{"id":30550,"date":"2021-12-18T09:11:06","date_gmt":"2021-12-18T08:11:06","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30550"},"modified":"2021-12-18T09:11:33","modified_gmt":"2021-12-18T08:11:33","slug":"gazetat-shqiptare-qe-shkuan-ne-histori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30550","title":{"rendered":"GAZETAT SHQIPTARE Q\u00cb SHKUAN N\u00cb HISTORI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"448\" height=\"441\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13730\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Qani\u00a0 Osmani<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Viteve t\u00eb fundit, gjithkah n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb \u00ebsht\u00eb duke r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm tirazhi i gazetave, si rezultat i p\u00ebrhapjes masive t\u00eb internetit dhe konsumimit t\u00eb informacionit n\u00eb form\u00ebn <em>\u201conline\u201d. <\/em>Madje, edhe jan\u00eb shuar dhe vazhdojn\u00eb edhe m\u00eb tutje t\u00eb shuhen gazeta e revista respektibile n\u00eb form\u00ebn e shtypur, t\u00eb cilat nuk arrijn\u00eb dot t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb rrethanave t\u00eb reja. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull gazeta e vetme shtet\u00ebrore n\u00eb Kroaci <em>\u201cVjesnik\u201d,<\/em> u mbyll n\u00eb vitin 2012, p\u00ebr shkak t\u00eb borxheve t\u00eb m\u00ebdha. Edhe gazeta tradicionale <em>\u201cBorba\u201d<\/em> e Beogradit u shua pas 90 viteve ekzistenc\u00eb. K\u00ebshtu jan\u00eb mbyllur edhe nj\u00eb num\u00ebr i madh i gazetave ditore evropiane e bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, megjithat\u00eb, shoq\u00ebrit\u00eb me koncepte m\u00eb t\u00eb qarta shtetformuese dhe me nd\u00ebrgjegje m\u00eb t\u00eb larta komb\u00ebtare, gjejn\u00eb forma dhe m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i ruajtur organet e tyre t\u00eb shtypit q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrshkruar t\u00eb kaluar\u00ebn dhe historin\u00eb e tyre n\u00ebp\u00ebr periudha m\u00eb t\u00eb gjata kohore. Shumica e gazetave tradicionale n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe vendet evropiane e ballkanike, vazhdojn\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb edhe n\u00eb versionin e shtypur, edhe n\u00eb at\u00eb <em>\u201conline\u201d.<\/em> Por, ato q\u00eb aty-k\u00ebtu e kan\u00eb ndaluar formatin e shtypur, vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb gati se me t\u00eb nj\u00ebjtat kapacitete n\u00eb formatin <em>\u201conline\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare tanim\u00eb jan\u00eb shuar gati se t\u00eb gjitha gazetat trdicionale, me t\u00eb cilat identifikohen breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb. U shua gazeta m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb <em>\u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d<\/em> (Tiran\u00eb), u shua gazeta identitare e Kosov\u00ebs <em>\u201cRilindja\u201d<\/em> (Prishtin\u00eb), u shua gazeta m\u00eb popullarizuese e shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb <em>\u201cFlaka e v\u00ebllaz\u00ebrimit\u201d<\/em> (Shkup), u shua <em>\u201cKoha\u201d<\/em> e shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, apo edhe <em>\u201cJehona\u201d<\/em> e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, e cila me v\u00ebsht\u00ebr\u00ebsi botohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht\u00eb, t\u00eb gjtha k\u00ebto gazeta q\u00eb m\u00eb se pes\u00eb dekada i mbijetuan regjimit komunist, dal\u00ebngadal\u00eb u zvet\u00ebnuan dhe u humb\u00ebn p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb periudh\u00ebn e demokracis\u00eb, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb menduam se mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zhvillimin dhe avancimin e shtypit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. A thua, pse e gjith\u00eb kjo neglizhenc\u00eb dhe vet\u00ebdije e ul\u00ebt p\u00ebr ruajtjen e shtypit tradicional shqiptar, e cila realisht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trashigimi