{"id":30397,"date":"2021-12-02T00:43:00","date_gmt":"2021-12-01T23:43:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30397"},"modified":"2021-12-02T12:45:18","modified_gmt":"2021-12-02T11:45:18","slug":"shkreli-zonja-kim-prej-sot-nuk-je-me-ambasadorja-ime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30397","title":{"rendered":"Shkreli: ZONJA KIM, PREJ SOT NUK JE M\u00cb AMBASADORJA IME!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr pajtim, jo p\u00ebr provokime p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Po t\u00eb drejtohem me \u201cZonja Kim\u201d, pasi prej sot, un\u00eb si shtetas dhe taksapagues amerikan me origjin\u00eb shqiptare nuk t\u00eb konsideroj si ambasadorja ime n\u00eb atdheun e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi \u2013 as p\u00ebrfaqsuese e k\u00ebtij vendi t\u00eb madh t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb, q\u00eb e quajm\u00eb Amerika jon\u00eb e dashur, ku un\u00eb dhe familja ime, ashtu si edhe qind\u00ebra mij\u00ebra shqiptaro-amerikan\u00eb nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare kemi gjetur strehim dhe liri p\u00ebr veten dhe familjet tona, ashtu si\u00e7 kan\u00eb gjetur edhe miliona njer\u00ebz nga mbar\u00eb bota, t\u00eb arratisur nga komunizmi gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja Kim, p\u00ebr pothuaj dy vite n\u00eb krye t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, ti ke shkelur shum\u00eb vija t\u00eb kuqe q\u00eb nj\u00eb diplomat\/e amerikane kurr\u00eb nuk do duhej t\u2019i shkelte. Kjo \u00ebsht\u00eb puna jote dhe e mbikqyr\u00ebsve tu n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH).&nbsp; Por gj\u00ebja q\u00eb nuk t\u00eb falet, t\u00eb pak\u00ebn nga pik\u00ebpamja ime, \u00ebsht\u00eb deklarata jote provokuese e dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb facebook t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, me rastin e 29 n\u00ebntorit, \u201c\u00c7lirimit\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas teje: \u201cShqip\u00ebria sh\u00ebnon sot p\u00ebrvjetorin e 77 t\u00eb \u00c7lirimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb zyrtare, shqiptar\u00ebt nderojn\u00eb ata q\u00eb sakrifikuan jet\u00ebt n\u00eb luft\u00eb dhe kremtojn\u00eb lirin\u00eb. G\u00ebzuar Dit\u00ebn e \u00c7lirimit, Shqip\u00ebri\u201d, \u00ebsht\u00eb urimi i ambasad\u00ebs q\u00eb ti kryeson, Zonja Kim.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb sqaroj q\u00eb n\u00eb fillim se k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb luftuan p\u00ebr kat\u00ebr vjet\u00eb dhe q\u00eb vdiq\u00ebn n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi, por p\u00ebr \u201c\u00e7lirimin\u201d, si\u00e7 e quan p\u00ebrfaqsuesja Kim, q\u00eb solli n\u00eb pushtet nj\u00eb regjim komunist gjakatar, me n\u00eb krye qoft\u00eblargun, Enver Hoxh\u00ebn. &nbsp;Regjim i cili, p\u00ebrve\u00e7 mij\u00ebra kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij ideologjik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb familje t\u00eb t\u00ebra, gra e f\u00ebmij e pleq &#8212; zhduku pa m\u00ebshir\u00eb edhe bashkpuntor\u00ebt e vet m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli. Ky \u201c\u00c7lirim\u201d, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtheu Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr pothuaj 50-vjet, n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb krimi. E gjith\u00eb Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb burg telash me gjemba.<\/p>\n\n\n\n<p>Respekt p\u00ebr t\u00eb ren\u00ebt e luft\u00ebs! Ata luftuan p\u00ebr lirin\u00eb e atdheut por jo p\u00ebr rob\u00ebrimin e shqiptar\u00ebve nga komunizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar sllavo-aziatik.