{"id":30767,"date":"2021-11-04T12:19:00","date_gmt":"2021-11-04T11:19:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30767"},"modified":"2022-01-16T12:22:40","modified_gmt":"2022-01-16T11:22:40","slug":"bindi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30767","title":{"rendered":"BINDI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ulqini-i-vjeter.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ulqini-i-vjeter.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1539\" width=\"571\" height=\"397\"\/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Fjala shqipe dh\u00e9 mbase qendron n\u00eb emrin e per\u00ebndis\u00eb ilire t\u00eb ujit Bind<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkruan: PROF. dr. REXHEP DO\u00c7I, onomasticient<\/p>\n\n\n\n<p>Gjas\u00ebt jan\u00eb se fjala shqipe dh\u00e9 qendron me trajt\u00ebn e shkurtuar \u2013d (de-dh\u00e9) n\u00eb emrin e hyjnis\u00eb ilire t\u00eb ujit Bind, po mbase edhe n\u00eb fjal\u00ebt e shqipes bindje si em\u00ebr dhe bindem si folje. Po themi k\u00ebshtu, sepse sikur del kuptimisht se Bindi ilir lidhet me kultin e ujit, me ujin q\u00eb buron (del) prej dheut (tok\u00ebs), dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri ka gjas\u00eb se njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb habitur, \u00e7uditur p\u00ebr mir\u00ebsin\u00eb, t\u00eb mir\u00ebn e pakrahasuar nga uji, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe nga zoti i ujit Bind. P\u00ebr Zotin Bind t\u00eb burimit t\u00eb ujit dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb ujit, t\u00eb kroit, t\u00eb detit etj. si kompozit\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej dy fjal\u00ebsh bin+d, pra nga: i bin\u00eb (i mbir\u00eb, i bim\u00eb) + prej dheut, tok\u00ebs. Po nga kjo fjal\u00eb mund t\u00eb shpjegohen edhe shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb shqipes me p\u00ebrngjitjen e \u2013d-es p\u00ebr dh\u00e9, q\u00eb i kam shqyrtuar n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb dor\u00ebshkrim.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, edhe te disa fjal\u00eb t\u00eb shqipes, q\u00eb i ndri\u00e7on prof. E. \u00c7abej, mund t\u00eb nxjerrim etimologji pak m\u00eb ndryshe. P\u00ebr shembull: fjala e shqipes bindje \u201cmbush mendjen\u201d, sidomos shembulli q\u00eb e thekson bindi i bot\u00ebs, sipas nesh, mund t\u00eb jet\u00eb si sintagm\u00eb tautologjike, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej tri fjal\u00ebsh: bin+dhe dhe bot\u00eb \u201cdhe\u201d, ku dhe e bot\u00eb si sinonime krijojn\u00eb tautologji. Fjal\u00ebt e shqipes bind, lind e vend, q\u00eb prof. E. \u00c7abej i shpjegon gjer\u00ebsisht, ne i kemi shtruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike, me an\u00eb t\u00eb kultit ndaj dheut n\u00ebp\u00ebr mote: bind = bin (bij) uji + nga dheu; lind = leu (f\u00ebmija, njeriu i par\u00eb) + nga dheu (Zoti e krijoi njeriun e par\u00eb prej dheut); vend = v\u00eb vu + n\u00eb dhe (tok\u00eb t\u00eb Zotit). Te k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb shqipes, ngjash\u00ebm si te fjala bind, d-ja fundore nuk \u00ebsht\u00eb sekundare, si\u00e7 thot\u00eb E. \u00c7abej, po mund t\u00eb jet\u00eb primare, dhe k\u00ebshtu un\u00eb e shpreh mendimin tim hipotetik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb mendimit t\u00eb Norbert Joklit dhe t\u00eb Pedersenit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve na njofton E. \u00c7abej p\u00ebr fjal\u00ebn lind, q\u00eb u tha m\u00eb sip\u00ebr, se \u2013d-ja te lind \u00ebsht\u00eb primare si te shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebve indoevropiane.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs shqipe dh\u00e9 sikur flasin edhe disa shprehje e shprehi, dukuri t\u00eb ruajtura n\u00eb tradit\u00ebn popullore shqiptare si bestytni ndaj k\u00ebsaj fjale deri m\u00eb sot nd\u00ebr ne, p. sh. d\u00ebgjohen fjal\u00ebt e urta popullore shqipe po p\u00ebr dheun e ujin: Dhe e uj s\u2019ka pushtue dija; Dhe jemi k\u00e2n\u00eb- edhe dh\u00e9 do t\u2019 b\u00e2hmi, apo: Dheu p\u00ebr ne dhe ne p\u00ebr dhe; Dheu i zi ban (b\u00ebn) buk\u00ebn e bardh\u00eb. Gjithashtu m\u00eb kujtohet se kur barinjt\u00eb ose argat\u00ebt (bujqit) n\u00eb ara, pasi kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb (drek\u00eb), q\u00eb nuk kan\u00eb pasur uj\u00eb me i la duart, pasi kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb ujit i kan\u00eb f\u00ebrkuar duart me dhe. K\u00ebto dukuri tregojn\u00eb tradit\u00ebn popullore shqiptare t\u00eb kultit ndaj dheut, tok\u00ebs e ujit si elemente primare p\u00ebr t\u00eb jetuar.<br>T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme sikur e forcojn\u00eb prejardhjen e fjal\u00ebs shqipe bind (bindem), e edhe emrin e hyjnis\u00eb pellasde-ilire Bind nga folja bin (bij), apo i bim\u00eb dhe \u2013d p\u00ebr dhe, pra uji ose zoti i ujit i mbir\u00eb prej dheut. P\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb e hyjnis\u00eb pellasde-ilire Bind, dhe p\u00ebr ndryshime t\u00eb mund\u00ebshme fonologjike e morfologjike t\u00eb k\u00ebtij emri n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb mug\u00ebta, flasin edhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb vijim.