shum\u00eb e pasur kulturor?! Pse e gjith\u00eb kjo pakujdesi ndaj titujve emblematik t\u00eb shtypit shqiptar, me t\u00eb cill\u00ebt u rrit\u00ebn e u kalit\u00ebn gjenerata t\u00eb t\u00ebra?! A \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kriteri financiar apo ai subjektiv, m\u00eb <em>\u201cmeritori\u201d <\/em>p\u00ebr mbylljen e k\u00ebtyre gazetave?! K\u00ebto dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, m\u00ebtojm\u00eb t\u2019i shtjellojm\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij shkrimi, q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim sqarimin e k\u00ebtij problemi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, por edhe ndezjen e alarmit p\u00ebr humbjen para syve tan\u00eb t\u00eb nj\u00eb trashigimie kulturore t\u00eb pakrahasueshme dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;<em>Gazeta \u201cDielli\u201d &#8211; SHBA<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb historin\u00eb e gazetaris\u00eb shqiptare pranohet se, gazeta me m\u00eb shum\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi e bot\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb <em>\u201cDielli\u201d.<\/em> Numri i par\u00eb i saj doli n\u00eb Boston t\u00eb SHBA-ve, me 15 shkurt t\u00eb vitit 1909, si organ i Federat\u00ebs panshqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs <em>\u201cVatra\u201d,<\/em> ku vijoi t\u00eb botohet deri m\u00eb 1992, p\u00ebrkat\u00ebsisht 2006, dhe me disa nd\u00ebrprerje e vazhdoi botimin e shtypur nga viti 2011, por vet\u00ebm n\u00eb raste dhe data t\u00eb ve\u00e7anta, kurse sot \u00ebsht\u00eb aktive n\u00eb formatin online. <em>\u201cDielli\u201d<\/em> gjat\u00eb k\u00ebsaj jete shekullore, ka nd\u00ebrruar shum\u00eb botues, me bindje dhe pikpamje t\u00eb ndryshme politike dhe ideologjike. Emrat m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj mbeten Fan Noli, Faik Konica e Kristo&nbsp; Floqi. Kjo gazet\u00eb emblementare e shtypit shqiptar, me shum\u00eb v\u00ebsht\u00ebrsi financiare arrin t\u00eb mbahet gjall\u00eb si gazet\u00eb mujore, kryesisht fal\u00eb <em>\u201cxhelozis\u00eb\u201d<\/em> s\u00eb atdhetar\u00ebve vatran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos e shuar tradit\u00ebn. Gazeta n\u00eb formatin online dhe at\u00eb t\u00eb shtypur, \u00ebsht\u00eb mjaft aktive me informacione t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr dhe rreth komunitetit shqiptar n\u00eb SHBA dhe n\u00eb trojet etnike shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Gazeta-dielli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Gazeta-dielli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2329\" width=\"560\" height=\"427\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Gazeta-dielli.jpg 328w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Gazeta-dielli-300x229.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 560px) 100vw, 560px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Gazeta \u201cZ\u00ebri i popullit\u201d \u2013 Tiran\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gazeta <em>\u201cZ\u00ebri i popullit\u201d<\/em> e Tiran\u00ebs, u themelua m\u00eb 25 gusht 1942 n\u00eb ilegalitet, dhe redaktuar fillimisht nga Enver Hoxha. Pas luft\u00ebs ajo u b\u00eb gazeta zyrtare e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ishte organi kryesor i propagand\u00ebs i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (PPSH). Pas vitit 1991 gazeta vazhdoi t\u00eb botohet si organ shtypi t\u00eb s\u00eb njejt\u00ebs parti, e cila n\u00eb qershor 1991 ndryshoi emrin e saj n\u00eb Partia socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb (PSSH).