA-s, si enti m\u00eb i madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar mediatik i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vitet e fundit, fal\u00eb zhvillimeve politike n\u00eb Shqip\u00ebri, po zhvillohet nj\u00eb debat i vazhduesh\u00ebm dhe deri diku i ashp\u00ebr deri n\u00eb dit\u00ebt tona n\u00eb media dhe n\u00eb qarqet politike, mbi statusin aktual t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe luhatjet q\u00eb mund t\u00eb vihen re sot n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dy pal\u00ebshe.&nbsp; E kam th\u00ebn\u00eb shpesh dhe vazhdoj t\u00eb besoj se &#8212; megjith\u00eb aktor\u00ebt e sot\u00ebm nga t\u00eb dyja pal\u00ebt \u2013 dhe megjith\u00eb pyetjen: \u201cQuo Vadis\u201d marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane, si rezultat i veprimtarive t\u00eb k\u00ebtyre aktor\u00ebve aktual\u00eb, un\u00eb besoj se ato jan\u00eb aq t\u00eb forta n\u00eb themel, sa q\u00eb askush nuk mund t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrmamente.&nbsp; Mund t\u2019i ngadalsojn\u00eb dhe mund t\u00eb hedhin dyshime, madje t\u00eb b\u00ebhen edhe k\u00ebrc\u00ebnime nga persona t\u00eb caktuar dhe burokrat\u00eb miop\u00eb aktual\u00eb nga t\u00eb dy pal\u00ebt \u2013 besoj se nga pik\u00ebpamja historike, deklarata e ish-Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, Dean Acheson, n\u00eb kulmin e periudh\u00ebs m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve tona &#8212; pasqyron gjithnj\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim, se \u201cLidhja midis nesh, po ripohohet; miq\u00ebsia e jon\u00eb e hershme do t\u00eb marr\u00eb fuqi dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb re.&nbsp; Kjo miq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat i natyrsh\u00ebm i identifikimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara me p\u00ebrpjekjet e popullit shqiptar p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi\u201d. &nbsp;Si i till\u00eb, &nbsp;ia vlen q\u00eb kjo deklarat\u00eb t\u00eb sillet n\u00eb v\u00ebmendjen e lexuesit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 80-vjetor t\u00eb themelimit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, si dh rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ky ent amerikan i lajmeve ka luajtur n\u00eb ruajtjen dhe zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane \u2013 popull me popull. &nbsp;Pason mesazhi i Dean Acheson drejtuar popullit shqiptar me rastin e rifillimit t\u00eb transmetimeve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, me 13 Maj, 1951.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe p\u00ebr mua q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast t\u2019i d\u00ebrgoj nj\u00eb mesazh popullit shqiptar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb dhe t\u00eb popullit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Me rihapjen e programeve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, Qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe populli amerikan edhe nj\u00ebher\u00eb shprehin interesimin e tyre tradicional p\u00ebr popullin shqiptar.&nbsp; Lidhja midis nesh, po ripohohet; miq\u00ebsia e jon\u00eb e hershme do t\u00eb marr\u00eb fuqi dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb re.&nbsp; Kjo miq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat i natyrsh\u00ebm i identifikimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara me p\u00ebrpjekjet e popullit shqiptar p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi.&nbsp; Gjat\u00eb viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kan\u00eb konsideruar k\u00ebto p\u00ebrpjekje me simpati dhe mb\u00ebshtetje, duke ditur se ato pasqyrojn\u00eb aspiratat e juaja t\u00eb v\u00ebrteta.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Q\u00eb prej Konferenc\u00ebs s\u00eb Versaj\u00ebs m\u00eb 1919-n, kur Presidenti Woodrow Wilson mori p\u00ebrsip\u00ebr duke treguar interesimin e tij personal p\u00ebr ri-vendosjen e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb pavarur, Qeveria e Shteteve e t\u00eb Bashkuara ka mb\u00ebshtetur p\u00ebrpjekjet e patriot\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjat\u00eb periudh\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb zhvilluar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta dhe miq\u00ebsore me popullin shqiptar. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb inkurajuar institucionet humanitare dhe arsimore private, si\u00e7 jan\u00eb Kryqi i Kuq&nbsp;Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb Rinjt\u00eb, Fondacioni p\u00ebr Lindjen e Af\u00ebrt dhe Fondacioni Rockefeller, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre n\u00eb themelimin dhe&nbsp;n\u00eb zhvillimin e institucioneve t\u00eb veta.&nbsp; Shtetet e Bashkuara ishin t\u00eb parat nga fuqit\u00eb aleate t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, t\u00eb cilat b\u00ebn\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb zyrtare p\u00ebr rivendosjen e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, duke deklaruar se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e Kart\u00ebs s\u00eb Atlantikut.