{"id":30538,"date":"2021-12-17T14:21:54","date_gmt":"2021-12-17T13:21:54","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30538"},"modified":"2021-12-17T14:21:54","modified_gmt":"2021-12-17T13:21:54","slug":"qendresa-si-lajtmotiv-dhe-si-ideal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30538","title":{"rendered":"Q\u00cbNDRESA SI LAJTMOTIV DHE SI IDEAL"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Esad-Mekuli-libri-dita-qe-nuk-shuhet.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Esad-Mekuli-libri-dita-qe-nuk-shuhet.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30539\" width=\"434\" height=\"490\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Esad-Mekuli-libri-dita-qe-nuk-shuhet.jpg 336w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Esad-Mekuli-libri-dita-qe-nuk-shuhet-266x300.jpg 266w\" sizes=\"auto, (max-width: 434px) 100vw, 434px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Me rastin e 105 Vjetorit t\u00eb lindjes!<\/p>\n\n\n\n<p><em>Esad Mekuli, \u201eDRITA Q\u00cb NUK SHUHET\u201c, poezi, botoi Sht\u00ebpia Botuese \u201eRILINDJA\u201c, Prishtin\u00eb 1989, faqe 96.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Shefqet DIBRANI<\/p>\n\n\n\n<p>Esad MEKULI \u00ebsht\u00eb doajen i let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare, nj\u00ebra nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore, me theks t\u00eb ve\u00e7ant i asaj t\u00eb krijuar n\u00eb Kosov\u00eb. Ishte dhe do t\u00eb mbetet poeti, shkenc\u00ebtari e veprimtari i mir\u00ebnjohur, i respektuar nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Meritat e tij si pionier i let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb t\u00eb re \u00ebsht\u00eb e pakrahasueshme, ai ishte edhe p\u00ebrkthyes i zellsh\u00ebm, ishte shkenc\u00ebtar i mir\u00eb dhe popullarizues i devotsh\u00ebm i let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe, m\u00eb n\u00eb fund, si kryeredaktor i revist\u00ebs s\u00eb par\u00eb letrare \u201eJeta e re\u201c, do t\u00eb luaj rol me r\u00ebndsi n\u00eb zhvillimet e m\u00ebtutjeshme t\u00eb kultur\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ai dhe vet\u00ebm ai, \u00ebsht\u00eb dhe mbeti simboli q\u00eb diti t\u00eb p\u00ebrgatis gjenerata t\u00eb t\u00ebra shkrimtar\u00ebsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb plan kontributet e tij jan\u00eb t\u00eb pakontestueshme, sepse ai i dha shum\u00eb kombit ton\u00eb, dhe b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb bashk\u00ebkohore shqipe, ve\u00e7mas si\u00e7 theksuam m\u00eb lart\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky doajen i let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb bashk\u00ebkohore me pietet \u00ebsht\u00eb nderuar dhe madje \u00ebsht\u00eb konsideruar edhe si \u201ebaba, edhe si pedagog i shquar i let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb bashk\u00ebkohore\u201c, por edhe si poeti m\u00eb popullor te shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe viset tjera jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky nderim i takon, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr meritat krijuese, kulturore dhe shoq\u00ebrore si dhe p\u00ebr angazhimin e tij deri n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ai \u00ebsht\u00eb poeti shqiptar m\u00eb i lexuar dhe m\u00eb i dashur n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb gjitha potencialet dhe energjit\u00eb krijuese Esad Mekuli i shpenzoi p\u00ebr ta \u00e7uar m\u00eb p\u00ebrpara let\u00ebrsin\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Filloi t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn serbishte, duke b\u00ebr\u00eb zikzake, n\u00ebp\u00ebr labirinthet e jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dhembshme, plot me vuajtje e sakrifica, duke ju shmangur me kujdes baticave e zbaticave, fryrjeve e shp\u00ebrthimeve t\u00eb er\u00ebrave shoviniste, sidomos ndaj let\u00ebrsis\u00eb dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht ndaj kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare. Esad Mekuli, me gjakftoht\u00ebsi i tejkaloi t\u00eb gjitha v\u00ebsht\u00ebrsit, duke iu rezistuar me t\u00ebr forc\u00ebn krijuese akteve vandaliste t\u00eb pseudoshkenc\u00ebtar\u00ebve sllav\u00eb, q\u00eb b\u00ebnin n\u00eb d\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb e t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb, ai me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb pashoqe i tejkaloi t\u00eb gjitha v\u00ebsht\u00ebrsit. Me k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb konkludojm se Esad Mekuli q\u00ebndroi n\u00eb ball\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore aktive dhe nj\u00ebherit ndikoi