{"id":3072,"date":"2015-04-22T13:19:14","date_gmt":"2015-04-22T11:19:14","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3072"},"modified":"2015-04-22T13:20:15","modified_gmt":"2015-04-22T11:20:15","slug":"pinjolli-i-nje-familjeje-refugjatesh-per-president-te-shteteve-te-bashkuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3072","title":{"rendered":"PINJOLLI I NJ\u00cb FAMILJEJE REFUGJAT\u00cbSH P\u00cbR PRESIDENT T\u00cb SHTETEVE T\u00cb BASHKUARA?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Rubio-mark.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-3074 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Rubio-mark-300x200.jpg\" alt=\"Rubio-mark\" width=\"300\" height=\"200\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Senatori i Partis\u00eb Republikane nga shteti Florida dhe bir i nj\u00eb familjeje imigrant\u00ebsh t\u00eb arratisur nga Kuba, Marc Rubio shpalli kandidatur\u00ebn e tij p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky njoftim nuk ishte krejtsisht i papritur pasi e ardhmja politike e k\u00ebtij senatori konservator\u00a0 n\u00eb mosh t\u00eb re, ishte b\u00ebr\u00eb burim spekulimesh n\u00eb qarqet politike dhe n\u00eb median amerikane gjat\u00eb dy tre viteve t\u00eb fundit, gj\u00eb q\u00eb ia ka ngritur edhe m\u00eb shum\u00eb profilin e tij si kandidat i Partis\u00eb Republikane p\u00ebr president n\u00eb zgjedhjet e vitit q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>Senatori Rubio e njoftoi kandidatur\u00ebn e tij p\u00ebr president duke th\u00ebn\u00eb se ai mund t\u00eb jet\u00eb udh\u00ebheqsi i ri, si\u00e7 e cil\u00ebsoi ai, i nj\u00eb &#8220;Shekulli t\u00eb ri Amerikan&#8221;, n\u00ebqoftse zgjidhet president vitin q\u00eb vjen.\u00a0\u00a0 Ai tha se beson q\u00eb shekulli 21 ka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb Ahekulli amerikan (ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb shekulli i 20-t\u00eb) duke theksuar se ai \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb mund t&#8217;a udh\u00ebheq vendin drejt\u00eb atij q\u00ebllimi.<\/p>\n<p>Senatori i shtetit Florida, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike njoftoi kandidatur\u00ebn e tij p\u00ebr president\u00a0 nga nd\u00ebrtesa e quajtur \u201cKulla e Liris\u00eb\u201d t\u00eb qytetit Miami, ku gjat\u00eb viteve t\u00eb 1960-ave dhe 1970-ave aty regjistroheshin imigrant\u00ebt kuban\u00eb t\u00eb arratisur nga Kuba komuniste, p\u00ebr arsyen se sepse sipas tij, kjo nd\u00ebrtes\u00eb \u00ebsht\u00eb, &#8220;simbol i identititetit ton\u00eb si vendi i mund\u00ebsive&#8221;, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0\u00a0 Senatori Rubio foli p\u00ebr fatin e dhjet\u00ebra mij\u00ebra refugjat\u00ebve kuban\u00eb q\u00eb jan\u00eb arratisur nga Kuba e Fidel Castros, ashtu si\u00e7 kihste ndodhur me familjen e tij, p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re n\u00eb Amerik\u00eb. &#8220;P\u00ebrvoja e tyre&#8221; tha ai, &#8220;\u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tregimi m\u00eb t\u00eb madh, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e asaj q\u00eb quhet\u00a0 mrekullia amerikane.\u00a0 Tregon\u201d shtoi ai, \u201cse si\u00a0 &#8212; t\u00eb bashkuar me besimin n\u00eb t\u00eb drejtat q\u00eb u ka fal\u00eb Per\u00ebndia p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb gjitha \u00ebnd\u00ebrrat, q\u00eb puna dhe talentet e tyre ua b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur &#8212; nj\u00eb grumbull njerzish, imigrant\u00ebsh,\u00a0 refugjat\u00ebsh dhe ish skll\u00ebv\u00ebrish, nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb popull dhe s\u00eb bashku t\u00eb krijojn\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kombin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb q\u00eb ka njohur ndonj\u00eb her\u00eb bota.