Raif Rafo Gorana<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n
Nga Gani Karamanaga<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Viti 1944. Rafoja me familje ishte n\u00eb Shkod\u00ebr te v\u00ebllez\u00ebrit e Halimes n\u00eb Zdrale. Aty ishte edhe sht\u00ebpia e tij t\u00eb cil\u00ebn e ka pasur t\u00eb trash\u00ebguar nga babai i tij Latifi. N\u00eb af\u00ebrsi ishte \u00c7inari 100 vje\u00e7ar, i lart\u00eb 20 metra, me deg\u00eb t\u00eb shumta, me zhurm\u00ebn e k\u00ebndshme t\u00eb qindra zogj\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl. Ishin aty edhe disa dyqane p\u00ebr shitjen e gj\u00ebrave ushqimore, dhe nj\u00eb kafene e vog\u00ebl.
Dit\u00ebn e par\u00eb pas largimit t\u00eb okupatorit nga Ulqini, Rafoja u kthye n\u00eb vendlindje. Me t\u00eb filluar Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ai i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur L\u00ebvizjes kund\u00ebr okupatorit. N\u00eb nj\u00ebsitet partizane ka pasur autoritet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb formacione ka qen\u00eb edhe n\u00eb nivelin e komandantit.
Sheshi i vog\u00ebl para furr\u00ebs s\u00eb buk\u00ebs t\u00eb Leposava Kitanoviqit ( Kjo ishte ortodokse nga Shqip\u00ebria, motra e shkrimtarit Migjeni).
Pak m\u00eb larg Pazari i qytetit.
Ishte tubuar populli p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar \u00e7ka po flasin ata nga pushteti i ri\u2026
N\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e partizan\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe disa partizan\u00eb nga Shqip\u00ebria, sepse kishin pik\u00ebpamje t\u00eb nj\u00ebjta ideologjike. Pik\u00ebrisht nj\u00eb ushtar i cili ishte nga Bregu i Matit, e ka pasur m\u00eb vehte flamurin shqiptar dhe e ka nxjerr\u00eb nga \u00e7anta dhe ia ka dh\u00ebn\u00eb Rafos.
Foli m\u00eb i pari Luka, mandej Markoja, pastaj Milutini.
Erdhi rendi te Raif-Rafo Gorana.
Rafoja doli para popullit dhe filloi:
\u201c Populli i jem, ulqinak\u00eb t\u00eb mij\u00eb, po i isjell p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve, edhe malazez\u00ebve, ortodoks\u00ebve, katolikve dhe atyre t\u00eb besimit mysliman.
Ju uroj fitoren e madhe.
Armiku u largue.
Rroft\u00eb liria.
Kemi luftue s\u00eb bashku, ne do t\u00eb jetojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb Ulqin, vendin m\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb bot\u00eb\u2026\u201d
Mbasi pushoi pak, m\u00eb za t\u00eb lart\u00eb tha:
\u201cPor, po e shihni:
K\u00ebtu flamurin e Malit t\u00eb Zi si edhe at\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb, shtetit t\u00eb ri\u2026\u201d
Rafoja i nalt\u00eb, guximtar\u00eb.
I emocionuar, pushoi pak dhe vazhdoi:
\u201cPse, mos ta ket\u00eb vendin k\u00ebtu edhe flamuri shqiptar.
Nuk ka kurgja t\u00eb keqe.
Ne kemi luftue s\u00eb bashku p\u00ebr liri\u2026\u201d
Shok\u00ebt e Rafos malazias shikuan nj\u00ebri-tjetrin.
K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Rafos nuk u jan\u00eb p\u00ebrshtatur, nuk mendonin si Rafoja.
Raif Rafo Gorana p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, u b\u00eb faktor i rreziksh\u00ebm p\u00ebr pushtetin e tyre.
U takuan pasdite n\u00eb komand\u00eb n\u00eb hotelin \u201cJadran\u201d n\u00eb gadishullin Suka. Nuk diskutuan shum\u00eb. Ishin pes\u00eb vet\u00eb n\u00eb takim. Dy prej tyre mendonin ndryshe, p\u00ebr t\u00eb rujtuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet popujve e konfesioneve. Ata u munduan ta arsyetojn\u00eb fjalimin e Rafos, por megjithat\u00eb vendos\u00ebn p\u00ebr elimimin e tij.
Nd\u00ebr t\u00eb tjera than\u00eb:
\u201cN\u00eb Ulqin kemi pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira. Kur kemi ardhur k\u00ebtu pas dorzimit t\u00eb Ulqinit Malit t\u00eb Zi, populli I k\u00ebtij vendi na ka ndihmue, nuk kemi kalue keq, kemi pasur shkime dhe ardhje nd\u00ebrmjet nj\u00ebri tjetrit, un\u00eb kam punue ullisht\u00ebn me v\u00ebllaun tim te shqiptari\u2026\u201d
Foli tjetri:
\u201cNe e kemi fitue luft\u00ebn, nuk mundemi ti lejojm\u00eb at\u00eb \u00e7ka ka ndodhur sot, p\u00ebr ne Rafoja isht i rreziksh\u00ebm, populli e don, isht\u00eb prej familjes t\u00eb njohur. Ai do t\u00eb eliminohet..\u201d
Tjetri i dha t\u00eb drejt\u00eb:
\u201c Ke t\u00eb drej\u00ebt, Rafoja ishte patriot shqiptar\u00eb.
