{"id":30322,"date":"2021-11-24T15:15:14","date_gmt":"2021-11-24T14:15:14","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30322"},"modified":"2021-11-24T15:15:14","modified_gmt":"2021-11-24T14:15:14","slug":"ambasadori-william-walker-punoni-per-kauzen-qe-bashkon-te-gjithe-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30322","title":{"rendered":"AMBASADORI WILLIAM WALKER: PUNONI P\u00cbR KAUZ\u00cbN Q\u00cb BASHKON T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/william-walker-masakra-e-racakut.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"573\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/william-walker-masakra-e-racakut.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7341\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/william-walker-masakra-e-racakut.jpg 573w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/william-walker-masakra-e-racakut-300x209.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 573px) 100vw, 573px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi pata nderin t\u00eb merrja pjes\u00eb si i ftuar n\u00eb aktivitetin e \u201cAkademis\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb 66 Vjetorin e Dit\u00eblindjes s\u00eb Komandantit Legjendar, Heroit t\u00eb Kombit, Adem Jashari dhe 109 Vjetorin e Pavaresis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d &nbsp;Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Shqiparo- Amerikane \u201cSkenderbej\u201d Inc., dhe Shkolla Shqipe \u201cAlba Life\u201d, t\u00eb dyja me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Nju Jork, si dhe n\u00eb Online. I ftuar i posa\u00e7\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim ishte edhe ish-Ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara, William Walker &#8212; ish-shefi i Misionit verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, i cili erdhi enkas nga Washingtoni p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur, me k\u00ebt\u00eb rast, komunitetin shqiptaro-amerikan n\u00eb sall\u00ebn \u201cIllyria\u201d t\u00eb siguruar nga politikani shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj, pik\u00ebrisht p\u00ebr aktivitete t\u00eb tilla dhe t\u00eb tjera, n\u00eb lagj\u00ebn Bronx, New York.<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadori Walker, si mik amerikan i dalluar i Kombit shqiptar, vazhdimisht dhe shpesh merr pjes\u00eb n\u00eb organizime t\u00eb ndryshme t\u00eb komunitetit ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara , nd\u00ebrsa ndjek\u00eb me kujdes edhe ngjarjet politike n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Ballkanin P\u00ebrendimor.&nbsp; Thon\u00eb se miku i mir\u00eb dallohet n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, nuk kishte m\u00eb mik t\u00eb mir\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Janarit, 1999, se Ambasadorin William Walker i vendosur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb Misionit verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp; Zot ruajna t\u00eb kishte qen\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr shef i k\u00ebtij misioni, nga ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr an\u00ebtar i OSBE-s\u00eb n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb kritike p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 si shef i Misionit Verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb. Por ishte amerikani William Walker, t\u00eb cilit nuk i trembej syri as nuk kishte frik\u00eb nga kriminel\u00ebt e Milloshevi\u00e7it.&nbsp; Me t\u00eb d\u00ebgjuar se di\u00e7ka e tmershme kishte ndodhur n\u00eb Re\u00e7ak, me 22 Janar 1999 \u2013 n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ftoht\u00eb e dimrit n\u00eb Kosov\u00eb &#8212; ai niset nga Prishtina p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vet d\u00ebshmitar i asaj masakre n\u00eb Re\u00e7ak.&nbsp; Me t\u00eb k\u00ebthyer n\u00eb Prishtin\u00eb, Ambasadori Walker i njoftoi bot\u00ebs t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi masakr\u00ebn e Re\u00e7akut dhe p\u00ebr krimet q\u00eb po b\u00ebnte regjimi kriminal i Serbis\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ishte ky nj\u00eb alarm i Z. Walker q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund bindi edhe ata skeptik\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt minimizonin krimet e terroriste serbe n\u00eb Kosov\u00eb, se \u00e7far\u00eb po ndodhte, v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb at\u00eb vend. Ambasadori Walker vazhdoi t\u00eb sh\u00ebrbente si d\u00ebshmitar duke folur t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn e krimeve q\u00eb po ndodhnin n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 nj\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund bindi bot\u00ebn se di\u00e7ka duhej b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar \u2013 para se t\u00eb ishte tep\u00ebr von\u00eb &#8212; nj\u00eb gjenocid t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nga forcat terroriste t\u00eb policis\u00eb dhe ushtris\u00eb serbe kund\u00ebr popull\u00ebsis\u00eb s\u00eb pafajshme dhe t\u00eb pa armatosur shqiptare.