Nga Shaban Hasangjekaj
P\u00ebr aktivitetin shum\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebs dhe p\u00ebr figur\u00ebn e ndritur e markante t\u00eb tij n\u00eb sensibilizimin e \u00e7\u00ebshtjes mbar\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, \u00ebsht\u00eb shkruar, folur e raportuar n\u00eb shum\u00eb media t\u00eb shkruara e elektronike, n\u00eb ca portale t\u00eb rrjeteve shoq\u00ebrore dhe n\u00eb vepra letrare t\u00eb autor\u00ebve shqiptar, nd\u00ebr t\u00eb cilat ve\u00e7ojm\u00eb shkrimet e veprimtarit dhe publicistit ulqinak, Gjylaver Avdiut, n\u00eb vepr\u00ebn e tij me titull \u201cPishtar\u00ebt e liris\u00eb\u201d dhe n\u00eb faqet e portalit \u201cPlava e Gucia Sot\u201d me seli n\u00eb Nju Jork, t\u00eb drejtorit dhe pronarit t\u00eb tij, vuthjanit Esat Gjonbalaj, sh\u00ebnimet e t\u00eb cil\u00ebve i kam shfryt\u00ebzuar p\u00ebr koncipimin dhe hartimin e portretit n\u00eb fjal\u00eb.
Rexhep Gali Balidemaj, u lind m\u00eb 19 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1922, n\u00eb fshatin Martinaj t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gucis\u00eb, nga e \u00ebma Sut\u00eb Go\u00e7aj \u2013 Balidemaj dhe i ati Gal Shabani Balidemaj, i bajrakut t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Selc\u00eb t\u00eb fisit Kelmend, familje kjo bujare, atdhetare dhe mikprit\u00ebse e buk\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. Kat\u00ebr klasat e ciklit t\u00eb ult\u00eb (I-IV) t\u00eb shkoll\u00ebs fillore i kreu n\u00eb fshatin e lindjes \u2013 n\u00eb Martinaj, nd\u00ebrsa kat\u00ebr klasat e ciklit t\u00eb lart\u00eb (V-VIII) q\u00eb at\u00ebher\u00eb quheshin gjimnaz, i kreu n\u00eb Plav\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, pasi nuk ekzistonin shkolla me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.
Ndon\u00ebse Rexhepi ishte djal\u00eb i shkatht\u00eb, i mpreht\u00eb dhe me vizion e horizont t\u00eb gjer\u00eb, si i till\u00eb i ra n\u00eb sy ministrit shqiptar, Qazim Ko\u00e7ulli, i cili n\u00eb vitin 1941 vizitoi trev\u00ebn e krahin\u00ebs s\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb. Me iniciativ\u00ebn e tij, Rexhepi shkoi n\u00eb Tiran\u00eb, ku u regjistrua n\u00eb gjimnaz. Meq\u00eb ishte i brumosur me ndjenja patriotike e atdhetare, s\u00eb shpejti ra n\u00eb kontakt me t\u00eb rinjt\u00eb antifashist shqiptar, si Kajo Karafili, Qemal Stafa, etj. me t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku mori pjes\u00eb n\u00eb disa aksione antifashiste.
N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1943, Rexhepi kthehet n\u00eb vendlindje, ku angazhohet n\u00eb L\u00ebvizjen e t\u00eb rinjve t\u00eb Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb. N\u00eb vjesht\u00ebn e atij viti regjistrohet n\u00eb aradhet partizane me t\u00eb cilat luftoi deri n\u00eb Trieste t\u00eb Sllovenis\u00eb.
Pas kapitullimit t\u00eb Gjermanis\u00eb, Rexhepi edukimin dhe arsimimin e vet t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb e vazhdon n\u00eb Beograd ku me sukses e kryen kursin p\u00ebr shifrant. N\u00eb vitin 1946, pasi kaloi me sukses t\u00eb gjitha testet e aft\u00ebsive fizike e mendore (psikofizike), Rexhepi d\u00ebrgohet n\u00eb Kiev\u00eb t\u00eb Bashkimit sovjetik, ku q\u00ebndron dy vite dhe aft\u00ebsohet p\u00ebr pilot. K\u00ebshtu ai edhe b\u00ebhet piloti i par\u00eb shqiptar i Aviacionit ushtarak. N\u00eb vitin 1948, kthehet n\u00eb Zagreb t\u00eb Kroacis\u00eb dhe fillon pun\u00ebn si pilot ushtarak.
