{"id":30361,"date":"2021-11-28T10:49:15","date_gmt":"2021-11-28T09:49:15","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30361"},"modified":"2021-11-28T10:49:15","modified_gmt":"2021-11-28T09:49:15","slug":"cafo-beg-ulqini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30361","title":{"rendered":"CAFO BEG ULQINI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/cafo-beg-ulqini.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/cafo-beg-ulqini.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30362\" width=\"368\" height=\"604\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/cafo-beg-ulqini.jpg 242w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/cafo-beg-ulqini-183x300.jpg 183w\" sizes=\"auto, (max-width: 368px) 100vw, 368px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Fritz RADOVANI:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkodra dallohet per dy rryma t\u00eb ftohta ernash, per veriun q\u00eb vjen prej Stom Golemit, e pershkohej nep\u00ebr lagjen Rus dhe, murrlanin e Rrencit, q\u00eb vinte e shkapetej tek Dugajt\u2019 e Reja t\u00eb Shkodres per gjoksin e nj\u00eb Burri t\u00eb njohun dhe shum\u00eb t\u00eb Nderuem me Emnin Cafo Begu, e, q\u00eb t\u00eb dyja ktheheshin mrapa\u2026 Ishte Burr\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i thinjun, por trupi i madh sportiv gjithmon\u00eb i mbajtun dhe i k\u00ebrpitun, i veshun me pardysy ngjyr\u00eb qum\u00ebshti apo kostume kafe e krem, t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen. Ishte mjaft i pash\u00ebm, me sy shqiponj\u00eb gjithmon\u00eb vrojtues, nofulla t\u00eb gjana q\u00eb ng\u00ebrtheh\u00ebshin kur nxirnin \u00e7do tingull t\u00eb amb\u00ebl t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij josh\u00ebse. P\u00ebr pak koh\u00eb shihej se edhe klient\u00ebt e Tij ishin t\u00eb zgjedhun&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>E njoha nga viti 1961, tek dyqani i Tij si cingareshit\u00ebs. Fliste nj\u00eb Shqipe t\u00eb bukur dhe shum\u00eb terheq\u00ebse. Cafo Begu kishte nj\u00eb histori interesante t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.\u00a0Ai jetonte tek disa miq\u00eb t\u00eb tij dikund kah stadiumi. Nuk kishte familje as t\u00eb af\u00ebrm, mbasi ishte detyrue me i lan\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Jugosllavis\u00eb, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para mbas luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Botnore, kur andej edhe k\u00ebndej n\u00eb pushtet erdh\u00ebn komunist\u00ebt. N\u00eb Shqipni k\u00ebrkohej se ishte An\u00ebtar i kat\u00ebrshes s\u00eb Regjenc\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn e okupacionit gjerman me Maliq Beg Bushatin, At Anton Harapin dhe Lef Nosin. Nd\u00ebrsa, nga jugosllav\u00ebt paguhej me napolona ar koka e Tij, mbasi kishte deklarue botnisht se:\u00a0\u201cTrojet e mija jan\u00eb Tok\u00eb Shqiptare!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo deklarat\u00eb nuk ishte thjesht\u00eb e nj\u00eb pronari apo \u00e7ifligari tokash, po ishte: \u201c<em>Nj\u00eb shtytje mandej e\u00a0piramidave t\u00eb vume n\u00eb vitit 1913, n\u00eb Tok\u00ebn Shqiptare!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1968 u njoha ma af\u00ebr me T\u00e9. Ai m\u00eb tregoi se kishte njoh\u00eb edhe Bab\u00ebn tem dhe se kishte pas\u00eb edhe ky hobi p\u00ebr hipiz\u00ebm. Kishte disa foto nd\u00ebr plantacion\u00ebt e veta me kuaj. Ruente si relike fotografi t\u00eb grues s\u00eb vet dhe t\u00eb vajzave, t\u00eb para vitit 1945.<\/p>\n\n\n\n<p>Me largimin e trupave gjermane kishte shkue n\u00eb trojet e veta dhe, aty ishte strehue, madje, edhe ruejt\u00eb kok\u00ebn nd\u00ebr miq\u00eb e besnik\u00eb t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Kishte provue jet\u00ebn e shpellave, gropave, t\u00eb skamit dhe t\u00eb vuejtjes p\u00ebr disa vite deri me rastin e \u201camnestis\u00eb s\u00eb bame p\u00ebr faljen e jet\u00ebs s\u00eb atyne q\u00eb dor\u00ebzoh\u00ebn n\u00eb Shqipni\u201d dhe q\u00eb, nuk do t\u00eb d\u00ebnohen me vdekje nga gjykatat komuniste. Kishte kalue hetusit\u00eb speciale dhe ishte d\u00ebnue me shum\u00eb vite burg i p\u00ebrfshim\u00eb n\u00eb nenet e \u201ckrim\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs\u201d. Mbasi u lirue, erdhi n\u00eb Shkoder ku mbylli edhe jeten e Tij larg Familjes s\u00eb Vet t\u00eb Nderueme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dhjetorin e vitit 1968, hapi me mue bised\u00ebn p\u00ebr At Anton Harapin: \u201cAsht ken\u00eb nj\u00eb dhe nuk bahen dy si Ai!