{"id":30643,"date":"2021-12-30T20:47:13","date_gmt":"2021-12-30T19:47:13","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30643"},"modified":"2021-12-30T20:47:13","modified_gmt":"2021-12-30T19:47:13","slug":"gjeke-gjonaj-e-meritojne-nderimin-figura-shqiptare-te-shekullit-xx","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30643","title":{"rendered":"GJEK\u00cb GJONAJ \u2013 \u201cE MERITOJN\u00cb NDERIMIN\u201d (FIGURA SHQIPTARE T\u00cb SHEKULLIT XX)"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/libri-e-meritojne-nderimin-gjeke-gjonaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/libri-e-meritojne-nderimin-gjeke-gjonaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30644\" width=\"779\" height=\"523\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/libri-e-meritojne-nderimin-gjeke-gjonaj.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/libri-e-meritojne-nderimin-gjeke-gjonaj-300x202.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 779px) 100vw, 779px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Muajt e fundit m\u00eb kan\u00eb arritur n\u00eb kutin\u00eb postale, por edhe me d\u00ebrges\u00eb elektronike, disa botime me r\u00ebnd\u00ebsi historike, kulturore dhe gjuh\u00ebsore p\u00ebr fush\u00ebn e studimeve shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto libra \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb kopje elektronike e vepr\u00ebs s\u00eb autorit nga Ulqini, me prejardhje nga Trieshi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, Zotit Gjek\u00eb Gjonaj. P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmbajtjes, e p\u00ebrzgjodha k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr t\u2019ia paraqitur publikut, p\u00ebr dy arsye: e para se pse autor\u00ebt nga trojet shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, fatkeq\u00ebsisht, nuk t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen q\u00eb meritojn\u00eb nga Tirana dhe Prishtina dhe e dyta \u00ebsht\u00eb solidarizimi im me autorin, p\u00ebr faktin se jemi bashkvendas dhe vijm\u00eb nga nj\u00eb krahin\u00eb krenare e quajtur Mal\u00ebsi e Madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri i autorit Gjonaj &#8212; me titullin \u201cE Meritojn\u00eb Nderimin (Figura Shqiptare t\u00eb Shekullit XX), nj\u00eb monografi dokumentuese, botuar nga Art Club n\u00eb ULqin &#8212; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut tjet\u00ebr i vyer i autorit t\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Z. Gjek\u00eb Gjonaj.&nbsp; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i sh\u00ebnuesh\u00ebm q\u00eb i bashkohet 8 veprave t\u00eb tjera t\u00eb botuar m\u00eb heret nga ky autor i palodh\u00ebsh\u00ebm i trojeve shqiptare t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe,por q\u00eb tani jeton e vepron n\u00eb Ulqin.&nbsp; Ashtu si edhe librat e m\u00ebpar\u00ebsh\u00ebm me p\u00ebrmbajtje historike, etno-linguistike dhe kulturore, edhe libri m\u00eb i fundit i Gjek\u00eb Gjonajt, \u201cE Meritojn\u00eb Nderimin\u201d (Figura Shqiptare t\u00eb Shekullit XX), \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb vep\u00ebr shtes\u00eb dhe nj\u00eb kontribut i sh\u00ebnuar i historis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, ku pasqyrohen kontributet nep\u00ebrmjet profileve t\u00eb 36 figurave shqiptare t\u00eb shekullit XX t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga vet autori p\u00ebr meritat e tyre, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Z. Gjonaj. Ata jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb denj\u00eb, kryesisht, nga trevat e banuara me shqiptar\u00eb n\u00eb Malin i Zi, por nuk mungojn\u00eb as personalitete t\u00eb shquara nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe nga diaspora &#8212; t\u00eb njohura dhe jo aq t\u00eb njohura p\u00ebr publikun e gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnjes, autori shprehet se \u201cTrojeve tona komb\u00ebtare dhe etnike nuk i kan\u00eb munguar kurr\u00eb figurat historike, kulturore, arsimore, fetare dhe atdhetare q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb pa\u00e7muar n\u00eb vendosjen e fateve historike t\u00eb Atdheut. Figura t\u00eb tilla nga trojet tona komb\u00ebtare duhet t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb duke zbuluar nga pluhuri i harres\u00ebs, jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut, Kombit dhe liris\u00eb\u201d, shkruan ai, duke arsyetuar