{"id":30311,"date":"2021-11-21T14:57:00","date_gmt":"2021-11-21T13:57:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30311"},"modified":"2021-11-22T14:59:01","modified_gmt":"2021-11-22T13:59:01","slug":"jehona-e-vepres-heroike-e-adem-jasharit-ne-diplomacine-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30311","title":{"rendered":"JEHONA E VEPR\u00cbS HEROIKE E ADEM JASHARIT N\u00cb DIPLOMACIN\u00cb BOT\u00cbRORE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0LIDHJET E FAMILJES JASHARI ME LAHUT\u00cbN E MALCIS\u00cb T\u00cb AT GJERGJ FISHT\u00cbS<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes organizator\u00ebt e k\u00ebtij tubimi \u2013 Kryetarin e Shoqat\u00ebs Shqiptaro-Amerikane, \u201cSkenderbej\u201d, Zotin Mark Qehaja, me bashkpuntor\u00ebt e tij t\u00eb Shoqat\u00ebs \u2013 e cila me krenari mban em\u00ebrin e Kryetrimit dhe t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebmonshmit t\u00eb Kombit shqiptar \u2013 Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, si dhe Shkoll\u00ebn Shqipe Alba Life &#8211; Ambasador i Kombit. U fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr ftes\u00ebn. Gjithmon\u00eb qofshi faqe bardh\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>I am humbled and so honored to be here with one of the greatest friends of the Albanian nation, His Excellency Ambassador William Walker. I don\u2019t know what would have happened if Ambassador Walker had not gone to Re\u00e7ak that cold day of January 1999.&nbsp; We need more ambassadors like William Walker &#8212; to speak the truth to the world. Ambassador Walker may God give you health and a long life, so that you may continue to be a Witness.<\/p>\n\n\n\n<p>And Mark Gjonaj, our Councilman \u2013 how great is this place for our community \u2013 the best thing that has ever happened for the Albanian-American community. You have given a voice to this community, like never before. Thank you for your exemplary service to our community.&nbsp; God bless you, and we wish you the best in whatever new endeavor you decide to pursue, my friend!<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs: do preki, shkurtimisht, dy tema: Jehon\u00ebn q\u00eb b\u00ebri vepra heroike e Adem Jasharit n\u00eb diplomacin\u00eb bot\u00ebrore, per\u00ebndimore \u2013 dhe frym\u00ebzimin e fuqish\u00ebm q\u00eb Familja Jashari si dhe Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs gjet\u00ebn n\u00eb vepr\u00ebn Lahuta e Malcis\u00eb t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs \u2013 nj\u00eb ndikim idesh\u00eb dhe ndjenjash t\u00eb forta q\u00eb besoj se mund t\u00eb ken\u00eb gjall\u00ebruar dhe ngritur aft\u00ebsin\u00eb vepruese t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe t\u00eb udh\u00ebheqsit moral dhe komandantit legjendar t\u00eb saj, Adem Jasharit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen deklaratat e historianit t\u00eb njohur shqiptar, Profesor Jusuf Buxhovit n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, me Blendi Fevziun n\u00eb programin \u201cOpinion\u201d. Ai tha se n\u00eb takimet me amerikan\u00eb &#8212; pas \u201cparalajm\u00ebrimit t\u00eb Krishtlindjes\u201d i Presidentit Xhorxh Bush n\u00eb vitin 1992 &nbsp;&#8211;sipas tij, u ishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Kosov\u00ebs, se \u201cderi tani keni b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb institucionale, me fjal\u00eb tjera deri tani keni b\u00ebr\u00eb \u201cpolitik\u00eb pa luft\u00eb dhe k\u00ebshtu do t\u00eb vazhdoni\u201d, por do vij\u00eb koha q\u00eb \u201cdo b\u00ebhet luft\u00eb, &nbsp;pa politik\u00eb\u201d, sipas historianit Buxhovi. Duke folur p\u00ebr librin e tij t\u00eb fundit, ai shtoi se amerikan\u00ebt i kishin th\u00ebn\u00eb grupit t\u00eb intelektual\u00ebve kosovar\u00eb t\u00eb asaj kohe se, \u201cNe do t\u2019i kontrollojm\u00eb t\u00eb dyja\u201d, politik\u00ebn dhe luft\u00ebn. Kjo u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb n\u00eb vitin 1992, shtoi ai. Sipas