{"id":30630,"date":"2021-12-28T04:41:00","date_gmt":"2021-12-28T03:41:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30630"},"modified":"2021-12-28T18:43:26","modified_gmt":"2021-12-28T17:43:26","slug":"nje-perkujtimore-kushtuar-klerikeve-gazullore-gjate-shekujve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30630","title":{"rendered":"NJ\u00cb P\u00cbRKUJTIMORE KUSHTUAR KLERIK\u00cbVE GAZULLOR\u00cb GJAT\u00cb SHEKUJVE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong><em>\u201cNj\u00eb komb q\u00eb nuk nderon heronjt\u00eb e vet, do t\u00eb zhduket\u201d (Abraham Linkolni)<br><\/em>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Jo m\u00eb shum\u00eb se pas nja dy jav\u00ebsh nga inaugurimi n\u00eb Leezh\u00eb i bustit t\u00eb Mons. Dr Zef Oroshit, klerikut t\u00eb njohur, atdhetarit dhe anti-komunistit t\u00eb shquar t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 ja k\u00ebt\u00eb jav\u00eb merr jet\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebrkujtimore me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, jo vet\u00ebm p\u00ebr hap\u00ebsirat e veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe p\u00ebr historin\u00eb dhe trojet e mbar\u00eb Kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>Koordinatori dhe realizuesi i k\u00ebsaj vepre p\u00ebrkujtimore &#8212; ashtu si\u00e7 ishte edhe p\u00ebr bustin kushtuar Mon Zef Oroshit &#8212; \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti, ai i palodh\u00ebshmi, kleriku i njohur tanim\u00eb p\u00ebr vepra tilla t\u00eb m\u00ebdha fetaro-atdhetare, Dom Nik\u00eb Ukgjini &#8212; Frank Shkreli: Lezha legjendare nderon Monsinjor Dr. Zef Oroshin | Gazeta Telegraf \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebsaj radhe, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkujtimore q\u00eb Dom Nika me bashkpuntor\u00ebt e tij entuziast\u00eb e atdhetar\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtit mendim e q\u00ebllim &#8212; por edhe t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet e tyre p\u00ebr vepra t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb gjitha v\u00ebshtirsive n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb ndeshur gjat\u00eb procesit &#8212; ia arrijt\u00ebn, m\u00eb n\u00eb fund, ta p\u00ebrfundonin dhe t\u00eb inaugurojn\u00eb me 30-dhjetor, 2021, vepr\u00ebn e tyre t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb madhe &#8212; n\u00eb fshatin Daj\u00e7 t\u00eb Zadrim\u00ebs, Bashkia Lezh\u00eb: \u201cP\u00ebrkujtimoren Kushtuar Klerik\u00ebve Gazullor\u00eb gjat\u00eb Shekujve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Po kush jan\u00eb klerik\u00ebt gazullor\u00eb dhe cili ishte roli i tyre n\u00eb historin\u00eb e Kombit shqiptar. Roli i klerik\u00ebve katolik\u00eb t\u00eb fisit gazullor gjat\u00eb shekujve, bazuar n\u00eb trinomin \u2013 \u201cP\u00ebr Zot, P\u00ebr Atme e P\u00ebrparim\u201d \u2013 fillon me figurat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Kombit q\u00eb nga koha e Kryetrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Duke filluar nga personalitetet e hershme t\u00eb k\u00ebtij fisi, si Gjon e Pal Gazulli &#8212; diplomat\u00eb dhe besnik\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut &#8212; e deri te Gjon Gazulli i koh\u00ebrave \u201cmoderne\u201d, i varur nga mbreti Zog n\u00eb vitin 1927, e tek gjuh\u00ebtari i njohur Dom Nikoll\u00eb Gazulli, i pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb famullin\u00eb e Shkrelit, n\u00eb vitin 1946.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga Dioqeza e Sap\u00ebs dhe Bashkia Lezh\u00eb, zbulimi i P\u00ebrkujtimor\u00ebs do t\u00eb zhvilohet t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn m\u00eb 30 dhjetor, 2021 n\u00eb Qend\u00ebr t\u00eb fshatir Daj\u00e7 \u2013 Zadrim\u00eb n\u00eb ora 11:00 para dite. N\u00eb njoftim thuhet tekstualisht, se \u201cP\u00ebrkujtimorja n\u00eb Daj\u00e7 t\u00eb Zadrim\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monument jo vet\u00ebm daj\u00e7asor por mbar\u00ebkomb\u00ebtar q\u00eb simbolizon njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shekuj, si\u00e7 ishin v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit klerik\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, Gjon Gazulli (1400-1465), astronom, fizikan, matematicien dhe shkenc\u00ebtar i famsh\u00ebm evropian. Pal Gazulli, (1405-1470), diplomat, dijetar i shquar, themelues i Bibliotek\u00ebs s\u00eb Raguz\u00ebs (Dubrovnikut t\u00eb sot\u00ebm), dhe i disa