{"id":29732,"date":"2021-08-25T17:14:09","date_gmt":"2021-08-25T15:14:09","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29732"},"modified":"2021-08-25T17:14:09","modified_gmt":"2021-08-25T15:14:09","slug":"cdo-dite-e-ka-emnin-nane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29732","title":{"rendered":"\u00c7do dit\u00eb e ka emnin: NAN\u00cb\u2026!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Shiqere-Balidemaj-Gjonbalaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Shiqere-Balidemaj-Gjonbalaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29733\" width=\"859\" height=\"481\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Shiqere-Balidemaj-Gjonbalaj.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Shiqere-Balidemaj-Gjonbalaj-300x168.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 859px) 100vw, 859px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Ramiz LUSHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <strong>1.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nj\u00eb nan\u00eb ka ndrrue jet\u00eb n\u00eb Vuthaj t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, me 24 t\u00eb gushtit 2021, bash n\u00eb dit\u00ebn e lindjes s\u00eb saj t\u00eb 84-t\u00eb. E thon\u00eb se k\u00ebso vdekje me p\u00ebrkim dator ndodhin rrall\u00eb dhe vijn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit e mir\u00eb, me shpirt t\u00eb past\u00ebr, me bot\u00eb t\u00eb madhe. E, tuj e dit\u00eb se kjo nan\u00eb asht Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj, e mora krejt p\u00ebr t\u00eb vertet\u00eb aksiometrike, pasi ajo ishte e mbetet e till\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E kishim n\u00eb projektim q\u00eb \u201cTakimi i Plav\u00eb-Gucis\u00eb, 2021\u201d e \u201cGazeta e Alpeve\u201d, ta nderonin Shiqere Gjonbalaj me \u00c7mimin e Lart\u00eb \u201cNan\u00eb Fisnike e Alpeve Shqiptare\u201d, po kat\u00ebr aktivitivete nacionale n\u00eb ato dy dit\u00eb tejet t\u00eb ngarkuara e me miq t\u00eb shumt\u00eb na e mor\u00ebn kohen p\u00ebrplot pa na lan\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr me shkue e ma ia dhan\u00eb at\u00eb Mir\u00ebnjohje tek kulla e Rexhep Shpend Gjonbalajt, tek kulla e saj. Aty, ku edhe un\u00eb, dikur, ma heret, para disa vitesh, e kam pi nj\u00eb kafe ndeje, nj\u00eb got\u00eb qum\u00ebsht me fli e mjalt\u00eb. E sa do t\u00eb doja q\u00eb n\u00eb Fjal\u00ebn e Lamtumir\u00ebs t\u00eb sotme t\u2019i p\u00ebrmendej edhe ky titull, (po, sidoqoft\u00eb, nuk muj e la pa e p\u00ebrmend edhe un\u00eb n\u00eb media), t\u00eb cilin e ka meritue vet me koh\u00eb me pun\u00ebrat e shembullin e saj, ia dhan\u00eb prej kaherit vet vuthjan\u00ebt e plav\u00eb-guciasit e vendlindjes, si dhe n\u00eb Amerik\u00eb e n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>E cka asht ajo ma e mendueshmja p\u00ebr mir\u00eb: e besonim me bindje t\u00eb fort\u00eb se Nan\u00eb Shiqere Gjonbalaj ka me jetue gjat\u00eb, ka me e kap\u00ebrcye dekaden e 9-t\u00eb, e ka me u ba shekullore. Sikurse i vllau i saj, Rexhep Gali Balidemaj n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 98 vje\u00e7 tuj fol pleqni e histori sikur t\u00eb ishte n\u00eb kuvend burrash n\u00eb Martinaj, tuj ec\u00eb sikur t\u00eb ishte k\u00e1 shkon n\u00eb selin\u00eb e OKB-s\u00eb n\u00eb Nju Jork, t\u00eb cilit ia kam kushtimue dhe nj\u00eb poezi \u201cRexhep Gali Balidemaj, tek Statuja e Liri\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>Edhe un\u00eb fola me Nan\u00eb Shiqere Gjonbalaj kah fundi i korrikut 2021. Ishte koha kur po organizonim, me 1 gusht, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs n\u00eb Vuthaj: \u201cTakimin e Plav\u00eb-Gucis\u00eb, 2021\u201d dhe, at\u00ebherit, kishte ndonj\u00eb dit\u00eb e disa or\u00eb\/dite q\u00eb ia merrja Esadit nga pushimet e ver\u00ebs, e- tashti, pasi na iku, po them &#8211; edhe nga Nana Shiqere! &nbsp;E, pra, fola at\u00eb dit\u00eb korriku prej Tirane me Nan\u00eb Shiqere Gjonbalaj n\u00eb Vuthaj: E kishte zanin G\u00ebrl\u00eb. E kishte Fjal\u00ebn bjeshk\u00eb alpine.