Prof. Buxhovit, p\u00ebrve\u00e7 amerikan\u00ebve edhe gjerman\u00ebt ishin, \u201cvendosm\u00ebrisht\u201d, t\u00eb interesuar t\u00eb stimulonin disa grupe t\u00eb armatosura, madje i kan\u00eb ushtruar e st\u00ebrvitur ato, tha Buxhovi, duke shtuar se ka qen\u00eb vet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ato bisedime. Bazuar n\u00eb dokumentat q\u00eb posedon, Prof. Buxhovi tha se, definitivisht, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuara q\u00eb t\u2019i stimulojn\u00eb disa grupe t\u00eb armatosura n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cLufta e diplomacis\u00eb do t\u00eb k\u00ebthehej tani n\u00eb diplomaci t\u00eb luft\u00ebs\u201d, citon ai zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb, t\u00eb ken\u00eb then\u00eb n\u00eb takimet me elit\u00ebn kosovare t\u00eb atyre viteve.<\/p>\n\n\n\n<p>U\u00c7K-ja ka qen\u00eb e orientuar shum\u00eb kah Perendimi dhe larg grupeve terroriste dhe si e till\u00eb, ajo ka qen\u00eb e interesuar q\u00eb t\u00eb ruhej uniteti i brendsh\u00ebm komb\u00ebtar\u201d, tha n\u00eb bised\u00ebn e tij me gazetarin Blendi Fevziu, historiani Buxhovi dhe nj\u00ebri prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb takimet e para me zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb dhe gjerman\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb 1990-ave dhe m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dy ngjarje, kan\u00eb ber\u00eb jehon\u00ebn heroike t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Adem Jasharit p\u00ebr liri e t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e diplomacis\u00eb perendimore dhe medias nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ishin dy skena krimesh kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe nj\u00eb takim diplomatik me U\u00c7K-\u00ebn \u2013 para nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s &#8212; ngjarje k\u00ebto q\u00eb ndodh\u00ebn brenda nj\u00eb viti e q\u00eb ndryshuan epok\u00ebn dhe ben\u00eb k\u00ebthes\u00ebn e madhe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe ep\u00ebr Kombin shqiptar. Masakra e Re\u00e7akut, lufta heroike dhe vrasja e Adem Jasharit me familje dhe takimi i Ambasadorit Holbrooke me p\u00ebrfaqsuesin e U\u00c7K-\u00ebs, Hajdin Abazi. \u201cKishte ardhur, pra, koha p\u00ebr luft\u00eb, pa politik\u00eb\u201d. \u201cLufta e diplomacis\u00eb do t\u00eb k\u00ebthehej n\u00eb diplomaci t\u00eb luft\u00ebs\u201d. &nbsp;Ky ishte momenti i jehon\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs dhe sakrific\u00ebs s\u00eb Adem Jasharit, familjes s\u00eb tij dhe U\u00c7K-\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Historiani Buxhovi tha n\u00eb intervist\u00ebn e tij se, U\u00c7K-ja ishte e orientuar ka Per\u00ebndimi. Un\u00eb nuk di se kush mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pro-perendimor se At Gjergj Fishta.&nbsp; Dikush mund t\u00eb pyes, po \u00e7\u2019kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Familja Jashari dhe At Gjergj Fishta?<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dy k\u00ebta, Adem Jashari dhe Gjergj Fishta \u2013 burra dhe shtylla t\u00eb fisit shqiptar, njani me urti n\u00eb mendje e tjetri me trim\u00ebri n\u00eb zem\u00ebr \u2013 me t\u00eb nj\u00ebjtin mendim e me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim. &nbsp;Ka ardh\u00eb koha, pra, t\u2019ia k\u00ebthjellojm\u00eb Shqipes kujtes\u00ebn:&nbsp; Ndoshta pak njer\u00ebz e din\u00eb se At Gjergj Fishta, nep\u00ebrmjet Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis\u00eb, \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht me familjen Jashari dhe me luft\u00ebtar\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. I pari i familjes Jashari &#8212; Shaban Jashari &#8212; e kishte m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis\u00eb t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs (pasi ishte e ndaluar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb) dhe e recitonte n\u00eb familje dhe n\u00eb odat e burrave, sipas nj\u00eb burimi t\u00eb historian\u00ebs amerikane Anna Di Lellio. (\u201cSacred Journey to a Nation: The Construction of a Shrine in Postwar Kosovo Anna Di Lellio, Independent Scholar and Stephanie Schwandner-Sievers School of Slavonic and East European Studies, UCL, London\u201d.)