{"id":30422,"date":"2021-12-06T11:54:39","date_gmt":"2021-12-06T10:54:39","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30422"},"modified":"2021-12-06T11:54:39","modified_gmt":"2021-12-06T10:54:39","slug":"pushofsh-ne-paqe-bob-dole-miku-yne-i-shtrenjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30422","title":{"rendered":"PUSHOFSH N\u00cb PAQ\u00cb BOB DOLE \u2013 MIKU YN\u00cb I SHTRENJT\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/robert-dole-frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/robert-dole-frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30423\" width=\"719\" height=\"537\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/robert-dole-frank-shkreli.jpg 451w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/robert-dole-frank-shkreli-300x224.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 719px) 100vw, 719px\" \/><\/a><figcaption>Autori me bashkshorten n\u00eb nj\u00eb foto p\u00ebrkujtimore me Senatorin Robert Dole n\u00eb dark\u00ebn e dekorimit t\u00eb tij me \u00e7mimin \u201cDuart e Shpres\u00ebs\u201d, nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) Shtator, 2005 \u2013 kur autori drejtonte k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb lobimi shqiptaro-amerikane.<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00cbRJET\u00cbSISHT N\u00cb KUJTES\u00cbN TON\u00cb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Trimi dhe Heroi i Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore, i \u00e7lirimit t\u00eb Rom\u00ebs nga nazist\u00ebt gjerman\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ish-Kongresisti, ish-Senatori, ish-Kryetari i Partis\u00eb Republikane, ish-kandidat p\u00ebr president i k\u00ebsaj partie dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebs i Senatit Amerikan \u2013 por mbi t\u00eb gjitha, nj\u00ebri prej miq\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe i t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, t\u00eb mohuara p\u00ebr aq shum\u00eb koh\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve tona \u2013 ish-Senatori amerikan, Bob Dole nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 98-vje\u00e7are.&nbsp; Nj\u00eb kampion i v\u00ebrtet\u00eb i demokracis\u00eb dhe i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr popujt e shtypur, p\u00ebrfshir shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre, ish-Senatori amerikan, Robert Dole nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj liste udh\u00ebheq\u00ebsish m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane me t\u00eb cil\u00ebt punoi Z. Xhema dhe komuniteti shqiptaro-amerikan &#8212; n\u00eb nivel federal, shtet\u00ebror dhe vendor \u2013 ishte, pa dyshim, ish-Senatori Bob Dole. &nbsp;Nga mesi i 1980-ave qeveria amerikane, Kongresi dhe Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara kishin filluar t\u00eb sensibilizoheshin mbi gj\u00ebndjen n\u00eb Kosov\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb komunitetit, si Xhim Xhema, p\u00ebr gj\u00ebndjen e mjerueshme t\u00eb jetes\u00ebs dhe shtypjeve ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkeljen brutale t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trojet e tjera shqiptare t\u00eb atij shteti artificial q\u00eb quhej Jugosllavi. Por ka qen\u00eb vizita e par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb e delegacionit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 6 senator\u00eb t\u00eb njohur amerikan\u00eb \u2013 kryesuar nga Senatori Bob Dole \u2013 q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb hodhi drit\u00eb p\u00ebr sjelljet kriminale t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Beogradit ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb asaj vizite Senatori Dole dhe koleg\u00ebt e tij, nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dyshim se pse kishin shkuar n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1990.&nbsp; Senatori Dole me t\u00eb zbritur nga aeroplani n\u00eb aeroportin e Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehur me at\u00eb rast se po vizitonin Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe t\u00eb drejtat individuale t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt. \u201cNe dhe qeveria jon\u00eb besojm\u00eb fuqimisht n\u00eb demokraci dhe t\u00eb drejtat individuale t\u00eb njeriut dhe kund\u00ebrshtojm\u00eb gjithashtu fuqimisht abuzimin dhe shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.\u201d &nbsp;Delegacioni i senator\u00ebve amerikan\u00eb, i kryesuar nga Bob Dole n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 1990 deklaruana pa len\u00eb asnj\u00eb dyshim se cili ishte q\u00ebndrimi amerikan ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb duke u shprehur se, Shtetet e Bashkuara, si sup\u00ebrfuqi e vetme n\u00eb bot\u00eb pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb ish-Bashkimit Sovjetik, \u201cmb\u00ebshtesin lirin\u00eb e fjal\u00ebs, lirin\u00eb e fes\u00eb dhe lirin\u00eb e shtypit\u201d.