{"id":30530,"date":"2021-12-16T15:30:11","date_gmt":"2021-12-16T14:30:11","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30530"},"modified":"2021-12-16T15:30:11","modified_gmt":"2021-12-16T14:30:11","slug":"ekskluzive-likuidimi-i-parise-se-shestanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30530","title":{"rendered":"Ekskluzive: LIKUIDIMI I PARIS\u00cb S\u00cb SHESTANIT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Leke-Maci-Perkolaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Leke-Maci-Perkolaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30531\" width=\"358\" height=\"456\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Leke-Maci-Perkolaj.jpg 259w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Leke-Maci-Perkolaj-235x300.jpg 235w\" sizes=\"auto, (max-width: 358px) 100vw, 358px\" \/><\/a><figcaption><strong>Lek\u00eb Maci P\u00ebrkolaj(1890-1946)<\/strong><\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Dosja: Krimet e komunizmit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>(75-vjetori i vrasj\u00ebs s\u00eb Lek\u00eb Macit P\u00ebrkolaj)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Si n\u00eb asnj\u00eb zon\u00eb e banuar me popullsi shqiptare gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore(1941-1944), zona e&nbsp; Shestanit n\u00eb veri-per\u00ebndim t\u00eb Kraj\u00ebs &nbsp;kishte status neutral e udh\u00ebhequr nga <a><\/a>Komiteti i Shestanit, n\u00eb mbrojtje t\u00eb popullsis\u00eb vendase, me qeverisje lokale, por me t\u00eb p\u00ebrfunduar lufta e vendosj\u00ebs s\u00eb pushtetit t\u00eb komunist\u00ebve, paria e zon\u00ebs u burgos dhe u d\u00ebnua me pushkatim duke i trajtuar ata &nbsp;si armiq t\u00eb pushtetit dhe t\u00eb ideologjis\u00eb komuniste<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Shestan n\u00eb shek.XX, b\u00ebn pjes\u00eb&nbsp; Lek\u00eb Maci P\u00ebrkolaj(1890-1046), i cili&nbsp; ka lindur n\u00eb vitin 1890 n\u00eb Ndrekaj(sllavisht Karanikiq) n\u00eb Shestanin Posht\u00eb, n\u00eb veri-per\u00ebndim t\u00eb Kraj\u00ebs. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb kushteve t\u00eb pavolitshme sociale, si shum\u00eb bashk\u00ebmoshatar t\u00eb tij, mori rrug\u00ebn e emigrimit n\u00eb mosh\u00ebn 18 vje\u00e7are, duke u vendosur n\u00eb Stamboll\u00eb, ku ma par\u00eb k\u00ebtu ishte vendosur v\u00ebllau i tij Kola. Duhet cekur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb vendi me i preferuar p\u00ebr emigrimin e shqiptar\u00ebve&nbsp; ishte Stambolla, vend ku ishin vendosur m\u00eb par\u00eb edhe shum\u00eb banor\u00eb nga Shestani e t\u00ebr\u00eb krahina e Kraj\u00ebs. Pas nj\u00eb kohe filloi t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb ambasad\u00ebn e Franc\u00ebs&nbsp; n\u00eb Stamboll\u00eb. Por, pas pes\u00eb viteve sa punoj aty Leka, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb transferimit t\u00eb ambasaorit francez n\u00eb Tiran\u00eb(Shqip\u00ebri) ai e mori Lek\u00ebn me vete, duke qen\u00eb pjes\u00eb e stafit t\u00eb ambasad\u00ebs. Leka dallohej me pun\u00eb e korrekt\u00ebsi n\u00eb sh\u00ebrbim, nd\u00ebrsa p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs shqipe e serbishte njihte edhe gjuh\u00ebn franceze e ate spanjolle. K\u00ebtu punoi deri n\u00eb vitin 1939, koha kur filloi Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore,kur Gjermania e pushtoi Franc\u00ebn, nd\u00ebrsa ambasadori francez u largua nga Tirana dhe u vendos n\u00eb Egjipt. Aty i ofroi mund\u00ebsi edhe Lek\u00ebs t\u00eb jen\u00eb s\u00eb bashku, por Leka e refuzoi sepse kishte vendosur t\u00eb ishte pran\u00eb familjes dhe n\u00eb vitin 1940, pas shum\u00eb viteve u rikthy n\u00eb vendlindje n\u00eb Shestan(Kraj\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zona neutrale dhe Komiteti i Shestanit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas sulmit t\u00eb Gjermanis\u00eb ndaj Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb prill 1941 dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb saj, populli i Shestanit n\u00eb saj\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb hidhur nga e kaluara prej \u00e7etnik\u00ebve malazezo-serb\u00eb t\u00eb njohur si \u201cbjellashi\u201d nga viti 1918-1929 &nbsp;t\u00eb cil\u00ebt vran\u00eb, djeg\u00ebn dhe &nbsp;pla\u00e7kit\u00ebn &nbsp;popullsin\u00eb vendase vendos\u00ebn t\u00eb organizohen n\u00eb vet\u00ebmbrojtje,&nbsp; me q\u00ebllim q\u00eb mos t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten vuajtjet e tyre ma her\u00ebt.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht nga p\u00ebrvoja e hidhur&nbsp; nga e kaluara populli i Shestanit, por edhe nga Muriqi e Ljarja n\u00eb nj\u00eb tubim vendos\u00ebn t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb prezantuar shqet\u00ebsimet e tyre, ku pushteti iu dha arm\u00eb p\u00ebr mbrojtje e po ashtu u mbeshet idea p\u00ebr formimin e <em>Zon\u00ebs Neutrale t\u00eb Shestanit<\/em>, q\u00eb u formu n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1942, ku kryetar i s\u00eb cil\u00ebs u zgjodh Lek\u00eb Maci P\u00ebrkolaj. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb <em>Komitetit t\u00eb Shestanit<\/em> \u00e7do katund kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e vet: 1.Lek\u00eb P\u00ebrkolaj, kryetar, 2.Jakov Vresku, prif-sekretar, 3.Gjon Gjokmarkaj(Bardhaj-Gurrz\u00eb), 4.Maci Nikpalaj(Pecaj), 5.Gjon Malaj(Gjura\u00e7), 6.Haxhi Murati(Muriq), 7.Isuf Osmani(Bes) dhe 8.Lek\u00eb Nilaj(Ljare).<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me periudh\u00ebn 1941-1944, koh\u00eb e cila d\u00ebshmoi se statusi i zon\u00ebs neutrale ka qen\u00eb pozitiv p\u00ebr Shestatin me qeverisje autonome lokale, sepse qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rrezikuar nga gjendja e luft\u00ebs e cila ishte n\u00eb viset tjera, pa prani t\u00eb fashist\u00ebve apo t\u00eb partizan\u00ebve ku populli l\u00ebvizte lirish\u00ebm, kan\u00eb shkuar p\u00ebr tregti n\u00eb Shkod\u00ebr, e Tivar p\u00ebr furnizime me ushqime e \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb u hap\u00ebn shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb Dedaj m\u00ebsues ishte Gjergj Vata nd\u00ebrsa n\u00eb Muriq Qazim Kraja. Ishte koha e&nbsp; liris\u00eb&nbsp; s\u00eb munguar dhe t\u00eb&nbsp; shpalosj\u00ebs s\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Vula-e-Komitetit-nenshkrimi-kryetarit-Leke-Perkolaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Vula-e-Komitetit-nenshkrimi-kryetarit-Leke-Perkolaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30532\" width=\"612\" height=\"263\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Vula-e-Komitetit-nenshkrimi-kryetarit-Leke-Perkolaj.jpg 381w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Vula-e-Komitetit-nenshkrimi-kryetarit-Leke-Perkolaj-300x129.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 612px) 100vw, 612px\" \/><\/a><figcaption><em>Vula e Komitetit\u00a0 dhe n\u00ebnshkrimi i kryetarit Lek\u00eb P\u00ebrkolaj<\/em><\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrethan t\u00eb tilla shoq\u00ebrore, me 10 prill 1942 nj\u00eb delegacion i Komitetit t\u00eb Shestanit shkon p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Maliq Bushati \u00a0dhe i paraqesin \u00a0<em>Memorandumin nga paria dhe kleri i Famullis\u00eb s\u00eb Ljar\u00ebs dhe Shestanit<\/em> i n\u00ebnshkruar nga 13 persona q\u00eb ishin paria e k\u00ebtyre fshatrave. