{"id":30523,"date":"2021-12-15T18:54:29","date_gmt":"2021-12-15T17:54:29","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30523"},"modified":"2021-12-15T18:54:29","modified_gmt":"2021-12-15T17:54:29","slug":"dashuria-per-jeten-motiv-moralizues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30523","title":{"rendered":"DASHURIA P\u00cbR JET\u00cbN MOTIV MORALIZUES"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Kopertina-librit-nje-safari-asllan-bisha.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"756\" height=\"550\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Kopertina-librit-nje-safari-asllan-bisha.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-16343\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Kopertina-librit-nje-safari-asllan-bisha.jpg 756w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Kopertina-librit-nje-safari-asllan-bisha-300x218.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 756px) 100vw, 756px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Shefqet Dibrani<\/p>\n\n\n\n<p><em>Asllan Bisha, &#8220;N\u00cb SAFARI&#8221;, novela, botoi &#8220;ART CLUB&#8221;, Ulqin 2017, faqe 138. ISBN 978-9940-638-34-4<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Sa her\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr verime n\u00eb Ulqin, kam parasysh se atje takoj miq dhe t\u00eb njohur, kryesisht shkrimtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ane t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbetur n\u00eb margjina t\u00eb asaj q\u00eb i thuhet krijimtari e gjith\u00ebmbarshme e let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa dyshim <em>Asllan Bisha<\/em> \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr ta, krijues i cili t\u00ebr\u00eb veprimtarin\u00eb e ka t\u00eb lidhur me Ulqinin dhe zon\u00ebn p\u00ebrreth. Qoft\u00eb si ekzistenc\u00eb sociale, por edhe si veprimtari krijuese, tematika ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me detin, kufirin, Mal\u00ebsin\u00eb dhe me qytetin e Ulqinit. Edhe motivet e tregimeve, t\u00eb novelave dhe proz\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb, jan\u00eb me motive nga deti, nga zona kufitare e Ana Malit, nd\u00ebrsa mbijetesa \u00ebsht\u00eb lajtmotivi esencial i mbiekzistenc\u00ebs kulturore dhe intelektuale e k\u00ebtij shkrimtari.<\/p>\n\n\n\n<p>Hiq librin e par\u00eb me tregime &#8220;<em>Val\u00ebt e detit<\/em>&#8220;, i botuar nga &#8220;Rilindja&#8221; n\u00eb Prishtin\u00eb, 1986, &#8220;Net peshkimi&#8221;, tregime p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, Podgoric\u00eb 1988, dhe &#8220;Nusja e detarit&#8221;, ribotim me tregime, nga &#8220;Toena&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitin 2000, t\u00eb gjith\u00eb libat tjer\u00eb <em>(17 sish)<\/em>, jan\u00eb t\u00eb botuar nga &#8220;Art Club&#8221;, asociacion ky q\u00eb mban gjall\u00eb jet\u00ebn kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Libri &#8220;N\u00eb Safari&#8221;, p\u00ebrb\u00ebhet nga n\u00ebnt\u00eb novela, kryesisht t\u00eb shkurt\u00ebra dhe me tematik\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>KUR K\u00cbNDON QERLEKU<\/p>\n\n\n\n<p>Novela &#8220;KUR K\u00cbNDON QERLEKU&#8221;, bazohet n\u00eb nj\u00eb gojdh\u00ebn\u00eb e p\u00ebrfolur n\u00eb k\u00ebto an\u00eb. Sipas saj paska jetuar nj\u00eb plak me emrin Beqir, kurse ngjarja zhvillohet n\u00eb brigjet e Barban\u00ebs dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me jet\u00ebn e atyshme, edhe pse jeta e tyre ishte lidhur pashmangsh\u00ebm me at\u00eb lum, rip\u00ebrtrirja e familj\u00ebs kishte r\u00ebnd\u00ebsi jetike. Ndon\u00ebse novela zhvillohet si anektod\u00eb, ajo ka nj\u00eb mesazh moralizues p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Beqirit i kishte vdekur gruaja, nusja e t\u00eb birit ishte ajo q\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb dhe sht\u00ebpin\u00eb, nd\u00ebrsa i biri punonte n\u00eb fush\u00eb nga m\u00ebngjesi gjer n\u00eb mbr\u00ebmje. Me kalimin e koh\u00ebs plaku v\u00ebren se nusja e t\u00eb birit kishte ndryshuar. Ajo po mallkonte lop\u00ebt, delet dhe dukej mjaft\u00eb e m\u00ebrzitur. Plaku p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast mendoi se ndoshta ai ishte b\u00ebr\u00eb barr\u00eb e familjes, prandaj kishte dal Bregut t\u00eb Bun\u00ebs. Aty v\u00ebrejti se &#8220;<em>Dy qerlek\u00eb q\u00eb kishin afruar gushat, ledhatonin nj\u00ebri-tjetrin<\/em>&#8220;, kjo pamje magjike do t\u2019ia zgjidh enigmen plakut, i cili merakosej p\u00ebr nus\u00ebn e djalit. Atij i kujtohej edhe vetja, jeta q\u00eb i kishte ikur pa e shijuar si duhej, andaj tha: &#8220;<em>Eh, more bir, e harrove nus\u00ebn! Rinia duhet jetuar dhe shijuar. \u00c7do gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb e krijuar me dashuri<\/em>!&#8221; &#8211; qeshi me vete, duke menduar se si t\u00eb gjente m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr ta k\u00ebshilluar djalin?