&nbsp; \u201cNe b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr demokraci\u201d, theksuan senator\u00ebt amerikan\u00eb, me at\u00eb rast, n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb asaj vizite historike, Senatori i at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm i Nju Jorkut, Al Damato n\u00eb takimin me p\u00ebrfaqsuesit e Kosov\u00ebs \u2013 t\u00eb kryesuar nga Presidenti historik i Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugova \u2013 n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrcolli p\u00ebrsh\u00ebndetjet dhe lutjet p\u00ebr bashkv\u00ebllez\u00ebrit e tyre, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, duke p\u00ebrmendur, specifikisht, Z. Xhim Xhema si njeriun, q\u00eb si\u00e7 u shpreh Senatori Damato, \u201c\u00ebsht\u00eb duke punuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb sinsibilizuar amerikan\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb po ndodhin k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb.\u201d &nbsp;Me at\u00eb rast, senator\u00ebt thek\u00ebsuan se ishin t\u00eb shokuar nga sjelljet e qeveris\u00eb jugosllave ndaj shqiptar\u00ebve. &nbsp;Duke iu referuar zyrtar\u00ebve jugosllav\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ishin takuar.&nbsp; \u201cAta shprehen si nj\u00eb shtet policor, sillen si nj\u00eb shtet policor, ata n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb nj\u00eb shtet policor\u201d, theksoi senatori amerikan, Robert Dole.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aktiviteti i Senatorit Dole n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr liri e demokraci, p\u00ebr \u00e7lirimin dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs jan\u00eb aq t\u00eb shumta gjat\u00eb dekadave saq\u00eb do nevojitej nj\u00eb lib\u00ebr i t\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruheshin, e p\u00ebr disa prej t\u00eb cilave kam shkruar n\u00eb disa artikuj t\u00eb botuar m\u00eb p\u00ebpara. Po kujtoj, me k\u00ebt\u00eb rast, vizit\u00ebn e senator\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb me 30 gusht, 1990 &#8212; t\u00eb kryesuar nga Senatori Dole \u2013 pasi kjo vizit\u00eb konsiderohet si fillimi i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e asaj q\u00eb dikur i referoheshim n\u00eb bisedat e p\u00ebrdit\u00ebshme si, \u201cThe issue of Kosova\u201d, ose \u00e7\u00ebshtja Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Senatori Dole &#8212; me t\u00eb k\u00ebthyer n\u00eb Washington nga vizita e tij me koleg\u00ebt senator\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 luajti rolin e tij me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr nd\u00ebrkombtarizimin e \u201c\u00c7eshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i bindur nga ato q\u00eb kishte par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, paralajm\u00ebroi bot\u00ebn se Jugosllavis\u00eb i kishte ardh\u00eb fundi, si shtet federativ.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Pas \u201cshtypjeve shokuese\u201d, q\u00eb kishte par\u00eb e d\u00ebgjuar n\u00eb Kosov\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar Kongresin dhe popullin amerikan p\u00ebr krimet dhe shkeljet e r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb po ndodhnin n\u00eb Kosov\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve autokton\u00eb nga forcat kriminale t\u00eb Millosheviqit.&nbsp; Vizita e Senatorit Dole me koleg\u00ebt e tij n\u00eb Kosov\u00eb, sh\u00ebnoi gjithashtu edhe periudh\u00ebn q\u00eb vuri n\u00eb l\u00ebvizje edhe lobimin e fuqish\u00ebm n\u00eb Kongres nga komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtave dhe lirive p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e tyre autoktone n\u00eb ish-Jugosllavi dhe n\u00eb rajonin e Ballkanit Perendimor, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Komuniteti shqiptaro-amerikan, i&nbsp;cili megjith\u00ebse i vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr \u2013 me ndihm\u00ebn e ligjvense si Biob Dole &#8212; arrijti t\u00eb siguronte nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pa par\u00eb deri at\u00ebher\u00eb n\u00eb qarqet e politik\u00ebs amerikane, n\u00eb qeverin\u00eb federale dhe n\u00eb Kongres, ku Senatori Dole g\u00ebzonte respekt dhe admirim p\u00ebr q\u00ebndrimet e tija n\u00eb favor t\u00eb drejtave dhe kauzave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqiptar\u00ebt kudo, jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb Bob Dole ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb viteve n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn. Shqiptar\u00ebt kudo e kujtojn\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht dhe do t\u00eb fal\u00ebnderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb hero jo vet\u00ebm t\u00eb Amerik\u00ebs, por edhe si hero t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo gj\u00ebnden. &nbsp;Periudha e ndikimit t\u00eb tij si senator ishte nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, &nbsp;p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti, por edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njohjet, \u00e7mimet dhe dekoratat, p\u00ebrfshir edhe bustet, n\u00eb nderim, fal\u00ebnderim due mir\u00ebnjiohje p\u00ebr pun\u00ebn e k\u00ebtij miku t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve, nuk kan\u00eb munguar nga shqiptar\u00ebt.