&nbsp; Ishte n\u00eb od\u00ebn e burrave t\u00eb familjes Jashari aty ku Ademi i ri ka d\u00ebgjuar m\u00eb s\u00eb pari recitimet e babait t\u00eb tij, nga Lahuta e Malcis\u00eb e At Gjergj Fisht\u00ebs. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr shkak t\u00eb shtremb\u00ebrimit t\u00eb historis\u00eb nga historian\u00ebt nostalgjik\u00eb t\u00eb komunizmit komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar, shum\u00eb njer\u00ebz nuk din\u00eb se i Pari i familjes Jashari, Shaban Jashari \u2013 i uritur p\u00ebr m\u00ebsim e dije, p\u00ebr lexim e shkrim \u2013 i mori njohurit\u00eb e para n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga m\u00ebsuesit q\u00eb kishte d\u00ebrguar Ernest Koliqi an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, p\u00ebrfshir Drenic\u00ebn. Madje ai sh\u00ebrbeu edhe si m\u00ebsues p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, megjithse nuk kishte p\u00ebrgatitjet e duhura \u2013 por as pajtimin me regjimin e ri komunist t\u00eb asaj kohe, as miratimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam i sigurt se, p\u00ebrve\u00e7 Familjes s\u00eb Jashar\u00ebve, ka shum\u00eb raste t\u00eb tjera frym\u00ebzimi nga vargjet e At Gjergj Fisht\u00ebs, n\u00eb radh\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, por dua t\u00eb p\u00ebrmend vet\u00ebm edhe rastin e Heroit komb\u00ebtar Agim Ramadani. Bashk\u00ebshortja e Heroit legjendar, Zonja Shukrije Ramadani, me nj\u00eb rast ka treguar p\u00ebr dashurin\u00eb e bashkshortit t\u00eb saj p\u00ebr poezit\u00eb e Fisht\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se para se ishte nis\u00eb p\u00ebr n\u00eb betej\u00ebn e fundit, Agim Ramadani, sipas saj, kishte marr\u00eb me vete kaset\u00ebn me poezin\u00eb e At Gjergj Fisht\u00ebs, recituar me z\u00ebrin e Reshat Arban\u00ebs. \u201cDeshta me ju lan\u00eb nj\u00eb kujtim\u201d, tha ajo.&nbsp; \u201cAgimi, kur u nis p\u00ebr n\u00eb luft\u00eb, nga gjith\u00e7ka q\u00eb mori me vete, ishte nj\u00eb kaset\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte t\u00eb regjistruara me z\u00ebrin e Reshat Arban\u00ebs, poezit\u00eb e Fisht\u00ebs s\u00eb Madh.&nbsp;Kur e pyeta pse po e merr, ai m\u00eb tha: \u2013 \u201cShiqo.&nbsp; Ky \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i Atdheut, z\u00ebri q\u00eb na ndihmon, na jep shpres\u00eb, na jep fuqi, q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb luft\u00ebn ashtu si\u00e7 duem, deri n\u00eb \u00e7lirimin e plot\u00eb t\u00eb Atdheut. Me at\u00eb z\u00eb (t\u00eb Fisht\u00ebs) ai u dha zem\u00ebr ushtar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb betejat m\u00eb t\u00eb forta q\u00eb u zhvilluan n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb Atdheut ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shukrije Ramadani.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Qendresa dhe sakrifica sublime e familjes s\u00eb Adem Jasharit i kishte rr\u00ebnj\u00ebt thell\u00eb n\u00eb shqiptariz\u00ebm t\u00eb past\u00ebr fishtjan, ashtu si\u00e7 i kishte edhe Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs dhe jo n\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebvizje majtiste, ose terroriste si\u00e7 mund t\u00eb pretendojn\u00eb edhe sot disa mendje t\u00eb humbura. &nbsp;Ishte kjo trash\u00ebgimi, sakrific\u00eb dhe vendosm\u00ebri e nj\u00eb populli dhe e komandantit legjendar, p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb, nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ishin, pra, sakrifica dhe lufta e Adem Jasharit q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, b\u00ebri jehon\u00ebn q\u00eb ting\u00eblloi n\u00eb vesh\u00ebt e diplomacis\u00eb