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me k\u00ebrkesa t\u00eb ligjshme t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb k\u00ebsaj zone, t\u00eb drejta t\u00eb mohuara nga viti 1878, kur kjo zon\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit iu dhurua Malit t\u00eb Zi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Memorandum prej tet\u00eb pikash\u00a0 n\u00eb mes tjerash k\u00ebrkohet edhe bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb(VI).<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nga komunist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar mbeshteje popullore &nbsp;kund\u00ebr pushtues\u00ebve theksohej se si t\u00eb &nbsp;p\u00ebrfundoj&nbsp; lufta do t\u00eb lejohet deklarimi i lir\u00eb i qytetar\u00ebve se me cilin vend do t\u00eb bashkoh\u00ebn. Madje nj\u00eb ide e till\u00eb garantohej &nbsp;edhe nga&nbsp; <em>Karta e Atlantikut<\/em>, &nbsp;por realiteti d\u00ebshmoj t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn sepse t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkonin realizimin e ides\u00eb s\u00eb till\u00eb akuzoheshin &nbsp;dhe jan\u00eb ndjekur si armiq t\u00eb pushtetit komunist.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Burgosja dhe d\u00ebnimi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Se pushtetit t\u00eb ri i p\u00ebngonin&nbsp; personat me autorit\u00ebt e n\u00eb ve\u00e7anti paria e Komitetit t\u00eb Shestanit&nbsp; u d\u00ebshmu&nbsp;&nbsp; me 29.6.1945,&nbsp; ku OZN-a arrestoi fillimisht kryetarin e Komitetit, Lek\u00eb Perkoliqin, e dy shestanas tjer\u00eb prej Gjura\u00e7it , Vuk Pjet\u00ebr Malaj dhe Gjon Zef Malaj an\u00ebtar t\u00eb Komitetit dhe i d\u00ebrguan n\u00eb burgun e Cetin\u00ebs. Nd\u00ebrsa&nbsp; pas disa dit\u00ebsh OZN-a p\u00ebrs\u00ebri &nbsp;n\u00eb Shestan &nbsp;arrestoi dhe i d\u00ebrgoi n\u00eb burgun e Cetin\u00ebs edhe kat\u00ebr shestanas t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta u mbajt\u00ebn n\u00eb qeli e u torturuan plot kat\u00ebr muaj, duke u munduar t\u2019i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pranonin se kan\u00eb punuar p\u00ebr shk\u00ebputjen e Shestanit nga Jugosllavia dhe bashkimin e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb<strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse pushteti i ri ishe civil dhe udh\u00ebhiqej nga komunist\u00ebt, realisht drejtohej nga policia politike, p\u00ebrkat\u00ebsisht sigurimi i shtetit OZNA(UDBA). Ishte pik\u00ebrisht UDBA e cila kishte p\u00ebrgatitur aktpadin\u00eb p\u00ebr prokurorin publik t\u00eb qarkut kund\u00ebr Lek\u00eb Macit P\u00ebrkolaj dhe t\u00eb akuzuar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb(nr.197\/133, 31.X.1945). Pas d\u00ebgjimit t\u00eb t\u00eb pandehurve dhe shum\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb rrejsh\u00ebm, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve shquhej shqiptari Vasi Pjetrit Macit, gjegj\u00ebsisht Vasilije Llukiq, i cili veten nuk e konsideronte shqiptar, m\u00eb 26 maj 1946 Gjykata Popullore e Rrethit n\u00eb Cetin\u00eb shpalli aktgjykimin me t\u00eb cilin Lek\u00eb Perkolaj, Gjon dhe Vuk Malaj u d\u00ebnuan me vdekje,&nbsp; nd\u00ebrsa Kol\u00eb Nrekoviqi me 20 vjet burg, Pal\u00eb Margjonoviqi me nj\u00eb vit burg, Pjet\u00ebr Gjokgjuriqi me 18 muaj burg, nd\u00ebrsa Gjon Vu\u00e7etiqi u lirua nga aktakuza.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Populli ishte n\u00eb mbrojtje t\u00eb Lek\u00ebs<\/strong><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh se kishte t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb ankes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktvendim, djali i Lek\u00ebs Zefi p\u00ebr t\u00eb paraqitur ankes\u00ebn mbledh&nbsp; 280 n\u00ebnshkrime nga shestanas, ljaras e muriqas e shestanas q\u00eb jetojshin n\u00eb Tivar dhe p\u00ebrgatitet p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb&nbsp; gjyq n\u00eb Cetin\u00eb e ata me tutje n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme n\u00eb Beograd. Por, nj\u00eb dit\u00eb para