Nga Shaban Hasangjekaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n
N\u00eb kilometrin e pest\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs magjistrale, q\u00eb nga Plava shpie p\u00ebr n\u00eb Guci, n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb lugin\u00ebs piktoreske t\u00eb Lumit Lu\u00e7a, mu rr\u00ebz\u00eb bjeshk\u00ebs s\u00eb Visitorit t\u00eb lart\u00eb, thepisur e kreshnik, fillon shtrirja e Martinajve, fshat i Komun\u00ebs s\u00eb Gucis\u00eb, i cili dikur radhitej nd\u00ebr vendbanimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha at\u00ebher\u00eb t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs, i cili num\u00ebronte m\u00eb se 80 familje me mbi 500 banor\u00eb, kryesisht t\u00eb popullat\u00ebs shqiptare. Por, migrimi dhe emigrimi e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb veten. Sot numri i familjeve dhe i banor\u00ebve ka r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm. Shp\u00ebrngulja mjaft\u00eb e shprehur, \u00ebsht\u00eb brenga m\u00eb e madhe e tij. Papun\u00ebsia ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, por edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb moshave m\u00eb t\u00eb shtyra ta braktisin at\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb Diaspor\u00eb an\u00eb e k\u00ebnd bot\u00ebs kushte m\u00eb t\u00eb mira jet\u00ebsore p\u00ebr vete dhe familje.
Mir\u00ebpo, edhe p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebsaj, ajo q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e karakterizon dhe e b\u00ebn t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb theksuar, \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebna se fshati Martinaj \u00ebsht\u00eb truall burimi i nj\u00eb numri shum\u00eb t\u00eb madh intelektual\u00ebsh profilesh t\u00eb ndryshme profesionale, t\u00eb cil\u00ebt kontributin e vet e shprehin n\u00eb komunat e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri, n\u00eb Evrop\u00eb e SHBA dhe an\u00eb e k\u00ebnd Bot\u00ebs. Nj\u00ebri nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb edhe mjeku i ri specialist i ortopedis\u00eb dhe traumatologjis\u00eb, dr. Arzen Balidemaj.
U lind n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 17 qershor t\u00eb vitit 1984, n\u00eb koh\u00ebn kur i ati i tij Arifi ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb k\u00ebtushme tregtare. Shkoll\u00ebn fillore tet\u00ebvje\u00e7are, e filloi n\u00eb Prishtin\u00eb dhe e kreu n\u00eb Pej\u00eb, pasi q\u00eb familja e tij erdhi t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. N\u00eb Pej\u00eb e kreu Gjimnazin \u201c11 Maji\u201d (tani \u201cBedri Pejani\u201d), me sukses t\u00eb lart\u00eb n\u00eb m\u00ebsime. N\u00eb vitin vijues shkollor, arrin q\u00eb ta regjistroj\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Universitetin \u201cHasan Prishtina\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb cilin me sukses t\u00eb lart\u00eb e p\u00ebrfundon n\u00eb vitin 2010. Pas nj\u00eb viti pauze, vendos\u00eb q\u00eb ngritjen e vet profesionale specializimin ta vazhdoj\u00eb dhe p\u00ebrfundoj\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Gjermani.
Pik\u00ebrisht, m\u00eb 2 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011, rruga e gjat\u00eb e udh\u00ebtimit e shpie n\u00eb Gjermani n\u00eb qytetin Frankfurt, ku pos pun\u00ebs si mjek fillestar i praktik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb nj\u00eb spital t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm, vazhdon specializimin n\u00eb fush\u00ebn e ortopedis\u00eb dhe traumatologjis\u00eb dhe n\u00eb vitin 2018 merr titullin Mjek specialist i ortopedis\u00eb dhe traumatologjis\u00eb.
Ortopedi e traumatologu dr. Arzen Balidemaj, aktualisht punon kryemjek n\u00eb Orthopaedische Klinik Bad Hersfeld, e cil\u00ebsuar si nj\u00ebra nga klinikat m\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb gjermani.
