{"id":30780,"date":"2022-01-16T14:24:16","date_gmt":"2022-01-16T13:24:16","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30780"},"modified":"2022-01-16T14:24:16","modified_gmt":"2022-01-16T13:24:16","slug":"parlamentarizmi-dhe-shqiptaret-ne-mal-te-zi-1990-2020","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30780","title":{"rendered":"PARLAMENTARIZMI DHE SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb MAL T\u00cb ZI (1990-2020)"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"305\" height=\"368\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-805\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg 305w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 305px) 100vw, 305px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Periudha tridhjet\u00ebvje\u00e7are n\u00eb lidhje me sken\u00ebn politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi(1990-2020), p\u00ebrkat\u00ebsisht parlamentarizmin&nbsp; \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr analiza e p\u00ebrfundime&nbsp; p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, pjes\u00ebmarrjen e partive politike, pozit\u00ebn, opozit\u00ebn e sidomos partit\u00eb politike t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb popujve pakic\u00eb. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta parti t\u00eb cilat kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb demokratizimin e sken\u00ebs politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis multinacional e multikulturor. N\u00eb ve\u00e7anti do t\u00eb trajtohen modelet e sistem\u00ebve zgjedhore t\u00eb cilat jan\u00eb miratuar sipas shij\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs parlamentare, duke mos p\u00ebrfillur v\u00ebrejtjet dhe propozimet nga partit\u00eb politike t\u00eb popujve pakic\u00eb. Dhe nga&nbsp; nj\u00eb qendrim i till\u00eb d\u00ebshmon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mjedis t\u00eb pakonsoliduar, \u00e7\u00ebshtje e cila mbetet gjithnj\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt do t\u00eb trajtohet pjes\u00ebmarrja e shqiptar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn parlamentare n\u00eb Mal t\u00eb Zi sipas pes\u00eb modeleve zgjedhore,&nbsp; p\u00ebrkat\u00ebsisht sfidat e tyre n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb favor t\u00eb barazis\u00eb qytetare e nacionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis multinacional, sipas standard\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Po ashtu jepen edhe propozime p\u00ebr modelin zgjedhor q\u00eb do t\u00eb ishte ma i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe i pranuesh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre autentik n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga monizmi n\u00eb pluraliz\u00ebm<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebr ta pas\u00eb t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb tridhjet\u00ebvje\u00e7are e kemi ndar\u00eb n\u00eb tre faza t\u00eb cilat kan\u00eb ve\u00e7orit\u00eb e veta, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb ngjarjeve politike t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb me ndikim n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me koh\u00ebn e shkat\u00ebrrimit t\u00eb shtetit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, formimin e bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb re shtet\u00ebrore RFJ e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Serbia e Mali i Zi dhe s\u00eb fundit me pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb refrendumit t\u00eb mbajtur me 21 maj 2006. Nga ajo koh\u00eb e deri m\u00eb tash proceset politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi d\u00ebshmojn\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mjedis t\u00eb pa konsoliduar, sepse qytetar\u00ebt t\u00eb cilit ishin kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb&nbsp; se Malit t\u00eb Zi, vazhdojn\u00eb me qasjen e tyre, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb praktike disa her\u00eb deri m\u00eb tash, dhe s\u00eb fundit n\u00eb zgjedhjet parlamentare(30.8.2020).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>1.Faza e par\u00eb(1990-1997)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo faz\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me koh\u00ebn posmoniste e cila n\u00eb saj\u00eb t\u00eb pap\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb shum\u00eb aspekte&nbsp; i ngjasonte koh\u00ebs s\u00eb monizmit. Dhe nuk kishte si t\u00eb ishte ndryshe sepse n\u00eb pushtet e qeverisje ishin ata q\u00eb ishin m\u00eb par\u00eb, ndon\u00ebse deklaroheshin t\u00eb moderuar t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb retorik\u00ebn e p\u00ebrdorur, duke mos reflektuar se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne demokracin\u00eb pluraliste.