{"id":30721,"date":"2022-01-11T16:13:00","date_gmt":"2022-01-11T15:13:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30721"},"modified":"2022-01-11T19:45:01","modified_gmt":"2022-01-11T18:45:01","slug":"luigj-cekaj-dhe-libri-i-tij-i-dhimbjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30721","title":{"rendered":"LUIGJ \u00c7EKAJ DHE LIBRI I TIJ I DHIMBJES"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>\u201cUn\u00eb vij nga Shkodra\u201d (N\u00eb 1-vjetorin e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb (SHSHSHA) organizoi takim letrar p\u00ebr vepr\u00ebn e Poetit dhe shkrimtarir Luigj \u00c7ekaj, (Postmortem), me rastin e 1-vjetorit t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim. Takimi u mbajt me 9 Janar, 2022, n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza, pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, n\u00eb Hartsdale t\u00eb Nju Jorkut. Sipas Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb, takimi n\u00eb kujtim t\u00eb ndjerit Luigj \u00c7ekaj, mbahet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nism\u00ebs s\u00eb Shoqat\u00ebs p\u00ebr, si\u00e7 thuhet, \u201cdinamizimin e veprimtarive me q\u00ebllim t\u00eb afirmimit t\u00eb vlerave letrare t\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb punojn\u00eb dhe krijojn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u201d&nbsp; Nd\u00ebr fol\u00ebsit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, i ftuar nga (SHSHSHA) t\u00eb fliste p\u00ebr vlerat personale dhe artistike t\u00eb poetit\/shkrimtarit Luigj \u00c7ekaj, ishte edhe autori i k\u00ebtij shkrimi &#8212; bashkvendas i tij me origjin\u00eb nga Shkreli i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe &#8212; i cili, e kujtoi poetin me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet e rastit\u2026&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte, pik\u00ebrisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb 9 Janarit, 2021, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, ku u celebrua mesha p\u00ebr shpirt t\u00eb dashurit ton\u00eb, kolegut dhe mikut t\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb njohur at\u00eb gjat\u00eb viteve e dekadave &#8212; t\u00eb ndjerit poet e shkrimtar, Luigj \u00c7ekaj. &nbsp;Me t\u00eb ardhur n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb 1990-ave, Luigj \u00c7ekaj, si edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb para dhe pas tij, ishte i lidhur me k\u00ebt\u00eb q\u00ebnd\u00ebr, me k\u00ebt\u00eb kish\u00eb, jo vet\u00ebm si antar dhe besimtar q\u00eb frekventonte cermonit\u00eb fetare, por edhe si shkrimtar e poet dhe p\u00ebr disa vite si redaktor i organit t\u00eb Lidhjes Katolike Shqiptaro- Amerikane, revist\u00ebs \u201cJeta Katolike Shqiptare\u201d. &nbsp;Me k\u00ebt\u00eb rast, me mall kujtoj fillimet e mia gazetareske me k\u00ebt\u00eb revist\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Mons. Dr. Zef Oroshit, n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave. &nbsp;Duket se, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, revista e \u201cJeta Katolike Shqiptare\u201d, \u00ebsht\u00eb drejtuar nga p\u00ebrfaqsues t\u00eb fisit t\u00eb Shkrelit, p\u00ebrfshir Mark Koliqi Shkreli, i cili p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tashti vazhdon si kryeredaktor i saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Para do kohe kam shkruar nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Luigj \u00c7ekaj, k\u00ebshtuq\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u00eb zgjatem \u2013 duke mos dashur t\u00eb testoj as durimin tuaj &#8212; jo se nuk e meriton Luigj \u00c7ekaj &#8212; por dua q\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb flasin p\u00ebr Luigjin, sidomos p\u00ebr vlerat poetike t\u00eb tij, nj\u00eb fush\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb jam i mang\u00ebt.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><br>Luigj \u00c7ekaj me origjin\u00eb ishte nga Shkreli i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb mbi-Shkodr\u00ebs nga fshati Bzhet\u00eb, nga rrjedh\u00eb edhe familja ime. \u201cN\u00eb Shkrel, te sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb mi\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr poezit\u00eb e Luigjit, dedikuar vendlindjes. Atje ku, \u201cTe muri, n\u00eb vend t\u00eb lahut\u00ebs, bim\u00eb vjerr\u00ebse varen. Atje ku piqej buka, tani zogu ndjen uri.