{"id":30385,"date":"2021-12-02T12:03:41","date_gmt":"2021-12-02T11:03:41","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30385"},"modified":"2021-12-02T12:03:41","modified_gmt":"2021-12-02T11:03:41","slug":"universi-malufian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30385","title":{"rendered":"Universi malufian"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/universi-malufian.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/universi-malufian.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30386\" width=\"416\" height=\"686\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/universi-malufian.jpg 245w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/universi-malufian-182x300.jpg 182w\" sizes=\"auto, (max-width: 416px) 100vw, 416px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><em>Un\u00eb nuk vij nga ndonj\u00eb shtet, qytet, fis. Un\u00eb jam biri i rrug\u00ebs&#8230; t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt dhe t\u00eb gjitha lutjet m\u00eb p\u00ebrkasin mua. Por un\u00eb nuk i p\u00ebrkas asnj\u00ebrit prej tyre- <strong>Amin Maluf<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Bernard \u00c7obaj<\/p>\n\n\n\n<p>Drama historike <em>Mbret\u00ebria e qiellit (Kingdom of Heaven, 2005) <\/em>e regjisorit Ridley Scott me Orlando Bloom, Eva Green, Edward Norton,Liam Neeson, Jeremy Irons u bazua n\u00eb shkrimin <strong><em>Kryqzatat, par\u00eb me sy t\u00eb Arab\u00ebve <\/em><\/strong>(Les Croiades vues par les Arabes) t\u00eb vitit 1983, t\u00eb autorit Amin Maluf.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkrimi i Amin Malufit tregon an\u00ebt e panjohura t\u00eb konfliktit dy shekullor q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb prezent mes mysliman\u00ebve dhe krishter\u00ebve n\u00eb Levant, me pasoja deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Njohja e tij e gjuh\u00ebs dhe burimeve istoriografike arabe i mund\u00ebson t\u00eb na pasqyroj si u p\u00ebrjetuan v\u00ebrshimet e ushtar\u00ebve nga Evropa, me arsyetimin se po shkonin me \u00e7lirua varrin e Jezusit, n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e Arab\u00ebve. Malufi \u00e7doher\u00eb tenton t\u00eb pasqyroj n\u00eb veprat e tija shikimin nga ana tjet\u00ebr, perspektiv\u00ebn e kund\u00ebrt ndaj diskursit t\u00eb standardizuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Amin Malufi \u00ebsht\u00eb autor i formatit t\u00eb gjer\u00eb intelektual, i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb analitike deshifron historin\u00eb e bot\u00ebs dhe ekzistenc\u00ebn njer\u00ebzore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke theksuar ngjarjet ky\u00e7e, vendimtare p\u00ebr fatin e qytet\u00ebrimit. \u00c7doher\u00eb n\u00eb shkrimet e tij tenton t\u00eb tregoj\u00eb perspektivat e kund\u00ebrta t\u00eb cilat jan\u00eb me q\u00ebllime t\u00eb harruara, t\u00eb falsifikuara, t\u00eb fshehura.<\/p>\n\n\n\n<p>Familja e Malufit \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb se p\u00ebrb\u00ebhet nga komunitete pakicash t\u00eb shum\u00ebfishta \u2013 kombinim i <em>melkit\u00ebve dhe maronit\u00ebve<\/em>, grekokatolik\u00ebt arab\u00eb apo katolik\u00ebt e ritit lindor dhe t\u00eb tradit\u00ebs ortodokse, dy komunitete t\u00eb af\u00ebrta dhe t\u00eb vogla numerikisht n\u00eb mjedis me shumic\u00eb myslimane arabe. Libani \u00ebsht\u00eb shtet i organizuar n\u00eb form\u00eb komunitare, bashk\u00ebsi e komuniteteve fetare t\u00eb ndryshme. \u00c7donj\u00ebra prej tyre e ka versionin e vet\u00eb t\u00eb historis\u00eb, ku shpesh b\u00ebjn\u00eb shantazhe nj\u00ebra tjetr\u00ebs. N\u00eb Liban familjar\u00ebt e Malufit ishin pakic\u00eb, n\u00eb mjedis me shumic\u00eb myslimane, por kur u shp\u00ebrngulen n\u00eb vendet me shumic\u00eb krishtere, u trajtonin si arab\u00eb apo turq.