{"id":30448,"date":"2021-12-08T10:49:29","date_gmt":"2021-12-08T09:49:29","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30448"},"modified":"2021-12-08T10:49:29","modified_gmt":"2021-12-08T09:49:29","slug":"vlerat-amerikane-nuk-kane-asgje-te-perbashket-me-vlerat-e-regjimit-komunist-te-enver-hoxhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30448","title":{"rendered":"VLERAT AMERIKANE NUK KAN\u00cb ASGJ\u00cb T\u00cb P\u00cbRBASHK\u00cbT ME VLERAT E REGJIMIT KOMUNIST T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm 3-4 dit\u00eb nga shkrimi im p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje &#8212;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/shperthen-frank-shkreli-zonja-kim-prej-sot-nuk-je-me-ambasadorja-ime\/\">\u2018Shp\u00ebrthen\u2019 Frank Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je m\u00eb ambasadorja ime! | Gazeta Telegraf<\/a>\u2013 se kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr pajtim dhe jo p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arje nga p\u00ebrpjekjet e kujdo qoft\u00eb \u2013 po radhis disa zhvillime m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb lidhura me tem\u00ebn e atij shkrimi. Ai shkrim u frym\u00ebzua, fatkeq\u00ebsisht, nga postimi n\u00eb facebook t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, ku shqiptar\u00ebve ju urohej e ashtuquajtuara \u201cDita e \u00c7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d &#8212; nj\u00eb devijim arrogant, deri m\u00eb sot i pashpjeguar, zyrtarisht, se pse u b\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u2013 ndryshe nga q\u00ebndrimi zyrtar historik amerikan q\u00eb deri tani ka njohur zyrtarisht 28 n\u00ebntorin 1912, si Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; dita kur urohet, zyrtarisht, festa komb\u00ebtare e shqiptar\u00ebve. Z. Ruben Avxhiu, editor i gazet\u00ebs Illyzria n\u00eb Nju Jork, shkruan n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit se nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Ambasada Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb uron 29 Nentorin si \u201cDit\u00ebn e \u00c7lirimit\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ky fakt nuk ndryshon asgj\u00eb. Fakti mbetet se kjo dat\u00eb sh\u00ebnon nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve e konsiderojn\u00eb si nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb themelimit t\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komuniste n\u00eb Evrop\u00eb dhe t\u00eb shtypjeve m\u00eb brutale kund\u00ebr nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb shqiptare q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar kurr\u00eb me at\u00eb ideologji t\u00eb huaj sllavo-aziatike. &nbsp;Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e keqe, \u00ebsht\u00eb kjo heshtja arrogante nga ana e ambasad\u00ebs ndaj reagimeve t\u00eb shum\u00ebta kund\u00ebr deklarat\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr \u201c29 Nentorin\u201d \u2013 nj\u00eb arroganc\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn amerikane t\u00eb transparenc\u00ebs &#8212; p\u00ebr t\u00eb mos reaguar ndaj shqet\u00ebsimeve legjitime nga taksapaguesit amerikan\u00eb, e t\u00eb tjer\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Heshtja arrogante e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, ndaj nj\u00eb shqet\u00ebsimi si ky, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb amerikane. Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Antony Blinken, n\u00eb fjalimin e par\u00eb drejtuar stafit t\u00eb Departmentit t\u00eb Shtetit me 21 Janar, 2021, ka then\u00eb se do t\u00eb \u201cb\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr popullin amerikan, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme\u201d, q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u201cnderon dhe respekton vlerat\u201d, amerikane. Heshtja e juaj arrogante n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira q\u00eb po b\u00ebni, Zonja Kim. Edhe n\u00ebqoftse kritik\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gabuar n\u00eb pretendimet n\u00eb lidhje me ek\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje, at\u00ebher\u00eb na thoni, jeni t\u00eb gabjar, nuk \u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 thoni ju. K\u00ebshtu q\u00ebndron situata. &nbsp;Si shtetas amerikan\u00eb q\u00eb jemi, YOU ARE LETTING US DOWN! Be transparent!