&#8221;<\/p>\n<p>Duke folur nga p\u00ebrvoja e tij si pjes\u00ebtar i nj\u00eb familjeje refugjat\u00ebsh, nd\u00ebrsa njoftoi kandidaur\u00ebn e tij p\u00ebr president t\u00eb Amerik\u00ebs, ai tha se, &#8220;Shumica e njerz\u00ebve n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb viktima t\u00eb rrethanave t\u00eb vendit ku kan\u00eb lindur, t\u00eb destinuar t\u00eb jetojn\u00eb si\u00e7 kishin jetuar prind\u00ebrit e tyre.\u00a0 Por, Amerika, shtoi ai, \u00ebsht\u00eb ndryshe. &#8220;K\u00ebtu, ne jemi f\u00ebmij\u00eb, nipa dhe mbesa t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb refuzuar t\u00eb pranonin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb till\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb, tha Senatori republikan, ishin edhe prind\u00ebrit e tij q\u00eb rrjedhin nga familje t\u00eb varf\u00ebra kubane, por t\u00eb t\u00eb cil\u00ebt refuzuan t\u00eb pranonin nj\u00eb jetes\u00eb n\u00eb varf\u00ebri dhe diktatur\u00eb, vendos\u00ebn t\u00eb\u00a0 emigronin n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb vitin 1956,sipas\u00a0\u00a0 Senatorir Rubio, &#8220;n\u00eb vendin e vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, ku aspiratat e personave si ata mund t\u00eb k\u00ebthehen n\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se vet\u00ebm \u00ebnd\u00ebrra.&#8221;\u00a0\u00a0 Prind\u00ebrit e tij, tha Senatori Rubio, &#8220;ndon\u00ebse nuk ishin\u00a0 t\u00eb pasur, asshtu si shum\u00eb refugjat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend pa para dhe pa ndonj\u00eb arsim t\u00eb lart\u00eb, ata i siguruan vetes nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe f\u00ebmijve t\u00eb tyre nj\u00eb t\u00eb ardh\u00ebshme dhe p\u00ebrspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se \u00e7&#8217;kishin ata.&#8221;<\/p>\n<p>Snatori Rubio pohoi se prind\u00ebrit e tij kishin realizuar &#8220;\u00ebnd\u00ebrr\u00ebn amerikane&#8221;, por sipas tij, tani shum\u00eb amerikan\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb dyshojn\u00eb n\u00ebse realizimi i asaj \u00ebnd\u00ebrre \u00ebsht\u00eb\u00a0 gjithnj\u00eb i mundur duke shtuar se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arsyeve q\u00eb ai shpalli kandidatur\u00ebn e tij p\u00ebr president t\u00eb Shteteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0\u00a0 Kjo situat\u00eb e krijuar, tha ai, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e politikave q\u00eb kan\u00eb ndjekur, &#8220;shum\u00eb prej udh\u00ebheqsve ton\u00eb dhe e ideve t\u00eb tyre, politika k\u00ebto q\u00eb i p\u00ebrkasin shekullit t\u00eb kaluar.&#8221;\u00a0\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb ne nuk mund t\u00eb kethehmi tek udh\u00ebheqsit dhe idet\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs, nenvijoi Senatori republikan i shtetit Florida. &#8220;Ne duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb vendimet q\u00eb jemi duke marr\u00eb tani n\u00eb vendin ton\u00eb, duke ndryshuar njer\u00ebzit q\u00eb po marrin k\u00ebto vendime.&#8221;\u00a0\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja, tha ai, q\u00eb i bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb dhe i frym\u00ebzuar nga premtimi i t\u00eb ardhmes, un\u00eb po shpall\u00eb kandidatur\u00ebn time p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Senatori Rubio i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 43-vje\u00e7are, paraqiti veten para votuesve amerikan\u00eb si nj\u00eb kandidat ndryshe, me pikpamje p\u00ebrparimtare dhe largpamse, si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i brezit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm &#8212; n\u00eb krahasim me kandidatin e mund\u00ebsh\u00ebm republikan Jeb Bush, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 62-vje\u00e7are dhe familja e t\u00eb cilit ka dominuar Partin\u00eb Reublikane p\u00ebr pothuaj tri dekada dhe Hillary Clnton n\u00eb mosh\u00ebn 67-vje\u00e7are, bashkshorte e ish presidentit Clinton dhe e cila, sipas analist\u00ebve &#8212; n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb kandidati tjet\u00ebr demokrat q\u00eb mund ta akund\u00ebrshtoj\u00eb m\u00eb von\u00eb &#8212; pritet t\u00eb em\u00ebrohet si kandidate e Partis\u00eb Demokrate p\u00ebr presidente n\u00eb zgjedhjet e viti q\u00eb vjen.