{"id":30547,"date":"2021-12-18T08:57:59","date_gmt":"2021-12-18T07:57:59","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30547"},"modified":"2021-12-18T08:57:59","modified_gmt":"2021-12-18T07:57:59","slug":"kronike-nga-komuniteti-shqiptaro-amerikan-20-vite-krijimtari-letrare-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30547","title":{"rendered":"KRONIK\u00cb NGA KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN: 20-VITE KRIJIMTARI LETRARE N\u00cb AMERIK\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjesemarresit-20-vjetorit-themelimit-te-Shoqates-se-Shkrimtareve-Shqiptaro-Amerikane.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjesemarresit-20-vjetorit-themelimit-te-Shoqates-se-Shkrimtareve-Shqiptaro-Amerikane.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30548\" width=\"686\" height=\"403\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjesemarresit-20-vjetorit-themelimit-te-Shoqates-se-Shkrimtareve-Shqiptaro-Amerikane.jpg 521w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjesemarresit-20-vjetorit-themelimit-te-Shoqates-se-Shkrimtareve-Shqiptaro-Amerikane-300x176.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 686px) 100vw, 686px\" \/><\/a><figcaption>\u00a0Nj\u00eb grup pjes\u00ebmarrsish n\u00eb 20-vjetorin e themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky vit sh\u00ebnoi 20-vjetorin e themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb. Festimet e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori kishin filluar n\u00eb shtator me ekspozit\u00ebne librit dhe kulmuan me nj\u00eb tubim t\u00eb qindra antar\u00ebve dhe dashamir\u00ebsve t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan, jav\u00ebn e kaluar, <strong>n\u00eb vend-tubimin e ri t\u00eb komunitetit ton\u00eb, n\u00eb \u201cQendr\u00ebn Kulturore Shqiptare \u201cIllyria\u201d n\u00eb New York, sall\u00eb e auditorium realizuar me nddihm\u00ebn e K\u00ebshilltarit t\u00eb qytetit t\u00eb Nju Jork-ut, Z. Mark Gjonaj, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur nga komuniteti shqiptaro-amerikan, pik\u00ebrisht, p\u00ebr takime dhe festime t\u00eb tilla kulturore, k\u00ebtu n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tre-shtet\u00ebshit, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konetik\u00ebt.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb 20-vjetor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn kulturore dhe artsitike t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Nju Jork me rrethe, n\u00eb shtator u organizua ekspozita e librit, <\/strong>\u201c20 vite krijimtari letrare n\u00eb SHBA\u201d, <strong>n\u00eb zyr\u00ebn e p\u00ebrkoh\u00ebshme t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb\u201d, shtetin Konetik\u00ebt. Pik\u00ebrisht n\u00eb qytetin Stamford, ku u promovuan me at\u00eb rast,<\/strong> monografia voluminoze n\u00eb dy v\u00ebllime \u201cShoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb (2001-2011)\u201d dhe \u201cShoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb (2012-2021)\u201d, si dhe \u201cShoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb (Autor\u00eb dhe vepra)\u201d. N\u00eb shtator, u &nbsp;prezantuan gjithashtu t\u00eb gjith\u00eb numrat e revist\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb, PENA si dhe botimet nga Sht\u00ebpia Botuese \u201cAdriatic Press\u201d, p\u00ebrfshir botimet e autor\u00ebve an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb ka mbledhur rreth vetes elit\u00ebn letrare dhe publicistike, shkrimtar\u00eb e poet\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, nd\u00ebrsa vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj\u00eb. &nbsp;Ky fakt ishte i qart\u00eb nga pjes\u00ebmarrja e madhe e k\u00ebsaj elite kulturore n\u00eb tubimin e madh kulminor &#8212; n\u00eb<strong> Qendr\u00ebn Kulturore Shqiptare \u201cIllyria\u201d, n\u00eb New York &#8212; <\/strong>t\u00eb veprimtarive