{"id":29907,"date":"2021-09-21T19:27:08","date_gmt":"2021-09-21T17:27:08","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29907"},"modified":"2021-09-21T19:27:08","modified_gmt":"2021-09-21T17:27:08","slug":"kryeministri-albin-kurti-ka-ardhur-koha-te-kujtojme-dhe-te-mendojme-per-at-gjergj-fishten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29907","title":{"rendered":"KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: \u201cKA ARDHUR KOHA T\u00cb KUJTOJM\u00cb DHE T\u00cb MENDOJM\u00cb P\u00cbR AT GJERGJ FISHT\u00cbN"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/albin-kurti-takimet-e-dom-mikelit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/albin-kurti-takimet-e-dom-mikelit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29908\" width=\"749\" height=\"514\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/albin-kurti-takimet-e-dom-mikelit.jpg 548w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/albin-kurti-takimet-e-dom-mikelit-300x206.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 749px) 100vw, 749px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><br>At Gjergj Fishta, Albin Kurti dhe Dom Mikeli. Kush jan\u00eb dhe \u00e7far\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt k\u00ebta tre burra shqiptar\u00eb? \u00a0At Gjergj Fishta, Frati i maleve, Politikani dhe Poeti i madh i Kombit shqiptar, Albin Kurti, Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, nj\u00eb politikan ndryshe i nj\u00eb brezi t\u00eb ri udh\u00ebheqsish shqiptar\u00eb. T\u00eb dy jan\u00eb, emra t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs shqiptare &#8212; ndon\u00ebse i p\u00ebrkasin periudhave t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare dhe Dom Mikel Tarabulluzi, kleriku katolik dhe m\u00ebsuesi, i cili n\u00eb vitin 1905 hapi shkoll\u00ebn e par\u00eb shqipe n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0 K\u00ebta tre burra t\u00eb Kombit u \u201cbashkuan\u201d n\u00eb \u201cTakimet e Dom Mikelit\u201d, t\u00eb shtun\u00ebn me 18 shtator n\u00eb Stub\u00ebll t\u00eb Vitis\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00ebri prej fshatrave m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Dardanis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Stublla, sipas studiuesit vendas Engj\u00ebll Koliqi, \u00ebsht\u00eb e njohur n\u00eb historin\u00eb e asaj zone si nj\u00eb vat\u00ebr dhe qend\u00ebr l\u00ebvizjesh komb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve shqiptare nga zgjedha shum\u00ebshekullore e perandoris\u00eb osmane. <a href=\"http:\/\/www.arbitalia.it\/news\/kossovo\/koliqi_stublla.htm\">SOT JEMI GJITHE ME TIA, O KOSOVE! (arbitalia.it)<\/a>&nbsp; Ai shkruan n\u00eb linkun e bashkangjitur se n\u00eb Stubll\u00ebn krenare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur edhe plani operativ i Luft\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut t\u00eb vitit 1910, q\u00eb sh\u00ebnoi fillimin e Kryengritjes mbar\u00ebkomb\u00ebtare, p\u00ebr liri. \u201cSi\u00e7 shpreheshin nx\u00ebn\u00ebsit e Dom Mikel M\u00ebsues Tarabulluzi-t, q\u00eb i kam takuar&nbsp;sa ishin t\u00eb gjall\u00eb, (Shkoll\u00ebn e Dom Mikelit) shpesh e vizitonin patriot\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr \u00c7lirimin Komb\u00ebtar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb intervist\u00ebn e zhvilluar m\u00eb 13 shkurt 1984, nj\u00ebri nga ata &#8211; Tade Ballabani, nd\u00ebr t\u00eb tjera ka then\u00eb:&nbsp;&#8220;Ma s\u00eb shumti m\u00eb kan\u00eb mbet\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb Imzot Laz\u00ebr Mjeda dhe Idriz Beu (Idriz Seferi &#8211; E.K.), t\u00eb cil\u00ebt shpesh ardhshin me dom Mikelin me na vizitue edhe na mbajshin fjalime p\u00ebr&nbsp;p\u00ebrparimin e&nbsp;luft\u00ebs dhe p\u00ebr fundin e pushtuesve turq\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Si\u00e7 