{"id":29936,"date":"2021-09-27T09:51:49","date_gmt":"2021-09-27T07:51:49","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29936"},"modified":"2021-09-27T09:51:49","modified_gmt":"2021-09-27T07:51:49","slug":"at-gjergj-fishta-dhe-akademia-e-shkencave-e-shqiperise-nje-hap-perpara-dy-mbrapa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29936","title":{"rendered":"AT GJERGJ FISHTA DHE AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb \u2013 NJ\u00cb HAP P\u00cbRPARA, DY MBRAPA"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-6162\" width=\"480\" height=\"743\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta-194x300.jpg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ka disa vite q\u00eb me pen\u00ebn time t\u00eb pavarur e tep\u00ebr modeste \u2013 pa pasur nevoj\u00eb t\u2019i them kujt tungjatjeta do t\u00eb thoshte Fishta &#8212; kam b\u00ebr\u00eb thirrje dhe kam k\u00ebrkuar rivlersimin e vepr\u00ebs, jet\u00ebs dhe t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs nga entet zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me besimin se pa vlerat e At Gjergj Fisht\u00ebs, po varf\u00ebrohet kultura dhe po de-shqiptarizohen trojet shqiptare.&nbsp; Fatkeqsisht, gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb tranzicionit t\u00eb ashtuquajtur \u201cpost-komunist\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 ndon\u00ebse librat e At Gjergj Fisht\u00ebs botohen dhe mund t\u00eb blihen dhe t\u00eb lexohen nga kushdo q\u00eb d\u00ebshiron, nj\u00eb p\u00ebrmirsim nga \u00e7\u2019ndodhte n\u00eb regjimin komunist kur veprat e tija ishin rrept\u00ebsisht t\u00eb ndaluara \u2013 k\u00ebto tre dekadat e fundit, trajtimi zyrtar nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta qeveritaro-shtet\u00ebrore dhe akademike, s\u2019ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb vazhdim i trajtimit t\u00eb eg\u00ebr anti-komb\u00ebtar ndaj Poetit t\u00eb Madh t\u00eb Kombit, nga ana e ish-regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, i d\u00ebnuar, i d\u00ebbuar dhe i p\u00ebrjashtuar, \u00e7\u2019prej vitit 1940 kur edhe nd\u00ebrroi jet\u00eb Gjergj Fishta.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por ja, thon\u00eb se shpresa vdes e fundit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb fundit, pas 3 dekadave \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d, m\u00eb n\u00eb fund, me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe m\u00ebsova p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb konference n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb (ASHSH), kushtuar 150-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs. A mund t\u00eb jet\u00eb ky fillimi i nj\u00eb rehabilitimi zyrtar i k\u00ebsaj figure t\u00eb madhe t\u00eb Kombit, nj\u00eb hap i par\u00eb i rivler\u00ebsimit t\u00eb veprave dhe kontributit t\u00eb tij &#8212; t\u00eb p\u00ebrjashtuar dhe t\u00eb harruar &#8212; n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb komb\u00ebtare. Mbetet p\u00ebr tu par\u00eb, por me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn u emocionova prej g\u00ebzimit duke mos u besuar syve nd\u00ebrsa lexova \u00e7do fjal\u00eb e fjali nga njoftimi dhe nga p\u00ebrmbledhjet e kumtesave q\u00eb u mbajt\u00ebn me k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb botuara n\u00eb faq\u00ebn e internetit t\u00eb (ASHSH), p\u00ebrfshir fjal\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb, Z. Skender Gjinushit dhe ekspert\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs kushtuar Fisht\u00ebs dhe veprave t\u00eb tija, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 150-vjetor t\u00eb lindjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb vones\u00ebn e pajustifikuar prej tre dekadash \u201cpluraliz\u00ebm\u201d (por m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb, thot\u00eb populli), p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e nevojsh\u00ebm t\u00eb figur\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, un\u00eb e vler\u00ebsoj dhe e p\u00ebrsh\u00ebndes nism\u00ebn ose hapin e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nga nj\u00eb ent zyrtar prestigjoz i shtetit shqiptar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb, megjith\u00ebse nuk jam i qart\u00eb se si do shkohet p\u00ebrpara.