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kur Luigji ka qen\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 3 vje\u00e7are, n\u00eb vitin 1953, babai i tij Kol\u00eb \u00c7ekaj, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar d\u00ebnimit t\u00eb sigurt me vdekje nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, ishte arratisur n\u00eb Jugosllavi, ku ka q\u00ebndruar p\u00ebr disa vite. &nbsp;P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes time n\u00eb fshatin Amull. Me Luigjin ishim moshatar. &nbsp;M\u00eb kujtohet kur babai i Luigjit, Kol\u00eb Gjoka, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte duke shprehur mallin p\u00ebr djalin e tij Luigjin, nd\u00ebrsa m\u00eb thoshte \u201ce kam len\u00eb nj\u00eb djal sa ti n\u00eb Shqip\u00ebri, e m\u00eb ka marr\u00eb malli shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u201d. &nbsp;Sidoqoft\u00eb, i ati i Luigjit, eventualisht, vendoset n\u00eb Amerik\u00eb, nd\u00ebrsa Luigj i vog\u00ebl, n\u00eb mosh\u00ebn 2-3 vje\u00e7are njolloset nga regjimi komunist shqiptar me etiketimin absurd t\u00eb nj\u00eb t\u00eb prekuri politik. Vet Luigji, me n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn do t\u00eb jetonin n\u00ebn tmerin e persekutimit, burgosjes dhe diskriminimit nga diktatura komuniste. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><br>Luigji, gjithmon\u00eb e ka pasur pasion letersin\u00eb, por mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb botuar ju dha vet\u00ebm pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. &nbsp;Fillimisht, (1991-1993) ai ka kontribuar si redaktor i poezis\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn e pavaruar \u201cBesa\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr. Pastaj, ai si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, do t\u00eb vinte k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork si emigrant politik, duke realizuar, \u201cEnd\u00ebrr\u00ebn q\u00eb u zgjat sa jeta&#8230;nga Shqip\u00ebria n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb kishte zgjatur rrug\u00ebtimi rreth 40 vjet, pa nd\u00ebrprerje\u2026\u201d, ka shkruar Luigji n\u00eb librin e tij, \u2018Un\u00eb vij nga Shkodra\u2019, atje, \u201cku kam provuar thik\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb klasave\u201d, n\u00eb brinj\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vendoset n\u00eb Bronx t\u00eb Nju Jorkut, ku duke filluar nga 1994 gj\u00ebndet pran\u00eb dhe bashkpunon me mediat e diaspor\u00ebs, nd\u00ebrsa ishte i angazhuar edhe me pun\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb familjen. M\u00eb von\u00eb i bashkohet revist\u00ebs, \u201cJeta Katolike\u201d, organ i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Hartsdale, Nju Jork.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij aktiviteti Luigji ka botuar disa vepra me poezi, por edhe librin me proz\u00eb, \u201cUn\u00eb vij nga Shkodra\u201d, nga ku ka p\u00ebrmbledhur mbresat dhe kujtimet e tij nga jeta dhe takimet e shumta n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Amerik\u00eb &#8212; p\u00ebrfshir nj\u00eb num\u00ebr personalitetesh si Dom Pjet\u00ebr Popaj, Dr. Rexhep Krasniqi, Profesor Peter Prifti, Dr Agim Lek\u00ebn, Z. Tonin Mirakaj, e t\u00eb tjer\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb kishte takuar n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrdit\u00ebshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Titulli i librit, \u201cUn\u00eb vij nga Shkodra\u201d, mund t\u00eb p\u00ebrcjell iden\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr kushtuar vet autorit, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, kryesisht, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, kushtuar personave dhe personaliteteve me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb takuar gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ose me t\u00eb cil\u00ebt kishte punuar, p\u00ebrpara dhe pas shp\u00ebrnguljes s\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00eb. Ndon\u00ebse jetoi n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr tre dekada dhe megjith\u00ebse u largua nga Shkodra, \u201cI pezmatuar\u201d, sipas fjal\u00ebve t\u00eb tij &#8212; Luigji nuk harroi kurr\u00eb se nga vinte.