pik\u00ebrisht p\u00ebrzgjedhjen e 36 personaliteteve shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt, sipas autorit Gjek\u00eb Gjonaj, \u201cE Meritojn\u00eb Nderimin\u201d, p\u00ebr pun\u00ebn e tyre n\u00eb fushat e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebse. &nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i karakterit publicistik, autori trajton personalitete dhe intelektual\u00eb (shumica post-mortem t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, por disa q\u00eb ende jetojn\u00eb), t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb shkenc\u00ebs dhe t\u00eb dijes: akademik\u00eb, gjuh\u00ebtar\u00eb, punonj\u00ebs t\u00eb arsimit, mjek\u00eb, gazetar\u00eb, autoritete fetare, rapsod\u00eb popullor\u00eb, biznesmen\u00eb dhe m\u00ebrgimtar\u00eb shqiptar\u00eb, njer\u00ebz, q\u00eb, sipas autorit Gjek\u00eb Gjonaj, me jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre kan\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb e trojeve shqiptare. &nbsp;Personalitete historike q\u00eb me potencialin dhe rrethanat e tyre ku kanl jetuar e punuar &#8212; n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr &#8212; kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb pa\u00e7muar n\u00eb vendosjen e fateve historike t\u00eb Atdheut\u201d, shprehet autori.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e natyrshme se nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje e k\u00ebtyre 36 figurave t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb vet autori i ka zgjedhur si t\u00eb \u201cmerituara\u201d p\u00ebr tu p\u00ebrfshir n\u00eb librin e tij<strong>, <em>\u201cE MERITOJN\u00cb NDERIMIN (FIGURA SHQIPTARE T\u00cb SHEKULLIT XX)<\/em><\/strong><em>,<\/em> mund edhe t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb v\u00ebrejt\u00ebs kritik q\u00eb t\u00eb thot\u00eb se figurat e radhitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje subjektive se mund t\u00eb ket\u00eb dhe natyrisht q\u00eb edhe ka, ndoshta, figura edhe m\u00eb t\u00eb merituara, por q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb pasqyruar nga autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. &nbsp;Por, as vet autori nuk pretendon se kjo list\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb gjithp\u00ebrf\u00ebshirse dhe se nuk ka t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb merituar nga kjo zon\u00eb. &nbsp;Ndoshta ia vlen q\u00eb Z. Gjekaj t\u00eb marr\u00eb parsysh botimin e nj\u00eb villimi t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsa natyre ku t\u00eb p\u00ebrfshihen, eventualisht, edhe figura t\u00eb tjera aktuale dhe nga e kaluara e trojeve t\u00eb rrethit t\u00eb Ulqinit e m\u00eb gjer\u00eb.&nbsp; Por n\u00eb lidhje me p\u00ebrzgjedhjen e k\u00ebtyre personaliteteve t\u00eb merituara, Z. Gjonaj shkruan se, \u201cMe rikujtimin e k\u00ebtyre personaliteteve t\u00eb dalluara shqiptare, tentova q\u00eb vepra dhe kontributi i tyre t\u00eb mos harrohet kurr\u00eb\u201d. &nbsp;Jan\u00eb pra k\u00ebto figura shqiptare q\u00eb autori ka vler\u00ebsuar se, \u201cMeritojn\u00eb Nderimin\u201d, p\u00ebr tu p\u00ebrfshir n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim, pasi disa prej k\u00ebtyre figurave t\u00eb dalluara, mund t\u00eb jen\u00eb hedhur n\u00eb harres\u00eb &#8212; me dashje ose pa dashje &#8212; nga entet shkencore, kulturore, por edhe nga publicistika aktuale. Kjo \u00ebsht\u00eb, pik\u00ebrisht, sipas meje, arsyeja q\u00eb autori Gjek\u00eb Gjonaj ka p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb pasqyruar jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre 36 personaliteteve, p\u00ebrfshir, p\u00ebr shembull, Dr. Athanas Gegaj, intelektualin e p\u00ebrmasave komb\u00ebtare, por i pavler\u00ebsuar sa duhet, as nga Shqip\u00ebria dhe as nga Kosova.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shkrimet e mia modeste gjat\u00eb viteve, jam munduar q\u00eb vazhdimisht t\u00eb ve n\u00eb dukje krimet e komunizmit an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. &nbsp;M\u00eb p\u00eblqen fakti q\u00eb Z. Gjek\u00eb Gjonaj i kushton nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb martir\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb trojet tona, nj\u00eb fakt me t\u00eb cilin, bota shqiptare ende refuzon t\u00eb ballaqohet, qoft\u00eb me krimet komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb me krimet e komunizmit jugosllav kundlr shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta, p\u00ebrfshir masakr\u00ebn e madhe t\u00eb Tivarit, ku sipas historian\u00ebve, kishin gisht dy regjimet komuniste t\u00eb koh\u00ebs, ai jugosllav dhe ai shqiptar. Si\u00e7 m\u00eb duket shum\u00eb me vend edhe fakti se n\u00eb librin e autorit Gjonaj, nuk mungojn\u00eb s\u00eb p\u00ebrmenduri edhe kontributet e disa figurave t\u00eb njohura t\u00eb diaspor\u00ebs.