{"id":30372,"date":"2021-11-30T12:28:58","date_gmt":"2021-11-30T11:28:58","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30372"},"modified":"2021-11-30T12:28:58","modified_gmt":"2021-11-30T11:28:58","slug":"djalli-komunist-nuk-mund-te-bashkjetoje-me-shenjetoret-z-kryeminister","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30372","title":{"rendered":"DJALLI KOMUNIST NUK MUND T\u00cb BASHKJETOJ\u00cb ME SHENJ\u00cbTOR\u00cbT, Z. KRYEMINISTER!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;T\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi Shqip\u00ebria dhe Vatikani sh\u00ebnuan 30-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis tyre duke kulminuar me nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Vatikan t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama dhe familjes s\u00eb tij, tre muaj m\u00eb von\u00eb sepse si\u00e7 duket k\u00ebshtu i konvenonte agjend\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Rama. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, data 7 shtator 2021, p\u00ebrkon 30 vjetori i vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat u vendos\u00ebn m\u00eb 7 shtator 1991. &nbsp;Dua t\u00eb them prej fillimit se si shqiptar i larguar nga vendlindja prej m\u00eb shum\u00eb se gjys\u00ebm shekulli, por edhe si katolik nuk mund as nuk dua t\u00eb fshehi k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe entuziazmin tim kur nj\u00eb kryeminist\u00ebr ose nj\u00eb president \u2013 qoft\u00eb nga Shqip\u00ebria ose Kosova &#8211; b\u00ebjn\u00eb vizita zyrtare dhe jo-zyrtare n\u00eb Vatikan.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe entuziaz\u00ebm e ndoqa edhe vizit\u00ebn e dit\u00ebs s\u00eb shtun\u00eb me 27 n\u00ebntor, 2021, t\u00eb Kryeministrit Rama n\u00eb Vatikan. &nbsp;Por vura re nj\u00eb frym\u00eb hipokrizie q\u00eb m\u2019a prishi pak at\u00eb entuziaz\u00ebm dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb fillestare p\u00ebr vizit\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb Kryeqendr\u00ebn e Kish\u00ebs Katolike.&nbsp; E lexova edhe fjalimin e Kryeministrit Rama. Nuk d\u00ebshiroj ta kritikoj, por disa gj\u00ebra jan\u00eb aq duk\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb cilat duhej t\u00eb fliste, por q\u00eb nuk foli Z. Rama, duke zgjedhur t\u2019i anashkalonte. 30-vjetori i marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan (megjith\u00ebse tre muaj m\u00eb von\u00eb) ishte nj\u00eb rast i bukur q\u00eb KM shqiptar t\u00eb fliste, si p\u00ebr shemb\u00ebll p\u00ebr martirizimin e Kish\u00ebs Katolike shqiptare nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs. Nuk foli. Nuk e di se pse nuk foli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt. Por dihet se Shqip\u00ebria, si asnj\u00eb vend tjet\u00ebr ish-komunist n\u00eb Evrop\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite refuzon q\u00eb, zyrtarisht, t\u00eb distancohet nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs si dhe nga krimet e tija monstroze, sidomos kund\u00ebr p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare dhe t\u00eb feve t\u00eb tjera kryesore t\u00eb shqiptar\u00ebve, pa p\u00ebrjashtuar edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb ajk\u00ebs s\u00eb Kombit shqiptar t\u00eb asaj periudhe t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb shqiptare. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE dim\u00eb se si kjo marr\u00ebdh\u00ebnie u nder\u00ebpre prej shum\u00eb vitesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb mbi t\u00eb gjitha e mbi t\u00eb gjith\u00eb i b\u00ebri t\u00eb keqen m\u00eb ekstreme katolik\u00ebve dhe atyre q\u00eb ndiqnin k\u00ebt\u00eb fe\u201d, tha KM shqiptar n\u00eb pritjen e organizuar nga e Ngarkuara me Pun\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn shqiptare n\u00eb Vatikan.