t\u00eb organizuara, gjat\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebr t\u00eb festuar 20-vjetorin e themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs \u2013 nj\u00eb ngjarje kjo me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe artistike dhe kulturore p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan n\u00eb Nju Jork me rrethe. Kishin ardhur shkrimtar\u00eb e artist\u00eb shqiptar\u00eb edhe nga Kandaja e Meksika. Nd\u00ebr mysafir\u00ebt special i cili me pjes\u00ebmarrjen tij lart\u00ebsoi dhe nderoi k\u00ebt\u00eb tubim, ishte shkrimtari disident dhe simboli i q\u00ebndres\u00ebs anti-komuniste, Z. Visar Zhiti, an\u00ebtar nderi i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb, si dhe Poeti dhe shkrimtari Gjek\u00eb Marinaj, themelues i par\u00eb dhe aktualisht President Nderi i Shoqat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Programin e shpalosi Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve -Shqiptaro-Amerikan, Z. Mhill Velaj duke p\u00ebrsh\u00ebndetur t\u00eb ftuarit, nd\u00ebrsa paraqiti fol\u00ebsit e rastit, Presidentin aktual, Z. Adnan Mehmeti, Z. Gjek\u00eb Marinaj, Kryetarin e par\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs, K\u00ebshilltarin shqiptar-amerikan t\u00eb qytetit t\u00eb New Yorkut, Z. Mark Gjonaj, Kryetarin e \u201cVatr\u00ebs\u201d, Z. Elmi Berisha, Konsullin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb New York, Z. Frym\u00ebzim Isufaj, autori Thanas Gjika nga Bostoni e t\u00eb tjer\u00eb.&nbsp; Do t\u00eb ishte nj\u00eb shkrim i gjat\u00eb po t\u00eb reflektoja fjalimet e t\u00eb gjith\u00ebve me k\u00ebt\u00eb rast, por desha vet\u00ebm t\u00eb pasqyroj, t\u00eb pak\u00ebn pjes\u00ebrisht fjal\u00ebn e Poetit dhe Shkrimtarit disident dhe t\u00eb vuajturin e burgjeve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, (Ja dhe linku i fjalimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Z. Zhiti) &nbsp;<a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/letersia-si-hapesire-dhe-liri-si-gjuhe-dhe-identitet-por-dhe-si-mision\/\">LET\u00cbRSIA SI HAP\u00cbSIR\u00cb DHE LIRI, SI GJUH\u00cb DHE IDENTITET, POR DHE SI MISION\u2026 \u2013 Dielli | The Sun (gazetadielli.com)<\/a>. Zoti Xhiti foli n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u201cDiaspor\u00ebn e Letrave\u201d, p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke then\u00eb se, \u201cPo b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e pranishme&nbsp;<strong>let\u00ebrsia e diaspor\u00ebs,&nbsp;<\/strong>zbulime prej saj e prodhimet e reja, ku \u00ebsht\u00eb ruajtur gjuha dhe identiteti, shpirti komb\u00ebtar, duke qen\u00eb dhe mbetur nj\u00eb ur\u00eb e gjall\u00eb mes atdheut dhe bot\u00ebs. Pra duke shtuar bot\u00eb\u2026\u201d, ka theksuar nd\u00ebr t\u00eb tjera, Z. Xhiti, duke folur specifikisht p\u00ebr kontributin e diaspor\u00ebs shqiptaro-amerikane n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cHijer\u00ebnd\u00eb dhe me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb diaspora shqiptare n\u00eb SHBA, let\u00ebrsia e saj, q\u00eb nisi me korifejt\u00eb, Faik Bej Konica (Domenik) dhe Imzot Fan Noli, t\u00eb cil\u00ebt krijuan dhe nj\u00eb \u201cVat\u00ebr\u201d shekullore shqiptare me \u201cDiellin\u201d shqiptar shekullor.&nbsp;&nbsp;K\u00ebtu do t\u00eb vinin pinolli i Frash\u00ebrllinjve, shkrimtari Mit\u2019hat Frash\u00ebri, emblema e intelektualit patriot, po edhe Stavro Sk\u00ebndi, bashk\u00ebpun\u00ebtor i tij, gjuh\u00ebtar dhe historian, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrndiqeshin nga regjimi komunist n\u00eb atdhe dhe vdiq\u00ebn t\u00eb dy n\u00eb Nju Jork.