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Por kjo tani \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb, e s\u00eb kaluar\u00ebs suaj.&nbsp; Tani e tutje, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs do t\u2019u flas\u00eb juve mbi t\u00eb tashmen dhe mbi t\u00eb ardhmen. Tani p\u00ebr tani, ju e dini m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb se shpresat e tuaja p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb dhe sovran, nuk jan\u00eb realizuar. Me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u ndihmuar q\u00eb t\u00eb realizoni nj\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr veten tuaj, si nj\u00eb vend i lir\u00eb dhe i pavarur dhe an\u00ebtar i komunitetit t\u00eb kombeve, Shtetet e Bashkuara, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj radioje do ju sjell\u00eb mjetet ose instrumentet p\u00ebr t\u00eb gjykuar dhe vler\u00ebsuar gj\u00ebrat- d.m.th, faktet.&nbsp; Z\u00ebri i Amerik\u00ebs do ju sjell\u00eb at\u00eb q\u00eb u \u00ebsht\u00eb mohuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u2013 t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nga bota e lir\u00eb.&nbsp; Me k\u00ebt\u00eb rast, Qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe populli amerikan u d\u00ebrgojn\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjet e tyre dhe Z\u00ebri i Amerik\u00ebs u d\u00ebshiron mir\u00ebseardhjen n\u00eb radh\u00ebt e d\u00ebgjuesve t\u00eb tij.\u201d Dean Acheson, 13 Maj, 1951.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ky mesazh nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson pasqyron ndjenjat miq\u00ebsore, simpatin\u00eb dhe mir\u00ebkuptimin q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kan\u00eb treguar gjat\u00eb dekadave p\u00ebr aspiratat e kombit shqiptar p\u00ebr nj\u00eb ekzistenc\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur, jasht\u00eb influencave t\u00eb huaja.&nbsp; Jan\u00eb k\u00ebto aspirata t\u00eb ngulitura thell\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn dhe psikoz\u00ebn amerikane, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht jan\u00eb edhe pjes\u00eb e idealeve universale p\u00ebr liri e demokraci dhe nj\u00ebherazi jan\u00eb edhe burimi dhe prirja e shqiptar\u00ebve ndaj qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor. &nbsp;Andaj, gjat\u00eb dekadave t\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e tyre per\u00ebndimor\u00eb, pritshin me ankth dhe me shpres\u00eb dit\u00ebn kur Shqip\u00ebria dhe kombi shqiptar do t\u00eb jetonte n\u00eb liri, zot n\u00eb tok\u00ebn e vet&nbsp;dhe i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur vet fatin e tij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vizioni i ish-Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, Dean Acheson-it p\u00ebr \u201cnj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur, an\u00ebtare e komunitetit t\u00eb kombeve\u201d, sot an\u00ebtare e NATO-s \u2013 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet. Roli q\u00eb ka luajtur Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb realizimin e k\u00ebtij vizioni ishte i konsideruesh\u00ebm, sepse sipas Dean Achesonit, VOA gjat\u00eb dekadave t\u00eb kaluara, u solli shqiptar\u00ebve lajmet objektive, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe faktet, p\u00ebr zhvillimet e mbrendshme dhe t\u00eb jashtme &#8212; si mjete dhe instrumente t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar dhe gjykuar drejt\u00eb &#8212; duke sh\u00ebrbyer, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe si nj\u00eb lidhje e pa-nd\u00ebrprer dhe pa nd\u00ebrhyrje komunikimi midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar \u2013 n\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira dhe n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n\n\n\n<p>G\u00ebzuar 80-vjetorin e themelimit, VOA!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NJ\u00cb FAQE E LAVDISHME N\u00cb HISTORIN\u00cb E MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE Nga Frank Shkreli Z\u00ebri i Amerik\u00ebs (VOA) sh\u00ebnon 80-vjetorin e themelimit.&nbsp; Transmetimet e k\u00ebtij gjidanti mediatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar kan\u00eb filluar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1942, si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb luftuar propagand\u00ebn naziste me lajme dhe infiormacion t\u00eb sakt\u00eb, objektiv dhe t\u00eb pa ansh\u00ebm. P\u00ebr 80-vjet, Z\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9128,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-30944","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30944"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30944\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30945,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30944\/revisions\/30945"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}