&nbsp; \u201cPrej shum\u00eb vitesh\u201d, u shpreh Kryeministri shqiptar ai \u201cregjim\u201d ka \u201cnd\u00ebrprer\u00eb\u201d marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve. Jo, jo Z. Kryeminist\u00ebr, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli e m\u00eb tep\u00ebr krimesh zyrtare, vuajtjesh e persekutimesh, vrasjesh e internimesh. Dhimbjet vazhdojn\u00eb edhe sot n\u00eb radh\u00ebt e familjeve t\u00eb atyre martir\u00ebve, pasi varret e t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve t\u00eb tyre, as sot nuk dihet se ku jan\u00eb dhe nuk kan\u00eb mundesi as nj\u00eb tuf\u00eb lule ta \u00e7ojn\u00eb tek varri, n\u00eb kujtim t\u00eb t\u00eb dashurve t\u00eb tyre, sepse qeveria shqiptare ka refuzuar, vazhdimisht dhe me pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb merret vet me zubulimin e varreve t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb refuzon madje edhe bashkpunimin me organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat kan\u00eb ofruar ndihm\u00ebn e tyre financiare dhe profesionale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ne e dijm\u00eb si\u00e7 e di edhe kryeministri shqiptar se t\u00eb gjitha viktimat e komunizmit n\u00eb radh\u00ebt e klerit katolik shqiptar u vran\u00eb dhe u ekzekutuan nga regjimi komunist, t\u00eb akuzuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, si \u201cagjent\u00eb t\u00eb Vatikanit\u201d. Un\u00eb nuk di si ta quaj, hipokrizi apo munges\u00eb sinqeriteti, q\u00eb vet\u00ebm me disa fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme, Z. Rama iu referua krimeve t\u00eb \u201cnj\u00eb regjimi\u201d. Cilit regjim? Zogist, fashist, komunist?&nbsp; Kam ven\u00eb re se zyrtar\u00ebt shqiptar\u00eb kur s\u2019kan\u00eb hall pa e p\u00ebrmendur komunizmin, i referohen atij si ish-regjimi, monizmi, e ku ta di un\u00eb, por fraz\u00ebn \u201cregjim komunist\u201d, p\u00ebpiqen ta anashkalojn\u00eb. Duket sikur n\u00eb mendjen e tyre, duke mos e p\u00ebrmendur regjimin komunist me em\u00ebr, p\u00ebrpiqen t\u00eb mbrojn\u00eb reputacionin e komunizmit t\u00eb baballar\u00ebve t\u00eb tyre. Por, p\u00ebr derisa Shqip\u00ebria zyrtare nuk p\u00ebrballet, seriozisht, si gjitha bota tjet\u00ebr ish-komuniste, me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj enveristo-staliniste, e sidomos me krimet e regjimit komunist shqiptar ndaj popullit t\u00eb vet, askush nuk u beson fjal\u00ebve q\u00eb Kryeministri Rama, me aq \u201cp\u00ebrvujt\u00ebri\u201d, tha n\u00eb Vatikan t\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Z. Kryeminist\u00ebr, p\u00ebrmendi Papa Gjon Palin II, nj\u00ebrin prej protagonist\u00ebve t\u00eb shembjes s\u00eb komunizmit 30-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, e t\u00eb cilit, z. Rama me t\u00eb drejt\u00eb iu referua si, \u201cmik i \u00e7muar i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.&nbsp; Gjon Pali II nuk do t\u00eb ishte aspak dakort me heshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb zyrtare dhe t\u00eb ambasador\u00ebve per\u00ebndimdor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ndaj krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb at\u00eb vend, sidomos ndaj d\u00ebshtimit 30-vje\u00e7ar t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar krimet e komunizmit. &nbsp;Me nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb tmershme, q\u00eb vet Papa Gjon Pali II, i cili i njihte mir\u00eb krimet e komunizmit edhe n\u00eb vendin e tij, Polonin\u00eb e tij t\u00eb dashur, e p\u00ebrshkroi k\u00ebshtu, n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, me 25 prill, 1993.&nbsp; <strong>\u201cShqip\u00ebri q\u00ebndro n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyrave q\u00eb t\u00eb presin\u201d, u tha ai shqiptar\u00ebve dhe shqiptoi thirrjen p\u00ebr kujtes\u00ebn e p\u00ebrhershme: \u201cT\u00eb mos harrohet e kaluara, por t\u00eb shikohet e t\u00eb nd\u00ebrtohet me guxim e ardhmja\u201d, ka then\u00eb me at\u00eb rast Papa Gjon Pali II, duke shtuar: \u201cTy o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj p\u00ebrsh\u00ebndetjen time t\u00eb ngroht\u00eb dhe t\u00eb dashur! Gjat\u00eb nj\u00eb dimri kaq t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb lodh\u00ebsh\u00ebm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike n\u00eb Shqip\u00ebri, e tronditur nga persekutimi i r\u00ebnd\u00eb dhe i gjat\u00eb, por e pasuruar nga d\u00ebshmia e martir\u00ebve t\u00eb saj, ka ndar\u00eb deri n\u00eb pik\u00ebn e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur t\u00eb gjall\u00eb dhe me sakrific\u00ebn personale t\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, tradit\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, me bindjen se ajo p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb identitetit autentik shqiptar\u201d.