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vazhdim, biseda b\u00ebhet m\u00eb artistike, e matur dhe me mesazh k\u00ebshillues. Po, a fle me nus\u00ebn? &#8211; i buz\u00ebqeshi plaku t\u00eb birit dhe vazhdoi t\u2019ia kujtoj se &#8220;<em>Vera \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb&#8230;<\/em>&#8220;. Ndon\u00ebse i ati nuk kishte folur kurr\u00eb k\u00ebso gj\u00ebra me t\u00eb birin, k\u00ebsaj radhe e k\u00ebshilloi at\u00eb t\u2019i &#8220;<em>l\u00ebshonte qet\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb kullot\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjyna kishte th\u00ebn\u00eb ai. Jan\u00eb lodhur, nd\u00ebrsa un\u00eb po shkoj\u00eb me dhent\u00eb (delet) n\u00eb ograj\u00eb\u201d<\/em>. Djali e kuptoi k\u00ebshill\u00ebn e t\u2019Et. I ndal qet\u00eb, madje e qortoi vet\u00ebn pse ashtu e kishte harruar nus\u00ebn?!<\/p>\n\n\n\n<p>Sakaq ajo ia solli drek\u00ebn, ai e ledhatoi duke e l\u00ebn\u00eb p\u00ebr mbr\u00ebmje p\u00ebr t\u2019ia vakur ujin. Nusja u ndje m\u00eb mir\u00eb, ajo edhe me plakun u soll m\u00eb kujdessh\u00ebm sepse priste me padurim mbr\u00ebmjen dhe burrin kur ti kthehej. P\u00ebr qiftin e ri, ajo nat\u00eb ishte e lumtur, fjet\u00ebn m\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb neserm\u00ebn edhe nusja ishte m\u00eb e qet\u00eb dhe plakut i sh\u00ebrbeu si ma mir\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<em>Kur k\u00ebndojn\u00eb qerlek\u00ebt<\/em> &#8211; <em>t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar, &#8211; tha plaku!&#8230;<\/em>&#8220;<\/p>\n\n\n\n<p>Beqiri e priti dit\u00ebn e lumtur, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte \u00ebndrruar gjat\u00eb&#8230; Nusja, u lindi nipa dhe mbesa, familja u shtua dhe g\u00ebzimi mbusholloi, ashtu si\u00e7 mbushullon pranvera!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>MARIA<\/p>\n\n\n\n<p>Novela &#8220;<em>Maria<\/em>&#8220;, trajton fatin e nj\u00eb vajze e cila flijon dashurin\u00eb e saj p\u00ebr kodin moral t\u00eb familjes. Ajo ishte mbesa e Tonin Skutarit, me origjin\u00eb nga Shkodra, e cila bashk\u00eb me Toninin ishte vendosur n\u00eb Kotorr p\u00ebr t\u00eb ushtruar zejen e tyre si argjentar. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, dyqani i tij u b\u00eb me em\u00ebr i njohuri n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kotorrin. Ai b\u00ebnte stoli edhe p\u00ebr kishat e qytetit, mbase kjo e b\u00ebri t\u00eb njohur edhe n\u00eb qytetin Raguza dhe n\u00eb Venedik, madje edhe n\u00eb Vatikan. Pas tridhjet\u00eb vitesh, Tonin Skutari u em\u00ebrua fisnik i Kotorrit.<\/p>\n\n\n\n<p>E vajza e Toninit, Maria kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me inxhinierin austriak nga Tiroli, i cili ishte n\u00eb krye t\u00eb projektit rrugor q\u00eb po nd\u00ebrtohej n\u00eb ato an\u00eb. E \u00ebma i kishte th\u00ebn\u00eb s\u00eb bijes se &#8220;<em>Tani je bij\u00eb fisniku. S\u2019guxon ta turp\u00ebrosh, ta rr\u00ebnosh titullin e fisnikut. Ti do t\u00eb fejohesh me parin\u00eb e Kotorrit, t\u00eb Raguz\u00ebs, t\u00eb Rom\u00ebs<\/em>&#8220;.<\/p>\n\n\n\n<p>Dashuria e Marias me Albertin, inxhinierin nga Austria mori dhen\u00eb. N\u00eb t\u00ebr\u00eb qytetin e Kotorrit flitej p\u00ebr \u00e7iftin m\u00eb simpatik n\u00eb qytetin buz\u00eb detit Adriatik. Lajmi i erdh i papritur Toninit, babait t\u00eb Maries. Madje ai e b\u00ebri veten fajtor pse e shtyri fejes\u00ebn e saj n\u00eb der\u00ebn e fisnikut n\u00eb Raguz\u00eb. E k\u00ebt\u00eb e arsyetonte se Raguza \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb qytetit t\u00eb Kotorrit, nd\u00ebrsa ky djal \u00ebsht\u00eb larg, fliste me unin e tij Tonin Skutari.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb e bisedoi me t\u00eb shoq\u00ebn dhe ashtu shpejt e shpejt organizuan nj\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr n\u00eb Raguz\u00eb, si\u00e7 than\u00eb ende pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri t\u00eb thell\u00eb me austriakun, se pastaj do t\u00eb b\u00ebhet von\u00eb. E \u00ebma bisedoi gjat\u00eb me Marien p\u00ebr ta bindur se i ati \u00ebsht\u00eb i vrazhd\u00ebt por ka t\u00eb drejt\u00eb pasi jeta at\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb till\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb dalngadal e \u00ebma e bindi Marien p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga dashuria e saj me austriakun.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi blen dhuratat e shumta dhe udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Raguz\u00eb shkoi mbar, ata u vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb hotel p\u00ebr t\u00eb vazhduar ceremania e fejes\u00ebs dhe t\u00eb martes\u00ebs p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb. E gjendur n\u00eb k\u00ebto rrethana, Maria e luti t\u00eb \u00ebm\u00ebn nj\u00eb let\u00ebr t\u2019ia dor\u00ebzonte Albertit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruhej.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Albert i dashur,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>un\u00eb theva zemr\u00ebn time, p\u00ebr t\u00eb mos thyer fjal\u00ebn e prindit. Ky \u00ebsht\u00eb fati im. Ti pa\u00e7 fat n\u00eb jet\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Maria<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Maria u martua me fisnikun e Raguz\u00ebs dhe vazhdoi jet\u00ebn e saj t\u00eb re atje. Prind\u00ebrit u kthyen n\u00eb Kotorr. Edhe letra i arriti Albertit, inxhinierit austriak. Ai u shqet\u00ebsua shum\u00eb p\u00ebr fatin e Maries, por si\u00e7 e p\u00ebrshkruan edhe autori, Alberti ishte me kultur\u00eb dhe karakter t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. M\u00eb pas ai hartoi planin e ri t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb po nd\u00ebrtonte e cila ngjitej p\u00ebr n\u00eb Kotorr, ku edhe sot dallohet shkronja e madhe e emrit &#8220;M&#8221;. Tashm\u00eb kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se dy shekuj dhe legjenda jeton, si\u00e7 jeton edhe rruga q\u00eb e ndertoi inxhinier Alberti, dhe po aq rron edhe legjenda p\u00ebr dashurin\u00eb e tij p\u00ebr Marien.<\/p>\n\n\n\n<p>KAPIDANI<\/p>\n\n\n\n<p>Kapidan Davidi nga Ulqini kishte nj\u00eb jet\u00eb n\u00ebp\u00ebr detra. Si autodidakt kishte nisur lundrimin si mu\u00e7o i anijes p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nivelin e kapidanit t\u00eb anijes. Ai ishte lodhur dhe m\u00ebrzitur n\u00ebp\u00ebr detra prandaj kishte vendosur ta braktiste detin, ta shiste anijen dhe t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi me p\u00ebrvoja t\u00eb m\u00ebdha dhe me p\u00ebrjetime t\u00eb shumta n\u00ebp\u00ebr detra.<\/p>\n\n\n\n<p>Atyre dit\u00ebve u paraqit nj\u00eb tregtar i cili ishte i interesuar ta blinte anijen e kapidan Davidit, i cili pas nj\u00eb fatkeq\u00ebsie n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb Otrantos, kishtevendosur ta shiste anijen, dhe ndjente veten me fat q\u00eb kishte shp\u00ebtuar por&#8230; n\u00eb at\u00eb fatkeq\u00ebsi val\u00ebt kishin marr\u00eb mu\u00e7o Sk\u00ebnderin. Pas gjys\u00ebm ore bised\u00eb ata i shtrin dor\u00ebn duke i uruar fat nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kapidani u kthye n\u00eb velor\u00ebn e tij duke urdh\u00ebruar ekipin q\u00eb p\u00ebr dy or\u00eb t\u00eb braktisnin anijen, pasi do t\u00eb vinte pronari i ri. Edhe ai mblodhi pla\u00e7kat e tij, nd\u00ebrsa rrobat e Sk\u00ebnderit do t\u2019mi japni mua me lot n\u00eb sy, iu tha atyre kapidan Davidi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin e k\u00ebsaj novele ka legjenda e mite t\u00eb shkurt\u00ebra q\u00eb lidhen me detin dhe me lutjet q\u00eb duhet t\u00eb shkonin n\u00eb vesh t\u00eb Bindit, Zotit t\u00eb detit ilir. Kur mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb tok\u00ebn e Ulqinit, kapidani iu k\u00ebrkoi falje p\u00ebr ndonj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ashp\u00ebr, por iu tha ju e dini vendimin tim, un\u00eb do t\u00eb l\u00eb detin p\u00ebrgjithmon\u00eb, nd\u00ebrsa ju vazhdoni lundrimin me anije t\u00eb tjera. &#8220;<em>Pa\u00e7i fat e Det t\u00eb mbar\u00eb<\/em>!&#8221;, k\u00ebshtu kapidani b\u00ebri lutjet detare p\u00ebr shok\u00ebt e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Xhavidi &#8211; <em>emri n\u00eb velore Davidi<\/em> &#8211; dhe kapidan Xhavidi, para se t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, bashk\u00eb me shok\u00ebt shkoi te n\u00ebna e Sk\u00ebnderit, q\u00eb e rr\u00ebmbyen val\u00ebt e detit n\u00eb Gryk\u00ebn e Otrantos. N\u00ebna e Sk\u00ebnderit hapi port\u00ebn, kur nuk pa t\u00eb birin u dridh e t\u00ebra, andaj pyeti: &#8220;<em>Kapidan, ku e kam Sk\u00ebnderin?<\/em>&#8221; Furtuna na zuri n\u00eb det e val\u00ebt p\u00ebrpin\u00eb at\u00eb, mezi tha ai. Qofshi vet\u00eb dhe u shkreh n\u00eb vaj. Erdhen edhe fqinj\u00ebt, detar\u00ebt tjer\u00eb shpjegonin rastin dhe vendimin e kapidanit, q\u00eb nuk do t\u00eb lundronte m\u00eb n\u00eb det. Do t\u00eb kthehem n\u00eb Gjerana, aty do t\u00eb b\u00ebj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tha kapidan Xhavidi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sht\u00ebpia e tij ngrehu kok\u00ebn, kopshti me plot pem\u00eb q\u00eb u mboll\u00ebn sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb kapidanit. E vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pasi i kreu pun\u00ebt, kapidan Xhavidit iu s\u00ebmur\u00eb djali Agimi, ai b\u00ebri \u00e7mos q\u00eb ta sh\u00ebronte, por s\u00ebmundja e keqe e mori. Kapidan Xhavidi, pas nj\u00eb muaji u kthye me djalin n\u00eb arkivol.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb u trondit\u00ebn p\u00ebr fatin e kapidanit, lajmi u p\u00ebrhap gjithandej. &#8220;<em>T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb oborrin e kapidanit shkoi edhe n\u00ebna e detar Sk\u00ebnderit<\/em>&#8220;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<em>Q\u00ebndro kapidan<\/em>&#8220;, e ngush\u00eblloi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po q\u00ebndroj, por m\u00eb r\u00ebnd\u00eb e pata n\u00eb det at\u00eb nat\u00eb kur d\u00ebgjoja Sk\u00ebnderin kur m\u00eb thoshte:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<em>Mos m\u00eb l\u00eb, kapidan! T\u00eb lut\u00ebm, mos m\u00eb l\u00eb! Mos m\u00eb l\u00ebsho!