{"id":30601,"date":"2021-12-25T10:22:06","date_gmt":"2021-12-25T09:22:06","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30601"},"modified":"2021-12-25T10:22:06","modified_gmt":"2021-12-25T09:22:06","slug":"kombi-shqiptar-perballe-sfidave-te-kohes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30601","title":{"rendered":"KOMBI SHQIPTAR P\u00cbRBALL\u00cb SFIDAVE T\u00cb KOH\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"448\" height=\"441\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13730\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Qani\u00a0 Osmani<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Nj\u00ebri prej popujve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe autokton t\u00eb Ballkanit \u00ebsht\u00eb padyshim populli shqiptar, i cili i kishte banuar k\u00ebto vise shum\u00eb vite m\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb vinin ardhacak t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe t\u00eb popullonin k\u00ebt\u00eb territor, duke sjell ndryshime t\u00eb konfiguracionit territorial, demografik dhe politiko-historik. Pa dyshim se dihen rrethanat historike t\u00eb cil\u00ebt soll\u00ebn batica dhe zbatica p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komb, por pa m\u00ebdyshje mund t\u00eb thuhet se shqiptar\u00ebt si popull dhe si komb, u form\u00ebsuan shum\u00eb p\u00ebrpara bekimit t\u00eb shtetit t\u00eb tyre. Ata t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj gjuh\u00ebs, gjakut, flamurit dhe ndjenj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb bashkuar si \u00e7do popull apo komb, kishin vokacionet e tyre p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00ebn nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm. Por, diplomacit\u00eb e ndryshme t\u00eb asaj kohe, soll\u00ebn vendime n\u00eb d\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij kombi t\u00eb fragmentarizuar n\u00eb m\u00eb shum\u00eb shtete. Ajo q\u00eb i parapriu m\u00eb shum\u00eb k\u00ebtij fragmentizmi ishte mosunifikimi i faktorit politik shqiptar, e q\u00eb solli nj\u00eb humbje t\u00eb dhembshme n\u00eb Kongresin e Berlinit, 1878, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Lond\u00ebr 1913 dhe n\u00eb Versaj\u00eb. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, ky komb i past\u00ebr etnikisht, me gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb histori, pasardh\u00ebs i banor\u00ebve t\u00eb par\u00eb t\u00eb Ballkanit si pellazg\u00ebt dhe ilir\u00ebt, ka arritur q\u00eb t\u2019i mbijetoj\u00eb dhe t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb shum\u00eb sfidave dhe pushtuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Ky komb i cili \u00ebsht\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa shtete , nuk ka reshtur s\u00eb qeni i sfiduar nga shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb brendsh\u00ebm. Ata kan\u00eb ndikuar direkt ose indirekt n\u00eb mir\u00ebqenien e k\u00ebtij kombi. Gjuha e kombit shqiptar\u00eb , gjuha shqipe, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej gjuh\u00ebve baz\u00eb t\u00eb kontinentit evropian. Llogaritet si nj\u00ebra prej 5 apo 6 gjuh\u00ebve baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kontinenti, nd\u00ebrsa si nj\u00ebri prej 10 apo 12 gjuh\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs. Me t\u00eb drejt\u00eb studiuesja e njohur nga Shqip\u00ebria, Elena Kocaqi, e rendit k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb si nj\u00ebr\u00ebn prej m\u00eb t\u00eb vjetrave si dhe si nj\u00eb uvertur\u00eb p\u00ebr formisimin e gjuh\u00ebve dhe kombeve tjera evropiane. Ky komb i cili karakterizohet i vog\u00ebl n\u00eb krahasim me disa kombe tjera , p\u00ebr s\u00eb pari her\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij po p\u00ebrjeton dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb t\u00eb lumtura. I gjendur me dy shtete , atij t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, i pari si faktor relevant n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dhe at\u00eb q\u00eb njihet si Lugina e Preshev\u00ebs, pa marr\u00eb parasysh injorimin nga disa t\u00eb tjer\u00eb, mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb faktor