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb (ASHSH), Konferenca akademike \u201cad honorem\u201d), me rastin e 150-vjetorit t\u00eb lindjes, (1 tetor, 1871) \u201cNderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fisht\u00ebs n\u00eb tri koh\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb, ose \u201cnj\u00eb hap\u201d i par\u00eb, si\u00e7 e cil\u00ebsoi Akademiku Gjinushi. &nbsp;Si\u00e7 duket, Z. Gjinushi i mati fjal\u00ebt me kujdes \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos shkelur ndonj\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe n\u00eb lidhje me trajtimin e Gjergj Fisht\u00ebs &#8212; pasi ndoshta as ai nuk e di se si do t\u00eb shkohet p\u00ebrpara n\u00eb vler\u00ebsimin e Fisht\u00ebs. &nbsp;Sepse, ashtu si k\u00ebto 30-vjet\u00eb t\u00eb kaluara t\u00eb nj\u00eb tranzicioni t\u00eb pafund p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, zyrtarisht, ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs &#8212; Fishta gjithnj\u00eb konsiderohet si \u201creaksionar\u201d, \u201ctradh\u00ebtar\u201d, \u201cbashkpuntor i agjenturave t\u00eb huaja\u201d, e ku ta dij\u00eb un\u00eb se \u00e7far\u00eb epitetesh t\u00eb tjera fyese jan\u00eb p\u00ebrdorur kund\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebs q\u00eb nga periudha enveriste, e q\u00eb mbeten edhe sot pjes\u00eb e fjalorit t\u00eb disave p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar Fisht\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrmerr nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, tre dekada pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, prapseprap, kjo &nbsp;\u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb duhet t\u00eb mir\u00ebpritet dhe t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetet nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb admirojn\u00eb veprat dhe kontributet e shumta t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs por edhe nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb liri, demokraci dhe n\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti &#8212; q\u00eb personaliteti i Gjergj Fisht\u00ebs si \u201cpoet, orator, estet, studiues, publicist, mendimtar dhe botues\u201d, trajtohet, m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb nj\u00eb forum shkencor t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; Akademiku Sk\u00ebnder Gjinushi u shpreh me rastin e hapjes s\u00eb konferenc\u00ebs se, \u201cAkademia e Shkencave, me k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, po hedh nj\u00eb hap p\u00ebr t\u00eb inkurajuar mir\u00ebsekthimin e Fisht\u00ebs\u201d, duke shtuar se ky, \u201cNuk \u00ebsht\u00eb kthim i djalit plangprish\u00ebs, por i poetit t\u00eb d\u00ebbuar, i cili ka pritur dekada t\u00eb t\u00ebra t\u00eb na thoshte, ashtu si\u00e7 shkroi nj\u00ebri prej pasuesve t\u00eb tij, Martin Camaj: Un\u00eb jam i jueji, ju jeni t\u00eb mit\u00eb. Ose si\u00e7 pati shkruar Naimi: Un\u00eb jam n\u00eb shpirtin tuaj \/ Mos m\u00eb merrni p\u00ebr t\u00eb huaj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e hapjes s\u00eb konferenc\u00ebs, Kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Akademik Sk\u00ebnder Gjinushi.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave u shpreh gjithashtu se konferenca e jav\u00ebs q\u00eb kaloi ishte vet\u00ebm nj\u00eb hap, \u201cp\u00ebr t\u00eb inkurajuar mir\u00ebsek\u00ebthimin e Fisht\u00ebs\u201d, duke len\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se dikush tjet\u00ebr mban frenat q\u00eb pengojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos then\u00eb q\u00eb ndalojn\u00eb gjithnj\u00eb, rivler\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs. &nbsp;Po kush mund t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto forca t\u00eb err\u00ebta, q\u00eb p\u00ebr 30-vjet\u00eb ndalojn\u00eb \u201cmir\u00ebsek\u00ebthimin e plot\u00eb t\u00eb Fisht\u00ebs? &nbsp;A jan\u00eb k\u00ebta politikan\u00ebt aktual\u00eb hipokrit\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha ngjyrave q\u00eb para bot\u00ebs euro-atlantike na paraqiten sot si pro-per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb flak\u00ebt &#8212; a po jan\u00eb nostalgjik\u00ebt e Enverit, politikan\u00eb dhe akademik\u00eb &#8212; t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr 30-vjet\u00eb tani sillen si anadollak\u00eb dhe taleban\u00eb t\u00eb anti-vlerave kulturore dhe komb\u00ebtare ndaj figurave m\u00eb t\u00eb nderuara, monumente t\u00eb historis\u00eb dhe kultur\u00ebs s\u00eb Kombit shqiptar? &nbsp;Figura, si At Gjergj Fishta, nj\u00ebri prej personaliteteve shqiptare m\u00eb pro-per\u00ebndimore n\u00eb historin\u00eb e Kombit, \u00e7\u2019prej koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujt i pengon ende sot, 30-vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit zyrtar n\u00eb Shqip\u00ebri, figura dhe vepra e At Gjergj Fisht\u00ebs dhe pse?