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1976 Malufi largohet nga vendlindja p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs civile dhe vendoset n\u00eb Franc\u00eb ku jeton dhe shkruan. Fati i vendit t\u00eb tij ka l\u00ebn\u00eb vul\u00ebn e vet\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij letrare.<\/p>\n\n\n\n<p>Malufi \u00ebsht\u00eb arab krishter\u00eb, di\u00e7 paradoksale apo v\u00ebshtir\u00eb e pranueshme nga shum\u00eb. Antiklerik i p\u00ebrbetuar, sikur dhe shkrimtari i njohur britaniko-pakistanez Tarik Ali, i p\u00ebrkushtuar ides\u00eb humanizmit dhe shtrirjes s\u00eb miteve pozitive t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Fakti q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb krishter\u00eb me gjuh\u00eb amtare arabe, gjuh\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Islamit, paraqet nj\u00eb nga paradokset kryesore q\u00eb kan\u00eb form\u00ebsuar identitetin tim \u2013 <\/em>shprehet Malufi<em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Maluf p\u00ebrkujton bashk\u00ebvend\u00ebsit n\u00eb Per\u00ebndim se rajoni nga i cili ai vjen ishte krishter\u00eb para Evropes, se krishterimin n\u00eb Per\u00ebndim e soll\u00ebn misionar\u00ebt nga Levanti.&nbsp; As Jezusi, as Marija, Pjetri, Pala, Avgustini, askush nuk u lind n\u00eb brigjet e Tibrit por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon mitik, n\u00eb djep t\u00eb religjioneve t\u00eb m\u00ebdha monoteiste, ku jan\u00eb takuar dhe z\u00ebvend\u00ebsuar qytet\u00ebrimet dhe besimet. Si antiklerik, Maluf shpreh keqardhje q\u00eb termi besimtar u p\u00ebrvet\u00ebsua nga religjionet.<\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebr mua besimtar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb beson n\u00eb disa vlera baz\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ngushtohet n\u00eb respektimin e dinjitetit t\u00eb \u00e7do qenie njer\u00ebzore.<\/em> Shprehet se nuk ka simpati p\u00ebr shoq\u00ebri t\u00eb nj\u00ebtrajtshme ku flitet \u201c<em>p\u00ebr t\u00eb ton\u00ebt\u2019<\/em> dhe \u201c<em>p\u00ebr t\u00eb tyret<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Maluf n\u00eb veprat e veta shpreh keqardhjen se bota ka humb tendenc\u00ebn kah universalja si fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb intelektuale t\u00eb Iluminizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sikur termi <em>kafkian<\/em> q\u00eb u b\u00eb sinonim p\u00ebr situata absurde, t\u00eb pakuptueshme, trondit\u00ebse, jam i sigurt q\u00eb termi <em>malufian<\/em>, n\u00eb t\u00eb ardhmen, do t\u00eb p\u00ebrdoret si sinonim p\u00ebr frym\u00eb kozmopolite, paq\u00ebsore dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00ebrgimi si tem\u00eb e madhe e shekujve XX dhe XXI, tem\u00eb e \u00e7do narracioni t\u00eb madh epik dhe religjioz, tem\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar jet\u00ebn e vet\u00eb Malufit dhe familjes s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb tij, vjen e p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb t\u00eb gjitha shkrimet e tija me nuanca t\u00eb ve\u00e7anta dhe k\u00ebrkime t\u00eb p\u00ebrgjigjeve humaniste kundrejt shikimeve t\u00eb dhunshme kleriko- dogmatike.