{"id":30087,"date":"2021-10-22T13:25:30","date_gmt":"2021-10-22T11:25:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30087"},"modified":"2021-10-22T13:25:30","modified_gmt":"2021-10-22T11:25:30","slug":"at-gjergj-fishta-fati-i-kombit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=30087","title":{"rendered":"AT GJERGJ FISHTA FATI I KOMBIT SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"542\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-6162\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta-194x300.jpg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>\u201cMbi ta, po, randoi pesha e fuqis rromake; mbi ta po, u l\u00ebshue e irun mnijet e gjithmon\u00eb e pabes\u00eb sfinksa sllave; rresht p\u00ebr kat\u00ebr kavaljete t\u00eb gjata i ra sypri boena e barbarsis azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njinin e vet kombtare, e as s\u2019lshuan doket e idealet e veta\u201d \u2013 At Gjergj Fishta<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo jav\u00eb (23 Tetori 2021) sh\u00ebnon 150-vjetori i lindjes s\u00eb nj\u00ebrit prej apostujve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shqitaris\u00eb dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb interesave jetike komb\u00ebtare, Homerit t\u00eb Kombit e t\u00eb rac\u00ebs dhe Fran\u00e7eskanit t\u00eb madh, At Gjergj Fisht\u00ebs. &nbsp;&nbsp;Ishte fati i kombit q\u00eb At Gjergj Fishta jetoi dhe veproi gjat\u00eb nj\u00eb periudhe jasht\u00ebzakonisht kritike p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e shtetit shqiptar. Ai iu p\u00ebrgjigj thirrjeve t\u00eb Atdheut, kudo e kurdoher\u00eb i k\u00ebrkohej t\u2019i sh\u00ebrbente t\u00eb mir\u00ebs dhe dobis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;&nbsp;I ndjeri Profesor Namik Resuli i universitetit t\u00eb Napolit, n\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Rom\u00eb me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Fisht\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se \u201ckontributi i \u00e7muesh\u00ebm q\u00eb dha Fishta n\u00eb lamin\u00eb e letrave dhe n\u00eb edukimin e Kombit, n\u00eb ruajtjen e kultur\u00ebs dhe n\u00eb nalt\u00ebsimin e gjuh\u00ebs, v\u00ebrtetojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb se Shqipnija pa Fisht\u00ebn kishte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e mang\u00ebt &#8212; ashtu si letrat tona pa pend\u00ebn fishtjane kishin p\u00ebr t\u00eb paraqit nji golle (boshll\u00ebk) t\u00eb paplot\u00ebsueshme. K\u00ebndej del e qart\u00eb se vet\u00ebm m\u00ebnija e v\u00ebneri ndaj zhgunit e ndaj meshtarit katolik terratisin mendjet dhe ia mohojn\u00eb Fisht\u00ebs vler\u00ebn e vendin q\u00eb ai xen n\u00eb panteonin e Kombit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>At Gjergj Fishta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebs i visarit shpirt\u00ebror t\u00eb vuajtjeve, luft\u00ebrave, mundimeve e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi e dinjitet njer\u00ebzor t\u00eb kKombit shqiptar. &nbsp;N\u00eb veprat e Gjergj Fisht\u00ebs \u00e7do shqiptar mund t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb pasqyruar fatin e vet dhe t\u00eb Kombit n\u00eb luft\u00ebra titanike p\u00ebr t\u00eb mbijetuar gjat\u00eb historis\u00eb. &nbsp;Aty gjen luft\u00ebrat e m\u00ebdha t\u00eb dragonjve ose t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u2019i zbardhur faqen Kombit p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kund\u00ebr kulshedr\u00ebs, ose armikut t\u00eb Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Albanologu italian Fulvio Cordignano ka shkruar n\u00eb \u2018Epopeja