&nbsp; &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Libri i Z. Gjonaj nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr ku lexuesi mund t\u00eb m\u00ebsoj t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre figurave t\u00eb pasqyruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje publicistike, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim kontribues dhe shtes\u00eb &#8212; si ngacmues p\u00ebr lexuesine interesuar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacione t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr k\u00ebta kontribues t\u00eb shkenc\u00ebs, kultur\u00ebs, arsimit, tradit\u00ebs, bes\u00ebs e burr\u00ebris\u00eb, e fushave t\u00eb tjera, sidomos p\u00ebr brezin e ri t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb mund ose jo, t\u00eb ken\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebto figura t\u00eb&nbsp; kultur\u00ebs shqiptare dhe si rrjedhim t\u00eb nd\u00ebrmirren hulumtime t\u00eb m\u00ebtejshme rreth tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri i publicistit Gjek\u00eb Gjonaj, \u201cE Meritojn\u00eb Nderimin\u201d (Figura Shqiptare t\u00eb Shekullit t\u00eb XX), n\u00eb vet-vete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut i vyer ndaj kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrtej trojeve shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Sepse, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur, Ernest Koliqi, \u201cKultura asht\u00eb shpirti i komb\u00ebsis\u00eb. \u201cKush nuk njeh historin\u00eb e vendit t\u00eb vet, nuk njeh vetveten. Kush nuk ka dijeni p\u00ebr fytyrat e jet\u00ebs shqiptare q\u00eb shfaqen n\u00eb vjersha, n\u00eb tregime, n\u00eb p\u00ebrshkrime e p\u00ebrshtypje, n\u00eb syzime e studime t\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb, nuk din me u dhan\u00eb zhvillim shkaseve q\u00eb ndien n\u00eb gjak t\u00eb vet. Kush nuk etshohet nga nevoja t\u00eb dij\u00eb shka bluajn\u00eb mendjet ma t\u00eb ndritura t\u00eb bashkgjakasvet\u2026at\u00ebher\u00eb ai ve\u00e7se ka emnin shqiptar, por sa p\u00ebr tjera ai mund t\u00eb ndjehet i huaj n\u00eb rrrethin ton\u00eb\u201d. &nbsp;Shqiptar\u00ebt e trojeve shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb Kombi t\u00eb vet\u00ebm shqiptar, sit \u00eb till\u00eb duhet t\u00eb trajtohen nga Tirana dhe Prishtina zyrtare &#8212; nuk guxojn\u00eb t\u00eb lihen n\u00eb dor\u00eb t\u00eb fatit \u2013 \u201cq\u00eb t\u00eb ndjehen si t\u00eb huaj n\u00eb rrethin ton\u00eb\u201d. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb merita e k\u00ebtij libri. &nbsp;Se nep\u00ebrmjet 36 profileve t\u00eb k\u00ebtyre kontribuesve t\u00eb merituar &#8212; n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre, t\u00eb p\u00ebrmbledhur dhe renditur mjesht\u00ebrisht nga Z. Gjonaj n\u00eb shtat\u00eb kapituj &#8212; lexuesi ka mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se \u00e7ka \u201cbluajn\u00eb\u201d disa prej mendjeve m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb bashkombasve t\u00eb vet n\u00eb rrethin e Ulqinit dhe t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Ashtuq\u00eb shqiptar\u00ebt e atyre an\u00ebve t\u00eb mos ndjehen t\u00eb huaj n\u00eb truallin e vet st\u00ebrgjyshor, sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr zhvillimin e kultur\u00ebs (\u201cshpirtit t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb\u201d, E. Koliqi) dhe ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb trojet tona n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKy lib\u00ebr n\u00eb vetvete p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb enciklopedi t\u00eb figurave shqiptare dhe si i till\u00eb autori ia ka arritur t\u2019i radhis\u00eb me nj\u00eb vijueshm\u00ebri t\u00eb ngjarjeve, pesh\u00ebn q\u00eb z\u00eb \u00e7do figur\u00eb e shquar e trevave shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri\u201d, shprehet recensuesi i k\u00ebtij libri, Dr. Nexhat Avdiu, intelektuali shqiptar nga Ulqini. Nd\u00ebrsa, recensuesi tjet\u00ebr, Msc. Mark