{"id":30852,"date":"2022-01-27T10:54:32","date_gmt":"2022-01-27T09:54:32","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30852"},"modified":"2022-01-27T10:56:31","modified_gmt":"2022-01-27T09:56:31","slug":"nuk-ndalet-shkatrrimi-i-trashegimise-kulturore-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30852","title":{"rendered":"NUK NDALET SHKATRRIMI I TRASH\u00cbGIMIS\u00cb KULTURORE T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>SHEMBET KISHA 700-VJE\u00c7ARE N\u00cb ZEJMEN, BASHKIA LEZH\u00cb!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lexuesve mund tu kujtohet se nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7eshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat kam shkruar gjat\u00eb viteve \u00ebsht\u00eb edhe subjekti i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve, ose m\u00eb mir\u00eb e then\u00eb, shkat\u00ebrrimi i saj, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.&nbsp; Megjith\u00ebse larg trojeve shqiptare p\u00ebrpiqem t\u00eb ndjek\u00eb zhvillimet dhe ndodhit\u00eb n\u00eb atdhe &#8212; t\u00eb mirat e t\u00eb k\u00ebqiat. Trash\u00ebgimia kulturore e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr subjektet q\u00eb e kam mbuluar nga koha n\u00eb koh\u00eb, duke p\u00ebrfshir l\u00ebnjen pas dore t\u00eb \u201cKishave t\u00eb Shasit\u201d (t\u00eb shekullit IV-V) n\u00eb rrethin e Ulqinit, ku p\u00ebr vite tani, Kisha Ortodokse serbe p\u00ebrpiqet t\u2019i shpall\u00eb si t\u00eb sajat, Sht\u00ebpia e harruar ku ka jetuar Poeti i Kombit, At Gjergj Fista e deri n\u00eb jug n\u00eb Frash\u00ebr, \u201cVendin e Shenjt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, vendlindjen e tre v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb m\u00ebdhenj, Avdyli, Naimi dhe Sami Frash\u00ebri. K\u00ebta shembuj, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb un\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb kemi trajtuar gjat\u00eb viteve, shumica gj\u00ebnden brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e Fisht\u00ebs dhe Frash\u00ebri, vendlindja e tre v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb Kombit, por edhe monumente historike an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cqyteti i kishave\u201d, n\u00eb Shas n\u00ebn Malin e Zi \u2013 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk kujdeset askush, megjith\u00ebse jan\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, fetare, historis\u00eb dhe identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. T\u00eb gjitha k\u00ebto monumente historike, shum\u00eb prej t\u00eb cilave jan\u00eb shpallur zyrtarisht monumente t\u00eb Kultur\u00ebs nga Ministria e Kultur\u00ebs e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ka si mision t\u00eb ve\u00e7ant ruajtjen dhe p\u00ebkujdesjen p\u00ebr momente t\u00eb tilla, jan\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e koh\u00ebs dhe t\u00eb individ\u00ebve q\u00eb i kan\u00eb ven\u00eb vetes detyr\u00ebn si shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7\u2019mosin p\u00ebr ruajtjen dhe p\u00ebr informimin e publikut t\u00eb gj\u00ebr\u00eb p\u00ebr gj\u00ebndjen e mjerueshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gj\u00ebnden sot monumentet historike t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe historike t\u00eb Kombit shqiptar.