Komtare\u2019, Shkod\u00ebr, 1925, se \u201cM\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn Fishta u del zot ideve t\u00eb veta, q\u00eb jan\u00eb ide lirie, mbrojtje p\u00ebr tagre t\u00eb veta, m\u00ebsimit kombtar n\u00eb mbshtetje t\u00eb&nbsp; gjuh\u00ebs kombtare, bashkimit t\u00eb zemrave p\u00ebr q\u00ebllime e n\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrt\u00ebri popullin shqyptar \u2013 asht\u00eb nji m\u00ebnyr\u00eb luftarake, nga nji her\u00eb e p\u00ebrcjellme prej nji fuqie t\u00eb pafrigueshme. &nbsp;Ai k\u00ebndon n\u00eb mes t\u00eb poter\u00ebs s\u00eb stuhis\u00eb ballkanike, n\u00eb mes t\u00eb ngatrresave t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb me nj\u00eb politik\u00eb plot dredhi ja mohojn\u00eb tagret popujve t\u00eb vegjel; k\u00ebndon nd\u00ebrsa i k\u00ebrcnohet Shqypnis\u00eb p\u00ebrmbrenda, ndasia e partive, interesat e ve\u00e7anta, pabesia, korrupsioni e tradhti politike gjithfar\u00ebsh\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb \u201cluftarake\u201d, e shprehjes s\u00eb ideve t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs vihet re m\u00eb s\u00eb miri \u2013 sidomos ndaj politik\u00ebs s\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ndaj shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe interesave t\u00eb Kombit shqiptar \u2013 n\u00eb fjalimin q\u00eb ai kishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr tu lexuar n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb Paris, n\u00eb vitin 1916.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb fjalimit t\u00eb p\u00ebrgatitur nga At Gjergj Fishta, lexuar n\u00eb fr\u00ebngjisht nga Imzot Luigj Bum\u00e7i, Ipeshkvit t\u00eb Lezh\u00ebs, n\u00eb Universitetin katolik t\u00eb Parisit n\u00eb Qershor, t\u00eb vitit 1916. &nbsp;N\u00eb at\u00eb fjalim, q\u00eb n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbrojtje e fort\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb Kombit t\u00eb \u201cpap\u00ebrkulun\u201d shqiptar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe sot, At Gjergj Fishta, p\u00ebrve\u00e7se fuqive t\u00eb m\u00ebdha u \u201cdifton se kush jan\u00eb e shka jan\u00eb Shqyptar\u00ebt\u201d, dhe se cilat jan\u00eb t\u00eb drejtat e tyre, ai n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kritikon Fuqit\u00eb e M\u00ebdha t\u00eb asaj kohe, p\u00ebrfshir edhe Franc\u00ebn ku u mbajt fjalimi, p\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre kund\u00ebr liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve natyror\u00eb gjeografik\u00eb dhe etnik\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar n\u00eb Ballkan.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPrej brigjeve gjimuese t\u2019 Euksinit e me bor\u00eb t\u2019 amshueme t\u2019Alpeve Julje, prej bigave bumulluese t\u2019Akrokeraunvet e me karma t\u00eb thepisuna t\u00eb Karpateve, ene\u2019 rijme me gjak njerit, n\u00eb ato kavaljetet e kalueme t\u00eb vjetra, banonte, si zotnija e juej mir\u00eb e dini, ajo familja e madhe trako-ilire, n\u00eb nam e n\u00eb za, n\u00eb histori t\u00eb fiseve e t\u00eb kombeve\u201d.