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk dua t\u2019i futem debatit se kush, si dhe kur \u00ebsht\u00eb \u201c\u00e7liruar\u201d ose jo Shqip\u00ebria. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb puna ime, as nuk do duhej t\u00eb ishte as&nbsp; shqet\u00ebsimi i nj\u00eb ambsadoreje, e sidomos, jo e nj\u00eb p\u00ebrfaqsueseje t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, e cila me dije ose pa dije e quan \u201cDit\u00eb \u00c7lirimi\u201d, dit\u00ebn kur u p\u00ebrjashtuan nga Shqip\u00ebria e Enver Hoxh\u00ebs, para-ardh\u00ebsit e saj n\u00eb Tiran\u00eb, diplomat\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>More Zonja Kim, \u00e7\u2019dreqi t\u00eb futi n\u00eb k\u00ebto pun\u00eb t\u00eb thella, sikur nuk ke probleme t\u00eb tjera aty n\u00eb Tiran\u00eb.&nbsp; \u00c7\u2019t\u00eb duhet ty t\u00eb urosh \u201cdit\u00ebn e \u00e7lirimit\u201d, kur vet shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb dakort n\u00ebse ishte e till\u00eb ose kur ishte. Sigurisht, q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb \u00e7eshtje me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb merren ambasador\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, me an\u00eb deklaratash personale, pa qen\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm t\u00eb pasojave serioze q\u00eb kan\u00eb fjal\u00ebt e tyre p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, ti Zonja Kim po p\u00ebrpiqesh q\u00eb \u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje dhe pajtim t\u00eb heshtur me Tiran\u00ebn zyrtare &#8212; t\u00eb legjitimosh dhe t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsosh trash\u00ebgimin\u00eb e nji regjimi komunist kriminal t\u00eb p\u00ebrmasave bot\u00ebrore. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, as morale, diplomatike jo se jo nga ana jote, zonj\u00eb dhe as pjes\u00eb e misionit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri! &nbsp;DASH b\u00ebri urimin, n\u00eb rregull si \u00e7do vit, me rastin e 28 Nentorit, Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dit\u00eb q\u00eb festohet nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim \u2013 ndoshta Dita e vetme q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb bashkon t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb. Nga u erdhi kjo ide q\u00eb t\u00eb uronit \u201cdit\u00ebn e \u00e7lirimit\u201d?<\/p>\n\n\n\n<p>Me sa dij un\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb zyrtar\/e amerikane i referohet 29 Nentorit si \u201cDit\u00eb \u00c7lirimi\u201d.&nbsp; Ve\u00e7se n\u00ebqoftse ka ndryshuar di\u00e7ka dit\u00ebt e fundit, por me sa di un\u00eb, \u00e7\u2019prej vitit 1945 e deri m\u00eb sot, politika e Shteteve t\u00eb Bashkuara ka qen\u00eb, vazhdimisht, q\u00eb t\u00eb njihej 28 Nentori i 1912, si Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 dhe kurr\u00eb nuk b\u00ebhej fjal\u00eb, zyrtarisht, nga Departamenti i Shtetit, p\u00ebr \u201cDit\u00ebn e \u00c7lirimit\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn uroi zonja Kim shqiptar\u00ebve, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, n\u00eb mos qofsha i gabuar. Nuk p\u00ebrmendej as nuk b\u00ebheshin urime p\u00ebr 29 Nentorin, \u201cDit\u00ebn e \u00c7lirimit\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas t\u00eb zonj\u00ebs Kim. Sepse konsiderohej, si nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb regjimit komunist kriminal q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet me forc\u00eb, duke vrar\u00eb e prer\u00eb, burgosur e p\u00ebrndjekur e q\u00eb ka zhdukur dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb pafajshm\u00ebm me gjygj dhe pa gjygj. &nbsp;Departamenti i Shtetit p\u00ebr \u00e7do vit\u2014madje edhe gjat\u00eb komunizmit kur nuk kishte marr\u00ebdh\u00ebnie SHBA-Shqip\u00ebri \u2013 kryesisht, nep\u00ebrmjet intervistave me ndonj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb DASH, uronte Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo ardhjen n\u00eb fuqi t\u00eb regjimit komunist enveristo-jugosllav me 29 n\u00ebntor, dita e p\u00ebrbashk\u00ebt e \u201c\u00e7lirimit\u201d Enver-Tito! &nbsp;Por, pas shembjes s\u00eb komunizmit, \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb q\u00eb DASH l\u00ebshon \u00e7do vit nj\u00eb deklarat\u00eb me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 dhe jo me rastin e \u201cDit\u00ebs s\u00eb \u00c7lirimit\u201d &#8212; <a href=\"https:\/\/www.state.gov\/albania-independence-day\/\">Albania Independence Day &#8211; United States Department of State<\/a> &#8212; ashtu si\u00e7 ndodhi edhe sivjet. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb DASH b\u00ebn me t\u00eb gjitha shtetet e bot\u00ebs, me rastin e dit\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. Un\u00eb nuk jam n\u00eb dijeni q\u00eb DASH t\u00eb b\u00ebj ndonj\u00eb urim p\u00ebr ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb ndonj\u00eb regjimi komunist kudo qoft\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja Kim, shqiptar\u00ebve kudo \u2013 p\u00ebrfshir ne shqiptaro-amerikan\u00ebt, por sidomos qind\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve t\u00eb prekur nga krimet komuniste e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk ke th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, \u2013 t\u00eb na shpjegosh se kur ka ndryshuar politika amerikane n\u00eb lidhje me \u201cDit\u00ebn e \u00c7lirimit\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri. &nbsp;Un\u00eb nuk e di se kush t\u00eb shtyri t\u00eb marr\u00ebsh vendime t\u00eb tilla \u201csolo\u201d. Ti ke shkelur shum\u00eb vija t\u00eb kuqe deri tani, por ky urim nga ana jote, vendim personal si\u00e7 duket, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ofendim tejet i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb liridash\u00ebsit, por sidomos ndaj t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, nj\u00eb prej regjimeve m\u00eb kriminale t\u00eb bot\u00ebs. &nbsp;Nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb festuar nj\u00eb regjim \u201c\u00e7lirimtar\u201d, si nj\u00eb dit\u00eb e bardh\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nj\u00eb dit\u00eb kur sipas teje, \u201cshqiptar\u00ebt t\u00eb kremtojn\u00eb lirin\u00eb\u201d, q\u00eb u siguroi Enver Hoxha.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr cilin \u201c\u00e7lirim\u201d e ke fjal\u00ebn dhe p\u00ebr cil\u00ebn \u201cliri\u201d flet, ti Zonja Kim dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb urim? P\u00ebr \u201clirin\u00eb\u201d e Enver Hoxh\u00ebs e ke fjal\u00ebn? &nbsp;Megjith\u00ebse je n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr af\u00ebr dy vjet\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, ti ende nuk e di se \u00e7far\u00eb krimesh ka b\u00ebr\u00eb komunizmi n\u00eb at\u00eb vend dhe \u00e7far\u00eb ka p\u00ebsuar ajo shoq\u00ebri nga ai regjim \u201c\u00e7lirimtar\u201d. Ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb reflektosh, seriozisht, para se &#8212; me deklarata t\u00eb tilla &#8212; t\u00eb korit\u00ebsh veten, t\u00eb abuzosh detyr\u00ebn e lart\u00eb diplomatike q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb besuar dhe mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb posht\u00ebrosh vendin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne taksapaguesit amerikan\u00eb &#8212; Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 atdheun ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb adaptuar e t\u00eb dashur. Atdheun e adaptuar, timin dhe t\u00ebndin &#8212; q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb strehim dhe liri, mua, ty dhe familjeve tona, ashtu si edhe miljona t\u00eb vuajturve, viktima t\u00eb komunizmit, nga e gjith\u00eb bota, t\u00eb ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, nga \u201cliria\u201d e komunizmit gjakatar nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Krimet e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, zonja Kim, nuk e bejn\u00eb 29 nentorin, nj\u00eb dit\u00eb \u201c\u00e7lirimtare\u201d, por nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zez\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe mbar\u00eb Kombin shqiptar, ashtu si\u00e7 konsiderohet an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs edhe sot \u2013 ku pushtimi komunist pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore, kujtohet me shirita t\u00eb zi, ndryshe nga Shqip\u00ebria komuniste\/socialiste, n\u00eb karroc\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebs ke hypur edhe ti tani me deklarat\u00ebn t\u00ebnde, duke e quajtur \u201cfitoren\u201d e komunizmit si, \u201cDita e \u00c7lirimit\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E turpshme, sido q\u00eb ta shikosh p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaqsuese q\u00eb do duhej t\u00eb reflektonte dhe t\u00eb mbronte parimet dhe vlerat e Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb nuk jan\u00eb pajtuar kurr\u00eb me rob\u00ebrimin e popujve nga komunizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrfshir regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Por ja, kush do mendonte, sot nj\u00eb diplomate amerikane, madje shefe e Ambasad\u00ebs ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 n\u00eb kujtes\u00ebn time, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e 70-viteve t\u00eb kaluara &#8212; i d\u00ebrgon urimet shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn prej dit\u00ebve m\u00eb t\u00eb zeza q\u00eb ka sh\u00ebnuar historia e Kombit shqiptar \u2013 pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxh\u00ebs. &nbsp;Ja deklarata e plot\u00eb e postuar n\u00eb facebook t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb. Nuk i besove syve kur e lexova.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/usembassytirana?__cft__%5b0%5d=AZXwmjRu_I4LkJsFOTAGL0RAava5b5ChVpWN9b7Hha2Sp_LayHwf8i2JLDGHxDEBv36xEdGqIpzroH2tbYX1SIRy_zIXSfZbesgwZ41DGjzN8vGjC6Q7gcVevMoMshX-vX4GF2XXo1n0OqTRiogSv0w5CRYhiiJAGnimnOqv7RhhIw&amp;__tn__=-UC%2CP-R\"><em>U.S. Embassy-Tirana<\/em><\/a><em>&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/usembassytirana\/posts\/265039048984593?__cft__%5b0%5d=AZXwmjRu_I4LkJsFOTAGL0RAava5b5ChVpWN9b7Hha2Sp_LayHwf8i2JLDGHxDEBv36xEdGqIpzroH2tbYX1SIRy_zIXSfZbesgwZ41DGjzN8vGjC6Q7gcVevMoMshX-vX4GF2XXo1n0OqTRiogSv0w5CRYhiiJAGnimnOqv7RhhIw&amp;__tn__=%2CO%2CP-R\"><em>Yesterday at 3:30 AM<\/em><\/a><em>&nbsp;&nbsp;\u00b7&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201c|Shqip\u00ebria sh\u00ebnon sot p\u00ebrvjetorin e 77 t\u00eb \u00c7lirimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb zyrtare, shqiptar\u00ebt nderojn\u00eb ata q\u00eb sakrifikuan jet\u00ebt n\u00eb luft\u00eb dhe kremtojn\u00eb lirin\u00eb. G\u00ebzuar Dit\u00ebn e \u00c7lirimit, Shqip\u00ebri!