&nbsp; Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre aktivist\u00ebve mbrojt\u00ebs t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb Kombit shqiptar \u00ebsht\u00eb edhe Dom Nik\u00eb Ukgjini, i dalluar p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, m\u00eb njoftoi para disa dit\u00ebsh se Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs n\u00eb Zejmen, Bashkia Lezh\u00eb e shpallur \u201cMonument Kulture\u201d q\u00eb n\u00eb vitin 1973, n\u00ebn regjimin komunist, i jan\u00eb shembur muret an\u00ebsore, ku n\u00eb pjes\u00ebn e murit verior mbante n\u00eb vete gjurm\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb afreskeve t\u00eb shekullin e XIII. (Shikoni disa foto m\u00eb posht\u00eb). Pak histori, sipas Dom Nik\u00ebs, p\u00ebr Kish\u00ebn e shembur si pasoj\u00eb e harres\u00ebs dhe mos-kujdesjes nga autoritet qevefitare shqiptare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbi fush\u00ebn shk\u00ebmbor\u00eb t\u00eb Zejmenit, p\u00ebrball\u00eb, Kish\u00ebs se Pllan\u00ebs, gjendej Kisha m\u00eb mure t\u00eb plota, e nd\u00ebrtuar dhe rind\u00ebrtuar disa her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimeve q\u00eb i jan\u00eb ber\u00eb gjat\u00eb pushtimeve Osmane p\u00ebr 500 vite me radh\u00eb. &nbsp;Kjo kish\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb relacionet e Marin Bicit n\u00eb vitin 1610, si objekte kishtar me vlera t\u00eb m\u00ebdha arkitekturore, me hajat p\u00ebr 200 persona. Dom Nika raporton nga vend-ngjarja se dhe m\u00eb shume afreske t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb gjith\u00eb ambientin &#8212; tashm\u00eb pjes\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj, p\u00ebr shkak t\u00eb mosmir\u00ebmbajtjes nga Ministria e Kultur\u00ebs &#8212; mjerisht nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb, njofton Dom Nik\u00eb Ukgjini.&nbsp; I ndihmuar edhe nga t\u00ebrmeti gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve dhe d\u00ebmtimi i koh\u00ebs, ben\u00eb q\u00eb dy muret t\u00eb jen\u00eb rrafshuar p\u00ebr tok\u00eb, shtoi ai.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dom Nik\u00eb Ukgjini thot\u00eb se, sidomos, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar e ka vizituar disa her\u00eb at\u00eb kish\u00eb-monument kulture, m\u00eb qellim q\u00eb t\u2019i p\u00ebrvisheshin pun\u00ebs s\u00eb bashku me bashkpuntorin e tij, Fra Landin, p\u00ebr p\u00ebrforcimin dhe restaurimin e mureve dhe p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb \u00e7atie provizore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhej nga shkat\u00ebrrimi i mundsh\u00ebm ajo pasuri me vlera t\u00eb m\u00ebdha kulturore dhe historike p\u00ebr Kombin shqiptar. &nbsp;Por, sipas, Dom Nik\u00ebs, ndodhi ajo q\u00eb ndodhi. &nbsp;Ai raportoi se kish\u00ebn e rr\u00ebnuar e vizitoi me18 janar 2022 s\u00eb bashku me bashkpuntor\u00ebt e tij, Fra Landin dhe Dom Pashkun. E vizituam, tha ai, \u201cMe zem\u00ebr t\u00eb plasur p\u00ebr ta par\u00eb ashtu t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebr tok\u00eb, por me shprese se do gjej\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u2019i ringritur ato mure edhe nj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i kthyer ato n\u00eb gjendjen si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, &nbsp;i vet\u00ebdijsh\u00ebm se asnj\u00ebher\u00eb nuk do jet\u00eb ajo zonj\u00eb q\u00eb ishte si d\u00ebshmitare e nj\u00eb historie 700 vje\u00e7are t\u00eb dinjitetit dhe identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar\u201d, u shpreh me dhimbje n\u00eb zem\u00ebr Dom Nik\u00eb Ukgjini p\u00ebr shembjen e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs n\u00eb Zejmen, Bashkia Lezh\u00eb e shpallur \u201cMonument Kulture\u201d q\u00eb n\u00eb vitin 1973.&nbsp; <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=ho6_7UTZGUI&amp;ab_channel=TopChannelAlbania\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Top Channel\/ Shembet kisha 700 vje\u00e7are. Lezh\u00eb, d\u00ebmtohen afreske t\u00eb vjetra t\u00eb kish\u00ebs<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jan\u00eb disa m\u00ebnyra se si zhduket trash\u00ebgimia kulturore dhe historike e nj\u00eb vendi, ose e nj\u00eb kombi. Monumentet historike ose vendet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb nj\u00eb kombi shkat\u00ebrrohen si p\u00ebrfundim i ndonj\u00eb lufte ose konflikti, ose edhe nga fat\u00ebkeqsi natyrore.