&nbsp; Fishta ka vazhduar fjalimin e tij duke th\u00ebn\u00eb se nga kjo familje e madhe trako-ilire, \u201cAtje nd\u00ebrmjet Thesalijet e Malit t\u00eb Zi, prej brigjevet lindore t\u2019Adriatikut e m\u00eb stom t\u00eb Vardarit, pshtoi gjall nji grusht njerzish, q\u00eb xan\u00eb vend a mbas murojet t\u00eb do maleve titanike a se nen hije t\u00eb kandshme t\u00eb disa fushave gratshore e t\u00eb kerthnesta \u2013 ban\u00eb e p\u00ebrmallueshme e hyjvet t\u00eb mosh\u00ebs prrallzore \u2013 u ban ball me fuqi kurr t\u00eb p\u00ebrkulme t\u00eb shpirtit t\u00eb vet bujar e thellimeve t\u00eb kavaljeteve e padrejtsive t\u2019hipokrizis\u00eb njer\u00ebzore\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u00eb stolisun me nji forc\u00eb t\u00eb jashtzakonshme qindrese, ene kta flasin at\u00eb gjuh\u00ebn e t\u00eb Parvet t\u00eb vet ma t\u00eb hersh\u00ebm; ene e ruejn\u00eb t\u00eb pandryshuem karakterin e hekurt e fisnik t\u00eb st\u00ebrgjyshavet t\u00eb vet, e sot edhe punojn\u00eb shi njat tok\u00eb q\u00eb punuan t\u00eb par\u00ebt e tyne prehistorik\u00eb&#8221;.&nbsp;&nbsp; At Gjergj Fishta, n\u00eb fjalimin e tij, ka folur p\u00ebr vuajtjet e m\u00ebdha t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn okupues t\u00eb huaj gjat\u00eb shekujve, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMbi ta, po, randoi pesha e fuqis\u00eb rromake; mbi ta po, u l\u00ebshue e irun mnijet e gjithmon\u00eb e pabes\u00eb sfinksa sllave; rresht p\u00ebr kat\u00ebr kavaljete t\u00eb gjata i ra sypri boena e barbaris\u00eb azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njinin\u00eb e vet kombtare, e as s\u2019lshuan doket e idealet e veta. Po, ky popull i pap\u00ebrkulun kurr, ende gjindet atje mbi ato maje t\u00eb thepisuna, mbi ato zalli t\u00eb plleshme, ku t\u00eb par\u00ebt e tij prefshin rrasat p\u00ebr me \u00e7a me to rrashtat e anmqivet, a u epshin uj\u00eb pallavet t\u00eb hekurta, p\u00ebr me shtrue me to mbar\u00eb bot\u00ebn n\u00ebn kamb\u00eb t\u00eb nji Lek\u00ebs s\u00eb Madh\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe vazhdon. \u201cE mir\u00eb, pra, zotni t\u00eb mij, ky popull asht njaj populli i vog\u00ebl shqyptar, aq pak i njoftun e qa zi i gjykuem n\u00eb Evrop\u00eb. I vjet\u00ebr sa fosilat, sa stalagtitat e shpellave jehuese t\u00eb malevet\u00eb te veta vigane, e le t\u00eb thuesh, prej vet bucet t\u00eb Shqypnis, ai asht sot zot autokton e i pakund\u00ebrshtim i tokve t\u00eb veta. Ene Sllavi s\u2019kishte dal\u00eb prej breshtet t\u2019Uralit, e ende s\u2019kje njesh\u00eb e sodmja frot\u00eb laramane neo-elenike, kur Shqyptari korrte m\u00eb zagna t\u00eb Ballkanit edhe mbyll\u00eb e kishte nji periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vet n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb rruzullimit. <strong>Kush para Shqyptarit ngau qet\u00eb sinjorevet t\u00eb Ballkanit? Historin\u00eb e kemi aty, zotni t\u00eb mij, q\u00eb na flet kjart\u00eb, e asht kot q\u00eb hipokrizia diplomatike t\u00eb mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare a se gjys\u00ebm-zyrtare<\/strong>&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Fishta m\u00eb tej u ka kujtuar, p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha 20 qershor 1919 n\u00eb Paris, &nbsp;parimet Uilsonjane p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb popujve , duke b\u00ebr\u00eb pyetje: \u201cE njimend: e po i cili popull n\u00eb Ballkan ka ndiesi ma t\u00eb thella p\u00ebr liri t\u00eb vet se populli shqyptar? A dro asht Sllavi i kadalsh\u00ebm e i ngatht\u00eb\u2026 E po, a thue asht Greku \u2013 ai skilja e vjet\u00ebr \u2013 q\u00eb gjithmon\u00eb si nji bim\u00eb parasite ju njesh ma t\u00eb fortit&#8230;<strong>apo asht Shqyptari, q\u00eb pshtet\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shpres\u00ebn n\u00eb fuqi t\u00eb vet e m\u2019ate t\u00eb armve t\u00eb veta: qe i drejt\u00eb me miq, buk\u00ebdhan\u00ebs me t\u00eb huej, i rrebt\u00eb me anmiq\u2026 ene deri m\u00eb sot nuk i asht p\u00ebrmys\u00eb njaj force t\u00eb huaj\u2026. Kjen\u00eb, po pushtuesa mbi Shqypni, por nuk kjen kurr zotnuesa mbi