{"id":30284,"date":"2021-11-18T15:55:46","date_gmt":"2021-11-18T14:55:46","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30284"},"modified":"2021-11-18T15:58:12","modified_gmt":"2021-11-18T14:58:12","slug":"doktor-rifat-latifi-me-emerimin-tende-fiton-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30284","title":{"rendered":"DOKTOR RIFAT LATIFI, ME EM\u00cbRIMIN T\u00cbND FITON KOSOVA!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Dr-Rifat-Latifi-minister-i-shendetsise-se-kosoves.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"567\" height=\"305\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Dr-Rifat-Latifi-minister-i-shendetsise-se-kosoves.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-30285\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Dr-Rifat-Latifi-minister-i-shendetsise-se-kosoves.jpg 567w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Dr-Rifat-Latifi-minister-i-shendetsise-se-kosoves-300x161.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 567px) 100vw, 567px\" \/><\/a><figcaption>Dr. Rifat Latifi<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00eb sh\u00ebnim personal<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Kryeminist\u00ebr Kurti, ke marr\u00eb m\u00eb t\u00eb mirin q\u00eb kemi n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, k\u00ebndej oqeanit. Zgjodhe dhe em\u00ebrove nj\u00eb Minist\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, nj\u00ebrin prej m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve &#8212; jo vet\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs shqiptare \u2013 por edhe nj\u00ebrin nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e Amerik\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs, Dr. Rifat Latifin.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb mart\u00ebn q\u00eb kaloi, Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Albin Kurti njoftoi se ka em\u00ebruar Prof. Dr. Rifat Latifin, Minist\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; Em\u00ebrimi i tij u b\u00eb i ditur n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp t\u00eb Kryeministrit Kurti dhe Dr. Rifat Latifit.&nbsp; Zoti Kurti vler\u00ebsoi p\u00ebrvoj\u00ebn profesionale dhe arritjet akademike t\u00eb Doktor Latifit \u2013 i njohur mir\u00eb p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb bot\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. &nbsp;Dr. Latifi ka punuar gjat\u00eb dekadave t\u00eb kaluara n\u00eb disa prej universiteteve dhe qendrave spitalore m\u00eb t\u00eb dalluara dhe m\u00eb me z\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebrfshir at\u00eb t\u00eb fundit, Westchester Medical Center n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 theksoi edhe Kryeministri Kurti gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb tij, Doktor Latifi, megjithse jetonte dhe punonte n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr dekada, ai kurr\u00eb nuk u nda as nuk e harroi vendlindjen e tij \u2013 Kosov\u00ebn.&nbsp; Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe Dr. Latifi ka promovuar zhvillimin e nj\u00eb mjedisi sh\u00ebndet\u00ebsor m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrfshir edhe themelimin e Telemedicin\u00ebs atje dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs. &nbsp;N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte rreth kat\u00ebr dekada m\u00eb par\u00eb q\u00eb e kam njohur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Dr. Rifat Latifin. M\u00eb kujtohet sikur t\u00eb ishte dje, nj\u00eb mjek i ri, plot entuziaz\u00ebm dhe energji, pat ardur p\u00ebr t\u00eb vizituar Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Por kishte ardhur edhe p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr: d\u00ebshironte nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb ide t\u00eb re q\u00eb ai kishte n\u00eb mendje dhe t\u00eb cil\u00ebn donte t\u2019ia njoftonte bot\u00ebs shqiptare dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb: TELEMEDICINA&#8211; Telemjek\u00ebsia.&nbsp; Ne shikuam nj\u00ebri tjetri, pasi ishte nj\u00eb term q\u00eb nuk e kishim d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb, jo vet\u00ebm ne, por besoj nuk p\u00ebrdorej as n\u00eb qarqet mjek\u00ebsore t\u00eb koh\u00ebs \u2013 dhe filluam t\u00eb qeshnim.