{"id":30455,"date":"2021-12-09T09:12:00","date_gmt":"2021-12-09T08:12:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30455"},"modified":"2021-12-09T10:14:59","modified_gmt":"2021-12-09T09:14:59","slug":"vlerat-e-perbashketa-amerikano-shqiptare-dhe-vizita-e-diplomatit-te-larte-amerikan-z-gabriel-escobar-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30455","title":{"rendered":"\u201cVLERAT E P\u00cbRBASHK\u00cbTA\u201d AMERIKANO-SHQIPTARE DHE VIZITA E DIPLOMATIT T\u00cb LART\u00cb AMERIKAN, Z. GABRIEL ESCOBAR N\u00cb TIRAN\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Gabriel-Escobar.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Gabriel-Escobar.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30456\" width=\"448\" height=\"560\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Gabriel-Escobar.jpeg 336w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Gabriel-Escobar-240x300.jpeg 240w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/a><figcaption>Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit t\u00eb SHBA p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i D\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Z. Gabriel Escobar.<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb njoftoi se m\u00eb 9 dhjetor, Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit t\u00eb SHBA p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i D\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Z. Gabriel Escobar, do t\u00eb zhvilloj\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cme q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb thelluar miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, e mb\u00ebshtetur n\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kam ven\u00eb re se Ambasada Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, sidomos, koh\u00ebt e fundit, thekson shpesh, \u201cvlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike\u201d midis dy vendeve tona. Un\u00eb nuk e dij\u00eb se \u00e7far\u00eb barometri t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebrdor\u00eb ambasada jon\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb kur i cil\u00ebson si t\u00eb \u201cp\u00ebrbashk\u00ebta\u201d vlerat demokratike, por q\u00eb kurr\u00eb nuk i identifikon se cilat jan\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d midis Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2013 vendit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar dhe demokratik n\u00eb bot\u00eb, me Shqip\u00ebrin\u00eb e sot\u00ebme pseudo-komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Me nj\u00eb vend ish-komunist, i cili edhe pas tri dekadave t\u00eb shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit \u2013 dhe ndryshe nga shumica e vendeve ish-komuniste evropiane \u2013 vazhdon t\u00eb mos distancohet nga e kaluara e saj komuniste dhe as nga krimet e komunizmit dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ende nuk gjen\u00eb forc\u00eb morale as politike p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar krimet e komunizmit enverist n\u00eb Shqip\u00ebri. Me nj\u00eb vend, regjimi aktual i t\u00eb cilit jo vet\u00ebm q\u00eb refuzon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante, t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn kriminale komuniste, por q\u00eb me ndihm\u00ebn e mb\u00ebshtetsve t\u00eb tij per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, e paraqet veten si nj\u00eb vend \u201chumanitar\u201d i koh\u00ebve tona, q\u00eb pranon strehimin e refugjat\u00ebve afgan\u00eb. &nbsp;Por harrojn\u00eb se, nd\u00ebrsa kryeministri i k\u00ebtij vendi t\u00eb quajtur Shqip\u00ebri, po merrte dekorat\u00ebn n\u00eb Nju Jork p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cakt humanitar\u201d, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00eb po largohen nga Shqip\u00ebria dhe trojet shqiptare duke u b\u00ebr\u00eb vet\u00eb ata, refugjat\u00eb n\u00eb dhe` t\u00eb huaj, n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, diku n\u00eb bot\u00eb \u2013 pik\u00ebrisht si rrjedhim i keq-qeverisjes 30-vje\u00e7are s\u00eb k\u00ebsaj klase politike fatzez\u00eb, t\u00eb korrupsionit, padrejt\u00ebsive, papun\u00ebsis\u00eb, drog\u00ebs dhe dyzina problemesh t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir munges\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb lira \u2013 si barometri kryesor i demokracis\u00eb. &nbsp;Jan\u00eb probleme k\u00ebto q\u00eb num\u00ebrohen vazhdimisht n\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi t\u00eb drejtat e njeriut dhe mbi gj\u00ebndjen e p\u00ebrgjith\u00ebshme n\u00eb Shqip\u00ebri. Por q\u00eb, si\u00e7 duket, nuk i lexo kush, as qeveria shqiptare as diplomat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i mbyllin syt\u00eb para problemeve t\u00eb m\u00ebdha politike dhe ekonomike me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Shqip\u00ebria \u2013 duke na e paraqitur at\u00eb vend si nj\u00eb \u201ckopsht me lule\u201d, si nj\u00eb demokraci per\u00ebndimore, vlerash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Amerik\u00ebn, pretendojn\u00eb ata.