{"id":30505,"date":"2021-12-14T09:05:00","date_gmt":"2021-12-14T08:05:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30505"},"modified":"2021-12-14T22:09:10","modified_gmt":"2021-12-14T21:09:10","slug":"lezha-legjendare-nderon-monsinjor-dr-zef-oroshin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30505","title":{"rendered":"LEZHA LEGJENDARE NDERON MONSINJOR DR. ZEF OROSHIN"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/mons-zef-oroshi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/mons-zef-oroshi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30506\" width=\"560\" height=\"509\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/mons-zef-oroshi.jpg 370w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/mons-zef-oroshi-300x272.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 560px) 100vw, 560px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb me 13 dhjetor, 2021 n\u00eb Sheshin Gjon Pali II, Rruga Faik Konica n\u00eb Lezh\u00ebn legjendare, \u00ebsht\u00eb zbuluar busti i klerikut t\u00eb njohur, atdhetarit dhe anti-komunistit t\u00eb shquar t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Mons. Dr. Zef Oroshit. Sa simbolike hap\u00ebsira e zgjedhur nga planifikuesit e k\u00ebtij projekti, p\u00ebr t\u00eb vendosur bustin e Mons. Zef Oroshit n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb identifikuar me k\u00ebta dy emra t\u00eb m\u00ebdhej: nj\u00ebri i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare dhe tjetri nj\u00eb prej personaliteteve m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dom Zefi ishte adhurues i madh i Papa Gjon Palit II dhe kishte respekt edhe p\u00ebr Faik Konic\u00ebn, gjithashtu, si nj\u00eb patriot e shkrimtar i pashoqt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi un\u00eb kam shkruar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr vlerat fetare dhe kontributet komb\u00ebtare t\u00eb Dom Zefit \u2013 t\u00eb cilin e kam konsideruar k\u00ebshilltar dhe besnik timin sa ishte gjall\u00eb &#8212; k\u00ebt\u00eb kronik\u00eb sot po e p\u00ebrgatis\u00eb bazuar n\u00eb materialet q\u00eb pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u2019i d\u00ebrgonte Dom Nik\u00eb Ukgjini, koordinatori dhe motorri, si t\u00eb thuash, jo vet\u00ebm i k\u00ebtij projekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe me vler\u00eb, por edhe autor i shum\u00eb nismave dhe projekteve t\u00eb tjera t\u00eb karakterit komb\u00ebtar e fetar.&nbsp; Disa prej veprave q\u00eb ekzistojn\u00eb sot, fal\u00eb angazhimit personal t\u00eb Dom Nik\u00eb Ukgjinit, p\u00ebrfshijn\u00eb Qendr\u00ebn e Poetit Dom Ndre Mjeda n\u00eb Kuk\u00ebl, t\u00eb vitit 2014. Dom Nika \u00ebsht\u00eb angazhuar gjithashtu edhe p\u00ebr restaurimin e dy kishave mesjetare t\u00eb shek. XIII, me gjurm\u00eb t\u00eb afreskeve t\u00eb cilat gjendeshin n\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme. Pastaj,&nbsp;Kish\u00ebn n\u00eb Balldren t\u00eb Lezh\u00ebs e ka p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2019 dhe at\u00eb t\u00eb Pllan\u00ebs n\u00eb vitin 2020. T\u00eb gjitha k\u00ebto dhe t\u00eb tjera vepra, Dom Nika i ka realizuar pa asnj\u00eb ndihm\u00eb nga shteti shqiptar, por kuptohet jan\u00eb mund\u00ebsuar me ndihm\u00ebn e donator\u00ebve privat\u00eb, jashta dhe brenda vendit. Nd\u00ebr planet e ardh\u00ebsh\u00ebme t\u00eb Dom Nik\u00ebs p\u00ebrfshihet nj\u00eb p\u00ebrkujtimore, q\u00eb si\u00e7 njofton ai, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim e sip\u00ebr, kushtuar gazullor\u00ebve gjat\u00eb shekujve, n\u00eb Daj\u00e7 t\u00eb Zadrim\u00ebs, duke filluar nga figurat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastrioit, &nbsp;Gjon e Pal Gazulli, diplomat\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, e deri t\u00eb Gjon Gazulli i varur nga mbreti Zog n\u00eb vitin 1927 e deri tek gjuh\u00ebtari Dom Nikoll\u00eb Gazulli, i pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb famullin\u00eb e Shkrelit, n\u00eb vitin 1946. Nd\u00ebr planet e ardh\u00ebshme t\u00eb Dom Nik\u00ebs dhe bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebrfshihet edhe restaurimi e rind\u00ebrtimi i Kish\u00ebs dhe i qel\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa u p\u00ebrket