&nbsp; Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb isha drejtor i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) vendos\u00ebm q\u00eb Senatorin Dole ta nderonim me \u00c7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs ton\u00eb at\u00ebher\u00eb (2005), \u201cDuart\u00eb e Shpres\u00ebs\u201d, sepse shpresat shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve, Senatori Dole ndihmoi shum\u00eb t\u2019i b\u00ebnte realitet, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot Kosova, shtet i lir\u00eb, sovran, i njohur nga ambi 100-shtete, p\u00ebrfshir vendet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e demokratike t\u00eb Perendimit. &nbsp;N\u00eb vitin 2004, Presidenti i Kosov\u00ebs Dr. Ibrahim Rugova i dor\u00ebzoi Senatorit Dole, \u201cMedaljen e Art\u00eb t\u00eb Liris\u00eb\u201d, p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb si dhe p\u00ebr promovimin nga ana e tij t\u00eb nj\u00eb lidhjeje t\u00eb ve\u00e7ant midis Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara. &nbsp;N\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shqiptar\u00ebve, sidomos Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant (2017) n\u00eb Uashington, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Bujar Nishani nderoi gjithashtu ish-Senatorin Dole me dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit, \u201cDekorat\u00ebn e Flamurit Komb\u00ebtar\u201d, duke e cil\u00ebsuar politikanin e njohur amerikan, si \u201cp\u00ebrkrah\u00ebsin e pal\u00ebkundur t\u00eb liris\u00eb dhe Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por kujtimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr kontributin e Senatorit Dole n\u00eb \u00e7eshtjen e Kosov\u00ebs \u2013 nj\u00eb kujtim tep\u00ebr dometh\u00ebn\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb histori p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u2013 do t\u00eb realizohej disa vite m\u00eb von\u00eb nga miku i tij i ngusht\u00eb dhe aktivisti m\u00eb i dalluar shqiptaro-amerikan dhe veprimtari q\u00eb nuk kurseu as koh\u00eb as fonde p\u00ebr \u00e7eshtjen komb\u00ebtare, Z. Xhim Xhema.&nbsp; Tetorin q\u00eb kaloi biznesmeni dhe mbrojt\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve komb\u00ebtare, Z. Xhema i dhuroi $500,000 (gjys\u00ebm milion) dollar\u00eb Institutit Dole, pran\u00eb Universitetit t\u00eb shtetit Kansas, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shteti i origjin\u00ebs i Senatorit Dole.&nbsp; N\u00eb njoftim t\u00eb universitetit thuhej se ky gjest i Z. Xhema \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim i pun\u00ebs s\u00eb Senatorit Robert Dole dhe jepet n\u00eb shenj\u00eb fal\u00ebnderimi p\u00ebr diplomacin\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen ndaj \u00e7eshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb dekadave dhe p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb gjat\u00eb me Senatorin republikan Bob Dole.&nbsp; Kjo nj\u00eb lidhje politike q\u00eb bashkoi akktivistin shqiptaro-amerikan Jim Xhema dhe Senatorin e shtetit Kansas, Bob Dole ishte kthyer gjat\u00eb viteve n\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb midis k\u00ebtyre dy burrave e q\u00eb ka zgjatur p\u00ebr pothuaj 40-vjet. &nbsp;Kjo miq\u00ebsi, e lindur nga nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri me shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe bazuar n\u00eb respektin e nd\u00ebrsjellt\u00eb midis nj\u00eb shqiptaro-amerikani dhe nj\u00eb senatori t\u00eb njohur amerikan, frym\u00ebzoi dh\u00ebnjen e asaj dhurate prej $500,000 (gjys\u00ebm milioni dollar\u00ebsh) <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-themelohet-fondi-xhim-xhema-prane-universitetit-kansas-ne-nder-te-ish-senatorit-robert-dole\/\">Frank Shkreli: Themelohet Fondi \u201cXhim Xhema\u201d pran\u00eb Universitetit Kansas n\u00eb nder t\u00eb ish -senatorit Robert Dole | Gazeta Telegraf<\/a>. Dh\u00ebnia e k\u00ebsaj dhurate ishte planifikuar t\u00eb jepej nj\u00ebkoh\u00ebsisht me ceremonin\u00eb e zbulimit t\u00eb statuj\u00ebs s\u00eb Senatorit Dole n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs &#8212; gushtin q\u00eb kaloi &#8211; n\u00eb kujtim dhe n\u00eb nderim t\u00eb 30-vjetorit t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Senatorit Dole, me gjasht\u00eb koleg\u00ebt e tij senator\u00eb t\u00eb njohur amerikan\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb ngjarje kjo q\u00eb zgjoi Kongresin dhe publikun amerikan p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr tmeret q\u00eb po ndodhnin n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb ish-Jugosllavi kund\u00ebr shqiptar\u00ebve due p\u00ebr spastrimin e tyre etnik nga trojet e tyre dardane, tragjedia m\u00eb i madhe njer\u00ebzore n\u00eb Evrop\u00eb, \u00e7\u2019prej Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke folur p\u00ebr angazhimin e ish-Senatorit Bob Dole ndaj liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb inagurimin e vendit ku sot ndodhet&nbsp;statuja e Senatorit Dole, Ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Prishtin\u00eb, Z. Filip Kosnett e cil\u00ebsoi ish-Senatorin Bob Dole si, \u201cNj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs kryesor n\u00eb promovimin e kauz\u00ebs s\u00eb liris\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uditur q\u00eb ai u b\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i pa zev\u00ebndsuesh\u00ebm i Kosov\u00ebs, duke q\u00ebndruar pran\u00eb dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb popullit t\u00eb k\u00ebtij vendi, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tija, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb me at\u00eb rast, kryediplomati amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb. &nbsp;Statuja e Senatorit Dole n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb \u201cRrug\u00ebs Bob Dole\u201d dhe \u201cBulevardit Bill Clinton\u201d, rrug\u00eb k\u00ebto q\u00eb mbajn\u00eb em\u00ebrat e dy kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb amerikan\u00eb, nga dy parti t\u00eb ndryshme politike, nj\u00ebri republikan e tjetri demokrat.