Nga Berat Luzha<\/p>\n\n\n\n
Kraja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb etnografike shqiptare q\u00eb shtrihet mes Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe Malit t\u00eb Rumis\u00eb, n\u00eb shpatet e Rumis\u00eb (1595), Malit t\u00eb Gjer\u00eb (1323 m) e Taraboshit dhe n\u00eb brigjet e Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Fillon nga ura e Bun\u00ebs, af\u00ebr Shkodr\u00ebs, n\u00eb lindje dhe p\u00ebrfundon n\u00eb Bujg\u00ebri (Marstijepovi\u00e7), n\u00eb per\u00ebndim. Dy fshatra t\u00eb Kraj\u00ebs, Shiroka dhe Zogaj ndodhen brenda territorit t\u00eb shtetit shqiptar, pjes\u00eb e bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, kurse 22 fshatrat tjer\u00eb ndodhen n\u00eb shtetin e Malit t\u00eb Zi, komuna e Tivarit. Nga ana administrative Kraja n\u00eb Mal t\u00eb Zi ndahet n\u00eb dy bashk\u00ebsi lokale; bashk\u00ebsin\u00eb e Ostrosit, me tet\u00eb fshatra dhe bashk\u00ebsin\u00eb e Shestanit, me 14 fshatra. N\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Lokale t\u00eb Ostrosit (Kraja e Poshtme) b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb fshatrat Ostros i Madh, Ostros i Vog\u00ebl, Skje, Thtjan, Bobosht, Martiq, K\u00ebshtenj\u00eb, Arbnesh, nd\u00ebrsa n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Lokale t\u00eb Shestanit (Kraja e Ep\u00ebrme) b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb Gurr\u00ebza, N\u00ebnmali, Gjura\u00e7i, Bujg\u00ebri, Muriqi i Ep\u00ebrm, Muriqi i Posht\u00ebm, Lukaj, Ljarja, Besa, Brisku i Ep\u00ebrm, Brisku i Posht\u00ebm, Dedaj, Pecaj, Pin\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n
Fjala \u201cKraja\u201d, si toponim, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmendet nga prifti i Dukl\u00ebs n\u00eb vitin 1149. Studiuesit thon\u00eb se emri i krahin\u00ebs nuk rrjedh\u00eb nga fjala sllave \u201cKraj\u201d (fund). P\u00ebrndryshe, krajan\u00ebt jan\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb fisit ilir t\u00eb Labeat\u00ebve, fis q\u00eb kishte jetuar n\u00eb basenin e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs.
Kraja dikur ishte qend\u00ebr e arqipeshkvis\u00eb. N\u00eb shek. XV ishte nahi (krahin\u00eb) e Shkodr\u00ebs apo pjes\u00eb e Sanxhakut t\u00eb Shkodr\u00ebs. Kraja, sikurse edhe Anamali, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb historis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb zona q\u00eb kan\u00eb gravituar n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs dhe kan\u00eb mbajtur lidhje t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb natyrshme me k\u00ebt\u00eb qytet. Madje, Kraja shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur Kraja e Shkodr\u00ebs.