se&nbsp; Zefi&nbsp; t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Cetin\u00eb,&nbsp; nga komiteti i Tivarit&nbsp; e ftojn\u00eb dhe e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb se ke vepruar gabim sepse nuk duhet t\u00eb mbrohet nj\u00eb trathtar i popullit. Ishte ky nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, ku me pas ia mor\u00ebn lutjen, por, Zefi kishte pasur kopje t\u00eb lutj\u00ebs dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas shkon n\u00eb gjyq n\u00eb Cetin\u00eb, duke i treguar gjyqtarit p\u00ebr ngjarj\u00ebn e ndodhur. Nga gjyqi i Cetin\u00ebs lutja \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Beograd, e ata m\u00eb pas e kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Komitet t\u00eb Tivarit&nbsp; p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebnshkrimet e qytetar\u00ebve. Me t\u00eb ardh\u00eb k\u00ebrkesa nga Beogradi, nga komiteti i Tivarit angazhohen nga UDBA, dhe bashk\u00ebpuntor\u00ebt e tyre vendas, duke friguar popullin dhe k\u00ebrkuar n\u00ebnshkrimin nga ana e tyre p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar Lek\u00ebn, ku arrit\u00ebn t\u00eb mbledhin vet\u00ebm 20 n\u00ebnshkrime(!?). Ishte kjo nj\u00eb d\u00ebshmi se populli ishte n\u00eb mbrojtje t\u00eb Lek\u00ebs, se ai nuk kishte b\u00ebr\u00eb krime por ka mbrojt\u00eb popullin si n\u00eb Shestan dhe me gjer\u00eb. Por, gabimi i tij&nbsp; ishte se ka qen\u00eb shqiptar, demokrat e&nbsp; antikomunist dhe ndikoi n\u00eb zgjimin e vet\u00ebdij\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare&nbsp; n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, q\u00eb ishte e pa pranueshme p\u00ebr pushtetin e ri.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe nga nj\u00eb gjyq i till\u00eb politik i dirigjuar nga OZNA n\u00eb bashk\u00ebpunim me pushtetin komunist t\u00eb instaluar, gjyqi la n\u00eb fuqi vendimin p\u00ebr vdekje t\u00eb cilin e realizoi me 16.9.1946, duke i pushkatuar t\u00eb tre n\u00ebCetin\u00eb&nbsp; n\u00eb vendin Bjellashka Papratina. Ishte ky vendi i kobsh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt sepse dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb aty ishte pushkatuar dom Nikoll\u00eb Tusha, prifti i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Zefit n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rivarrimi pas 56 viteve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse ka pasur nisma edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb lidhje mbi &nbsp;rivarrimin e Lek\u00eb Macit n\u00eb vendlindje, &nbsp;deri m\u00eb r\u00ebnien e sistemit komunist ishte e pamundur! Por, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb familjar\u00ebve me s\u00eb fundit pas 56 viteve, pik\u00ebrisht n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 2002, u realizua rivarrimi n\u00eb vendlindje n\u00eb varrezat e kish\u00ebs s\u00eb Tu\u00e7il\u00ebs n\u00eb Gjura\u00e7!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pasojat p\u00ebr popullsin\u00eb e Shestanit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vendosja e pushtetit t\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb &nbsp;mjedis d\u00ebshmoi &nbsp;se populli u ballafaqu me nj\u00eb realitet t\u00eb ri t\u00eb &nbsp;imponuar. Shkolla shqipe e hapur n\u00eb vitin 1941-44 u mbyll, duke u hapur n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e mbretnis\u00eb jugosllave. Se propaganda politike ishte kund\u00ebr identitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve &nbsp;u d\u00ebshmu edhe n\u00eb saj\u00eb t\u00eb regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb t\u00eb mbajtur m\u00eb 1948. T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara se n\u00eb Shestan nga&nbsp; popullsia e p\u00ebrgjithshme prej 1461 banor\u00ebve si shqiptar&nbsp;&nbsp;&nbsp; jan\u00eb deklaruar vet\u00ebm 6 persona, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt &nbsp;malazez, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e politik\u00ebs shkomb\u00ebtarizuese, kund\u00ebr &nbsp;shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi e dirigjuar nga pushteti komunist! Dhe nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb me pas pati efektet e veta negative &nbsp;sepse popullsia shqiptare u asimilu n\u00eb heshtje &nbsp;duke u deklaruar si malazeze apo kroate kryesisht n\u00eb Tivar.