&nbsp; Por, n\u00eb shum\u00eb raste, p\u00ebr fat t\u00eb keq, shkat\u00ebrrimi dhe zhdukja, me koh\u00eb, e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore ndodh\u00eb edhe nga edhe pakujdesia njer\u00ebzore ose mosinteresimi zyrtar p\u00ebr ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike t\u00eb nj\u00eb kombi.&nbsp; Dihet se kur b\u00ebhen p\u00ebrpjekje dhe thirrje p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe mbrojtur nga shkat\u00ebrrimi trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb nj\u00eb vendi ose kombi, kjo b\u00ebhet me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur identitetin komb\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb populli dhe, natyrisht, si rrejdhim, q\u00eb t\u00eb ruhet dhe t\u00eb mbrohet edhe kultura dhe historia komb\u00ebtare e nj\u00eb vendi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Alarmi i Dom Nik\u00eb Ukgjinit me shok\u00eb p\u00ebr shembjen e Kish\u00ebs 700-vje\u00e7are n\u00eb rrethin e Lezh\u00ebs, mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb z\u00eb nga shkret\u00ebtira q\u00eb nuk e d\u00ebgjon kush.&nbsp; Por, ama, Ministria e Kultur\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb dhe organet e tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb shtetit shqiptar duhet t\u00eb dd\u00ebgjojn\u00eb urgjentisht, z\u00ebrin e k\u00ebtyre aktivist\u00ebve dhe mbrojt\u00ebsve t\u00eb monumenteve dhe vendeve historike n\u00eb trojet shqiptare, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb dhe q\u00eb me ekzistenc\u00ebn e tyre, flasin p\u00ebr nj\u00eb qytet\u00ebrim t\u00eb lasht\u00eb e t\u00eb pasur t\u00eb Kombit shqiptar n\u00eb ato an\u00eb. &nbsp;N\u00eb nj\u00eb citim n\u00eb portalin e UNESCO-s lexova: \u201cShpesh her\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb dihet se \u00e7\u2019drejtim do merr\u00ebsh n\u00eb t\u00eb ardhmen, pa reflektuar se nga vjen. Njohja e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, e rr\u00ebnj\u00ebve st\u00ebrgjyshore dhe trash\u00ebgimis\u00eb komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vendosur t\u00eb ardhmen.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb fisnike, Dom Nik\u00eb Ukgjini dhe bashkpuntor\u00ebt e tij kan\u00eb nevoj\u00eb , jo vet\u00ebm p\u00ebr&nbsp; mir\u00ebkuptimin e t\u00eb gjitha shtresave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb i shqet\u00ebson situate n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gj\u00ebnden monumentet historike t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb kombit, &nbsp;por kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn urgjente t\u00eb enteve qeveritare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;&nbsp;\u201cMonumentet jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt, jo p\u00ebr t\u00eb vdekurit.&nbsp; Kujdesuni p\u00ebr to, duani dhe kalojani brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm, ashtuq\u00eb edhe ata t\u00eb din\u00eb dhe ta njohin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre. N\u00ebqoftse ne nuk shqet\u00ebsohemi dhe nuk kujdesemi p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, ne nuk mund t\u00eb shpresojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, ka then\u00eb dikur, Xhaklin\u00eb Kennedy, bashkshortja e ish-Presidentit amerikan, Xhon Kennedy. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mos asgj\u00eb tjet\u00ebr &#8212; alarmi i dit\u00ebve t\u00eb fundit nga Dom Nik\u00eb Ukgjini dhe koleg\u00ebt e tij, p\u00ebr ruajtjen dhe riabilitimin e k\u00ebtyre monumenteve, p\u00ebrfshir Kish\u00ebn e shembur 700-vje\u00e7are n\u00eb Lezh\u00eb &#8212; t\u00eb pak\u00ebn shpresoj q\u00eb t\u00eb ringjall\u00eb nj\u00eb debat aktual, t\u00eb shkaktuar nga gj\u00ebndja e mjeruar e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore komb\u00ebtare \u2013 mbi &nbsp;shqet\u00ebsimet q\u00eb duhet t\u00eb kemi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e identitetit komb\u00ebtar dhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb kombit. Sepse, p\u00ebrs\u00ebri, sipas nj\u00eb citimi nga organizata, UNESCO, \u201cGj\u00ebrat q\u00eb nj\u00eb komb vendos t\u2019i ruaj dhe t\u2019i mbroj\u00eb si trash\u00ebgimi kultuore, jan\u00eb, pik\u00ebrisht, gj\u00ebrat me t\u00eb cilat ai komb d\u00ebshiron t\u2019a paraqes\u00eb dhe t\u00eb identifikoj\u00eb veten para bot\u00ebs dhe para vetes\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raste si shembja e Kish\u00ebs 700-vje\u00e7are n\u00eb Zejmen t\u00eb Lezh\u00ebs, t\u00eb paraqitura para publikut shqiptar nga Dom Nika dhe bashkpuntor\u00ebt e tij, k\u00ebto dit\u00eb, duhet t\u00eb alarmojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe shpresoj q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe t\u00eb zgjojn\u00eb interesimin dhe nd\u00ebrgjegjen por edhe zem\u00ebrimin mbar\u00eb-komb\u00ebtar p\u00ebr gjendjen aktuale t\u00eb monumenteve kulturore, madje edhe atyre t\u00eb shpallura me ligj si, \u201cmonumente t\u00eb kultur\u00ebs\u201d, e q\u00eb duhej t\u00eb mbroheshin nga shteti. Nd\u00ebrkaq, edhe t\u00eb b\u00ebhet pyeta: N\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb mjaft n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike, ruajtjes s\u00eb identitetit komb\u00ebtar, traditave dhe vlerave t\u00eb kombit shqiptar, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb cilat po vihen n\u00eb dyshim dhe po sulmohen, madje edhe sot nga ata q\u00eb me shekuj jan\u00eb munduar t\u2019i mohojn\u00eb Kombit Shqiptar, historin\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar? Dhe si rrjedhim, t\u00eb k\u00ebrkohet llogari nga ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar. Si\u00e7 kam then\u00eb e dhe her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb subjekt, detyra num\u00ebr nj\u00eb e \u00e7do qeverie, \u00ebsht\u00eb mbrojtja e siguris\u00eb s\u00eb shtetit dhe interesave komb\u00ebtare, pjes\u00eb e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb edhe mbrojtja e identitetit komb\u00ebtar, e kultur\u00ebs, historis\u00eb, gjuh\u00ebs dhe traditave t\u00eb nj\u00eb populli, por edhe ruajtja e nderit t\u00eb emrit shqiptar, do t\u00eb porosiste Naim Frash\u00ebri!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHEMBET KISHA 700-VJE\u00c7ARE N\u00cb ZEJMEN, BASHKIA LEZH\u00cb! Nga Frank Shkreli Lexuesve mund tu kujtohet se nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7eshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat kam shkruar gjat\u00eb viteve \u00ebsht\u00eb edhe subjekti i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve, ose m\u00eb mir\u00eb e then\u00eb, shkat\u00ebrrimi i saj, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.&nbsp; Megjith\u00ebse larg trojeve shqiptare p\u00ebrpiqem t\u00eb ndjek\u00eb zhvillimet dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30852","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30852"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30852\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30856,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30852\/revisions\/30856"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}