<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00ebqoftse se nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Ambasada ben nj\u00eb urim t\u00eb till\u00eb, reagimet kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb ashpra kund\u00ebr k\u00ebsaj deklarate fatzez\u00eb nga nj\u00eb institucion amerikan, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ambasada Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, e cila mbi t\u00eb gjitha duhet t\u00eb kujdeset dhe t\u00eb mbroj\u00eb interesat e shqiptaro-amerikan\u00ebve n\u00eb at\u00eb vend dhe t\u00eb mos i ofendoj\u00eb dhe t\u00eb mos tallet me plag\u00ebt e tyre, ende t\u00eb hapura, shkaktuar nga diktatura komuniste \u201c\u00e7lirimtare\u201d, atyre dhe familjeve. N\u00eb fund t\u00eb fundit, edhe shqiptaro-amerikan\u00ebt \u2013 shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve e kan\u00eb p\u00ebsuar keq nga komunizmi &#8212; paguajn\u00eb taksa federale q\u00eb financojn\u00eb rrog\u00ebn e ambasadores dhe t\u00eb stafit t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb. &nbsp;Ajo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faqen facebook t\u00eb ambasad\u00ebs. &nbsp;<strong>&nbsp;<\/strong>&nbsp;&nbsp;Un\u00eb nuk besoj n\u00eb konspiracione, por ky urim me rastin e 29 Nentorit si, \u201cDita e \u00c7lirimit\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrkon me p\u00ebrpjekje t\u00eb shumta, p\u00ebr disa vite e deri n\u00eb dit\u00eb e fundit\u2014p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare \u2013 p\u00ebr t\u00eb promovuar t\u00eb \u201cmirat\u201d e regjimit komunist. K\u00ebtyre z\u00ebrave, p\u00ebrve\u00e7 ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr glorifikimin e nj\u00eb t\u00eb kaluare q\u00eb nuk meriton glorifikim por d\u00ebnim, dit\u00ebt e fundit, i jan\u00eb bashkuar edhe disa gazetar\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit shqiptar, madje dhe disa historian\u00eb t\u00eb njohur. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Tiran\u00eb, e titulluar, \u201cDemistifikimi i historis\u00eb dhe e ardhmja\u201d, nj\u00eb historiane u shpreh se, Enver Hoxha, \u201cUdh\u00ebhoqi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr 45 vjet, me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat\u201d.&nbsp; \u201cFigura e Enver Hoxh\u00ebs nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm zi\u201d, ishin disa prej deklaratave q\u00eb u d\u00ebgjuan n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb lloj justifikimi, duhet q\u00eb tu thoni edhe hebrenjve se Hitleri nuk duhet shikuar \u201cbardh\u00eb e zi\u201d, por duhet gjykuar, \u201cp\u00ebr t\u00eb mirat dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqiat\u201d. Transmetojani nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb till\u00eb historik hebrenjve, t\u00eb nderuar historian\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si do reagonin ata. U lutemi, na kurseni prej \u201cdemistifikimit\u201d t\u00eb historis\u00eb komuniste shqiptare. &nbsp;M\u00eb s\u00eb pari t\u00eb nderuar historian\u00eb, ju duhet t\u00eb demistifikoni veten, q\u00eb ta dim\u00eb se kush, v\u00ebrtet\u00eb, jeni ju, pasi shum\u00eb prej jush e keni shkruar at\u00eb histori t\u00eb rrejshme dhe sot pas 30 vjet t\u00eb shembjes s\u00eb komunizimit zyrtar, ju t\u00eb nj\u00ebjtit historian\u00eb doni ta interpetoni at\u00eb. &nbsp;N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr q\u00eb flet shum\u00eb p\u00ebr faktin se sa larg \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb krahasim me vendet e tjera ish-komuniste, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s \u2013 n\u00eb \u201cp\u00ebrpjekjet\u201d e saja p\u00ebr dekomunistizimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare &#8212; Zv.Presidentja e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb NATO-s e dhe Kryetarja e Komisionit parlamentar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme, Mimi Kodheli ndodhej n\u00eb Uashington jav\u00ebn q\u00eb kaloi ku mori pjes\u00eb n\u00eb punimet e Forumit Transatlantik t\u00eb Asambles\u00eb.&nbsp; E pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs s\u00eb \u00e7\u2019mendonte p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb parlament i cili zgjodhi t\u00eb uronte an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb me nj\u00eb fotografi t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr nj\u00eb deputet t\u00eb shumic\u00ebs q\u00eb qeveris vendin t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb kur trash\u00ebgimia e hidhur e komunizmit ka ngjallur kaq shum\u00eb dhimbje n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz. &nbsp;Zonja Kodheli refuzoi t\u2019i p\u00ebrgjigjej drejt-p\u00ebr-drejt pyetjes s\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, duke u sjellur rreth e rrotull\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb as Partia Socialiste, as Kryeministri Rama nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar ndjes\u00eb p\u00ebr at\u00eb akt t\u00eb deputetit t\u00eb tyre, un\u00eb as nuk