{"id":29643,"date":"2021-08-13T09:56:10","date_gmt":"2021-08-13T07:56:10","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29643"},"modified":"2021-08-13T10:08:00","modified_gmt":"2021-08-13T08:08:00","slug":"regjistrimi-i-popullsise-duhet-te-mbahet-me-elementet-e-identitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29643","title":{"rendered":"Regjistrimi i popullsis\u00eb duhet t\u00eb mbahet me element\u00ebt e identitetit"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"457\" height=\"360\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15799\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga.jpg 457w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga-300x236.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 457px) 100vw, 457px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Diskursi demografik<a><\/a><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><em>Vet\u00ebm ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb manipuluar n\u00eb t\u00eb kalur\u00ebn me statistikat reale t\u00eb popullsis\u00eb sidomos me struktur\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb saj, iu pengon realiteti demografik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, duke harruar se koha e manipulimeve nuk mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrhershme, e sidomos tash kur k\u00ebtu ka ndodhur rotacioni i pushtetit, q\u00eb ofron mund\u00ebsi reale t\u00eb prezantimit t\u00eb element\u00ebve t\u00eb identitetit t\u00eb popullsis\u00eb si n\u00eb vend dhe n\u00eb bot\u00ebn e jashtme<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb \u00e7do vend paraqet moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm statistikor por edhe&nbsp; shoq\u00ebror, sepse ofrohen t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr planifikimin dhe&nbsp; zhvillimin e vendit. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze me pesh\u00eb shtet\u00ebrore, ku formohen ekipe t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb merr\u00ebn me k\u00ebt\u00eb proces statistikor.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, procesi i regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb var\u00ebt shum\u00eb nga rrethanat shoq\u00ebroe e politike n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb ve\u00e7anti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mjediset heterogjene n\u00eb aspektin komb\u00ebtar, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb konsoliduara n\u00eb saj\u00eb t\u00eb raport\u00ebve shoq\u00ebrore. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti me Malin e Zi, duke qen\u00eb nd\u00ebr vendet me multinacionale n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt&nbsp; k\u00ebtu nuk mund t\u00eb anashkalohet qasja&nbsp; politike e cila \u00ebsht\u00eb dominuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshje demografike. Dhe nj\u00eb dukuri e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranishme nga viti 1990 e m\u00eb miratimin&nbsp; e pluralizmit, ku \u00e7\u00ebshtjet demografike mor\u00ebn p\u00ebrmasa politike, q\u00eb u d\u00ebshmu edhe n\u00eb regjistrimet e popullsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb m\u00ebhershme regjistrimi &nbsp;i popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur \u00e7do dhjet\u00eb vjet, duke mbetur aksiom\u00eb edhe p\u00ebr koh\u00ebn e pluralizmit. Por, n\u00eb rrethana t\u00eb reja n\u00eb pluraliz\u00ebm, kemi p\u00ebrjashtime q\u00eb d\u00ebshmohet me regjistrimin e vitit 2001. Ishte ky vit me turbulenca politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb nuk u mbajt regjistrimi i regullt por \u00ebsht\u00eb shtyer p\u00ebr vitin 2002, nd\u00ebrsa m\u00eb s\u00eb fundi u realizu &nbsp;n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi regjistrimi vijues i popullsis\u00eb u mbajt n\u00eb vitin 2011, sipas&nbsp; praktik\u00ebs regjistrimi i radh\u00ebs duhet t\u00eb mbahet n\u00eb vitin 2021. Por, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb disa pengesave teknike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mosmiratimi i ligjit p\u00ebr regjsitrimin e popullsis\u00eb dhe miratimit t\u00eb buxhetit p\u00ebr vitin 2021, u vendos q\u00eb regjistrimi i popullsis\u00eb t\u00eb mos mbahet n\u00eb muajin prill t\u00eb k\u00ebtij viti, por ai t\u00eb shtyhet p\u00ebr fund t\u00eb vitit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ndon\u00ebse me vones\u00eb&nbsp; u miratu buxheti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, nuk ka pengesa subjektive p\u00ebr ta realizuar regjistrimin e popullsis\u00eb, andaj jan\u00eb gjasat reale