biblioteketave n\u00eb Padova t\u00eb Italis\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr prift\u00ebrinj\u00ebt gazullor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb k\u00ebsaj familjeje nga m\u00eb t\u00eb vjetrat dhe m\u00eb fisnike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e njohur dhe kontribuese n\u00eb historin\u00eb dhe kultur\u00ebn shqiptare nd\u00ebr shekuj, p\u00ebrfshihen edhe klerik\u00ebt katolik\u00eb, t\u00eb persekutuarit e shekullit XX, si Gjon Gazulli i ri, (1893-1927) &#8212; deputet n\u00eb qeverin\u00eb e Nolit, bashkpuntor me Ernest Koliqin, Avni Rrustemin, Luigj Gurakuqin e Hasan Prishtin\u00ebn \u2013 por t\u00eb cilin e vari regjimi zogist n\u00eb Shkod\u00ebr. Dhe m\u00eb n\u00eb fund edhe Dom Nikoll\u00eb Gazullin, albanologun e njohur (1895- 1946), v\u00ebllai i Gjonit, q\u00eb u var\u00eb nga regjimi zogist \u2013 e ky Dom Nikolla i shekullit XX u vra nga forcat e ndjekjes komuniste n\u00eb Shkrel t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, n\u00eb vitin 1946.<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>                               Dy prej klerik\u00ebve gazullor\u00eb, Dom Gjon Gazulli dhe Dom Nikoll\u00eb Gazulli \u2013 nj\u00ebri u varur nga Ahmet Zogu, e tjetri i vrar\u00eb nga Enver Hoxha \u2013 Kur politikan\u00ebt e sot\u00ebm shqiptar\u00eb nuk \u00e7ajn\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr rigjall\u00ebrimin e k\u00ebtyre figurave \u2013 t\u00eb jeni t\u00eb sigurt se nj\u00eb shtet dhe nj\u00eb komb q\u00eb nuk kujton figurat historike t\u00eb identitetit komb\u00ebtar, do t\u00eb zhduket!   <\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Porosia e jugosllav\u00ebve p\u00ebr Ahmet Zogun dhe Enver Hoxh\u00ebn: lani hesapet me klerin katolik shqiptar<\/p>\n\n\n\n<p>Dom Gjon Gazulli (26 Mars 1893 \u2013 5 Mars 1927) u var nga mbreti Ahmet Zogu, pasi kund\u00ebrshtoi marr\u00ebveshjen e tij me serb\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin, \u201cbashkim personal t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb\u201d. Ai, q\u00eb hapi shkoll\u00ebn e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier djem-vajza, mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb, deputet i opozit\u00ebs kund\u00ebr Ahmet Zogut. Dom Gjon Gazulli u akuzua se kishte organizuar kryengritjen e kishte shp\u00ebrndar\u00eb arm\u00eb n\u00ebp\u00ebr male e madje, dhe se kishte prer\u00eb telin e telefonit!? U d\u00ebnua me varje nga regjimi i Zogut. Qe nj\u00eb kund\u00ebrshtar i vendosur i qeveris\u00eb s\u00eb mbretit Zog, q\u00eb diskriminonte zonat e Dukagjinit, t\u00eb Puk\u00ebs dhe t\u00eb Mirdit\u00ebs. Insistimi i Dom Gjon Gaullit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar dhe kund\u00ebrshtuar regjimin zogist pati pasoja. M\u00eb 26 dhjetor 1926 u arrestua. Mjaft shpejt, sakt\u00ebsisht m\u00eb 2 janar 1927, Dom Gjoni u d\u00ebnua me vdekje dhe u var\u00eb m\u00eb 5 mars 1927, n\u00eb Shkod\u00ebr. Dom Gjon Gazulli (26 Mars 1893 \u2013 5 Mars 1927) u var\u00eb nga mbreti Ahmet Zogu, pasi kund\u00ebrshtoi marr\u00ebveshjen e tij me serb\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin \u201cbashkim personal t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb\u201d. Ekzekutimin e tij e ka p\u00ebrshkruar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me revist\u00ebn gjermane \u201cKorrespondenz des Priestergebetsve\u201d, oficeri i ngarkuar me varjen e dom Gjonit, Xhemal Dibra &#8211; transmetuar nga Radio Vatikani, marr\u00eb nga shkrimi i Daniel Gazullit nj\u00eb pasardh\u00ebs i familjes Gazulli, botuar n\u00eb \u201calbemigrant\u201d: Daniel Gazulli: Martiri i Atdheut \u2013 Dom Gjon Gazulli | EuroEmigrant (wordpress.com)<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>       .  <\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>20-vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb pasardh\u00ebs tjet\u00ebr i familjes Gazulli, Dom Nikoll\u00eb Gazulli i ri, \u201cMa i dijshmi q\u00eb ka pas\u00eb ndonjiher\u00eb Biblioteka Fran\u00e7eskane\u201d, (sipas At Zef Pllumit, O.F.M) \u2013 (n\u00eb foto me Trimin e Maleve Prek\u00eb Calin) \u2013 t\u00eb dy t\u00eb pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs. Por, Daniel Gazulli \u20131944-2012, edhe ky i trungut t\u00eb familjes s\u00eb famshme Gazulli, n\u00eb artikullin, \u201cGjuh\u00ebtari Dom Nikoll\u00eb Gazulli\u201d, botuar n\u00eb portalin \u201cRadi and Radi\u201d, shkruan se, paraadh\u00ebsi i tij, \u201cDom Nikolla nuk zmbrapsej prej thirrjes s\u00eb Atdheut n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb dhe dinjitetit t\u00eb kombit, prej ankesimit fashist apo atij sllavo-komunist t\u00eb Beogradit\u201d. Ai shton se me 9 prill, 1939, Dit\u00ebn e Pashk\u00ebve, n\u00eb Kish\u00eb t\u00eb Rrjollit, gjat\u00eb predikimit Dom Nikoll\u00eb Gazulli iu drejuar besimtar\u00ebve: \u2018Mos i l\u00ebshoni arm\u00ebt! K\u00ebta pushtuesit italian\u00eb, skot\u00eb e mbrapsht\u00eb si jan\u00eb, duen me na shkombtarizue. Prandaj, si dikur\u00eb bijt\u00eb e Kastriotit, t\u2019i bajm\u00eb ball\u00eb pushtimit fashist.