{"id":29699,"date":"2021-08-20T09:40:56","date_gmt":"2021-08-20T07:40:56","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29699"},"modified":"2021-08-20T09:45:57","modified_gmt":"2021-08-20T07:45:57","slug":"ballkani-i-hapur-dhe-gjeopolitika-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29699","title":{"rendered":"&#8220;BALLKANI I HAPUR DHE GJEOPOLITIKA SERBE&#8221;"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13730\" width=\"388\" height=\"382\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 388px) 100vw, 388px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong><strong>Qani\u00a0 Osmani<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dyshim se nismat p\u00ebr bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhura, ve\u00e7an\u00ebrisht\u00eb n\u00eb situat\u00ebn kur 6 shtetet e tij (Shqip\u00ebria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia) kan\u00eb mbetur pezull dhe larg mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb BE. Jo rast\u00ebsisht n\u00eb vitin 2014 lindi iniciativa e kancelares gjermane Angela Merkel, e njohur si Proces i Berlinit, q\u00ebllimi i t\u00eb cilit qe bashk\u00ebpunimi rajonal n\u00eb fushat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb do t\u2019i shpiente vendet ballkanike m\u00eb pran\u00eb dyerve t\u00eb Evrop\u00ebs. Fillimisht gjith\u00e7ka nisi mir\u00eb dhe gj\u00ebrat l\u00ebviz\u00ebn n\u00eb drejtimin e duhur. U vendos komunikimi i munguar nd\u00ebrmjet lider\u00ebve t\u00eb Ballkanit, t\u00eb cil\u00ebt u takuan vite me radh\u00eb n\u00eb mbledhjet e niveleve t\u00eb larta t\u00eb organizuara n\u00eb Gjermani, Austri, Itali, franc\u00eb&#8230;U nd\u00ebrmor\u00ebn dhenj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh send\u00ebrtimin e t\u00eb cilave e penguan kryesisht hasm\u00ebrit\u00eb e vjetra, \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura dhe pretendimet e p\u00ebrhershme ekspansioniste serbe ndaj Kosov\u00ebs, Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs, Malit t\u00eb Zi dhe Maqedonis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana me v\u00ebsht\u00ebrsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr integrimin mes shteteve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE ballafaqohet Kosova. Pavar\u00ebsin\u00eb e saj akoma nuk e kan\u00eb pranuar pes\u00eb shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, Kurse Serbia, as pas krimeve monstruoze t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Kosov\u00eb, nuk e d\u00ebshiron normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe dhe nuk i ndal p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ripushtimin me forc\u00eb t\u00eb saj. Ajo prej vitesh ka v\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb synimeve serbom\u00ebdha, t\u00eb armatimit dhe rritjes s\u00eb forc\u00ebs ushtarake, duke militarizuar k\u00ebsisoj gjith\u00eb jet\u00ebn e vendit. Asaj nuk i shkojn\u00eb p\u00ebr shtati politikat e BE-s\u00eb q\u00eb gjakojn\u00eb demokratizimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb shteteve an\u00ebtare, sundimin e s\u00eb drejt\u00ebs, heqjen dor\u00eb nga pretendimet territoriale ndaj fqinj\u00ebve. Pra, Serbia e pret momentin e duhur, e pret ndryshimin e balanc\u00ebs s\u00eb forcave p\u00ebr ta kthyer Kos\u00ebv\u00ebn n\u00ebn kthetrat e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Projekti m\u00eb ri hegjemonist serb quhet \u201cBota serbe\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb projekt i vjet\u00ebr me paketim dhe em\u00ebrtim t\u00eb ri, i cili e parasheh krijimin e nj\u00eb Serbie t\u00eb Madhe. Ai \u00ebsht\u00eb ideuar nga qarqet intelektuale, kishtare dhe politike serbe, kurse sot afirmohet nga historian\u00eb dhe nga ministri i brendsh\u00ebm i Serbis\u00eb Aleksandar Vulin. Ky projekt, si\u00e7 thuhet, parasheh \u201czgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes serbe\u201d, dhe \u201cpengimin e krijimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d. Mali