N\u00eb pyetjet e shpeshta q\u00eb gazetar\u00ebt e mediave t\u00eb ndryshme elektronike dhe t\u00eb shkruara n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb intervistat dhe bisedat pse Arzen Balidemaj \u00ebsht\u00eb larguar nga Kosova ku \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb Mjek\u00ebsi dhe ka shkuar n\u00eb Gjermani, arsyeja e thjesht\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebs s\u00eb tij ka qen\u00eb vet\u00ebm specializimi q\u00eb atje mund ta marr\u00ebsh, i cili ka dallim shum\u00eb t\u00eb madh me at\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe pse n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka punuar, ai pak a shum\u00eb e di se si funksionon sistemi. N\u00eb Gjermani jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb rregulluara. \u00cbsht\u00eb katalogu i specializimit q\u00eb \u00e7do specializant duhet plot\u00ebsuar gjat\u00eb specializimit. N\u00eb momentin q\u00eb plot\u00ebson t\u00eb gjitha operacionet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara, mund t\u00eb merret nj\u00eb termin p\u00ebr provim specialistik. Nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb se shanca t\u00eb jepet brenda gjasht\u00eb viteve q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb gjitha k\u00ebto lloje t\u00eb operacioneve. Kjo periudh\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb dhjet\u00eb vite e m\u00eb shum\u00eb.
Pas mbarimit t\u00eb specializimit, dr. Arzen Balidemaj ka vendosur t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb pacaktuar, por jo edhe p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ka vendosur t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb atje edhe p\u00ebr disa vite p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb. Specializimin e ka p\u00ebrfunduar p\u00ebr gjasht\u00eb vite dhe ka marr\u00eb mjaft p\u00ebrvoj\u00eb, por si\u00e7 thot\u00eb ai, p\u00ebrvoja n\u00eb mjek\u00ebsi merret edhe pas specializimit. Deri sa ka p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb Gjermani.
Specialisti i ortopedis\u00eb dhe traumatologjis\u00eb, dr. Arzen Balidemaj, n\u00eb mes tjerash ka b\u00ebr\u00eb edhe dallimin n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb n\u00eb aspektin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb. K\u00ebt\u00eb argumentuar me t\u00eb dh\u00ebn\u00ebn se prej 10 viteve sa punon n\u00eb Gjermani n\u00eb l\u00ebmin e ortopedis\u00eb dhe traumatologjis\u00eb, ka v\u00ebrejtur se dallimet n\u00eb mjek\u00ebsi n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Shteti gjerman, njihet si shtet i rregullave strikte dhe sigurisht se edhe sh\u00ebndet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb mjaft e rregulluar, duke filluar nga kushtet n\u00eb spitale private apo publike \u2013 q\u00eb nuk dallojn\u00eb fare, sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore ku \u00e7do person atje \u00ebsht\u00eb apo jo n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune ka sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor. Ka ekspert\u00eb nga t\u00eb gjitha fushat e mjek\u00ebsis\u00eb dhe aparatur\u00eb mjek\u00ebsore nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb Bot\u00eb. Pra, dallimet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.
Mjeku specialist i ortopedis\u00eb dhe traumatologjis\u00eb, dr. Arzen Balidemaj, thekson se n\u00eb Gjermani nuk mund t\u00eb kryhet nj\u00eb specializim n\u00ebse kandidati nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur mir\u00eb. Provimi specialistik kryhet para profesor\u00ebve universitar dhe shefave t\u00eb katedrave t\u00eb spitaleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Gjermani, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr kandidatin, n\u00ebse ai nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur.
Klinika e specializuar ortopedike n\u00eb Republik\u00ebn e Hessenit n\u00eb Gjermani, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pun\u00ebn dr. Arzeni, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr klinikat mesatare p\u00ebr nga madh\u00ebsia. Ka edhe klinika m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, mir\u00ebpo nga cil\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb Gjermani, pasi q\u00eb 97% e pacient\u00ebve q\u00eb jan\u00eb trajtuar n\u00eb klinik\u00ebn ku punon ai, do t\u00eb vinin p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr trajtim, ose do t\u00eb rekomandonin dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ardhur aty p\u00ebr trajtim. \u00cbsht\u00eb kjo p\u00ebrqindja m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb Gjermani.
Ortopedi dhe traumatologu, dr. Arzen Balidemaj, me koleg\u00eb t\u00eb profesionit, punon kryesisht n\u00eb vendosjen e protezave t\u00eb m\u00ebdha \u2013 shpatullave, k\u00ebrdhokullave dhe gjunj\u00ebve. Trajton t\u00eb gjitha l\u00ebndimet sportive. Ai n\u00eb vendin e pun\u00ebs ka funksionin e Oberarzt, q\u00eb n\u00eb shqip do t\u00eb thot\u00eb Kryemjek. Ai gjithashtu ka edhe funksionin e operatorit kryesor (Hauptoperateur). P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb operator kryesor n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr endoprotetike, duhet vendosur rreth 100 endoproteza t\u00eb nyejve t\u00eb m\u00ebdha brenda dy viteve, n\u00ebn mbik\u00ebqyrje t\u00eb nj\u00eb specialisti me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Dr. Arzeni ka pasur fatin at\u00eb ta arrij p\u00ebr nj\u00eb vit. Gjat\u00eb licencimit t\u00eb klinik\u00ebs ku punon, ka kuptuar se \u00ebsht\u00eb personi i par\u00eb dhe i vet\u00ebm n\u00eb gjith\u00eb Republik\u00ebn e Gjermanis\u00eb q\u00eb ia ka arritur t\u00eb b\u00ebhet operator kryesor brenda nj\u00eb viti dhe t\u00eb arrij\u00eb rekordin n\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb gjermane.