<\/em>&#8220;<\/p>\n\n\n\n<p>GJAHTARI<\/p>\n\n\n\n<p>Novela rr\u00ebfen p\u00ebr fatin e Gjeto Leka nga Kelmendi, i cili jetonte n\u00eb Mal\u00ebsi, ku jeta ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u2019u jetuar se kudo tjet\u00ebr, sidomos dimrave t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Bjeshk\u00ebt e Nemuna, ishin t\u00eb ashp\u00ebr, por kur vera merrte e that\u00eb si gjat\u00eb atij viti, dimri s\u2019kishte si t\u00eb pritej.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjeto Leka kishte filluar t\u00eb mendonte p\u00ebr familjen dhe n\u00eb mendjen e tij kishte vendosur p\u00ebr ta braktisur bjeshk\u00ebn. Ishin k\u00ebto arsye pse ai ftoi bashk\u00ebfshatar\u00ebt e tij t\u00eb cil\u00ebt u mblodh\u00ebn nj\u00eb t\u00eb diele pas mesh\u00ebs. Vet\u00ebm prifti nuk kishte ardhur, pasi ai mendonte se fshatar\u00ebt nuk mund t\u00eb jetonin pa Bjeshk\u00ebn, prandaj vet\u00ebm pes\u00eb sht\u00ebpi q\u00ebndruan me priftin, t\u00eb tjer\u00ebt bashk\u00eb me Gjeto Lek\u00ebn, i cili iu printe vendos\u00ebn ta l\u00ebnin bjeshk\u00ebn. Ata mor\u00ebn familjar\u00ebt dhe gj\u00ebn\u00eb e gjall\u00eb, bashk\u00eb me pla\u00e7kat q\u00eb iu nevojiteshin. Karvani kishte m\u00ebsyr\u00eb Shkodr\u00ebn e cila as q\u00eb dukej gj\u00ebkundi.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr, se ashtu e kishte planifikuar kryeplaku. Ata shit\u00ebn gj\u00ebn\u00eb e gjall\u00eb lir\u00eb, dhe me ato para blen\u00eb gj\u00ebra t\u00eb nevojshme p\u00ebr jetes\u00eb dhe vegla me t\u00eb cilat do t\u00eb punonin.<\/p>\n\n\n\n<p>Plaku kishte paguar njeriun p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb Ambull buz\u00eb liqenit t\u00eb Shasit, nj\u00eb vend i pabanuar dhe tok\u00eb e askujt. Ata u vendos\u00ebn n\u00eb mes fshatrave Fraskanjet, Shtodrit dhe Shasit. Kasoll\u00ebt e tyre u ngrit\u00ebn nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs dhe Ambulli mori jet\u00eb, aty gjall\u00ebrihej. Natyrisht shasjan\u00ebt u shqet\u00ebsuan p\u00ebr ardhjen e mysafir\u00ebve t\u00eb pa ftuar, por kryeplaku i Shasit i qet\u00ebsoi, iu tha se ata kan\u00eb ardhur nga halli. Dimri erdhi shpejt, dhe vet\u00ebm Gjeto Leka kishte bler\u00eb tok\u00eb, Ar\u00ebn e Madhe, nga beu i Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtodrol\u00ebt u habit\u00ebn kur kuptuan se ardhacaku kishte bler\u00eb Ar\u00ebn e Madhe, po m\u00eb shum\u00eb u shqet\u00ebsua gjahtar Idrizi, i cili mu ato dit\u00eb kishte gjuajtur rosat dhe patat e egra, pasi ara ishte e beut t\u00eb Shkodr\u00ebs, kurse Gjeto Leka kishte qit fjal\u00eb se askush nuk guxon ta shkelte ar\u00ebn e tij, pra as gjahtar Idrizi.<\/p>\n\n\n\n<p>Dimri erdh dhe gjahtar Idrizi, gjuante rosat dhe patat n\u00eb Ar\u00ebn e Madhe, andaj Sokol Marku, i \u00e7oi fjal\u00eb gjuetar Idrizit: &#8220;<em>Ara e Madhe \u00ebsht\u00eb e imja&#8230; mos shkel m\u00eb ar\u00ebn time. Rosat dhe patat l\u00ebri t\u00eb qeta. Un\u00eb mallin tim e mbroj n\u00ebse lypet edhe me arm\u00eb<\/em>&#8220;. Lulja, e shoqja e Sokol Markut, e luti t\u00eb shoqin me but\u00ebsi, &#8220;<em>na kan\u00eb pritur mir\u00eb, kemi ardh n\u00eb vend t\u00eb tyre, l\u00ebre gjuetarin se rosat nuk ta han\u00eb Ar\u00ebn e Madhe<\/em>&#8220;. Por Sokol Marku ishte i vendosur p\u00ebr ta mbrojtur pron\u00ebn e vet, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr gjuetari kishte frig\u00eb se &#8220;<em>jabanxhis\u00eb i shihet sherri<\/em>&#8220;.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjuetar Idrizi, vendosi t\u00eb zgjohej her\u00ebt kur Sokol Marku t\u00eb ishte n\u00eb gjum\u00eb dhe ashtu veproi. Por dikush i \u00e7oi fjal\u00eb Sokol Markut se gjuetari zgjohet her\u00ebt dhe vret rosat e egra n\u00eb livadhin e tij. Do ta z\u00eb mendoi ai. I tregoi t\u00eb shoq\u00ebs, ajo e luti me p\u00ebrgj\u00ebrim, por Sokol Marku ishte i vendosur p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb gjuetarin n\u00eb ar\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb ai p\u00ebrgj\u00ebroi gjuetarin n\u00ebse ai do t\u00eb futej n\u00eb ar\u00ebn e tij. Ai gjith\u00e7ka mendonte, edhe fjal\u00ebt e Lul\u00ebs e ngacmonin, e kur t\u00eb ftohtit e madh e kishte mb\u00ebrthyer, pa siluet\u00ebn e gjahtarit q\u00eb po vinte. Por ishin fjal\u00ebt e s\u00eb shoq\u00ebs q\u00eb e binden Sokolin t\u00eb hiqte dor\u00eb nga veprimi, por vazhdoi t\u00eb v\u00ebzhgonte se \u00e7far\u00eb b\u00ebnte gjuetari. Kur pa se ai hoqi \u00e7orapet e leshit dhe u fut zbathur n\u00eb ujin e ftoht\u00eb akull, u fut edhe n\u00eb ar\u00ebn e tij, por Sokol Marku, tash nuk u besonte as syve t\u00eb tij. &#8220;<em>Ky paska hall t\u00eb madh<\/em>&#8220;, mendoi ai. Pa gjahtarin kur rr\u00ebzoi pes\u00eb rosa dhe Sokoli e pa kur ai hoqi pantollonat dhe deri n\u00eb brez u fut n\u00eb uj\u00eb p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb rosat. U trandit\u00eb nga kjo pamje Sokol Marku, ashtu i ngrir\u00eb u kthye n\u00eb kasoll\u00ebn e tij. Lulja e priste e shqet\u00ebsuar! E zure e pyeti ajo? &#8220;<em>Prit t\u00eb ngrohem<\/em>&#8221; iu p\u00ebrgjigj Sokoli. Ai rr\u00ebfeu i lemerisur t\u00ebr\u00eb ngjarjen q\u00eb pa.