&nbsp; Po, mir\u00eb i tham\u00eb, ti shpjegoje se p\u00ebr \u00e7far\u00eb e ke fjal\u00ebn. Nejse, e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb histori tani, ne t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs ishim gabim q\u00eb dyshonim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Dr. Latifin p\u00ebr iden\u00eb e tij t\u00eb telemedicin\u00ebs dhe me koh\u00eb, ai ka provuar se kishte t\u00eb drejt\u00eb. &nbsp;Si rrjedhim i asaj vizite t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, Dr. Latifi paraqitej rregullisht n\u00eb programet e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb d\u00ebgjuesve mbi telemedicin\u00ebn dhe sh\u00ebndetin, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sot, kontributi i Dr. Latifit n\u00eb fush\u00ebn e telemjek\u00ebsis\u00eb njihet, nderohet, \u00e7mohet dhe adhurohet k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, si\u00e7 vler\u00ebsohen edhe veprat shkencore t\u00eb tija, t\u00eb botuara gjat\u00eb viteve, e q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.&nbsp; \u00cbsht\u00eb autor dhe bashkautor i mbi 350 punimeve shkencore apo kapitujve t\u00eb librave shkencor\u00eb, nd\u00ebrsa, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, sh\u00ebrben edhe si an\u00ebtar i bordit editorial t\u00eb disa revistave shkencore.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe ai ka promovuar zhvillimin e nj\u00eb mjedisi sh\u00ebndetsor m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrfshir edhe themelimin e telemedicin\u00ebs atje, dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs. Doktori yn\u00eb i mir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 gjith\u00eb k\u00ebtij aktiviteti t\u00eb madh n\u00eb fush\u00ebn e ekspertiz\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karier\u00ebs s\u00eb tij, ai ia ka kushtuar gjithashtu edhe vullnetarizmit \u2013 nj\u00eb dukuri kjo q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb aq e p\u00ebrhapur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare \u2013 por Dr. Latifi edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn e tij me shemb\u00ebllin e tij t\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore, pa pritur ndonj\u00eb p\u00ebrfitim financiar ose ndonj\u00eb privilegj tjet\u00ebr. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, Dr. Latifi \u00ebsht\u00eb i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.&nbsp; Dr. Latifi \u00ebsht\u00eb nderuar p\u00ebr kontributin n\u00eb ngritjen e telemjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb zonat rurale t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe n\u00eb vendet e dala nga konfliktet apo fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshir Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Lista e arritjeve t\u00eb Dr. Latifit \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e gjat\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrfshir n\u00eb nj\u00eb shkrim si ky, por duhet p\u00ebrmendur se n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb kritike t\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Dr. Latifi dhe ekipi i tij, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ngriti atje nj\u00eb qend\u00ebr telemjek\u00ebsie q\u00eb p\u00ebrfshinte infrastruktur\u00ebn teknike, nj\u00eb bibliotek\u00eb elektronike dhe programe t\u00eb edukimit virtual. Qendra t\u00eb tjera, pastaj, ai krijoi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Afrik\u00eb, q\u00eb tani quhen International Virtual E-Hospital (IVeH). Pastaj, i quajturi Sistemi Spitalor, me seli n\u00eb qytetin Hope t\u00eb shtetit amerikan Idaho dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Brazil i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar rind\u00ebrtimit t\u00eb sistemeve t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb zonat e thella e t\u00eb varf\u00ebra t\u00eb atij vendi. Dr. Latifi, si president i organizat\u00ebs, ka punuar me koleg\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb model t\u00eb njohur si Inicimi-Build-Operim (IBOT) p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e programit. Sipas nj\u00eb njoftimi, nga www.facs.org, modeli p\u00ebrfshin nd\u00ebrtimin dhe forcimin e burimeve t\u00eb sistemit, vendosjen e pajisjeve dhe zhvillimin e mund\u00ebsive t\u00eb arsimit dhe trajnimit, nga t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrfituar qindra universitete, qendra mjek\u00ebsore dhe organizata sh\u00ebndetsore n\u00eb dhjet\u00ebra vende kan\u00eb transmetuar qindra aktivitete edukative dhe leksione p\u00ebrmes sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, IVeH.