&nbsp; Erdhi dhe filozofi dhe shkrimtari Isuf Luzaj, i p\u00ebrndjekur q\u00eb nga lufta, dhe historian Ago Agaj, i d\u00ebnuar me vdekje n\u00eb atdhe, plot t\u00eb tjer\u00eb dhe s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb botuar&nbsp;memuaristika e Kol Bib\u00eb Mirakaj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr n\u00eb SHBA do t\u00eb arratisej, pasi t\u00eb dilte nga burgu,&nbsp;poeti, kritiku letrar, filozofi Arshi Pipa, duke marr\u00eb me vete dhe \u201cLibrin e Burgut\u201d, ato sonete infernale q\u00eb i botoi n\u00eb 1959 n\u00eb Rom\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jashtzakonshme. Pas tij do vinte, edhe ai i arratisur me t\u00eb dal\u00eb nga burgu, shkrimtari e publicist Sami Repishti. Do t\u00eb arratisej dhe shkrimtari, me baba t\u00eb pushkatuar, Bilal Xhaferri, poeti i ofsham\u00ebs \u00e7ame.&nbsp;P\u00ebr k\u00ebtu u arratis, m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb them, me kalin e tij metaforik, me flatra, me Pegasin, poeti Gjek\u00eb Marinaj\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu, do t\u00eb thosha, se l\u00ebvrohet nj\u00eb let\u00ebrsi dhe nga aradh\u00ebt e reja e brezit t\u00eb pas \u201890.&nbsp;R\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb par\u00eb, sipas meje, k\u00ebtu ka dhe ruajtja e gjuh\u00ebs am\u00eb, jo vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb jona, por gjuh\u00ebn shqipe shkenc\u00ebtar\u00ebt e gjuh\u00ebsis\u00eb e vendosin n\u00eb 10 \u201311 gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb bot\u00eb, antike, rr\u00ebnj\u00ebse, pra \u00ebsht\u00eb pasuri, jo vet\u00ebm jona, por ne jemi t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e kemi p\u00ebr detyr\u00eb ta ruajm\u00eb e ta gjall\u00ebrojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cGjuha \u00ebsht\u00eb atdhe. B\u00ebhet let\u00ebrsi k\u00ebtu, shtoj me ngaz\u00ebllim, dhe s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb jan\u00eb a jo antar\u00eb t\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptaro-amerikan\u00eb. Patjet\u00ebr s\u2019mund t\u00eb rri pa p\u00ebrmendur bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e mi, miqt\u00eb e burgut, k\u00ebtu nis\u00ebn romanet e tyre Dine Dine, Hasan Bajo, shkruajn\u00eb tregime Memisha Gjonzeneli, kujtimet infernale Kaso Hoxha, sintezat e mendimit Lek\u00eb Mirakaj. Do t\u00eb vazhdonte poezit\u00eb e burgut P\u00ebllumb Lamaj, edhe Ilir Spata, edhe i p\u00ebrndjekuri, i biri i Isuf Luzajt, Dalani.&nbsp;&nbsp;Nd\u00ebrkaq edhe krahu tjet\u00ebr, komandant\u00eb t\u00eb burgjeve apo oficer\u00eb t\u00eb Sigurismit t\u00eb shtetit do t\u00eb shkruanin kujtimet e tyre. etj.&nbsp; K\u00ebtu erdh\u00ebn shkrimtar\u00eb t\u00eb njohur si Naum Prifti e Betim Mu\u00e7o e do t\u00eb vazhdonin t\u00eb shkruanin suksessh\u00ebm shkrimtar\u00eb si Roland Gjoza, Ardian Vehbiu, eseist e gjuh\u00ebtar modern nd\u00ebrkoh\u00eb, historiani dhe monografisti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Ilir Ikonomi, studiuesi i arkivave dhe historian Agron Alibali, etj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cRomane do t\u00eb shkruanin Albana Lifshing, Mirela Kanini, etj, poezi Ilirjana&nbsp;Sulkuqi, Rajmonda Moisiu, Bajame Hoxha \u2013 \u00c7eliku, Yllka Filipi, tregime&nbsp;n\u00eb dy koh\u00eb e n\u00eb dy vendet tona Mu\u00e7 Xhepa, kritik\u00eb letrare e studime do t\u00eb ndiqja nga M\u00ebrgim Kor\u00e7a, Minella Aleksi, G\u00ebzim Basha, Ernest Nasto, etj, e gazetar\u00ed nga Alfons Grishaj, Klajd Kapinova, Valentin Lumaj, Qemal Agaj, Merita McCormack, etj, etj.&nbsp;N\u00ebrkaq ka autor\u00eb q\u00eb krahas shqipes, shkruajn\u00eb dhe n\u00eb gjuh\u00ebn e madhe angleze, duke rrokur nj\u00eb lexues t\u00eb madh. Dua t\u00eb kujtoj shkrimatren dhe p\u00ebrkthyesen e talentuar Ani Gjika, e vler\u00ebsuar dhe me \u00e7mime, bij\u00eb e studiuesit Thanas Gjika dhe e poetes Julia Gjika, etj, etj.