nismave t\u00eb &nbsp;Dom Nik\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb fush\u00ebn e rinovimeve t\u00eb objekteve fetaro-kulturoro-komb\u00ebtare &#8212; t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr fen\u00eb dhe p\u00ebr historin\u00eb e Kombit shqiptar &#8212; nj\u00eb prej k\u00ebtyre, pa dyshim, duhet t\u00eb jet\u00eb vepra m\u00eb e fundit q\u00eb ai koordinoi, i nxitur sipas tij, nga disa intelektual\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs \u2013 e q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosja e bustit t\u00eb Dom Zef Oroshit n\u00eb Lezh\u00ebn legjendare, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi. &nbsp;Fatkeq\u00ebsisht, qeveria dhe shteti shqiptar, k\u00ebto tre dekada, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i ka ndihmuar, por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ka penguar shpesh restaurimin ose rind\u00ebrtimin e monumenteve t\u00eb tilla.&nbsp; Por, megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb miratimit t\u00eb vendosjes s\u00eb bustit t\u00eb Mons. Oroshit n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, i dashuri dhe i respektuari i gjith\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, Mons. Zef Oroshi, pas 69 viteve t\u00eb arratisjes s\u00eb tij nga Shqip\u00ebria,&nbsp; p\u00ebrjet\u00ebsohet n\u00eb atdheun e vet\u00eb q\u00eb aq shum\u00eb e ka dashur.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa pasur mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkrim si ky t\u00eb pasqyrohen t\u00eb gjitha kumtesat q\u00eb u mbajt\u00ebn me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb inaugurimit t\u00eb bustit t\u00eb Mons. Dr. Zef Oroshit n\u00eb Lezh\u00eb, po p\u00ebrmendi disa.&nbsp; Kryetari i Bashkis\u00eb Lezh\u00eb, Z. Pjerin Ndreu i cili p\u00ebrsh\u00ebndeti p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb pranishmit e shumt\u00eb. Fjal\u00ebn kryesore e mbajti Dom Nik\u00eb Ukgjini, nd\u00ebrsa fol\u00ebn gjithashtu edhe Vitor Gjikola dhe Leonora La\u00e7i. &nbsp;Kishin d\u00ebrguar letra urimi edhe p\u00ebrfaqsues t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs, p\u00ebrfshir Z. Elmi Berisha, Kryetari i Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra n\u00eb Nju Jork edhe urimin nga Z. Ndue Oroshi, Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb, \u201cTrojet e Arbrit &#8220;, nga diaspora. Edhe p\u00ebrfaqsuesi diplomatik i Vatikanit n\u00eb Shqip\u00ebri, i nderuari Luigi Bonazzi, nuk mungoi me urimet e tija me rastin e inugurimit t\u00eb bustit t\u00eb Mons. Dr. Zef Oroshit n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Dom Nik\u00eb Ukgjini me rastin e zbulimit t\u00eb bustit t\u00eb Mons. Zef Oroshit n\u00eb Lezh\u00eb me 13 dhjetor 2021, (q\u00eb u mbulua nga media vendase dhe nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/6352368.html\">Nderohet monsinjor Zef Oroshi, themeluesi i kish\u00ebs \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d (zeriamerikes.com)<\/a>, nd\u00ebr t\u00eb tjera, tha se, sot n\u00eb 109 vjetorin e lindjes, s\u00eb Mons. Zef Oroshit, si do t\u00eb ishte ndryshe, ve\u00e7se nj\u00eb g\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, kur pas 32 viteve t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb Amshim n\u00eb qytetin e New Yorkut, n\u00ebp\u00ebrmjet bustit n\u00eb bronx, p\u00ebrjet\u00ebsohet n\u00eb atdheun e tij t\u00eb dashur, pik\u00ebrisht, n\u00eb qytetin e Bes\u00eblidhjes n\u00eb Lezh\u00eb, kleriku, intelektuali e atdhetari, Mons. Dr. Zef Oroshi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb sot t\u00eb flitet para k\u00ebsaj p\u00ebrkujtimoreje, kur kemi parasysh jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij q\u00eb e kaloi p\u00ebrplot trazira shpirt\u00ebror\u00eb e fizike\u201d u shpreh Dom Ukgjini dhe shtoi. \u201cJeta e mundimshme e tij si dhe shum\u00eb klerik\u00ebve katolik\u00eb, kishte filluar q\u00eb nga koha e kthimit t\u00eb tij si meshtar i ri nga Roma, n\u00eb vitin 1940, n\u00eb Shqip\u00ebri, me pas, arratisja e detyrueshme n\u00eb vitin 1952, p\u00ebr n\u00eb Jugosllavi, p\u00ebr shkak se mortja e zez\u00eb e kishte kapluar gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e n\u00eb ve\u00e7anti me persekutimet e klerit katolik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pa m\u00ebshir\u00ebshme. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb mes refugjat\u00ebve n\u00eb Itali, nga viti 1954-1960, edhe pse tani e kishte lirin\u00eb fizike, brengosjen e mbante n\u00eb z\u00ebm\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e rob\u00ebruar nga bolshevizmi komunist. Po k\u00ebshtu shqet\u00ebsimet dhe dhimbja shpirt\u00ebrore e p\u00ebrcoll\u00ebn jet\u00ebn e tij edhe gjat\u00eb veprimtaris\u00eb n\u00eb mes emigrant\u00ebve shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore, p\u00ebr t&#8217;i mbajtur shqiptar\u00ebt t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb mbrojtur nga asimilimi, Oroshi, do zhvillonte aktivitete t\u00eb shumta, fetare, kulturore e atdhetare, n\u00eb Kish\u00eb dhe n\u00eb tribuna t\u00eb ndryshme kudoq\u00eb shqiptar\u00ebt bashkoheshin. Edhe pse qe i v\u00ebzhguar nga sigurimi i shtetit ateist shqiptar, ai kund\u00ebr sistemit komunist fliste shpesh me mikun e tij Fan Nolin dhe shkruante kudo n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb SHBA dhe Europ\u00eb.&nbsp; Forca, madh\u00ebshtia dhe serioziteti i fjal\u00ebs s\u00eb tij, dituria e gjer\u00eb dhe e thell\u00eb, b\u00ebnte q\u00eb ai t\u00eb g\u00ebzonte gjithnj\u00eb respektin dhe admirimin e thell\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptaret, pa dallim besimi e ndarje politike\u201d, ka then\u00eb Dom Nik\u00eb Ukgjini.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNgritja e k\u00ebtij busti\u201d, u tha t\u00eb pranish\u00ebmve, intelektuali i Lezh\u00ebs, Vitor Gjikola, \u201c\u00ebsht\u00eb vler\u00ebsim dhe homazh p\u00ebr klerik\u00ebt e familjet e tyre, q\u00eb p\u00ebrjetuan kalvarin dramatik t\u00eb burgimeve, internimeve e persekutimeve, pa fund.&nbsp; Nderim p\u00ebr jet\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Monsinjor Zef Oroshit, klerikut, atdhetarit e dijetarit t\u00eb shquar! &nbsp;Zoti e bekoft\u00eb vepr\u00ebn e tij!&nbsp; Respekt e mir\u00ebnjohje p\u00ebr familiar\u00ebt e tij, p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e tyre heroike ndaj dhun\u00ebs e persekucionit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste\u201d, u shpreh Vitor Gjikola, duke fal\u00ebnderuar&nbsp; Bashkin\u00eb e Lezh\u00ebs dhe biznesmenin Martin Lleshi, q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur ngritjen e bustit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dom Nika fal\u00ebnderoi me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur realizimin e k\u00ebtij projekti, p\u00ebrfshir, \u201cKryetarin Bashkis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, nj\u00eb dashamir\u00ebsi i theksh\u00ebm i kultur\u00ebs, z. Pjerin Ndreu\u201d, si\u00e7 tha ai, \u201cp\u00ebr dh\u00ebnien e lej\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit;&nbsp; prefektin fjal\u00ebmir\u00eb, Gjok\u00eb Jaku; pronarin e Restorantit Milenium, vullnetmirin, Martin Lleshi; biografin e Oroshit, atdhetarin, Tom\u00eb Mrijaj nga Nju Jorku; skulptorin e bustit Sadik Spahia, dhe ata q\u00eb e mund\u00ebsuan gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, shtoi Ukgjini.&nbsp; Dy djemt\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Mons. Oroshit: Gjon e Nikoll\u00eb Prendi me djemt\u00eb e nipat e tyre. Ta g\u00ebzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr m\u00eb vlera komb\u00ebtare, p\u00ebrfundoi p\u00ebrsh\u00ebndetjen e rastit, Ukgjini n\u00eb zbulimin e bustit t\u00eb Dom Zef Oroshit n\u00eb Lezh\u00eb, t\u00eb hen\u00ebn q\u00eb kaloi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb fal\u00ebnderim i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb&nbsp; shklqyeshme prej t\u00eb gjith\u00eb neve &#8212; brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; q\u00eb e kemi njohur dhe bashkpunuar p\u00ebr vite me Mons. Zef Oroshin \u2013 i shkon, sidomos, Dom Nik\u00eb Ukgjinit t\u00eb palodh\u00ebsh\u00ebm, si\u00e7 u shpreh edhe intelektuali Z. Gjikola, \u201cp\u00ebr p\u00ebrkushtimin e lart\u00eb t\u00eb tij, si p\u00ebr \u00e7do pun\u00eb q\u00eb ai merr p\u00ebr sip\u00ebr dhe i shk\u00eblqen!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ad multos Annos, Dom Nik\u00eb Ukgjini. Zoti t\u00eb falt\u00eb jet\u00eb e sh\u00ebndet!