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, Radivoje Peshiqi (Radivoje Pe\u0161i\u0107), duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Alfabetin e Vin\u00e7\u00ebs (Vin\u010dansko pismo) te Beogradi, buz\u00eb Danubit, konstaton se \u201dZbulimi i Alfabetit t\u00eb Vin\u00e7\u00ebs me shenjat e Lepenski Virit (kronologjia e t\u00eb cilit alfabet p\u00ebrcaktohet i periudh\u00ebs 7000 e 6000 vjet p. e. s.), si shkrime me burime m\u00eb t\u00eb vjietra n\u00eb bot\u00eb\u201d, dhe se po sipas tij: \u201cUji p\u00ebr njeriun ka qen\u00eb element p\u00ebr ekzistenc\u00eb, por edhe si nevoj\u00eb shpirt\u00ebrore, ashtu si zjarri. Tigri dhe Eufrati, si dhe Nili, Dnjepri, Dnjestri e Danubi ende nuk na kan\u00eb rr\u00ebfyer deri n\u00eb fund tregimin p\u00ebr zhvillimin e civilizimit t\u00eb tyre t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs shpirt\u00ebrore e materiale.\u201d Pra, r\u00ebnd\u00ebsia e ujit p\u00ebr njeriun \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje jetike, me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb pakrahasuar p\u00ebr njer\u00ebzimin dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb rritet mbi tok\u00eb, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe emri i hyjnis\u00eb pellasde-ilire Bind \u00ebsht\u00eb ngulitur pik\u00ebrisht pran\u00eb uj\u00ebrave, detnave, lumenjve, krojeve, liqejve etj. Por, R. Peshiqi p\u00ebrpiqet t\u2019i shpjegoj\u00eb etimologjit\u00eb e fjal\u00ebve t\u00eb mo\u00e7me, si p. sh. fjal\u00ebn pelast pellazg sipas nesh gabimisht, kurse nuk e shpjegon fjal\u00ebn vin\u00e7\u00eb, q\u00eb e p\u00ebrdor edhe n\u00eb titullin e vepr\u00ebs s\u00eb tij \u201cAlfabeti (shkrimi) i Vin\u00e7\u00ebs\u201d. Mbase te fjala vin\u00e7 mund t\u00eb k\u00ebrkohet fjala bind, pik\u00ebrisht tek emri i fortifikat\u00ebs s\u00eb rind\u00ebrtuar Bindimiola te Danubi, q\u00eb theksohet n\u00eb vepr\u00ebn e Prokopit t\u00eb Cezares \u201cDe aedificiis\u201d (Mbi nd\u00ebrtimet), t\u00eb cil\u00ebn vep\u00ebr e shkroi rreth vitit 560 t\u00eb e. s.<br>Si fortifikat\u00eb e rind\u00ebrtuar mu buz\u00eb lumit Timok, jo forte larg Danubit, Bindimiola ndodhej \u201cN\u00eb krahin\u00ebn e qytetit AqueTimathiom\u2026\u201d.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb hidronim Bindimiola flet edhe Ruzhdi Ushaku, duke e zb\u00ebrthyer si togfjal\u00ebsh \u2013 kompozit\u00eb Bindi + miola. Mir\u00ebpo, lidhur me analiz\u00ebn dhe zb\u00ebrthimin e oikonimit Bindimiola, q\u00eb e b\u00ebn R. Ushaku, duke e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb apo n\u00eb dy gjymtyr\u00eb: Bind \u201czoti i krojeve\u201d dhe miola \u201crrjedh\u00eb ose derdhje uji\u201d, un\u00eb shoh jo dy po tri gjymtyr\u00eb: 1) Bin (p\u00ebr i bin\u00eb, i bim\u00eb, i mbir\u00eb); 2) \u2013d- (p\u00ebr dh\u00e9), dhe 3) miola (p\u00ebr rrjedh\u00eb uji). Pra, \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr mendjes q\u00eb ky oikonim t\u00eb zb\u00ebrthehet: Bindimiola = Bin+dhe+rrjedh\u00eb uji apo krua, q\u00eb Bindi hyjni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb brez pas brezi te shqiptar\u00ebt n\u00eb hidronime dhe oikonime, si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e fjalorit pasiv t\u00eb shqipes s\u00eb sotme.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjala pellasde-ilire-shqipe da&gt;de&gt;dh\u00e9 (tok\u00eb) n\u00eb funksione onomastike (6)<br>Edhe togfjal\u00ebshat q\u00eb i thekson R. Ushaku p\u00ebr per\u00ebndin\u00eb Bindo Neptuno t\u00eb koh\u00ebs romake dhe Bindimiola t\u00eb shek. VI si \u201cBindi i Zotit, Bindi i dheut, Bindi i tok\u00ebs, Bindi i bot\u00ebs\u201d, sikur flasin n\u00eb favor t\u00eb zb\u00ebrthimit etimololgjik: Bin+dhe+miola. Te k\u00ebto togfjal\u00ebsha me fjal\u00ebt dhe, tok\u00eb, bot\u00eb gjas\u00ebt jan\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me sintagma tautologjike, me p\u00ebrs\u00ebritjen apo p\u00ebrforcimin e fjal\u00ebs dhe, nj\u00eb e p\u00ebrngjitur dhe si e gjymtuar \u2013d e protoshqipes te Bind p\u00ebr dhe, dhe tjetra si pjes\u00eb e sintagm\u00ebs dhe, tok\u00eb, bot\u00eb. Edhe te fjal\u00ebt q\u00eb i trajton R. Ushaku ven(d), katun(d) e fun(d) (p\u00ebr vend u tha m\u00eb sip\u00ebr se flet E. \u00c7abej), \u2013d-ja mund t\u00eb mos jet\u00eb sekundare po primare dhe t\u00eb kemi zb\u00ebrthimin kuptimor n\u00eb pjes\u00ebt: vend = v\u00eb + dhe (v\u00eb apo v\u00ebn n\u00eb dhe, n\u00eb tok\u00eb); katund = ka + tunje\u2013shtektim + de-dhe (ka tundje, l\u00ebvizje n\u00eb dhe, n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kullosa); fund = fun-i + dhe-u (funi n\u00eb dhe, pasiq\u00eb n\u00eb kosovarishte fjala fund p\u00ebrdoret edhe pa \u2013d-en\u00eb si fun). K\u00ebshtu, vetvetiu sikur del se antroponimi apo per\u00ebndia Bind i shtanguar n\u00eb em\u00ebrtimin e fortifikat\u00ebs