Me shpalljen e Rezolut\u00ebs s\u00eb Informbyros\u00eb n\u00eb vitin 1948, Rexhep Gali p\u00ebrcaktohet p\u00ebr mbrojtjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare, sepse n\u00eb an\u00ebn e Rezolut\u00ebs ishte Shqip\u00ebria, andaj sipas bindjeve t\u00eb tij, ku ishte Shqip\u00ebria, ishte edhe ai. N\u00eb vitin 1949 arrestohet si informbyroist dhe d\u00ebnohet me 6 vjet burg. D\u00ebnimin e vuan n\u00eb burgun m\u00eb fam\u00ebkeq t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, n\u00eb Goli Otok. Aty u keqtrajtua, jo vet\u00ebm si informbyroist, por edhe si shqiptar. Megjithat\u00eb, Rexhepi i p\u00ebrballon t\u00eb gjitha torturat e persekutimet dhe pas vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, n\u00eb vitin 1956 kthehet n\u00eb vendlindje. Nga UDB-ja ai p\u00ebrcjell\u00ebt vazhdimisht dhe si pretekst ajo gjen nj\u00eb rast kur Rexhepi del n\u00eb mbrojtje t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebfshatari t\u00eb vet, t\u00eb cilin donin ta arrestonin. Kjo atyre u mjaftoi q\u00eb ta akuzonin dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 133, p\u00ebr propagand\u00eb armiq\u00ebsore me goj\u00eb, d\u00ebnohet me tre vjet burg, t\u00eb cilat i vuan n\u00eb Burgun e Kotorrit n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Pas vuajtjes s\u00eb k\u00ebtij d\u00ebnimi, Rexhepi s\u00ebrish kthehet n\u00eb vendlindje, ku me ndihm\u00ebn e ca t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij, pun\u00ebsohet rojtar pyjesh n\u00eb Drejtorin\u00eb e sektorit p\u00ebr pyje n\u00eb Plav\u00eb. Edhe pse nuk kishte asnj\u00eb shkas dhe mund\u00ebsi veprimi, UDB-ja vazhdimisht i krijonte insinuat\u00eb, ashtu q\u00eb pas tri vitesh pune, s\u00ebrish arrestohet dhe d\u00ebnohet me dy vjet burg, t\u00eb cilat i vuan n\u00eb Ishullin G\u00ebrgur t\u00eb Kroacis\u00eb. Pas daljes nga burgu, megjith\u00ebse ishte i martuar dhe me dy f\u00ebmij\u00eb, nuk kishte kurrfar\u00eb mund\u00ebsie t\u00eb pun\u00ebsohej s\u00ebrish.
N\u00eb Konferenc\u00ebn e Brioneve t\u00eb vitit 1965, u aprovua nj\u00eb rezolut\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u ndalua ndjekja e t\u00eb d\u00ebnuarve si informbyroist\u00eb, disa bashk\u00ebvend\u00ebs t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt jetonin dhe punonin n\u00eb Prishtin\u00eb, Rexhepin e pun\u00ebsojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrjen nd\u00ebrtimore \u201cRamiz Sadiku\u201d, ku punon deri n\u00eb vitin 1981. Edhe pse ishte bukur i moshuar, ai n\u00eb shpirt ishte ende i ri dhe se burgu e torturat n\u00eb vend q\u00eb ta lig\u00ebshtonin, e kan\u00eb kalitur e frym\u00ebzuar. Me t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr demonstratat e student\u00ebve n\u00eb vitin 1981, ai u bashk\u00ebngjitet atyre dhe s\u00eb bashku me shum\u00eb t\u00eb rinj s\u00ebrish arrestohet nga policia serbe. Edhe pse ishte i moshuar, me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar e d\u00ebnojn\u00eb me dy muaj burg, t\u00eb cilat i vuan n\u00eb Burgun e Lipjanit. Q\u00ebndrimin e vet n\u00eb burg, Rexhepi e shfryt\u00ebzon p\u00ebr tu njoftuar me veprimtar\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare, dhe pasi del nga burgu e vazhdon veprimtarin\u00eb e vet. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb veprohet, por veprimtar\u00ebt shqiptar\u00eb kishin zbuluar nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re veprimi, e cila quhej \u201ctreshe\u201d. Treshet kan\u00eb qen\u00eb grupe t\u00eb vogla prej 3 aktivist\u00ebsh, ku secili prej tyre ishte pjes\u00ebtar\u00eb i nj\u00eb \u201ctresheje\u201d tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shok\u00ebt e treshes s\u00eb tij nuk kishin dijeni. Ky sistem u tregua efikas sepse t\u00eb arrestuarit edhe po t\u00eb dinin, nuk mund t\u00eb tregonin vet\u00ebm p\u00ebr veprimtar\u00ebt e treshes s\u00eb vet, ashtu q\u00eb k\u00ebputej zingjiri i arrestimeve. Edhe pse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, por nga pamja fizike dukej vital, Rexhepi u b\u00eb pjes\u00ebtar i treshes ku veproi deri n\u00eb vitin 1983, kur arrestohet s\u00ebrish dhe d\u00ebnohet me pes\u00eb vjet burg, me akuz\u00ebn p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb armiq\u00ebsore.
