{"id":30472,"date":"2021-12-10T09:16:00","date_gmt":"2021-12-10T08:16:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30472"},"modified":"2021-12-10T10:19:10","modified_gmt":"2021-12-10T09:19:10","slug":"shkreli-erdhi-dhe-shkoi-z-escobar-po-tash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30472","title":{"rendered":"Shkreli: ERDHI DHE SHKOI Z. ESCOBAR \u2013 PO TASH?"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8412\" width=\"311\" height=\"311\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 311px) 100vw, 311px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ja shkoi n\u00eb Tiran\u00eb, shikoi, u p\u00ebrsh\u00ebndet me disa dhe u k\u00ebthye. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretarin e Shtetit t\u00eb SHBA p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i D\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Z. Gabriel Escobar. Nuk besoj se me vizit\u00ebn e tij n\u00eb Tiran\u00eb fitoi gj\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu referuar asaj th\u00ebnjes s\u00eb famshme t\u00eb Jul \u00c7ezarit, \u201cVeni, vidi, vin\u00e7i\u201d, megjith\u00ebse Z. Escobar nuk kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb fituar gj\u00eb fare, pasi ishte nj\u00eb vizit\u00eb krejt e zakonshme, pjes\u00eb e nj\u00eb vizite rutin\u00eb n\u00eb rajon. E till\u00eb ishte para njoftuar edhe nga ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, si\u00e7 e ka zakon media shqiptare, prisnin se diplomati i lart\u00eb amerikan do vinte n\u00eb Tiran\u00eb mbi nj\u00eb kal t\u00eb bardh\u00eb dhe do zgjidhte t\u00eb gjitha problemet e politik\u00ebs shqiptare\u2014madje prania e tij do t\u00eb zgjidhte edhe problemet brenda Partis\u00eb Demokratike, se zyrtari i lart\u00eb do t\u00eb sillte informacion aq t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs sa q\u00eb do ta asgj\u00ebsoj at\u00eb para Kuvendit t\u00eb planifikuar t\u00eb demokrat\u00ebve me 11 dhjetor.<\/p>\n\n\n\n<p>Por po t\u00eb d\u00ebgjoje disa media t\u00eb oborrit, para vizit\u00ebs s\u00eb zyrtarit amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, ai po vinte n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb shkop t\u00eb madh p\u00ebr tu ren\u00eb disa kokave dhe po t\u00eb ishte nevoja marinsat amerikan\u00eb jan\u00eb gati jasht\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm t\u00eb kontrollonin rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i ndalur hovin Sali Berish\u00ebs, si rrejdhim i mb\u00ebshtetjes p\u00ebr \u2018t\u00eb, n\u00eb \u201cfoltoret\u201d e koh\u00ebve t\u00eb fundit. Asgj\u00eb nuk ndodhi, ve\u00e7se u harxhuan kot aq shum\u00eb or\u00eb debatesh boshe, sa q\u00eb analist\u00ebt do t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u2019i kalonin ato or\u00eb me f\u00ebmijt\u00eb dhe me familjet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebqoftse shikojm\u00eb p\u00ebr fitues dhe humb\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj vizite, krejt\u00ebsisht t\u00eb zakont\u00eb, media shqiptare, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e medias shqiptare, ishte humb\u00ebse, sepse parashikuan se me ardhjen e Z. Escobar n\u00eb Tiran\u00eb do b\u00ebhej nami, \u201cheads will roll\u201d, sipas asaj fraz\u00ebs anglisht. Un\u00eb nuk prisja namin nga kjo vizit\u00eb, prisja vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7\u2019po ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize politike, me nj\u00eb shkrim modest, i kisha b\u00ebr\u00eb thirrje zyrtarit t\u00eb lart\u00eb amerikan, q\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7 ambasad\u00ebs dhe karakterave t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, t\u00eb takohej edhe me grupe t\u00eb tjera, t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga proceset politike t\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve, ashtuq\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ide se \u00e7far\u00eb mendon pjesa tjet\u00ebr e shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk i pyet askush, p\u00ebr asgj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, duket se ai nuk u takua me ask\u00ebnd tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 zyrtar\u00ebve t\u00eb ambasad\u00ebs, t\u00eb qeveris\u00eb Rama dhe t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb kontrollohet nga Lulzim Basha. Grupet jo-qeveritare jan\u00eb humb\u00ebs nga kjo vizit\u00eb, pasi Z. Escobar nuk u takua me ndonj\u00eb prej tyre, por edhe un\u00eb jam humb\u00ebs q\u00eb b\u00ebra thirrje p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb till\u00eb q\u00eb nuk ndodhi, p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se nga p\u00ebrvoja ime kam par\u00eb se zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb edhe z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare &#8212; dhe jo vet\u00ebm t\u00eb marrin informacionin nga qarqet zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, qoft\u00eb edhe opozit\u00ebs, si dhe nga ambasada. &nbsp;Megjithse nj\u00eb vend i vog\u00ebl, shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb mjaft e nd\u00ebrlikuar dhe nevojit\u00eb njohje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga t\u00eb huajt, duke pasur edhe historin\u00eb jo t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si pik\u00eb referimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Por uroj q\u00eb Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit t\u00eb SHBA p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i D\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Z. Gabriel Escobar, t\u00eb largohet sadopak fitues nga vizita e tij e shkurt\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, me nj\u00eb