<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cZ\u00ebri i popullit\u201d<\/em> e ndaloi botimin e shtypit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2015, me urdh\u00ebr t\u00eb kryetarit t\u00eb PS-s\u00eb, Edi Rama, i cili nuk ka pasur ndonj\u00eb simpati t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb <em>\u201cbagazhit ideologjik t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs\u201d. <\/em>Pra pas 65 vjet\u00ebve n\u00eb tregun e shtypit t\u00eb shkruar shqiptar, duke qen\u00eb gazeta e dyt\u00eb p\u00ebr nga jet\u00ebgjat\u00ebsia n\u00eb historin\u00eb e shtypit shqiptar, <em>\u201cZ\u00ebri i popullit\u201d<\/em> rreth dy vite pas shuarjes u gjet n\u00eb versionin <em>\u201conline\u201d,<\/em> q\u00eb pas nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrpritet fare, duke humbur \u00e7do gjurm\u00eb! Me shuarjen e saj u shua nj\u00eb trashigimi mjaft e pasur kulturore, pavar\u00ebsisht ngarkes\u00ebs ideologjike q\u00eb kishte gjat\u00eb viteve t\u00eb gjata t\u00eb sistemit komunist shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Gazeta \u201cRilindja\u201d \u2013 Prishtin\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 12 shkurt t\u00eb vitit 1945, n\u00eb Prizren u botua numri i par\u00eb i <em>\u201cRilindjes\u201d,<\/em> si organ i Frontit Popullor n\u00eb Kosov\u00eb. Prej numrit 61, gazeta vazhdoi t\u00eb botohet n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Shtypshkronj\u00ebn Krahinore t\u00eb Frontit Popullor. N\u00eb fillim ishte e p\u00ebrjavshme vet\u00ebm me kat\u00ebr faqe deri m\u00eb 27 qershor 1948, kur fillon t\u00eb dal\u00eb dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, kurse nga n\u00ebntori i vitit 1958 b\u00ebhet e p\u00ebrditshme (p\u00ebrve\u00e7 dit\u00ebve t\u00eb premte). <em>\u201cRilindja\u201d <\/em>ishte pa dyshim gazeta m\u00eb e lexuar dhe m\u00eb shitur n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, nd\u00ebrsa tirazhi maksimal gjat\u00eb festave t\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, ka arritur deri n\u00eb 234.000 ekzemplar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me gazet\u00ebn <em>\u201cRilindja\u201d<\/em> jan\u00eb rritur shum\u00eb gjenerata dhe n\u00eb t\u00eb jan\u00eb kalitur shum\u00eb intelektual\u00eb, shkrimtar\u00eb e veprimtar\u00eb kulturor\u00eb e politik\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebt e ish-Jugosllavis\u00eb. N\u00eb vitin 1990, nga pushteti serb u ndalua botimi i k\u00ebsaj gazete, nd\u00ebrsa pas hyrjes s\u00eb forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1999, ajo doli p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb treg. Gazeta <em>\u201cRilindja\u201d<\/em> p\u00ebrfundimisht ka pushuar s\u00eb botuari q\u00eb nga viti 2009.<\/p>\n\n\n\n<p>Shuarja e k\u00ebsaj gazete n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrmblidhet nj\u00eb histori m\u00eb se gjysm\u00ebshekullore e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pa dyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr gazetarin\u00eb dhe publicistik\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Rikthimi i saj i mundsh\u00ebm n\u00eb treg, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike, do t\u00eb fliste shum\u00eb p\u00ebr respektin ndaj tradit\u00ebs, vlerave t\u00eb mir\u00ebfillta dhe t\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb. Mir\u00ebpo, deri m\u00eb tani, p\u00ebrpos aty-k\u00ebtu ndonj\u00eb fjale vullnetmire, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgja konkrete n\u00eb drejtim t\u00eb funksionalizimit t\u00eb k\u00ebtij brendi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb gazetaris\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<strong><em>Gazeta \u201cFlaka e v\u00ebllaz\u00ebrimit\u201d \u2013 Shkup<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kur flitet p\u00ebr historin\u00eb e shtypit n\u00eb Maqedoni, asociacioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb gazeta m\u00eb jet\u00ebgjate e k\u00ebsaj treve shqiptare, <em>\u201cFlaka e v\u00ebllaz\u00ebrimit\u201d. <\/em>Numri i par\u00eb i saj doli m\u00eb 4 prill t\u00eb vitit 1945 n\u00eb shkup, duke qen\u00eb organ i Shtabit Kryesor t\u00eb Frontit Popullor&nbsp; t\u00eb Maqedonis\u00eb. Nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb botimin e k\u00ebsaj gazete kishte dr. Nexhat Agoli, minist\u00ebr i politik\u00ebs Sociale n\u00eb Qeverin\u00eb e par\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb. Nd\u00ebrsa, drejtor dhe kryeredaktor i par\u00eb i k\u00ebsaj gazete ishte dr. Petro Janura.