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kishim n\u00eb praktik\u00eb&nbsp; dukurit\u00eb paradoksale, sepse t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt deklaroheshin s\u00eb jan\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi cil\u00ebsoheshin si armiq(!) ku b\u00ebnin pjes\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve pakic\u00eb(pakicat komb\u00ebtare) kryesisht shqiptar\u00ebt e boshnjak\u00ebt, e nga ata malazias ishin an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Liberale t\u00eb Malit t\u00eb Zi(LSCG). Nj\u00eb qendrim i till\u00eb nga ana e pushtetit ishte d\u00ebshmi se ata ishin n\u00eb mbeshtetje t\u00eb politik\u00ebs serbomadhe, ku b\u00ebnte&nbsp; pjes\u00eb partia e DPS-it si dhe t\u00eb gjitha partit\u00eb tjera serbe e proserbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb me shpallj\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Sllovenis\u00eb e Kroacis\u00eb me 25.6.1991 p\u00ebrfundoj s\u00eb ekzistuari shteti i ish-Jugosllavis\u00eb.Deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 1992 edhe dy republikat tjera Bosna e Hercegovina dhe Maqedonia kan\u00eb miratuar deklarat\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb federat\u00eb vet\u00ebm Serbin\u00eb dhe Malin e Zi. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb mbajtur referendumi me 1 mars 1992, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfillur disponimin e&nbsp; qytetar\u00ebve se a jan\u00eb&nbsp; s\u00eb bashku me Serbin\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuar shtetin me emrin Republika Federative e Jugos\u00eblavis\u00eb. Dhe pas nj\u00eb referendumi t\u00eb till\u00eb i cili ishte p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Serbin\u00eb, me &nbsp;me 27 prill&nbsp; 1992&nbsp; formuan&nbsp; Republik\u00ebn Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb(RFJ). N\u00eb k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb shtet\u00ebrore ishte edhe&nbsp; Vojvodina dhe Kosova, me status pothuaj kolonial, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb eliminimit t\u00eb autonomis\u00eb n\u00eb vitin 1989<em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb aspektin politik partia kryesore(DPS) deri n\u00eb vitin 1997 ishte unike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kurs politik sikurse partia e S.Millosheviqit n\u00eb Serbi. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ndodhi distancimi nga politika e till\u00eb nga ana e M.Gjukanoviqit, q\u00eb ndikoj n\u00eb ndarj\u00ebn e k\u00ebsaj partie(DPS) n\u00eb dy pjes\u00eb ate promalazeze e disatncuar nga politika serbe n\u00eb Beograd dhe partia tjet\u00ebr(SNP) q\u00eb ishte mbeshtet\u00ebse e politik\u00ebs serbe n\u00eb Beograd. Nj\u00eb ndarje e till\u00eb&nbsp; ishte n\u00eb favor t\u00eb rrjedhave dhe t\u00eb sken\u00ebs politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, duke eliminuar monopolin e nj\u00eb partie politike, sikurse n\u00eb moniz\u00ebm. Kjo periudh\u00eb kohore ve\u00e7ohej me kriz\u00eb ekonomike dhe inflacionin t\u00eb panjohur deri m\u00eb tash n\u00eb pr\u00ebmasa bot\u00ebrore. Nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb dhe rrezhanave shoq\u00ebrore dhe mbeshtetj\u00ebs ushtarake t\u00eb politik\u00ebs serbe nga ana e pushtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i shqiptar\u00ebve emigruan&nbsp; n\u00eb bot\u00ebn e jashtme. Ishte ky vazhdimi i nj\u00eb pastrimi i heshtur etnik, q\u00eb ndikoj n\u00eb r\u00ebnin e numrit t\u00eb popullsis\u00eb shqipre si dhe shpopullimin e vendbanimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb dekompozimit politik t\u00eb partis\u00eb\u2013shtet(DPS), n\u00eb vitin vijues u mbajt\u00ebn zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe u formu qeveria e re me pjes\u00ebmarrj\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popujve pakic\u00eb(shqiptar\u00ebt e boshnjak\u00ebt).