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nuk vdesin nanat, o Esad! As nana e jote Shiqere, ajo Nan\u00ebmadhe. Nuk vdes kurrnji nan\u00eb, po vecanaraisht ato nana si Nan\u00ebmadhja Shiqere Gjonbalaj. Se nanat, nan\u00ebm\u00ebdhajat, q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb 9 muaj n\u00eb barkun e vet, kur ikin nga kjo bot\u00eb lart\u00ebsohen n\u00eb qiell e t\u00eb yll\u00ebsojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn tande, vijn\u00eb e hyjn\u00eb n\u00eb shpirtin tand p\u00ebr 900 vjet, p\u00ebr 9 mij\u00eb vjet e t\u00eb baj\u00ebn edhe ma t\u00eb mir\u00eb, e t\u00eb mbajn\u00eb edhe ma t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>Nuk vdesin nanat, o Esad, se \u00e7do dit\u00eb e ka emnin: NAN\u00cb\u2026!<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong><strong>2.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>Sot m\u2019u kujtue di\u00e7ka q\u00eb kurr\u00eb nuk e dita p\u00ebrveti, n\u00eb vetveten time: kush ishte i pari n\u00eb Martinaj q\u00eb e pag\u00ebzoi me emnin Shiqere, kush e thirri i pari n\u00eb djep me emnin e jet\u00ebs: Shiqere. P\u00ebrndryshe, duhet than\u00eb se ai paska dit\u00eb shum\u00e7ka ardhm\u00ebrie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7ik\u00eb t\u00eb Martinajve, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebn paska pas\u00eb edhe di\u00e7ka hyjnore, se emni i saj \u00ebsht\u00eb CV-ja e saj kryefjal\u00eb, se Nan\u00ebmadhja Shiqere, sic e kishte emnin e vet e kishte dhe Fjal\u00ebn, edhe Pun\u00ebn, edhe Zemr\u00ebn, edhe Shpirtin, edhe Mik\u00ebpritjen e Humanizmin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ajo ishte e mbetet nj\u00eb Nan\u00eb e Madhe, nj\u00eb Nan\u00ebmadhe, se i lindi e i rriti f\u00ebmij\u00ebt e saj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, secili ma i mir\u00eb se tjetri, secili me em\u00ebn t\u00eb mir\u00eb e pun\u00ebra t\u00eb mira p\u00ebr veti e kombin: Edhe Fazlia. Edhe Zymeri. Edhe Esadi. Edhe Ismeti. Edhe Sulltanja. Edhe Drita e ndjer\u00eb, Drita e yllta\u00eb, q\u00eb iku shum\u00eb her\u00ebt nga kjo bot\u00eb: 23 vje\u00e7are, tash mbi 35 vite). Ajo i ka lan\u00eb Pes\u00eb Yje. Dhe plot nip\u00ebr e mbesa. Nj\u00eb yllnaj\u00eb e madhe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>N\u00eb koft se lyp\u00ebn poet\u00eb e poetesha ato do t\u2019i gjesh si rrallkund n\u00eb Vuthaj, n\u00eb Alpet Shqiptare, sepse \u00ebsht\u00eb vet natyra e mrekullueshme, me njer\u00ebzit e saj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, q\u00eb i ban t\u00eb till\u00eb,&nbsp; n\u00eb \u00e7do vllazni e fshat, n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nj\u00eb prej tyne asht edhe Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj. Nj\u00eb poete elegjiane e pazakont\u00eb. N\u00eb z\u00ebrin e krijimtarin\u00eb e saj q\u00ebndron e jasht\u00ebzakonshmja, e madh\u00ebrishmja, tragjikja, heroikja. Ajo ishte nj\u00eb vajtore e rrall\u00eb. Shum\u00eb e rrall\u00eb. E p\u00ebrjetuar. E p\u00ebrjet\u00ebsuar. E thot\u00eb nj\u00eb nga djemt\u00eb e \u00e7muar t\u00eb Kelmendit, nj\u00eb nga shpirtmir\u00ebt e pun\u00ebm\u00ebdhenjt\u00eb