{"id":29827,"date":"2021-09-08T17:31:35","date_gmt":"2021-09-08T15:31:35","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29827"},"modified":"2021-09-08T17:31:35","modified_gmt":"2021-09-08T15:31:35","slug":"arritje-dhe-persepktiva-te-mesimdhenies-se-gjuhesamtare-te-shkollave-shqipe-ne-diaspore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29827","title":{"rendered":"\u201cARRITJE DHE PERSEPKTIVA T\u00cb M\u00cbSIMDH\u00cbNIES S\u00cb GJUH\u00cbSAMTARE T\u00cb SHKOLLAVE SHQIPE N\u00cb DIASPOR\u00cb\u201d"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/arritjet-mesimdhenies-gjuhes-shqipe-ne-diaspore.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"800\" height=\"413\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/arritjet-mesimdhenies-gjuhes-shqipe-ne-diaspore.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29828\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/arritjet-mesimdhenies-gjuhes-shqipe-ne-diaspore.jpg 800w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/arritjet-mesimdhenies-gjuhes-shqipe-ne-diaspore-300x155.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/arritjet-mesimdhenies-gjuhes-shqipe-ne-diaspore-768x396.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb selin\u00eb q\u00ebndrore t\u00eb Federat\u00ebs Panshqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs Vatra n\u00eb New York, m\u00eb 7 Shtator ora 6 p.m 2021, Albanian-American Dual Language and Culture dhe Shkolla \u201cChildren of the Eagle\u201d, organizuan promovimin e v\u00ebllimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb punimeve t\u00eb seminarit: \u201cArritje dhe perspektiva t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb gjuh\u00ebs amtare t\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Diaspor\u00eb.&nbsp; I ftuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ket\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi kulturore e komb\u00ebtare ishte edhe Frank Shkreli, i cili iu drejtua t\u00eb pranish\u00ebmve me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuara kolege &#8212; T\u00eb nderuar koleg\u00eb &#8212;<\/p>\n\n\n\n<p>Ju fal\u00ebnderoj q\u00eb m\u00eb ftuat n\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim, Zonja Gjongecaj. P\u00ebrsh\u00ebndes edhe Vatr\u00ebn q\u00eb i ka hapur dyert\u00eb k\u00ebtij aktiviteti t\u00eb vyer, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam k\u00ebtu me ju sot sepse po t\u00eb ekzistonte ky program 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, un\u00eb mund t\u00eb isha nj\u00eb prej nx\u00ebn\u00ebsve tuaj at\u00ebher\u00eb. P\u00ebr arsye t\u00eb rrethanave n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb rinin\u00eb time, un\u00eb nuk flisja asnj\u00eb prej gjuh\u00ebve me nj\u00eb njohuri t\u00eb nevojshme funksionale, madje as shqipen. Nuk dua t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb historin\u00eb time \u2013 megjith\u00ebse edhe un\u00eb i kam pas m\u00ebsuesit e mi &#8212; por dua t\u00eb theksoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs, t\u00eb misionit e t\u00eb p\u00ebkushtimit tuaj dhe t\u00eb koleg\u00ebve e kolegeve tuaja ndaj projektit t\u00eb dy gjuh\u00ebsis\u00eb dhe m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, si element\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr forcimin dhe ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb, sidomos k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb, thjesht, nj\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb ky takim sot &#8212; n\u00eb selin\u00eb q\u00ebndrore t\u00eb Federat\u00ebs historike Panshqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs, Vatra n\u00eb New York &#8212; kushtuar m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Amerik\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb \u2013 p\u00ebrkon me 105-vjetorin e themelimit t\u00eb \u201cKomisis\u00eb Letrare Shqipe\u201d, me 1 shtator 1916 n\u00eb Shkod\u00ebr &#8212; me nism\u00ebn e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Vjen\u00ebs &#8212; 8 vjet pas nj\u00ebsimit t\u00eb alfabetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe m\u00eb 1908 n\u00eb Manastir, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur Seminari Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Gjuh\u00ebn, Let\u00ebrsin\u00eb dhe Kultur\u00ebn Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull midis tyre, k\u00ebto ngjarje kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, konsolidimin, zhvillimin dhe kultivimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe kultur\u00ebs shqiptare, brezave t\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir edhe albanolog\u00ebt e huaj q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, e