\u201d &nbsp;(Urim i postuar n\u00eb Facebook t\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-ave n\u00eb Tiran\u00eb nentor, 2021)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur, more zonja Kim q\u00eb \u2013 n\u00eb nj\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb &#8212; vet\u00ebm ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb ti kryeson, dhe ambasada e Rusis\u00eb s\u00eb Putinit e ndoshta ajo e Kin\u00ebs komuniste n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 ndryshe nga t\u00eb gjitha ambasadat e tjera me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; b\u00ebre nj\u00eb urim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr \u201cdit\u00ebn e \u00e7lirimit\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;Pas asaj dite q\u00eb ti e quan si dita e \u201c\u00e7lirimit\u201d, dita kur djalli vet solli nj\u00eb regjim q\u00eb, jo vet\u00ebm zhdukte kund\u00ebrshtar\u00ebt, por m\u00eb n\u00eb fund, shpalli edhe Zotin ilegal, si asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; Si\u00e7 u shpreh n\u00eb nj\u00eb shkrim k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje edhe Akademiku i nderuar shqiptar Z. Artan Fuga: \u201cDreq vajti puna pas lufte! Me t\u00eb thatin iku edhe i njomi, sepse paranoja diktatoriale b\u00ebri k\u00ebrdin\u00eb, n\u00eb fillim duke kapur pas qafe tradh\u00ebtar\u00ebt, pastaj duke u r\u00ebn\u00eb n\u00eb qaf\u00eb t\u00eb pafajshm\u00ebve dhe m\u00eb n\u00eb fund duke i k\u00ebputur qaf\u00ebn gjith\u00eb popullit.\u201d &nbsp;N\u00ebqoftse ti u b\u00ebn thirrje shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb \u201ckremtojn\u00eb\u201d k\u00ebt\u00eb \u201cliri\u201d q\u00eb i \u201ck\u00ebputi qaf\u00ebn gjith\u00eb shqitar\u00ebve\u201d, at\u00ebher\u00eb un\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kemi nj\u00eb mospajtim t\u00eb madh me ty se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb liria e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja Kim, n\u00ebqoftse m\u00eb lejohet, k\u00ebshilla ime me k\u00ebt rast \u00ebsht\u00eb q\u00eb si p\u00ebrfaqsuese e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri ti duhet t\u00eb mprosh dhe t\u00eb promovosh vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe jo \u201cfitoret\u201d dhe \u201clirin\u00eb\u201d komuniste \u2013 por t\u00eb mbrosh vlerat, si\u00e7 jan\u00eb liria, demokracia dhe t\u00eb drejtat e njeriut, t\u00eb drejtat universale \u2013 t\u00eb cilat, shpresoj se bashkojn\u00eb shumic\u00ebn e popullit shqiptar me amerikan\u00ebt. K\u00ebto jan\u00eb vlerat e v\u00ebrteta q\u00eb duhet t\u00eb na bashkojn\u00eb, Zonja Kim. &nbsp;Enver Hoxha dhe regjimi i tij kriminal nuk na bashkon se pse me \u2018t\u00eb nuk kemi pasur kurr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, as gjat\u00eb sundimit t\u00eb tij diktatorial \u2013 as nuk kemi as sot gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me trash\u00ebgimin\u00eb e tij dhe as me nostalgjik\u00ebt e tij aktual\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kapur p\u00ebr fyti mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. &nbsp;Jan\u00eb ata q\u00eb sundojn\u00eb sot Shqip\u00ebrin\u00eb nga postet e tyre dominuese, sidomos n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore dhe qeveritare, por edhe n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>30-vjet\u00eb pas shembjes zyrtare t\u00eb komunizmit, ti si kryediplomate amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb glorifikosh dit\u00ebn e pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga komunizmi \u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat amerikane t\u00eb cilat je betuar t\u2019i mbrosh dhe t\u2019i promovosh &#8212; duhet t\u00eb inkurajosh d\u00ebnimin e krimeve t\u00eb komunizmit enverist dhe distancimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga trash\u00ebgimia komuniste dhe jo t\u00eb inkurajosh, me deklarata t\u00eb tilla, element\u00ebt m\u00eb negativ\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, nostalgjik\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me interpretimin e tyre pro-enverist t\u00eb historis\u00eb shqiptare t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. \u00a0K\u00ebsaj i thon\u00eb thjesht, mohim i krimeve dhe glorifikim i kriminel\u00ebve, Zonja Kim!