e Plav\u00eb-Gucis\u00eb, Kelmend Ahmetaj i Vuthajve, e thot\u00eb n\u00eb ngush\u00ebllimin e tij vetjak e publik, se \u201cN\u00ebn\u00eb Shiqerja ishte vajtorja e fundit e Plav\u00eb-Gucis\u00eb\u201d, se ajo \u201cishte N\u00ebn\u00eb nga Buka sepse qindra her\u00eb h\u00ebngr\u00ebm buk\u00eb nga duart e saj\u201d, se Ne- Vuthajt e Plav\u00eb-Gucia: \u201chumb\u00ebm nj\u00eb n\u00ebn\u00eb mal\u00ebsore pun\u00ebtore e burrnore\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nan\u00ebmadhja Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj me vajtimet e saj,me elegjit\u00eb e saj, ka hyr\u00eb dhe n\u00eb filma e dokumentar\u00eb t\u00eb regjisorit t\u00eb madh shqiptar, Isa Qosaj, pedagog, laureat i disa \u00e7mimeve n\u00eb festivale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si n\u00eb Festivalin e Filmit n\u00eb Kan\u00eb (Cannes, Franc\u00eb), etj, q\u00eb me filmin \u201cRojat e Mjegull\u00ebs\u201d, me fuqin\u00eb viziuale, guximin e trajtimin e vuajtjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e represionit tejet t\u00eb madh komunist \u201ce tronditi RSFJ\u201d. N\u00eb dokumentarin e mir\u00ebnjohur \u201cMuzgu i trojeve Tona\u201d t\u00eb regjisorit Isa Qosaj ajo del n\u00eb nj\u00eb video duke vajtur, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb film t\u00eb tij artistik me metrazh t\u00eb gjat\u00eb ka nj\u00eb sekuenc\u00eb vajtimi t\u00eb Nan\u00ebmadhes Shiqere Gjonbalaj, ku ajo shfaqet me nj\u00eb vajtim, me nj\u00eb elegji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u201cVajtimi i Emigrimit\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e k\u00ebndon me shpirt vajtorje sepse edhe f\u00ebmij\u00ebt e saj i ka m\u00ebrgimtar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, se Ajo me t\u00eb shoqin Rexhep Shpendi Gjonbalaj jan\u00eb trojenik n\u00eb Vuthaj, q\u00eb e mbajn\u00eb der\u00ebn e kull\u00ebs hap\u00eb, q\u00eb e mbajn\u00eb sofren e kulll\u00ebs shtruar, q\u00eb n\u00eb oxhak del tym e n\u00eb dritare ndizen dritat e (mbi)jetet\u00ebs. Regjisori i madh Isa Qosaj nga Vuthajt, thot\u00eb se \u201cm\u00eb ka frym\u00ebzuar edhe N\u00ebn\u00eb Shiqerja\u201d. E cila ishte e mbetet nj\u00eb Nan\u00ebmadhe e Plav\u00eb-Gucis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Tashti un\u00eb e kuptoj edhe ma shum\u00eb e ma mir\u00eb se si Esad Gjonbalaj ka arrit\u00eb t\u00eb jet\u00eb editor i portalit \u201cPlava e Gucia Sot\u201d, t\u00eb jet\u00eb autor i&nbsp; disa studimeve e dhjetra shkrimeve t\u00eb ndryshme, t\u00eb jet\u00eb kaq humanist, t\u00eb arrj\u00eb t\u00eb jet\u00eb edhe themelues e nja dy her\u00eb dhe President i Fondacionit Plav\u00eb-Guci n\u00eb Amerik\u00eb. E ka dhe genetike nga Nan\u00ebmadhja Shiqere, e ka dhe n\u00eb gene t\u00eb trollit t\u00eb vet, t\u00eb fisit t\u00eb vet, t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E jasht\u00ebzakonshmja N\u00ebn\u00ebmadhja Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj, n\u00eb 2 n\u00ebntorin 2015, n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Institutin me renomene bot\u00ebrore t\u00eb syve, n\u00eb Cincinnati Eye Institute OH (Ohajo) s\u00ebbashku me djalin e saj, Esadin ton\u00eb, kryen nj\u00eb intervenim t\u00eb planifikuar mjek\u00ebsor. Asokohe, Nan\u00ebmadhja Shiqere Gjonbalaj, 79 vje\u00e7are, kishte ardh\u00eb nga Vuthajt e Plav\u00eb-Gucis\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dhuruar djalit t\u00eb saj qeliza t\u00eb syrit t\u00eb vet, apo, ndryshe, si\u00e7 iu tha mjek\u00ebve t\u00eb atysh\u00ebm \u201cp\u00ebr djalin tim jap dhe frym\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs\u201d. I shk\u00eblqyer ishte dhe dr. Edward Holland, me fam\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb l\u00ebmin e oftalmologjis\u00eb, t\u00eb cilit ia pata kushtimue at\u00ebherit edhe nj\u00eb poezi mir\u00ebnjohjeje.