t\u00eb mbahet deri n\u00eb fund t\u00eb vitit. Por, duke marr\u00eb parasysh se regjistrimi i popullsis\u00eb k\u00ebtu ka pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike, se kur realisht do t\u00eb mbahet do t\u00eb var\u00ebt&nbsp; nga partit\u00eb politike, p\u00ebrkat\u00ebsisht shumica parlamentare n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Regjistrimi duhet t\u00eb jet\u00eb i kompletuar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb her\u00ebt kemi pasur rast t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nga individ\u00eb apo subjekte t\u00eb ndryshme&nbsp; t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, q\u00eb n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb t\u00eb mos evidentohen element\u00ebt identitare. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr struktur\u00ebn komb\u00ebtare, gjuh\u00ebsore dhe fetare t\u00eb popullsis\u00eb si elemente identitare p\u00ebr \u00e7do individ apo popull si kudo n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar. Ishte ky paralajm\u00ebrim absurd dhe konfuz i cili nuk \u00ebsht\u00eb pritur mir\u00eb nga partit\u00eb politike si dhe opinioni i gjer\u00eb, sepse \u00e7do individ ka emrin e mbiemrin, gjuh\u00ebn dhe fen\u00eb e vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se \u00e7do mohim i tyre element\u00ebve paraqet diskriminim individual dhe kolektiv dhe si i till\u00eb i \u00ebsht\u00eb i pa pranuesh\u00ebm. Propozuesit e till\u00eb&nbsp; kan\u00eb d\u00ebshtuar sepse pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, deri m\u00eb tash jan\u00eb regjistruar t\u00eb kompletuar me strukturat e tyre. Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb &nbsp;\u00e7\u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr sa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb sakta t\u00eb dh\u00ebnat nga regjistrimet e popullsis\u00eb, duke ditur se n\u00eb moniz\u00ebm jan\u00eb b\u00ebr\u00eb manipulime t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Regjistrimi si proces statistikor &nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse analizojm\u00eb n\u00eb detaje regjistrimet e popullsis\u00eb(1948-1991) sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, gjuh\u00ebsore e fetare v\u00ebrehen ndryshime t\u00eb theksuara, duke kriuar dyshime n\u00eb realitetin n\u00eb terren. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb diskriminuar serb\u00ebt, popullsia me p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb fes\u00eb islame s\u00eb cil\u00ebs i \u00ebsht\u00eb mohuar p\u00ebrkat\u00ebsia komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa em\u00ebrtimi boshnjake \u00ebsht\u00eb definuar nga viti 1993. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pavolitshme kan\u00eb qen\u00eb edhe shqiptar\u00ebt, sepse statsitika shtet\u00ebrore i ka evidentuar sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tyre e jo sa realisht kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00ebse analizojm\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb regjistrimet e popullsis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e monizmit, popullsia serbe \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike, q\u00eb nuk ka treguar realitetin demografik n\u00eb aspektin nacional. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt p\u00ebr serb\u00ebt u b\u00eb kthes\u00eb e madhe n\u00eb regjistrimin e vitit 2003 e 2011, duke d\u00ebshmuar se&nbsp; regjistrimet e m\u00ebhershme kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb programuara me qellime t\u00eb caktuara nga ana e pushtetit. Sepse nuk mund t\u00eb quhet ndryshe e dh\u00ebna se serb n\u00eb aspektin komb\u00ebtar n\u00eb vitin 1948 jan\u00eb deklaruar 1.78%, nd\u00ebrsa malazez 90.67%, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2003, serb jan\u00eb deklaruar 31.99%, nd\u00ebrsa malazez&nbsp;&nbsp; 43.16%. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin demografik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore(1948-2003), numri i serb\u00ebve \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 30.21%, nd\u00ebrsa i malazez\u00ebve ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr 47.51%, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi transparente e manipulimit t\u00eb pushtetit me struktur\u00ebn nacionale t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrjashtim as shqiptar\u00ebt, boshnjak\u00ebt e kroat\u00ebt. Andaj n\u00eb rrethana t\u00eb reja shoq\u00ebrore e politike regjistrimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb duhet trajtuar si proces statistikor e jo manipulues. Vet\u00ebm me nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb realitet objektiv &nbsp;demografik, duke e paraqitur struktur\u00ebn reale n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis multinacional si nder m\u00eb t\u00eb ve\u00e7antit n\u00eb regjion.