i stabilizimit n\u00eb Ballkan. Nacionalizmi i k\u00ebtij kombi nuk \u00ebsht\u00eb vrastar, nuk ka shfaqur kurr\u00eb pretendime territoriale apo shoviniz\u00ebm, p\u00ebr dallim prej nacionalizmit serb apo atij grek q\u00eb institucionalisht dhe historikisht ka qen\u00eb vrastar. Nacionalizmi serb i konvertuar n\u00eb shoviniz\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnoi p\u00ebr vdekje qenien shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Kombi shqiptar, pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, u kthye aty ku e kishte vendin, n\u00eb aleanc\u00eb me Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore dhe SHBA-t\u00eb, vendin e demokracis\u00eb. Guximi, idealet dhe ndihma e tyre solli k\u00ebt\u00eb komb si komb faktorizues n\u00eb Ballkan, arriti \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, arriti futjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, e nes\u00ebr besa edhe n\u00eb BE, arriti avancimin e pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Por, kombi shqiptar, sot gjendet p\u00ebrball\u00eb disa sfidave sa t\u00eb rrezikshme, po aq edhe sfiduese. Kombi shqiptar, p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb jashtme dhe t\u00eb brendshme duhet t\u00eb dij\u00eb se si t\u00eb manevroj\u00eb me sukses. P\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb jashtme ai ka p\u00ebrball\u00eb nacionalizmin serb, i cili k\u00ebrc\u00ebnon edhe m\u00eb tutje Ballkanin dhe shtetin e Kosov\u00ebs, e k\u00ebsisoj shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Diplomacia serbe e p\u00ebrkushtuar me \u00e7do kusht n\u00eb lobim kund\u00ebr njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes p\u00ebrkrahjes s\u00eb strukturave paralele serbe n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmes margjinalizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, p\u00ebrmes oscilacioneve t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr kombin shqiptar. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij kombi gjendet e ashtuquajtura \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame e cila rri pezull, dhe nuk faktorizohet, edhe pse shteti i cili pretendon t\u00eb jet\u00eb demokratike Greqia, mban pa t\u00eb drejt\u00eb popullsin\u00eb \u00e7ame n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit, pa mos i njohur t\u00eb drejtat elementare. Kombi shqiptar p\u00ebrball\u00eb ka edhe sfid\u00ebn e shtetit me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb qelt\u00ebta Maqedonin e Veriut, ku shqiptar\u00ebt atje duhet medoemos t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm t\u00eb drejtat e tyre natyrore, p\u00ebrndryshe duhet t\u00eb k\u00ebrkohen alternativa t\u00eb tjera si federalizimi apo ndonj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr e rregullimit kushtetues. Ky komb p\u00ebrball\u00eb ka edhe sfidat eurointegruese dhe euroatlantike, shk\u00ebputjen nga e kaluara komuniste si dhe hyrjen n\u00eb familjen e kombeve t\u00eb lira.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Kombi shqiptar p\u00ebrball\u00eb tij si sfid\u00eb t\u00eb brendshme ka unifikimin nd\u00ebrshqiptar, n\u00eb aspekt politik, ekonomik, gjuh\u00ebsor, arsimor. Duhet t\u00eb synoj\u00eb unifikimin e strategjive dhe q\u00ebllimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, vijimin e nj\u00eb politike kohezive. Kombi shqiptar p\u00ebrball\u00eb ka konceptin monst\u00ebr t\u00eb disa pseudoanalist\u00ebve si \u201ckombi apo gjuh\u00eb kosovare\u201d. Kombi shqiptar duhet t\u00eb luftoj k\u00ebt\u00eb sajes\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe armiq\u00ebsore, sepse ajo sjell p\u00ebr\u00e7arjen dhe ndarjen e m\u00ebtutjeshme nd\u00ebrshqiptare. Kombi shqiptar p\u00ebrball\u00eb ka heqjen e barrierave nd\u00ebrshqiptare n\u00eb \u00e7far\u00eb qoft fush\u00eb qofshin ata, forcimin e ekonomis\u00eb, krijimin e mund\u00ebsive p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebri dhe fleksibilitet m\u00eb t\u00eb madh nd\u00ebrshqiptar, dhe k\u00ebmbimet e ndryshme akademike, studentore nd\u00ebrshqiptare. Kombi shqiptar p\u00ebrball\u00eb ka edhe nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr , iniciativat t\u00eb disa