&nbsp; Veprimtaria e Dr. Latifit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebrsuar mjaft edhe nga ente qveritare nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga t\u00eb cilat ka marr\u00eb edhe grante p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij, si\u00e7 jan\u00eb Agjencia Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim, Departamenti Amerikan i Shtetit, Agjencia e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (USAID), qeveria e Sllovenis\u00eb, dhe Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p><br>Vitet e fundit, Dr. Latifi ka punuar si profesor dhe Drejtues i Departmentit t\u00eb Kirurgjis\u00eb n\u00eb Kolegjin e Mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut, drejtues i Departamentit t\u00eb Kirurgjis\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Mjek\u00ebsore t\u00eb zon\u00ebs Westchester, Spitalin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb \u201cMaria Farerit\u201d dhe spitalin rajonal t\u00eb krahin\u00ebs Mid-Hudson.&nbsp; Ishte pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital, ku un\u00eb u shtrova, para disa muajsh, p\u00ebr nj\u00eb operacion shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb \u2013 nj\u00eb operacion q\u00eb fal\u00eb kujdesit t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm t\u00eb Dr. Rifat Latifit, kirurgut tim Dr. David Spielvogel dhe ekpit m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb t\u00eb mjek\u00ebve dhe infermiereve q\u00eb mbikqyrte miku im Dr. Latifi \u2013 operacioni im, ndon\u00ebse tep\u00ebr serioz p\u00ebr nga natyra \u2013 kaloi mir\u00eb dhe tani disa muaj m\u00eb von\u00eb e ndjej\u00eb veten shum\u00eb mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ka lloj-lloj heronjsh. P\u00ebr mua, ekipi i Dr. Latifit n\u00eb Qendr\u00ebn Mjek\u00ebsore Westchester jan\u00eb heronjt\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb ndryshimin n\u00eb rastin tim.&nbsp; Respekti q\u00eb ekipi i tij kishte p\u00ebr Dr. Latifin \u2013 si profesionist dhe si drejtor dhe bashkpuntor \u2013 vihej n\u00eb dukje n\u00eb \u00e7do bised\u00eb q\u00eb kisha me mjek\u00ebt dhe infermieret gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim n\u00eb Westechester Medical Center. Dola prej atij spitali \u2013 ku Dr. Rifat Latifi nderohej dhe respektohej aq shum\u00eb prej t\u00eb gjith\u00ebve. Dola prej atij spitali, krenar p\u00ebr nj\u00eb shqiptar i arritjeve t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla dhe aq i respektuar nga koleg\u00ebt e tij. Dola<\/p>\n\n\n\n<p>nga spitali me ndjenj\u00ebn se heronjt\u00eb i takon r\u00ebndom \u00e7do dit\u00eb, heronj\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb, q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr kauza fisnike, heronj\u00eb q\u00eb krejt\u00eb, qet\u00ebsisht, dhe pa zhurm\u00eb, pa rrahur gjoksin se b\u00ebra k\u00ebt\u00eb e k\u00ebshtu \u2013 ndajn\u00eb dashurin\u00eb e tyre p\u00ebr njer\u00ebzimin. Se p\u00ebr ta, dashuria p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb, v\u00ebrtet\u00eb, ajo q\u00eb mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt ndajn\u00eb me bot\u00ebn dhe njer\u00ebzimin.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me Kryeministrin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Albin Kurti, Ministri i sapoem\u00ebruar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs,Dr. Latifi fal\u00ebnderoi kryeministrin Kurti p\u00ebr nderin e madh dhe besimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Dr. Latifi u zotua se, bashk\u00eb me ekipin e tij, do t\u00eb angazhohen q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb ngrisin standardet mjek\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb dyshim se Ministri i ri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Dr. Rifat Latifi, kur flet p\u00ebr standard ka n\u00eb mend standardet amerikane, dhe se do p\u00ebrpiqet me gjith\u00eb qenjen e tij njer\u00ebzore dhe profesionale, t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb amerikane n\u00eb mjedisin sh\u00ebndetsor