&nbsp; Megjith\u00eb ndryshimet n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre n\u00eb rrafshin e zhvillimeve politike dhe ekonomike n\u00eb Amerik\u00eb, ata ishin miq t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00ebri tjetrin, pasi ndanin dashurin\u00eb p\u00ebr Atdheun e tyre dhe ishin dedikuar sh\u00ebrbimit n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb drejtave komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb bashk\u00ebpunonin me nj\u00ebri tjetrin kurdoher\u00eb q\u00eb ishte e mundur, si\u00e7 ka qen\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs.&nbsp; P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Senatori Dole ka l\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb trash\u00ebgimi tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm p\u00ebr politikan\u00ebt amerikan\u00eb por edhe p\u00ebr ata shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, se n\u00eb politik\u00eb mund t\u00eb kemi kund\u00ebrshtar\u00eb, por jo armiq. &nbsp;Nj\u00eb shembull tep\u00ebr i vlefsh\u00ebm ky, sidomos duke marr\u00eb parasysh konfliktet politike dhe rrethanat e zhvillimeve n\u00eb trojet shqiptare, gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb kaluara!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr ne t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, vdekja e Senatorit Dole \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe. E ndjejm\u00eb kalimin n\u00eb amshim t\u00eb k\u00ebtij burri t\u00eb madh amerikan me shum\u00eb dhimbje e kujtime t\u00eb mira. &nbsp;Senatorin Robert (Bob) Dole e konsideronim si i \u201cyni\u201d. I yni sepse jo vet\u00ebm q\u00eb kishte p\u00ebrvet\u00ebsuar kauzat tona me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie njer\u00ebrzore \u2013 ndoshta n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb kritike t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta, por kishte vendosur parimisht dhe ishte angazhuar si individ dhe si nj\u00ebri prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb amerikan, dhe bot\u00ebror\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb luftuar deri n\u00eb fund p\u00ebr lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. &nbsp;Ish- Senatori Dole, me rastin e dekorimit t\u00eb tij nga K\u00ebshilli Shqiptaro-Amerikan n\u00eb vitin 2005 \u2013 pat deklaruar se \u201cshqiptar\u00ebt kan\u00eb ende \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pazgjidhura e probleme, por gjendja e tyre kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sot\u201d. E v\u00ebrtet\u00eb, se fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb palodhur t\u00eb Senatorit Dole n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve &#8212; megjith\u00eb problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballen sot shqiptar\u00ebt, ata jan\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kurdoher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb histori. P\u00ebr ket\u00eb fakt arritjeje historike t\u00eb shqiptar\u00ebve, nuk kam asnj\u00eb dyshim se nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb realizimin e k\u00ebtyre aspiratave historike &#8212; nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebv\u00ebndsueshm dhe historik ka luajtur edhe ish-Senatori Dole. &nbsp;P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, miku yn\u00eb i shtrenjt\u00eb Bob Dole, do mbetesh p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb.&nbsp; Pushofsh n\u00eb paq\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00cbRJET\u00cbSISHT N\u00cb KUJTES\u00cbN TON\u00cb! Nga Frank Shkreli Trimi dhe Heroi i Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore, i \u00e7lirimit t\u00eb Rom\u00ebs nga nazist\u00ebt gjerman\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ish-Kongresisti, ish-Senatori, ish-Kryetari i Partis\u00eb Republikane, ish-kandidat p\u00ebr president i k\u00ebsaj partie dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebs i Senatit Amerikan \u2013 por mbi t\u00eb gjitha, nj\u00ebri prej miq\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30423,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-30422","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30422"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30422\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30424,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30422\/revisions\/30424"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}