Mjeku specialist dr. Arzen Balidemaj nuk ka nguruar q\u00eb t\u2019i lavd\u00ebroj\u00eb mjek\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb duke u shprehur se do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb shtoheshin m\u00eb tep\u00ebr trajnimet n\u00eb l\u00ebmit e caktuara duke th\u00ebn\u00eb se do t\u2019u mund\u00ebsohej q\u00eb ata t\u00eb ambientoheshin edhe me metoda m\u00eb t\u00eb reja t\u00eb sofistikuara q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb Bot\u00eb.
Dr. Arzen Balidemaj prej q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb dhe jo i vet\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn gjermane n\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb kosovare. Ka shum\u00eb shok\u00eb e koleg\u00eb t\u00eb studimeve n\u00eb Prishtin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt punon bashk\u00eb. Jan\u00eb mjek shum\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm dhe kan\u00eb pozita t\u00eb larta n\u00eb klinikat ku punojn\u00eb. Takohet me ta shpesh dhe shk\u00ebmbejn\u00eb p\u00ebrvojat e veta. Tem\u00eb e bisedave t\u00eb tyre shpesh \u00ebsht\u00eb kthimi n\u00eb Kosov\u00eb si grup dhe kontributi i tyre t\u00eb jet\u00eb i dedikuar popullit, mjek\u00ebsis\u00eb dhe shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.
P\u00ebr rezultate t\u00eb larta dhe cil\u00ebsore n\u00eb aktivitetin e pun\u00ebs profesionale, mjeku Arzen Balidemaj shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb nderuar dhe shp\u00ebrblyer me mir\u00ebnjohje, vler\u00ebsime dhe \u00e7mime prestigjioze nga klinika ku punon, por edhe nga institucionet e tjera relevante n\u00eb Hessen e Gjermani.
P\u00ebr personalitetin e tij t\u00eb ndritur profesional, kan\u00eb shkruar edhe emituar media t\u00eb ndryshme elektronike dhe t\u00eb shkruara nga Kosova, Gjermania dhe m\u00eb gjer\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrmendim intervistat e dh\u00ebna programit t\u00eb par\u00eb t\u00eb RTK-s\u00eb dhe t\u00eb portalit \u201cTelegrafi\u201d n\u00eb Kosov\u00eb.
Mjeku Arzen Balidemaj, koh\u00eb pas kohe viziton Kosov\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti Prishtin\u00ebn ku ka lindur e diplomuar n\u00eb Mjek\u00ebsi, dhe Pej\u00ebn ku i jetojn\u00eb prind\u00ebrit dhe ku \u00ebsht\u00eb rritur dhe ka kryer shkoll\u00ebn fillore dhe at\u00eb t\u00eb mesme. Por, pa hezitim dhe me plot goj\u00eb themi se Arzeni \u00ebsht\u00eb vizitues i shpesht\u00eb i Martinajve, i fshatit t\u00eb lindjes s\u00eb babait, gjyshit e st\u00ebrgjyshit, ku dhe kan\u00eb sht\u00ebpin\u00eb familjare.
Arzen Balidemaj \u00ebsht\u00eb nip dhe dh\u00ebnd\u00ebr i Pej\u00ebs dhe prind i tre f\u00ebmij\u00ebve. \/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Shaban Hasangjekaj N\u00eb kilometrin e pest\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs magjistrale, q\u00eb nga Plava shpie p\u00ebr n\u00eb Guci, n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb lugin\u00ebs piktoreske t\u00eb Lumit Lu\u00e7a, mu rr\u00ebz\u00eb bjeshk\u00ebs s\u00eb Visitorit t\u00eb lart\u00eb, thepisur e kreshnik, fillon shtrirja e Martinajve, fshat i Komun\u00ebs s\u00eb Gucis\u00eb, i cili dikur radhitej nd\u00ebr vendbanimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30114,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,15],"tags":[],"class_list":["post-30113","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30113"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30113\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30115,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30113\/revisions\/30115"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}