t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb dobi dhe p\u00ebr dashuri q\u00eb ai ka p\u00ebr njer\u00ebzimin dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn-Dardanin\u00eb e tij t\u00eb dashur, e kur t\u00eb harruar, si\u00e7 theksoi edhe Kryeministri Kurti. Me em\u00ebrimin e Dr. Latifit n\u00eb detyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, Kryeministri i Kosov\u00ebs tregon seriozitetin e qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyra ky\u00e7e t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb karier\u00eb n\u00eb vendet per\u00ebndimore \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb nj\u00eb mjedis, ku ka jetuar e punuar Dr. Latifi \u2013 nj\u00eb mjedis shum\u00eb konkurues, me m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e Amerik\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Kryeminist\u00ebr na e more m\u00eb t\u00eb mirin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dalluarit e Amerik\u00ebs \u2013 n\u00eb fush\u00ebn e tij profesionale t\u00eb telemedicin\u00ebs dhe jo vet\u00ebm. T\u2019a b\u00ebjm\u00eb hallall q\u00eb e more, Dr. Latifin, se Kosova dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb.&nbsp; Mikut tim Dr. Latifit i uroj sukses n\u00eb detyr\u00ebn e tij t\u00eb re. Urimet e mia edhe Kryeministrit Kurti p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebrim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. Uroj q\u00eb ky vendim t\u00eb hap\u00eb dyer t\u00eb reja q\u00eb Kosova dhe Shqip\u00ebria t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb konsiderojn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund dhe pa paragjykime politiko-ideologjike, em\u00ebrime t\u00eb tilla t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb dalluar n\u00eb profesionet e tyre n\u00eb diaspor\u00eb. Shqip\u00ebria dhe Kosova, vet\u00ebm do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Dr. Rifat Latifi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Natyrisht, se p\u00ebr komunitetin ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb dhe p\u00ebr disa shqiptaro-amerikan\u00eb si un\u00eb, q\u00eb e kemi njohur Dr. Latifin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u2013 v\u00ebrtet\u00eb, do na mungoj\u00eb shum\u00eb prania e tij n\u00eb takime, darka e dreka t\u00eb komunitetit, ku ishte shpesh i pranish\u00ebm. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, para disa jav\u00ebsh kur komunikova me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb mesazhi me Dr. Latifin, m\u00eb premtoi se me t\u00eb k\u00ebthyer nga Kosova, do t\u00eb takoheshim s\u00eb shpejti, \u201cp\u00ebr nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb, p\u00ebr t\u00eb celebruar jet\u00ebn\u201d, sipas fjal\u00ebve t\u00eb tija, nj\u00eb referenc\u00eb kjo si\u00e7 duket ndaj p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebndetit tim pas operacionit n\u00eb spitalin Westchester Medical Center, ku ai ishte Drejtor i Departmentit t\u00eb Kirurgjis\u00eb. &nbsp;Ani, i dashur Doktor Latifi, gota e ver\u00ebs s\u00eb kuqe pret, besoj se do t\u00eb kemi rast.&nbsp; Kosova ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ty, sot. Me em\u00ebrimin t\u00ebnd\u00eb, Kosova fiton!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb sh\u00ebnim personal Nga Frank Shkreli Z. Kryeminist\u00ebr Kurti, ke marr\u00eb m\u00eb t\u00eb mirin q\u00eb kemi n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, k\u00ebndej oqeanit. Zgjodhe dhe em\u00ebrove nj\u00eb Minist\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, nj\u00ebrin prej m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve &#8212; jo vet\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs shqiptare \u2013 por edhe nj\u00ebrin nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e Amerik\u00ebs dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30285,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,10],"tags":[2989],"class_list":["post-30284","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-rajoni","tag-rifat-latifi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30284"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30284\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30288,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30284\/revisions\/30288"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}