grupacione fetare t\u00eb ndihmuara nga qarqet e ndryshme sllave, greke, serbe. Tendenca e disa individ\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt dalin dhe deklarojn\u00eb publikisht: \u201cShqiptar\u00ebve nuk i duhet Evropa dhe Amerika\u201d sa jan\u00eb djall\u00ebzore, po aq jan\u00eb edhe armiq\u00ebsore. Shqiptar\u00ebve i duhet Evropa dhe Amerika m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb sot. P\u00ebrndryshe ekzistimi yn\u00eb si shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Dilema se a duhet t\u00eb synojm\u00eb Perendimin apo Lindjen e shtruar si dikotomi, nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme, sepse dihet se shqiptar\u00ebt jan\u00eb Evropa dhe Per\u00ebndimi vet. Ata kan\u00eb kontribuar n\u00eb konfiguracionin e k\u00ebtij kontinenti t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb lasht\u00eb deri at\u00ebher\u00eb kur u pushtua ky kontinent nga fiset e egra prej Karpateve, si dhe nga pushtuesit osman.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Kombi shqiptar duhet t\u00eb luftoj me \u00e7do kusht inicuesit e nj\u00eb sllavizimi t\u00eb figurave tona historike komb\u00ebtare. Kombi shqiptar duhet t\u00eb promovoj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrfetare, duke mos cenuar aspak t\u00eb drejtat fetare nd\u00ebrshqiptare ose t\u00eb drejtat fetare t\u00eb kombeve tjera. Shqiptar\u00ebt sot edhe pse me shumic\u00eb myslimane, nuk duhet t\u00eb shikojn\u00eb me sy armiq\u00ebsore shqiptarin katolik ose ortodoks. Kombi shqiptar duhet t\u00eb mos gjendet p\u00ebrball\u00eb dilem\u00ebs po ashtu t\u00eb disa heretik\u00ebve dhe qarqeve ortodokse proserbe dhe progreke, q\u00eb u pengojn\u00eb xhamit\u00eb e larta, e nuk ju pengojn\u00eb kryqet gjigante p\u00ebrball\u00eb shumic\u00ebs myslimane, q\u00eb ju pengojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e mira me Turqin\u00eb, p\u00ebrderisa ky shtet \u00ebsht\u00eb duke ndihmuar aktivisht shtetin e Kosov\u00ebs si dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, kombi shqiptar duhet t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi prezenc\u00ebs s\u00eb shum\u00ebkonfesionalitetit, t\u00eb respektoj\u00eb kultet e besimit, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb xhami, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nuk duhet t\u00eb rr\u00ebnoj kisha, ose duke nd\u00ebrtuar kisha t\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb xhami, sepse n\u00eb kompozicionin e tij ka edhe pjestar\u00eb mysliman edhe t\u00eb krishter\u00eb. Kombi shqiptar duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ndjenj\u00ebs s\u00eb past\u00ebr komb\u00ebtare, kohezionit nd\u00ebrshqiptar, respektimit t\u00eb dallimit fetar, librave t\u00eb shenjt\u00eb fetar\u00eb dhe t\u00eb tempujve t\u00eb shenjt\u00eb fetar\u00eb, mbrojtjen e k\u00ebtij dallimi, mbrojtjes s\u00eb past\u00ebrtis\u00eb gjuh\u00ebsore dhe etnike, ngritjes dhe mbrojtjes s\u00eb personaliteteve t\u00eb famshme historike shqiptare, pa marr\u00eb parasysh besimin e tyre fetar<a><\/a>, do t\u00eb jet\u00eb detyrimisht i suksesh\u00ebm dhe me ndikim n\u00eb sistemin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tjet\u00ebr alternativ\u00eb nuk ka. N\u00ebse ka, urdh\u00ebroni e potenconi. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Qani\u00a0 Osmani &nbsp;&nbsp; Nj\u00ebri prej popujve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe autokton t\u00eb Ballkanit \u00ebsht\u00eb padyshim populli shqiptar, i cili i kishte banuar k\u00ebto vise shum\u00eb vite m\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb vinin ardhacak t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe t\u00eb popullonin k\u00ebt\u00eb territor, duke sjell ndryshime t\u00eb konfiguracionit territorial, demografik dhe politiko-historik. Pa dyshim se dihen rrethanat historike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30601","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30601"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30601\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30602,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30601\/revisions\/30602"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}