<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Escobar, ju uroj q\u00ebndrim t\u00eb k\u00ebnd\u00ebsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Me fat q\u00eb je n\u00eb Tiran\u00eb me rastin e 31-vjetorit t\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ju do t\u00eb takoheni me Kryeministrin dhe me zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si dhe me stafin e ambasad\u00ebs ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta do t\u00eb japin p\u00ebrspektiv\u00ebn e tyre se si po shkojn\u00eb (ose nuk shkojn\u00eb) sot pun\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri. Mendimet e mia mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb influencuara nga vlerat amerikane t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, pasi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli jetoj n\u00eb Amerik\u00eb. Si shtetas amerikan me origjin\u00eb shqiptare, si nj\u00eb person q\u00eb pa kurrfar\u00eb interesi, jam munduar t\u00eb veproj gjithmon\u00eb dhe modest\u00ebsisht, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare \u2013 ashtuq\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb arrinte nivelin e ndarjes \u201cs\u00eb vlerave demokratike\u201d, me Shtetet e Bashkuara. &nbsp;Por, megjith\u00eb sukseset e arritura deri tani, besoj se kushdo q\u00eb sot pretendon se marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe midis dy vendeve tona bazohen n\u00eb \u201cvlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, amerikano-shqiptare, ofendon vlerat e v\u00ebrveta amerikane dhe g\u00ebnjen brutalisht shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtuq\u00eb, i nderuar Z. Escobar, n\u00ebqoftse nuk e ke n\u00eb agjend\u00eb, gjej\u00eb koh\u00eb t\u00eb takosh &#8212; n\u00eb k\u00ebt\u00eb 31-vjetor &#8212; ndonj\u00eb pjes\u00ebmarrr\u00ebs ose grup pjesmarr\u00ebsish n\u00eb protestat studentore t\u00eb vitit 1990, n\u00ebqoftse ka mbetur ndonj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri sepse pothuaj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer jan\u00eb arratisur\/refugjat\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs \u2013 \u201csi afgan\u00ebt sot\u201d. &nbsp;T\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar nga kjo klas\u00eb politike e korruptuar dhe e pap\u00ebrgjegjshme, t\u00eb cil\u00ebn diplomacia amerikane e ka p\u00ebrkrahur dhe e p\u00ebrkrah edhe sot si nj\u00eb regjim me t\u00eb cilin Shtetet e bashkuara ndajn\u00eb \u201cvlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike\u201d. Me modestin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe do t\u00eb sugjeroja q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb protestave studentore anti-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjejsh koh\u00eb dhe t\u00eb takohesh gjithashtu edhe me ndonj\u00eb t\u00eb p\u00ebrsekutuar ose grup t\u00eb p\u00ebndjekurish nga komunizmi, 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar &#8212; n\u00ebqoftse je i interesuar \u2013 pik\u00ebpamjet e tyre se si po shkojn\u00eb pun\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, 30-vjet pas \u201cshembjes\u201d s\u00eb komunizmit zyrtar.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb 31-vjetor, ju siguroj, Z. Escobar se, k\u00ebto dy grupe shqiptar\u00ebsh, por jo vet\u00ebm, e ndjejn\u00eb veten t\u00eb abandonuar nga Shtetet e Bashkuara \u2013 aleati i tyre natural do thonin ata &#8212; por edhe t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga atdheu i tyre \u2013Shqip\u00ebria \u2013 t\u00eb cilin 31- vite m\u00eb par\u00eb, ata e d\u00ebshironin si e \u201cgjith\u00eb Evropa\u201d, me vlera per\u00ebndimore, por ja ku \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, aq larg Evrop\u00ebs sa ishte edhe n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Escobar, jan\u00eb k\u00ebto dy grupe shqiptar\u00ebsh, nd\u00ebr t\u00eb tjera &#8212; q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn dhe mos tjet\u00ebr, duhet t\u00eb d\u00ebgjohen dhe jo t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga diplomacia amerikane. &nbsp;N\u00eb vend t\u00eb mb\u00ebshtetjes amerikane, pa kushte, t\u00eb nj\u00eb klase politike t\u00eb indoktrinuar n\u00eb ish-regjimin komunist dhe q\u00eb gjithnj\u00eb beson se, \u201ckomunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d dhe se regjimi i Enver Hoxh\u00ebs kishte, \u201ct\u00eb mira e t\u00eb k\u00ebqia\u201d, ka grupe t\u00eb tjera interesi q\u00eb meritojn\u00eb v\u00ebmendjen, nq\u00eboftse v\u00ebrtet\u00eb jemi t\u00eb ingeresuar t\u00eb zhvillojm\u00eb \u201cvlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 pik\u00ebspari, vlerat e liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb dhe vler\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb paprekshme \u2013mbrojtja e jet\u00ebs s\u00eb njeriut, mbi t\u00eb gjitha.<\/p>\n\n\n\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit &#8212; qofshin ata edhe n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare &#8212; t\u00eb vlerave t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs \u2013 nj\u00ebrit prej regjimeve komuniste m\u00eb barbare n\u00eb bot\u00eb, nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vlerat amerikane, Zoti Escobar. K\u00ebt\u00eb duhet ta heqin nga mendja, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb diplomat\u00ebt amerikan\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Washington, qoft\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.&nbsp; Them, nuk kan\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt sepse p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy shekuj, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, megjith\u00eb sfidat dhe zhg\u00ebnjimet, nga koha n\u00eb koh\u00eb, jan\u00eb t\u00eb kushtuara ndaj parimit se t\u00eb \u201cgjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb krijuar t\u00eb barabart\u00eb\u201d nga Per\u00ebndia.