&nbsp; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, apeli i tij trondit\u00ebs pas masakr\u00ebs q\u00eb kishte par\u00eb, ishte nj\u00eb thirrje drejtuar bot\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ushtarake t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga zhdukja nj\u00eb popull t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb pambrojtur.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, 22 vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb, miku i shqiptar\u00ebve &#8212; i Kosov\u00ebs dhe i Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 dekada pas shembjes s\u00eb komunizmit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 Ambasadori William Walker ka nj\u00eb shqet\u00ebsim dhe nj\u00eb thirrje tjet\u00ebr p\u00ebr fatin e shqiptar\u00ebve. Por k\u00ebsaj radhe, mesazhi i tij nuk i drejtohet bot\u00ebs s\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar shqiptar\u00ebt nga ndonj\u00eb gjenocid i mund\u00ebsh\u00ebm, por u b\u00ebn thirrje vet\u00eb shqiptar\u00ebve dhe liderve t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb kujdes\u00ebn, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr interesin komb\u00ebtar. &nbsp;K\u00ebsaj klase politike, deri m\u00eb sot, si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb, kryesisht, e d\u00ebshtuar an\u00eb e mban\u00eb trojeve arb\u00ebrore &#8212; e cila me sjelljet e saja po \u00e7udit\u00eb bot\u00ebn dhe po zhg\u00ebnjen shqiptar\u00ebt me keq-qeverisjen, korrupsionin e thell\u00eb dhe munges\u00ebn e shtetit ligjor \u2013 duke i detyruar shqiptar\u00ebt t\u00eb braktisin trojet e veta, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. &nbsp;Ambasadori Walker u tha t\u00eb pranish\u00ebmve n\u00eb tubimin e Nju Jorkut se ndihej shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb sheh aq shum\u00eb shqiptar\u00eb, nga t\u00eb gjitha trojet t\u00eb mbledhur s\u00eb bashku <strong>\u201cp\u00ebr kauz\u00ebn shqiptare\u2026jo p\u00ebr kauz\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, jo p\u00ebr kauz\u00ebn e Kosov\u00ebs, por p\u00ebr kauz\u00ebn q\u00eb un\u00eb mendoj se bashkon t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt\u201d, <\/strong>theksoi ish-didplomati amerikan<strong>.&nbsp; <\/strong>Ambasadori Walker tha se ka probleme an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, t\u00eb cilat sipas tij, <strong>\u201cmund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen, para se t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen\u201d.<\/strong> Shqip\u00ebria ka probleme, Kosova ka probleme, shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb p\u00ebrballen me probleme. Problemet, shtoi Ambasadori Walker, jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs politike, breznish\u00eb, q\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb popullin, probleme t\u00eb llojlojshme q\u00eb ndajn\u00eb e p\u00eb\u00e7ajn\u00eb trojet shqiptare, e si p\u00ebrfundim edhe diaspor\u00ebn.&nbsp; \u201c\u00cbsht\u00eb diskurajues fakti\u201d, tha ai, \u201cq\u00eb Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e bashkuar ashtuq\u00eb (aktor\u00ebt politik\u00eb) t\u00eb mund t\u00eb bisedojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ndryshimet q\u00eb ekzistojn\u00eb midis tyre\u201d. &nbsp;E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb diaspor\u00eb, shtoi Z. Walker. \u201cUn\u00eb njoh shqiptar\u00eb q\u00eb un\u00eb i respektoj\u201d, shtoi ai, \u201ce t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebshtesin Edi Ram\u00ebn, Sali Berish\u00ebn ose ndonj\u00eb tjet\u00ebr parti politike. Dhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs, kur takoj shqiptar\u00eb nga Kosova, nuk m\u00eb duhet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb minut\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar se cil\u00ebs parti i p\u00ebrkasin, LDK-s\u00eb, PDK-s\u00eb, AAK-s\u00eb.