Kraja, si krahina m\u00eb per\u00ebndimore e hap\u00ebsir\u00ebs etnogjeografike shqiptare, sot pjes\u00eb e shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, p\u00ebrb\u00ebhet nga 22 fshatra. Ka sip\u00ebrfaqe prej 143.8 km2 dhe, sipas regjistrimit t\u00eb vitit 2011, ka pas vet\u00ebm 1900 banor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Dihet emigrimi i popullsis\u00eb krajane n\u00eb fillim t\u00eb shek. XVIII nga Ljara, Brisku e Thtjani, fshatra k\u00ebto t\u00eb Shestanit. Kjo popullsi, q\u00eb e ka braktisur vendin e tyre nga arsyet historike e sh\u00ebndet\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb vendosur, mes viteve 1726 \u2013 1733, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qytetit t\u00eb Zar\u00ebs, duke formuar vendbanimin e ri, Arbanasin. Shp\u00ebrngulje masive t\u00eb krajan\u00ebve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe drejt Shkodr\u00ebs pas vendimit t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, n\u00eb vitin 1878 dhe Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve, n\u00eb vitin 1913, kur Kraja iu dha Malit t\u00eb Zi. Kurse, shp\u00ebrnguljet m\u00eb t\u00eb reja kan\u00eb filluar nga fundi i viteve \u201960-ta t\u00eb shek. t\u00eb kaluar, kur mij\u00ebra banor\u00eb krajan\u00eb kan\u00eb m\u00ebrguar n\u00eb Evrop\u00eb e Amerik\u00eb. Llogaritet se vet\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr e rrethin\u00eb jetojn\u00eb mbi 1500 familje me pes\u00eb \u2013 gjasht\u00eb mij\u00eb banor\u00eb q\u00eb kan\u00eb prejardhje nga Kraja, kurse n\u00eb Amerik\u00eb ka mbi 1000 familje me rreth 4000 banor\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb saje t\u00eb shp\u00ebrnguljeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb popullsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb shpopulluar krahina, ndaj sot kemi fshatra t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb braktisur apo me shum\u00eb pak banor\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn periferike dhe malore t\u00eb saj. Banor\u00ebt e mbetur jan\u00eb pa perspektiv\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb.
Blegtoria, bujq\u00ebsia dhe peshkimi jan\u00eb veprimtarit\u00eb kryesore ekonomike t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kraj\u00ebs. Tradicionalisht popullsia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me mbjelljen e duhanit dhe me kultivimin e g\u00ebshtenj\u00ebs.
Edhe pse pran\u00eb liqenit, fshatrat e Kraj\u00ebs kan\u00eb vuajtur gjithmon\u00eb p\u00ebr uj\u00eb. Krajan\u00ebt, p\u00ebr ta siguruar ujin, kan\u00eb hapur puse apo, si quhen k\u00ebtu, ubla, q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr rezervimin e ujit. Thuajse secili fshat e ka ubl\u00ebn e vet. N\u00eb fshatin Ljar\u00eb jan\u00eb 12 ubla, t\u00eb par\u00ebn e tyre thuhet se e ka nd\u00ebrtuar, n\u00eb vitin 1290, mbret\u00ebresha anzhuine, Helena. Pastaj, n\u00eb Bolaj jan\u00eb 12 ubla, n\u00eb Arbnesh pes\u00eb, etj. Ubla m\u00eb e njohur, e vetmja q\u00eb mban\u00eb uj\u00eb t\u00ebr\u00eb vitin, \u00ebsht\u00eb Ubla e Kraj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn mendohet se e ka nd\u00ebrtuar Gjon Vladimiri dhe bashk\u00ebshortja e tij, Kosara, rreth vitit 1001.
Kraja i ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb personalitete t\u00eb larta kombit ton\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjon Buzuku i shek. XVI, autor i \u201cMesharit\u201d, librit t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Kurse Gjon Vladimiri ka qen\u00eb princ i Kraj\u00ebs iliro – shqiptare n\u00eb shek. XI. Edhe sot ndodhen g\u00ebrmadhat e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Kraj\u00eb dhe nj\u00eb pus (ub\u00ebl) i madh me emrin e gruas s\u00eb tij, Kosar\u00ebs. Gjoni ishte b\u00ebr\u00eb vasal i carit bullgar, Samuilit dhe ishte detyruar t\u00eb martohet me vajz\u00ebn e tij, princesh\u00ebn Kosara. Kur Gjoni m\u00eb von\u00eb b\u00ebri aleanc\u00eb me perandorin bizantin, Vasilin II, cari bullgar e vrau pabesisht Gjonin bashk\u00eb me gruan e tij. Vrasja e Gjonit n\u00eb vitin 1016 b\u00ebri q\u00eb popullsia e Kraj\u00ebs, e Anamalit dhe e Ulqinit ta shenjt\u00ebronin e ta kultizonin. Eshtrat e Gjonit jan\u00eb ruajtur deri n\u00eb vitin 1215 n\u00eb kish\u00ebn \u201cVirgj\u00ebresha e Kraj\u00ebs\u201d e m\u00eb pas sundimtari Teodor Engj\u00ebll Komneni i ka marr\u00eb nga Kraja dhe i ka vendos n\u00eb Durr\u00ebs. N\u00eb vitin 1381 princi Karl Topia p\u00ebrs\u00ebri i mori eshtrat dhe i vendosi n\u00eb kish\u00ebn, q\u00eb vet e nd\u00ebrtoi, manastirin Sh\u00ebn Gjon Vladimiri n\u00eb Elbasan. Historia sllave Gjonin e quan me origjin\u00eb sllave dhe fshati Kat\u00ebrkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb emruar me emrin e tij, Vladimir.