<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>2. Faza e dyt\u00eb(1998-2005)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb periudh\u00eb dinamike, sepse gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb Mal t\u00eb Zi&nbsp; kemi qeverin\u00eb pluraliste sepse p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb marrin pjes\u00eb partit\u00eb politike t\u00eb popujve pakic\u00eb duke ndikuar n\u00eb avancimin e pozit\u00ebs dhe statusit t\u00eb tyre. Enkas n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje u formu Ministria e popujve pakic\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e cila fillimisht dhe kryesisht \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr nga shqiptar\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kemi edhe ngjarj\u00ebt rreth Kosov\u00ebs dhe shp\u00ebrthimi i luft\u00ebs aty nga piushteti neofashit serb i S.Millosheviqit. Duke filluar nga shtatori 1998 e deri n\u00eb qershor 1999, kur p\u00ebrfundoi lufta n\u00eb Kosov\u00eb me nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb strehuar rreth 80.000 refugjat\u00eb nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qendruar k\u00ebtu nga Rozhaja n\u00eb veri e Ulqini n\u00eb jug, t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre m\u00eb pas jan\u00eb vendosur n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu duhet cekur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb&nbsp; koh\u00eb ndryshoi&nbsp; edhe statusi shtet\u00ebror nga RFJ&nbsp; n\u00eb Bashk\u00ebsia Shtet\u00ebrore Serbia e Mali i Zi(4.2.2003). Em\u00ebrtimi i bashk\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore nga dy ish republikat ishte sinjal i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar s\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi ndjenja e pavar\u00ebsis\u00eb ishte n\u00eb rritje, nd\u00ebrsa mbajtja e referendumit p\u00ebr pavar\u00ebsi ishte b\u00ebr\u00eb tem\u00eb dominuese t\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>3. Faza e tret\u00eb(2006-2020)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb <em>Deklarat\u00ebs kushtetuese t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Shtet\u00ebrore Serbia e Mali i Zi<\/em>&nbsp; t\u00eb miratuar me 4.2.2003, ku&nbsp; s\u00eb cili shtet mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb&nbsp; p\u00ebrmes referendumit, d\u00ebshmon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet s\u00eb shpejti do t\u00eb kemi ndryshime konstitucionale.. Pik\u00ebrisht&nbsp; duke marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi&nbsp; dhe disponimin e qytetar\u00ebve u b\u00ebn\u00eb&nbsp; p\u00ebrgatitjet p\u00ebr mbajtj\u00ebn e referendumit p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi q\u00eb&nbsp; \u00ebsht\u00eb mbajtur me 21.5.2006. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb rezultat\u00ebve t\u00eb referendumit ku p\u00ebr pavar\u00ebsi jan\u00eb deklaruar 55.5% e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa kund\u00ebr ishin 44.5% e tyre. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ndarje t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb dy blloqe politike, pro malazias e pro serb dukuri kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranishme .edhe n\u00eb vit\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb referendumin p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi rolin vendimtar e kan\u00eb pasur popujt pakic\u00eb, shqiptar\u00ebt e boshnjak\u00ebt, sepse pa mbeshtetj\u00ebn e tyre nuk do t\u00eb realizohej pavar\u00ebsia nga Serbia. Mali i Zi e shpalli pavar\u00ebsin\u00eb me 3.6.2006, nd\u00ebrsa&nbsp; edhe Serbia e shpalli me 5.6.2006, ku mori fund Bashk\u00ebsia Shtet\u00ebrore Serbia e Mali i Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2007, Kuvendi i Malit t\u00eb Zi miratoi Kushtetut\u00ebn e cila \u00ebsht\u00eb e para n\u00eb shtetin e pavarur, nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin e mbrojtj\u00ebs&nbsp;&nbsp; pranohet n\u00eb NATO(5.6.2017).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nail\u00a0 Draga Periudha tridhjet\u00ebvje\u00e7are n\u00eb lidhje me sken\u00ebn politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi(1990-2020), p\u00ebrkat\u00ebsisht parlamentarizmin&nbsp; \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr analiza e p\u00ebrfundime&nbsp; p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, pjes\u00ebmarrjen e partive politike, pozit\u00ebn, opozit\u00ebn e sidomos partit\u00eb politike t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb popujve pakic\u00eb. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta parti t\u00eb cilat kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb demokratizimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30780"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30780\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30781,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30780\/revisions\/30781"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}