{"id":29923,"date":"2021-09-23T19:25:55","date_gmt":"2021-09-23T17:25:55","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29923"},"modified":"2021-09-23T19:25:55","modified_gmt":"2021-09-23T17:25:55","slug":"cben-kryeministri-i-shqiperise-edi-rama-ne-akademine-ushtarake-amerikane-west-point","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29923","title":{"rendered":"\u00c7\u2019B\u00cbN KRYEMINISTRI I SHQIP\u00cbRIS\u00cb EDI RAMA N\u00cb AKADEMIN\u00cb USHTARAKE AMERIKANE, \u201cWEST POINT\u201d?\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Misioni i Akademis\u00eb Ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb West Point \u00ebsht\u00eb, \u201cp\u00ebr t\u00eb edukuar, trajnuar dhe p\u00ebr t\u00eb frmy\u00ebzuar Korpuset e Kadet\u00ebve, ashtuq\u00eb secili kadet i diplomuar q\u00eb del prej aty \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lider, udh\u00ebheq\u00ebs me karakter, i betuar ndaj vlerave: Detyr\u00eb, Nder, Atdhe dhe t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme profesionale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kombit, si oficer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>The U.S. Military Academy at West Point&#8217;s mission is &#8220;to educate, train, and inspire the Corps of Cadets so that each graduate is a commissioned leader of character committed to the values of Duty, Honor, Country and prepared for a career of professional excellence and service to the Nation as an officer in the United States Army\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Zakonisht, Akademia Ushtarake n\u00eb West Point, vizitohet nga President\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2013 por jo p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe partiake \u2013 pasi ushtria amerikane \u00ebsht\u00eb mbi k\u00ebsisoj lojrash t\u00eb flliqta t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme ose t\u00eb jashtme dhe p\u00ebrpiqet q\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mos bie pre e manipuluesve q\u00eb p\u00ebrpiqen ta p\u00ebrdorin ushtrin\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre t\u00eb sh\u00ebmtuara, personale dhe t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme politike.&nbsp; Ka edhe t\u00eb tjer\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs, sidomos ushtarak\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb vizitojn\u00eb dhe mbajn\u00eb fjalime me rastin e diplomimit t\u00eb kadet\u00ebve, si\u00e7 ishte rasti k\u00ebt\u00eb vit, kur atyre u foli Sekretari aktual i Mbrojtjes, Z. Lloyd J. Austin III, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar kadet\u00ebt e rinj\u00eb t\u00eb sapo diplomuar amerikan\u00eb, n\u00eb detyr\u00ebn e tyre t\u00eb re, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut, me nder dhe karakter.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb West Point ka edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar \u2013 rreth 20 gjithsejt &#8212; kadet\u00ebsh nga vende t\u00eb huaja, aleate t\u00eb Amerik\u00ebs. Shyqyr q\u00eb Kryeministri Rama zbuloi m\u00eb n\u00eb fund se aty ka dhe ka pasur shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe nga Kosova, t\u00eb betuar ndaj vlerave: \u201cDetyr\u00eb, Nder, Atdhe\u201d.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-historike-kadetet-shqiptare-nga-kosova-pranohen-ne-akademine-ushtarake-amerikane-west-point\/\">Frank Shkreli\/ Historike: Kadet\u00ebt shqiptar\u00eb nga Kosova pranohen n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake Amerikane, West Point | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/i-pakategorizuar\/frank-shkreli-nje-kadet-nga-shqiperia-pranohet-ne-akademine-e-famshme-ushtarake-amerikane-west-point\/\">Frank Shkreli: Nj\u00eb kadet nga Shqip\u00ebria pranohet n\u00eb Akademin\u00eb e famshme Ushtarake Amerikane, West Point | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Kadet\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb West Pointit, por edhe ata pak q\u00eb jan\u00eb nga vende t\u00eb huaja, p\u00ebrzgjidhen nga nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e t\u00eb mir\u00ebve, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiturit nga pik\u00ebpamja akademike, por edhe p\u00ebr nga karakteri e nderi p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit q\u00eb ata marrin mbi vete, si oficera t\u00eb Forcave t\u00eb Armatisura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashskuara, ruajt\u00ebs t\u00eb lirive tona, mbrotj\u00ebs t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ton\u00eb demokratike, por edhe si \u00e7lirimtar\u00eb dhe paq\u00ebruajt\u00ebs n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh historin\u00eb q\u00eb e dallon dhe reputacionin q\u00eb g\u00ebzon, jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs Akademia Ushtarake Amerikane n\u00eb West Point, m\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn u habita dhe u shqet\u00ebsova, si shtetas i k\u00ebtij vendi ku besojm\u00eb se ushtria dhe politika nuk p\u00ebrzihen, por edhe si nj\u00eb shqiptaro-amerikan q\u00eb beson n\u00eb disa vlera universale q\u00eb gjat\u00eb dekadave jan\u00eb mbrojtur, pik\u00ebrisht, nga udh\u00ebheq\u00ebs ushtarak\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb kan\u00eb diplomuar n\u00eb West Point, e q\u00eb i ka njohur bota.&nbsp; Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata heronj\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb jan\u00eb diplomuar n\u00eb West Point e t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb dalluar veten gjat\u00eb historis\u00eb n\u00eb luft\u00ebrat e k\u00ebtij vendi, duke filluar me Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe n\u00eb qendres\u00ebn kund\u00ebr komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb &#8212; udh\u00ebheq\u00ebs ushtarak\u00eb me fam\u00eb bot\u00ebrore, si\u00e7 ishin gjeneral\u00ebt Eisenhower, Mac Arthur, Arnold, Clark, Patton, Stillwell, Wainwright, dhe t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Vietnam e deri n\u00eb koh\u00ebt moderne si\u00e7 \u00ebsht\u00eb lufta n\u00eb Kosov\u00eb, kur forcat e aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s t\u00eb udh\u00ebhequra nga Gjenerali Wesley Clark \u2013 edhe ky i diplomuar n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake West Point \u2014 sulmuan forcat terrroriste ushtarake dhe policore t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb p\u00ebr vite po kryenin nj\u00eb gjenocid t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u2014 t\u00eb pa-par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb \u00e7\u2019prej Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr mua misioni dhe tradita e Akademis\u00eb Ushtarake n\u00eb West Point \u2013 pasi edhe tani jetoj af\u00ebr saj, si t\u00eb thuash e kam n\u00eb mahall\u00eb \u2013 dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb u \u00e7udita kur lexova p\u00ebr vizit\u00ebn e Kryeministrit Rama \u2013 nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb mu duk si e orkestruar aq mir\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime propagandistike, pasi p\u00ebrmbajtje tjer\u00eb nuk kishte. Edhe arsyeja zyrtare q\u00eb u dha p\u00ebr at\u00eb vizit\u00eb &#8212; n\u00ebnshkrimi p\u00ebr binjakizimin e dy akademive ushtarake &#8212; mund t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb leht\u00eb dhe duhej t\u00eb b\u00ebhej midis Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb Amerikane dhe P\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo duke sjelliur nga Tirana Kryeminsitrin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrfut politik\u00ebn e flliqt e konfliktuese t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare.&nbsp; Ky nuk duhej t\u00eb ishte protokolli &nbsp;me k\u00ebt\u00eb rast, por dikush e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ngritur personalitetin e Kryeminsitrit shqiptar para nj\u00eb audience q\u00eb si\u00e7 duket nuk kishte haber se kush \u00ebsht\u00eb Edi Rama, ve\u00e7se Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; Fatkeq\u00ebsisht, kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb promovuar lidhjet e ngushta midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar \u2013 popull me popull p\u00ebr t\u00eb cilat kemi punuar me dekada \u2013 duke promovuar individ\u00eb dhe politika t\u00eb momentit p\u00ebr q\u00ebllime q\u00eb ende mbeten t\u00eb paqarta, si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb paqarta edhe se kush jan\u00eb personat dhe qarqet q\u00eb po veprojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Shum\u00eb vija t\u00eb kuqe diplomatike po shkelen dhe askush nuk shqet\u00ebsohet!