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;URIM DHE P\u00cbRSH\u00cbNDETJE ME RASTIN E<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;VENDOSJES S\u00cb BUSTIT T\u00cb MONSINJOR DR. ZEF OROSHIT<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;N\u00cb LEZH\u00cbN E GJERGJ KASTRIOTIT<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;I dashur Dom Nik\u00eb Ukgjini dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb respektuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje historike p\u00ebr t\u00eb nderuar Mons. Dr Zef Oroshin i shpallur si, \u201cI denj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb mira\u2026\u201d, nga Papa Pali VI \u201324 Janar, 1974.<\/p>\n\n\n\n<p>Me pa mund\u00ebsi t\u2019i p\u00ebrgjigjem pozitivisht ftes\u00ebs s\u00eb Dom Nik\u00ebs, ju d\u00ebrgoj t\u00eb gjith\u00eb ju urimet dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt fetar dhe komb\u00ebtar \u2013 p\u00ebr nderimin q\u00eb po i b\u00ebni dhe p\u00ebr respektin q\u00eb po tregoni ndaj nj\u00eb t\u00eb madhi t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare dhe kombit shqiptar \u2013 Mons. Dr Zef Oroshit. Me vendosjen e bustit t\u00eb tij n\u00eb Lezh\u00ebn e bes\u00ebs s\u00eb Kastriotit, ju po nderoni nj\u00eb shqiptar dhe klerik t\u00eb madh, por po nderoni edhe veten. U lumt\u00eb p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj vepre fetaro-komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Mons. Dr Zef Oroshi, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb m\u00ebrgim por edhe n\u00eb Atdhe &#8212; prej ku u detyrua t\u00eb arratisej nga murtaja komuniste q\u00eb e ndiqte hap pas hapi p\u00ebr ta kapur t\u00eb gjall\u00eb ose t\u00eb vdekur. Megjith\u00ebk\u00ebte, ai i q\u00ebndroi besnik t\u00eb Madhit Zot, Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, Atdheut ton\u00eb t\u00eb dashur Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe idealeve dhe parimeve t\u00eb sh\u00ebnjta t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Lajmi p\u00ebr Vendosjen e bustit t\u00eb Monsinjor Dr. Zef Oroshit n\u00eb Lezh\u00eb sjell\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe &#8212; jo vet\u00ebm p\u00ebr Famullin\u00eb Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb q\u00eb ai ka themeluar n\u00eb Nju Jork, (sot Kisha Zoja e Shkodr\u00ebs) \u2013 por edhe p\u00ebr mbar\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, pa dallim feje a krahine.<\/p>\n\n\n\n<p>Me respekt dhe admirim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, po d\u00ebrgoj urimet dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, si nj\u00eb ish-bashkpuntor i ngusht i t\u00eb dashurit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Mons. Dr. Zef Oroshit, k\u00ebshilltar dhe besnik i imi nd\u00ebr vite. I p\u00ebrjetsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi i tij n\u00eb Atdhe, t\u00eb cilin e donte aq shum\u00eb por dhe k\u00ebtu n\u00eb m\u00ebrgim \u2013 n\u00eb Amerik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dashur &#8212; ku Dom Zefi kaloi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. U lumt\u00eb dhe Zoti u bekoft\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrzem\u00ebrsisht,<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb me 13 dhjetor, 2021 n\u00eb Sheshin Gjon Pali II, Rruga Faik Konica n\u00eb Lezh\u00ebn legjendare, \u00ebsht\u00eb zbuluar busti i klerikut t\u00eb njohur, atdhetarit dhe anti-komunistit t\u00eb shquar t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Mons. Dr. Zef Oroshit. Sa simbolike hap\u00ebsira e zgjedhur nga planifikuesit e k\u00ebtij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30506,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3018],"class_list":["post-30505","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-zef-oroshi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30505"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30505\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30507,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30505\/revisions\/30507"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30506"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}