{"id":29880,"date":"2021-09-16T15:46:34","date_gmt":"2021-09-16T13:46:34","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29880"},"modified":"2021-09-16T15:46:34","modified_gmt":"2021-09-16T13:46:34","slug":"amerike-o-vend-i-bekuar-prite-prite-gjergj-kastriotin-skenderbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29880","title":{"rendered":"AMERIK\u00cb O VEND I BEKUAR &#8212; PRITE, PRITE GJERGJ KASTRIOTIN \u2013 SKENDERBE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-17323\" width=\"793\" height=\"449\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu.jpg 470w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu-300x170.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 793px) 100vw, 793px\" \/><\/a><figcaption>Shtatorja e Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve Gjergj Kastriotit-Skenderbeut &#8212; replika e t\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb vendoset n\u00eb truallin e Kish\u00ebs \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, n\u00eb Nju Jork<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi, udh\u00ebheqsi i komunitetit katolik shqiptar n\u00eb Nju Jork dhe famullitari i Kish\u00ebs Katolike, Zoja e Shkodr\u00ebs n\u00eb lagj\u00ebn Scarsdale t\u00eb Nju Jorkut, Dom Pjet\u00ebr Popaj b\u00ebri nj\u00eb njoftim aq t\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm p\u00ebr komunitetin katolik dhe p\u00ebr shqiptaro-amerikan\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi: vendosjen e shtatores s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe n\u00eb truallin e kish\u00ebs q\u00eb ai drejton.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjergj Kastrioti \u2013 Skenderbeu po \u201cvjen\u201d n\u00eb Amerik\u00ebn e bekuar si\u00e7 kemi ardhur qind\u00ebra mij\u00ebra prej nesh nga t\u00eb gjith trojet shqiptare \u2013 sikur edhe ai d\u00ebshiron t\u00eb gjej\u00eb strehim e paq\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb huaj, larg abuzimeve, shp\u00ebrfytyrimeve, shtremb\u00ebrimeve dhe g\u00ebnjeshtrave historike nga armiqt\u00eb e kombit shqiptar dhe vasal\u00ebt e tyre modern\u00eb t\u00eb otomanizmit dhe sllavizmit &#8212; n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Heroi Komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb kritikuar dhe po kritikohet nd\u00ebrsa identiteti i tij dhe i Kombit q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson, po vihet n\u00eb dyshim gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga shtremb\u00ebrues, pseudo historian\u00eb vendas dhe studiues t\u00eb huaj t\u00eb historis\u00eb shqiptare dhe t\u00eb personaliteteve historike t\u00eb Kombit, si Gjergj Kastrioti \u2013 Skenderbe, p\u00ebrball t\u00eb cilave politika, institucionet zyrtare dhe akademia heshtin. Institucionet shtet\u00ebrore, detyra dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb mbrojtja e identitetit dhe e trash\u00ebgimis\u00eb komb\u00ebtare heshtin, madje edhe at\u00ebher\u00eb kur nat\u00ebn p\u00ebr terr n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs u nd\u00ebrtohet monumenti \u201cheronj\u00ebve\u201d t\u00eb Erdoganit dhe varreza ushtarak\u00ebve pushtues t\u00eb trojeve shqiptare, serbo-malazez\u00eb e grek\u00eb, n\u00eb jug dhe n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: t\u00eb pak\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve Gjergj Kastriotit Skenderbe \u2013 i pranuar si i till\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo dhe pa dallim &#8212; nuk do t\u2019i mbulohet fytyra nga askush, as prej askujt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb njoftimin e tij, t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi, p\u00ebr vendosjen s\u00eb shpejti t\u00eb monumentit t\u00eb Gjergj Kastriotit n\u00eb oborrin e Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb Nju Jork q\u00eb ai drejton dhe administron, Dom Pjet\u00ebr Popaj fal\u00ebnderoi Zotin p\u00ebr \u201ckolosa\u201d t\u00eb till\u00eb si Heroi Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti, pa t\u00eb cilin, tha ai, zor se sot ne shqiptar\u00ebt mund t\u00eb ishim nj\u00eb popull me identitet tonin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ja njoftimi i plot\u00eb i udh\u00ebheqsit t\u00eb komunitetit katolik shqiptaro-amerikan, Dom Pjetrit para besimtar\u00ebve, n\u00eb fund t\u00eb mesh\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u00eb premten (10 shtator) \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb piedestal ose n\u00eb baz\u00ebn e vet&nbsp; shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb e madhe p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt se \u00e7do her\u00eb q\u00eb e k\u00ebqyrim shtatoren e tij, at\u00ebher\u00eb e fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin edhe m\u00eb tep\u00ebr, se ai \u00ebsht\u00eb edhe babai i Kombit. Se mos t\u00eb ishte ai &#8212; un\u00eb e ti \u2013 nuk do mblidheshim sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb (tjet\u00ebr). Ose populli i jon\u00eb s\u2019do ta kishte as identitetin e vet se jo m\u00eb besime e gj\u00ebra t\u00eb tilla.