&nbsp; Pse u desh\u00ebn tri dekada q\u00eb t\u00eb mbahej nj\u00eb konferenc\u00eb \u2013 \u201cnj\u00eb hap i par\u00eb\u201d p\u00ebr \u201cmir\u00ebsek\u00ebthimin e Fisht\u00ebs\u201d \u2013 sipas vet Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?&nbsp; Kush i pengon hapat e tjer\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb merren n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe pse duhet t\u00eb matet me hapa t\u00eb tjer\u00eb rivlersimi i Gjergj Fisht\u00ebs? Kush e jep lejen dhe kush i p\u00ebrcakton \u201chapat\u201d p\u00ebr nj\u00eb rivlersim t\u00eb till\u00eb? &nbsp;A \u00ebsht\u00eb Fishta nj\u00eb hajdut a person i korruptuar q\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb nep\u00ebr \u201cvetingun\u201d politik t\u00eb \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb\u201d s\u00eb re t\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs? &nbsp;Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb 30-vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit, At Gjergj Fishta mbetet, zyrtarisht, ende i pad\u00ebshiruar dhe i p\u00ebrjashtuar, i etiketuar me damk\u00ebn \u201ctradh\u00ebtar\u201d dhe i l\u00ebn\u00eb pas dore nga politika zyrtare si dhe nga kultura, shkenca dhe akademia \u2013 si \u201carmik\u201d e \u201creaksionar\u201d, ashtu si\u00e7 konsiderohej edhe nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, megjith\u00ebse Fishta nuk jetoi as nuk veproi asnj\u00eb dit\u00eb n\u00ebn at\u00eb regjim? &nbsp;K\u00ebto do ishin ca pyetje q\u00eb vet pjes\u00ebmarr\u00ebsit duhej t\u00eb b\u00ebnin n\u00eb konferenc\u00ebn e jav\u00ebs q\u00eb kaloi, kushtuar 150-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, k\u00ebta politikan\u00ebt e sodit q\u00eb gjithnj\u00eb refuzojn\u00eb Fisht\u00ebn na paraqiten para audiencave prestigjoze amerikane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare si properendimor\u00eb ku e kur ua lyp\u00eb nevoja, por refuzojn\u00eb Fisht\u00ebn, promovuesin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vlerave per\u00ebndimore dhe arkitektin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane. Nuk mund t\u00eb pretendosh se je properendimor\u00eb dhe kund\u00ebr ose indiferent ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs. &nbsp;K\u00ebt\u00eb duhet ta din\u00eb edhe diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/politike\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-arkitekt-i-marredhenieve-shqiptaro-amerikane-vazhdon-te-jete-i-padeshiruar-ne-vendin-e-vet\/\">Frank Shkreli: At Gjergj Fishta, arkitekt i marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pad\u00ebshiruar n\u00eb vendin e vet | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb pyetjeve m\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjeve nga autoritetet shqipotare p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb kontributit t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn komb\u00ebtare, sidomos kontributeve t\u00eb tija n\u00eb fush\u00ebn politike dhe komb\u00ebtare, konferenca e Tiran\u00ebs, si\u00e7 duket, p\u00ebr t\u00eb mos dashur t\u00eb turbullonte uj\u00ebrat e zeza t\u00eb jet\u00ebs aktuale politike dhe akademike shqiptare &#8212; e kishte gjet\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohej m\u00eb shum\u00eb tek kontributet e Fisht\u00ebs, jo n\u00eb fush\u00ebn politike, por n\u00eb fush\u00ebn albanologjike, nj\u00eb fush\u00eb kjo e sigurt p\u00ebr ta trajtuar Fisht\u00ebn.&nbsp; Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave, nuk dihet se cili do t\u00eb jet\u00eb \u201curdh\u00ebri zyrtar\u201d p\u00ebr hapa t\u00eb tjer\u00eb, sa i p\u00ebrket \u201crikthimit\u201d t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs dhe nga kush do jepet leja: Kryeministri, Kuvendi, Ministria e Arsimit dhe e Kultur\u00ebs, Presidenti, nga kush?