Nga Berat Luzha*<\/p>\n\n\n\n
Lumi Buna, i quajtur n\u00eb antik\u00eb Barbana, \u00ebsht\u00eb lumi m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Gadishullin Ilirik, mbase edhe m\u00eb gjer\u00eb. Buna del nga Liqeni i Shkodr\u00ebs, pran\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, mes kodr\u00ebs s\u00eb Kalas\u00eb Rozafa dhe malit t\u00eb Taraboshit, duke gjarp\u00ebruar drejt jugut n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb ul\u00ebt e t\u00eb but\u00eb, p\u00ebr t\u2019u derdhur n\u00eb Detin Adriatik. N\u00ebp\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb lumit p\u00ebrshkon vija kufitare mes Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, edhe pse n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit jeton popullsi e past\u00ebr shqiptare. \u00cbsht\u00eb lum\u00eb i shkurt\u00ebr, vet\u00ebm 44 km, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh p\u00ebr prurjet e tij, lumi m\u00eb i madh n\u00eb Mesdhe p\u00ebr volumin e ujit pas Nilit, Ron\u00ebs e lumit Po. T\u00eb kujtojm\u00eb se dikur, nga mesi i shek. XIX dhe deri n\u00eb vitet 50-ta t\u00eb shek. XX, lumi Buna ka qen\u00eb i lundruesh\u00ebm. Madje, n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb lum\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, edhe sot mund t\u00eb lundrohet. P\u00ebrmes k\u00ebtij lumi Shkodra dikur ka b\u00ebr\u00eb tregti me Italin\u00eb, Egjiptin e vende tjera. Si pasoj\u00eb e prurjeve t\u00eb materialeve inerte nga Drini, shtrati i Bun\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbushur, duke pamund\u00ebsuar lundrimin n\u00ebp\u00ebr t\u00eb, sepse, ka rreth 70 vjet q\u00eb lumi nuk \u00ebsht\u00eb pastruar dhe thelluar.
Vet\u00ebm rreth 1 km t\u00eb rrug\u00ebtimit pas daljes nga Liqeni i Shkodr\u00ebs, Bun\u00ebs i bashkohet lumi m\u00eb i madh se ajo vet, lumi Drin. Prurjet e lumit Drin jan\u00eb dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se t\u00eb lumit Buna, megjithat\u00eb, pas bashkimit, lumi ka vazhduar me emrin Buna. P\u00ebr shkak se Drini i bie Bun\u00ebs p\u00ebranash, gjat\u00eb v\u00ebrshimeve, kur prurjet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vrullshme, rrjedha e Bun\u00ebs pengohet, ajo fryhet bashk\u00eb me liqenin dhe e v\u00ebrshon edhe Shkodr\u00ebn.
Buna \u00ebsht\u00eb lum\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht fushor, q\u00eb lidh\u00eb Liqenin e Shkodr\u00ebs me Detin Adriatik. \u00cbsht\u00eb kufi ndar\u00ebs mes krahin\u00ebs s\u00eb Anamalit, n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, dhe fushave t\u00eb Trushit e t\u00eb Velipoj\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb. Buna \u00ebsht\u00eb lumi i vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ka delt\u00eb natyrore; ishulli Ada e ndan\u00eb Bun\u00ebn n\u00eb dy deg\u00eb para se t\u00eb derdhet n\u00eb det. N\u00eb gryk\u00ebderdhjen e saj ndodhet ishulli i vog\u00ebl Franc Jozef.
Nj\u00eb fenomen natyror \u00ebsht\u00eb vet shtrati i lumit Buna, fundi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb dy deri pes\u00eb metra n\u00ebn nivelin e detit. Meqen\u00ebse uji i detit dep\u00ebrton thell\u00eb n\u00eb lum\u00eb, n\u00eb shtratin e tij kemi lumin me ujin e njelm\u00ebt t\u00eb detit dhe ujin e \u00ebmb\u00ebl t\u00eb lumit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Uji i detit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb dhe dep\u00ebrton n\u00ebp\u00ebr fundin e shtratit n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme. Fenomen tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb lumi n\u00ebntok\u00ebsor n\u00ebn shtratin e Bun\u00ebs. P\u00ebrpara shtrati i lumit ishte rreth 40 metra m\u00eb posht\u00eb nga niveli q\u00eb e ka sot Buna. K\u00ebshtu, shtrati vazhdimisht \u00ebsht\u00eb mbushur me r\u00ebr\u00eb e sendimente argjilore, duke krijuar dy rrjedha, nj\u00ebra mbi tjetr\u00ebn, n\u00eb drejtimin kah deti. Nj\u00ebra rrjedh\u00eb p\u00ebrshkon n\u00eb sip\u00ebrfaqe e tjetra \u00ebsht\u00eb rrjedh\u00eb n\u00ebntok\u00ebsore 10 \u2013 15 metra n\u00eb thell\u00ebsi. Fenomeni i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb delta e Bun\u00ebs ose formimi i ishullit Ada. N\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb rrjedh\u00ebs Buna ndahet n\u00eb dy deg\u00eb, t\u00eb cilat t\u00eb ndara derdhen n\u00eb det. Sipas legjend\u00ebs, n\u00eb rrjedh\u00ebn e lumit n\u00eb vitin 1858 \u00ebsht\u00eb fundosur nj\u00eb velanije, pron\u00eb e nj\u00eb personi nga Trogiri. Kjo anije dhe dy ishuj t\u00eb vegj\u00ebl, q\u00eb ndodheshin n\u00eb rrjedh\u00ebn e lumit, ishin b\u00ebr\u00eb shkaktar\u00eb p\u00ebr formimin e ishullit Ada dhe ndarjen e lumit n\u00eb dy pjes\u00eb. Ishulli Ada, me sip\u00ebrfaqe prej rreth 600 hektar\u00ebve dhe me plazh n\u00eb gjat\u00ebsi prej rreth 4 km, sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm turistik i Malit t\u00eb Zi.