Bindimiol (nj\u00ebra prej 360 k\u00ebshtjellave t\u00eb rind\u00ebrtuara e nd\u00ebrtuara prej mbretit ilir Justinianit, sipas vepr\u00ebs s\u00eb Prokopit t\u00eb Cezares\u00eb \u201cMbi nd\u00ebrtimet\u201d t\u00eb viltit 560, q\u00eb \u201cperandori Justinian e fortifikon krejt pjes\u00ebn e brend\u00ebshme t\u00eb Iliris\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se sa viti 560 kur e p\u00ebrmend Prokopi i Cezares\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, per\u00ebndia ilire Bind, si figur\u00eb mitologjike ka gjas\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lasht\u00eb se fjal\u00ebt bindja dhe bindem, q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebr nga p\u00ebrb\u00ebrja tingullore, po ndryshojn\u00eb p\u00ebr nga pik\u00ebpamja kuptimore. Si d\u00ebshmi p\u00ebr p\u00ebrmendjen e zotit t\u00eb uj\u00ebrave Bind n\u00eb tradit\u00ebn shiptare \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrdorimi i emrit t\u00eb k\u00ebsaj per\u00ebndie Bind nga shkrimtari i veriut, Ndre Mjeda, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00e7\u00ebshtje flasin autor\u00ebt Gjovalin Shkurtaj e Ruzhdi Ushaku. Gjithashtu edhe D. Nikoll\u00eb Gazulli mendoj se e paraqet t\u00ebrthorazi k\u00ebt\u00eb figur\u00eb me fjal\u00ebn bind, sadoq\u00eb s\u2019e p\u00ebrmend Bindin si hyjni ilire, sepse thot\u00eb: \u201cBindi (S. P.) 1. \u00e7udi, mrekulli. 2. send i \u00e7uditsh\u00ebm, i mrekulluesh\u00ebm: Bindi i Zotit: mirabile Dei (lat.). Ishte bindi i tok\u00ebs: nj\u00eb mrekulli, p\u00ebr bind: mrekullisht\u201d. Ngjash\u00ebm si D. N. Gazulli k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb bind e shpjegon kuptimisht edhe E. \u00c7abej, por nuk e thekson as ky Bindin si hyjni ilire, sadoq\u00eb sikur kuptohet Zoti Bind, sepse thot\u00eb: \u201cbind bindem\u2026bind m. (\u00e7udi, habi), (\u00e7udi, mrekulli); send i \u00e7uditsh\u00ebm, i mrekulluesh\u00ebm, ishte bindi i bot\u00ebs, n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe (Shkurtaj)\u2026\u201d. Fjal\u00ebt e krijuara me rr\u00ebnjorin bind- i ka paraqitur edhe Luka Lukaj n\u00eb fjalorin e tij dygjuh\u00ebsor t\u00eb vitit 1935 shqip-srbohrvatisht (serbokroatisht) dhe anasjelltas, ku i merr 11 shembuj me interes p\u00ebr studim, p\u00ebr shembull, ja disa prej tyre: \u201cbind, -i, (-a, -\u00eb), m. div, \u010dudovi\u0161te, nevid\u0161\u017edeno: adv. za\u010dudjeno; bindsh\u00ebm, i, (e, bindshme); bindtore, -rja f.; bindue, me bindue; bindun, i bindun\u201d. Pra, si\u00e7 po shihet k\u00ebta studiues, D. N. Gazulli, E. \u00c7abej e L. Luka nuk e p\u00ebrmendin zotin pelasd-ilir Bind, po shpjegimet q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr emrin bindja dhe foljen bindem sikur del i qart\u00eb ky zot mitologjik i ujit-Bind, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se kjo hyjni identifikohet me mitin p\u00ebr ujin, q\u00eb del vrullsh\u00ebm prej dheut, sepse D. N. Gazulli e cil\u00ebson bindi i tok\u00ebs, kurse E. \u00c7abej e sheh bindin e bot\u00ebs (dheut \u2013 R. D.) si \u00e7udi, habi, mrekulli, send i \u00e7uditsh\u00ebm etj. Nd\u00ebrkaq, edhe mendimi i R. Ushakut \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me mendimet e dy studiuesve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm p\u00ebr fjal\u00ebn bind, si\u00e7 konstaton: \u201cSemantizmi i emrit bind n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i ng\u00ebrthen kuptimet e mrekullis\u00eb, \u00e7udis\u00eb, admirimit, mahnitjes, por edhe t\u00eb habis\u00eb, droj\u00ebs, frik\u00ebs, sh\u00ebmtis\u00eb, veti k\u00ebto hyjnore\u201d, q\u00eb gjithashtu p\u00ebr ne b\u00ebn t\u00eb ditur p\u00ebr kompozit\u00ebn bind nga bij (i bin\u00eb, i bim\u00eb) p\u00ebr uj\u00eb nga dheu. K\u00ebshtu, edhe uji q\u00eb del prej dheut (tok\u00ebs) \u00ebsht\u00eb menduar se e sjell zoti ilir Bindi, q\u00eb gjoja se del, bin si nj\u00eb mrekulli, \u00e7udi e habi prej dheut, ashtu si\u00e7 dalin edhe bim\u00ebt, q\u00eb gjithashtu edhe te fjala bim\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkohet folja bij.<\/p>\n\n\n\n<p>Si antroponim ilir Bind, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me em\u00ebr teofor, e p\u00ebrmend edhe Vladimir Zoto, i cili e p\u00ebrshkruan me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cBindus, zoti ilir i ujit, burimeve dhe plleshm\u00ebris\u00eb, i ngjash\u00ebm me Poseidonin grek dhe Neptunin romak\u2026Bindus shpjegohet nga emri i shqipes bind, i cili ka kuptimin \u00e7udi, mrekulli\u201d. Bindin si zot e cek edhe Faik Konica, p\u00ebr t\u00eb cilin shton: \u201cBesohet se Bindusi ishte per\u00ebndia e krojeve\u201d. I theksuam k\u00ebto mendime t\u00eb k\u00ebtyre autor\u00ebve p\u00ebr Bindin ilir, zot i krojeve, por, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr F. Konic\u00ebn, konkretisht p\u00ebr venlindjen e tij, po e v\u00ebj n\u00eb spikam\u00eb nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kujtoj me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb an\u00eb t\u00eb Epirit