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen Sokol Marku i \u00e7oi fjal\u00eb Idrizit, gjahtarit plak. &#8220;<em>Gjuaj rosa e pata n\u00eb Ar\u00ebn e Madhe, n\u2019da\u00e7 dit\u00ebn e n\u2019da\u00e7 nat\u00ebn<\/em>&#8220;&#8230; por &#8220;<em>Ruaje sh\u00ebndetin o burr\u00eb!&#8230;<\/em>&#8220;<\/p>\n\n\n\n<p>DOKTOR LUANI<\/p>\n\n\n\n<p>Novela p\u00ebr Doktor Luanin, duket si nj\u00eb ngjarje reale, si nj\u00eb ndodhi e mundshme, nd\u00ebrsa n\u00eb horizont dukej vullneti i studentit t\u00eb ri p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur d\u00ebshir\u00ebn e babait, p\u00ebr t\u2019ia realizuar \u00ebndrr\u00ebn atij, e b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vendosur, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb i dol\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e studimeve. Ai e dinte se jo vet\u00ebm babai, por edhe fshatar\u00ebt tjer\u00eb prisnin t\u00eb kishin nj\u00eb doktor nga katundi i tyre. Motivi p\u00ebr ta g\u00ebzuar babain, e b\u00ebri m\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfunduar studimet.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb provimeve, Luani mori linj\u00ebn e autobusit nga kryeqyteti p\u00ebr n\u00eb Tivar dhe nga aty autobusin p\u00ebr Ulqin. Sapo mb\u00ebrriti n\u00eb sht\u00ebpi, i ati e pyeti h\u00eb? Diplomova iu gjegj Luani dhe g\u00ebzimi ishte i madh p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt, por babi nuk mund t\u00eb mos shprehte g\u00ebzimin e tij. &#8220;<em>Ma zbardhe fytyr\u00ebn<\/em>&#8221; i tha t\u00eb birit. At\u00eb mbr\u00ebmje pat fest\u00eb n\u00eb familjen e Doktor Luanit.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen u paraqit n\u00eb komun\u00eb dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e sh\u00ebndetit. Drejtori e priti me g\u00ebzim, ai i tregoi se tash kemi nevoj\u00eb p\u00ebr mjek. Luani p\u00ebrgatiti dokumentet dhe q\u00eb ishte ngjarje e k\u00ebnaqshme. U detyrua t\u00eb kthehej n\u00eb Universitet, n\u00eb Sarajev\u00eb, kurse vajtja e kthimi plot\u00ebsohen me ndodhi t\u00eb reja. Pasi rregulloi dr. Luani librez\u00ebn, u paraqit n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Sh\u00ebndetit n\u00eb Ulqin p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar dr. Petritin i cili kishte shkuar n\u00eb pushim.<\/p>\n\n\n\n<p>Dita e par\u00eb e pun\u00ebs shoq\u00ebrohej me emocione dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi profesionale. Ajo rrodhi ashtu si diti, por dr. Luani do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb pacient t\u00eb infektuar nga nj\u00eb e huaj me t\u00eb cil\u00ebn kishte pasur marrdh\u00ebnie seksuale. Pasi u konsultua me t\u00eb, dr. Luani e k\u00ebshilloi pacientin p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb Tivar, tek specialisti, pasi nuk kam p\u00ebrvoj\u00eb sa duhet i tha doktori pacientit t\u00eb tij. Nd\u00ebrsa ai insistonte q\u00eb ta shoq\u00ebronet dr. Luani p\u00ebr tek specialisti dhe ashtu u b\u00eb. Doktori porositi autoambulanc\u00ebn, dhe bashk\u00eb me pacientin vajt\u00ebn tek specialisti. Pacienti nuk qet\u00ebsohej pasi e dinte se edhe gruaja e tij tashm\u00eb ishte e infektuar nga ai. Doktor Luani, i k\u00ebrkoi pacientit q\u00eb ta d\u00ebgjonte k\u00ebshill\u00ebn e tij dhe t\u00eb mos b\u00ebnte asnj\u00eb veprim, pasi edhe s\u00ebmundja por edhe veprimet e turpshme kalojn\u00eb vet\u00ebm me durim dhe maturi, dhe ashtu u b\u00eb. Pacienti iu n\u00ebnshtrua k\u00ebshillave t\u00eb mjekut. Dhe ashtu mb\u00ebrrit\u00ebn me autoambulanc\u00eb te specialisti n\u00eb Tvar. Pasi u ekzaminua infeksioni, specialisti e sugjeroi dr. Luanin se edhe gruaja e pacientit duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohej mjekimit. Pacienti e rregulloi me gran t\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebrkoi falje p\u00ebr gabimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb duke i premtuar se m\u00eb nuk do ta p\u00ebrseriste.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Luani, n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs sh\u00ebnoi n\u00eb kronik\u00eb, se ndihmoi nj\u00eb pacient. Ai kujtoi edhe zonjush\u00ebn gjermane q\u00eb e kishte pickuar meduza e cila m\u00eb nuk u paraqit tek dr. Luani. Sigurisht&#8230; n\u00eb kronik\u00ebn e asaj dite sh\u00ebnoi dr. Luani se profesioni q\u00eb ka zgjedhur ai do ta b\u00ebj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb lumtur!