tregojn\u00eb plot fakte historike, por si\u00e7 m\u00eb tregonte edhe Lokja Ime (kush\u00ebri\u00eb nga n\u00ebna me Idriz Seferin), Idriz Beu, me Engj Pal Koliqi-n, Joz Ballabani-n, Jak Munishi-n e Martin Gjergji-n kishin qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Dom Mikelit dhe q\u00eb t\u00eb pes\u00ebt bashk\u00eb e kishin hartuar planin operativ t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut, t\u00eb vitit 1910, q\u00eb ishte praktikisht fillimi i Kryengritjes Mbar\u00ebkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7lirimin definitiv nga zgjedha pes\u00ebshekullore otomane. Sapo kishin mbaruar planin, ishin marr\u00eb vesh me Is\u00eb Boletinin, i kishin mbledhur trimat vullnetar\u00eb t\u00eb Karadakut e t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Morav\u00ebs dhe ishin nisur drejt Stagov\u00ebs, ku ishin bashkuar me nj\u00ebsit\u00eb q\u00eb Boletini i kish sjellur nga Carraleva. Me kushtrimin e fort\u00eb p\u00ebr liri, ishin futur n\u00eb Gryk\u00ebn e Ka\u00e7anikut, ku kishin d\u00ebrmuar hordhit\u00eb e t\u00ebrbuara t\u00eb Turgut Pash\u00ebs.&nbsp;Kjo betej\u00eb e fituar e nisi serin\u00eb&nbsp;e fitoreve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme mbi turqit, deri n\u00eb \u00e7lirimin definitiv t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shkruan studiuesi Engj\u00ebll Koliqi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTakimet e Dom Mikelit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manifestim i p\u00ebrvitsh\u00ebm letrar, kulturor e shkencor, q\u00eb organizohet tash 32 vjet me radh\u00eb, nj\u00eb aktivitet p\u00ebrkujtimor p\u00ebr At Mikel Turbulluzin, klerikun e Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, m\u00ebsuesin dhe themeluesin e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqipe n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb pra nj\u00eb takim vjetor q\u00eb kujton veprimtarin\u00eb patriotike dhe kulturore t\u00eb Dom Mikelit n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb kujtim-imitim i takimeve t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tij, si\u00e7 shkruan edhe studiuesi vendas Engj\u00ebll Koliqi, t\u00eb patriot\u00ebve shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt takoheshin aty n\u00eb Stub\u00ebll p\u00ebr t\u00eb hartuar planet dhe strategjit\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve shqiptare nga otoman\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Sivjet, \u201cTakimeve t\u00eb Dom Mikelit\u201d n\u00eb Stub\u00ebll t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb vendore, u \u00ebsht\u00eb bashkuar edhe Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Albin Kurti, me q\u00ebllim, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Dom Mikelit, \u201cT\u00eb kujtojm\u00eb dhe t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn\u201d, ka then\u00eb i pari i qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb fillim t\u00eb fjalimit t\u00eb tij me at\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri Kurti n\u00eb \u201cTakimet e Dom Mikelit\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur se, \u201cFishta \u00ebsht\u00eb politika e poem\u00ebs n\u00eb gjuh\u00eb. &nbsp;Historia jon\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte pa k\u00ebt\u00eb konfigurim krijimtar\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Albin Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPolitik\u00eb, poem\u00eb dhe gjuh\u00eb. Kjo trini duhet par\u00eb si dimensionet e koh\u00ebs s\u00eb jetuar: politika si e tashmja, poema si e shkuara, gjuha si e ardhmja. Por natyrisht q\u00eb koha nuk \u00ebsht\u00eb lineare. Koha nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Koha \u00ebsht\u00eb prodhimi i p\u00ebrmasave t\u00eb saj. Te Fishta k\u00ebto tri p\u00ebrmasa jan\u00eb operator\u00ebt pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kuptimit. Dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr ne, si p\u00ebrmasa t\u00eb koh\u00ebs ato ng\u00ebrthehen mes veti n\u00eb \u00e7do \u00e7ast\u201d, ka then\u00eb udhd\u00ebheqsi i qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke e rikujtuar Fisht\u00ebn si politikan, si an\u00ebtar i p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Versaj\u00eb, apo edhe n\u00eb kongresin e Manastirit, i cili i ftonte shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebrtej fes\u00eb, (\u201cKemi Bajram e Pashk\u00eb, por Shqiptarin\u00eb e kemi bashk\u00eb\u201d, Fishta), Kryeministri Kurti theksoi se Fishta nuk shpreh m\u00eb pak se kategorin\u00eb themelore t\u00eb publicitetit, pra t\u00eb shprehjes m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb \u201cKujtojm\u00eb dhe t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn\u201d ishin fjal\u00ebt e Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Z.Albin Kurti. Sa bukur ting\u00eblloin\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb nga nj\u00eb Kryeminist\u00ebr shqiptar, po t\u00eb marrim parasysh s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri At Gjergj Fishta ende konsiderohet si nj\u00eb figur\u00eb e pa d\u00ebshiruar, si nga politika ashtu edhe nga akademia dhe shkenca. Presim dhe shpresojm\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebt edhe Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama t\u00eb deklaroj\u00eb, publikisht, se mbas 30-vjet post komuniz\u00ebm ka ardhur koha q\u00eb edhe matan\u00eb t\u00eb kufirit shqiptaro-shqiptar, t\u00eb \u201cKujtojm\u00eb dhe t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn\u201d, sepse si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Albin Kurti, jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb \u201cTakimet e Dom Mikelit\u201d n\u00eb Stub\u00ebll t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201cFishta \u00ebsht\u00eb politika e poem\u00ebs n\u00eb gjuh\u00eb.&nbsp; Historia jon\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte pa k\u00ebt\u00eb konfigurim krijimtar\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Albin Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong><strong>Pason Fjala e plot\u0113 e Kryeministrit Kurti p\u00ebr lexuesit e interesuar:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/kryeministri.rks-gov.net\/kryeministri-kurti-ne-takimet-e-dom-mikelit-fishta-eshte-politika-e-poemes-ne-gjuhe-historia-jone-nuk-do-te-mund-te-bente-pa-kete-konfigurim-krijimtar\/\">Kryeministri Kurti n\u00eb &#8220;Takimet e Dom Mikelit&#8221;: Fishta \u00ebsht\u00eb politika e poem\u00ebs n\u00eb gjuh\u00eb &#8211; historia jon\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte pa k\u00ebt\u00eb konfigurim krijimtar &#8211; Zyra e Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs (rks-gov.net)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><em>I nderuar shk\u00eblqesia juaj, ipeshkv i Kish\u00ebs Katolike Dod\u00eb Gjergji,<\/em><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>I nderuari Dom Jeton Tha\u00e7i, Kryetar i Shoqat\u00ebs Kulturore Shkencore \u201cDom Mikel Tarabulluzi\u201d,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>E nderuara ministre e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, zonja Rozeta Hajdari,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>I nderuari deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, zoti Gani Krasniqi,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>I nderuari rektor i Universitetit Publik t\u00eb Gjilanit, zoti Bajram Kosumi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>I nderuari kreu i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame n\u00eb Viti, Husamedin Hoxha,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>I nderuari drejtor i Kultur\u00ebs, n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, zoti