t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Seminarin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Gjuh\u00ebn, Let\u00ebrsin\u00eb dhe Kultur\u00ebn jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Prishtin\u00eb. Ky aktivitet, pra \u2013 promovimi i librit p\u00ebr m\u00ebsimin dhe konsolidimin e gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb diaspor\u00eb &#8212; nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane e t\u00eb dy Gjuh\u00ebve dhe Kulturave &#8212; vazhdon t\u00eb jet\u00eb, si\u00e7 thuhet n\u00eb anglisht, \u201cwork in progress\u201d, por me nj\u00eb fillim mjaft t\u00eb suksessh\u00ebm dhe me nj\u00eb reputacion ekspert\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrgatitur e t\u00eb dalluar shqiptaro-amerikan\u00ebsh, me arsim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fal\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb dhjet\u00ebra edukuesve shqiptaro-amerikan\u00eb q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, profilet e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb botuar n\u00eb librin q\u00eb kemi sot n\u00eb dor\u00eb, misioni i shenjt\u00eb dhe i domosdosh\u00ebm q\u00eb k\u00ebta patriot\u00eb e patriote kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nep\u00ebrmjet k\u00ebtij projekti, do t\u00eb vazhdoj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin entuziaz\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb filluar disa vite m\u00eb par\u00eb.&nbsp; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mision i shenjt\u00eb dhe i domosdosh\u00ebm sepse, \u201cm\u00ebsimi i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb shkollat e diaspor\u00ebs\u201d, sipas Zonj\u00ebs Gjongecaj, \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje esenciale e ruajtjes s\u00eb identitetit komb\u00ebtar\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht trojeve shqiptare n\u00eb Ballkanin P\u00ebrendimdor.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja Drita Gjongecaj \u00ebsht\u00eb themeluese e shkoll\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb shqipe, \u201cChildren of the Eagle\u201d, e cila operon dy qendra n\u00eb qytetin e Nju Jorkut me rrethina.&nbsp; Ajo ka hartuar projektin p\u00ebr hapjen, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb programeve dy gjuh\u00ebsore n\u00eb shkollat publike amerikane n\u00eb vitin 2016, &nbsp;kur ka themeluar dhe drejton edhe organizat\u00ebn, \u201cThe Association of Albanian-American Dual Language \u201cCulture (AADLC), ose (Shoqat\u00ebn Shqiptaro-Amerikane t\u00eb dy Gjuh\u00ebve dhe Kulturave). Programet dy gjuh\u00ebsore &#8212; \u00ebsht\u00eb shprehur Drita Gjongecaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb,&nbsp; autores dhe gazetares Marjana Bulkut, n\u00eb programin e saj, \u201cNj\u00eb Jet\u00eb\u2026Disa Histori\u201d &#8212; jan\u00eb p\u00ebrpiluar \u201cMbi baza reale akademike dhe me metodat m\u00eb bashk\u00ebkohore tashm\u00eb t\u00eb provuara si t\u00eb suksesshme\u201d, nd\u00ebrsa ajo k\u00ebshillon prind\u00ebrit dhe nx\u00ebn\u00ebsit se, p\u00ebrve\u00e7 m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe si nj\u00eb mjet p\u00ebr ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar &#8212; jetike n\u00eb vetvete &#8212; \u201cT\u00eb m\u00ebsuarit n\u00eb dy gjuh\u00eb jo vet\u00ebm e ndihmon p\u00ebrparimin e tyre edhe n\u00eb m\u00ebsime n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, i b\u00ebn k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb akoma m\u00eb observues, m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb mendimin analitik e po ashtu me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Zonja Gjongecaj, duke shtuar se \u201cE vecanta e k\u00ebtij programi \u00ebsht\u00eb se u krijon nx\u00ebn\u00ebsve, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar dy gjuh\u00ebt, si atyre q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Amerik\u00eb dhe e kan\u00eb anglishten si gjuh\u00eb par\u00ebsore, edhe atyre q\u00eb din\u00eb shqip por vet\u00ebm pak ose aspak anglisht\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb, pik\u00ebrisht, edhe misioni i dyfisht\u00eb i \u201cAlbanian-American Dual Language and Culture dhe Shkolla \u201cChildren of the Eagle\u201d (F\u00ebmijt\u00eb e Shqiponj\u00ebs), m\u00ebsimi i gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin komb\u00ebtar dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar f\u00ebmijt\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb, q\u00eb me an\u00eb t\u00eb dy-gjuh\u00ebsis\u00eb, t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr karierat e tyre dhe p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.