i Zi, Republika Srpska dhe nj\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs, sipas projektit, duhet t\u2019i takojn\u00eb shtetit serb, nd\u00ebrkaq Maqedonia e Veriut duhet t\u00eb jet\u00eb kulturalisht nj\u00ebfar\u00eb shteti satelit i Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministri serb, Vulin, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtete t\u00eb huaja, por shumica e serb\u00ebve duhet t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetin e tyre\u201d. Ky minist\u00ebr me diskurs shovinisti, q\u00eb shpesh i ka fyer shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb quajtur edhe kloun politik. Sipas analist\u00ebve, \u00e7do pushtet n\u00eb serbi q\u00ebllimisht prodhon kloun politik p\u00ebr t\u2019i afirmuar p\u00ebrcaktimet strategjike t\u00eb politik\u00ebs zyrtare serbe. Millosheviqi e kishte Sheshelin, kurse Vulini e afirmon at\u00eb q\u00eb e mendon dhe nuk mund ta thot\u00eb Vu\u00e7iqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Projekti \u201cBota serbe\u201d d\u00ebshmon se serbia nuk heq dor\u00eb nga ideologjia e vjet\u00ebr. P\u00ebr ta realizuar projektin nacionalist me paketim dhe em\u00ebrtim t\u00eb ri, ajo vazhdimisht nd\u00ebrhyn\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb shteteve fqinje, armatoset, krijon probleme n\u00eb rajon dhe shfaqet si \u201csuperfuqi\u201d rajonale. Nga nx\u00ebn\u00ebsit e Sheshelit nuk mund t\u00eb pritet di\u00e7ka e re. Ata duan ta imponojn\u00eb projektin e ri edhe n\u00eb dialogun me pal\u00ebn kosovare. E theksojn\u00eb se nga dialogu duan \u201ct\u00eb fitojn\u00eb di\u00e7ka\u201d. Kjo \u201cdi\u00e7ka\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Ashtu sikurse kishte k\u00ebrkuar Dobrica Qosiqi q\u00eb n\u00eb vitet e 90-ta dhe, si\u00e7 shkruan n\u00eb ditarin e tij, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e k\u00ebtill\u00eb kishte zgjuar interesim edhe te disa qarqe diplomatike.<\/p>\n\n\n\n<p>Serbia e drejtuar nga pinjoll\u00ebt millosheviqian\u00eb e shfryt\u00ebzon pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb aktuale t\u00eb shteteve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor p\u00ebr ta ushqyer humbjen e besimit ndaj BE-s\u00eb, q\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, v\u00ebrtet po e tepron me hezitimin p\u00ebr t\u2019i pranuar n\u00eb gjirin e saj edhe shtetet t\u00eb cilave u thot\u00eb se i kan\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret e k\u00ebrkuara, si puna e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Kjo, natyrisht, nuk duhet t\u00eb ishte assesi arsyeja e kryeministrit shqiptar, i cili, pas d\u00ebshtimit p\u00ebr shkaqet e sip\u00ebrp\u00ebrmendura t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, pranoi t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Minishengenit, t\u00eb ripag\u00ebzuar s\u00eb fundmi si \u201cBallkani i Hapur\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin aderojn\u00eb vet\u00ebm Serbia, Maqedonia dhe Shqip\u00ebria, kurse jasht\u00eb saj kan\u00eb mbetur Kosova, Mali Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Mjerisht, Edi Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb boria m\u00eb e z\u00ebshme anti BE-s\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij qesharake p\u00ebr ta paraqitur Ballkanin e Hapur si alternativ\u00eb t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, q\u00eb synonte p\u00ebrgaditjen dhe leht\u00ebsimin e inkuadrimit n\u00eb BE, jo z\u00ebvend\u00ebsimin e saj me sajesat q\u00eb i shkojn\u00eb n\u00eb favor vet\u00ebm forcimit t\u00eb hegjemonizmit serb dhe shtremb\u00ebrimit t\u00eb imazhit t\u00eb Kosov\u00ebs para syve t\u00eb bot\u00ebs-paraqitjes s\u00eb saj si jobashk\u00ebpunuese me shtetet tjera t\u00eb rajonit, madje dhe me shtetin am\u00eb, pjes\u00eb e t\u00eb cilit ndoshta do t\u00eb ishte prej koh\u00ebsh po t\u00eb ishim pak m\u00eb shum\u00eb gjerman\u00eb sesa serb\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;M\u00eb