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Diaspora ka identitetin e vet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas informacion\u00ebve t\u00eb cilat disponojm\u00eb&nbsp; n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb i cili do t\u00eb zhvillohet n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, sikurse n\u00eb vitin 2011&nbsp; diaspora do t\u00eb regjistrohet vet\u00ebm n\u00eb aspektin num\u00ebrik, do t\u00eb thot&nbsp; pa p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb nacionale, gjuh\u00ebs amtare dhe ate konfesionale q\u00eb \u00ebsht\u00eb paradoks i llojit t\u00eb vet, sepse \u00e7do individ kudo qoft\u00eb ai ka identitetin e vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pas rotacionit t\u00eb pushtetit t\u00eb ndodhur me 30 gusht 2020, shpresojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duhet t\u00eb ndodhin ndryshime cil\u00ebsore ku nuk duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohet as diaspora, sepse ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e popullsis\u00eb n\u00eb vend, ndon\u00ebse jan\u00eb me dekada n\u00eb bot\u00ebn e jashtme. Mohimi i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr tu regjistruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces statistikor d\u00ebshmon se shteti nuk i trajton t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebsisht shtetasit e vet t\u00eb barabart\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt dallohen vendet m\u00eb popullsi heterogjene nacionale, ku sh\u00ebmbull tipik \u00ebsht\u00eb Mali i Zi. &nbsp;Por, k\u00ebsaj here besojm\u00eb se do t\u00eb angazhohen jo vet\u00ebm partite politike por edhe nga shoq\u00ebria civile, q\u00eb defekti I vitit 2011 &nbsp;t\u00eb eliminohet, n\u00eb favor te t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e diaspor\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse nuk ka diaspor\u00eb pa identitet komb\u00ebtar, gjuh\u00ebsor e fetar, pavar\u00ebsisht se ku punojn\u00eb e jetojn\u00eb. E kund\u00ebrta ndodh\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ata popuj me kompleksin e tyre t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb rrezikuar identitetin e tyre nacional dhe gjuh\u00ebsor. Nga ana tjet\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb ket\u00eb aspekt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtur nga fakti s\u00eb jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin korpusit t\u00eb popujve sllav\u00eb, dhe s\u00eb nuk i kemi komplekset e atyre popujve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbetet t\u00eb presim reagimin nga <em>Monstat<\/em><strong>&#8211;<\/strong>i i cili do t\u00eb merret me regjistrimin e popullsis\u00eb, n\u00eb muajt n\u00eb vijim, kur do t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb kemi kopjen e flet\u00ebregjistrimin e popullsis\u00eb, ku do t\u00eb evidentohet edhe diaspora. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb japim v\u00ebrejtjet n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet kontestuese, ku diaspora mbet\u00ebn \u00e7\u00ebshtje e cila k\u00ebrkon zgjidhje e jo t\u00eb mohohet sikurse n\u00eb regjistrimin e fundit t\u00eb popullsis\u00eb(2011). Sepse mohimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs bie ndesh me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut dhe standart\u00ebt demokratike, sepse \u00e7do individ kudo qoft\u00eb ai ka identitetin e vet nacional, gjuh\u00ebsor dhe konfesional. Kujtojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast se n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb n\u00eb vitin 2003, jan\u00eb evidentuar 52511 banor\u00ebsh nga Mali i Zi n\u00eb bot\u00ebn e jashtme, apo 7.8% e popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00eb e treta e diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqiptare &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb till\u00eb duhet analizuar m\u00eb t\u00ebr\u00eb spektrin e vet &nbsp;nacional, gjuh\u00ebsor dhe konfesional, sepse at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb japim disa p\u00ebrfundime. K\u00ebshtu n\u00ebse analizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr sipas struktur\u00ebs nacionale t\u00eb popullsis\u00eb del qart\u00eb s\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e