Milot Lala,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Zonja e zot\u00ebrinj, motra e v\u00ebllez\u00ebr,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Tash e 32 vite, n\u00eb Stub\u00ebll t\u00eb Ep\u00ebrme, organizohet ky aktivitet, takimet e Dom Mikelit. Shkas i organizimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujtimi i Mikel Tarabulluzit, klerikut dhe m\u00ebsuesit t\u00eb respektuar nga gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim besimi, i cili n\u00eb vitin 1905 e hapi shkoll\u00ebn shqipe n\u00eb Stub\u00ebll.&nbsp; Njashtu si\u00e7 respekti p\u00ebr Dom Mikelin dhe figur\u00ebn e vepr\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb i madh dhe i gjithmbarsh\u00ebm, edhe respekti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Takimet e Dom Mikelit, q\u00eb mbahen pran\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Stubll\u00ebs, \u00e7do vit \u00e7elin tema diskutimesh t\u00eb prizmit shkencor, historik, kulturor e letrar, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pik\u00ebtakim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm intelektual dhe nj\u00eb kontribut, s\u00ebrish jo vet\u00ebm i komunitetit katolik shqiptar, por i bashk\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb gjer\u00eb komb\u00ebtare. Figura t\u00eb shquara \u00e7do vit ligj\u00ebrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto takime.&nbsp;&nbsp; \u00cbsht\u00eb interesante se si nj\u00eb aktivitet i till\u00eb tregon p\u00ebr pranin\u00eb e fort\u00eb dhe gjall\u00ebrin\u00eb intelektuale t\u00eb kahmotshme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat n\u00eb juglindje t\u00eb Kosov\u00ebs. Sot mund t\u00eb duket sikur k\u00ebtu jemi pran\u00eb periferive t\u00eb shqiptar\u00ebsis\u00eb, mir\u00ebpo jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kjo zon\u00eb ka qen\u00eb zem\u00ebr e nj\u00eb rajoni t\u00eb gjer\u00eb populluar me shqiptar\u00eb.&nbsp;&nbsp; Patriot\u00ebt dhe figurat historike q\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb atdheut ton\u00eb, tregojn\u00eb se Stublla e p\u00ebrgjith\u00ebsisht Karadaku, apo Mali i Zi i Shkupit, p\u00ebrher\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nga vatrat e veprimtaris\u00eb komb\u00ebtare, politike, intelektuale, e hera her\u00ebs edhe luftarake, kur e ka k\u00ebrkuar rasti.<\/p>\n\n\n\n<p>Sivjet, k\u00ebtu te Dom Mikeli, kujtojm\u00eb e mendojm\u00eb p\u00ebr At\u2019 Gjergj Fisht\u00ebn. Politik\u00eb, poem\u00eb dhe gjuh\u00eb. Kjo trini duhet par\u00eb si dimensionet e koh\u00ebs s\u00eb jetuar: politika si e tashmja, poema si e shkuara, gjuha si e ardhmja. Por natyrisht q\u00eb koha nuk \u00ebsht\u00eb lineare.&nbsp; Koha nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Koha \u00ebsht\u00eb prodhimi i p\u00ebrmasave t\u00eb saj. Te Fishta k\u00ebto tri p\u00ebrmasa jan\u00eb operator\u00ebt pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kuptimit. Dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr ne, si p\u00ebrmasa t\u00eb koh\u00ebs ato ng\u00ebrthehen mes vete n\u00eb \u00e7do \u00e7ast.&nbsp;&nbsp; Gjuha \u00ebsht\u00eb fush\u00eb e pun\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb fonema e vdekur. Le ta kujtojm\u00eb Fisht\u00ebn si nj\u00eb prej kryesor\u00ebve t\u00eb Kongresit themeltar t\u00eb Manastirit. Por le ta kujtojm\u00eb edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin poetik t\u00eb gjuh\u00ebs. Sepse n\u00eb l\u00ebmin\u00eb e poem\u00ebs punon gjuha.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim gjuha \u00ebsht\u00eb puna e s\u00eb ardhmes, e poema kontabiliteti i saj n\u00eb arkivimin e s\u00eb shkuar\u00ebs. Puna \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, ashtu sikurse dhe kuptimi. Numri i rrokjeve t\u00eb vargut \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl, por programi \u00ebsht\u00eb i madh, po citoj \u201cnp\u00ebr gjuh\u00eb shqype bota mbar\u00eb ka me ju njoft\u00eb se \u00e7\u2019fis ju kini\u201d. Gjuha \u00ebsht\u00eb diferenca n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, por ajo \u00ebsht\u00eb dhe karakteristika universale e bot\u00ebs \u2013 Leibniz.