<\/p>\n\n\n\n<p>Mendimet dhe q\u00ebndrimet e mia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb klas\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar politike shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre 30-vietev jan\u00eb t\u00eb njohuar mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb klas\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar politike shqiptare \u2013 t\u00eb gjitha t\u00eb ashtuqajtura parti politike, pozit\u00eb dhe \u201copozit\u00eb\u201d &#8212; b\u00ebn pjes\u00eb edhe Kryeministri aktual i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili vizitoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nj\u00eb prej insitucioneve m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjta amerikane, Akademin\u00eb Ushtarake West Point. &nbsp;As Z. Rama nuk dallon shum\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt politikan\u00eb shqiptar\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ai i shpreh ndjenjat e tija dhe si i till\u00eb ai mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i sinqert megjith\u00ebse nganj\u00ebher\u00eb hipokrit, bazuar n\u00eb vet deklarata e tija, sot komunist, nes\u00ebr demokrat e pasnes\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebs dhe mik me udh\u00ebheqsit m\u00eb autoritar\u00eb t\u00eb globit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk besoj se ambasada amerikane do t\u00eb ket\u00eb d\u00ebrguar ndonj\u00eb shkres\u00eb konfidenciale Akademis\u00eb West Point p\u00ebr t\u2019i treguar se kush \u00ebsht\u00eb Edi Rama si dhe p\u00ebr q\u00ebndrimet dhe vlerat q\u00eb ai ka mbrojtur gjat\u00eb viteve por edhe koh\u00ebt e fundit \u2013 vlera q\u00eb nuk p\u00ebrputhen aspak me vlerat e Akademis\u00eb Ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, udh\u00ebheq\u00ebsve dhe as t\u00eb kadet\u00ebve t\u00eb saj \u2013 vlerat dhe qendrimet e tija karshi Perendimit, qeverisjes autoritare, shkeljes s\u00eb demokracis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb medias, e tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht q\u00ebndrimit t\u00eb tij ndaj ish-regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb \u201cmirave t\u00eb atij sistemi\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb pronocuar edhe bashkpuntor\u00eb t\u00eb tij.&nbsp; Ai e dinin epror\u00ebt e Akademis\u00eb Amerikane se ishte nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Edi Rama si Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, flakte me p\u00ebrbuzje Flamurin amerikan nga tavolina? A e dinin zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb n\u00eb West Point se Kryeministri Rama k\u00ebrc\u00ebnonte Per\u00ebndimin, pra Amerik\u00ebn dhe Evrop\u00ebn, se Shqip\u00ebria kishte alternativa tjera p\u00ebrve\u00e7 Perendimit, n\u00ebqoftse ata nuk silleshin ndaj tij ashtu si\u00e7 preferonte ai &#8212; me insinuat\u00ebn se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati t\u00eb pranonjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar?&nbsp; A ishin t\u00eb informuar zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb se jo m\u00eb larg se k\u00ebt\u00eb vit, Edi Rama, \u201cantikomunisti\u201d i viti 1990, tani Kryeministri Socialist (pasardh\u00ebse e Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb), para nj\u00eb viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se \u201ckomunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/kryeministri-edi-rama-deklaron-komunistet-dhe-komunizmi-ne-anen-e-duhur-te-historise\/\">Kryeministri&nbsp;Edi Rama&nbsp;ka deklarua se komunist\u00ebt dhe komunizmi kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb!? | Gazeta Telegraf<\/a>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>A e dinin udh\u00ebheqsit e lart\u00eb ushtarak\u00eb amerikan\u00eb para t\u00eb