LucGjonaj vler\u00ebson librin me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cAutori, Gjek\u00eb Gjonaj, nuk do asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, thjesht\u00eb t\u2019i nderoj\u00eb, t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb e t\u2019i vendos\u00eb n\u00eb \u201cLog\u201d para lexuesve e historian\u00ebve. Ai do q\u00eb vepra e sakrifica e k\u00ebtyre njer\u00ebzve mos t\u00eb harrohet sepse \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se n\u00ebse nuk njohim t\u00eb shkuar\u00ebn, do t\u00eb humbasim t\u00eb ardhmen. Prandaj, autori e vler\u00ebson shum\u00eb jet\u00ebn, vepr\u00ebn e sakrific\u00ebn e k\u00ebtyre figurave t\u00eb larmishme n\u00eb veprimtari, dhe me gjith\u00eb forc\u00ebn q\u00eb ka pena e tij, Ju ka kushtuar k\u00ebt\u00eb lapidar\u201d, vler\u00ebson intelektuali shqiptar nga Tuzi.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri i autorit Gjek\u00eb Gjonaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Z.&nbsp; Gjonaj nga Trieshi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, me pun\u00ebn e tij t\u00eb vazhdueshme, me vendosm\u00ebri dhe ndershm\u00ebri komb\u00ebtare, vazhdon pa u lodhur, t\u00eb promovoj\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb p\u00ebrparim kulturor, historik dhe politik, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ruajtur lavdin\u00eb e t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>KUSH \u00cbSHT\u00cb GJEK\u00cb GJONAJ: Jet\u00ebshkrim i Shkurt\u00ebr i Autorit &#8212; Gjek\u00eb Gjonaj lindi m\u00eb 20 mars 1958 n\u00eb Triesh (Mal\u00ebsi), Komuna e Podgoric\u00ebs. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb vendlindje, kurse t\u00eb mesmen n\u00eb Tuz. Diplomoi p\u00ebr gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi shqipe n\u00eb Kosov\u00eb. Tet\u00eb vjet ka punuar si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb vendlindje. &nbsp;N\u00eb vitin 1986 angazhohet si gazetar n\u00eb Radion e Malit t\u00eb Zi. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebri nga themeluesit e emisionit t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Televizionin e Malit t\u00eb Zi \u201cKronika e Jav\u00ebs\u201d. Aktualisht punon si gazetar profesionist &#8211; korrespondent i rregullt i Programit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe i Programit informativ n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze n\u00eb Radion e Malit t\u00eb Zi dhe ndihm\u00ebs-kryeredaktor i revist\u00ebs \u201cBuzuku\u201d. \u00cbsht\u00eb kryetar i K\u00ebshillit Programor t\u00eb gazet\u00ebs \u201cKoha Javore\u201d. \u00cbsht\u00eb an\u00ebtar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Artist\u00ebve dhe Intelektual\u00ebve \u201cArt Club\u201d, Ulqin. Ka qen\u00eb redaktor p\u00ebrgjegj\u00ebs i shtojc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u201cPolis\u201d n\u00eb Podgoric\u00eb. Bashk\u00ebpunon rregullisht me gazetat \u201cKoha Javore\u201d Podgoric\u00eb \u201cKoha jon\u00eb\u201d Tiran\u00eb, \u201cBota sot\u201d Prishtin\u00eb, \u201cIllyria\u201d Nju-Jork, me shum\u00eb portale n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe brenda dhe jasht\u00eb shtetit. Ka qen\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Radiotelevizionit, \u201cUlqini\u201d. &nbsp;Deri m\u00eb tani ka botuar 8 libra. Po ashtu ka p\u00ebrkthyer, redaktuar dhe korrektuar disa libra t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb. Jeton dhe vepron n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;Muajt e fundit m\u00eb kan\u00eb arritur n\u00eb kutin\u00eb postale, por edhe me d\u00ebrges\u00eb elektronike, disa botime me r\u00ebnd\u00ebsi historike, kulturore dhe gjuh\u00ebsore p\u00ebr fush\u00ebn e studimeve shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto libra \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb kopje elektronike e vepr\u00ebs s\u00eb autorit nga Ulqini, me prejardhje nga Trieshi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3037,2217],"class_list":["post-30643","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-e-meritojne-nderimin","tag-gjeke-gjonaj-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30643"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30643\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30645,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30643\/revisions\/30645"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}