Ai isht penges\u00eb p\u00ebr ne\u2026 Nes\u00ebr heret para se t\u00eb zbardh drita do ti \u00e7ojm edhe dy tjert\u00eb (Hodo beg Bushatin dhe djalin e tij Ahmetin) s\u00eb bashku me k\u00ebt\u00eb tonin ( Radovan Aleksiqin) deri te \u00c7inari i Mo\u00e7\u00ebm\u2026\u201d
Vlerat e Raif-Rafo Goran\u00ebs personale e familjare e b\u00ebn\u00eb t\u00eb dallohej nga t\u00eb tjer\u00ebt, andaj si i till\u00eb nuk ishte i pranuesh\u00ebm dhe i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr pushtetin e komunist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt e mor\u00ebn pushtetin n\u00eb Ulqin nga n\u00ebntori i vitit 1944. Ato nuk zgjodh\u00ebn mjete dhe m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb eliminuar personat dhe familjet me autoritet n\u00eb Ulqin.
Sht\u00ebpia n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb shkon p\u00ebr n\u00eb Mal t\u00eb Bardh\u00eb. Dera e madhe e oborrit dy kapak\u00ebsh, oborri i vog\u00ebl, n\u00eb k\u00ebnd pusi.
N\u00eb parter ishte hyrja, pastaj dhoma e madhe, kuzhina. N\u00eb katin e dyt\u00eb ishin tri dhoma gjumi.
Gjyshja e Rafos, Sulltana ishte n\u00eb mendime. Kur Rafoja erdhi n\u00eb sht\u00ebpi gjyshja i tha:
\u201cE d\u00ebgjova se \u00e7ka ka qen\u00eb para furr\u00ebs t\u00eb Leposav\u00ebs sot para dite.
Bukur ke fol\u00eb, por atyre shok\u00ebve tu nuk u besohet, shumica prej atyre nuk kan\u00eb mendimet e tuja. Ti je tesh n\u00eb za, kund\u00ebrshtari i tyne, kam frik\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn tande, ti e din se na dridhem p\u00ebr ty\u2026\u201d
As Halimja nuk kishte qet\u00ebsi, u mundonte t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e fort\u00eb. Kishte shtr\u00ebngim n\u00eb gjoks. Nuk fliste. Por, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ishte krenare p\u00ebr burrin e saj:
\u201cU tregue patriot, shqiptar i madh, por nuk i besonte shok\u00ebve tij malazias\u00ebve.
Shumica prej tyre mendojshin ndryshe\u2026\u201d
Motra Nurije nuk b\u00ebnte z\u00eb. Ajo at\u00ebher\u00eb ka pasur vet\u00ebm dhjet vjet. Edhe ajo ishte e shqet\u00ebsuar. Erdhi edhe Limonja-Bonja, motra e madhe.
\u201cT\u00eb lumt\u00eb v\u00ebllau im, nuk u xehet bes\u00eb k\u00ebtyre, kemi t\u00eb gjith\u00eb frik\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn tande\u2026\u201d
Mozhuri \u00ebsht\u00eb mali m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Ulqinit.
Rafoja sa kaloi dita, pas akshamit doli nga sht\u00ebpia, nuk i tregoji askuj se ku po shkon. P\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00eb or\u00eb mb\u00ebrriti deri te Ga\u00e7i. Pastaj filloi t\u00eb ngjitet Malit t\u00eb Mozhurit.
Ishte nat\u00eb, Rafoja ishte i vendosur. N\u00eb maje t\u00eb lisit t\u00eb vjet\u00ebr e ngriti flamurin shqiptar. E vendosi flamurin kuq e zi. Kjo ishte \u00ebndrra e Raif-Rafo Goran\u00ebs.
Por, si n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tjera, ishte i p\u00ebrcjellur\u2026
Rafoja u kthye n\u00eb sht\u00ebpi pas mesnat\u00ebs. Gjyshja Sulltana dhe gruaja Halimja nuk flenin. Sulltana e pyeti:
\u201cKu ke qen deri tesh, kemi qen\u00eb n\u00eb mendime p\u00ebr ty..\u201d
\u201cTesh ju kallxoji nes\u00ebr, pushoni. Un\u00eb kam ba at\u00eb q\u00eb e kam pasur n\u00eb mendimet e \u00ebndrrat e mija\u2026\u201d
(Nga romani n\u00eb dor\u00ebshkrim \u201c\u00c7inari i Mo\u00e7\u00ebm\u201d)<\/em><\/p>\n\n\n\n
\/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Gani Karamanaga Viti 1944. Rafoja me familje ishte n\u00eb Shkod\u00ebr te v\u00ebllez\u00ebrit e Halimes n\u00eb Zdrale. Aty ishte edhe sht\u00ebpia e tij t\u00eb cil\u00ebn e ka pasur t\u00eb trash\u00ebguar nga babai i tij Latifi. N\u00eb af\u00ebrsi ishte \u00c7inari 100 vje\u00e7ar, i lart\u00eb 20 metra, me deg\u00eb t\u00eb shumta, me zhurm\u00ebn e k\u00ebndshme t\u00eb qindra […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30343,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[397,2997],"class_list":["post-30342","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-gani-karamanaga","tag-raif-rafo-gorana"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30342","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30342"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30342\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30345,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30342\/revisions\/30345"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}