Nga objektet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, Kisha e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb e Kraj\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga Pjetri, baba i Gjon Vladimirit rreth viteve 970 \u2013 980. N\u00eb Kish\u00ebn e Briskut (1550) supozohet se ka sh\u00ebrbyer dhe e ka shkruar Mesharin Gjon Buzuku. Kisha t\u00eb vjetra jan\u00eb edhe ato t\u00eb Thtjanit (1603), dy kishat e Ljares (1635), Kisha e Pin\u00e7it (1639) etj. Kurse nga xhamit\u00eb e vjetra jan\u00eb Xhamia Plak\u00eb e Qyrjanit dhe Xhamia e Muriqit, t\u00eb nd\u00ebrtuara rreth vitit 1602. Veshjet popullore t\u00eb Kraj\u00ebs, ve\u00e7mas veshjet e grave, kan\u00eb larmi, karakteristik\u00eb, tipare e simbolik\u00eb interesante. Ato pasqyrojn\u00eb ve\u00e7antin\u00eb etnike dhe jan\u00eb pasuri e \u00e7muar me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb kulturore.
Kraja \u00ebsht\u00eb perla e trojeve tona, \u00ebsht\u00eb treva piktoreske e misterioze, vendi magjik, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebson q\u00eb me vizit\u00ebn e par\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb lugina e legjendave dhe i historis\u00eb s\u00eb lavdishme, \u00ebsht\u00eb vat\u00ebr e njer\u00ebzve atdhetar\u00eb, trima, mikprit\u00ebs e bujar\u00eb. Kraja \u00ebsht\u00eb zona e g\u00ebshtenjave dhe e ublave mij\u00ebravje\u00e7are, me potencial dhe mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zhvillimin bujq\u00ebsor e turistik. Fshatrat ekologjike, prodhimet bio, shtigjet p\u00ebrmes pyjeve t\u00eb g\u00ebshtenjave mij\u00ebravje\u00e7are, malet dhe majat e larta, liqeni dhe monumentet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore e historike e b\u00ebjn\u00eb Kraj\u00ebn nj\u00eb trev\u00eb turistike dhe nj\u00eb trev\u00eb interesante p\u00ebr ta vizituar. Pritet t\u00eb zgjidhet edhe problemi i ujit, pritet t\u00eb lidhet rruga Kraj\u00eb – Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u2019u krijuar kushtet shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe p\u00ebr zhvillim t\u00eb gjithansh\u00ebm, sidomos t\u00eb turizmit n\u00eb Kraj\u00eb. Jo m\u00eb shum\u00eb se 1.2 km rrug\u00eb duhen q\u00eb Kraja t\u2019i afrohet n\u00eb 12 km qytetit legjendar t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
*Marr\u00eb nga faqja e autorit n\u00eb facebook<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Berat Luzha Kraja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb etnografike shqiptare q\u00eb shtrihet mes Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe Malit t\u00eb Rumis\u00eb, n\u00eb shpatet e Rumis\u00eb (1595), Malit t\u00eb Gjer\u00eb (1323 m) e Taraboshit dhe n\u00eb brigjet e Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Fillon nga ura e Bun\u00ebs, af\u00ebr Shkodr\u00ebs, n\u00eb lindje dhe p\u00ebrfundon n\u00eb Bujg\u00ebri (Marstijepovi\u00e7), n\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14918,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-30895","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30895"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30895\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30898,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30895\/revisions\/30898"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14918"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}