<\/p>\n\n\n\n<p>Personazhet e novelave t\u00eb tij, Leoni Afrikan, Baldasari, Mani, Omar Hajami e kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndjenj\u00ebn e m\u00ebrgimit, t\u00eb brendsh\u00ebm apo t\u00eb jasht\u00ebm, dhe i karakterizon ndjenja e humbjes \u2013 t\u00eb gjith\u00eb ata jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb identitetit t\u00eb vet\u00eb, p\u00ebrgjigjeve metafizike mbi ekzistenc\u00ebn dhe bot\u00ebn e shohin jasht\u00eb kufizimeve t\u00eb komuniteteve t\u00eb veta, duke ngrit z\u00ebrin ndaj \u00e7do ekstremizmit dhe fanatizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Novela e par\u00eb q\u00eb lexova nga Malufi, q\u00eb padyshim luajti rol vendimtar p\u00ebr t\u00eb lexuar veprat e tjera, ishte <em>Shtegtimi i Baldasarit (Le P\u00e9riple de Baldassare, 2000). <\/em>Detari gjenovez Baldasari, me origjin\u00eb nga Levanti, niset n\u00eb &nbsp;fund t\u00eb vitit 1665 p\u00ebr k\u00ebrkim t\u00eb librit misterioz q\u00eb p\u00ebrmban emrin e 100 t\u00eb Zotit q\u00eb mund t\u02bci sjell\u00eb shp\u00ebtim bot\u00ebs q\u00eb ndodhet n\u00eb kaos. Viti 1666 u konsiderohej si viti i Bish\u00ebs, nga klerik\u00eb fetar\u00eb anemban\u00eb dhe Baldasari gjat\u00eb novel\u00ebs lufton me vetveten mos t\u00eb bie pre e bes\u00ebtytnive dhe urrejtjes. N\u00eb nj\u00eb moment gjat\u00eb udh\u00ebtimit, miku i tij shprehet <strong><em>\u201ckur besimi nxihet nga urrejtja, t\u00eb bekuar jan\u00eb ato q\u00eb dyshojn\u00eb\u201d.&nbsp; <\/em><\/strong>Gjat\u00eb aventurave t\u00eb tij, Baldasari, mes tjerash, takohet me Shabatai Zevin n\u00eb Smirna (Shabatai Zevi kaloi vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Ulqin).<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkimi i nj\u00eb libri n\u00eb rrafshin simbolik paraqet k\u00ebrkimin e vetvetes, k\u00ebrkimin p\u00ebr njohjen e <em>absolutes<\/em> dhe dashuris\u00eb si vler\u00eb fisnike. Detari niset nga porti <em>Biblos (porti m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb n\u00eb Libanin e sot\u00ebm) <\/em>dhe kthehet n\u00eb <em>Biblos<\/em> \u2013 pra, n\u00eb rrafshin simbolik, fillon dhe p\u00ebrfundon me lib\u00ebr. (<em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb i uroj pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb libraris\u00eb Ulqini q\u00eb sot ka hapjen solemne).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2020, Amin Maluf u nderua me Urdhrin Komb\u00ebtar t\u00eb Merit\u00ebs nga qeveria franceze si simbol i ur\u00ebs s\u00eb komunikimit mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Amin Maluf u zgjodh an\u00ebtar i Akademis\u00eb Franceze m\u00eb 23 qershor t\u00eb vitit 2011 p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vendin e 29-t\u00eb, t\u00eb mbetur bosh nga vdekja e antropologut Claude L\u00e9vi-Strauss (Klod Levi Shtros).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shkrimin e tij <em>Karriga n\u00eb Sen\u00eb<\/em> t\u00eb vitit 2017, Malufi jep historin\u00eb e themelimit t\u00eb Akademis\u00eb Franceze dhe kush ishin figurat q\u00eb uleshin gjat\u00eb historis\u00eb n\u00eb karrigen e 29.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2010, ai mori \u00e7mimin prestigjiozspanjoll &nbsp;p\u00ebr let\u00ebrsi <em>Princi i Asturias<\/em>, nj\u00eb vit pas Kadares\u00eb. Juria u shpreh se autori p\u00ebrmes fiksionit historik dhe reflektimit teorik, ka arritur t\u00eb trajtoj\u00eb qart\u00eb kompleksitetin e gjendjes njer\u00ebzore. Duke p\u00ebrdorur nj\u00eb gjuh\u00eb intensive, sugjestive, Maluf na vendos n\u00eb mozaikun e madh mesdhetar t\u00eb gjuh\u00ebve, kulturave dhe besimeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bsimbolike p\u00ebr takime dhe mir\u00ebkuptim. Ndryshe nga d\u00ebshp\u00ebrimi, dor\u00ebheqja apo viktimizimi, vepra e tij gjurmon nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb vet\u00ebn drejt toleranc\u00ebs dhe pajtimit, nj\u00eb ur\u00eb q\u00eb shtrihet thell\u00eb n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb popujve dhe kulturave.