&nbsp; K\u00ebto gj\u00ebra\u201d, tha Ambasadori Walker, \u201ctentojn\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb e p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb edhe diaspor\u00ebn aq sa p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb edhe trojet shqiptare. &nbsp;Z. Walker tha se ka shpres\u00eb se diaspora do t\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb kontribut m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb ndihmuar, eventualisht n\u00eb zgjidhjen e disa prej k\u00ebtyre problemeve. \u201cP\u00ebr\u00e7arjet jan\u00eb aq t\u00eb thella, problemet jan\u00eb aq t\u00eb m\u00ebdha, sa q\u00eb un\u00eb nuk shoh asnj\u00eb person dhe asnj\u00eb parti politike n\u00eb asnj\u00eb prej trojeve shqiptare q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballet me problemet ekzistuese, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i zgjidhur ato. Por nga ana tjet\u00ebr, theksoi ai, \u201cDiaspora e cila posedon talente dhe breze t\u00eb reja q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi arsimi, q\u00eb prind\u00ebrit e tyre nuk i kan\u00eb pasur, n\u00ebqoftse ata bashkojn\u00eb forcat do mund t\u00eb shihni marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira midis diaspor\u00ebs dhe trojeve shqiptare, si dhe p\u00ebrpparim drejt\u00eb realizimit t\u00eb objektivave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb gjitha ato troje\u201d p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre. Ai i b\u00ebri thirrje diaspor\u00ebs q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr \u201ckauz\u00ebn e p\u00ebrgjith\u00ebshme shqiptare\u201d, jo p\u00ebr nj\u00eb parti politike ose nj\u00eb lider politik.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 duket, Ambasadori William Walker e ndjek\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi situat\u00ebn dhe zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe si rrjedhim \u2013 \u00ebsht\u00eb, ashtu si\u00e7 jemi shum\u00eb prej nesh &#8212; p\u00ebrfshir edhe autorin e k\u00ebtyre rreshtave modest\u00eb &#8212; tep\u00ebr i shqet\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb alarmuar me situat\u00ebn aktuale konfliktuale politike dhe krejt\u00ebsisht shp\u00ebrfill\u00ebse ndaj rreziqeve politike, ekonomike dhe komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrball t\u00eb cilave gj\u00ebnden sot shqiptar\u00ebt, an\u00eb e mban\u00eb trojeve arb\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij para 250-300 shqiptaro-amerikan\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt ishin mbledhur fund jav\u00ebn e kaluar n\u00eb sall\u00ebn e re \u201cIllyria\u201d n\u00eb Nju Jork \u2013 ku pata nderin dhe privilegjin t\u2019isha i ftuar edhe un\u00eb &#8212; p\u00ebr t\u00eb kujtuar Heroin Legjendar Adem Jashari n\u00eb 66-vjetorin e dit\u00eblindjes s\u00eb tij dhe p\u00ebr t\u00eb festuar 109-vjetorin e shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 Ambasadori Walker u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve kudo gj\u00ebnden \u2013 dhe sidomos lider\u00ebve politik\u00eb shqiptar\u00eb \u2013 q\u00eb t\u00eb vendosin mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, interesat komb\u00ebtare. Apeli i drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb i nj\u00eb miku t\u00eb Shqiptar\u00ebve, i cili ia do t\u00eb mir\u00ebn Kombit shqiptar \u2013 jo vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u2013 por gjithmon\u00eb, u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve dhe liderve shqiptar\u00eb duke iu drejtuar, pak a shum\u00eb,me k\u00ebto fjal\u00eb:&nbsp; Vendosni kombin tuaj mbi egot tuaja, mbi interesat politike, mbi lider\u00ebt politik\u00eb. Promovoni interesin dhe komunitetin shqiptar kudo n\u00eb bot\u00eb. Un\u00eb sot jam k\u00ebtu p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb,<strong> t<\/strong>ha Z Walker.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar dhe sy p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, duke marr\u00eb parasysh gj\u00ebndjen aktuale brenda dy shteteve shqiptare si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshtet\u00ebrore Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, nuk besoj se ka k\u00ebshill\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr klas\u00ebn politike konfliktuale shqiptare, an\u00eb e mban\u00eb trojeve arb\u00ebrore, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga nj\u00eb mik i madh i Kombit Shqiptar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ambasadori William Walker. I cili po t\u00eb mos kishte pasur guximin t\u00eb shkonte n\u00eb Re\u00e7ak at dit\u00eb t\u00eb Janarit 1999, nuk di si t\u00eb q\u00ebndronin pun\u00ebt sot me Kosov\u00ebn dhe me