pellasd-ilir-shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjal\u00ebn e kemi p\u00ebr oronimin Pindi n\u00eb Epir dhe p\u00ebr fshatin af\u00ebr tij Konic\u00eb, vendlindjen e Faik Konic\u00ebs, q\u00eb, si duket, shkrimtari e mban k\u00ebt\u00eb patronim Konica si ktetik, p\u00ebr t\u00eb cilin lexojm\u00eb se: \u201cNj\u00eb anglez tjet\u00ebr H. S. Breilford jep nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb mikut t\u00eb tij \u2013 Faik Konic\u00ebn\u2026, i lindur n\u00eb fshatin e l\u00ebn\u00eb rr\u00ebz\u00eb Pindit, s\u00eb shpejti u b\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr miqt e mi m\u00eb t\u00eb kulturuar\u201d. Prandaj, shkrimtari dhe patrioti i devotsh\u00ebm Faik Konica e thekson Bindin ilir mbase n\u00eb baz\u00eb edhe t\u00eb tradit\u00ebs, q\u00eb kishte d\u00ebgjuar n\u00eb mbamendjen trash\u00ebgimis\u00eb popullore, ku ishte rritur af\u00ebr oronimit pellasdo-iliro-shqiptar Pindi. K\u00ebshtu, pra, p\u00ebr Bindin n\u00eb shqyrtim ka r\u00ebnd\u00ebsi oronimi Pindi, ku qendron i strukur me mija vjet emri i per\u00ebndis\u00eb pellasde-ilire t\u00eb uj\u00ebrave Bind, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn trajt\u00eb gjuh\u00ebsore Pind po i themi disa fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po e krahasojm\u00eb, sipas dijetar\u00ebve, per\u00ebndin\u00eb pellasde-ilire Bind me hyjnit\u00eb romake e greke. Studiuesit kroat\u00eb zotin ilir t\u00eb uj\u00ebrave Bind n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a tjet\u00ebr e paraqesin m\u00eb t\u00eb mo\u00e7\u00ebm se per\u00ebndin\u00eb romake t\u00eb uj\u00ebrave Neptun. K\u00ebshtu, P. Skoku b\u00ebn me dije se \u201cRomak\u00ebt i marrin zot\u00ebrat e njer\u00ebzve vendas (e ka fjal\u00ebn p\u00ebr zot\u00ebrat ilir\u00eb-R. D.), p. sh. flijuesi nga Privilice te Bihaqi. Hyjnia ilire Bindus \u00ebsht\u00eb barazuar me Neptunusin si Bindo Neptuno, pra zoti ilir Bind \u00ebsht\u00eb nj\u00ebjt\u00ebsuar me at\u00eb romak\u201d. Nj\u00eb barazim t\u00eb till\u00eb e b\u00ebn edhe studiuesi tjet\u00ebr kroat, D. R. Mio\u00e7eviq, i cili flet p\u00ebr \u201cflijuesit nga Privilice te Bihaqi, \u2026ku kulti i zotit t\u00eb Japod\u00ebve Bind interpretohet si barazim me Neptunin (Bindo \u2013 Neptuno)\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr antroponimet apo emrat e hyjnive t\u00eb uj\u00ebrave Bindi tek ilir\u00ebt, Neptuni te romak\u00ebt dhe Posejdoni te grek\u00ebt, edhe V. Zamarovskij e cek \u201cPOSEIDONIN (greq. Poseidon, lat. Neptuni), q\u00eb ishte sunduesi suprem i perandoris\u00eb s\u00eb madhe detare\u2026\u201d.Nga k\u00ebto fakte t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb pamohuara po shihet qart\u00eb se n\u00eb kontinuitet pellasdo-iliro-shqiptar\u00ebt e kan\u00eb pasur hyjnin\u00eb e tyre t\u00eb uj\u00ebrave, Bindin, romak\u00ebt Neptunin dhe grek\u00ebt Posejdonin, e, se cili ishte m\u00eb i mo\u00e7\u00ebm se shoqi, deri diku u pa nga mendimet e dijetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm\u00eb, se prin Bindi ilir apo pellasdo-ilir.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, sikur del se Bindi pellasd-ilir u trash\u00ebgua pa vet\u00ebdije, instiktivisht prej shum\u00eb popujve t\u00eb asimiluar, sidomos popujve t\u00eb asimiluar n\u00eb Siujdhes\u00ebn Ilire, kurse si i mir\u00ebfillt\u00eb u ruajt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb trevat ku jetonin dhe jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, u trash\u00ebgua nga gjeneratat shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasive n\u00eb onomastik\u00eb, si n\u00eb patronime, oikonime t\u00eb sotme n\u00eb Binxh\u00ebn e Klin\u00ebs, Bin\u00e7\u00ebn e Vitis\u00eb dhe n\u00eb oronimin Pindi t\u00eb Epirit n\u00eb Greqi. Secili prej k\u00ebtyre tri hyjnive t\u00eb lashta Bindi, Neptuni dhe Poseidoni t\u00eb tre popujve t\u00eb lasht\u00eb, si\u00e7 u pa, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Zoti ilir i ujit Bind me trajta gjuh\u00ebsore t\u00eb mund\u00ebshme Vin\u00e7, Vinc, Vind, Vid, Vit (?)<br>Mir\u00ebpo, ka r\u00ebnd\u00ebsi se Zoti ilir i ujit Bind shfaqet n\u00ebp\u00ebr motmote me trajta t\u00eb nduarnduarta t\u00eb mund\u00ebsh, si Vin\u00e7, Vinc, Vind, Vid, Vit(?), etj. K\u00ebshtu, Radivoje Peshiqi, kur flet p\u00ebr kultur\u00ebn dhe alfabetin e Vin\u00e7\u00ebs, cek nd\u00ebr t\u00eb tjera, se: \u201cPasardh\u00ebsit e Pellast\u00ebve, ose se ata jan\u00eb vet\u00eb pasardh\u00ebsit e fisit pellazgjik\u2026, dhe se dihet p\u00ebr prejardhjen e zhvillimin e shkrimit, si dhe t\u00eb numrave etrusk\u00eb, q\u00eb njihen si romak\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim tek Etrur\u00ebt n\u00eb territorin (zon\u00ebn) e kultur\u00ebs s\u00eb Vin\u00e7\u00ebs qysh n\u00eb mileniumin e IV p. e. s., edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera\u201d. U tha m\u00eb sip\u00ebr se R. Peshiqi e thekson zbulimin e Alfabetit t\u00eb Vin\u00e7\u00ebs edhe m\u00eb her\u00ebt se mijvje\u00e7ari IV p. e. s., n\u00eb vitin 7000-6000 p. e. s., porse nuk ka