&nbsp; Vendim shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb ky p\u00ebr Tiran\u00ebn zyrtare!!! Edhe sot pas 80-vjet\u00ebsh e kan\u00eb frik\u00eb Fisht\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Po pse ky trajtim p\u00ebr 80-vjet i Gjergj Fisht\u00ebs nga Atdheu tij p\u00ebr t\u00eb cilin jetoi e punoi gjith\u00eb jet\u00ebn dhe pse \u201cFishta u fshi nga defteri\u201d nga regjimi komunist, si\u00e7 &nbsp;pyeste dikur Profesori i ndjer\u00eb shqiptaro-amerikan dhe ish i burgosur i regjimit enverist, Arshi Pipa n\u00eb nj\u00eb artikull (Fishta dhe Komunizmi) <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-gjergj-fishta-dhe-komunizmi-4\/\">Frank Shkreli: Gjergj Fishta dhe komunizmi | Gazeta Telegraf<\/a>, t\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn Shqiptari i Lir\u00eb n\u00eb Nju Jork me 31 Janar, 1961. &nbsp;N\u00eb at\u00eb artikull, Profesori i nderuar shkruante se 2-3 vitet e para t\u00eb sundimit komunist, Fishta ende nuk konsiderohej si nj\u00eb subjekt \u201ctabu\u201d. &nbsp;Por, megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, shkruan ai, qysh n\u00eb fillim t\u00eb regjimit, shihej se nga frynte era. &nbsp;N\u00ebp\u00ebrmjet \u201cqarkoresh, k\u00ebshillash, qortimesh e porosish\u00eb, m\u00ebsuesve t\u00eb gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb\u201d, u ishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebri q\u00eb t\u00eb vinin n\u00eb dukje an\u00ebn \u201creaksionare\u201d, jo vet\u00ebm t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs por edhe t\u00eb Faik Konic\u00ebs. &nbsp;K\u00ebshtu filloi dalngadal\u00eb t\u00eb \u201cp\u00ebrgatitej terreni\u201d, sipas Profesor Arshi Pip\u00ebs, p\u00ebr eliminimin e Gjergj Fisht\u00ebs dhe t\u00eb veprave t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ndodhi, sipas Profesor Arshi Pip\u00ebs, \u201cN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria po rr\u00ebshqiste nd\u00ebr krah\u00ebt e Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb republik\u00eb e shtat\u00eb e saj dhe udh\u00ebheqja komuniste shqiptare n\u00ebn diktatin e Beogradit nuk mund t\u2019ia falte Gjergj Fisht\u00ebs shprehjet e tij kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb.\u201d &nbsp;Si p\u00ebrfundim, thekson Pipa n\u00eb artikullin e tij, botuar n\u00eb gazet\u00ebn e Nju Jorkut, \u201cShqiptari i Lir\u00eb\u201d, t\u00eb vitit 1961, \u201cMe eliminimin e fraksionit nacionalist brenda partis\u00eb, t\u00eb kryesuar nga Mal\u00ebshova dhe Dishnica dhe m\u00eb von\u00eb nga fraksioni autonomist Nako Spirua \u2013 t\u00eb tre k\u00ebta kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb politik\u00ebs pro-jugosllave \u2013 triumfoi vija ekstremiste e \u00e7iftit Hoxha-Xoxe, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr arsyet e tyre personale dhe partizane ishin gati t\u00eb sakrifikonin interesat dhe vlerat komb\u00ebtare\u201d, ka shkruar Arshi Pipa.<\/p>\n\n\n\n<p>Se si kjo \u201cvij\u00eb ekstremiste\u201d komuniste ndaj Fisht\u00ebs ka mbijetuar sot e 80-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 sidomos k\u00ebto tre dekadat e fundit &#8212; as dreqi nuk mund ta marr\u00eb me mend, as ta kuptoj\u00eb, se si dhe pse p\u00ebr pothuaj nj\u00eb shekull?<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/image002.jpg\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Profesor Arshi Pipa: \u201cFishta u sakrifikua pik\u00ebrisht si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi madhor i vlerave komb\u00ebtare\u201d. Profesor Pipa \u00ebsht\u00eb shprehur, se ajo q\u00eb e dallon patriotizmin e At Gjergj Fisht\u00ebs nga t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb, \u201cKarakteri militant, luftarak, i patriotizmit\u201d t\u00eb tij. T\u00eb tjer\u00ebt, sipas Arshi Pip\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb mbrojtur, nd\u00ebrsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar.&nbsp;\u201cAi ka sulmuar t\u00eb gjith\u00eb ata persona ose shtete t\u00eb vogla, ose fuqi t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb Lindjes e t\u00eb Per\u00ebndimit, t\u00eb Krishtit ose t\u00eb Muhametit, q\u00eb kan\u00eb synuar rob\u00ebrimin, pushtimin, cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb cenuar tagrin e popullit shqiptar, ata q\u00eb kan\u00eb fyer dinjitetin dhe krenarin\u00eb komb\u00ebtare\u201d, ka shkruar Profesor Arshi Pipa p\u00ebr patriotizmin e Fisht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por nj\u00eb p\u00ebrgjigje e pjes\u00ebshme ndaj k\u00ebsaj pyetjeje mund t\u00eb jet\u00eb se Fishta i p\u00ebrkiste urdhrit fran\u00e7eskan, ka shkruar Prof. Pipa, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb vrar\u00eb nga regjimi enverist, nj\u00eb pjes\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00ebp\u00ebr burgjet komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ka arsyetuar Profesor Arshi Pipa. Fishta, si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i njohur i fran\u00e7eskan\u00ebve nuk mund t\u00eb lihej pa prekur, sipas tij.&nbsp; Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte t\u00eb b\u00ebnte me \u201crendin ideologjik bot\u00ebror\u201d t\u00eb asaj kohe, shprehej Pipa n\u00eb artikullin e tij. \u201cBinomi i famsh\u00ebm i Fisht\u00ebs \u2018Atme e Fe\u201d, ishte krejt\u00ebsisht i papranuesh\u00ebm p\u00ebr komunist\u00ebt\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Arshi Pipa.&nbsp; Nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb artikullit, me rastin e 20-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Poetit t\u00eb Kombit, botuar n\u00eb Nju Jork n\u00eb Janar t\u00eb vitit 1961, Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan Arshi Pipa b\u00ebn pyetjen: \u201cA do t\u00eb mbetet Fishta p\u00ebrgjithmon\u00eb armiku num\u00ebr nj\u00eb?\u201d Ai shprehej optimist, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cjo p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d ka n\u00ebnvijuar ai. Pipa shpresonte se ndryshimi zyrtar i regjimit komunist ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij, do t\u00eb ndodhte, kur sipas tij, \u201ckomunizmi t\u00eb nd\u00ebrroj qime\u201d. &nbsp;Profesor Arshi Pipa do t\u00eb habitej shum\u00eb po t\u00eb jetonte sot se, megjith\u00ebse komunizmi n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb ket\u00eb \u201cnd\u00ebrruar qime\u201d Fishta ende mbetet i p\u00ebrjashtuar, ose t\u00eb pak\u00ebn jo i mir\u00ebseardhur dhe i pa pranuar, zyrtarisht.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cUjku qim\u00ebn e nd\u00ebrron, por vesin jo\u201d, thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb popullore. &nbsp;Mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse Konferenca n\u00eb150-vjetorin e lindjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb, sh\u00ebnon v\u00ebrtet\u00eb, hapin e par\u00eb zyrtar, \u201cp\u00ebr t\u00eb inkurajuar mir\u00ebsekthimin e Fisht\u00ebs\u201d \u2013 si\u00e7 u shpreh Kryetari i k\u00ebsaj Akademie, Z. Sk\u00ebnder Gjinushi. &nbsp;Presim gjithashtu, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ujku, v\u00ebrtet\u00eb, ka nd\u00ebrruar jo vet\u00ebm qim\u00ebn por edhe vesin, p\u00ebrfshir qendrimin armiq\u00ebsor 80-vje\u00e7ar ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 150-vjetor t\u00eb lindjes s\u00eb Poetit Komb\u00ebtar. &nbsp;Kombi shqiptar sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr paq\u00eb dhe pajtim t\u00eb shqiptarit me shqiptar. Si\u00e7 tha edhe dit\u00ebt e fundit, Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, \u201cKa ardhur koha t\u00eb kujtojm\u00eb dhe t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn\u201d. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtjella shqiptare \u00ebsht\u00eb e tronditur n\u00eb themel. Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuesin e madh t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Kombin &#8212; At Gjergj Fisht\u00ebn! Mos hezitoni, kemi pritur mjaft dhe me durim p\u00ebr 80-vjet\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Frank Shkreli Ka disa vite q\u00eb me pen\u00ebn time t\u00eb pavarur e tep\u00ebr modeste \u2013 pa pasur nevoj\u00eb t\u2019i them kujt tungjatjeta do t\u00eb thoshte Fishta &#8212; kam b\u00ebr\u00eb thirrje dhe kam k\u00ebrkuar rivlersimin e vepr\u00ebs, jet\u00ebs dhe t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs nga entet zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29936","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29936"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29936\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29937,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29936\/revisions\/29937"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}