{"id":29952,"date":"2021-09-30T20:30:50","date_gmt":"2021-09-30T18:30:50","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29952"},"modified":"2021-09-30T20:30:50","modified_gmt":"2021-09-30T18:30:50","slug":"at-gjergj-fishta-poeti-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29952","title":{"rendered":"AT GJERGJ FISHTA, POETI KOMB\u00cbTAR"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong><em>Me rastin e 150 vjetorit t\u00eb Lindjes<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me rastin e 150-vjetorit t\u00eb lindjes t\u00eb At Gjergj&nbsp; Fisht\u00ebs, Akademia e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, m\u00eb 23 shtator 2021, mbajti konferenc\u00ebn shkencore \u201cNderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fisht\u00ebs n\u00eb tri koh\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Revista p\u00ebr kultur\u00eb, shkenc\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtje shoq\u00ebrore \u201cMal\u00ebsia\u201d, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb cil\u00ebn e drejtoi, n\u00eb numrin 14, n\u00eb vitin 2019, ia&nbsp; kushtoi&nbsp; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tematike At Gjergj Fisht\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb revist\u00ebs \u201cMal\u00ebsia, punimet e tyre i kan\u00eb publikuar emra t\u00eb njohur intelektual\u00ebsh nga mbar\u00eb trevat etnike shqiptare. Arsyet pse nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb revist\u00ebs son\u00eb ia kushtueme k\u00ebtij shkrimtari, studiuesi dhe patrioti komb\u00ebtar jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerash, n\u00eb ve\u00e7anti po i n\u00ebnvizojm\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pari, motivimi i nxitjes s\u00eb botimit \u00ebsht\u00eb studimi m\u00eb i thelluar i jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs, i cili n\u00eb periudh\u00ebn e sistemit komunist, p\u00ebr arsye politike dhe ideologjike, u ndalua m\u00eb se dyzet vjet nga m\u00ebsimi n\u00eb shkolla e n\u00eb universitete, si dhe nga botimi dhe studimi n\u00eb trojet shqiptare: Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi e Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. Kjo ndales\u00eb b\u00ebri q\u00eb disa gjenerata t\u00eb mos kishin mund\u00ebsi ta njohin k\u00ebt\u00eb figure t\u00eb madhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dyti, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vler\u00ebn e madhe artistike t\u00eb veprimtaris\u00eb letrare t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs, e, n\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb kryevepr\u00ebs \u201cLahuta e Malcis\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb treti, kontributi jasht\u00ebzakonisht i madh i Gjergj Fisht\u00ebs si kryetar i Komisionit p\u00ebr hartimin e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Kongresin e Manastirit (Bitoli i sot\u00ebm-Maqedonia e Veriut), m\u00eb 1908.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, r\u00ebnd\u00ebsia e madhe e tij si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris, m\u00eb 1919-1920.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pesti, n\u00eb zgjedhjet e qershorit t\u00eb vitit 1921, Gjergj Fishta zgjedhet deputet i Shkodr\u00ebs dhe n\u00ebnkryetar i Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi angazhimi i tij politik p\u00ebr mbrojtjen me dinjitet t\u00eb interesave t\u00eb popullit dhe t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb gjashti, merita e madhe e Fisht\u00ebs, p\u00ebr mbrojtjen cil\u00ebsore t\u00eb interesave t\u00eb shtetit shqiptar dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb drejtave njer\u00ebzore t\u00eb v\u00ebllez\u00ebve shqiptar jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si pjestar i delegacionit shqiptar n\u00eb konferencat ballkanike: 1930 n\u00eb Athin\u00eb, 1931 n\u00eb Stamboll, 1932 n\u00eb Bukuresht dhe m\u00eb 1933 n\u00eb Selanik.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb shtati, kontribiti i madh i Fisht\u00ebs si bashk\u00eb themelues dhe antar i Shoq\u00ebris\u00eb letrare \u201cBashkimi\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr (1899), q\u00ebllimi i s\u00eb cil\u00ebs ishte zgjimi i popullit me an\u00eb botimesh n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb teti, Fishta u emrua n\u00eb vitin 1902 drejtor i Shkoll\u00ebs Fran\u00e7eskane n\u00eb Shkod\u00ebr, e cila qysh prej themelimit t\u00eb saj n\u00eb vitin 1861 drejtohej nga t\u00eb huajt. Me ardhjen p\u00ebr drejtor, Fishta n\u00eb shkoll\u00eb b\u00ebri shtiemen e gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb m\u00ebsimi. Pra, z\u00ebvend\u00ebsoi italishten me shqipen, p\u00ebr here t\u00eb par\u00eb si gjuh\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn drejtimin e tij shkolla mori nj\u00eb hov t\u00eb ri. Shkolla e P. Gjergjit \u2013 k\u00ebshtu e quajshin shkodran\u00ebt. Ajo u b\u00eb qendra e atdhetarvet, ku n\u00eb mbr\u00ebmje mbledhshin rinia e qytetit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla e m\u00ebsime nga goja e Mjeshtrit t\u2019ides\u00eb komb\u00ebtare Gjerg Fisht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb n\u00ebnti, Fishta s\u00eb bashku me patriotin Luigj Gurakuqin, formuan \u201cKomisin Letrare\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 1916, e cila kishte p\u00ebr q\u00ebllim me i v\u00eb themelet e nj\u00eb gjuhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt letrare t\u00eb shqipes.