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjalimin e vet\u00eb t\u00eb vitit 2010, Malufi u shpreh:<\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky diversitet i bot\u00ebs, diversiteti i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm kulturor q\u00eb karakterizon \u00e7do shoq\u00ebri njer\u00ebzore, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht objekt lavd\u00ebrimi, por ndonj\u00ebher\u00eb edhe shkak i &nbsp;vuajtjes; sepse, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb burim pasurie p\u00ebr vendet tona, \u00ebsht\u00eb edhe burim tensionesh. Ato kombe t\u00eb bazuara n\u00eb diversitetin etnik dhe imigracionin figurojn\u00eb nd\u00ebr m\u00eb dinamik\u00ebt n\u00eb planet \u2013 mjafton t\u00eb shikohet n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Atlantikut p\u00ebr t\u00eb konfirmuar se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Megjithat\u00eb, ky dinamiz\u00ebm shpesh shkon paralelisht me pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, diskriminimin, urrejtjen dhe dhun\u00ebn.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb vetvete, diversiteti nuk \u00ebsht\u00eb as bekim dhe as mallkim. \u00cbsht\u00eb thjesht nj\u00eb realitet, nj\u00eb fakt i jet\u00ebs. Bota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mozaik nuancash t\u00eb panum\u00ebrta dhe vendet tona, provincat dhe qytetet tona marrin gradualisht imazhin dhe pamjen e k\u00ebsaj bote. \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb a mund t\u00eb jetojm\u00eb s\u00eb bashku pavar\u00ebsisht dallimeve tona n\u00eb ngjyr\u00eb, gjuh\u00eb apo besim; \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb t\u00eb dim\u00eb si t\u00eb jetojm\u00eb s\u00eb bashku, si ta shnd\u00ebrrojm\u00eb diversitetin ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitim dhe jo n\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>T\u00eb jetuarit s\u00eb bashku nuk \u00ebsht\u00eb e lindur p\u00ebr njer\u00ebzit, reagimi spontan i t\u00eb cil\u00ebve zakonisht \u00ebsht\u00eb i refuzimit t\u00eb tjetrit. Kap\u00ebrcimi i refuzimit k\u00ebrkon p\u00ebrpjekjen e gjat\u00eb t\u00eb edukimit t\u00eb qytetar\u00ebve, duke p\u00ebrs\u00ebritur pand\u00ebrprer\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u2013 se identiteti i nj\u00eb vendi nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb flet\u00eb e zbraz\u00ebt n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb shkruhet ndonj\u00eb gj\u00eb dhe as nj\u00eb faqe e shkruar dhe e shtypur tashm\u00eb, por nj\u00eb faqe q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb t\u00eb shkruarit. Ekziston nj\u00eb trash\u00ebgimi e p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 institucionet, vlerat, traditat, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese \u2013 pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs cilido prej nesh duhet t<\/em><em>\u02bc<\/em><em>i p\u00ebrkas\u00eb, por secili prej nesh duhet gjithashtu t\u00eb ndjehet i lir\u00eb t\u00eb jap\u00eb kontributin e vet\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb talenteve dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb son\u00eb. Si\u00e7 e shoh un\u00eb, q\u00eb ky mesazh t\u00eb z\u00ebr\u00eb rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si njer\u00ebzit mendojn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet p\u00ebr njer\u00ebzit e arsimuar sot.