mund ta marr me mend nj\u00eb p\u00ebrfaqsuese (n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb NATO-s), sikur t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrfaqsuese polake, \u00e7eke, hungareze, lituaneze ose estoneze, apo cilit do vend tjet\u00ebr ish-komunist, q\u00eb t\u00eb refuzonte t\u00eb p\u00ebrgjigjej drejt p\u00ebr drejt nj\u00eb pyetjeje si kjo mbi dukurit\u00eb e komunizmit n\u00eb vendin e tyre, si\u00e7 po ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Shyqyr q\u00eb p\u00ebrfaqsuesit shqiptar\u00eb n\u00eb NATO nuk kan\u00eb gj\u00eb n\u00eb dor\u00eb se po t\u00eb kishin do t\u00eb deformonin edhe kultur\u00ebn, natyr\u00ebn dhe misionin demokratik, anti-komunist t\u00eb NATO-s, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb themeluar aleanca per\u00ebndimore. Zonja Kodheli nuk iu p\u00ebrgjigj as pyetjes se pse \u00ebsht\u00eb bosh karrigia e ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan p\u00ebr 8 vjet tani, duke anashkaluar p\u00ebrgjigjen, nd\u00ebrsa foli p\u00ebr pritjen e Ram\u00ebs n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb fundit atje. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-ne-30-vjetorin-e-mardhenieve-shqiperi-vatikan-karrigia-e-ambasadorit-fuqiplot-te-shqiperise-prane-selise-se-shenjte-eshte-ende-bosh-qe-prej-8-vitesh\/\">Frank Shkreli: N\u00eb 30-vjetorin e mardh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan, karrigia e ambasadorit fuqiplot t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb ende bosh, q\u00eb prej 8 vitesh | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq &#8212; t\u00eb shqet\u00ebsuar rreth k\u00ebtyre fenomeneve ose dukurive pro-komuniste si k\u00ebto t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, por jo vet\u00ebm, p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara, ku grupe ekstreme majtiste pro-komuniste \u00e7ojn\u00eb krye, nga koha n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb provokuar dhe p\u00ebr t\u00eb testuar uj\u00ebrat, si t\u00eb thuash \u2013 nj\u00eb grup kongesmen\u00ebsh republikan\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi, njoftuan se kan\u00eb p\u00ebrpiluar nj\u00eb projekt-ligj p\u00ebr m\u00ebsimin e historis\u00eb dhe t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb shkollat amerikane.&nbsp; Un\u00eb jam p\u00ebrpjekur gjat\u00eb viteve t\u00eb reflektoj interesimin, n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr viktimat e komunizmit, p\u00ebr krimet dhe p\u00ebr historin\u00eb falimentuese t\u00eb regjimeve komuniste, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/politike\/frank-shkreli-nderkohe-qe-ne-teshtet-e-bashkuara-te-amerikes-kujtohen-viktimat-e-komunizmit-ne-shqiperi-glorifikohet-regjimi-i-enver-hoxhes\/\">Frank Shkreli: Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kujtohen viktimat e komunizmit, n\u00eb Shqip\u00ebri glorifikohet regjimi i Enver Hoxh\u00ebs | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Deri tani, jan\u00eb rreth 15 shtete t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje, kan\u00eb miratuar ose jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb miratimit t\u00eb ligjeve p\u00ebr kujtimin e viktimave t\u00eb komunizmit dhe p\u00ebr m\u00ebsimin e historis\u00eb s\u00eb komunizmit bot\u00ebror n\u00eb shkollat amerikane. Por duket se Kongresi, n\u00eb nivel komb\u00ebtar, ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka ligj\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb edukuar brezin e ri mbi krimet e komunizmit, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve, sipas sondazheve, shprehen se nuk din\u00eb asgj\u00eb ose shum\u00eb pak p\u00ebr komunizmin dhe aq m\u00eb pak p\u00ebr krimet e regjimeve t\u00eb k\u00ebsaj ideologjie, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cStudent\u00ebt amerikan\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr gulaget sovjetike\u2026 ku Stalini, q\u00ebllimisht, shkaktoi vdekjen e 3.5 milion\u00eb ukrainasve nep\u00ebrmjet uris\u00eb\u201d, tha t\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi, Kongresisti republikan i shtetit Teksas, Z. Dan Cranshaw, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtypin para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Kongresit n\u00eb Washington, ku njoftuan pprojektligjin e ri. &nbsp;\u201cNx\u00ebn\u00ebsit duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr Revolucionin Kulturor t\u00eb Mao Tse Tungut q\u00eb shkaktoi vdekjen e dhjet\u00ebra miliona kinez\u00ebve. Ata duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb edhe p\u00ebr skllav\u00ebrin\u00eb moderne q\u00eb po ndodh\u00eb tani n\u00eb krahinat e Kin\u00ebs ku jetojn\u00eb uguir\u00ebt mysliman\u00eb\u201d, n\u00ebnvijoi kongresisti i shtetit Teksas. &nbsp;Kongresisti republikan nga Teksasi deklaroi se q\u00ebllimi i k\u00ebtij projektligji \u00ebsht\u00eb, \u201cT\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb komunizmi t\u00eb mbetet n\u00eb koshin e pleh\u00ebrave t\u00eb historis\u00eb, aty ku e ka vendin\u201d, nj\u00eb th\u00ebnje kjo e ish-Presidentit Ronald Reagan.