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00cb SAFARI<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<em>Safari<\/em>&#8221; \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb kafeneje n\u00eb Plazhin e Zallit, q\u00eb lidhej me emrin e &#8220;<em>Shkretir\u00ebs Safari n\u00eb Afrik\u00eb<\/em>&#8220;, kurse ngjarja vendoset n\u00eb koh\u00ebn e sistemit komunist, kur kishte p\u00ebrgjime t\u00eb shumta. Profesori p\u00ebrcillej nga sigurimi i shtetit, ai k\u00ebt\u00eb e dinte. N\u00eb nj\u00eb nga ato dit\u00ebt e veres, ai u ndesh me nj\u00eb zonj\u00eb nga Praga dhe n\u00ebn dyshimin se ajo ishte agjente p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb profesorin, ai deshti t\u00eb largohej p\u00ebr t\u00eb mos u ngat\u00ebrruar edhe me shtetin. Nd\u00ebrsa Hana, zonja nga Praga ishte e vendosur q\u00eb at\u00eb dit\u00eb te Plazhi n\u00eb Zall t\u2019i kalonte ato qaste n\u00eb shoq\u00ebrim me profesorin. M\u00eb pas dyshimet u tejkaluan kurse takimi n\u00eb &#8220;<em>Safari<\/em>&#8220;, mbetet kujtim i rrall\u00eb p\u00ebr Profesorin dhe zonj\u00ebn nga Praga.<\/p>\n\n\n\n<p>TAKIMI I PAPRITUR<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarja zhvillohet n\u00eb kafe &#8220;Rumia&#8221;, aty ku Syl\u00eb Mani shkonte p\u00ebrher\u00eb t\u00eb luante shah. Pasi shkeli n\u00eb kafene t\u00eb gjith\u00eb e prit\u00ebn me respekt, ai kishte punuar t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, prandaj e th\u00ebrrisnin Profesor. Nga ana tjet\u00ebr e tavolin\u00ebs u d\u00ebgjua z\u00ebri i Agronit p\u00ebr nj\u00eb loj\u00eb shahu. Profesori ishte n\u00eb form\u00eb, andaj t\u00eb gjith\u00eb me kureshtje p\u00ebrcillnin k\u00ebt\u00eb loj\u00eb shahu t\u00eb cil\u00ebn pa v\u00ebshtir\u00ebsi e fitoi profesor Syl\u00eb Mani.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas pak, n\u00eb kafe &#8220;Rumini&#8221; hyri edhe Hetuesi i cili ia prishi d\u00ebshir\u00ebn Profesorit, e kjo ndikoi p\u00ebr ta humbur ai loj\u00ebn e tret\u00eb nga Agroni.<\/p>\n\n\n\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb, Hetuesi, bashk\u00eb me shefin e policis\u00eb e kishin kontrolluar sht\u00ebpin\u00eb e Profesorit por nuk kishin gjetur materialet e k\u00ebrkuara gj\u00eb q\u00eb ishin zem\u00ebruar, prandaj nuk kishin d\u00ebshmi p\u00ebr ta d\u00ebnuar Profesorin, i cili asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00ebsoi se kush e kishte denoncuar, pse diku n\u00eb Dit\u00ebn e Flamurit m\u00eb 28 N\u00ebntor, n\u00eb zyr\u00ebn e tij ishte ngritur nga nj\u00eb got\u00eb &#8220;<em>Konjak Sk\u00ebnderbe<\/em>&#8220;.<\/p>\n\n\n\n<p>Tash Syl\u00eb Mani ishte gjetur gju m\u00eb gju me Hetuesin t\u00eb cilit edhe tani ia kishte frik\u00ebn. Por Hetuesi theu heshtjen duke i grishur t\u00eb pranishmit me nga nj\u00eb pije. Madje i luti ata t\u2019mos ia refuzojn\u00eb pijen pasi si\u00e7 tha ai kishte nj\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. &#8220;<em>Dola n\u00eb pension<\/em>&#8221; u shpreh ai, andaj mos ma refuzoni pijen. Nd\u00ebrsa Profesori si me inat porositi &#8220;<em>Konjak Sk\u00ebnderbe<\/em>&#8221; dhe pasi ngrit\u00ebn dollit\u00eb, Hetuesi e luti Profesorin t\u00eb bisedonin di\u00e7ka &#8220;<em>un\u00eb e ti<\/em>&#8221; u shpreh ai. Ishte e kaluar ia ktheu Profesori! Por, Hetuesi ishte i vendosur t\u00eb flsisnin n\u00eb kat\u00ebr sy, andaj dol\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata porosit\u00ebn edhe pije t\u00eb tjera, Hetuesi nisi i qet\u00eb rr\u00ebfimin duke u shfaj\u00ebsuar p\u00ebr rastin, pasi si\u00e7 tha ai nuk kishte qen\u00eb fajtor. Juve ju kan\u00eb raportuar te Kryeshefi ata me t\u00eb cil\u00ebt ju rrinit \u00e7do dit\u00eb. Un\u00eb b\u00ebra pun\u00ebn time tha pos tjerash Hetuesi. M\u00eb r\u00ebnd\u00eb e kisha un\u00eb kur t\u00eb erdh\u00ebm t\u00eb kontrollonim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb se sa ju vet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb takimin e papritur t\u00eb dy i shtr\u00ebnguan duart dhe u ndan\u00eb si miq, nd\u00ebrsa Profesori kujtonte <em>M\u00ebsuesin Veteran<\/em> i cili shtirej si mik i tij. Eh tha Profesori &#8220;<em>Besnik banu, por bes\u00eb mos nxen<\/em>&#8220;.<\/p>\n\n\n\n<p>DASHURI BUZ\u00cb BARBAN\u00cbS<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarja vendoset n\u00eb Barban\u00eb, vend buz\u00eb kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb. M\u00ebsuesit, e fejuara i kishte mbetur n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb Barban\u00ebs. Sistemi kumunist e kishte edukuar vajz\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos iu besoj\u00eb premtimeve t\u00eb M\u00ebsuesit, q\u00eb ishte i fejueri i saj dhe kishte mbetur n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb Barban\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga dit\u00ebt e atyre takimeve nga distanca ku n\u00eb mes kishin vij\u00ebn kufitare ajo i tregoi M\u00ebsuesit se nuk mund t\u00eb kalonte kufirin pasi e kishin k\u00ebrc\u00ebnuar me burgosjen e v\u00ebllez\u00ebrve. Un\u00eb nuk do t\u00eb fejohem por ti mos m\u00eb prit i kishte th\u00ebn\u00eb preras ajo. Dhe M\u00ebsuesi i shqet\u00ebsuar p\u00ebr fatin e tij q\u00eb nuk e zgjidhte dot, ai n\u00eb kafenen e fshatit kishte akuzuar Stalinin p\u00ebr prishjen e raporteve brenda Kampit Socialist.