per\u00ebndimore p\u00ebr angazhim serioz ushtarak&nbsp; t\u00eb NATO-s \u2013 vep\u00ebr e&nbsp; cila, p\u00ebrfundimisht b\u00ebri q\u00eb, \u201cLufta e diplomacis\u00eb (s\u00eb deri at\u00ebhershme) t\u00eb k\u00ebthehej n\u00eb diplomaci t\u00eb luft\u00ebs\u201d, p\u00ebr \u00e7lirimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs nga pushtuesi serb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt sot jan\u00eb me dy shtete t\u00eb pavarura, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn \u2013 jemi t\u00eb mbledhur sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb festuar Pavar\u00ebsin\u00eb e Kombit \u2013 dit\u00eblindjen e komandantit legjendar t\u00eb Kombit, Adem Jasharit dhe nj\u00ebherazi kujtojm\u00eb edhe 150-vjetorin e lindjes s\u00eb Poetit komb\u00ebtar, At Gjergj Fisht\u00ebs \u2013 sipas t\u00eb dh\u00ebnave edhe babait shpirt\u00ebror t\u00eb Familjes Jashari dhe t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=URXf0oPQREs\"><\/a>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Adem Jashari dhe At Gjergj Fishta kan\u00eb nj\u00eb porosi p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u2013 sidomos p\u00ebr klas\u00ebn politike aktuale n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb. &nbsp;Komandanti legjendar Adem Jashari, besoj se do t\u00eb urdh\u00ebronte: Mjaft me intrigat dhe me flirtimet me t\u00eb huajt q\u00eb nuk ia duan t\u00eb mir\u00ebn Kombit shqiptar dhe boll me sjelljet tragji-komike t\u00eb &nbsp;brend\u00ebshme politike, tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme ndaj interesave komb\u00ebtare. Gjergj Fishta do t\u00eb paralajm\u00ebronte p\u00ebr rrezikun e p\u00ebrbrend\u00ebsh\u00ebm! &nbsp;\u201cShqyptar\u00eb! Atdheu nuk mbahet me dokrra e me pallavra, por me fli e me pun\u00eb\u201d. At Gjergj Fishta<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku &#8212; shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet e fisit ton\u00eb arb\u00ebror \u2013 para Altarit t\u00eb Atdheut n\u00eb k\u00ebt\u00eb log t\u00eb kuvendit t\u00eb \u201cMbledhur bijt e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebtij Alltari t\u00eb madh t\u00eb Atdheut! Faluni! P\u00ebrunjuni p\u00ebrpara k\u00ebtij Senotafi t\u00eb shenjt\u00eb! Adhuroni shpirt\u00ebrat e Deshmor\u00ebvet! Dhe lavduroni k\u00ebt\u00eb dit\u00eb madh\u00ebshtore!&nbsp; G\u00ebzouni o Shqiptar\u00eb t\u00eb arratisur n\u00eb \u00e7do an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. K\u00ebndoni ju zogjt e bukur e fluturoni n\u00eb qiellin e Shqip\u00ebris\u00eb! Lul\u00ebzoni ju fusha! Gj\u00ebmoni ju male! Bu\u00e7itni ju lumenj dhe dete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!&nbsp; Bekonani ju o Deshmor\u00ebt e shenjt\u00eb t\u2019Atdheut. Kurajo, durim dhe shpres\u00eb, Ti Shqip\u00ebria irredente!\u201d (Ilia Dilo Sheperi).<\/p>\n\n\n\n<p>Ju fal\u00ebnderoj nga zemra dhe ju p\u00ebrsh\u00ebndes me fjal\u00ebt e Ilia Dilo-Sheperit!<\/p>\n\n\n\n<p>G\u00ebzuar Pavar\u00ebsia!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0LIDHJET E FAMILJES JASHARI ME LAHUT\u00cbN E MALCIS\u00cb T\u00cb AT GJERGJ FISHT\u00cbS \u00a0Nga Frank Shkreli\u00a0 P\u00ebrsh\u00ebndes organizator\u00ebt e k\u00ebtij tubimi \u2013 Kryetarin e Shoqat\u00ebs Shqiptaro-Amerikane, \u201cSkenderbej\u201d, Zotin Mark Qehaja, me bashkpuntor\u00ebt e tij t\u00eb Shoqat\u00ebs \u2013 e cila me krenari mban em\u00ebrin e Kryetrimit dhe t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebmonshmit t\u00eb Kombit shqiptar \u2013 Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, si dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30311","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30311","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30311"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30311\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30312,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30311\/revisions\/30312"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}