finalizohej vizita e KM shqiptar n\u00eb West Point, se Shqip\u00ebria, megjith\u00ebse vend an\u00ebtar i NATO-s dhe aspirant p\u00ebr tu antar\u00ebsuar n\u00eb Bashimin Evropian, &#8212; ndryshe nga t\u00eb gjitha vendet e tjera ish-komumiste, tani antare t\u00eb NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Shqip\u00ebria me n\u00eb krye Edi Ram\u00ebn refuzon t\u00eb distancohet nga e kaluara e tmershme komuniste n\u00eb vendin e tij, madje edhe pas 30-vjet tranzicion, Shqip\u00ebria ende nuk ka d\u00ebnuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe refuzon t\u00eb &nbsp;&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/politike\/frank-shkreli-dy-pyetje-dhe-nje-thirrje-per-parlamentin-e-ri-ne-tirane-dhe-per-diplomatet-perendimore-atje\/\">Frank Shkreli: Dy pyetje dhe nj\u00eb thirrje p\u00ebr Parlamentin e ri n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb atje\u2026 | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>dhe refuzon t\u00eb bashkpunoj\u00eb me Komisionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Zhdukur ICMP p\u00ebr t\u00eb zbukluar se ku jan\u00eb hedhur eshtrat e viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.Personat e<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/politike\/frank-shkreli-te-zhdukurit-e-periudhes-komuniste-ne-shqiperi-kerkojne-drejtesi\/\">Frank Shkreli: T\u00eb zhdukurit e periudh\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi! | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i cili frym\u00ebzon kadet\u00ebt e Akademis\u00eb Ushtarake Amerikane n\u00eb West Point dhe t\u00eb cil\u00ebve si\u00e7 duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte.&nbsp; A po cilido qoft\u00eb nga politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebsdo parti, nuk miratojn\u00eb nj\u00eb trajtim t\u00eb till\u00eb, si\u00e7 ishte ai i vizit\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Rama n\u00eb West Point. P\u00ebr tu ftuar, sidomos n\u00eb West Point, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i lart\u00eb i huaj, duhet t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb tregohet vullnet mir\u00eb ndaj disa prej vlerave q\u00eb p\u00ebrfa\u00ebqson Akademia Amerikane West Point dhe kadet\u00ebt e saj.&nbsp; Asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar &#8212; pozit\u00eb ose opozit\u00eb &#8212; nuk ndajn\u00eb vlerat e Akademis\u00eb West Point as vlerat amerikane dhe si t\u00eb till\u00eb nuk meritojn\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe nj\u00eb trajtim t\u00eb till\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb heronjve amerikan\u00eb. Se po t\u00eb ishte ashtu, Shqip\u00ebria do ishte ndryshe sot, jo vendi m\u00eb i korruptuar n\u00eb Evrop\u00eb me nj\u00eb sistem t\u00eb ashtuquajtur \u201cdemokratik\u201d, jo funksional, nj\u00eb vend nga i cili p\u00ebr arsye t\u00eb sjelljeve konfliktuale t\u00eb politikan\u00ebve vendas, po zbrazet nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e tij.&nbsp; Hipokrizia ka arritur kulmin dhe shum\u00eb vija t\u00eb kuqe po shkelen! Vizita ishte nj\u00eb fyerje e pa fytyr\u00eb ndaj bijve dhe bijave m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kombit Amerikan dhe t\u00eb vlerave p\u00ebr t\u00eb cilat ata jetonin dhe luftonin. Ja edhe nj\u00eb tjet\u00ebr akt po vihet n\u00eb shtyll\u00ebn e turpit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Misioni i Akademis\u00eb Ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb West Point \u00ebsht\u00eb, \u201cp\u00ebr t\u00eb edukuar, trajnuar dhe p\u00ebr t\u00eb frmy\u00ebzuar Korpuset e Kadet\u00ebve, ashtuq\u00eb secili kadet i diplomuar q\u00eb del prej aty \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lider, udh\u00ebheq\u00ebs me karakter, i betuar ndaj vlerave: Detyr\u00eb, Nder, Atdhe dhe t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-29923","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29923"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29923\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29924,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29923\/revisions\/29924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}