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, Presidenti i Fondacionit P\u00ebrkujtimor t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Washington, Z. Andrew Bremberg, i pranish\u00ebm n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtypin dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i k\u00ebtij projektligji tha me k\u00ebt\u00eb rast se, \u201cShumica e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave amerikan\u00eb, thjesht, nuk e njohin historin\u00eb e regjimeve komuniste.\u201d Nd\u00ebrsa Kongresistja republikane, Maria Salazar e shtetit Florida, prind\u00ebrit e t\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb arratisur nga Kuba komuniste, tha gjat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs konferenc\u00eb shtypi se, \u201cE vetmja barazi q\u00eb ofron komunizmi\u201d, shtoi ajo, \u201c\u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart &nbsp;n\u00eb varf\u00ebri, t\u00eb barbart n\u00eb uri, t\u00eb barbart n\u00eb shtypje dhe m\u00ebrgim<strong>.<\/strong>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ne q\u00eb jetojm\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb e dim\u00eb se qeveria federale nuk ka shum\u00eb influenc\u00eb n\u00eb sistemin publik t\u00eb edukimit, pasi kryesisht, kontrollohet nga shtetet individuale dhe qeverit\u00eb vendore, andaj qeveria federale nuk ka t\u00eb drejt\u00eb tu urdh\u00ebroj shkollave se \u00e7far\u00eb programi m\u00ebsimor duhet t\u00eb p\u00ebrdorin. Kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e bordeve vendore t\u00eb shkollave publike, q\u00eb votohen nga qytetar\u00ebt e zon\u00ebs. &nbsp;Por, ky projektligj, i cili deri tani ka siguruar mb\u00ebshtjen e 60 kongresist\u00ebve n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb rris\u00eb nd\u00ebrgjegjen dhe njohurin\u00eb p\u00ebr krimet e komunizmit duke promovuar programe dhe materiale edukative p\u00ebr shkollat amerikane nep\u00ebrmjet Fondacionit P\u00ebrkujtimor t\u00eb Viktimave t\u00eb komunizmit, fonde q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren nga sistemet arsimore t\u00eb jurisdikcioneve vendore dhe shtet\u00ebrore \u2013 me objektivin p\u00ebr t\u00eb edukuar nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb shkollave t\u00eb mesme, mbi krimet e komunizmit dhe t\u00eb regjimeve t\u00eb tjera totalitare.&nbsp; &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/victimsofcommunism\/videos\/171772828259511\/?t=5\">https:\/\/www.facebook.com\/victimsofcommunism\/videos\/171772828259511\/?t=5<\/a>&nbsp; &#8212;<em>Elida Dakoli nga Durr\u00ebsi \u2013 pjes\u00eb e Projektit t\u00eb D\u00ebshmis\u00eb e Fondacionit P\u00ebrkujtimor t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit n\u00eb Washington.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Duke pasur parasysh nism\u00ebn e Kongresit amerikan p\u00ebr miratimin e nj\u00eb projektligji p\u00ebrt \u00eb m\u00ebsuar n\u00eb shkolla historin\u00eb dhe krimet e komunizmit, po u drejtohem ju ligjven\u00ebs t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ju historian\u00eb e historiane shqiptare, ju gazetar\u00eb e akademik\u00eb shqiptar\u00eb, ju klas\u00eb politike e t\u00eb dy partive kryesore t\u00eb atij vendi, n\u00eb \u201cpozit\u00eb dhe opozit\u00eb\u201d. &nbsp;&nbsp;N\u00ebqoftse jeni t\u00eb sinqert\u00eb me pretendimet e juaja mbi vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta me per\u00ebndimin, e sidomos me Amerik\u00ebn, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jeni t\u00eb vetdijsh\u00ebm edhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqiat q\u00eb i ka sjell komunizmi atij vendi dhe bot\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.