110 – VJETORI I VRASJES S\u00cb PAT\u00cbR ANDREA GJEKAJ
<\/strong>Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n
Dashuria ndaj Zotit dhe ndaj popullit
<\/strong>Ky martir i kish\u00ebs dhe i kombit kontribuoi me frym\u00ebzim, p\u00ebrkushtim, bindje dhe liri, mbi t\u00eb gjitha me fe dhe me dashuri. Me jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij d\u00ebshmoi dashurin\u00eb ndaj Zotit dhe ndaj popullit. Tregoi vet\u00ebdijen e lart\u00eb fetare e komb\u00ebtare, duke u ballafaquar me rrethana shum\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuara. I till\u00eb ishte dhe mbeti n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb martirizim.
I frym\u00ebzuar nga feja dhe atdhedashuria p\u00ebrballoi vdekjen dhe me gjakun e tij vulosi p\u00ebrcaktimin e tij e lart\u00eb dhe t\u00eb guximsh\u00ebm: T\u00eb vdesim po, t\u00eb tradhtojm\u00eb jo! Nuk arriti n\u00eb martirizim rast\u00ebsisht. Mundimet e Krishtit ishin ngulitur n\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn e tij.
P\u00ebr Pat\u00ebr Andren\u00eb kronikat e koh\u00ebs thon\u00eb se kishte nj\u00eb karakter t\u00eb p\u00ebrvuajtur. Ishte i thjesht\u00eb, komunikues, shum\u00eb i zellsh\u00ebm, korrekt, zem\u00ebrgjer\u00eb dhe guximtar, pun\u00ebtor i palodhur. I dashur me prej besimtar\u00ebve. Nj\u00eb frat q\u00eb kishte vullnet t\u00eb mir\u00eb dhe b\u00ebnte gjith\u00e7ka mundte p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit dhe t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Ai ishte i prir\u00eb drejt rrug\u00ebs s\u00eb shenjt\u00ebris\u00eb. E n\u00eb fakt qe nj\u00eb njeri i p\u00ebrshpirtsh\u00ebm.
Varrosja n\u00eb Kuk\u00ebl dhe rivarrosja n\u00eb Velipoj\u00eb
Nga t\u00eb dh\u00ebnat e hulumtuara deri m\u00eb tani rezulton se Pat\u00ebr Andrea u varros n\u00eb Kuk\u00ebl, fshat i vog\u00ebl n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Bushatit, jo larg Lezh\u00ebs, ku sh\u00ebrbesat i mbajti famullitari dhe poeti i madh i letrave shqipe Ndre Mjeda, me t\u00eb cilin ai bashk\u00ebpunoi, sikurse edhe me At\u00eb Gjergj Fisht\u00ebn dhe me Pat\u00ebr Anton Harapin. M\u00eb von\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb, disa t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij e rivarrosin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb denj\u00eb n\u00eb oborrin e Kish\u00ebs s\u00eb Pulave n\u00eb Velipoj\u00eb, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shkodr\u00ebs, duke besuar e shpresuar se pik\u00ebrisht atje pushojn\u00eb eshtrat e tij.
Regjimi i eg\u00ebr komunist n\u00eb Shqip\u00ebri zhduki \u00e7do gjurm\u00eb t\u00eb tij, sikur t\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb krishter\u00eb e mysliman\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i torturoi dhe i pushkatoi pa gjyq e pa faj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ende nuk u gjet\u00ebn eshtrat e tij, si shum\u00eb figurave tjera fetare e komb\u00ebtare. Megjithat\u00eb trupi i tij ende jeton n\u00eb zemr\u00ebn, mendjen dhe kujtes\u00ebn historike t\u00eb besimtar\u00ebve dhe t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebrjet\u00ebsimi n\u00eb vargje
<\/strong>Vdekja tragjike e At\u00eb Andres\u00eb e frym\u00ebzoi pasardh\u00ebsin e tij, famullitarin e Trieshit , Pat\u00ebr Zefin Jankaj q\u00eb t\u00eb shkruaj nj\u00eb poezi , t\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cDrita\u201d t\u00eb Kosov\u00ebs. Me k\u00ebto vargje Pat\u00ebr Zefi e p\u00ebrjet\u00ebsoi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e meshtaris\u00eb dhe at\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb At\u00eb Andrea Gjekaj:
Tjetri kje Andrea
Vllau i azganit
I mal Vuksanit.