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dhjeti, Fishta duke iu mbajt\u00eb gjithnj\u00eb parimit t\u00eb vet themelor se shtypi asht arma ma e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb mendimet, e mjeti ma i p\u00ebrdorsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i \u00e7el\u00eb syt popullit, themeloi revist\u00ebn letrare, filozofike dhe diturore \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d, m\u00eb 1913. Po ashtu, m\u00eb 1916, themeloi dhe drejtoi gazet\u00ebn politike-letrare \u201cPosta e Shqypnis\u00eb\u201d. P\u00ebrve\u00e7, k\u00ebtyre, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb drejtoi dhe revist\u00ebn \u201cZani i Shdout\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjeti, n\u00eb vitin 1923 Shoq\u00ebria \u201cRozafa\u201d organizoi n\u00eb Shkod\u00ebr nj\u00eb ekspozit\u00eb pikturash komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Ekspozit\u00eb, Fishta paraqiti 24 cop\u00eb piktura origjinale t\u00eb tij t\u00eb punuara me nj\u00eb mjeshtri aq t\u00eb madhe sa disa prej tyre u miratuan nga Akademia e Vjen\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dymb\u00ebdhjeti, nevoja p\u00ebr njohjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjeneratave t\u00eb reja me vepr\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme letrare-artistike t\u00eb tij, si dhe me kontributin e madh t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Fisht\u00ebs p\u00ebr kultur\u00ebn dhe \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb tremb\u00ebdhjeti, ndjenja e borxhit ndaj k\u00ebtij vigani dhe personaliteti t\u00eb madh t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare, i cili \u00ebsht\u00eb nderi dhe krenaria e shqiptaris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>At Gjergj Fishta( 23 tetor 1871-30 dhjetor 1940) \u00ebsht\u00eb poeti komb\u00ebtar, dramaturg, prozator, estet, publicist, pedagog, klerik dhe politikan.&nbsp; Lindi m\u00eb 23 tetor 1871, n\u00eb fshatin Fisht\u00eb t\u00eb Zadrim\u00ebs, n\u00eb paralagje t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ndoqi shkollat fran\u00e7eskane n\u00eb Troshan dhe Shkod\u00ebr. M\u00eb 1886 u d\u00ebrgua nga fran\u00e7eskan\u00ebt n\u00eb Bosnj\u00eb \u2013 Sutjesk\u00eb, Livno dhe Kreshev\u00eb, ku studioi telogji, filozofi dhe gjuh\u00eb t\u00eb huaja, sidomos latinishten, italishten dhe kroatishten.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 1894 u shugurua prift dhe u pranua n\u00eb Urdh\u00ebrin fran\u00e7eskan. Po at\u00eb vit u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri dhe filloi pun\u00ebn si m\u00ebsues n\u00eb Kolegjin fran\u00e7eskan n\u00eb Troshan e m\u00eb pas si famulltar n\u00eb fshatin Gomsiqe.<\/p>\n\n\n\n<p>Zot\u00ebsia e Fisht\u00ebs si poet i cili ka l\u00ebn\u00eb em\u00ebr pothuaj n\u00eb t\u00eb gjitha gjinit\u00eb dhe zhanret e krijimtaris\u00eb letrare shprehet sidomos n\u00eb kryevepr\u00ebn \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d, n\u00eb t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs poetizohet historia e popullit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit 1878 e deri n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1912. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr Fishta k\u00ebndon luft\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb zhvilluar n\u00eb dy drejtime: Kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb periudh\u00ebn e shthuerjes s\u00eb saj, dhe luft\u00ebs kund\u00ebr coptimit t\u00eb truallit etnik shqiptar nga fqinj\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Gati e t\u00ebr\u00eb l\u00ebnda me t\u00eb cil\u00ebn Fishta nd\u00ebrtoi k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nxjerrun nga jeta e pasuria shpir\u00ebrore e popullit shqiptar<strong>(Martin Camaj<\/strong>). Kot mundohen Grek\u00ebt e sot\u00ebm \u2013 thot\u00eb Faik Konica-t\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e vet nj\u00eb vep\u00ebr m\u00eb t\u00eb plot\u00ebsueme se \u201cLahut\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Eqrem \u00c7abej<\/strong> thekson: \u201cVepra e Fisht\u00ebs i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb tok\u00ebn e n\u00eb jet\u00ebn popullore t\u00eb Shqip\u00ebnis\u00eb, ajo nuk do t\u2019ishte \u00e7ka \u00ebsht\u00eb pa njohjen e thell\u00eb t\u00eb vendit nga ana e poetit, dhe nuk mund t\u00eb kuptohet pa njohur v\u00ebndin dhe njer\u00ebzit e Shqip\u00ebris\u00eb. Ve\u00e7se \u00e7\u2019i&nbsp; fali vendi poetit, ky ia p\u00ebrligji n\u00eb trajt\u00eb t\u00eb fisnikruar t\u00eb artit. Sepse vepra e tij u b\u00eb