\u201d T\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb, sipas autorit Daniel Gazulli, \u201cDom Nikoll\u00eb Gazulli ua tha mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Shkrelit me 1945, kur Shqipnia faktikisht ishte k\u00ebthyer n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb t\u00eb shtat\u00eb jugosllave: lirin\u00eb e fitueme me gjak, k\u00ebta duen me e l\u00ebshue pa gjak n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shkjaut, n\u00eb em\u00ebn t\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb tyne \u00e7njer\u00ebzore komuniste. Pra, o burra, arm\u00ebt p\u00ebr syni\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje Dom Nikolla.<\/p>\n\n\n\n<p>I var\u00ebn, i vran\u00eb, i mohuan dhe i harruan k\u00ebta burra t\u00eb fisit e t\u00eb rr\u00ebnjve t\u00eb thella t\u00eb trungut Gazulli &#8212; nd\u00ebr m\u00eb fisnik\u00ebt e kombit &#8212; gazullor\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kombit shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb shekujve i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb, jo vet\u00ebm Kombit shqiptar, n\u00eb fush\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb shkenc\u00ebs e diplomacis\u00eb, por edhe qytet\u00ebrimit evropian. T\u00eb vrar\u00eb, fizikisht, nga regjimet zogiste e komunisto-enveriste, p\u00ebr hir t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjimeve t\u00eb tyre me Beogradin sllav dhe me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend amanetin e jugosllav\u00ebve, \u201clani hesapet me klerin katolik shqiptar\u201d. T\u00eb mbuluar me \u201cpllak\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb harres\u00ebs\u201d p\u00ebr dekada e shekuj, madje deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme \u2013 nd\u00ebrtimi i p\u00ebrkujtimores kushtuar, \u201cKlerik\u00ebve gazullor\u00eb gjat\u00eb shekujve\u201d, e l\u00ebviz sadopak pllak\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb harres\u00ebs ndaj tyre duke kujtuar jo vet\u00ebm sakrific\u00ebn, por edhe kontributin e tyre nd\u00ebr shekuj, p\u00ebr kombin e vet dhe m\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr qytet\u00ebrimin evropian. Kjo \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e realizuesve t\u00eb k\u00ebsaj vepre t\u00eb madhe, n\u00eb krye me koordinatorin Dom Nik\u00eb Ukgjinin,q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb pasi ia dol\u00ebn t\u00eb mbulojn\u00eb shpenzimet, krejt\u00ebsisht, me fonde private, pa asnj\u00eb ndihm\u00eb nga qeveria shqiptare. Si t\u00eb till\u00eb, planifikuesit dhe realizuesit e P\u00ebrkujtimores Kushtuar Klerik\u00ebve Gazullor\u00eb gjat\u00eb Shekujve &#8212; nj\u00eb nd\u00ebrmarrje kjo sa madh\u00ebshtore aq edhe patriotiko-fetare &#8212; meritojn\u00eb mir\u00ebnjohjen dhe fal\u00ebnderimet e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve vullnetmir\u00eb kudo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe komb\u00ebtare, n\u00eb kujtim t\u00eb familjes Gazulli \u2013 nj\u00ebr\u00ebs prej familjeve m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb fisit iliro-arb\u00ebror!U lumt\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNj\u00eb komb q\u00eb nuk nderon heronjt\u00eb e vet, do t\u00eb zhduket\u201d (Abraham Linkolni)Nga Frank Shkreli Jo m\u00eb shum\u00eb se pas nja dy jav\u00ebsh nga inaugurimi n\u00eb Leezh\u00eb i bustit t\u00eb Mons. Dr Zef Oroshit, klerikut t\u00eb njohur, atdhetarit dhe anti-komunistit t\u00eb shquar t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 ja k\u00ebt\u00eb jav\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30630","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30630"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30630\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30631,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30630\/revisions\/30631"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}