b\u00ebr\u00eb me dije se n\u00eb \u00e7far\u00eb forme fonetike ose morfologjike mund t\u00eb jet\u00eb shfaqur at\u00ebher\u00eb em\u00ebrtimi Vin\u00e7a. Kemi arsye t\u00eb mendojm\u00eb dhe ta identifikojm\u00eb em\u00ebrtimin e sot\u00ebm Vin\u00e7a te Danubi me oikonimin apo stacionin rrugor Vincaia af\u00ebr Beogradit, q\u00eb shfaqet n\u00eb nj\u00eb hart\u00eb \u201cIliriku n\u00eb shek. IV-VI\u201d. Se a kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebrtim ilir Vincaia dhe Bindimiola, sa i p\u00ebrket identifikimit, nuk mund t\u00eb themi asgj\u00eb prerazi, porse \u00ebsht\u00eb e munshme q\u00eb Bindi ilir t\u00eb jet\u00eb shtanguar n\u00ebp\u00ebr faza t\u00eb ndryshme kohore me trajta t\u00eb ndryshme. P\u00ebr barazimin e Bindit ilir me Vin\u00e7\u00ebn mij\u00ebvje\u00e7are af\u00ebr Beogradit flet edhe Ruzhdi Ushaku, si\u00e7 shkruan, se v\u00ebrehet \u201cgjuh\u00ebsisht dukuria e alternimit t\u00eb b-s\u00eb nistore me at\u00eb v\u2026N\u00eb refleksin Bin\u00e7\u00eb e Vin\u00e7\u00eb, ky i fundit si konkordanc\u00eb toponimike me at\u00eb Vin\u00e7a af\u00ebr Beogradit, q\u00eb si lokalitet e toponim na e kujton toponimin Vincea (duhet Vincaia \u2013 R. D., shih m\u00eb sip\u00ebr) af\u00ebr Singidinumit (sipas nj\u00eb harte t\u00eb Ilirikut Ballklanik nga shek. IV-VI), shohim burimin e prapashtes\u00ebs c, (i)\u00e7, (e)\u00e7 a (a)\u00e7, nga nj\u00eb trajt\u00eb paraprake e prapashtes\u00ebs latine te (Vin) \u2013 cea, ose (Vinin) \u2013 ac (ium)\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i takon k\u00ebtij citati t\u00eb R. Ushakut, po ndalem t\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cekura.<br>Fjala pellasde-ilire-shqipe da&gt;de&gt;dh\u00e9 (tok\u00eb) n\u00eb funksione onomastike (7)<br>Lidhur me shnd\u00ebrrimin e ballores b- n\u00eb v-: bind &gt; vin\u00e7 pajtohem plot\u00ebsisht. E, pos shembujve q\u00eb i merr R.Ushaku: Ulqini&gt;vicinium&gt; Buciinium; Ulpian\u00eb&gt;Beclano&gt;Veclanum etj., po i shtoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri edhe disa shembuj p\u00ebrforcues. D. R. Mio\u00e7eviqi e thekson fisin dhe vendin ilir t\u00eb liburn\u00ebve Begija (Vegija), p\u00ebr t\u00eb cilin b\u00ebn t\u00eb ditur: \u201cGrafija e nistores labijale shfaqet m\u00eb ndryshe te shkrimtar\u00ebt \u2026 Etnonimi Begi, duke pasur parasysh vler\u00ebn e bashk\u00ebtingllores ballore-labijali B, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptuar Vegi (Vegii), nd\u00ebrmjet dy fiseve liburne veriadriatike \u2013 Begija (Vegija) dhe Ortoplina\u201d. Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr p\u00ebrdorimin e B-s nistore te Bind edhe si Vind \u2013 Vint \u2013 Vin\u00e7 \u2013 Vinc flet ndoshta edhe mendimi i arkeologut shqiptar, Vangjel To\u00e7it, p\u00ebr emrin e etnonimit Venet, pas t\u00eb cilit: \u201c\u03b2\u03ad\u03bd\u03b5\u03c4\u03bf\u03c2 asht trajt\u00eb greke e emrit Venet\u2026\u201d. Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr shtrirjen e gjer\u00eb t\u00eb Venet\u00ebve flet nj\u00eb shkrim i R. Peshiqit, se \u201cVenet\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb jetuar n\u00eb pjes\u00ebt e gjera t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl\u2026dhe Venet\u00ebt pik\u00ebrisht nga Ballkani shkuan n\u00eb Luft\u00ebn e Troj\u00ebs dhe pas humbjes u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb. Dihet se vendbanimi i tyre ka qen\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Podunavl\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr lugin\u00ebn e Timokut dhe Morav\u00ebs deri te burimi i Vardarit qysh para Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs\u201d. Si shembull m\u00eb tipik p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e b-s\u00eb ballore n\u00eb v- \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtimi bizantin n\u00eb vizantija. Se ky em\u00ebrtim bizant me b- nistore \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lasht\u00eb se vizant flet prejardhja apo zanafilla e k\u00ebsaj fjale.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb bizant n\u00eb funksion oikonimi (vendbanimi) dhe p\u00ebr p\u00ebrhapjen e saj n\u00ebp\u00ebr mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb flet kujtoj ky mendim i gjuh\u00ebtarit bullgar Ivan Duridanovit: \u201cByz\u03acntion (Hdt., Thuk., Ptol. e t\u00eb tjer\u00eb), B y z a n t i u m (Liv., Amin., Marc. etj.) \u2013 qyteti Vizantion n\u00eb Bosfor (m\u00eb von\u00eb Konstantinopolis). N\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebtim fshehet burimi i emrit t\u00eb fisit me prapashtes\u00ebn \u2013antes dhe kuptimi i dhis\u00eb, baraz me avest. B\u016bza (cap \u2013 dhi) nga ie. *bh\u01d4g\u2019o-s, pers. e re buz (dhi, cap), baraz me irl. e mesme boce, kimr. bwch (cap) etj.