\u201d. N\u00eb vitin 1944, kur At Antoni, aty nga fundi i nandorit 1944 po kthehej nga Gjermania, ishte ndalue n\u00eb Podgoric\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb hotel, Ai asht takue me komandantin e trupave gjermane q\u00eb po largoheshin nga Shkodra. Komandanti gjerman e kishte njoftue At Antonin p\u00ebr largimin nga Shqipnia dhe e kishte ftue me ik\u00eb me ata, tue i sigurue q\u00eb do ta \u00e7onin ku do t\u00eb d\u00ebshronte At Antoni, p\u00ebr mos me ra n\u00eb duert e komunist\u00ebve, q\u00eb me 28 Nandor do t\u00eb hynin n\u00eb Shkoder.<\/p>\n\n\n\n<p>At Antoni nuk ka pranue me u largue nga Shqipnia dhe po kj\u00e9 nevoja do t\u00eb pranonte edhe vdekjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, Ai vet\u00eb nuk dinte shkak. Por kishte k\u00ebrkue nga gjenerali gjerman, \u201clargimin e trupave t\u00eb fundit t\u00eb ushtris\u00eb gjermane me dat\u00ebn 29 Nandor 1944 dhe jo, me 28 q\u00eb kishin planifikue ata\u201d, mbasi i kishte shpjegue q\u00eb \u201cnuk asht mir\u00eb me na njollos\u00eb Dit\u00ebn e Fest\u0451s s\u0451 Flamurit, me dit\u00ebn e okupacionit komunist t\u00eb Atdheut!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Komanda gjermane e ka pranue k\u00ebrkes\u00ebn e At Antonit dhe ushtar\u00ebt e fundit gjerman jan\u00eb largue nga Shkodra n\u00eb mengjezin e dat\u00ebs 29 Nandor. P\u00ebr k\u00ebte veprim At Antoni kishte vue n\u00eb dijeni at\u00eb nat\u00eb edhe Cafo Begun. T\u00eb nes\u00ebrmen ishte nis\u00eb p\u00ebr Shkoder, ndonse edhe Cafo Begu, e kishte ftue me qendrue aty ku do t\u00eb strehohej ky vet\u00eb, por as Cafo Begut Ai, nuk i kishte pranue me qendrue andej mbasi, \u201cnes\u00ebr kan\u00eb me than\u00eb, paska shkue At Antoni me ruejt\u00eb kryet tek serb\u00ebt e malazez\u0451t&#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Cafo Beg Ulqini e p\u00ebrfundonte bised\u00ebn me nj\u00eb konkluzion per At Antonin<em>: \u201cSh\u00ebrbimi i At Antonit, p\u00ebr mosnjollosjen e Dit\u00ebs s\u00eb Madhe<\/em>\u00a0<em>t\u00eb Flamurit, asht sh\u00ebrbimi ma i madh q\u00eb nj\u00eb Atdhetar si At Anton Harapi, mundet me i ba Atdheut t\u00eb vet. Ka me ardh\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebte vep\u00ebr Ai do t\u00eb zan\u00eb vendin q\u00eb meriton n\u00eb Historin\u00eb e Popullit Shqiptar!\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kujtoj, q\u00eb m\u00eb thonte nj\u00ebdit\u00eb i Ndjeri Cafo Beg: \u201cKaq shum\u00eb kan\u00eb rrejt\u00eb komunistat, sa v\u00ebrej tashti n\u00eb 1974 se, tue lexue dokumentat historike t\u00eb botueme n\u00eb k\u00ebta 30 vjet, e tham sinqerisht, nuk gjej asnj\u00eb fakt historik t\u00eb shkruem pa fallsifikime dhe shtrembnime, madje as, edhe vet\u00eb aktin e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlon\u00eb me 28 Nandor 1912, at\u00e9 q\u00eb kan\u00eb botue k\u00ebta!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Falsifikator\u00ebt e historis\u00eb s\u00eb lavdishme t\u00eb Shqipnis\u00eb, ishin e mbesin bijt\u00eb e pandreqsh\u00ebm t\u00eb baballarve t\u00eb vet!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong><strong>Melbourne, 27 Nandor 2021.<\/strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fritz RADOVANI: Shkodra dallohet per dy rryma t\u00eb ftohta ernash, per veriun q\u00eb vjen prej Stom Golemit, e pershkohej nep\u00ebr lagjen Rus dhe, murrlanin e Rrencit, q\u00eb vinte e shkapetej tek Dugajt\u2019 e Reja t\u00eb Shkodres per gjoksin e nj\u00eb Burri t\u00eb njohun dhe shum\u00eb t\u00eb Nderuem me Emnin Cafo Begu, e, q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30362,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,15],"tags":[2803,3000],"class_list":["post-30361","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-portrete","tag-cafo-beg-ulqini","tag-fritz-radovani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30361","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30361"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30361\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30363,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30361\/revisions\/30363"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30362"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30361"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30361"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30361"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}