Shqyptar\u00eb\u2026\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, At Gjergj Fishta u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur akuzave t\u00eb armiq\u00ebve t\u00eb Kombit shqiptar dhe p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb tyre, q\u00eb i paraqisnin shqiptar\u00ebt si \u201cbarbar\u00eb\u201d dhe jo t\u00eb denj\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke shtuar se ata kan\u00eb thyer e shkelur \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e njer\u00ebzore. \u201cSerb\u00ebt, n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs ballkanike me shpata kan\u00eb \u00e7el\u00eb nanat shqyptare e foshnjet e nxjerruna prej sosh i kan\u00eb ndez\u00eb si pisha, p\u00ebr me shndrit\u00eb nat\u00ebn me to, e sot Konferenca ka trefishue shtetin e tyne. &nbsp;Grek\u00ebt kan\u00eb kryqzue gjinden shqyptare shi n\u00eb&nbsp; qindvjet\u00eb &#8212; &nbsp;e sot Konferenca ka menden me u dhan\u00eb mandatin me shtrue e me gjytetnue disa kombe t\u00eb tjera: pse tash Shqyptari, i cili s\u2019i njef kto mizori n\u00eb vetvedi, s\u2019mundet me dal\u00eb shtet mb\u00eb vedi, i lir\u00eb e i pamvarsh\u00ebm\u2019\u201d?<\/p>\n\n\n\n<p>At Gjergj Fishta ka p\u00ebrfunduar fjalimin e tij mbi t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta duke n\u00ebnvijuar se sipas parimeve t\u00eb Presidentit amerikan Uilson, \u201casht\u00eb pun\u00eb e arsyeshme, q\u00eb shteti shqyptar t\u00eb p\u00ebrshtrihet gjeografikisht deri ku mbrrin kombsija e popullit shqyptar e vijueme e pandame prej centrit t\u00eb vet\u2026 Prandej, \u00e7do pak\u00ebsim i tok\u00ebs s\u00eb Shqypnis\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb bam\u00eb mbas ktyne parimeve, duhet mbajtun i dhunsh\u00ebm dhe i padrejt\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPopulli shqyptar flet nji gjuh\u00eb krejt\u00eb t\u00eb veten\u2026 prandej s\u2019ka si t\u00eb mohohet se t\u00eb gjith njata q\u00eb flasin shqyp jan\u00eb kombsijet shqyptare; e se p\u00ebr ket\u00eb arsye shteti shqyptar do t\u00eb p\u00ebrshtrihet gjeografikisht deri ku p\u00ebrfshin\u00eb gjuha shqype\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar ato q\u00eb Fishta i ka cil\u00ebsuar si \u201cg\u00ebnjeshtra t\u00eb pa-p\u00ebrmbajtuna e t\u00eb pahijshme, shoshit\u00eb prej anmiq\u00ebve\u201d t\u00eb kombit shqiptar, At Fishta citon nj\u00eb artikull t\u00eb shkrimtarit francez Rene Pinot, i cili kishte vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb, shkrimi i t\u00eb cilit ishte botuar n\u00eb revisten \u201cRevue Des Deux Mondes\u201d, e q\u00eb duke folur p\u00ebr kufijt e Shqip\u00ebris\u00eb shkruante k\u00ebto: \u201cPrej fushave t\u00eb Vardarit e mb\u2019Adriatik, prej Thesalijet e mb\u2019 Mal t\u00eb Zi, zot toket asht\u00eb Shqyptari, n\u00eb da\u00e7 pse ky hini mbrend\u00eb ma i pari, n\u00eb da\u00e7 se ky ndodhi ma i forti\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Fishta p\u00ebrfundon fjalimin e tij t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Universitetin e Katolik t\u00eb Parisit n\u00eb Qershor 1916, me nj\u00eb referenc\u00eb ndaj statistikave etnologjike t\u00eb koh\u00ebs, duke then\u00eb: <strong>\u201cT\u00eb tan\u00eb krahina e Kosov\u00ebs, pra, q\u00eb prej Konferencet t\u00eb Londonit (1913) i kje lshue Serbis, e mbar\u00eb Epiri i Nordit, t\u00eb cilit i lakmon Greqia, jan\u00eb banue kryekput prej Shqyptar\u00ebsh , e prandej e drejta e lyp\u00eb q\u00eb t\u00eb njihen me shtet shqyptar&#8230;Qysh\u00eb se serbt kan\u00eb vra me qinda mijash njer\u00ebz n\u00eb Kosov\u00eb, e Grekt kan\u00eb djeg\u00eb qinda e qinda katundesh n\u2019Epir t\u00eb