&nbsp; Se p\u00ebr dekada populli amerikan ka luftuar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr veten dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrtej oqeanit &#8212; q\u00eb duan t\u2019i pranojn\u00eb vlerat amerikane &#8212; n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb parimeve dhe vlerave t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pa dallim, dhe toleranc\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto si nj\u00eb trash\u00ebgimi e tradit\u00ebs s\u00eb vlerave dhe virtyteve amerikane drejt p\u00ebrparimit t\u00eb idealit t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe n\u00eb bot\u00eb. &nbsp;Megjith\u00eb t\u00eb metat dhe sfidat gjat\u00eb historis\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi ose vler\u00eb amerikane q\u00eb bashkon dhe q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe respekton opinionet e ndryshme q\u00eb shpesh\u00ebher\u00eb jan\u00eb edhe n\u00eb konlikt me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. K\u00ebto jan\u00eb virtytet amerikane, si t\u00eb thuash, q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrcaktojn\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb dhe shk\u00eblqimin e vlerave amerikane. T\u00eb thuhet se k\u00ebto vlera amerikane kan\u00eb di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vlerat e nj\u00eb regjimi n\u00eb shekullin XXI, q\u00eb refuzon t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb krimet e komunizmit, \u00ebsht\u00eb imorale, e pa p\u00ebrgjegj\u00ebshme dhe di\u00e7ka shum\u00eb e gabuar. &nbsp;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ti thur\u00ebsh lavde nj\u00eb regjimi dhe klase politike nostalgjike p\u00ebr komunizmin, e cila p\u00ebr 30-vjet \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d, ka p\u00ebrjashtuar nga jeta politike, jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe viktimat e komunizmit por edhe rinin\u00eb trim\u00ebresh\u00eb t\u00eb 1999-t\u00ebs, p\u00ebr angazhimin e saj q\u00eb solli \u201cndryshimin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb njoftimin e Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, me rastin e 31-vjetorit t\u00eb protest\u00ebs anti-komuniste s\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb, thuhet se, \u201cNe jemi krenar\u00eb q\u00eb kemi q\u00ebndruar n\u00eb krah t\u00eb popullit shqiptar at\u00ebher\u00eb dhe do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb krah tij nd\u00ebrsa ata p\u00ebrqafojn\u00eb t\u00eb ardhmen.\u201d &nbsp;E v\u00ebrveta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme amerikane q\u00eb t\u00eb pasqyrohet me fjal\u00eb dhe me vepra se Shtetet Bashkuara jan\u00eb krah\u00eb mbar\u00eb popullit shqiptar, pa dallim, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb segmenti t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq, ju Z. Escobar duhet t\u00eb jeni n\u00eb dijeni se shum\u00eb shqiptar\u00eb, mbrenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mendojn\u00eb se Ambasada amerikane \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me Partin\u00eb socialiste n\u00eb fuqi. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb \u2013 edhe n\u00ebqoftse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perceptim i gabuar &#8212; nuk&nbsp; sh\u00ebrben p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare. Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ju t\u00eb gjeni koh\u00eb dhe t\u00eb takoheni me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ish-student\u00ebve t\u00eb protestave 30-vite m\u00eb par\u00eb &#8212; megjithse shum\u00eb prej tyre sot jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb politik\u00eb &#8212; dhe me p\u00ebrfaqsues t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe viktimave t\u00eb komunizmit, edhe k\u00ebta t\u00eb p\u00ebrjashtuar dhe t\u00eb harruar nga qeverit\u00eb e k\u00ebtyre 30-viteve, por q\u00eb do t\u00eb thon\u00eb se e ndjejn\u00eb veten t\u00eb abandonuar e t\u00eb p\u00ebrjashtuar edhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara. Nj\u00eb takim i till\u00eb me ta, Z. Escobar, do t\u00eb ishte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb gjest q\u00eb do pasqyronte nj\u00eb prej vlerave amerikane \u2013 mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim &#8212; si dhe mb\u00ebshtetjen e toleranc\u00ebs ndaj mendimeve ndryshe. P\u00ebrjashtimi, historikisht, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vler\u00eb shqiptare, por nuk \u00ebsht\u00eb as nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vler\u00eb amerikane, madje as n\u00eb nj\u00eb mjedis politik si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Tirana zyrtare!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb njoftoi se m\u00eb 9 dhjetor, Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit t\u00eb SHBA p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i D\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Z. Gabriel Escobar, do t\u00eb zhvilloj\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cme q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb thelluar miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30456,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30455","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30455"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30455\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30457,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30455\/revisions\/30457"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30456"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}