\u00a0\u00a0 N\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb ndaj Hillary Clinton, por pa p\u00ebrmendur em\u00ebrin e saj, Senatori Rubio, duke njoftuar kandidatur\u00ebn e tij p\u00eb president, kritikoi Zonj\u00ebn Clinton, e cila nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte njoftuar zyrtarisht kandidatur\u00ebn e saj.\u00a0 Ai u shpreh se, &#8220;Jo m\u00eb larg se dje, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse e djeshme filloi fushat\u00ebn p\u00ebr president duke premtuar t\u00eb na sjell\u00eb p\u00ebrs\u00ebri tek e djeshmja.\u00a0 E djeshmja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, dhe ne nuk do t\u00eb kethehemi kurr\u00eb m\u00eb tek e djeshmja&#8221;, deklaroi ai n\u00eb nj\u00eb th\u00ebnje q\u00eb tani media e ka b\u00ebr\u00eb si fraz\u00eb\u00a0 simbolike t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij.\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb ndaj mikut dhe mb\u00ebshtetsit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, ish-governatorit t\u00eb Florid\u00ebs,\u00a0 Jeb Bush-it, djali dhe v\u00ebllai i dy president\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb familjes Bush, dhe i cili pritet q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb njoftoi kandidatur\u00ebn e tij p\u00ebr president &#8212; por edhe n\u00eb nj\u00eb v\u00ebrejtje ndaj dyshimeve t\u00eb skeptikve nga vendet e huaja mbi kandidatur\u00ebn e tij &#8212; Senatori Rubio u shpreh se, &#8220;Un\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb vend ku djali i nj\u00eb bufetjeri dhe i nj\u00eb pastrueseje, mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat \u00ebnd\u00ebrra dhe aspirata p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb ardhme si t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb rrjedhin nga familje n\u00eb z\u00eb dhe me privilegje&#8221;, duke shtuar se n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, posti m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb i rezervuar p\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurit dhe m\u00eb t\u00eb fuqishmit e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Senatori Rubio gjithashtu n\u00ebnvijoi idet\u00eb e tija n\u00eb lidhje me politik\u00ebn e jashtme amerikane duke kritikuar t\u00ebrthorazi ato q\u00eb ai konsideron si gabime t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Obama. &#8220;Ata kan\u00eb harruar&#8221;, tha ai, &#8220;se kur Amerika d\u00ebshton t\u00eb udh\u00ebheq n\u00eb bot\u00eb,\u00a0 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb k\u00ebnaq\u00eb armiqt\u00eb,\u00a0 tradh\u00ebton miq\u00ebt, dhe\u00a0 e cila\u00a0 nj\u00ebherazi dob\u00ebson edhe forcat tona t\u00eb armatosura, at\u00ebher\u00eb pasoj\u00eb e k\u00ebtij d\u00ebshtimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje kaosi n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.&#8221;\u00a0 Ai ritheksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur sigurin\u00eb e Amerik\u00ebs n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe shtoi se duhet ndryshsuar politika e tanishme, duke hequr dor\u00eb nga pasiviteti p\u00ebrball agresionit rus dhe kinez n\u00eb rajonet e tyre dhe duke i dh\u00ebn\u00eb fund mos interesimit ndaj zhdukjes s\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kombi yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i sigurt, gj\u00ebndja n\u00eb bot\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb stabile dhe populli yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i begat\u00eb&#8221;, kur Amerika t\u00eb luaj rolin nd\u00ebrkombtar q\u00eb i takon.