&nbsp; Dhe si rrjedhim t\u00eb b\u00ebni di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar shqiptar\u00ebt, e sidomos brezin e ri t\u00eb shqiptar\u00ebve, rreth krimeve t\u00eb komunizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse nuk d\u00ebgjojm\u00eb nga ju thirrje p\u00ebr zbuluar t\u00eb v\u00ebrtetat e historis\u00eb s\u00eb komunizmit \u2013 si\u00e7 po b\u00ebjn\u00eb ligjvensit amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, megjith\u00ebse Amerika nuk \u00ebsht\u00eb qeverisur kurr\u00eb nga komunizmi, madje edhe tre dekada nga shembja e Murit t\u00eb Berlinit e shohin komunizmin s\u00eb nj\u00eb rrezik real dhe aktual p\u00ebr t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb, p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara. &nbsp;Ndryshimi i madh midis jush dhe k\u00ebtyre legjislator\u00ebve k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb fakti se element\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, kur e shohin rrezikun, p\u00ebrpiqen t\u2019i dalin p\u00ebrpara, ta parandalojn\u00eb. Ju nga ana tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb vend q\u00eb ka vuajtur m\u00eb s\u00eb shumti nga komunizmi enverist, m\u00eb i egri n\u00eb Evrop\u00eb &#8212; mendoni &#8212; duke filluar q\u00eb nga Kryeministri, partit\u00eb politike t\u00eb gjitha ngjyrave e deri tek parlamenti, shkollat, universitetet e deri tek akademia, historian\u00ebt, e tjer\u00eb \u2013 se komunizmi i Enver Hoxh\u00ebs nuk ishte aq i keq, se kishte t\u00eb \u201cmira e t\u00eb k\u00ebqia\u201d, si\u00e7 shprehen disa.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ndryshe nga ju n\u00eb Shqip\u00ebri, ligjven\u00ebsit amerikan\u00eb jan\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqiat e komunizmit. Bazuar n\u00eb histori, ata e shohin rrezikun dhe njohin krimet e komunizmit, nd\u00ebrsa me k\u00ebt\u00eb projkektligj ata po p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm amerikan\u00eb dhe rinia e sotme e Amerik\u00ebs t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi k\u00ebt\u00eb ideologji \u00e7njerzore dhe p\u00ebr krimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Ky \u00ebsht\u00eb dallimi i madh midis amerikan\u00ebve dhe ju shqiptar\u00ebve post-komunist\u00eb. &nbsp;Vlerat tona per\u00ebndimore nuk jan\u00eb vlerat e juaja sepse po t\u00eb ishte ashtu, ndryshe do t\u00eb flisnit mbi historin\u00eb dhe krimet e komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe atij nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe ndryshe do vepronit. Megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar tri dekada nga shembja e Murit t\u00eb Berlinit, ju ligjvensit e Shqip\u00ebris\u00eb \u201cdemokratike\u201d, deri m\u00eb sot nuk e kini provuar \u2013 as me fjal\u00eb as me vepra se, v\u00ebrtet\u00eb, jeni serioz t\u00eb pranoni vlerat tona per\u00ebndimore, duke u distancuar nga e kaluara dhe krimet e komunizmit t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Komunizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb amerikane, than\u00eb kongresist\u00ebt amerikan\u00eb duke paraqitur projektligjin n\u00eb fjal\u00eb! Vlerat amerikane nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vlerat e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, as me nostalagjik\u00ebt e regjimit t\u00eb tij, as me dit\u00ebn e \u201c\u00e7lirimit\u201d p\u00ebr disa e t\u00eb rob\u00ebrimit p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. &nbsp;N\u00ebqoftse d\u00ebshironi t\u00eb jetoni n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri demokratike, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb, obligim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e juaja q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoni brezin e ri mbi rreziqet e komunizmit, ashtu si\u00e7 po b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta kongresist\u00eb amerikan\u00eb! Por, m\u00eb s\u00eb pari nevojitet q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb distancohet nga e kaluara e saj komuniste dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb krimet e regjimit komunist, duke u shk\u00ebputur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga trash\u00ebgimia enveriste. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb, ndoshta mund t\u00eb flasim p\u00ebr, \u201cVlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d midis dy popujve tan\u00eb, vlera p\u00ebr t\u00eb cilat do duhej t\u00eb luftohej \u201ckrah p\u00ebr krah\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Vet\u00ebm 3-4 dit\u00eb nga shkrimi im p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje &#8212;\u2018Shp\u00ebrthen\u2019 Frank Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je m\u00eb ambasadorja ime! | Gazeta Telegraf\u2013 se kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr pajtim dhe jo p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arje nga p\u00ebrpjekjet e kujdo qoft\u00eb \u2013 po radhis disa zhvillime m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb lidhura me tem\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30448","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30448"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30448\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30449,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30448\/revisions\/30449"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}