Nordit, duket kjartsisht, se as banor\u00ebt e Kosov\u00ebs s\u2019jan\u00eb Serb, as ata t\u2019Epirit t\u00eb Nordit s\u2019jan\u00eb Grek. Jo, po Zotni; jan\u00eb vra gjindja me qina mijash n\u00eb Kosov\u00eb e jan\u00eb djeg\u00eb me qinda e qinda katunde n\u00eb Epir t\u00eb Nordit, sepse Serbt e Grekt duen me shue faren shqyptare n\u2019ato krahina, p\u00ebr me mujt me i than\u00eb masandej Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqit, se atje s\u2019ka Shqyptar\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>At Fishta e p\u00ebrfundon fjalimin duke then\u00eb se t\u00eb gjitha pretendimet e fqinj\u00ebve karshi tokave shqiptare jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb g\u00ebnjeshtrash dhe pa kurrfar\u00eb turpi, nd\u00ebrsa ka deklaruar se: \u201cKonferenca e Paqit kishte me ba nji paudhni t\u00eb p\u00ebrgjakshme, po nuk i nxuer e nuk ia k\u00ebthei Shqypnis\u00eb ato tok\u00eb q\u00eb Konferenca e Londonit, kundra \u00e7do gjygjit e drejtsijet, n\u00eb vjetin 1913 ia shkputi per me jau l\u00ebshue Grekvet e Serbvet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>150 vjet m\u00eb par\u00eb, k\u00ebt\u00eb muaj, lindi Poeti i Kombit shqiptar At Gjergj Fishta. U sh\u00ebnua aty k\u00ebtu me ndonj\u00eb kremtim ose shkrim p\u00ebrkujtimor. Por do t\u00eb ishte me vend q\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, veprat dhe veprimtaria e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare dhe t\u00eb trojeve shqiptare, t\u00eb mos lihen pas dore, por n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze t\u00eb nderohet poeti, i cili nderoi dhe mbrojti pavar\u00ebsin\u00eb e kombit shqiptar n\u00eb nj\u00eb prej periudhave m\u00eb kritike t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij, kur armiqt\u00eb e Kombit jo vet\u00ebm donin t\u2019i mohonin pavar\u00ebsin\u00eb shtetit t\u00eb ri shqiptar por p\u00ebrpiqeshin ta ndanin Shqip\u00ebrin\u00eb copa \u2013 copa.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-dhe-akademia-e-shkencave-e-shqiperise-nje-hap-perpara-dy-mbrapa\/\"><\/a>Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb mbajti nj\u00eb seminar kushtuar At Gjergj Fisht\u00ebs, i pari i till\u00eb n\u00eb pothuaj 80-vjet\u00eb, pas vdekjes s\u00eb tij \u2013 nj\u00eb ngjarje kjo megjith\u00ebse me r\u00ebnd\u00ebsi, mu desh ta cil\u00ebsoja si nj\u00eb hap p\u00ebrpara e dy hapa mbrapa, sa i p\u00ebrket pranimit t\u00eb pun\u00ebs, jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Fisht\u00ebs. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-dhe-akademia-e-shkencave-e-shqiperise-nje-hap-perpara-dy-mbrapa\/\">Frank Shkreli: At Gjergj Fishta dhe Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara, dy mbrapa | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk pritej asgj\u00eb m\u00eb mir\u00eb, as m\u00eb shum\u00eb.&nbsp; At Gjergj Fishta nuk \u00ebsht\u00eb pjell\u00eb e k\u00ebtij sistemi dhe k\u00ebsaj ideologjie nostalgjik\u00ebsh t\u00eb komunizmit q\u00eb ende kontrollojn\u00eb pushtetin, historin\u00eb dhe shkencat, q\u00eb ende Fisht\u00ebn e konsiderojn\u00eb si tradh\u00ebtar dhe poliagjent\u00eb \u2013 njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt \u2013 akademik\u00eb dhe politikan\u00eb &#8212; q\u00eb ende marrin vendime bazuar n\u00eb periudh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb klasave. &nbsp;Pa marr\u00eb parasysh &#8212; At Gjergj Fishta edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb 150-vjetor t\u00eb lindjes &#8212; mbetet mbrojt\u00ebsi m\u00eb i fort\u00eb i t\u00eb drejtave t\u00eb Kombit shqiptar. Ai \u00ebsht\u00eb babai i Alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe poeti i Kombit.