&nbsp; Por duhet fal\u00ebnderuar t\u00eb Madhin Zot q\u00eb kemi pasur njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, kolosa\u201d, n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, theksoi Dom Pjet\u00ebr Popaj dhe vazhdoi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJav\u00ebn q\u00eb kaloi kemi kremtuar fest\u00ebn e Sh\u00ebn Nen\u00eb Terez\u00ebs e t\u00eb premt\u00ebn kemi vendosur shtatoren e Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbeut, pothuaj dy shtylla t\u00eb Kombit, n\u00eb pik\u00ebpamje komb\u00ebtare, por edhe fetare. Fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin por fal\u00ebnderojm\u00eb edhe donatorin e k\u00ebsaj shtatoreje t\u00eb cil\u00ebn e kemi mbuluar tashti q\u00eb mos t\u00eb shihet deri sa t\u00eb kompletohet krejt puna. Por \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta shtatore, replika e shtatores q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kruj\u00eb. Duke fal\u00ebnderuar pra, donatorin Zef (Zek\u00eb) Gjon Kalajn. Shtatorja ka dal\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e jashtzakonshme, e shk\u00eblqyeshme! Kur t\u00eb kompletohet shtatorja (e Gjergj Kastriotit-Skenderbe) ka me ken\u00eb edhe m\u00eb e sh\u00ebndritshme\u201d, p\u00ebrfundoi njoftimin e madh p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan n\u00eb Nju Jork dhe an\u00eb e mban\u00eb Amerik\u00ebs, Dom Pjet\u00ebr Popaj, famullitari i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, n\u00eb lagjen Scarsdale t\u00eb Nju Jorkut. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Dom Pjetri aludoi se P\u00ebrmendorja mund t\u00eb inaugurohet, zyrtarisht, n\u00eb fillim t\u00eb muajit q\u00eb vjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Njoftimi p\u00ebr ngritjen e shtatores s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe si dhe i emrit t\u00eb donatorit p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtij monumenti, Z. Zek Gjon Kalajt, u prit me entuziaz\u00ebm dhe me duartrokitje t\u00eb ngrohta nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb mesh\u00ebn e dit\u00ebs s\u00eb djel\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Respekti dhe kujtesa n\u00eb radh\u00ebt e diaspor\u00ebs shqiptare p\u00ebr Heroin e Kombit Gjergj Kastrioti-Skenderbe kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten t\u00eb p\u00ebrgjithmonshme, t\u00eb gjithkund ndodhur dhe shpresojm\u00eb, \u201cP\u00ebr derisa t\u00eb rroj\u00eb Gjith\u00ebsia\u201d, si\u00e7 ka then\u00eb Kol Tromara. Ende disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan (megjith\u00ebse kan\u00eb mbetur shum\u00eb pak) kujtojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb 500-vjetorin e Skenderbeut n\u00eb Rom\u00eb e Vatikan n\u00eb vitin 1968, ku ishin bashkuar shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, p\u00ebrfshir Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kujtuar dhe p\u00ebr t\u00eb nderuar \u201ct\u00eb p\u00ebrgjithmonshim\u201d e fisit ton\u00eb &#8212; para shtatores s\u00eb tij Rom\u00eb.&nbsp; \u201cT\u00eb p\u00ebrgjithmonsh\u00ebm\u201d e pat cil\u00ebsuar Gjergj Kastriotin-Skenderbe, Papa i at\u00ebhersh\u00ebm Pali i VI.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-gjergj-kastriot-skenderbeu-i-pergjithmonshmi-i-fisit-shqiptar\/\">Frank Shkreli: Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu, i p\u00ebrgjithmonshmi i fisit shqiptar | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 Duke iu drejtuar shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs (p\u00ebrfaqsues t\u00eb tri feve kryesore t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb gjitha krahinave shqiptare) n\u00eb Vatikan, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe, para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli m\u00eb par\u00eb, Papa Pali i VI u tha shqiptar\u00ebve q\u00eb kishin shkuar atje p\u00ebr t\u00eb nderuar Heroin e tyre, se, \u201c<em>Ne ju shohim me k\u00ebnaq\u00ebsi, pse e dim\u00eb se shpirti me t\u00eb cilin ju e kujtoni k\u00ebt\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i gjithmonshmi i fisit tuaj, i cili gjith\u00ebher\u00eb, mbi \u00e7do interes ka vendosur vlerat e trash\u00ebguara t\u00eb Bes\u00ebs, t\u00eb Nderit e t\u00eb Bur\u00ebrnis\u00eb (fjal\u00eb k\u00ebto q\u00eb Papa Pali VI i tha n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe).&nbsp; Fatosi Skand\u00ebrbeg ka qen\u00eb personifikimi i gjall\u00eb i k\u00ebtyre cil\u00ebsive: ai ua ka l\u00ebn\u00eb si trash\u00ebgim, bashk\u00eb me miq\u00ebsin\u00eb e miqve t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Atdheut tuaj, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kjo Seli Apostolike g\u00ebzohet se b\u00ebn pjes\u00eb, mbasi e num\u00ebron veten nd\u00ebr ata q\u00eb kurr\u00eb s\u2019i dol\u00ebn fjale. &nbsp;K\u00ebto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb roje trash\u00ebgim t\u00eb shenjt\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Atdhe dhe n\u00eb m\u00ebrgim.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e virtyteve t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar q\u00eb e bejn\u00eb shqiptarin shqiptar dhe p\u00ebr porosin\u00eb e shenjt\u00eb t\u00eb t\u00eb par\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ruajtur at\u00eb trash\u00ebgimi, madje edhe n\u00eb diaspor\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt \u2013 bijt\u00eb e bijat, nipat, st\u00ebrnipat dhe mbesat e atyre shqiptar\u00ebve, nga t\u00eb gjitha fet\u00eb dhe krahinat shqiptare, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb shkuan n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan p\u00ebr t\u00eb nderuar Heroin e tyre Skenderbeun me rastin e 500-vjetorit t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim &#8212; tani pasardh\u00ebsit e tyre do ta ken\u00eb Gjergj Kastriotin krejt af\u00ebr dhe pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00ebn e bekuar, ku t\u00eb gjith\u00eb ne kemi gjetur strehim dhe bekimet e Zotit p\u00ebr veten dhe p\u00ebr familjet tona. N\u00eb oborrin e Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodr\u00ebs n\u00eb Scarsdale t\u00eb Nju Jorkut, ata dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e k\u00ebsaj zone, pa dallim \u2013 si\u00e7 u shpreh edhe Dom Pjet\u00ebr Popaj \u2013 do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb kur t\u00eb shikojn\u00eb shtatoren krenare t\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe, do t\u00eb fal\u00ebnderojn\u00eb Zotin se, fal\u00eb k\u00ebtij Kryetrimi, shqiptar\u00ebt sot kan\u00eb nj\u00eb identitet komb\u00ebtar t\u00eb vetin, q\u00eb e ruajan\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb, fal\u00ebnder\u00ebs Zotit q\u00eb Kombi shqiptar ka kolosa t\u00eb till\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij, me t\u00eb cil\u00ebt \u00e7do shqiptar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb krenohet para bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar &#8212; kudo q\u00eb gj\u00ebndemi n\u00eb trojet shqiptare shekullore e deri n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt \u2013 Gjergj Kastrioti- Skenderbeg edhe sot u tregon Shqiptar\u00ebve rrug\u00ebn q\u00eb duhet ndjekur. Shpresoj q\u00eb Shqiptar\u00ebt kudo qofshin t\u00eb ndjekin rrug\u00ebn e tij duke vendosur mbi \u00e7do interes personal ose partiak vlerat e trash\u00ebguara t\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe: t\u00eb Bes\u00ebs, t\u00eb Nderit e t\u00eb Burr\u00ebris\u00eb, duke na kujtuar p\u00ebrgjithmon\u00eb flijimet dhe sakrificat e m\u00ebdha q\u00eb Shqiptar\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit p\u00ebsuan r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e vet, por duke mbrojtur, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe qytet\u00ebrimin evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi, udh\u00ebheqsi i komunitetit katolik shqiptar n\u00eb Nju Jork dhe famullitari i Kish\u00ebs Katolike, Zoja e Shkodr\u00ebs n\u00eb lagj\u00ebn Scarsdale t\u00eb Nju Jorkut, Dom Pjet\u00ebr Popaj b\u00ebri nj\u00eb njoftim aq t\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm p\u00ebr komunitetin katolik dhe p\u00ebr shqiptaro-amerikan\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi: vendosjen e shtatores s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, Gjergj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17323,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-29880","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29880"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29880\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29881,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29880\/revisions\/29881"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17323"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}