<\/p>\n\n\n\n<p>Thuhej dikur p\u00ebr Luigj Gurakuqin se, \u201cKu ish Luigji, ish p\u00ebrfaq\u00ebsue Shkodra\u201d. &nbsp;Edhe p\u00ebr Luigjin ton\u00eb mund t\u00eb thuhet se ku ishte Luigj \u00c7ekaj, ai aty p\u00ebrfaq\u00ebsonte dhe mbronte Shkodr\u00ebn. Megjith\u00eb vuajtjet e tija dhe t\u00eb familjes, ai ishte krenar p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, atje ku kishte kujtimet e tija.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cShqip\u00ebri, asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb ve\u00e7 n\u00ebn\u00ebs,<br>Nuk kam dashur m\u00eb shum\u00eb se ty.\u201d, shprehet ai.<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebrtet\u00eb, i till\u00eb ishte poeti e shkrimtari Luigj \u00c7ekaj, kurr\u00eb nuk nuk e humbi dashurin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb &#8212; nuk ankohej p\u00ebr vuajtjet dhe kalvarin e gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin kishte kaluar ai dhe familja e tij n\u00ebn regjimin diktatorial t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. As nuk qahej p\u00ebr ndonj\u00eb dhembje shpirt\u00ebrore ose sh\u00ebndet\u00ebsore, as p\u00ebr s\u00ebmundjen q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund i mori jet\u00ebn para kohe, n\u00eb mosh\u00ebn 70-vje\u00e7are, n\u00eb Nju Jork.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><br>N\u00eb Nju Jork, Luigj \u00c7ekaj \u00ebsht\u00eb shquar dhe vler\u00ebsuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por n\u00eb ve\u00e7anti, nga komuniteti i intelektual\u00ebve shqiptaro-amerikan\u00eb, si nj\u00eb kontribues i vyer ndaj kultur\u00ebs shqiptare k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Luigj \u00c7ekaj simpatizohej nga t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim, me t\u00eb cil\u00ebt ai vinte n\u00eb kontakt: respektohej p\u00ebr sjelljet e tija prej nj\u00eb zot\u00ebrije t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr fisnik\u00ebrin\u00eb e natyr\u00ebs s\u00eb tij prej mal\u00ebsori, si dhe p\u00ebr njer\u00ebzin\u00eb dhe \u00e7ilt\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrzem\u00ebrt, duke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb miq k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, shqiptaro-amerikan\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, por edhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vini re fol\u00ebsit sot k\u00ebtu, t\u00eb renditur n\u00eb programin e kujtes\u00ebs p\u00ebr Luigj \u00c7ekajn, por edhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb sall\u00eb &#8212; p\u00ebrfaqsues nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, duke filluar nga Presheva, &nbsp;Kosova, Mal\u00ebsia e Madhe e deri n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Luigji ishte n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim krahine, feje, ose profesioni. Prandaj edhe respektohej dhe nderohej nga t\u00eb gjith\u00eb, sepse ashtu i trajtonte t\u00eb gjith\u00eb: me respektin dhe me nderimin q\u00eb meritonin njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt punonte e bashkpunonte. Veti t\u00eb rralla k\u00ebto, por jo t\u00eb pa d\u00ebgjuara p\u00ebr bashkvendas tan\u00eb, t\u00eb atyre an\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Luigji fliste dhe shkruante p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. &nbsp;Shkrimet e tija dallohen p\u00ebr dashurin\u00eb dhe p\u00ebr respektin e tij p\u00ebr njeriun, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, por edhe n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje, p\u00ebr ata q\u00eb e kishin ndihmuar, sidomos, n\u00eb fillim kur, si t\u00eb gjith\u00eb ne, edhe ai ishte p\u00ebrballur me v\u00ebshtirsit\u00eb e adaptimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Me proz\u00eb dhe me poezi dedikuar t\u00eb tjer\u00ebve, ai i ngrit\u00eb shqiptar\u00ebt por edhe t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb ai ka takua gjat\u00eb jet\u00ebs, sidomos ata q\u00eb ka njohur dhe me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb takuar k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, por q\u00eb kan\u00eb len\u00eb mbresa t\u00eb forta njer\u00ebzore dhe atdhetare tek poeti \u00c7ekaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke lexuar librin, \u201cUn\u00eb vij nga Shkodra\u201d, t\u00eb Luigj \u00c7ekaj, njeriu pyet veten, sa shum\u00eb shok\u00eb paska pasur.