<\/strong>&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-qendro-shqiperi\/\">Frank Shkreli: Q\u00ebndro, Shqip\u00ebri! | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Disa prej viktimave t\u00eb komunizmit t\u00eb martirizuar nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs jan\u00eb shpallur t\u00eb \u201clumt\u00eb\u201d nga Vatikani, nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb af\u00ebr sh\u00ebnjt\u00ebrimit, sipas rrregullave kishtare. Ashtuq\u00eb, e pranon ose jo KM i Shqip\u00ebris\u00eb, krimet e komunizmit kund\u00ebr Kish\u00ebs Katolike Shqiptare dhe klerit t\u00eb saj dhe t\u00eb feve t\u00eb tjera, Vatikani e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebsuar katolicizmi shqiptar dhe t\u00eb gjitha fet\u00eb e tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vura re se Kryeministri Rama dekoroi n\u00eb Vatikan Sekretarin e Shtetit t\u00eb Vatikanit, Kardinalin Parolin, me rastin, si\u00e7 tha ai, t\u00eb \u201c30-vjetorit t\u00eb lidhjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike nd\u00ebrmjet Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, <strong>t\u00eb 150-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb fran\u00e7eskanit t\u00eb madh shqiptar, at Gjergj Fishta<\/strong> dhe t\u00eb 300-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Klementit XI Albani\u2026\u201d, Pap\u00ebs me origjin\u00eb shqiptare.&nbsp; Nuk mund t\u00eb mos bej\u00eb pyetjen Z. Kryeminist\u00ebr, se \u00e7far\u00eb b\u00ebri k\u00ebt\u00eb vit, zyrtarisht, Shqip\u00ebria, p\u00ebr t\u00eb kujtuar k\u00ebt\u00eb 150-vjetor t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs? N\u00eb rregull q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebt emrin e Fisht\u00ebs n\u00eb Vatikan. Por \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria ajo q\u00eb ka nevoj\u00eb &#8212; m\u00eb shum\u00eb se Vatikani &#8212; ta kujtoj\u00eb dhe ta respektoj\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Kryeminist\u00ebr, ju dhe si bashkv\u00ebllzerit\/motrat e juaja n\u00eb Partin\u00eb q\u00eb ju udh\u00ebhiqni, keni folur vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti, m\u00eb pozitivisht p\u00ebr komunizmin \u2013 q\u00eb Fisht\u00ebn e kishte shpallur \u201ctradh\u00ebtar dhe i shitur\u201d, nd\u00ebr t\u00eb tjera epitete &#8212; si nj\u00eb sistem q\u00eb ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr t\u00eb \u201cmirat\u201d e komunizmit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sa her\u00eb u p\u00ebrmend n\u00eb Tiran\u00eb, zyrtarisht, figura dhe kontributet At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb 150-vjetor t\u00eb lindjes s\u00eb tij? Pse nuk u propozua gjat\u00eb k\u00ebtij 150-vjetori t\u00eb lindjes s\u00eb Poetit Komb\u00ebtar, q\u00eb epitet e komunizmit kund\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebs t\u00eb hiqen zyrtarisht me akt ligjor? Pastrojeni balt\u00ebn q\u00eb ka hedhur komunizmi mbi At Gjergj Fisht\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb si ai. P\u00ebrmendja nga ju e Fisht\u00ebs n\u00eb Vatikan \u00ebsht\u00eb hipokrizi, Z. Kryeminist\u00ebr, kur marrim parasysh se si trajtohet At Gjergj Fishta nga Tirana zyrtare, sot e 30-vjet nga shembja e komunizmit zyrtar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cEnver Hoxha \u2013 Shqiponja mbi Flamur\u201d. Sipas disa portaleve, kjo foto botuar dje nga nj\u00eb ligjven\u00ebs socialist, &#8212; an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb parlamentit shqiptar (Dit\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb, 2021) Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb komentohet \u2013 Ky \u00ebsht\u00eb parlamenti i dal\u00eb nga \u201czgjedhjet\u201d e \u201clira\u201d e 25 prillit \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb doni \u2013 Ta g\u00ebzoni, s\u00eb bashku me nd\u00ebrkombtar\u00ebt q\u00eb ju mb\u00ebshtesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbrapsht!<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe nj\u00eb gj\u00eb tjer\u00eb q\u00eb m\u00eb ra n\u00eb sy nd\u00ebrsa ndoqa vizit\u00ebn e Z. Rama n\u00eb Vatikan. N\u00eb fjalimin e tij ai fal\u00ebnderoi p\u00ebrfaqsuesit e Vatikanit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb munguar p\u00ebr asnj\u00eb periudh\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve. Ai p\u00ebrmendi edhe tre ambasador\u00ebt e par\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Vatikan, por Kryeministri shqiptar nuk tha asgj\u00eb p\u00ebr faktin se Shqip\u00ebria \u00e7\u2019prej vitit 2013 nuk ka ambassador fuqi-plot\u00eb n\u00eb Vatikan.