P\u00ebr veprimtarin\u00eb e Rexhepit n\u00eb Prishtin\u00eb kishin d\u00ebgjuar t\u00eb gjith\u00eb, andaj at\u00eb e merr n\u00eb mbrojtje avokati i mir\u00ebnjohur kosovar Bajram Kelmendi dhe fal\u00eb angazhimit t\u00eb tij profesional, d\u00ebnimi i ulet (reduktohet) nga 5 n\u00eb 3 vjet burg, t\u00eb cilat i vuan n\u00eb burgjet e Prishtin\u00ebs, Gjilanit dhe Gjyrakocit.
Mosdor\u00ebzimi tani m\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij, andaj ai merr pjes\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e organizuar me rastin e vrasjes s\u00eb d\u00ebshmores Ylfete Humolli, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak d\u00ebnohet me dy muaj burg nga Gjykata p\u00ebr kund\u00ebrvajtje.
Rexhep Gali Balidemaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb kuptimplot\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reale e personifikon shprehjen \u201cNj\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare\u201d. Ai nj\u00eb t\u00eb gjasht\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb vet t\u00eb bujshme e shum\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebse 100 vje\u00e7are (nj\u00eb shekullore), 16,4 vjet t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet i ka kaluar n\u00eb qelit\u00eb e kazamateve t\u00eb burgjeve n\u00eb qendrat e ndryshme t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Kosov\u00ebs, Kroacis\u00eb e Serbis\u00eb, por edhe p\u00ebrkund\u00ebr vuajtjeve, torturave e persekutimeve q\u00eb ato i soll\u00ebn, ai asnj\u00ebher\u00eb nuk u gjunj\u00ebzua, por mbeti burr\u00eb e trim i denj\u00eb dhe atdhetar i paepur dhe i paluhatur i kombit dhe vatanit t\u00eb vet. Ai ishte dhe mbetet simbol e burim frym\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, por edhe p\u00ebr moshat tjera, jo vet\u00ebm nga treva e krahin\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb, por edhe p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn mbar\u00ebkomb\u00ebtare shqiptare.
Rexhep Gali Balidemaj, n\u00eb mosh\u00ebn 100-vje\u00e7are jeton n\u00eb Nju Jork me tre djemt\u00eb, me ngritje t\u00eb lart\u00eb profesionale, Naimin, Nerimin e Kujtimin. Mjerisht bashk\u00ebshortja e dashur dhe e \u00e7muar e tij Rab\u00eb Kukaj \u2013 Balidemaj, i ka vdekur para ca vjet\u00ebsh. Karakteristik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Rexhepin \u00ebsht\u00eb se ai padyshim \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i moshuar nd\u00ebr popullat\u00ebn shqiptare t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb, e ndoshta edhe nd\u00ebr konfesionet tjera t\u00eb k\u00ebtij n\u00ebnqielli.
N\u00eb fund, theksojm\u00eb se popullata shqiptare e trev\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb rinjt\u00eb, Rexhep Galin Balidemaj, me admirim dhe me krenari e quajn\u00eb \u201cMandella i Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb\u201d. \/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Shaban HasangjekajP\u00ebr aktivitetin shum\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebs dhe p\u00ebr figur\u00ebn e ndritur e markante t\u00eb tij n\u00eb sensibilizimin e \u00e7\u00ebshtjes mbar\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, \u00ebsht\u00eb shkruar, folur e raportuar n\u00eb shum\u00eb media t\u00eb shkruara e elektronike, n\u00eb ca portale t\u00eb rrjeteve shoq\u00ebrore dhe n\u00eb vepra letrare t\u00eb autor\u00ebve shqiptar, nd\u00ebr t\u00eb cilat ve\u00e7ojm\u00eb shkrimet e veprimtarit dhe […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30706,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[3048,3049],"class_list":["post-30705","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete","tag-mandela-i-plaves-dhe-gucise","tag-shaban-hasangjekaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30705"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30705\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30707,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30705\/revisions\/30707"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}