&nbsp; Fjala e urt\u00eb, \u201cTrimi i mir\u00eb me shum\u00eb shok\u00eb\u201d, i p\u00ebrshtatet shum\u00eb Luigjit.<\/p>\n\n\n\n<p>Lajmi, nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, se Luigji ishte ndar\u00eb prej nesh, p\u00ebrgjithmon\u00eb, erdhi n\u00eb kulmin e p\u00ebrhapjes s\u00eb mjeruar t\u00eb COVID-19.&nbsp; Munges\u00ebn e tij nuk e ndjejm\u00eb hi\u00e7 m\u00eb pak sot se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Shkuarja e parakoh\u00ebshme n\u00eb amshim e poetit dhe shkrimtarit, Luigj \u00c7ekaj, mjeroi familjen e vet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb af\u00ebrmit e tij, por varf\u00ebroi edhe shum\u00eb dashamir\u00ebs t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb Nju Jork ka humbur nj\u00eb aktivist dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb paprituesh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bota e jon\u00eb shqiptare k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, mbeti pa nj\u00eb organizator dhe frym\u00ebzues aktivitetesh, n\u00eb favor t\u00eb lart\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar, ku t\u00eb gjith\u00eb gjet\u00ebm strehim dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ushtruar dhe zhvilluar talentet tona q\u00eb na ka fal\u00eb Per\u00ebndia.<\/p>\n\n\n\n<p>Me jet\u00ebn plot vuajtje t\u00eb r\u00ebnda dhe me veprat e tija t\u00eb vler\u00ebsuara nga intelektual\u00ebt e dalluar shqiptaro-amerikan\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunoi ngusht pas vendosjes s\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00eb, Luigj \u00c7ekaj si njeri, si poet e shkrimtar, nderoi veten dhe familjen e tij t\u00eb ngusht\u00eb, fisin e origjin\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb. &nbsp;Shkodra dhe Shkreli jan\u00eb krenar\u00eb me \u2018t\u00eb, nd\u00ebrsa komuniteti shqiptaro-amerikan \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb vyer q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr vitet sa jetoi dhe punoi n\u00eb gjirin e komunitetit ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Me jet\u00ebn dhe veprimarin\u00eb e Luigjit, \u00ebsht\u00eb krenare, sidomos, familja e ngusht\u00eb e Luigjit, bashkshortja Violeta dhe f\u00ebmijt e tyre, ashtu si edhe rrethi m\u00eb i gjer\u00eb familjar. Por, jemi krenar\u00eb edhe ne q\u00eb kemi pasur fatin ta njohim, sado pak, Luigjin dhe familjen.&nbsp; Jemi krenar\u00eb p\u00ebr t\u00eb &#8212; se megjith\u00eb travaj\u00ebt, mundimet dhe sakrificat e tija edhe t\u00eb familjes s\u00eb tij n\u00ebn regjimin diktatorial \u00e7njer\u00ebzor komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Luigj \u00c7ekaj nuk humbi asnj\u00ebher\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe Shkrelin, as nuk nd\u00ebrpreu kurr\u00eb veprimtarin\u00eb e tij p\u00ebr forcimin dhe lart\u00ebsimin e vlerave t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb mal\u00ebsorit, t\u00eb shqiptarit dhe t\u00eb Atdheut \u2013Shqip\u00ebri!<\/p>\n\n\n\n<p>Me ndiesi miq\u00ebsije v\u00ebllaz\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb dhe familjen e tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 1-vjetor t\u00eb ndarjes s\u00eb tij prej nesh &#8212; Luigji past\u00eb drit\u00eb n\u00eb amshim! Familjes s\u00eb ngusht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, dashamir\u00ebsve, miq\u00ebve dhe koleg\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb shumt\u00eb u dhasht\u00eb Zoti forc\u00eb.&nbsp; I p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi i tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cUn\u00eb vij nga Shkodra\u201d (N\u00eb 1-vjetorin e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim) Nga Frank Shkreli Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb (SHSHSHA) organizoi takim letrar p\u00ebr vepr\u00ebn e Poetit dhe shkrimtarir Luigj \u00c7ekaj, (Postmortem), me rastin e 1-vjetorit t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim. Takimi u mbajt me 9 Janar, 2022, n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza, pran\u00eb Kish\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-30721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30721"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30722,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30721\/revisions\/30722"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}