shum\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen e popullit ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbajtur, zhvilluar dhe emancipuar let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n\n\n\n<p>Uni i tij ishte nj\u00eb un\u00eb kolektiv: n\u00ebp\u00ebrmjet tij jehoi z\u00ebri i mas\u00ebs popullore. A shkroi, me angazhim dhe plot arsye p\u00ebr kultur\u00ebn, t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen, duke i theksuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe besnike aspiratat dhe idealet e popullit t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Poezia:<\/p>\n\n\n\n<p>Esad Mekuli si poet, filloi me angazhimin social mes viteve 1930-1940. Poezia e tij padyshim afron tabllo t\u00eb bukura t\u00eb p\u00ebrshkrimit t\u00eb ambientit fshatar shqiptar, nj\u00ebherit ajo n\u00eb fillimet e poezis\u00eb bashk\u00ebkohore n\u00eb Jugosllavi, sh\u00ebrbeu m\u00eb shum\u00eb si shembull, por edhe si tekst i drejtp\u00ebrdrejt poetik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndikimin e poezis\u00eb s\u00eb Esad Mekulit n\u00eb poezin\u00eb e viteve \u201950 dhe \u201960, e gjejm\u00eb n\u00eb form\u00eb nuancash, po m\u00eb shum\u00eb si shembull poetik krijues. Edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, Esad Mekuli drejtonte revist\u00ebn m\u00eb me ndikim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, \u201eJet\u00ebn e re\u201c, ku shfaqeshin dhe afirmoheshin poet\u00eb t\u00eb rinj\u00eb, ai nuk imponoi tematik\u00ebn dhe shprehjen e tij poetike p\u00ebrmes form\u00ebs institucionale. P\u00ebrkundrazi, ai vet do t\u00eb ndikohet nga poet\u00ebt q\u00eb p\u00ebrgatiste, kurse n\u00eb poezit\u00eb e m\u00eb vonshme do t\u00eb l\u00eb sh\u00ebnimet sipas poetit a poet\u00ebs X-Y, duke e zhvilluar at\u00eb mendim krijues edhe m\u00eb tej. Ai gjithmon\u00eb tregoi interesim p\u00ebr shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb tematike, motivore e poetike duke mos u p\u00ebrpjekur p\u00ebr uniformizmin dhe utilitarizmin e let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Poezia e Esad Mekulit e p\u00ebrmbledhur n\u00eb librin \u201eDRITA Q\u00cb NUK SHUHET\u201c kap nj\u00eb gam\u00eb prur\u00ebse ku jan\u00eb zgjedhur e sigurisht edhe p\u00ebrpunuar (shum\u00eb krijime t\u00eb hershme), bile disa t\u00eb tjera i sjell\u00eb t\u00eb paprekura p\u00ebr t\u00eb rikujtuar ngjarje e zhvillime politike t\u00eb koh\u00ebrave edhe m\u00eb t\u00eb err\u00ebta. Libri ndahet n\u00eb 4 cikle: \u201eNga p\u00ebrvoja\u201c, \u201eE djeshme, e sotme, e nes\u00ebrme\u201c, \u201eDrita q\u00eb nuk shuhet\u201c dhe cikli \u201eK\u00ebng\u00eb pleq\u00ebris\u00eb\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>Pikpamjet e tij kishin p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb nxisnin dhe forconin let\u00ebrsin\u00eb e re q\u00eb krijohej, \u00e7far\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00eb realitet. Ato pik\u00ebpamje ishin t\u00eb matura dhe t\u00eb q\u00eblluara, sepse ishin rezultat i p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij letrare dhe i njohj\u00ebs s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe teoris\u00eb s\u00eb saj. Pra, p\u00ebrve\u00e7 vet\u00ebdij\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme historike mbi let\u00ebrsin\u00eb, mbas luft\u00ebs Esad Mekuli e zgjeron dhe e pasuron formimin e vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe me vet\u00ebdijeni ndikoi mbi let\u00ebrsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare. Kjo pik\u00ebpamje ndiqet edhe n\u00eb librin m\u00eb t\u00eb ri, mbase Esad Mekuli i mbetet besnik konceptit t\u00eb tij. Ky koncept vehet edhe n\u00eb ball\u00eb t\u00eb librit si poezi kredo:<\/p>\n\n\n\n<p>Jam d\u00ebshmitar\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>un\u00eb-<\/p>\n\n\n\n<p>q\u00eb n\u00eb vetmi<\/p>\n\n\n\n<p>z\u00ebrin e ngush\u00ebllimit<\/p>\n\n\n\n<p>d\u00ebgjoj<\/p>\n\n\n\n<p>n\u00eb furtun\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>(i shar\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>dhe<\/p>\n\n\n\n<p>p\u00ebrher\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>m\u00ebkatar!).