t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet dardane, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi, Ambasadori William Walker nuk foli p\u00ebr ndonj\u00eb rrezik q\u00eb u k\u00ebrc\u00ebnohet sot shqiptar\u00ebve nga t\u00eb huajt, por si nj\u00eb v\u00ebrejt\u00ebs i gj\u00ebndjes aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 m\u2019u duk sikur\u00eb ai paralajm\u00ebroi shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb ken\u00eb kujdes nga rreziku i p\u00ebrbrend\u00ebsh\u00ebm \u2013 nga konfliktet dhe grindjet politike nd\u00ebr-partiake dhe mosmarrveshjet nd\u00ebr-shtet\u00ebrore Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb dhe midis liderve t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb paralajm\u00ebrim q\u00eb, At Gjergj Fishta pothuaj 100-vjet m\u00eb par\u00eb, ia ka drejtuar klas\u00ebs s\u00eb at\u00ebher\u00ebshme politike shqiptare, <strong>mbi rrezikun e p\u00ebrbrendsh\u00ebm, q\u00eb sipas tij i kanosej Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptarve. Paralajm\u00ebrimi i Fisht\u00ebs &#8212; th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb tjera nga Ambasadori William Walker, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar aktualitetin e sot\u00ebm politik\u00eb n\u00eb bot\u00ebn shqiptare &#8212; \u00ebsht\u00eb aktual p\u00ebr politik\u00ebn e sotme dhe p\u00ebrball rreziqeve me t\u00eb cilat po p\u00ebrballen sot Shqip\u00ebria dhe Kosova. \u201cRreziku i p\u00ebrbrendsh\u00ebm\u201d, n\u00eb koh\u00ebn e Fisht\u00ebs ishin \u201cvagabond\u00ebt, sallahan\u00ebt, t\u00eb shiturit\u201d, nd\u00ebrsa sot, jo fort ndryshe nga at\u00ebher\u00eb, jan\u00eb lider\u00ebt autoritar\u00eb modern\u00eb, pretendues t\u00eb pushtetit, &nbsp;t\u00eb korruptuarit, p\u00ebrfshir politikan\u00ebt n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, trafikant\u00ebt, dhe pazarxhinjt\u00eb e trojeve. \u201cKombi s\u2019do rrejt\u00eb! Kombit i duhen \u00e7el\u00eb syt\u00eb!\u201d<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadori William Walker p\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve kudo, ka len\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella dhe vul\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe dhe t\u00eb mbar\u00eb Kombit shqiptar, prandaj fjal\u00ebve t\u00eb tija duhet t\u2019u vihet vesh.&nbsp; Interesat komb\u00ebtare mbi t\u00eb gjitha, porositi ai, n\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve! Porositi miku i shqiptar\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve n\u00eb Nju Jork, n\u00eb kujtim t\u00eb Adem Jasharit dhe t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb atij Adem Jasharit i cili vendosi mbi t\u00eb gjitha &#8212; interesat komb\u00ebtare t\u00eb Shqiptaris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; duke sakrifikuar to \u00e7do gj\u00eb t\u00eb sh\u00ebnj\u00ebt n\u00eb jet\u00ebn e tij, p\u00ebrfshir familjen. Nep\u00ebrmjet fjal\u00ebve t\u00eb William Walker drejtuar shqiptar\u00ebve t\u00eb Nju Jork-ut t\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi, edhe Komandanti legjendar Adem Jashari u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve kudo dhe sidomos liderve t\u00eb tyre aktual\u00eb, q\u00eb t\u00eb nderojn\u00eb, t\u00eb respektojn\u00eb dhe t\u00eb kujtojn\u00eb sakrificat e tija, t\u00eb familjes Jashari dhe t\u00eb gjith\u00eb deshmor\u00ebve t\u00eb ren\u00eb p\u00ebr liri e demokraci, duke vendosur kombin mbi egot tuaja, mbi interesat politike dhe mbi lider\u00ebt tuaj aktual\u00eb politik\u00eb,sidomos, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mjaft kritike p\u00ebr mbar\u00eb Kombin shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi pata nderin t\u00eb merrja pjes\u00eb si i ftuar n\u00eb aktivitetin e \u201cAkademis\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb 66 Vjetorin e Dit\u00eblindjes s\u00eb Komandantit Legjendar, Heroit t\u00eb Kombit, Adem Jashari dhe 109 Vjetorin e Pavaresis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d &nbsp;Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Shqiparo- Amerikane \u201cSkenderbej\u201d Inc., dhe Shkolla Shqipe \u201cAlba Life\u201d, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7341,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30322","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30322"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30322\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30323,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30322\/revisions\/30323"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}