&nbsp;&nbsp;Sot, trash\u00ebgimia e At Gjergj Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Kombit t\u00eb cil\u00ebt do ia vler\u00ebsojn\u00eb vepr\u00ebn e tij, jo nga pik\u00ebpamja marksiste-leniniste, por duke u bazuar n\u00eb vlerat komb\u00ebtare q\u00eb ai mbronte dhe n\u00eb kontributin e v\u00ebrtet\u00eb historik t\u00eb k\u00ebtij burri t\u00eb madh t\u00eb Kombit shqiptar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Majft \u00ebsht\u00eb Mjaft\u00eb! Ka ardhur koha, m\u00eb n\u00eb fund, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 150-vjetor t\u00eb lindjes s\u00eb Poetit Komb\u00ebtar \u2013 At Gjergj Fishta t\u00eb zej\u00eb vendin q\u00eb i takon dhe q\u00eb meriton n\u00eb historin\u00eb e Kombit Shqiptar. Kot e kini se Shqip\u00ebria as Kombi shqiptar nuk b\u00ebhen pa vlerat komb\u00ebtare t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebn! &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga&nbsp;At Gjergj Fishta \u2013 Shqypnia e Lir\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po, por nes\u00ebr, me ndihm\u00eb t\u00eb Zotit,<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u2019a bajm prap Shqypni t\u2019lir<\/p>\n\n\n\n<p>Prej Prevezet e m\u2019Leqe t\u2019Hotit,<\/p>\n\n\n\n<p>Prej Tivarit e m\u2019Monastir;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe Flamuri i Shqypnis,<\/p>\n\n\n\n<p>Si flak\u00eb mnijet t\u2019Perendis,<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u2019valvitet n\u00eb Ka\u00e7anik.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u2019Ka\u00e7anik, po, do t\u2019valvitet<\/p>\n\n\n\n<p>Kuq e Zi, Flamri i Shqyptar\u00ebve,<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrse toka, shqyp ku flitet,<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo vet\u00eb asht&nbsp;&nbsp;q\u00eb prej t\u00eb Parvet<\/p>\n\n\n\n<p>Trashigimin na e kemi pas\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Mbrend\u00eb i juej ma s\u2019do t\u00eb shklas\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Jo, po: na sod ktu sundojm;<\/p>\n\n\n\n<p>Ktu s\u2019hec\u00eb fjala e tjet\u00ebr kuej;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjall lirin\u00eb na nuk e lshojm,<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2019njohim mbret as krajl t\u00eb huej,<\/p>\n\n\n\n<p>Zoti n\u2019qiell e na mbi tok\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Me gjithkend\u00eb v\u00ebllaz\u00ebn e shok\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Por secili n\u00eb cak t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandej i hueji n\u00eb and\u00ebrr m\u2019e pa<\/p>\n\n\n\n<p>Se vjen kurr e shklet nder ne,<\/p>\n\n\n\n<p>Drue se keq kishte me i ra.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Gjergj Fishta, Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u201cMbi ta, po, randoi pesha e fuqis rromake; mbi ta po, u l\u00ebshue e irun mnijet e gjithmon\u00eb e pabes\u00eb sfinksa sllave; rresht p\u00ebr kat\u00ebr kavaljete t\u00eb gjata i ra sypri boena e barbarsis azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njinin e vet kombtare, e as s\u2019lshuan doket e idealet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-30087","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30087","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30087"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30087\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30088,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30087\/revisions\/30088"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}