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kultura nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luks q\u00eb ne mund ta p\u00ebrballojm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb koh\u00eb t\u00eb boll\u00ebkut. Detyra e tij konsiston n\u00eb parashtrimin e pyetjeve thelb\u00ebsore: Kush jemi ne? Ku po shkojm\u00eb? \u00c7far\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb? \u00c7far\u00eb lloj shoq\u00ebrie? \u00c7far\u00eb lloj qytet\u00ebrimi? N\u00eb baz\u00eb t\u00eb \u00e7far\u00eb vlerash? Si t\u00eb p\u00ebrdorim burimet e m\u00ebdha q\u00eb na ofron shkenca? Si t&#8217;i shnd\u00ebrrojm\u00eb k\u00ebto n\u00eb instrumente lirie dhe jo skllav\u00ebrie?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Roli i kultur\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb vendimtar n\u00eb koh\u00eb konfuzioni. Po k\u00ebshtu, epoka &nbsp;jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epok\u00eb konfuzioni. Shekulli q\u00eb sapo ka nisur do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shekull i prapavajtjes morale n\u00ebse do rrim\u00eb duarkryq \u2013 dhe k\u00ebt\u00eb e them me trishtim dhe meditim p\u00ebr fjal\u00ebt e mia. Nj\u00eb shekull p\u00ebrparimesh shkencore dhe teknologjike pa dyshim; por edhe nj\u00eb shekull i prapavajtjes morale,afirmimeve t\u00eb identiteteve, t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuara, her\u00eb t\u00eb dhunshme, her\u00eb reaksionare; zvog\u00eblimi i solidaritetit midis kombeve dhe brenda zemr\u00ebs s\u00eb vet\u00eb kombeve; zbehja e \u00ebndrr\u00ebs evropiane; erozioni i vlerave demokratike; p\u00ebrdorimi i tepruar i ekspeditave ushtarake dhe i ligjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u2026 Simptomat jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj prapavajtje fillestare, ne nuk mund t\u00eb jemi symbyllur apo t&#8217;i hapim rrug\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit. Sot, nderi i let\u00ebrsis\u00eb \u2013 nderi yn\u00eb \u2013 q\u00ebndron n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb kuptuar kompleksitetin e epok\u00ebs son\u00eb dhe n\u00eb gjetjen e zgjidhjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota jon\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e banueshme. Ne nuk kemi planet\u00eb rezerv\u00eb, kemi vet\u00ebm Tok\u00ebn ton\u00eb t\u00eb lasht\u00eb dhe detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ta ruajm\u00eb dhe ta b\u00ebjm\u00eb vend sa m\u00eb human p\u00ebr jetes\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb nuk vij nga ndonj\u00eb shtet, qytet, fis. Un\u00eb jam biri i rrug\u00ebs&#8230; t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt dhe t\u00eb gjitha lutjet m\u00eb p\u00ebrkasin mua. Por un\u00eb nuk i p\u00ebrkas asnj\u00ebrit prej tyre- Amin Maluf Nga Bernard \u00c7obaj Drama historike Mbret\u00ebria e qiellit (Kingdom of Heaven, 2005) e regjisorit Ridley Scott me Orlando Bloom, Eva Green, Edward [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30386,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3004],"class_list":["post-30385","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-bernard-cobaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30385"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30385\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30387,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30385\/revisions\/30387"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}