\u201d. Sipas k\u00ebtij mendimi fjala bizant-bizantin \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb thrakase me prejardhje nga trak. buza \u201cdhi\u201d, dhe indoevr. *bh\u01d4g\u2019o-s, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb formuar qyteti paraantik Byzantium, e m\u00eb von\u00eb Vizantion, dhe po aty m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar Konstantinopoli apo Stambolli, dhe se s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb as gjuh\u00ebsisht e as kuptimisht me elementin grek, q\u00eb n\u00eb shkrime t\u00eb shum\u00eb studiuesve pothuajse pjesa m\u00eb e madhe e marrin gabimisht si element grek terminin bizant.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 po shihet, zanafilla e em\u00ebrtimit bizant \u00ebsht\u00eb me nistoren b-, porsi fjala bind, dhe m\u00eb von\u00eb, me ndikimin e administrat\u00ebs, mbase greke, u b\u00eb vizant. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndikim nga greqishtja t\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb b-s n\u00eb v-, madje jo vet\u00ebm te tingujt n\u00eb ball\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs po edhe n\u00eb brendi t\u00eb fjal\u00ebve, sikur flet edhe mendimi i Shaban Demirajt, i cili konstaton (n\u00eb sh\u00ebnim-fusnot\u00eb) q\u00eb: \u201cTingulli b prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb shqiptuar si v. Sipas Thumb-it: 1926, 14, n\u00eb Atik\u00eb kjo ka ndodhur n\u00eb shekullin I t\u00eb e. r. Sipas Schwyzer-it: 1959, I, 207 v. n\u00eb lakonishte, kretishte, elishte ky evolucion ka ndodhur \u201cqysh n\u00eb koh\u00ebn pararomake \u201d\u2026\u201d. Po k\u00ebshtu p\u00ebr p\u00ebrdorimin e disa onomave ose em\u00ebrtimeve t\u00eb nj\u00ebjta onomastike her\u00eb me b e her\u00eb me v i gjejm\u00eb edhe n\u00eb fjalorin e Gjuro Dani\u00e7iqit, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur e p\u00ebrhapur m\u00eb par\u00eb me b para periudh\u00ebs greke, e me v n\u00ebn ndikimin e kish\u00ebs bizantine, q\u00eb n\u00eb fillim nuk ishte e mir\u00ebfillt\u00eb as greke e as sllave, por e p\u00ebrdorte abecen\u00eb greke n\u00eb fillim e m\u00eb von\u00eb sllave, p. sh.: \u201cVarlaam\u044a, Barlaam: 1347-48. Nd\u00ebrmjet viteve 1389 dhe 1405 ishte nj\u00eb iguman i De\u00e7anit me emrin Varlam\u044a; Vartslomei, Bartholomesus; Vasiliev\u044a, Basilii: plak i pirgut Vasilieva n\u00eb Hilindar; Vretanija, Britannia; Gavriil\u044a, Gabriel\u2026\u201d.Nj\u00eb dukuri t\u00eb till\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb tingullit b n\u00eb v dhe anasjelltas e n\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme t\u00eb toponimeve e paraqet Petar Shimunoviqi, q\u00eb e cil\u00ebson si \u201cElement i huaj (romak) n\u00eb toponimin\u00eb e uj\u00ebdhes\u00ebs Bra\u00e7\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nga sa u tha m\u00eb sip\u00ebr, studiuesit pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dukuris\u00eb s\u00eb alternlimit t\u00eb b-s\u00eb n\u00eb v e cil\u00ebsojn\u00eb disa si greke e disa si romake, e, ka edhe q\u00eb e konsiderojn\u00eb si pararomake. Por, gjithsesi po konsiderohet ndikim i administrat\u00ebs s\u00eb huaj. Ky ndikim i shnd\u00ebrrimit t\u00eb fjal\u00ebs pellasde-ilire-shqipe bind n\u00eb vinc v\u00ebrehet edhe n\u00eb nj\u00eb patronim t\u00eb shqiptar\u00ebve Vinca n\u00eb katundin Velesht\u00eb t\u00eb Strug\u00ebs n\u00eb Maqedoni, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se edhe ky patronim e ka prejardhjen prej zotit ilir t\u00eb uj\u00ebrave Bind (Jan\u00eb dy profesor\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb nga katundi Velesht\u00eb i Strug\u00ebs, dr. Nuhi Vinca dhe dr. Agim Vinca). Mir\u00ebpo, i k\u00ebtij tipi i p\u00ebraf\u00ebrt me antroponimin apo emrin e hyjnis\u00eb ilire t\u00eb ujit Bind \u00ebsht\u00eb edhe emri i shkrimtarit arb\u00ebresh t\u00eb Italis\u00eb, Vin\u00e7enc Stratikoit. Po me k\u00ebt\u00eb patronim t\u00eb lasht\u00eb Vinca, e edhe si Vin\u00e7a e Vinda, ka p\u00ebrplot patronime n\u00eb Kroaci, prej t\u00eb cilave po i p\u00ebrmendim disa, p. sh.: \u201cVincan, Vince, Vincek, Vincekovi\u0107, Vincel, Vincen, Vincenc, Vinceti\u0107, Vinci, Vinci\u0107; Vin\u010d, Vin\u010dak, Vin\u010dec, Vin\u010dek, Vin\u010deti\u0107, Vin\u010di\u0107; Vind, Vinda\u010di\u0107, Vindakijevi\u0107, Vindes, Vindi\u0107, Vindir, Vindis, Vindus, etj.\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 shihet nga t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb b-s\u00eb n\u00eb v- te fjala bind &gt; vind (vinc, vin\u00e7 etj.) p\u00ebr zotin pellasd-ilir t\u00eb uj\u00ebrave, te shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb ruajtur trajta gjuh\u00ebsore m\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb dy oikonimet topike (emrat e fshatrave) t\u00eb sotme t\u00eb Kosov\u00ebs Bin\u00e7\u00eb t\u00eb Vitis\u00eb (Anamorav\u00eb) dhe Binxh\u00eb t\u00eb Klin\u00ebs (Dukagjin), si dhe t\u00eb patronimit Binxhiu (Sefedin Binxhiu) n\u00eb Gjakov\u00eb, e sidomos edhe mikrotoponimi Binxh, krua ( Bind\u017ea, izvor) te serb\u00ebt raj\u00eb n\u00eb Mojstir t\u00eb Istogut. Mendoj se nj\u00eb hyjni ilire Bind mund t\u00eb k\u00ebrkohet edhe tek oikonimi Pidiq n\u00eb Anamorav\u00eb (Gjilan).