<\/p>\n\n\n\n<p>Politikan, si an\u00ebtar i p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Versaj\u00eb, apo edhe n\u00eb kongresin e Manastirit, me thirrjen e shpesht\u00eb ku fton shqiptar\u00ebt p\u00ebrtej fes\u00eb n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Fishta nuk shpreh m\u00eb pak se kategorin\u00eb themelore t\u00eb publicitetit, pra t\u00eb shprehjes m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb.&nbsp; Nuk ka politik\u00eb pa gjuh\u00eb, nuk ka kolektiv jasht\u00eb gjuh\u00ebs, dhe nuk ka gjuh\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb mos shpreh\u00eb politicitetin e njer\u00ebzve.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjuha \u00ebsht\u00eb poema politike n\u00eb numrin e fjal\u00ebve q\u00eb shpall, n\u00eb emrat gjeografik\u00eb dhe ata historik q\u00eb liston. Nga nj\u00eb tjet\u00ebr filozof gjerman, mbase m\u00eb i madhi prej tyre \u201cGjuha \u00ebsht\u00eb publicitet i qenies historike, dhe si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb politike\u201d \u2013 Kant.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb poema, n\u00eb mpiksjen e tradit\u00ebs e vendos Fisht\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Natyrisht q\u00eb mund ta lidhim me di\u00e7ka mes lirik\u00ebs dhe epik\u00ebs. P\u00ebr Fisht\u00ebn duket se n\u00eb nj\u00eb akt themelimi duhet t\u00eb gjendet gjeografia n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shtjellen breza t\u00eb shqipes dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lartohen emra t\u00eb flijimit.&nbsp; Kuptohet q\u00eb andej se Fishta m\u00ebton m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr t\u00eb arkivoj\u00eb n\u00eb l\u00ebmin\u00eb e poem\u00ebs, n\u00eb epik\u00ebn e saj, energjin\u00eb e nevojshme t\u00eb sip\u00ebrores q\u00eb mund t\u00eb bashkoj\u00eb. Si dhe ne, si dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, ai e ndjen se hallka e dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb kompleksi i inferioritetit. Poema \u00ebsht\u00eb gjuha politike e synimeve t\u00eb ep\u00ebrme, e q\u00ebllimeve t\u00eb mbram\u00eb \u2013 pra, Romantizmi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fishta \u00ebsht\u00eb politika e poem\u00ebs n\u00eb gjuh\u00eb. Historia jon\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte pa k\u00ebt\u00eb konfigurim krijimtar.<\/strong>&nbsp; Me respekt i p\u00ebrsh\u00ebndes punimet e sesionit t\u00eb sivjetsh\u00ebm t\u00eb takimeve t\u00eb Dom Mikelit, qofshin t\u00eb mbara p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju falemnderit.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli At Gjergj Fishta, Albin Kurti dhe Dom Mikeli. Kush jan\u00eb dhe \u00e7far\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt k\u00ebta tre burra shqiptar\u00eb? \u00a0At Gjergj Fishta, Frati i maleve, Politikani dhe Poeti i madh i Kombit shqiptar, Albin Kurti, Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, nj\u00eb politikan ndryshe i nj\u00eb brezi t\u00eb ri udh\u00ebheqsish shqiptar\u00eb. T\u00eb dy jan\u00eb, emra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29908,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29907","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29907"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29907\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29909,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29907\/revisions\/29909"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29908"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}