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nan\u00ebmadhja Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj \u00ebsht\u00eb \u00e7ik\u00eb e Martinaje e nuse n\u00eb Vuthaj, \u00ebsht\u00eb nga k\u00ebto dy k\u00ebshtjellat shqiptare t\u00eb mos-asimilimit n\u00eb krahin\u00ebn e sotme t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, se edhe n\u00eb dy kullat e saj- nga f\u00ebmijet e deri tek st\u00ebrnipat- n\u00eb Martinaj e n\u00eb Vuthaj t\u00eb gjith\u00eb flasin Shqip, ligj\u00ebrojn\u00eb Shqip, jetojn\u00eb Shqiptarisht. Dy bashk\u00ebsit\u00eb Vuthaj e Martinaj jan\u00eb dy fshatra t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Malin e Zi ku ende frymohet Shqip, ku n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e tyre gjeofizik e administrativ jetojn\u00eb vet\u00ebm shqiptar\u00eb, se k\u00ebto treva shqiptare kan\u00eb pas\u00eb e kan\u00eb N\u00ebn\u00ebm\u00ebdhaja si Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Sot, ndjes\u00eb, Rexhep Shpendi i Gjonbalajve, edhe ju:- Esad, Fazli, Zymer, Ismet e Sulltane,&nbsp; edhe ju nip\u00ebr e mbesa, st\u00ebrnip\u00ebr e st\u00ebrmbesa, sepse nuk mujta me ardh\u00eb nga Tirana n\u00eb Vuthaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb Lamtumire t\u00eb 25 Gushtit 2021 p\u00ebr Njeriun Tuaj t\u00eb Shtrenjt\u00eb! Po, si\u00e7 po e shihni edhe vet, sot, &nbsp;pik\u00ebrisht sot, erdhi tek un\u00eb, edhe k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, Nan\u00ebmadhja Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj dhe u ba pjes\u00eb e k\u00ebtij shkrimi p\u00ebrkushtimor, u ba kryefjala, prologu e epilogu i k\u00ebtij shkrimi rasti, sepse Nana t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb K\u00ebshtjellave Shqiptare si Vuthajt e Martinajt, se Nan\u00ebm\u00ebdhaja si Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj nuk vdesin kurr\u00eb, jetojn\u00eb gjat\u00eb, jetojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E, n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb shkrimit tim, po ta them, prap\u00eb: Nuk vdesin nanat, o Esad, se \u00e7do dit\u00eb e ka emnin: NAN\u00cb\u2026!<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Tiran\u00eb, 25 gusht 2021<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramiz LUSHAJ &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 1. &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nj\u00eb nan\u00eb ka ndrrue jet\u00eb n\u00eb Vuthaj t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, me 24 t\u00eb gushtit 2021, bash n\u00eb dit\u00ebn e lindjes s\u00eb saj t\u00eb 84-t\u00eb. E thon\u00eb se k\u00ebso vdekje me p\u00ebrkim dator ndodhin rrall\u00eb dhe vijn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit e mir\u00eb, me shpirt t\u00eb past\u00ebr, me bot\u00eb t\u00eb madhe. E, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29733,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[2958],"class_list":["post-29732","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete","tag-shiqere-balidemaj-gjonbalaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29732"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29732\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29734,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29732\/revisions\/29734"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}