<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjashm\u00ebrin\u00eb apo afrin\u00eb e oikonimit Pidiq me oronimin Pind n\u00eb Epir, sidomos sa i p\u00ebrket lasht\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre em\u00ebrtimeve, si dhe z\u00ebvend\u00ebsimit ose alt\u00ebrnlimit t\u00eb ballores B- n\u00eb P- n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, sikur flet edhe mendimi i R. Ushakut, i cili emrin e hyut Bind e afron me oronimin Pind (gr. Pindos) n\u00eb Epir dhe me hidronimin Barbana, sot Buna n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Dhe, sa i p\u00ebrket t\u00ebrheqjes s\u00eb paralel\u00ebs s\u00eb mundshme fonologjike t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Banna me Bindin ilir, q\u00eb e b\u00ebn R. Ushaku, sikur e p\u00ebrforcon mendimi i Risto Radunoviqit, pas t\u00eb cilit \u201cBoyan \u00ebsht\u00eb emri i lumit n\u00eb hart\u00ebn e Ptolemeut t\u00eb Irland\u00ebs antike\u201d. P\u00ebr nj\u00eb trajt\u00eb m\u00eb t\u00eb mo\u00e7me dhe shtrirje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb hapsinore t\u00eb Bindit pellasd-ilir-shqiptar flet edhe vler\u00ebsimi i Naser Ferrit, p. sh.: \u201cN\u00eb vedat e besimeve hindu nd\u00ebrkaq fjala bindu e ka kuptimin e Diellit. Hyjnesha e lasht\u00eb kelte e ujit Boand kishte elemente t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Bindin ilir: zjarrin, diellin dhe drit\u00ebn nga uji. Besohej se pas vdekjes, Boand u shnd\u00ebrrua n\u00eb lumin m\u00eb t\u00eb madh irlandez Boand (Boyne)\u201d. Edhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pranin\u00eb e form\u00ebs gjuh\u00ebsore fonetike bindu n\u00eb vedat hindu, n\u00eb lumin m\u00eb t\u00eb madh irlandez Boand (Boyne), dhe n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb kompozit\u00ebs Barbanna si Banna n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrgjithsisht n\u00eb trollin pellasd-ilir-shqiptar e p\u00ebrforcojn\u00eb prejardhjen e disa prej k\u00ebtyre onomave n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi, pra, p\u00ebr prejardhjen e k\u00ebtyre trajtave nga gjuha pellasde-ilire-shqipe bind.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr fshatin Bin\u00e7\u00eb t\u00eb Vitis\u00eb, mbase duhet krahasuar edhe oikonimin Bin\u00e7\u00eb me emrin e qytez\u00ebs Viti, nj\u00eb dukuri e mundshme nga: Bind&gt;Vind&gt;Vid&gt;Vit, pra, me shnd\u00ebrrimin e fillestar\u00ebs B- n\u00eb V-, duke r\u00ebn\u00eb -n-ja e rr\u00ebnj\u00ebs dhe duke u shurdhuar \u2013d-ja fundore. Sa i p\u00ebrket rr\u00ebnjorit vit-, oikonimi Viti p\u00ebrkon me oikonimet Vitak (Drenic\u00eb), Vitakov\u00eb (Zubin Potok) dhe Vitanoviq (Albanik-Leposaviq). E, nuk duhet l\u00ebn\u00eb pa krahasuar me zotin Bind t\u00eb uj\u00ebrave tek ilir\u00ebt edhe oikonimet e Kosov\u00ebs Videj\u00eb i komuna s\u00eb Klin\u00ebs dhe Vidishiq e Vidimiriq t\u00eb an\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs. K\u00ebshtu, k\u00ebto trajta t\u00eb mund\u00ebshme t\u00eb ngulitura n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb n\u00eb oikonimet e mundshme t\u00eb Kosov\u00ebs: Binxh\u00eb, Bin\u00e7\u00eb, Videj\u00eb, Vidishiq, Vidimiriq, Viti, Vitak, Vitakov\u00eb, Vitanoviq sikur d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e shpesht\u00eb n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb per\u00ebndis\u00eb pellasde-ilire-shqiptare Bind, pra, me trajta t\u00eb nduarnduarta dhe n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe pasive u rr\u00ebnjos n\u00eb onoma t\u00eb tilla. Dhe, si d\u00ebshmi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e patronimeve me baz\u00ebn vid- dhe vit-, sidomos n\u00eb Siujdhes\u00ebn Ilire (Ballkanike) flasin patronimet e kroat\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb me qind\u00ebra, prej t\u00eb cilave po i thksoj k\u00ebto: \u201cVid, Vida, Vida\u010di\u0107, Vidaich, Vidaj\u010d, Vidak, Vidak-Ukas, Vidaki\u0107, Vidal, Vidan, Vidati\u0107, Videc, Videk, Vidi\u0107, Vido, Vidos, Vidovi\u0107, Vidu\u0161; Vit, Vitai\u0107, Vitale, Vitas, Vitasek, Vitali\u0107, Vite, Vitek, Vitelj, Vites, Viti\u0107, Viti, Vitman, Vito etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Po t\u2019i krahasojm\u00eb fonemat e fjal\u00ebs bind, si kompozit\u00eb e errt\u00eb nga bij mbij, n\u00eb vet\u00ebn e tret\u00eb nj\u00ebj\u00ebs bin (bin ose del uji apo bima prej dheut) dhe \u2013d p\u00ebr dh\u00e9, -i-ja dhe \u2013n-ja t\u00eb rr\u00ebnj\u00ebs dalin m\u00eb t\u00eb qendrueshme, m\u00eb stabile n\u00ebp\u00ebr mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb.<br>N\u00eb qoft\u00eb se i kemi parasysh fjal\u00ebt e shqyrtura m\u00eb sip\u00ebr: \u0394\u03b1 (te mbishkrimi i mo\u00e7\u00ebm Adal eme); Adam \u201cnjeri prej dheut\u201d; Damater \u201cDhe mot\u00ebr \u2013 Dhe n\u00ebn\u00eb\u201d, kemi arsye q\u00eb te k\u00ebto fjal\u00eb me rr\u00ebnjorin Da- t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb fjal\u00ebn e protoshqipes, e cila p\u00ebrmes dukuris\u00eb gjuh\u00ebsore t\u00eb metafonis\u00eb a&gt;e dha fjal\u00ebt: dh\u00e9, Adem e Demet\u00ebr-Dhemet\u00ebr, q\u00eb si fjal\u00eb e till\u00eb hyri n\u00eb p\u00ebrdorim si fjal\u00eb e shum\u00ebsit t\u00eb singularizuar (pluralja tantum) dh\u00e9. Pik\u00ebrisht trajtat e lashta t\u00eb fundores -d (-de, -xh, -c, -\u00e7, -t etj.) v\u00ebrehen tek emri i hyjnis\u00eb ilire Bind \u2013 Bindho (ky i dyti edhe si matronim), q\u00eb i v\u00ebshtrojn\u00eb studiuesit kroat\u00eb D. R. Mio\u00e7eviqi dhe P. Skoku. K\u00ebt\u00eb em\u00ebr hyjnie ilire Bind e jepin edhe me prapashtes\u00ebn latine \u2013us, p. sh.: \u201cBindus-Neptunus, Bindus em\u00ebr ilir \u00ebsht\u00eb barazuar me Neptunus, em\u00ebr romak\u201d. Fjala e protoshqipes de p\u00ebr dh\u00e9 ka gjas\u00eb se qendron n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb onomave kompozitore ilire n\u00eb trajt\u00ebn Vinde n\u00eb vend t\u00eb Binde, q\u00eb i gjejm\u00eb n\u00eb librin \u201cIlir\u00ebt dhe Iliria te autor\u00ebt antik\u00eb\u201d: \u201cVindelik\u00ebt, vendelik\u00ebt, banor\u00ebt e Vindelikis\u00eb; Vindelika, krahin\u00eb; Vindenis, Vindinis, stacion rrugor\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjala pellasde-ilire-shqipe da&gt;de&gt;dh\u00e9 (tok\u00eb) n\u00eb funksione onomastike (8)<br>Edhe te fjalia apo kryefjala e fjalis\u00eb, q\u00eb e formulon R. Ushaku: \u201cDea e romak\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr nuk ka si kuptohet ndryshe por si Zoti i dheut, Zoti i tok\u00ebs\u2026\u201d, nuk mund t\u00eb pajtohemi se Dea \u00ebsht\u00eb e romak\u00ebve, por m\u00eb par\u00eb q\u00eb Dea \u00ebsht\u00eb pellasde-ilire-shqipare, q\u00eb njihet edhe me em\u00ebrtimin Dea dardane, dhe k\u00ebshtu te Dea, pra, kemi fjal\u00ebn e tejlasht\u00eb dh\u00e9, si\u00e7 u tha edhe m\u00eb lart\u00eb, sidomos n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pellasdologut Spiro N. Konda, q\u00eb e citon J. Buxhovi. K\u00ebshtu, fjala dh\u00e9 si \u2013d (-de) e p\u00ebrngjitur para mija vjet\u00ebsh n\u00eb emrin e hyjnis\u00eb pellasde-ilire-shqipare Bind me koh\u00eb e humbi kuptimin e mir\u00ebfillt\u00eb, por n\u00ebp\u00ebr faza kohore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar apo p\u00ebrs\u00ebritur me fjal\u00eb t\u00eb plota sinonimike apo tautologjike e dheut, e tok\u00ebs dhe e bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbaresa \u2013a tek onomat diakronike dhe sinkronike Binda Binxha mund ta ket\u00eb zanafill\u00ebn nga nj\u00eb \u2013o pellasde ose ilire. Po themi k\u00ebshtu sepse si antroponim ilir apo em\u00ebr hyjnie ilire me Bindo, me \u2013o-n\u00eb fundore, e p\u00ebrmendin studiuesit kroat\u00eb, P. Skoku e D. R. Mio\u00e7eviqi. P. Skoku b\u00ebn t\u00eb ditur p\u00ebr trajt\u00ebn Bindo Neptuno. Nd\u00ebrsa, D. R. Mio\u00e7eviqi, jo vet\u00ebm q\u00eb e p\u00ebrmend antroponimin Bindo te fiset ilire me mbares\u00ebn \u2013o: Bindo Neptuno, Bindho, pra, e thekson edhe nj\u00eb matronim ilir, shton se jan\u00eb \u201cEmra teoforik\u00eb\u2026Krahaso m\u00eb tej edhe emrin norik t\u00eb fem\u00ebr\u00ebs Bindho me emrin e njohur t\u00eb zotit japod Bind (Bindus-Neptunus)\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Matronimi ilir Bindho, si m\u00eb arkaik antik n\u00eb krahasim me antroponimin ilir Bind, ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb. S\u00eb pari, se shkrimi fundor me -dho sikur d\u00ebshmon m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr etimologjin\u00eb nga dh\u00e9, s\u00eb cil\u00ebs trajt\u00eb i ka paraprir\u00eb trajta -dho e m\u00eb von\u00eb dh\u00e1 e sot dh\u00e9. S\u00eb dyti, p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e \u2013o-s pellasde ose ilire n\u00eb shqipe n\u00eb a, qoft\u00eb n\u00eb fund apo n\u00eb mes t\u00eb fjal\u00ebs kan\u00eb folur shum\u00eb dijetar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb edhe E. \u00c7abej, N. Jokli, H. Bariqi etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tem\u00eb nga projekti \u201c\u201dRuaj dhe zhvillo identitetin komb\u00ebtar duke shkruar, lexuar dhe folur shqip\u2019\u2019 \u2013 &nbsp;Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptareve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2021\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala shqipe dh\u00e9 mbase qendron n\u00eb emrin e per\u00ebndis\u00eb ilire t\u00eb ujit Bind Shkruan: PROF. dr. REXHEP DO\u00c7I, onomasticient Gjas\u00ebt jan\u00eb se fjala shqipe dh\u00e9 qendron me trajt\u00ebn e shkurtuar \u2013d (de-dh\u00e9) n\u00eb emrin e hyjnis\u00eb ilire t\u00eb ujit Bind, po mbase edhe n\u00eb fjal\u00ebt e shqipes bindje si em\u00ebr dhe bindem si folje. Po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1539,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30767","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30767"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30767\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30768,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30767\/revisions\/30768"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1539"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}