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gazet\u00ebn <em>\u201cFlaka e v\u00ebllaz\u00ebrimit\u201d <\/em>vazhdimisht shkruhej historia e qytetarit shqiptar t\u00eb Maqedonis\u00eb, problemet e tij, nevojat, k\u00ebrkesat, idet\u00eb dhe shpresat p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb , gazeta ishte e pasur me rubrika dhe materiale t\u00eb llojllojshme, t\u00eb cilat preknin thell\u00ebsisht n\u00eb qenien e shqiptarit. Ve\u00e7an\u00ebrisht dallohej rubrika e kultur\u00ebs dhe e arsimit, e cila ndodhej n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb artistik dhe profesional.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga viti 1994 b\u00ebhet e p\u00ebrditshme, por fatkeq\u00ebsisht duke vazhduar t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn kontrollin e partive politike shqiptare q\u00eb ishin pjes\u00eb e pushtetit t\u00eb Maqedonis\u00eb. Gazeta <em>\u201cFlaka e v\u00ebllaz\u00ebrimit\u201d, <\/em>e cila tanim\u00eb e kishte shkurtuar emrin n\u00eb <em>\u201cFlaka\u201d,<\/em> vazhdoi botimin deri n\u00eb vitin 2004, kur pas privatizimit t\u00eb saj (u shit p\u00ebr m\u00eb pak se 3.000 euro), u shua plot\u00ebsisht! Nd\u00ebrprerja e botimit t\u00eb k\u00ebsaj gazete pas gjasht\u00eb dekadave (n\u00ebntor 2004), paraqet humbje t\u00eb madhe p\u00ebr historin\u00eb e shtypit shqiptar n\u00eb Maqedoni, dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre hapsirave.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <strong><em>Revista \u201cKoha (Javore)\u201d &#8211; Podgoric\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shtypi i shkruar n\u00eb mesin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, nisi me revist\u00ebn p\u00ebr kultur\u00eb <em>\u201cKoha\u201d <\/em>(1979-1990), ku brenda k\u00ebtij harku kohor dol\u00ebn 54 numra, dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb sprovohen penat e reja q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb jen\u00eb emra t\u00eb njohur n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, let\u00ebrsis\u00eb dhe artit. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pluralizmit politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb hapsir\u00eb shqiptare n\u00ebn Malin e Zi, pati dise p\u00ebrpjekje individuale p\u00ebr t\u00eb botuar revista e gazeta shqipe, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk pat\u00ebn jehon\u00ebn e duhur dhe jet\u00ebgjat\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot n\u00eb Malin e Zi, nga buxheti shtet\u00ebror botohet gazeta javore p\u00ebr aktualitete, shkenc\u00eb dhe kultur\u00eb <em>\u201cKoha Javore\u201d, <\/em>emri i s\u00eb cil\u00ebs lidhet me revist\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart\u00eb. Themelues i <em>\u201cKoh\u00ebs Javore\u201d <\/em>\u00ebsht\u00eb Kuvendi i Malt t\u00eb Zi, nd\u00ebrsa numri i par\u00eb i saj doli m\u00eb 21 shkurt t\u00eb vitit 2002. Botues \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Redaksia \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Podgoric\u00eb, edhe pse jeta shoq\u00ebrore, politike, kulturore e arsimore e shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi , kryesisht\u00eb zhvillohet n\u00eb Ulqin, si qyteti me kompakt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe etnike shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi kontinuiteti i k\u00ebsaj gazete, q\u00eb duhet t\u00eb mbahet me \u00e7do kusht nga gazetar\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Revista \u201cJehona\u201d \u2013 T\u00ebrrnoc (Bujanoc)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mesin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, revista e vetme q\u00eb pati nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj ishte <em>\u201cJehona\u201d <\/em>e T\u00ebrrnocit, Komuna e Bujanocit. Gjat\u00eb vitit 1977 botohej si fletushk\u00eb, e \u00eb von\u00eb merr fizionomin\u00eb e revist\u00ebs mujore informative, politike dhe kulturore, p\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj si dyjavore e javore. Shtypej me