Pater Andrea kje frat
M\u00ebsa t\u00eb pag\u00ebzimit
Lul emnin e pat.
\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026.
Si famullitar
N\u2019t\u2019Ljares famulli
P\u00ebr fe kje zelltar
Mbas t\u00eb vetash mund\u00ebsi.
Mandej me t\u2019dymbdhet\u00ebn
Ia kushtoi jet\u00ebn
T\u00eb madhes dashuni
E-pa e mbush vjet\u00ebn
T\u00eb gjasht\u00ebn mbi tridhet\u00ebn-
E bani ai fli.
\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<\/p>\n\n\n\n
Si kan\u00eb than\u00eb motit
\u201cKrishti i Biri i Zotit
Dashnin\u00eb ma e madhe
Tjet\u00ebr s\u2019egziston
Se ajo qe p\u00ebr mik jet\u00ebn flijon.
\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026
Porsi vullnetar
Tu\u2019 k\u00ebn\u00eb guximtar
I shtym\u00eb nga trimnija
Qe ia hjek\u00eb shpija.
\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026
Zelli i madh i tij
E \u00e7oi me ushtri
Qe me turk luftoi
M\u00eb ndihm\u00eb me u gjet\u00eb
Atyne q\u00eb n\u00eb luft\u00eb
T\u2019ket\u00eb fatin me mbet\u00eb.
\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026
T\u00eb gjith\u00ebve me u dhan\u00eb
Ngushllimin e fes\u00eb
Bestar\u00ebve tue dek\u00eb
Ne hovin e betes\u00eb.
N\u2019k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb humane
Edhe kristiane
Porsi fran\u00e7eskan
Dhe at e qelloi
Plumbi otoman.
\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026..
E shpirtin ia \u00e7oi
N\u00eb t\u2019Zotit lumni
Nd\u00ebrsa trupin e ti
N\u2019Kolaj e kan\u00eb \u00e7ue
Ku p\u00ebrpara lterit
N\u00eb kish\u00eb e kan\u00eb vorrue.
Edhe britm\u00ebtar\u00ebt (vajtor\u00ebt) m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Mal\u00ebsi dhe rapsod\u00ebt popullor\u00eb i kan\u00eb kushtuar vargje Pat\u00ebr Andres\u00eb , duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ka r\u00ebn\u00eb d\u00ebshmor\u00eb n\u00eb luft\u00eb me Kryq n\u00eb dor\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr pushtuesve shekullor\u00eb, ku kishte shkuar n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb famullis\u00eb s\u00eb vet dhe p\u00ebr t\u00eb kryer ritet fetare p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt e r\u00ebn\u00eb.
Jeta e tij shembullore dhe transmetimi i fes\u00eb n\u00eb fjal\u00eb e vepra solli edhe rip\u00ebrt\u00ebritjen e famullis\u00eb fran\u00e7eskane dhe shqiptare. Gjaku i tij u kthye n\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi, duke i paraprir\u00eb nj\u00eb plejade t\u00eb meshtar\u00ebve fran\u00e7eskan\u00eb nga Kraja q\u00eb sh\u00ebrbyen n\u00eb famullit\u00eb e saj , si: Pat\u00ebr Gjergj Marstepaj, famullitar i Tuzit (1960-1991), Pat\u00ebr Ded\u00eb Markolaj, famullitar i Grud\u00ebs ( 1924- 2011) , Pat\u00ebr Zef Jankaj, famullitar i Trieshit ( 1927-1999) , Pat\u00ebr Vin\u00e7enc Malaj, famullitar i Tuzit ( 1928-2000), dhe Pat\u00ebr Leonard Tagaj, famullitar i Hotit i cili, si\u00e7 theksuam m\u00eb lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb pushkatuar nga partizan\u00ebt n\u00eb vitin 1945.<\/p>\n\n\n\n
Vendosja e p\u00ebrmendores dhe sh\u00ebnimi i 105- vjetorit t\u00eb vrasjes
<\/strong>M\u00eb 11 gusht 2013 vendoset p\u00ebrmendorja e Pat\u00ebr Andreut n\u00eb oborrin e Kish\u00ebs \u201c Zoja Rruxare\u201d n\u00eb Triesh, ku i mori m\u00ebsimet e para dhe u kthye p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e vet.