&nbsp; Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb s\u00eb bashku me Federat\u00ebn Panshqiptare Vatra, si sh\u00ebrbim p\u00ebr komunitetin, organizohet sot promovimi i v\u00ebllimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb punimeve t\u00eb seminareve I-II e III t\u00eb Shoqat\u00ebs: \u201cArritje dhe perspektiva t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb gjuh\u00ebs amtare t\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Diaspor\u00eb\u201d, nj\u00eb seminar ky i p\u00ebrvitsh\u00ebm tanim\u00eb, q\u00eb p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe m\u00eb gjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb bashkon n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb m\u00ebsues, studiues, gazetar\u00eb, historian\u00eb dhe veprimtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>E gjith\u00eb kjo veprimtari m\u00eb b\u00ebn t\u00eb k\u00ebthehem mbrapa n\u00eb histori 50 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb komunitetit dhe m\u00eb kujton sa shum\u00eb kan\u00eb ndryshuar pun\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, gjat\u00eb viteve dhe dekadave t\u00eb kaluara &#8212; p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb, natyrisht. &nbsp;Jo se dikur mungonte vullneti p\u00ebr veprimtari t\u00eb tilla. Por, komuniteti ishte shum\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb krahasim me sot. Mungonin, jo vet\u00ebm, mund\u00ebsit\u00eb dhe m\u00ebsuesit me diploma, por mungonin dhe nx\u00ebn\u00ebsit. Gjat\u00eb 1970-ave dhe m\u00eb von\u00eb, disa kisha dhe xhamia k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork p\u00ebrpiqeshin t\u00eb organizonin m\u00ebsimdh\u00ebnie t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb qendrat e tyre fetare, por pa ndonj\u00eb sukses t\u00eb madh dhe m\u00eb n\u00eb fund, pas nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, veprimtari t\u00eb tilla, megjith vullnetin e mir\u00eb t\u00eb disa udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb komunitetit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, u nd\u00ebrpren\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, megjith\u00eb sukseset e deritanishme, jam i vetdijsh\u00ebm se edhe ju p\u00ebrballeni me shum\u00eb sfida dhe v\u00ebshtirsi n\u00eb projektin tuaj.&nbsp; M\u00eb vjen keq t\u00eb them por p\u00ebr pun\u00ebn tuaj t\u00eb admirueshme n\u00eb t\u00eb ardhmen \u2013 p\u00ebr ruajtjen, konsolidimin dhe promovimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe kultur\u00ebs shqiptare &#8212; mos prisni ndonj\u00eb ndihm\u00eb nga Atdheu, por t\u00eb vareni, kryesisht, n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb tuaja dhe n\u00eb ndihm\u00ebn e enteve amerikane t\u00eb arsimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Departamenti i Arsimit k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork dhe organizata t\u00eb tjera vendore. Ruajtja e identitetit komb\u00ebtar n\u00eb radh\u00ebt e diaspor\u00ebs shqiptare, nep\u00ebrmjet m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs, historis\u00eb dhe kultur\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi as p\u00ebr Tiran\u00ebn due as Prishtin\u00ebn zyrtare. Ndokush q\u00eb mund t\u00eb kishte shpres\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb ndihm\u00eb, p\u00ebr m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe nga Ministria e Diaspor\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo nuk ekziston m\u00eb, ndon\u00ebse p\u00ebr nga natyra e saj duhej t\u00eb ishte e lidhur ngusht me pun\u00ebn tuaj vullnetare.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e kisha pritur mir\u00eb, para disa vitesh, themelimin e Ministrive t\u00eb Diaspor\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb Veriore, megjith\u00ebse qysh at\u00ebher\u00eb, disa her\u00eb, kam dh\u00ebn\u00eb gjithashtu alarmin se me kalimin e koh\u00ebs, objektivi zyrtar p\u00ebr krjimin e k\u00ebtyre ministrive, m\u00eb dukej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb propagandistik se sa q\u00ebllim mir\u00eb, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri. &nbsp;M\u00eb dukej se ato ministri ishin krijuar me objektivin e caktuar politik n\u00eb mendje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur diaspor\u00ebn p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe deri diku p\u00ebr\u00e7arse. Edhe v\u00ebrtet\u00eb ia dol\u00ebn. &nbsp;A i mbani mend t\u00eb ashtuquajturat \u201csamite\u201d propagandistike t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb? U kujtohet kur mburreshin me \u201csuksesin\u201d dhe \u201ckontributin\u201d e tre ministrave t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb fush\u00ebn e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb forcimit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar duke shp\u00ebrndar disa abetare n\u00eb diaspor\u00eb dhe asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr?! P\u00ebr \u00e7do qeveri e shtet normal, p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore \u00ebsht\u00eb mbrojtja e sigurimit t\u00eb vendit dhe identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, vuri kush re se Ministria e Diaspor\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb?&nbsp; Askush, asnj\u00eb shpjegim, pse ishte krijuar fillimisht dhe pse u mbyll &#8212; pa asnj\u00eb koment as justifikim nga qeveria, nuk pyet as media se si zhduket nj\u00eb ministri pa asnj\u00eb shpjegim zyrtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Por le t\u2019i k\u00ebthehemi subjektit p\u00ebr t\u00eb cilin jemi mbledhur k\u00ebtu sot.&nbsp;&nbsp; Si\u00e7 e dini, ne n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb shqiptare patriarkale kemi nj\u00eb th\u00ebnje t\u00eb vjet\u00ebr, \u201cBurri i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb\u201d, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb themi \u201cGruaja e mir\u00eb me shok\u00eb e shoqe shum\u00eb\u201d. Mundi i t\u00eb cil\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb kaq t\u00eb mundimshme dhe t\u00eb gjat\u00eb, e ber\u00eb me pasion e dashuri p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs, historis\u00eb dhe identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, duhet njohur dhe \u00e7muar shum\u00eb prej t\u00eb gjith\u00eb neve k\u00ebtu n\u00eb diaspor\u00eb por edhe n\u00eb trojet shqiptare.&nbsp; Libri q\u00eb promovojm\u00eb sot, \u201cArritje dhe Perspektiva t\u00eb M\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe Amtare n\u00eb Shkollat Shqipe t\u00eb Diaspor\u00ebs\u201d t\u00eb Shoqat\u00ebs Shqiptaro-Amerikane t\u00eb dy Gjuh\u00ebve dhe Kulturave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr kushtuar, \u201cT\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesve dhe dashamir\u00ebsve t\u00eb gjuh\u00ebs e kultur\u00ebs shqiptare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb atyre t\u00eb diaspor\u00ebs, kudo ku ata jetojn\u00eb e veprojn\u00eb.\u201d&nbsp; T\u00eb gjith\u00eb ata kudo qofshin, i p\u00ebrsh\u00ebndesim sot p\u00ebrzem\u00ebrsisht, i urojm\u00eb dhe i fal\u00ebnderojm\u00eb ngroht\u00ebsisht p\u00ebr kontributet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebqoftse m\u00eb lejohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb 5-vjetor t\u00eb sh\u00ebnjt\u00ebrimit t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs, \u201cJo t\u00eb gjith\u00eb ne, mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha, por ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb vogla me dashuri t\u00eb madhe\u201d, ka then\u00eb Nen\u00eb Tereza.&nbsp; P\u00ebr mua, personalisht, puna e k\u00ebsaj shoqate dhe antar\u00ebve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe e b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb dashuri p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebr kultur\u00ebn dhe p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb, ku jeton pothuaj gjysma e kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb them me goj\u00ebn plot se arritjet e juaja deri m\u00eb sot jan\u00eb mbres\u00ebl\u00ebnse, nd\u00ebrsa perspektivat i gjykoj mjaft premtuese p\u00ebr t\u00eb ardhmen, duke pasur parasysh pun\u00ebn e deritanishme t\u00eb personave si Drita Gjongecaj me bashkpuntor\u00ebt e saj si dhe nevoj\u00ebn e madhe q\u00eb ekziston p\u00ebr m\u00ebsimin dhe kultivimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, n\u00eb rritje e sip\u00ebr. Urimet dhe fal\u00ebnderimet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb bejn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje fisnike dhe komb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb selin\u00eb q\u00ebndrore t\u00eb Federat\u00ebs Panshqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs Vatra n\u00eb New York, m\u00eb 7 Shtator ora 6 p.m 2021, Albanian-American Dual Language and Culture dhe Shkolla \u201cChildren of the Eagle\u201d, organizuan promovimin e v\u00ebllimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb punimeve t\u00eb seminarit: \u201cArritje dhe perspektiva t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb gjuh\u00ebs amtare t\u00eb shkollave shqipe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29828,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-29827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29827"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29827\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29829,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29827\/revisions\/29829"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29828"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}