Edhe pse lum\u00eb fushor, Buna mbledh\u00eb uj\u00ebra nga nj\u00eb territor shum\u00eb i gjer\u00eb malor. Pellgu ujor i Bun\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjer\u00eb dhe kompleks, \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb shtetet Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi e Greqi, gati n\u00eb 1\/5 e t\u00ebr\u00eb territorit t\u00eb Gadishullit Ilirik.
Zona e Shkodr\u00ebs, lumi Buna dhe gryk\u00ebderdhja e tij, kompleksi ligatinor rreth lumit dhe Rezervati i Velipoj\u00ebs, k\u00ebneta e Domnit, laguna e Vilunit, Liqeni i Shasit, kriporja e Ulqinit etj., p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nj\u00ebsi gjeografike dhe nj\u00eb sistem ekologjik me ve\u00e7ori t\u00eb theksuara ujore e tok\u00ebsore. Pjesa e poshtme e lumit Buna \u00ebsht\u00eb shpallur peisazhi i mbrojtur \u201cLumi Buna \u2013 Velipoj\u00eb\u201d. Kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb e pasur me flor\u00eb e faun\u00eb, me bim\u00ebsi t\u00eb pasur ujore e pyjore, me biodiversitet t\u00eb vlerave t\u00eb larta natyrore. Zona e lumit Buna njihet ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr peshqit dhe shpend\u00ebt. N\u00eb Bun\u00eb ka 30 lloje peshqish, nga t\u00eb cil\u00ebt 13 lloje migrojn\u00eb p\u00ebrmes Bun\u00ebs nga deti n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs dhe anasjelltas. Kurse, n\u00eb gryk\u00ebderdhjen e Bun\u00ebs ka 143 lloje e n\u00ebnlloje t\u00eb peshq\u00ebve. Gjithashtu, zona \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stacion i rrug\u00ebve migruese t\u00eb shpend\u00ebve shtegtar\u00eb.
P\u00ebrgjat\u00eb brigjeve t\u00eb Bun\u00ebs ndodhen 20 fshatra me popullsi prej rreth 15 mij\u00eb banor\u00eb. Vendbanimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb kan\u00eb nj\u00eb vjet\u00ebrsi prej rreth 2000-vje\u00e7are. Popullsia, krahas bujq\u00ebsis\u00eb e blegtoris\u00eb, tradicionalisht \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me peshkim.
Fatkeq\u00ebsisht, Buna i ka sjell\u00eb probleme dhe situata kritike qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe fush\u00ebs s\u00eb N\u00ebnshkodr\u00ebs. Nga reshjet e dendura t\u00eb shiut disa her\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur niveli i Bun\u00ebs e i Drinit, i cili e v\u00ebrshon qytetin dhe fush\u00ebn, duke shkaktuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha materiale. Kurse grumbuj t\u00eb zhavorit dhe derdhja e uj\u00ebrave t\u00eb zeza e kan\u00eb l\u00ebnduar k\u00ebt\u00eb lum\u00eb me bukuri fenomenale.
T\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb se Buna, n\u00eb vitet \u201990-ta t\u00eb shek. t\u00eb kaluar, ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr kalimin ilegal t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjithashtu, lumi Buna \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor\u00eb edhe si rrug\u00eb p\u00ebr kontrabandimin e naft\u00ebs nga Shqip\u00ebria n\u00eb ish-Jugosllavi. Disa her\u00eb nafta dhe mazuti \u00ebsht\u00eb derdhur n\u00eb lum\u00eb, duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb ekosistemin. Si pasoj\u00eb, u zhduk nga Buna peshku i rrall\u00eb dhe i bukur, ngjala e kristalt\u00eb.
Lumi Buna p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mrekulli t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs, nj\u00eb fenomen natyror i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Buna me Shkodr\u00ebn dhe detin, si dhe pasurit\u00eb natyrore t\u00eb tyre krijojn\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zhvillimin e turizmit; turizmit mjedisor, turizmit aeronautik, turizmit historik e kulturor, peshkimit sportiv, gjuetis\u00eb sportive, etj.<\/p>\n\n\n\n
*marr\u00eb nga faqja e autorit n\u00eb facebook<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Berat Luzha* Lumi Buna, i quajtur n\u00eb antik\u00eb Barbana, \u00ebsht\u00eb lumi m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Gadishullin Ilirik, mbase edhe m\u00eb gjer\u00eb. Buna del nga Liqeni i Shkodr\u00ebs, pran\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, mes kodr\u00ebs s\u00eb Kalas\u00eb Rozafa dhe malit t\u00eb Taraboshit, duke gjarp\u00ebruar drejt jugut n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb ul\u00ebt e t\u00eb but\u00eb, p\u00ebr t\u2019u […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9711,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3008,602],"class_list":["post-30418","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-berat-luzha","tag-lumi-buna"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30418"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30418\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30419,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30418\/revisions\/30419"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}