shije sadopak t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr faktin se sa e \u00e7uditshme, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e \u00e7mendur, \u00ebsht\u00eb politika shqiptare. Dhe i vetdijsh\u00ebm se kur n\u00eb kazanin e asaj politike futen edhe gisht\u00ebrinj\u00eb t\u00eb huaj \u2013 ajo politik\u00eb humb fare busull\u00ebn e normalitetit dhe at\u00ebher\u00eb as dreqi nuk e ve n\u00eb terezi, madje as edhe nj\u00eb zyrtar i nj\u00eb vendi mik si, Z. Escobar. Por uroj q\u00eb Z. Escobar t\u00eb k\u00ebt\u00eb porositur ambasad\u00ebn ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb se klasa politike shqiptare pas 30-vjet \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d, ka nevoj\u00eb q\u00eb vet\u00eb t\u2019i zgjidh problemet e saja t\u00eb vet-krijuara, pasi Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e tyre dhe e popullit shqiptar, q\u00eb kjo klas\u00eb politike p\u00ebrfaq\u00ebson. Dhe se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vendosin vet se kush do jen\u00eb udh\u00e7heqsit e tyre, tani dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebher\u00eb, pasi vizita e Z. Escobar n\u00eb Tiran\u00eb, erdhi e shkoi &#8212; \u00e7far\u00eb do ndodh\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare t\u00eb shum\u00eb pritur, p\u00ebr dy tre jav\u00ebt e ardh\u00ebshme. Un\u00eb besoj se sa i p\u00ebrket Amerik\u00ebs, asgj\u00eb dramatike nuk do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e politik\u00ebs shqiptare, lajm i keq ky ndoshta p\u00ebr disa q\u00eb presin nd\u00ebrhyrjen amerikane p\u00ebr t\u2019i rregulluar \u201cpun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d &#8212; duke pasur parsysh shpalljen \u201cnon grata\u201d t\u00eb Dr Sali Berish\u00ebs nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara. &nbsp;Fatkeq\u00ebsi q\u00eb ka ardhur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, por si\u00e7 duket dy kuvendet e planifikuar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb mbahen. Do t\u00eb zgjidhen zyrtar\u00eb t\u00eb ri, Partia Demokratike do mbijetoj\u00eb, Shtetet e Bashkuara, si\u00e7 deklaroi edhe Z. Escobar n\u00eb Tiran\u00eb, do bashkpunojn\u00eb me Partin\u00eb Demokratike, spas interpretimit tim, kushdo q\u00eb ta drejtoj\u00eb at\u00eb. Nuk besoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, Washingtoni nuk do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb, se pse nuk ka t\u00eb drejt\u00eb dhe as nuk d\u00ebshiron t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s. &nbsp;A u kujtohet debati para 8 vitesh mbi \u00e7eshtjen e arm\u00ebve kimike. T\u00eb gjith\u00eb thonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se Amerika ose NATO do ia impononte Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u2019i pranonte arm\u00ebt kimike nga Siria.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-amerika-nuk-do-ti-imponoje-shqiperise-shkaterrimin-e-armeve-kimike-te-sirise\/\">Frank SHKRELI\/ Amerika nuk do t\u2019i imponoj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shkat\u00ebrrimin e arm\u00ebve kimike t\u00eb Siris\u00eb | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>As k\u00ebsaj radhe, Amerika nuk do t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr demokrat\u00ebt shqiptar\u00eb. Ata duhet t\u2019i zgjidhin vet mosmarrveshjet midis tyre. As Partia Demokratike, as Shqip\u00ebria nuk jan\u00eb vasale t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara as t\u00eb ndonj\u00eb vendi tjet\u00ebr. Historikisht, kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e politik\u00ebb\u00ebrjes s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara karshi vendeve mike dhe aleate, megjith\u00ebse nga ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, mund t\u00eb duket e till\u00eb sepse vet politika shqiptare k\u00ebrkon dhe lejon nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla t\u00eb ngutshme dhe t\u00eb pa menduara mire nga ndonj\u00eb individ ose ent zyrtar. Por, normalisht, nuk ndodh ashtu. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb ndjekur, vazhdimisht, nj\u00eb politik\u00eb pragmatike ndaj zhvillimeve politike n\u00eb Shqip\u00ebri, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb vog\u00ebl, ndoshta. Ashtu do t\u00eb ndodh edhe tani.<\/p>\n\n\n\n<p>Besoj se fjala pragmatiz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb edhe mesazhi q\u00eb doli nga vizita e djeshme n\u00eb Tiran\u00eb e Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit t\u00eb SHBA p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i D\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Z. Gabriel Escobar.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/plus.google.com\/share?url=https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-amerika-nuk-do-ti-imponoje-shqiperise-shkaterrimin-e-armeve-kimike-te-sirise\/\"><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ja shkoi n\u00eb Tiran\u00eb, shikoi, u p\u00ebrsh\u00ebndet me disa dhe u k\u00ebthye. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretarin e Shtetit t\u00eb SHBA p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i D\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Z. Gabriel Escobar. Nuk besoj se me vizit\u00ebn e tij n\u00eb Tiran\u00eb fitoi gj\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu referuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30472","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30472"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30472\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30473,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30472\/revisions\/30473"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}