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr politik\u00ebn e mbrendshme t\u00eb Amerik\u00ebs, ai tha se n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, n\u00ebnvijoi ai, nj\u00eb brez amerikan\u00ebsh filluan nj\u00eb epok\u00eb industriale me t\u00eb cil\u00ebn transformuan k\u00ebt\u00eb vend duke krijuar ekonomin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Si rrejdhim, tha ai, shekulli i 20-t\u00eb u cil\u00ebsua si Shekulli Amerikan. &#8220;Ka ardhur koha q\u00eb brezi yn\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq drejt\u00eb nj\u00eb Shekulli t\u00eb ri Amerikan&#8221;, deklaroi Senatori Marc Rubio.\u00a0\u00a0 N\u00eb fjalim e sip\u00ebr, Senatori Rubio tha se duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb familja &#8212; dhe jo qeveria &#8212; institucioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishm i shoq\u00ebris\u00eb dhe se jeta e njeriut duhet t\u00eb mbrohet me \u00e7do kusht.\u00a0 Ai pohoi se &#8220;Jam tep\u00ebr i vetdijsh\u00ebm se Amerika nuk m\u00eb ka asgj\u00eb borxh mua. P\u00ebrkundrazi, un\u00eb kam nj\u00eb borxh q\u00eb detyrohem t&#8217;ia k\u00ebthej Amerik\u00ebs.\u00a0 Sepse ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vendi ku kam lind\u00eb.\u00a0 Amerika \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb ndryshoi historin\u00eb e familjes time prej refugjat\u00ebsh.\u201d<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr heret n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr zgjedhjet e vitit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm dhe si rrjedhim \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikohet se cili m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb jet\u00eb kandidati p\u00ebrfundimtar nga pothuaj nj\u00eb dyzin\u00eb kandidat\u00ebsh t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb Republikane.\u00a0 Por, n\u00ebqoftse Senatori Marc Rubio \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb fund kandidati q\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb em\u00ebrimin nga zgjedh\u00ebsit republikan\u00eb an\u00eb e mban\u00eb vendit, mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse familja e madhe Amerikane, pra votuesit amerikan\u00eb &#8212; n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebrfundimtare n\u00ebntorin e vitit 2016, midis tij dhe kandidatit demokrat &#8212; do t&#8217;i besojn\u00eb postin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit, Senatorit Marc Rubio, pinjollit t\u00eb nj\u00eb familjeje refugjat\u00ebsh nga Kuba komuniste.<br \/>\nVet fakti se, Senatori Rubio, i lindur n\u00eb nj\u00eb familje refugjat\u00ebsh kuban\u00eb n\u00eb\u00a0 shtetin Florida &#8212; beson n\u00eb end\u00ebrr\u00ebn p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb president i Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; tregon\u00a0\u00a0 se kjo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb, se &#8220;n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ende ekziston nj\u00eb vend ku prejardhja etnike apo fetare nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr realizimin e \u00ebnd\u00ebrrave dhe aspiratave t\u00eb \u00e7do njeriu.&#8221;, pohoi kanditati i Partis\u00eb Republikane p\u00ebr President t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Senatori Marc Rubio.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Senatori i Partis\u00eb Republikane nga shteti Florida dhe bir i nj\u00eb familjeje imigrant\u00ebsh t\u00eb arratisur nga Kuba, Marc Rubio shpalli kandidatur\u00ebn e tij p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky njoftim nuk ishte krejtsisht i papritur pasi e ardhmja politike e k\u00ebtij senatori konservator\u00a0 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3074,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-3072","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3072"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3072\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3075,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3072\/revisions\/3075"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}