&nbsp; &nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-ne-30-vjetorin-e-mardhenieve-shqiperi-vatikan-karrigia-e-ambasadorit-fuqiplot-te-shqiperise-prane-selise-se-shenjte-eshte-ende-bosh-qe-prej-8-vitesh\/\">Frank Shkreli: N\u00eb 30-vjetorin e mardh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan, karrigia e ambasadorit fuqiplot t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb ende bosh, q\u00eb prej 8 vitesh | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>Askush nuk jep ndonj\u00eb shpjegim se pse po ndodh\u00eb kjo munges\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nivel ambasadori n\u00eb Vatikan. &nbsp;Por di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu q\u00eb nuk shkon, sepse shtatorin q\u00eb kaloi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje&nbsp; u shpreh Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Konferenc\u00ebs Ipeshkvnore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ipeshk\u00ebv i Rr\u00ebshenit, me nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radio Vatikanin me rastin e 30-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Tiran\u00eb-Vatikan: <strong>\u201cSigurisht se duhet th\u00ebn\u00eb se mungesa e nj\u00eb ambasadori t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan qysh prej vitit 2013 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb na b\u00ebn fort nder ne si shtet, <\/strong>duke qen\u00eb se Vatikani, vazhdimisht, ka sjell\u00eb ambasador\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ne prej disa vitesh pra nuk kemi ambasador n\u00eb (Vatikan). Jam i sigurt se po t\u00eb k\u00ebrkohet dhe po t\u00eb kihet vullneti i mir\u00eb, mendoj se mund t\u00eb gj\u00ebndet nj\u00eb zgjidhje e k\u00ebnaq\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb dy shtetet, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese e denj\u00eb p\u00ebr shtetin ton\u00eb, nj\u00eb zgjidhje e k\u00ebnaqshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne\u201d, ka theksuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 30-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan \u2013 tre muaj m\u00eb von\u00eb nga data aktuale &#8212; nga vizita e Kryeministrit shqiptar n\u00eb Vatikan \u2013 t\u00eb cil\u00ebn fillimisht e mir\u00ebprita, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht, m\u00eb n\u00eb fund u zhg\u00ebnjeva. U habita pak nga zhurma propagandistike e k\u00ebsaj vizite, sepse vizitat e lider\u00ebve bot\u00ebror\u00eb n\u00eb Vatikan, p\u00ebr nga natyra, jan\u00eb zakonisht t\u00eb p\u00ebrmbajtura, jo t\u00eb bujshme, sa q\u00eb edhe vet media p\u00ebrmbahet.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo m\u00eb pak se nj\u00eb dit\u00eb pas takimit t\u00eb kryeministrit Rama me Papa Fran\u00e7eskun n\u00eb Vatikan, n\u00eb Dit\u00ebn e Sh\u00ebnjt\u00eb t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, na paraqitet djalli i komunizmit shqiptar, krenar pran\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar shp\u00ebrndar n\u00eb rrjet\u00ebt sociale nga nj\u00eb deputet i partis\u00eb Socialiste t\u00eb KM Rama.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur do t\u00eb distancohet Shqip\u00ebria nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga djalli komunist dhe tu bashkohet vlerave t\u00eb sh\u00ebnjtor\u00ebve, viktimave t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs?!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;T\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi Shqip\u00ebria dhe Vatikani sh\u00ebnuan 30-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis tyre duke kulminuar me nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Vatikan t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama dhe familjes s\u00eb tij, tre muaj m\u00eb von\u00eb sepse si\u00e7 duket k\u00ebshtu i konvenonte agjend\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Rama. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, data 7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30372"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30373,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30372\/revisions\/30373"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}