N\u00eb vitin 2017 n\u00eb Tuz dhe n\u00eb Triesh , n\u00eb nj\u00eb aktivitet madh\u00ebshtor p\u00ebrkujtimor, u sh\u00ebnua 105-vjetori i vdekjes s\u00eb tij. Kjo ceremoni u organizua nga pjes\u00ebtari i k\u00ebsaj v\u00ebllaz\u00ebrie, meshtari i mir\u00ebnjohur fran\u00e7eskan shqiptar, Pat\u00ebr Prel\u00eb Gjurashaj.<\/p>\n\n\n\n
Ekranizimi i jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij
<\/strong>N\u00eb muajin korrik 2021 Misioni Fran\u00e7eskan n\u00eb Mal\u00ebsi dhe Nikoll\u00eb Deda Gjurashaj me familje, pasardh\u00ebs i Pat\u00ebr Lulit, realizuan me sukses filmin dokumentar \u201c Martir i Kish\u00ebs dhe i Kombit -Pat\u00ebr Andrea Gjekaj, ( Lul Vuksani Gjurashaj)\u201d. Ky ekranizim i jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij , nga Televizioni \u201c Boin\u201d u realizua me rastin e 1o9-vjetorit t\u00eb martirizimit t\u00eb tij.P\u00ebr 76 minuta t\u00eb k\u00ebtij filmi dokumentar kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kush ishte kleriku dhe atdhetari Pat\u00ebr Andrea. P\u00ebrmbajtja e filmit ofron t\u00eb dh\u00ebna, deri m\u00eb tani t\u00eb panjohura p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e k\u00ebtij meshtari t\u00eb p\u00ebrkushtuar ruajtjes s\u00eb vlerave fetare dhe komb\u00ebtare. Xhirimet e filmit jan\u00eb zhvilluar n\u00eb vendlindjen e meshtarit- n\u00eb Triesh ( Komuna e Tuzit), n\u00eb Ljare – Kraj\u00eb ( Komuna e Tivarit) n\u00eb La\u00e7 (Komuna e Ulqinit), ku ka kryer sh\u00ebrbesat fetare, n\u00eb Kuk\u00ebl e Velipoj\u00eb ( Shqip\u00ebri) , ku \u00ebsht\u00eb varrosur dhe rivarrosur etj.
Ky film dokumentar sh\u00ebrben m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr transmetimin e ideve dhe vlerave fetare, kulturore dhe atdhetare tek brezat e rinj. Realizimi i k\u00ebtij dokumentari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim i mbar\u00eb drejt nj\u00eb mundimi, rrug\u00ebtimi e shtegtimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb gjurmimeve dhe hulumtimeve t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb hedhin drit\u00eb dhe do t\u00eb zbardhin fakte t\u00eb reja historike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb madhe fetare dhe komb\u00ebtare, e cila meriton v\u00ebmendjen e duhur t\u00eb Kish\u00ebs Katolike, t\u00eb studiuesve dhe historian\u00ebve shqiptar\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm kaq. Por, edhe shteti shqiptar do t\u00eb duhej t\u2019i jap\u00eb Pat\u00ebr Andres\u00eb vendin e duhur, sepse bashk\u00eb me popullin e vet dha jet\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn e Shkodr\u00ebs n\u00eb misionin e shenjt. Me k\u00ebt\u00eb ai d\u00ebshmoi se nuk deshi t\u2019i n\u00ebnshtrohet regjimit, por Krishtit, nuk deshi t\u00eb njoh\u00eb pushtues as pushtetar\u00eb tok\u00ebsor\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Zotit n\u00eb qiell dhe mbret\u00ebrin\u00eb e tij qiellore. Flijoi jet\u00ebn p\u00ebr Krishtin, duke i sh\u00ebrbyer popullit. Si shum\u00eb klerik\u00eb ( fret\u00ebr) t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb para dhe pas tij. (Fund)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
110 – VJETORI I VRASJES S\u00cb PAT\u00cbR ANDREA GJEKAJNga Gjek\u00eb Gjonaj Dashuria ndaj Zotit dhe ndaj popullitKy martir i kish\u00ebs dhe i kombit kontribuoi me frym\u00ebzim, p\u00ebrkushtim, bindje dhe liri, mbi t\u00eb gjitha me fe dhe me dashuri. Me jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij d\u00ebshmoi dashurin\u00eb ndaj Zotit dhe ndaj popullit. Tregoi vet\u00ebdijen e lart\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":833,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-30804","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30804","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30804"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30804\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30805,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30804\/revisions\/30805"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/833"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}