paradoksale \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebna se kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 akuzave t\u00eb pamatura drejtuar BE-s\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 deklaratave arrogante q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej marr\u00ebzirave t\u00eb Vu\u00e7iqit me t\u00eb cilat ia b\u00ebn me dije bot\u00ebs se vendet q\u00eb shpik\u00ebn flusk\u00ebn Ballkani i Hapur, nuk jan\u00eb n\u00eb zor p\u00ebr inkuadrimin n\u00eb BE, kritikon ashp\u00ebr dhe kosov\u00ebn q\u00eb nuk pranon t\u00eb kllumet n\u00eb uj\u00ebrat e shtonave serbe. I shnd\u00ebruar n\u00eb borizan t\u00eb Vu\u00e7iqit, burr\u00ebshtetasi dymetrosh me kule q\u00eb \u00ebsht\u00eb i obliguar me Kushtetut\u00ebn e vendit q\u00eb \u201cdrejton\u201d t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb vullnetin e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jetojn\u00eb ata, nuk denjon t\u00eb sqaroj\u00eb p\u00ebrse Kosov\u00ebs dhe par\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj aktuale nuk i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e dokrave serbe. Kjo sepse Serbia nuk e ka ndryshuar p\u00ebr asnj\u00eb qime t\u00eb vetme qyrkun e Millosheviqit kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje Kosova.<\/p>\n\n\n\n<p>Vall\u00eb nuk i di k\u00ebto gj\u00ebra kryeministri gjitholog shqiptar? A nuk e di se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb katandisur nga shkaku i hajdut\u00ebve brenda qeverive shqiptare, si kjo e tija? A nuk e di se mijera djem t\u00eb rinj shqiptar\u00eb detyrohen t\u00eb sigurojn\u00eb me pun\u00eb krahu ekzistenc\u00ebn e familjeve, duke u endur madje dhe rrug\u00ebve t\u00eb fshatrave t\u00eb shteteve t\u00eb varfura t\u00eb rajonit? A nuk e di se farsa Ballkani i Hapur i shkon p\u00ebr shtat vet\u00ebm Serbis\u00eb, e cila do ta p\u00ebrmbyt\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me v\u00ebrshim\u00ebn e mall\u00ebrave q\u00eb nuk ia blen kush p\u00ebrve\u00e7 nesh? A nuk e di se nuk ka \u00e7far\u00eb t\u00eb eksportoj\u00eb n\u00eb Serbi, sepse vendin q\u00eb qeveris kok\u00ebmevete e ka l\u00ebn\u00eb pa klas\u00eb pun\u00ebtore, pa fabrika, pa uzina prodhuese? A nuk e di se n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb \u201cl\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb\u201d dhe blerjes s\u00eb pronave ia hap dyert Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb q\u00eb ta blejn\u00eb sa \u00e7el e mbyll syt\u00eb bregdetin dhe portet shqiptare? A nuk e di Rama se si v\u00ebllau i tij Vu\u00e7iqi nuk \u00ebsht\u00eb njeri i paqes dhe stabilitetit n\u00eb Ballkan me t\u00eb cilin duhet t\u00eb b\u00ebsh kosmopolitin? Me injoranc\u00ebn time them se i di t\u00eb gjitha, ndaj mbeten p\u00ebr t\u2019u kuptuar mir\u00ebfilli vet\u00ebm shkaqet q\u00eb e shtyjn\u00eb ta ngul thik\u00ebn s\u00ebrbe n\u00eb shpin\u00ebn e Kosov\u00ebs.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0 <\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Qani\u00a0 Osmani\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nuk ka dyshim se nismat p\u00ebr bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhura, ve\u00e7an\u00ebrisht\u00eb n\u00eb situat\u00ebn kur 6 shtetet e tij (Shqip\u00ebria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia) kan\u00eb mbetur pezull dhe larg mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb BE. Jo rast\u00ebsisht n\u00eb vitin 2014 lindi iniciativa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[122],"class_list":["post-29699","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-qani-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29699","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29699"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29699\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29702,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29699\/revisions\/29702"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}