<\/p>\n\n\n\n<p>Xixi, nj\u00eb raportues i rregullt i cili q\u00eblloi aty, e raportoi rastin n\u00eb polici. T\u00eb nes\u00ebrmen M\u00ebsuesi ishte ftuar n\u00eb polici dhe atje e akuzuan p\u00ebr prishje t\u00eb rendit, t\u00eb cilin M\u00ebsuesi e mohoi pasi pranoi se kishte shprehur mllefin kund\u00ebr Stalinit q\u00eb mi prishi pun\u00ebt edhe me t\u00eb fejuar\u00ebn. Por p\u00ebr fatin e tij, z\u00ebvend\u00ebsi n\u00eb polici e kishte njohur mir\u00eb M\u00ebsuesin, kishte respekt p\u00ebr t\u00eb dhe ai e m\u00ebsoi si t\u00eb deklarohej, por t\u00eb kishte kujdes nga Xixi, p\u00ebr t\u00eb cilin edhe vet zyrtari policor kishte frik\u00ebn se mund ta shkarkonte edhe at\u00eb. Prandaj kujdes i tha M\u00ebsuesit!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e atij viti, at\u00ebher\u00eb kur filloi viti shkollor dhe shqet\u00ebsimi i M\u00ebsuesit p\u00ebr t\u00eb fejuar\u00ebn shtohej. Atyre dit\u00ebve n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb, pasi ngriti disa gota, p\u00ebrs\u00ebri shprazi dufin e tij. Pas nj\u00eb kohe M\u00ebsuesin e ftuan n\u00eb hetuesi. Aty ia than\u00eb dat\u00ebn, vendin dhe koh\u00ebn kur kishte folur me t\u00eb fejuar\u00ebn m\u00ebtan\u00eb kufirit n\u00eb Barban\u00eb. M\u00ebsuesi u zu ngusht nga sakt\u00ebsia e informimit q\u00eb kishte hetuesi. Pastaj Hetuesi i k\u00ebrkoi M\u00ebsuesit vigjilenc\u00eb dhe bashk\u00ebpunim p\u00ebr t\u00eb raportuar n\u00eb polici. Por ai nuk pranoi duke dal mjaft\u00eb i brengosur nga ajo zyr\u00eb u ndal n\u00eb kafenen e par\u00eb. Aty pari kaloi Xixi, kund\u00ebr t\u00eb cilit shprazi mllefin e tij. N\u00eb at\u00eb rast, M\u00ebsuesi mori vendim q\u00eb t\u00eb ikte m\u00ebtan\u00eb Barban\u00ebs, tek e fejuara e tij. Ai e dashuraonte at\u00eb dhe mendonte se do t\u00eb gjej\u00eb pun\u00eb dhe do t\u00eb jetonte me t\u00eb dashur\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas disa peripecive, kaloi perroin dhe u gjend n\u00eb tok\u00ebn e \u00ebnd\u00ebrruar. Kur iu afrua rojeve k\u00ebrkoi togerin i cili pas pak erdhi. At\u00eb e mor\u00ebn n\u00eb pyetje dhe t\u00eb gjith\u00eb e shikonin me dyshim. E d\u00ebrguan n\u00eb kampin e Lushnjes, por mbajti mend porosit\u00eb e kosovarit, sa m\u00eb pak t\u00eb flas\u00ebsh m\u00eb mir\u00eb e ke. Mos i besoni askujt dhe mos denonco njeri i kishte th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi i dhan\u00eb lajmin se ishte em\u00ebruar m\u00ebsues n\u00eb Mal\u00ebsi, po at\u00eb dit\u00eb Hetuesi i tregoi se e fejuara e tij ishte martuar dhe nuk dihej se ku ishte transferuar. Pastaj ia dhan\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrues i cili do ta p\u00ebrcillte M\u00ebsuesin deri n\u00eb detyr\u00ebn e re. K\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim ai shfryt\u00ebzoi p\u00ebr t\u00eb ikur dhe p\u00ebr tu kthyer n\u00eb vendlindjen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur arriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, v\u00ebllai dhe kunata e prit\u00ebn me ngroht\u00ebsi duke u ndjer\u00eb keq p\u00ebr fatin e M\u00ebsuesit, i cili ua shpjegoi peripecit\u00eb e tij, burgun dhe se t\u00eb fejuar\u00ebn nuk e kishte takuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb &#8220;<em>Vjesht\u00ebn e par\u00eb \u201893<\/em>&#8221; n\u00eb Barban\u00eb shp\u00ebrtheu ahengu dhe refreni i k\u00ebng\u00ebs &#8220;<em>P\u00ebr mua paska qen\u00eb kismet. Me qen\u00eb ti e tjet\u00ebr kujt&#8230;<\/em>&#8220;. Ishin dallg\u00ebt e jet\u00ebs, edhe pas tridhjet e tre vjet\u00ebsh, rr\u00ebfehej se dashuria buz\u00eb Barban\u00ebs \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb legjend\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>SK\u00cbNDERI<\/p>\n\n\n\n<p>Sk\u00ebnderi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh tragjik. Vjeshta e atij viti n\u00eb Valdanos p\u00ebrfundoi me shirat n\u00eb Vjesht\u00ebn e par\u00eb q\u00eb i bie muaji shtator. Era e madhe q\u00eb fryu nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e veta me fuqin\u00eb rr\u00ebnuese, k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrejti edhe profesori kur dit\u00ebn e premte, pas or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimit kaloi nga Rana. Pasi pa gjith\u00eb at\u00eb shkat\u00ebrrim, profesori u ul n\u00eb kafe p\u00ebr t\u00eb kundruar m\u00eb mir\u00eb detin i kredhur n\u00eb mendime, kur p\u00ebrpara tij u paraqit Sk\u00ebnderi, t\u00eb cilin fillimisht Profesori nuk e njohu.