jashtme jan\u00eb 16519 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, nga del s\u00eb \u00e7do i treti shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e jashtme. E dh\u00ebna s\u00eb shqiptar\u00ebt paraqesin&nbsp; 1\/3 e diaspor\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme te Malit t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme kur dihet s\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb vitin 2003 kan\u00eb&nbsp; marr\u00eb pjes\u00eb m\u00eb 7.09% n\u00eb kuadrin e popullsis\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e diaspor\u00ebs nga Mali i Zi i takon pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb popullit boshnjak, e m\u00eb s\u00eb paku atij malazez apo serb, duke d\u00ebshmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente gjendjen faktike t\u00eb diaspor\u00ebs&nbsp; ku&nbsp; popujt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb num\u00ebrikisht m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb diaspor\u00ebs nga Mali i Zi. Pik\u00ebrisht nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e till\u00eb d\u00ebshmon qart\u00eb statusin e tyre social dhe politik t\u00eb popujve p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Sepse nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb shpjegohet ndryshe q\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve num\u00ebrikisht m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdh\u00ebnj t\u00eb diaspor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr ndryshime duhet vullnet&nbsp; politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Andaj duke marr\u00eb parasysh k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna mendoj s\u00eb hartuesit e pyetjeve n\u00eb flet\u00ebregjistrimin e popullsis\u00eb n\u00eb vitin 2011, kan\u00eb vendosur me qellim&nbsp; eliminimin e deklarimit te diaspor\u00ebs &nbsp;sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb nacionale, gjuh\u00ebs amtare e asaj konfesionale. Pik\u00ebrisht &nbsp;nga nj\u00eb veprim i till\u00eb del qart\u00eb qellimi, m\u00eb \u00e7ka d\u00ebshmohet s\u00eb ky regjistrim i popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb politizuar n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga <em>Monstat-i<\/em> n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht n\u00ebse ekziston vullneti politik, defektet nga regjistrimi i diaspor\u00ebs mund dhe duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb&nbsp; q\u00eb parashihet t\u00eb mbahet n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, duke d\u00ebshmuar profesionaliz\u00ebm n\u00eb respektin ndaj diaspor\u00ebs e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegja komb\u00ebtare e \u00e7do vendi.<\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/popullsia-ne-mal-te-zi-sipas-perkatesise-kombetare.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/popullsia-ne-mal-te-zi-sipas-perkatesise-kombetare.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29645\" width=\"406\" height=\"507\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/popullsia-ne-mal-te-zi-sipas-perkatesise-kombetare.jpg 258w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/popullsia-ne-mal-te-zi-sipas-perkatesise-kombetare-240x300.jpg 240w\" sizes=\"auto, (max-width: 406px) 100vw, 406px\" \/><\/a><figcaption><em>Shp\u00ebrndarja territoriale e popullsis\u00eb\u00a0 n\u00eb Mal t\u00eb Zi sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare(2003)<\/em><\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi demografik Vet\u00ebm ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb manipuluar n\u00eb t\u00eb kalur\u00ebn me statistikat reale t\u00eb popullsis\u00eb sidomos me struktur\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb saj, iu pengon realiteti demografik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, duke harruar se koha e manipulimeve nuk mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrhershme, e sidomos tash kur k\u00ebtu ka ndodhur rotacioni i pushtetit, q\u00eb ofron mund\u00ebsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15799,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384,2793,28],"class_list":["post-29643","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga","tag-regjistrimi-i-popullsise","tag-ulqin"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29643"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29643\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29647,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29643\/revisions\/29647"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}