&nbsp; I sigurt\u00eb q\u00eb ka dhe t\u00eb tjer\u00eb, ndjes\u00eb q\u00eb kam p\u00ebrmenduar aq emra\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPas shoqatave, instituteve, akademive kulturore shqiptare k\u00ebtu, arritje do t\u00eb jet\u00eb Katedra e par\u00eb e Albanalogjis\u00eb n\u00eb Universitetin DePaul n\u00eb \u00c7icago, ngritjen e s\u00eb cil\u00ebs e la n\u00eb testament Hidai Bregu, nj\u00eb sh\u00ebmbull i patriotit, i atdhetarit t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb gjuh\u00ebs am\u00eb dhe letrave shqipe, drejtimin e s\u00eb cil\u00ebs do ta merrte shkrimtari Gazmend Kapllani.&nbsp; N\u00eb Universitetin e Michigan-it poeti dhe studiuesi i ri, p\u00ebrkthyesi Lisandri Kola do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb jap\u00eb leksione t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe t\u00eb ekzilit, nj\u00eb aspekt me interes, i gjer\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues.&nbsp;&nbsp; Institucione mbeten dhe gazeta \u201cDielli\u201d, q\u00eb me Sokol Paja tani, n\u00eb vazhdim t\u00eb gazetarit Dalip Greca, po edhe gazeta \u201cIllyria\u201d e Vehbi Bajramit, me gazetar Ruben Avxhiu, po i l\u00ebn\u00eb m\u00eb hap\u00ebsir\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe kritik\u00ebs letrare, nd\u00ebrkaq q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb ndezur gjuh\u00ebn e shkruar.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNd\u00ebrsa \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d, shqip, me gazetar\u00ebt e saj profesionist\u00eb, k\u00ebtu kemi nj\u00ebrin nga drejtuesit e dikursh\u00ebm, Fran Shkreli, dhe tani me drejtorin e euro-azis\u00eb, Elez Biberaj, evulojn\u00eb po aq sa mendimin politik, edhe informacionin rrethanor, n\u00eb gjuh\u00ebn e folur am\u00eb. Po k\u00ebshtu dhe televizione lokale e gazeta shoqatash t\u00eb p\u00ebrkohshme, etj, librat shkollor\u00eb, m\u00ebsuesit e shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, qendrat kulturore, vendet e kulteve, kishat me meshat shqip, xhamit\u00eb e teqeja e Detroitit, ku mblidhen shqiptar\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb e paz\u00ebvend\u00ebsueshme p\u00ebr bashk\u00ebsi, gjuh\u00eb dhe identitet\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb zhvillohet teatri, sidomos me t\u00eb rinjt\u00eb. Filmi shqiptar do t\u00eb ndihmonte shum\u00eb. P\u00ebrurimi i tij, ja dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb, k\u00ebtu kemi dhe regjisorin Bujar Alimani, me shum\u00eb \u00e7mime n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb bashkohemi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe diskutuar nj\u00eb film t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lipset t\u00eb b\u00ebhet dhe ajo q\u00eb p\u00ebrmbushi studiuesi Luan Top\u00e7iu n\u00eb Rumani ose t\u00eb botohet e p\u00ebrkthyer ajo histori e let\u00ebrsis\u00eb, edhe shqip edhe anglisht. Fillon nga njohja q\u00eb t\u00eb shkohet dhe n\u00eb nj\u00eb reviste serioze e me nivel artistik. Kushtet jan\u00eb. T\u00eb shfryt\u00ebzohen mund\u00ebsit\u00eb\u201d, porositi Visar Zhiti me rastin e 20-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me t\u00eb drejt\u00eb Z. Zhiti tha disa her\u00eb gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij se p\u00ebrve\u00e7 em\u00ebrave q\u00eb ai p\u00ebrmendi si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u201clet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb diaspor\u00ebs\u201d ka edhe emra t\u00eb tjer\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb librin e Presidentit Adnan Mehmeti, \u201cShoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb: Autor\u00eb dhe Vepra\u201d, botuar me rastin e 20-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb k\u00ebsaj shoqate jan\u00eb t\u00eb renditur m\u00eb shum\u00eb se 100-autor\u00ebve kontribues. &nbsp;Ky lib\u00ebr i autorit Adnan Mehmeti, me profile t\u00eb shkurt\u00ebra t\u00eb antar\u00ebve t\u00eb Shoqat\u00ebs, m\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb k\u00ebthehesha n\u00eb historin\u00eb e gjys\u00ebm shekullit t\u00eb kaluar t\u00eb diaspor\u00ebs shqipotare t\u00eb asaj