{"id":30339,"date":"2021-11-25T16:02:32","date_gmt":"2021-11-25T15:02:32","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30339"},"modified":"2021-11-25T16:02:32","modified_gmt":"2021-11-25T15:02:32","slug":"masaker-ne-plantacionin-e-ullinjve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30339","title":{"rendered":"Masak\u00ebr n\u00eb plantacionin e ullinjve"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Ullini.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Ullini.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30340\" width=\"797\" height=\"578\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Ullini.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Ullini-300x218.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 797px) 100vw, 797px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb vitin 1990 prona filloi t\u2019u kthehet qytetar\u00ebve, sepse \u00e7do gj\u00eb ndryshoi, edhe ligji. Parcelat me ullinj dhe tokat iu kthyen pronar\u00ebve. Nd\u00ebrmarrja \u201cAgro Ulqini\u201d falimentoi n\u00eb vitin 1995. K\u00ebshtu nisi edhe shkat\u00ebrrimi i nd\u00ebrmarrjes. Pronar\u00ebt nuk iu kthyen me dashamir\u00ebsi pronave. Rendimenti u zvog\u00eblua. Fabrika m\u00eb e madhe e vajit t\u00eb ullirit e nd\u00ebrpreu pun\u00ebn. Dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ndodh\u00ebn p\u00ebr Fush\u00ebn e Ulqinit, p\u00ebr ullisht\u00ebn e saj. Ajo filloi t\u00eb betonohet, me sht\u00ebpi q\u00eb lind\u00ebn si k\u00ebrpudhat pas shiut. Pushteti lokal nuk mori masa, nd\u00ebrsa ullinjt\u00eb filluan t\u00eb shkat\u00ebrrohen dhe t\u00eb hiqen nga ara, sepse u nd\u00ebrtuan sht\u00ebpi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Asllan Bisha<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fusha e Ulqinit u mor nga pushteti pas Luft\u00ebs Nacional-\u00c7lirimtare. Dora e pushtetit ishte e fuqishme. Askush s\u2019guxoi t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb. Pushteti trumbetonte se e b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit. Dhe ashtu u veprua. K\u00ebtu u mboll\u00ebn 11 mij\u00eb rr\u00ebnj\u00eb ullinj, kryesisht lloji italian. Agronom\u00ebt, djem me p\u00ebrvoj\u00eb dhe vullnet t\u00eb mir\u00eb, punuan n\u00eb ullisht\u00eb. Dhe Ulqini, p\u00ebrve\u00e7 60 mij\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve ekzistuese, tani siguroi 71 mij\u00eb ullinj.<br>Ullinjt\u00eb e rinj l\u00ebshuan rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb Fush\u00ebn e Ulqinit pasi ekspert\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb, agronom\u00ebt, i ishin p\u00ebrmbajtur projektit dhe kishin punuar sipas parimeve shkencore, b\u00ebn\u00eb kullimin e tok\u00ebs dhe sistemin e drenazhimit. Trungjet e ullinjve dhe kurorat e tyre u rrit\u00ebn, u mbush\u00ebn plot dhe vjelja e ullinjve u b\u00eb me shkundje dhe nuk lejohej q\u00eb t\u00eb binte ulliri n\u00eb tok\u00eb. Ishte di\u00e7ka e paprovuar deri at\u00ebher\u00eb n\u00eb Ulqin.<br>Ullishta e Ulqinit po p\u00ebrparonte. U nd\u00ebrtua edhe fabrika e vajit t\u00eb ullirit. U pun\u00ebsuan qindra pun\u00ebtor\u00eb. Por n\u00eb vitin 1990 filloi t\u2019u kthehet prona qytetar\u00ebve, sepse \u00e7do gj\u00eb ndryshoi, edhe ligji. Parcelat me ullinj dhe tokat iu kthyen pronar\u00ebve. Nd\u00ebrmarrja \u201cAgro Ulqini\u201d falimentoi n\u00eb vitin 1995. K\u00ebshtu nisi edhe shkat\u00ebrrimi i nd\u00ebrmarrjes. Pronar\u00ebt nuk iu kthyen me dashamir\u00ebsi pronave. Rendimenti u zvog\u00eblua. Fabrika m\u00eb e madhe e vajit t\u00eb ullirit e nd\u00ebrpreu pun\u00ebn. Dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ndodh\u00ebn p\u00ebr Fush\u00ebn e Ulqinit, p\u00ebr ullisht\u00ebn e saj. Shum\u00eb vet\u00eb gjet\u00ebn rastin e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i shitur ngastrat, parcelat e ullisht\u00ebs. Ajo filloi t\u00eb betonohet, me sht\u00ebpi q\u00eb lind\u00ebn si k\u00ebrpudhat pas shiut. Dhe u b\u00eb nj\u00eb privatizim i eg\u00ebr, i pam\u00ebshirsh\u00ebm. Askush nuk nd\u00ebrhyri. Pushteti lokal nuk mori masa, nd\u00ebrsa ullinjt\u00eb filluan t\u00eb shkat\u00ebrrohen dhe t\u00eb hiqen nga ara, sepse u nd\u00ebrtuan sht\u00ebpi.