<\/p>\n\n\n\n<p>Poeza: \u201eD\u00ebshmitar\u201c faqe 7<\/p>\n\n\n\n<p>Sigurisht nga p\u00ebrvoja e tij, qoft\u00eb intelektuale, politike apo krijuese ai do t\u00eb shkruaj poezin\u00eb \u201ePorosia\u201c, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do ti l\u00eb amanetet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Pra<\/p>\n\n\n\n<p>shkruaj<\/p>\n\n\n\n<p>e puno<\/p>\n\n\n\n<p>q\u00eb t\u00eb mos turp\u00ebrohesh\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>lufto p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn<\/p>\n\n\n\n<p>mos u mb\u00ebshtet n\u00eb t\u00eb paaftet,<\/p>\n\n\n\n<p>lajkatar\u00ebt &#8211;<\/p>\n\n\n\n<p>n\u00eb ata t\u00eb pakurruz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Poezia e Esad Mekulit \u00e7do her\u00eb \u00ebsht\u00eb aktuale. P\u00ebr konkretizim, k\u00ebtu po rikujtojm kat\u00ebr vargje t\u00eb poezis\u00eb \u201eA asht fajtor Shqiptari\u201c, t\u00eb shkruar n\u00eb vitin 1938, aktualiteti i s\u00eb cil\u00ebs ndihet edhe sot:<\/p>\n\n\n\n<p>A asht fajtor Shqiptari pse, si t\u00eb tjer\u00ebt, po don<\/p>\n\n\n\n<p>t\u00eb jetoj\u00eb si Njeri n\u00eb t\u00eb vetat sot e p\u00ebrjet\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>A asht fajtor pse p\u00ebrkund\u00ebr dhun\u00ebs qindron<\/p>\n\n\n\n<p>n\u00ebn qiellin e Kosov\u00ebs loke, n\u00eb trollin e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb vet!<\/p>\n\n\n\n<p>Populli yn\u00eb i talentuar me nj\u00eb durim dhe mir\u00ebkuptim nd\u00ebr veti, ruajti breza dhe gjenerata t\u00eb t\u00ebra, i shkolloi dhe arriti t\u00eb q\u00ebndroj. Brutaliteti i shfrenuar i shovenst\u00ebve serb\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb i pashterrsh\u00ebm, ashtu si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb e pashterrshme dashuria p\u00ebr liri. Shovenizmi serb s\u00eb fundi, i thyer, do t\u00ebrhiqet si ulurim\u00eb p\u00ebrbindshi t\u00eb plagosur, duke l\u00ebn\u00eb pas llahtarin\u00eb shkatrrimtare mbi kultur\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare, e cila pastaj do t\u00eb ngritet si nj\u00eb fidan i ri n\u00eb kopshtin e bukur pranveror! Pra tamam ashtu si\u00e7 do t\u00eb ringritet figura dhe personaliteti i Esad Mekulit, si poet dhe si njeri!<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj themi se q\u00ebndresa dhe durimi i popullit ton\u00eb paralajm\u00ebron fundin e pashmangsh\u00ebm t\u00eb stuhis\u00eb s\u00eb shfrenuar serbe. Kurse, q\u00ebndresa si lajtmotiv dhe si ideal e p\u00ebrshkon fund e krye t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn poetike t\u00eb poetit Esad Mekuli, ashtu si\u00e7 e p\u00ebrshkoi ajo t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e Esad Mekulit si njeri.<\/p>\n\n\n\n<p>SH\u00cbNIME P\u00cbR AUTORIN:<\/p>\n\n\n\n<p>Esad Mekuli (1916-1993). Lindi n\u00eb Plav\u00eb dhe vdiq n\u00eb Prishtin\u00eb. Shkoll\u00ebn Fillore e kreu n\u00eb vendlindje, gjimnazin n\u00eb Pej\u00eb, Prizren e Sarajev\u00eb..Studimet i vazhdoi n\u00eb Beograd, Zagreb e Itali. Kreu Fakultetin e Vetrinaris\u00eb n\u00eb Beograd, specializoi n\u00eb Zagreb dhe doktoroi n\u00eb Beograd. Punoi n\u00eb repartin parazitologjik n\u00eb Institutin Veterinar n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb cilin e udh\u00ebhoqi deri n\u00eb vitin 1960. Ka botuar dy libra shkencor n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Gjat\u00eb vitit 1945-46 udh\u00ebhoqi gazet\u00ebn \u201cRilindja\u201d, kurse nga viti 1949 e derisa u pensionua ishte kryeredaktor i revist\u00ebs letrare \u201cJeta e re\u201d si dhe Kryetar i par\u00eb i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Veprat letrare:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr ty\u201d 1955,<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDita e re\u201d 1966,<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAvsha Ada\u201d 1971,<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVjersha\u201d 1973,<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBrigje\u201d 1981,<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRini e kuqe\u201d 1983,<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDrita q\u00eb nuk shuhet\u201d 1989.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 105 Vjetorit t\u00eb lindjes! Esad Mekuli, \u201eDRITA Q\u00cb NUK SHUHET\u201c, poezi, botoi Sht\u00ebpia Botuese \u201eRILINDJA\u201c, Prishtin\u00eb 1989, faqe 96. Nga Shefqet DIBRANI Esad MEKULI \u00ebsht\u00eb doajen i let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare, nj\u00ebra nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore, me theks t\u00eb ve\u00e7ant i asaj t\u00eb krijuar n\u00eb Kosov\u00eb. Ishte dhe do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30539,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[507,3021],"class_list":["post-30538","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-esat-mekuli","tag-shefqet-dibrani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30538"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30538\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30540,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30538\/revisions\/30540"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30539"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}