<\/p>\n\n\n\n<p>Tiran\u00eb, Nentor 2021 \u2013 Shqip\u00ebria \u201cdemokratike\u201d socialiste! Nj\u00eb sulm i hap\u00ebt zyrtar kund\u00ebr liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga nj\u00eb deputet i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet, me n\u00eb krye Kryeministrin Edi Rama. Ky nuk \u00ebsht\u00eb sulmi i par\u00eb i till\u00eb me foto dhe me fjal\u00eb nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.&nbsp; Pse nuk k\u00ebrkon Zonja Kim q\u00eb Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste t\u00eb distancohen nga deputeti i tyre q\u00eb p\u00ebrhapi, k\u00ebt\u00eb foto-mesazh, me koleg\u00ebt e tij deputet\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebt sociale? Deputeti socialist \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb merret me sigurin\u00eb, nj\u00eb parlamenti i nj\u00eb vendi an\u00ebtar i Aleanc\u00ebs NATO, themeluar 72 vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur demokracit\u00eb per\u00ebndimore nga komunizmi bolshevik. \u00c7far\u00eb hipokrizie, Zonja Kim!<\/p>\n\n\n\n<p>Me heshtjen t\u00ebnde arrogante zonja Kim, ndaj k\u00ebsaj \u00e7eshtjeje dhe t\u00eb tjerave si k\u00ebto, nuk arrin\u00eb asgj\u00eb. &nbsp;P\u00ebrkundrazi, Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto 30-vite \u2013 p\u00ebr fat t\u00eb keq, po humb kredibilitetin dhe reputacionin nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si mbrojt\u00ebse e liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, duke rrezikuar k\u00ebshtu edhe marr\u00ebdh\u00ebniet afatgjata midis dy popujve tan\u00eb! Deklarata jote, me k\u00ebt\u00eb rast, zonja Kim \u00ebsht\u00eb provokuese. Me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb ti po b\u00ebhesh pal\u00eb me ata t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare q\u00eb ende mendojn\u00eb se \u201ckomunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d.&nbsp; Ti dhe ata jeni t\u00eb gabuar historikisht dhe t\u00eb korruptuar moralisht, n\u00ebqoftse v\u00ebrtet\u00eb mendoni k\u00ebshtu.<\/p>\n\n\n\n<p>Miku dhe kolegu i im, shqiptaro-amerikani i urt\u00eb, Prof. Sami Repishti, z\u00ebri i nd\u00ebrgjegj\u00ebs &#8212; ish i d\u00ebnuar politik n\u00eb regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb sipas jush solli \u201clirin\u00eb\u201d p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u2013 do u k\u00ebshillonte me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb mos provokoni me deklarata t\u00eb tilla: \u201cJu lutemi, mos l\u00ebndoni plag\u00ebt tona t\u00eb hapuna\u201d, do t\u00eb shprehej burri i urt\u00eb i komunitetit ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, i nderuari Prof. Repishti.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/shqiptaret-kane-nevoje-per-pajtim-kombetar\/\">Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pajtim komb\u00ebtar! | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr pajtim, jo p\u00ebr provokime p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr pajtim, jo p\u00ebr provokime p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse! Nga Frank Shkreli &nbsp;Po t\u00eb drejtohem me \u201cZonja Kim\u201d, pasi prej sot, un\u00eb si shtetas dhe taksapagues amerikan me origjin\u00eb shqiptare nuk t\u00eb konsideroj si ambasadorja ime n\u00eb atdheun e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi \u2013 as p\u00ebrfaqsuese e k\u00ebtij vendi t\u00eb madh t\u00eb liris\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30397","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30397"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30397\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30398,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30397\/revisions\/30398"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}