kohe, kur reeviste Shejzat e Ernest Koliqit kishte botuar n\u00eb vitin 1969, pothuaj nj\u00eb lib\u00ebr identik me k\u00ebt\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme (Shikoni foton m\u00eb posht\u00eb), me autor Karl Gurakuqin. N\u00eb librin e Gurakuqit, \u201cNep\u00ebr Vullajt e \u201cShejzavet\u201d, botuar n\u00eb Rom\u00eb. renditen profilet e 115 shkrimtar\u00ebve dhe poet\u00ebve q\u00eb kontribonin me shkrimet e tyre \u2013 shkrimtar\u00eb e poet\u00eb t\u00eb arratisur nga komunizmi &#8212; por edhe autor\u00eb arb\u00ebresh\u00eb, q\u00eb bashkpunonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me revist\u00ebn Sh\u00ebjzat t\u00eb Ernest Koliqit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u00eb uroj \u201cShoqat\u00ebn e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb\u201d, p\u00ebr 20-vjetorin e themelimit t\u00eb saj, por dua gjithashtu t\u00eb kujtoj brezat e kaluar t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe poet\u00ebve shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet tona, t\u00eb arratisur nga komunizmi i Enver Hoxh\u00ebs, por q\u00eb shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve ende jan\u00eb t\u00eb anashkaluar, t\u00eb p\u00ebrjashtuar dhe t\u00eb harruar nga bota e jon\u00eb shqiptare.&nbsp; Ndon\u00ebse ata kurr\u00eb nuk pat\u00ebn Shoqat\u00ebn e tyre, n\u00eb list\u00ebn librit t\u00eb autorit Karl Gurakuqi (\u201cN\u00eb Vulljat e Sh\u00ebjzavet\u201d, ku pasqyrohen emrat dhe veprat e shkrimtar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare t\u00eb asaj kohe, p\u00ebrfshihen edhe emrat e disa shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. &nbsp;Karl Gurakuqi thot\u00eb n\u00eb at\u00eb lib\u00ebr se Ernest Koliqi mblodhi rreth vetes m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt intelektual\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare. \u201cNuk ka ngjar\u00eb ndonji her\u00eb q\u00eb n\u00eb shtypin ton\u00eb, qoft\u00eb brenda n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb jasht\u00eb Atdheut, q\u00eb nj\u00eb revist\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur nji num\u00ebr kaq t\u00eb madh bashkpuntor\u00ebsh. Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 20-vjetor t\u00eb themelimit, ka shembuj q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb &nbsp;shum\u00eb nga k\u00ebta shkrimtar\u00eb e poet\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr shqiptare \u2013 duke mos i harruar ata, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve ende jan\u00eb t\u00eb njollosur me epitetet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara q\u00eb nga koha e komunizmit. Ata meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb prej nesh, por t\u00eb pak\u00ebn t\u2019I kujtojm\u00eb nga koha n\u00eb koh\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Urime 20-vjetori i themelimit t\u00eb \u201cShoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ky vit sh\u00ebnoi 20-vjetorin e themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb. Festimet e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori kishin filluar n\u00eb shtator me ekspozit\u00ebne librit dhe kulmuan me nj\u00eb tubim t\u00eb qindra antar\u00ebve dhe dashamir\u00ebsve t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan, jav\u00ebn e kaluar, n\u00eb vend-tubimin e ri t\u00eb komunitetit ton\u00eb, n\u00eb \u201cQendr\u00ebn Kulturore Shqiptare \u201cIllyria\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30548,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5,6],"tags":[],"class_list":["post-30547","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30547"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30547\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30549,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30547\/revisions\/30549"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}