pasqyra besnike, fytyra e kthjellt\u00eb e gjith\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb etnike, trim\u00ebris\u00eb s\u00eb ashp\u00ebr, burr\u00ebris\u00eb luftarake, krenaris\u00eb raciale q\u00eb ka mundur t\u00eb ruaj gjer sot jeta shqiptare\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lasgush Poradeci thot\u00eb: \u201cFishta \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmb i tok\u00ebs dhe shkemb i shpirtit shqiptar\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fishta nihet si poeti m\u00eb popullor i shqiptar\u00ebve, si poeti m\u00eb i p\u00ebrz\u00ebmrt i k\u00ebtij populli. Ai ka qen\u00eb figura emblematike e gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqipe dhe apostulli i Atdheut t\u00eb vet. Prandaj, ai \u00ebsht\u00eb nderi dhe krenaria e shqiptaris\u00eb.Ai e meriton k\u00ebt\u00eb ndrim dhe vler\u00ebsim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e t\u00ebr\u00eb q\u00eb e ka nderuar si t\u00eb till\u00eb, q\u00eb e ka cil\u00ebsuar si poetin m\u00eb t\u00ebmadh t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Poezit\u00eb e tij epike, lirike e satirike, jo vet\u00ebm u njoft\u00ebn, u studiuen dhe u \u00e7muan n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn shqiptare, duke l\u00ebn\u00eb vrag\u00eb t\u00eb pashlyeshme, por jehuan edhe n\u00eb bot\u00ebn&nbsp; letrare t\u00eb jashtme, duke e b\u00eb t\u00eb njohur emrin shqiptar nd\u00ebr rrethet intelektuale t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjergj Fisht\u00ebn e nderoi dhe ngriti bota shqiptare, por dhe bota e jashtme duke i dh\u00ebn\u00eb atij dekorata e tituj nderimi. E dekoroj Mbreti i Austro-Hungaris\u00eb me Ritterkreuz (1912), Paria e P\u00ebrgj. E Urdhnit Fran\u00e7eskan me titullin Lector Jubilatus(1929), mbreti i Turqis\u00eb me dekorat\u00ebn Mearij, kl.II (1912) dhe Greqia me dekorat\u00ebn Foenix (1931).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mesin e vitit 1939 Fishta u em\u00ebrua an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave Mbret\u00ebrore t\u00eb Italis\u00eb, q\u00eb sot njihet si Accademia Nazionale dei Lincei.<\/p>\n\n\n\n<p>Karl Gurakuqi, thot\u00eb: \u201cN\u00eb qoft\u00eb se sot mburret&nbsp; Italia p\u00ebr nj\u00eb Dante Alighieri dhe Francesco Petrarca, n\u00eb qoftt\u00eb se krenohet Albiona plak\u00eb&nbsp; p\u00ebr nj\u00eb Milton e Schakespeare, Gjeman\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb Goethe e Schiller, Francez\u00ebt p\u00ebr Corncille e Racine; at\u00ebher\u00eb Fishta \u00ebsht\u00eb krenaria e Kombit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjenia m\u00eb e nalt\u00eb e fisit arbnuer, \u00ebsht\u00eb pjella m\u00eb fisnike e m\u00eb e bukur e tok\u00ebs s\u00eb par\u00ebvt ton\u00eb\u2026 F\u00ebtyra e tij rrall p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb historin\u00eb e qytet\u00ebrimit, emni i tij do t\u00eb shkruhet me germa ari n\u00eb historin\u00eb e Rilindjes son\u00eb, vepra e tij \u00ebsht\u00eb monument i shekujvet t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas r\u00ebnjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, Fishta p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebthehet n\u00eb institucione arsimore, kulturore dhe shkencore p\u00ebt t\u2019u&nbsp; m\u00ebsuar dhe studiuar, por jo dhe sa duhet. Prandaj, ekziston nevoja p\u00ebr njohjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjeneratave t\u00eb reja me vepr\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme letrare-artistike t\u00eb tij, si dhe me&nbsp; kontributin e madh t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Fisht\u00ebs p\u00ebr kultur\u00ebn dhe \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare.Top of Form<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj,\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kurajuese q\u00eb, At Gjergj Fishta kthehet n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i vler\u00ebsuar\u00a0 p\u00ebr t\u00eb gjitha kontributet e tij n\u00eb fush\u00ebn e albanologjis\u00eb, si poet, orator, estet, studiues, publicist, mendimtar dhe botues.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 150 vjetorit t\u00eb Lindjes Nga Nik\u00eb Gashaj Me rastin e 150-vjetorit t\u00eb lindjes t\u00eb At Gjergj&nbsp; Fisht\u00ebs, Akademia e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, m\u00eb 23 shtator 2021, mbajti konferenc\u00ebn shkencore \u201cNderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fisht\u00ebs n\u00eb tri koh\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb\u201d. Revista p\u00ebr kultur\u00eb, shkenc\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtje shoq\u00ebrore \u201cMal\u00ebsia\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29952","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29952"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29952\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29953,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29952\/revisions\/29953"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}