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht duke marr\u00eb parasysh nj\u00eb qendrim t\u00eb till\u00eb t\u00eb pushtetit deri m\u00eb tash nuk kemi d\u00ebgjuar se ndonj\u00eb person nga Shestani \u00ebsht\u00eb shkolluar &nbsp;apo &nbsp;ka b\u00ebr\u00eb em\u00ebr n\u00eb profesionin e tij. Nd\u00ebrsa e kund\u00ebrta ka ndodh\u00eb me shqiptar\u00ebt n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Kraj\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb zhvilluar arsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Nuk ka dilem\u00eb se &nbsp;eliminimi i paris\u00eb s\u00eb Komitetit t\u00eb Shestanit kishte k\u00ebt\u00eb mision, ku pushteti ia ka arritur q\u00ebllimit, ku t\u00eb dh\u00ebnat e prezantuara n\u00eb vitet m\u00eb pas e d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb LDB(1941-1944) Shestani ishte me status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00a0q\u00eb \u00a0drejtohej nga Komiteti i zon\u00ebs neutrale duke qen\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb viset shqiptare. Roli i tij ishte mbrojtja e popullsis\u00eb vendore nga sulmet e ndryshme serbo-malazeze e cila nga e kaluara ka pasur p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb hidhur nga viti 1918-1929, si dhe mos lejimin e pranis\u00eb s\u00eb \u00e7etnik\u00ebve e partizan\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis. Pik\u00ebrisht ky status dhe qeverisja autonome nuk \u00ebsht\u00eb pritur mir\u00eb nga komunist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebtu nuk kan\u00eb pasur mb\u00ebshtetjen e tyre ideologjike. Andaj pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs u realizua plani djall\u00ebzor i tyre p\u00ebr t\u00eb eliminuar udh\u00ebheq\u00ebsit e Komitetit t\u00eb Shestanit, ku pasi i burgos\u00ebn iu organizuan procesin gjyq\u00ebsor politik duke i d\u00ebnuar me pushkatim si armiq t\u00eb pushtetit komunist. Eliminimi i paris\u00eb s\u00eb Shestanit pati pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr popullsin\u00eb vendore \u00a0q\u00eb u d\u00ebshmu \u00a0sidomos n\u00eb procesin e asimilimit \u00a0komb\u00ebtar.\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Dhjetor 2021)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dosja: Krimet e komunizmit (75-vjetori i vrasj\u00ebs s\u00eb Lek\u00eb Macit P\u00ebrkolaj) Si n\u00eb asnj\u00eb zon\u00eb e banuar me popullsi shqiptare gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore(1941-1944), zona e&nbsp; Shestanit n\u00eb veri-per\u00ebndim t\u00eb Kraj\u00ebs &nbsp;kishte status neutral e udh\u00ebhequr nga Komiteti i Shestanit, n\u00eb mbrojtje t\u00eb popullsis\u00eb vendase, me qeverisje lokale, por me t\u00eb p\u00ebrfunduar lufta e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30532,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[3019,384,3020],"class_list":["post-30530","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione","tag-leke-maci-perkolaj","tag-nail-draga","tag-paria-e-shestanit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30530"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30530\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30533,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30530\/revisions\/30533"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}