shaptillograf, n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb fshatin T\u00ebrrnoc, n\u00eb gjithsej dhjet\u00eb faqe. N\u00eb brendin\u00eb e saj gjenin vend krijimet e shkollar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj komune, e aty-k\u00ebtu ndonj\u00eb krijim i poet\u00ebve e shkrimtar\u00ebve t\u00eb njohur t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Revista <em>\u201cJehona\u201d<\/em> e T\u00ebrrnocit pati disa nd\u00ebrprerje t\u00eb botimit t\u00eb saj, sidomos gjat\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ish-Jugosllave. Tani her\u00eb pas here vazhdon t\u00eb botohet si revist\u00eb periodike, sidomos gjat\u00eb datave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare, por n\u00eb thelb e ka humbur kontiniutetin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon shqiptar t\u00eb mbetur n\u00ebn Serbi, s\u00eb fundi u pat\u00ebn botuar edhe revista tjera n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe <em>(\u201cPerspektiva\u201d, \u201cNacionali\u201d),<\/em> t\u00eb mb\u00ebshtetura nga organet shtet\u00ebrore, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht edhe ato e ndal\u00ebn botimin pas disa numrave modest.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtypi tradicional shqiptar, si n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb viset tjera t\u00eb rajonit ballkanik t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb, fatkeq\u00ebsisht e ka humbur kontinuitetin. Jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb botimet e t\u00eb gjitha gazetave tradicionale, t\u00eb cilat jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me emra t\u00eb rinj. Me nd\u00ebrprerjen e k\u00ebtyre botimeve, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb nj\u00eb hallk\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e zinxhirit kulturor e komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa dyshim, \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb humbje jo e vog\u00ebl e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturore, e cila m\u00eb s\u00eb paku \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ndodh\u00eb, pik\u00ebrisht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb kultur\u00ebn dhe tradit\u00ebn ton\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se kurr\u00eb. Pra , nuk mbajn\u00eb arsyet e llojit se, gjoja k\u00ebto gazeta t\u00eb tradit\u00ebs jan\u00eb shuar p\u00ebr shkaqe financiare. Kur po mund ende t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb treg dhjet\u00ebra gazeta ditore, pa kurrfar\u00eb problemi do t\u00eb mund t\u00eb mbijetonin edhe gazetat e tradit\u00ebs, me t\u00eb cilat u rrit\u00ebn breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rikthimi i k\u00ebtyre brendeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e gazetaris\u00eb shqiptare, mund t\u00eb b\u00ebhet fare leht\u00eb me ndarjen e nj\u00eb fondi modest t\u00eb kuvendeve apo qeverive gjegj\u00ebse. N\u00ebse ato fonde nuk do t\u00eb mjaftojn\u00eb p\u00ebr versionin e shtypur t\u00eb k\u00ebtyre gazetave, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb jet\u00ebsohen n\u00eb versionin \u201conline\u201d, me shum\u00eb pak pun\u00ebtor\u00eb dhe kosto minimale financiare!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Qani\u00a0 Osmani Viteve t\u00eb fundit, gjithkah n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb \u00ebsht\u00eb duke r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm tirazhi i gazetave, si rezultat i p\u00ebrhapjes masive t\u00eb internetit dhe konsumimit t\u00eb informacionit n\u00eb form\u00ebn \u201conline\u201d. Madje, edhe jan\u00eb shuar dhe vazhdojn\u00eb edhe m\u00eb tutje t\u00eb shuhen gazeta e revista respektibile n\u00eb form\u00ebn e shtypur, t\u00eb cilat nuk arrijn\u00eb dot t\u2019i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30550"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30550\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30551,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30550\/revisions\/30551"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}