{"id":29854,"date":"2021-09-14T13:13:18","date_gmt":"2021-09-14T11:13:18","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29854"},"modified":"2021-09-14T13:18:10","modified_gmt":"2021-09-14T11:18:10","slug":"ne-30-vjetorin-e-marredhenieve-diplomatike-per-8-vjete-tani-shqiperia-pa-ambasador-ne-vatikan-pse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29854","title":{"rendered":"N\u00cb 30-VJETORIN E MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE DIPLOMATIKE P\u00cbR 8 VJET\u00cb TANI, SHQIP\u00cbRIA PA AMBASADOR N\u00cb VATIKAN \u2013 PSE?"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, u sh\u00ebnua 30-vjetori rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit, me 7 shtator, 1991.&nbsp; Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ky vit sh\u00ebnoi gjithashtu edhe 300-vjetorin e vdekjes s\u00eb Pap\u00ebs Klementit XI me origjin\u00eb shqiptare, nga ana e babait, i njohur ndryshe si Gjon Fran\u00e7esk Albani (Giovanni Francesco Albani). &nbsp;N\u00eb Korrik jan\u00eb mbajtur seminare n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kujtuar k\u00ebto dy p\u00ebrvjetore me r\u00ebnd\u00ebsi. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb holl\u00ebsi mund t\u00eb lexoni: <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/kulture\/frank-shkreli-papa-klementi-i-xi-me-origjine-shqiptare-mbrojtes-i-identitetit-kombetar-te-shqiptareve\/\">Frank Shkreli:&nbsp;Papa Klementi&nbsp; i XI me origjin\u00eb shqiptare \u2013 mbrojt\u00ebs i identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve | Gazeta Telegraf<\/a>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, nd\u00ebrkaq, me dat\u00ebn 7 shtator, 2021, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dita zyrtare e rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan, n\u00eb portalin e Ambasad\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Vatikanit sh\u00ebnohet kjo dat\u00eb se, \u201cVendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, 7 shtator 1991, p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb stacion shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin po hynte diplomacia shqiptare n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj t\u00eb ri n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe vendosjes s\u00eb pluralizmit n\u00eb vend.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike midis Vatikanit e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb nj\u00eb histori m\u00eb t\u00eb hershme q\u00eb p\u00ebrpara sistemit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, por q\u00eb qeveria komuniste i nd\u00ebrpreu marr\u00ebdh\u00ebniet me Vatikanin, me d\u00ebbimin e legatit apostolik Imzot Leone Nigris, si person t\u00eb &#8220;pad\u00ebshiruesh\u00ebm&#8221;, m\u00eb dat\u00eb 24 maj 1945\u201d, thuhet n\u00eb portalin e ambasad\u00ebs shqiptare n\u00eb Vatikan &#8212; q\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb ambasadori fuqiplot\u00eb &#8212; kryesohet nga e Ngarkuara me Pun\u00eb, Majlinda Doda. Deklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit, thuhet m\u00ebtej n\u00eb portalin e ambasad\u00ebs shqiptare, u mendua t\u00eb b\u00ebhej publike nga t\u00eb dy pal\u00ebt, m\u00eb 7 shtator 1991, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruhet: &#8220;Selia e Shenjt\u00eb beson q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet zyrtare t\u00eb vendosura me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb avantazh p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt, do t&#8217;i sh\u00ebrbejn\u00eb forcimit t\u00eb lidhjeve dhe miq\u00ebsis\u00eb midis tyre, n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar&#8230;&#8221;, thekson portali zyrtar o p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndon\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike mes Vatikanit e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb nj\u00eb histori m\u00eb t\u00eb hershme shekullore &#8212; q\u00eb para periudh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste &#8212; ishte pik\u00ebrisht qeveria komuniste e Tiran\u00ebs ajo q\u00eb nd\u00ebrpreu marr\u00ebdh\u00ebniet me Vatikanin, me d\u00ebbimin e legatit apostolik, imzot Leone Nigris, si person t\u00eb \u201cpad\u00ebshiruesh\u00ebm\u201d, m\u00eb 24 maj t\u00eb vitit 1945 \u2013 kur edhe filloi martirizimi i Kish\u00ebs Katolike shqiptare due persekutimi i klerik\u00ebve t\u00eb saj nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, jav\u00ebn&nbsp; q\u00eb kaloi, n\u00eb 30 vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike nd\u0451rmjet Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u shpreh Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Konferenc\u00ebs Ipeshkvnore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ipeshk\u00ebv i Rr\u00ebshenit, me nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radio Vatikanin, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn n\u00ebnvijoi hapat drejt forcimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan &#8212; p\u00ebrfshir vizitat e dy pap\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, Gjon Palit t\u00eb II m\u00eb 1993 dhe Papa Fran\u00e7eskut m\u00eb 2014 &#8212; por ai nuk anashkaloi as problemet q\u00eb duhen zgjidhur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb 30-vjetor, p\u00ebrfshir edhe munges\u00ebn e nj\u00eb ambasadori fuqiplot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan, bosh \u00e7\u2019prej vitit 2013. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebt\u00eb rast, Imzot Gjergj Meta foli pozitivisht, por edhe realisht p\u00ebr ecurin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve k\u00ebto 30-vjet\u00eb post-komuniz\u00ebm midis Tiran\u00ebs zyrtare dhe Vatikanit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShqip\u00ebria dhe Vatikani kan\u00eb pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb raport strategjik me nj\u00ebri tjetrin. &nbsp;Dhe kjo qysh nga lasht\u00ebsia, qysh nga koh\u00ebt e hershme\u201d, tha ai, p\u00ebr Radio Vatikanin.&nbsp; Imzot Gjergj Meta u shpreh se gjat\u00eb historis\u00eb ka pasur shum\u00eb momente dhe ngjarje historike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve Shqip\u00ebri-Vatikan, por klima q\u00eb ekziston, marr\u00ebveshjet q\u00eb jan\u00eb arritur, p\u00ebrfshir ato juridike dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe ato t\u00eb brendshme, theksoi Imzot Meta, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00eb niveli shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike. &nbsp;\u201cDihet se shteti dhe populli shqiptar kan\u00eb tek Vatikani nj\u00eb partner t\u00eb vazhduesh\u00ebm, nj\u00eb aleat t\u00eb vazhduesh\u00ebm, edhe p\u00ebr aspirat\u00ebn e tij p\u00ebr integrimin evropian, p\u00ebr zbatimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, e k\u00ebshtu me rradh\u00eb. Mund t\u00eb themi se n\u00eb k\u00ebto vite shk\u00ebmbimet e ndryshme q\u00eb kan\u00eb ndodhur, e kan\u00eb pasuruar marr\u00ebdh\u00ebnien midis dy vendeve\u201d, vler\u00ebsoi ai.&nbsp;&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebr \u00e7eshtjet problematike q\u00eb mbeten midis dy pal\u00ebve, i p\u00ebrndershmi Gjergj Meta p\u00ebrmendi mos pasjen e vazhdueshme prej 8 vitesh t\u00eb nj\u00eb ambasadori fuqiplot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan: \u201cSigurisht se duhet th\u00ebn\u00eb se mungesa e nj\u00eb ambasadori t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan qysh prej vitit 2013 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb na b\u00ebn fort nder ne si shtet, duke qen\u00eb se Vatikani, vazhdimisht, ka sjell\u00eb ambasador\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ne prej disa vitesh pra nuk kemi ambasador n\u00eb (Vatikan). Jam i sigurt se po t\u00eb k\u00ebrkohet dhe po t\u00eb kihet vullneti i mir\u00eb, mendoj se mund t\u00eb gj\u00ebndet nj\u00eb zgjidhje e k\u00ebnaqshme p\u00ebr t\u00eb dy shtetet, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfaqsuese e denj\u00eb p\u00ebr shtetin ton\u00eb, nj\u00eb zgjidhje e k\u00ebnaqshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne\u201d, ka theksuar p\u00ebrfaqsuesi i lart\u00eb i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb \u00e7eshtje tjet\u00ebr, q\u00eb sipas Imzot Gjergj Met\u00ebs, shqet\u00ebson Kish\u00ebn Katolike Shqiptare (por besoj edhe komunitetet e tjera fetare n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 sh\u00ebnim i autorit), \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pronave t\u00eb tyre t\u00eb konfiskuara nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs. &nbsp;Ky, \u201cmbetet ende nj\u00eb problem i pazgjidhur &#8212; \u00e7eshtja e k\u00ebthimit t\u00eb pronave Kish\u00ebs Katolike, prona t\u00eb konfiskuara gjat\u00eb regjimit komunist. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve ka munguar vullneti p\u00ebr t\u00eb gjetur n\u00eb zgjidhje edhe p\u00ebr ato prona q\u00eb ka pasur Kisha\u201d, \u00ebsht\u00eb ankuar Imzot Gjergj Meta.&nbsp; Ai shtoi se k\u00ebto jan\u00eb prona q\u00eb nuk jan\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, se sa nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb do t\u2019i lejonin Kish\u00ebs Katolike t\u00eb kishte nj\u00eb autonomi t\u00eb veten p\u00ebr t\u00eb kryer ato veprimtari q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit, qoft\u00eb veprat e bamir\u00ebsis\u00eb, qoft\u00eb shkollat q\u00eb ka n\u00eb administrim, universiteti katolik e tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00eb k\u00ebto \u00e7eshtje t\u00eb pazgjidhura, Imzot Gjergj Meta u shpreh optimist p\u00ebr zgjidhjen e tyre, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cMendoj se edhe k\u00ebtu, nep\u00ebrmjet atyre zgjidhjeve ligjore q\u00eb ofron edhe vet marr\u00ebveshja Vatikan-Shqip\u00ebri, si p\u00ebr shembull krijimi i komisioneve ad hoc p\u00ebr \u00e7eshtje t\u00eb ve\u00e7anta. Do t\u00eb ndihmonte shum\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtyre ng\u00ebr\u00e7eve, t\u00eb cilat nganjiher\u00eb duket se i bejn\u00eb hije marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira Vatikan-Shqip\u00ebri\u201d. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb n\u00eb fund, Sekretari i Konferenc\u00ebs Ipeshkvnore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ipeshk\u00ebv i Rr\u00ebshenit, i vler\u00ebsoi marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit n\u00eb programin e Radio Vatikanin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe: \u201cE them me bindje se k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb ndihm\u00ebs reciproke t\u00eb dy shteteve, me nj\u00ebri tjetrin. Sigurisht, se duhet th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet Vatikan \u2013 Shqip\u00ebri kan\u00eb shprehjen e vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb angazhimin e katolik\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Katolik\u00ebt si pjes\u00eb themeltare e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e shtetit shqiptar, e institucioneve shqiptare, e jet\u00ebs shoq\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme, mund t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb trasnformimin e shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb frym\u00ebzuar nga ato parime q\u00eb vijn\u00eb nga jeta shpirt\u00ebrore, nga ato parime q\u00eb vijn\u00eb nga tradita e krishter\u00eb e cila ka element\u00eb, ka shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb then\u00eb e p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb arritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb demokratizmit t\u00eb vendit, n\u00eb rritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jetes\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ku ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. &nbsp;Katolik\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb qen\u00eb mjaft aktiv\u00eb n\u00eb dialogun nd\u00ebrfetar, n\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndryshme, n\u00eb ndihmat dh\u00ebn\u00eb familjeve n\u00eb nevoj\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb koh\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u201d, ka then\u00eb Imzot Gjergj Meta n\u00eb deklarat\u00ebn e tij p\u00ebr Radio Vatikanin, duke uruar, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb&nbsp; 30-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan, q\u00eb k\u00ebto, \u201dmarr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mira, t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme midis shtetit shqiptar dhe Vatikanit, sigurisht n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb komunitetit katolik, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar por edhe n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb\u201d, ka p\u00ebrfunduar deklarat\u00ebn e tij Imzot Gjergj Meta me rastin e 30-vjetorit t\u00eb lidhjeve diplomatike midis Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zakonisht, mungesa e nj\u00eb ambasadori fuqiplot\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend, sidomos p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb si n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u2013 prej 8 vitesh \u2013 tregon se shteti q\u00eb nuk ka nj\u00eb ambasador fuqiplot n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb caktuar \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Shqip\u00ebris\u00eb me Vatikanin \u2013 duhet t\u00eb jet\u00eb i pak\u00ebnaqur p\u00ebr di\u00e7ka me vendin prit\u00ebs, me politikat e tija, me sjelljet ose di\u00e7ka tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Vatikanit \u00ebsht\u00eb e hapur dhe vazhdon veprimtarin\u00eb \u2013 por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj pa ambasador &#8212; nd\u00ebrsa drejtohet nga nj\u00eb e ngarkuar me pun\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 30-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebher\u00eb, ku q\u00ebndron problemi? Kush e pengon dhe PSE em\u00ebrimin e nj\u00eb ambasadori t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe fuqiplot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan? &nbsp;N\u00ebqoftse marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb mira, por t\u00eb \u201cshk\u00eblqyeshme\u201d, sipas Imzot Gjergj Met\u00ebs, PSE vazhdon t\u00eb jet\u00eb bosh karriga e Ambasadorit fuqiplot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan \u2013 p\u00ebr 8 vjet tani?!&nbsp; Dikush n\u00eb qarqet e politik\u00ebs shtet\u00ebrore, qeveritare e diplomatike n\u00eb Tiran\u00eb duhet ta dij\u00eb se PSE mungon ambasadori fuqiplot i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan \u2013 dhe kush e pengon em\u00ebrimin e nj\u00eb ambasadori atje. &nbsp;Nj\u00eb pyetje q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje nga autoritetet shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb 30-vjetor t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, u sh\u00ebnua 30-vjetori rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit, me 7 shtator, 1991.&nbsp; Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ky vit sh\u00ebnoi gjithashtu edhe 300-vjetorin e vdekjes s\u00eb Pap\u00ebs Klementit XI me origjin\u00eb shqiptare, nga ana e babait, i njohur ndryshe si Gjon Fran\u00e7esk Albani (Giovanni Francesco Albani). &nbsp;N\u00eb Korrik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29854","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29854"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29855,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29854\/revisions\/29855"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}