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai e luti Profesorin t\u00eb mos ia prishte qejfin, t\u00eb merrte nj\u00eb pije nga ai pasi kishte m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb vjet\u00eb pa u par\u00eb. Sk\u00ebnderi kishte emigruar n\u00eb Gjermani por kujtimet i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb vendlindje. Edhe pse Sk\u00ebnderi fliste p\u00ebr jet\u00ebn e tij, p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb dhe t\u00eb huaj, Profesori p\u00ebrseri nuk mundi t\u00eb zgjidhte enigm\u00ebn. Dikur Profesorit iu kujtua Sk\u00ebnderi, ai notuesi i pashoq, me trup sportisti q\u00eb k\u00ebrcente nga shk\u00ebmbinjt\u00eb sikur t\u00eb ishte shqiponj\u00eb, i cili tashm\u00eb kishte ndryshuar shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi Profesori kujtoi t\u00eb kaluar\u00ebn e larg\u00ebt dhe sukseset e Sk\u00ebnderit e pyeti at\u00eb si je. N\u00ebse nuk gabohem ti ke qen\u00eb i martuar me Ursulla, at\u00eb gjermanen bukuroshe sykalt\u00ebr. Mjaftoi kjo pyetje e Profesorit, p\u00ebr ta tronditur Sk\u00ebnderin p\u00ebr t\u2019ia prekur plag\u00ebn nga e cila tashm\u00eb ishte rr\u00ebnuar i t\u00ebri. Ai porositi edhe nj\u00eb birr\u00eb pastaj rr\u00ebfeu t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e vet. I zem\u00ebruar por edhe i thyer t\u00ebr\u00ebsisht. Ai i tregoi shokut t\u00eb tij t\u00eb rinis\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e mir\u00eb dhe sukseset e shumta n\u00eb Gjermani. Punova n\u00eb cirk, f\u00ebmij\u00ebt u rrit\u00ebn, u shkolluan dhe nis\u00ebn jet\u00ebn e tyre t\u00eb pavarur, pastaj un\u00eb u pensionova nga puna n\u00eb cirk, k\u00ebtu filloi e keqja ime tha Sk\u00ebnderi. Vetmia m\u00eb shtohej, f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb mungonin, andaj fillova t\u00eb konsumoj\u00eb birr\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb por m\u00eb shtoi mbipesh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai tregoi se Ursulla e kishte braktisur, pasi kishte gjetur nj\u00eb doktor. Sk\u00ebnderi i thyer kishte l\u00ebn\u00eb testamentin tek noteri p\u00ebr gjysm\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr Suzan\u00ebn dhe djalin. Pastaj iu kishte l\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb pusull\u00eb f\u00ebmijve. &#8220;<em>Ursulla m\u00eb tradhtoi, ju jeni f\u00ebmij\u00ebt e mi dhe kurdo q\u00eb t\u00eb doni m\u00eb vizitoni. Un\u00eb u ktheva p\u00ebr n\u00eb vendlindje<\/em>&#8220;. Pas nj\u00eb kohe Profesori dhe Sk\u00ebnderi u ndan, t\u00eb dyt\u00eb ndjeheshin t\u00eb lumtur q\u00eb u rinjoh\u00ebn. Lan\u00eb takimin p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, pas orarit t\u00eb m\u00ebsimit, Profesori kthehej kah Rana ku kishin l\u00ebn\u00eb takimin e radh\u00ebs. Sakaq u d\u00ebgjua z\u00ebri i Muezinit i cili lajm\u00ebronte: &#8220;<em>Sot vdiq Sk\u00ebnderi, artisti yn\u00eb i dikursh\u00ebm&#8230; Varrimi b\u00ebhet sot pasdite n\u00eb ora kat\u00ebr<\/em>&#8220;, p\u00ebrfundoi lajmi kumbues.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb ora kat\u00ebr t\u00eb asaj dite e p\u00ebrcoll\u00ebn Sk\u00ebnderin n\u00eb varrezat e Callakut, n\u00eb Pinjesh. Profesori: <em>Sk\u00ebnderi nuk vdiq. At\u00eb e vrau ikja e Ursulles me doktorin<\/em>!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>MENDIM P\u00cbRMBYLL\u00cbS<\/p>\n\n\n\n<p>Novelat e Asllan Bish\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb kan\u00eb tematik\u00eb detin dhe jet\u00ebn n\u00eb zon\u00ebn kufitare, shprehin dashurin e pafundme p\u00ebr Ana Malin, krahin kjo q\u00eb zdirgjet deri n\u00eb Ulqin. Pastaj n\u00eb t\u00eb gjitha rr\u00ebfimet n\u00eb proz\u00ebn e shkurt\u00ebr dhe romanet e k\u00ebtij autori do t\u00eb ndeshemi me motivin e p\u00ebrndjekjes, p\u00ebrcjelljes dhe shatazhimit q\u00eb b\u00ebnte pushteti dhe diktatura komuniste. Roli i M\u00ebsuesi ose i Profesorit, kurdoher\u00eb \u00ebsht\u00eb moralizues, profesion t\u00eb cilin e ka ushtruar vet autori deri sa ka dalur n\u00eb pension: Po ashtu v\u00ebrehet se n\u00eb t\u00eb gjitha rr\u00ebfimet letrare t\u00eb k\u00ebtij autori p\u00ebrfundimet jan\u00eb pozitive, t\u00eb zgjidhshme dhe tejet moralizuese. Motivi i jet\u00ebs, paq\u00ebs dhe harmonis\u00eb \u00ebsht\u00eb strumbullari tematik i proz\u00ebs s\u00eb shkrimtarit Asllan Bisha.<\/p>\n\n\n\n<p>St. Gallen, 14.12.2021.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Shefqet Dibrani Asllan Bisha, &#8220;N\u00cb SAFARI&#8221;, novela, botoi &#8220;ART CLUB&#8221;, Ulqin 2017, faqe 138. ISBN 978-9940-638-34-4 Sa her\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr verime n\u00eb Ulqin, kam parasysh se atje takoj miq dhe t\u00eb njohur, kryesisht shkrimtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ane t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbetur n\u00eb margjina t\u00eb asaj q\u00eb i thuhet krijimtari e gjith\u00ebmbarshme e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16343,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30523","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30523","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30523"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30523\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30524,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30523\/revisions\/30524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30523"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30523"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30523"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}