<br>Komuna e Ulqinit, parlamenti lokal, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga shumica e shqiptar\u00ebve, votuan q\u00eb kjo tok\u00eb t\u00eb lejohet p\u00ebr nd\u00ebrtim. U legalizua dhe nd\u00ebrtimi u lejua. Lind\u00ebn nd\u00ebrtesa shum\u00ebkat\u00ebshe, ku secili i ngriti objektet sipas planit dhe interesit t\u00eb tij. Dhe kjo pjes\u00eb fitoi pamje t\u00eb re. Askush nuk u m\u00ebrzit se plani u keqtrajtua dhe kjo pjes\u00eb nuk ka nj\u00eb harmoni projektimi, por secili nd\u00ebrtoi dhe po nd\u00ebrton sipas d\u00ebshir\u00ebs. Nj\u00eb met\u00ebr katror i tok\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb kushton 200 euro, por edhe m\u00eb shum\u00eb. Askush s\u2019mund ta ndaloj\u00eb fenomenin e shitjes. Edhe pse Komuna e Ulqinit kishte mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb Gjerana, n\u00eb kod\u00ebr. Dhe ne nuk m\u00ebrzitemi, sidomos deputet\u00ebt tan\u00eb, se u zu Fusha e Ulqinit dhe u shkat\u00ebrrua plantacioni i ullisht\u00ebs. Dhe s\u2019u m\u00ebrzit\u00ebn se tok\u00ebn pjellore dhe ullisht\u00ebn e shkat\u00ebrruan. Ata thon\u00eb: kemi mjaft tok\u00eb pjellore, askush s\u2019e punon at\u00eb q\u00eb kemi. Pra, mendohet shkurt. Dhe shkat\u00ebrrohet toka pjellore. As armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj s\u2019e kishin lejuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pra, mendohet vet\u00ebm p\u00ebr sot, jo p\u00ebr nes\u00ebr, nd\u00ebrsa shkenca nuk iu duhet. Harrojn\u00eb se sikur t\u00eb prodhonim ushqim ekologjik do t\u2019ia rrisnim vler\u00ebn turizmit. Sot asgj\u00eb s\u2019k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb se ushqimi ekologjik.<br>Ne kryesisht reagojm\u00eb me vones\u00eb. Ajo do t\u00eb na kthehet bumerang. \u00c7udi si nuk e duam vendlindjen dhe as nuk punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn dhe ardhm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Gabimet do t\u00eb na kushtojn\u00eb. Ne s\u2019jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se me dor\u00ebn ton\u00eb po i shkat\u00ebrrojm\u00eb resurset e Ulqinit. \/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1990 prona filloi t\u2019u kthehet qytetar\u00ebve, sepse \u00e7do gj\u00eb ndryshoi, edhe ligji. Parcelat me ullinj dhe tokat iu kthyen pronar\u00ebve. Nd\u00ebrmarrja \u201cAgro Ulqini\u201d falimentoi n\u00eb vitin 1995. K\u00ebshtu nisi edhe shkat\u00ebrrimi i nd\u00ebrmarrjes. Pronar\u00ebt nuk iu kthyen me dashamir\u00ebsi pronave. Rendimenti u zvog\u00eblua. Fabrika m\u00eb e madhe e vajit t\u00eb ullirit e nd\u00ebrpreu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30340,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30339","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30339","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30339"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30339\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30341,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30339\/revisions\/30341"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30340"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30339"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30339"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30339"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}