{"id":29613,"date":"2021-08-09T12:32:16","date_gmt":"2021-08-09T10:32:16","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29613"},"modified":"2021-08-09T12:32:16","modified_gmt":"2021-08-09T10:32:16","slug":"ipeshkvi-gjon-nikolle-kazazi-zbuluesi-i-pare-i-librit-te-pare-shqip-meshari-dhe-shenimet-e-gjon-nikolle-kazazit-te-jusuf-buxhovit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29613","title":{"rendered":"IPESHKVI GJON NIKOLL\u00cb KAZAZI, ZBULUESI I PAR\u00cb I LIBRIT T\u00cb PAR\u00cb SHQIP, \u201cMESHARI\u201d DHE \u201cSH\u00cbNIMET E GJON NIKOLL\u00cb KAZAZIT\u201d T\u00cb JUSUF BUXHOVIT"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/meshari-gjon-buzuku.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/meshari-gjon-buzuku.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29614\" width=\"846\" height=\"354\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/meshari-gjon-buzuku.jpg 523w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/meshari-gjon-buzuku-300x126.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 846px) 100vw, 846px\" \/><\/a><figcaption>Flet\u00eb t\u00eb \u201cMesharit\u201d (kopje digjitale) t\u00eb Gjon Buzukut, sjell\u00eb dhurat\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare nga Papa Fran\u00e7esku, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, Shtator, 2014<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Konferenca Ipeshkvnore e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Radio Vatikani n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe sh\u00ebnuan 269-vjetorin e t\u00eb kaluarit n\u00eb amshim t\u00eb Ipeshkvit Gjon Nikoll\u00eb Kazazi, i cili ka nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb 5 gusht, 1752.\u00a0 Pak shqiptar\u00eb mund ta din\u00eb, por Ipeshkvi Kazazi konsiderohet si personi i par\u00eb q\u00eb zbuloi librin e par\u00eb shqip, \u201cMesharin\u201d e Gjon Buzukut.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb Konferenc\u00ebs Ipeshkvnore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me rastin e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori thuhet se n\u00eb vitin 1740, gjat\u00eb k\u00ebrkimeve t\u00eb tij n\u00eb Arkivin e Vatikanit, Kazazi zbuloi vepr\u00ebn monumentale t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare \u201cMesharin\u201d e Gjon Buzukut, botuar n\u00eb vitin 1555. \u00a0Zbulimi tij do t\u00eb mbetej n\u00eb hije deri m\u00eb 1909, kur studjuesi arb\u00ebresh Pal Skiroi do ta rigjente vepr\u00ebn e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, po n\u00eb k\u00ebto arkiva, n\u00ebn sh\u00ebnimin \u201cKatalogu: R.G. Liturgia III,194\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjon Nikoll\u00eb Kazazi ka lindur m\u00eb 2 janar 1702 n\u00eb Gjakov\u00eb. Karriera e tij studimore fillon me studimet teologjike n\u00eb Kolegjin Ilirik t\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit dhe m\u00eb pas n\u00eb Kolegjin e Sh\u00ebn Palit n\u00eb Fermo dhe n\u00eb Loreto t\u00eb Italis\u00eb, ku edhe ka p\u00ebrfunduar studimet. N\u00eb vitin 1727 Gjon Nikoll\u00eb Kazazi mori titullin Doktor n\u00eb Filozofi e Teologji. &nbsp;Po at\u00eb vit, ai do t\u00eb shugurohej meshtar dhe n\u00eb mosh\u00ebn 41 vje\u00e7are do t\u00eb shugurohej ipeshk\u00ebv i Shkupit.&nbsp; N\u00eb vitin 1743 botoi vepr\u00ebn \u201cP\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr e doktrin\u00ebs kristiane\u201d. &nbsp;Thuhet se Ipeshkvi Gjon Nikoll\u00eb Kazazi ishte studiuesi i par\u00eb shqiptar q\u00eb metaforikisht \u00e7eli udh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb studiuesit e m\u00ebvonsh\u00ebm drejt Arkivit t\u00eb Vatikanit, kryesisht, arkivit t\u00eb \u201cPropaganda Fide\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, <strong>Jusuf Buxhovi,<\/strong> historiani, autori, gazetari, intelektuali dhe aktivisti politik nga Kosova, \u00ebsht\u00eb autor i romanit, <strong>\u201cSh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit\u201d,<\/strong> (Botimi i Plot\u00ebsuar nga Sht\u00ebpia Botuese Faik Konica\u201d.&nbsp; Pas disa botimeve e ribotimeve t\u00eb m\u00ebparshme, romani&nbsp; ribotuar i plot\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer koh\u00ebt e fundit n\u00eb italisht nga Lilian Cuka dhe \u00ebsht\u00eb promovuar n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb qershorit q\u00eb kaloi, n\u00ebn moton \u201cHistoria e zhdukjes s\u00eb nj\u00eb populli\u201d,&nbsp; para nj\u00eb audience p\u00ebrfaq\u00ebsuese kulturore dhe intelektuale italiane, ku mor\u00ebn pjes\u00eb edhe ambasador\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Ipeshkvis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb. &nbsp;Botimi n\u00eb italisht i k\u00ebsaj vepre t\u00eb autorit Buxhovi pason p\u00ebrkthime n\u00eb disa gjuh\u00eb dhe disa tjera q\u00eb thuhet se jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb p\u00ebrkthimit n\u00eb anglisht, fr\u00ebngjisht, sllovenisht dhe spanjisht. Sa i p\u00ebrket p\u00ebrkthimit n\u00eb gjuh\u00ebt e huaja t\u00eb romanit t\u00eb tij, \u201cSh\u00ebnimet e Nikoll\u00eb Kazazit\u201d, historiani i shquar shqiptar Z. Buxhovi \u00ebsht\u00eb cituar t\u00eb ket\u00eb then\u00eb se \u201cKjo i ndihmon let\u00ebrsis\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb afirmohet n\u00eb p\u00ebrmasat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7mas kur kjo b\u00ebhet me nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb shpalos dramat e saj t\u00eb brendshme n\u00eb rrethanat ekzistenciale &#8212; n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ndeshjeve t\u00eb perandorive dhe besimeve &#8212; ku politika dhe besimet luftojn\u00eb p\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb dhe dominim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Botimi n\u00eb italisht i k\u00ebtij libri u promovua n\u00eb Rom\u00eb, nd\u00ebrsa Ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kryeqytetin Italian, me k\u00ebt\u00eb rast, shprehej n\u00eb faqen e saj t\u00eb internetit se, \u201c\u00cbsht\u00eb nder t\u00eb promovosh historin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes rr\u00ebfimeve t\u00eb fakteve historike, t\u00eb cilat p\u00ebr shekuj me radh\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr identitetin ton\u00eb. \u201c<strong>P\u00ebr ty Toka ime \u2013 Sh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit\u201d,<\/strong> e shkrimtarit dhe historianit ton\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur, <strong>Jusuf Buxhovi,<\/strong> tani botuar edhe n\u00eb italisht nga sht\u00ebpia e njohur botuese, Armando Editore, ka kontribuar n\u00eb forcimin e rr\u00ebnj\u00ebve evropiane t\u00eb popullit ton\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb njoftimin e Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb me rastin e promovimit t\u00eb romanit, \u201cSh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit t\u00eb autorit Jusuf Buxhovi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e shkruar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabesueshme intensive\u201d, vler\u00ebson botuesi italian dhe shton se titulli \u201cT\u00eb p\u00ebrkas ty, o toka ime\u201d, mund t\u00eb jet\u00eb slogani mbi t\u00eb cilin autori nd\u00ebrthur\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb dendur, me bashk\u00ebbisedues me vlera, ku ndodhet nj\u00eb vend i tronditur, i nd\u00ebrlikuar, i dhunuar, n\u00eb t\u00eb cilin politika dhe feja jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur hap\u00ebsirat e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb prozelitiz\u00ebm. Reflektimi me p\u00ebrmbajtje t\u00eb lart\u00eb, e drejton lexuesin n\u00eb mendimet e rafinuara t\u00eb autorit p\u00ebr t\u00eb krijuar m\u00eb pas p\u00ebrshtypjet e veta personale.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Radio Vatikani ka transmetuar nj\u00eb intervist\u00eb, Majin q\u00eb kaloi, me kuratorin e botimit, publicistin Giovani Cederone, i cili vepr\u00ebn e Buxhovit t\u00eb p\u00ebrkthyer&nbsp;italisht e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb monument t\u00eb&nbsp;r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm letrar q\u00eb nxjerr n\u00eb&nbsp;pah <a>identitetin shpirt\u00ebror dhe kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb&nbsp;lidhur me qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor, <\/a>por nj\u00ebher\u00ebsh pasqyron edhe dram\u00ebn e nj\u00eb populli q\u00eb vazhdimisht i n\u00ebnshtrohet p\u00ebrpjekjeve t\u00eb huajve p\u00ebr t\u2019i dominuar ata.&nbsp; Nd\u00ebrkoh\u00eb, Presidenti historik i Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugova, n\u00eb nj\u00eb shkrim vlersues t\u00eb romanit, \u201cSh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit\u201d, e ka cil\u00ebsuar vepr\u00ebn e Jusuf Buxhovit, si \u201cnj\u00eb prej romaneve tona m\u00eb t\u00eb mira bashkohore\u201d. &nbsp;Vler\u00ebsimi i plot\u00eb i Dr. Rugov\u00ebs mund t\u00eb lexohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb link, p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar: <a href=\"https:\/\/www.kultplus.com\/libri\/rugova-per-librin-e-buxhovit-shenimet-e-gjon-nikolle-kazazit-nder-romanet-tona-me-te-mira\/\">Rugova p\u00ebr librin e Buxhovit: \u201cSh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit\u201d nd\u00ebr romanet tona m\u00eb t\u00eb mira (kultplus.com)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Por le t\u2019i k\u00ebthehemi figur\u00ebs s\u00eb Ipeshkvit Gjon Nikoll\u00eb Kazazit n\u00eb p\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb tij dhe protagonistit t\u00eb romanit t\u00eb shkrimtarit dhe historianit, Jusuf Buxhovi, nj\u00ebri nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt historian t\u00eb Kombit shqiptar.&nbsp; Ashtu si\u00e7 ka ndodhur gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve kur klerik\u00ebt katolik\u00eb \u2013 p\u00ebrve\u00e7 veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre fetare \u2013 jan\u00eb marr\u00eb edhe me mbrojtjen e kultur\u00ebs dhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, ashtu edhe Gjon Nikoll\u00eb Kazazi, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, krahas thirrjes s\u00eb tij fetare n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Zotit dhe besimtar\u00ebve, Imzot Gjon Nikoll\u00eb Kazazi, sipas Radio Vatikanit, \u201cKultivoi me pasion e urt\u00ebsi edhe aspektin kulturor, posa\u00e7\u00ebrisht shkrimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. K\u00ebtu kishte si q\u00ebllim shkrimin e botimin n\u00eb gjuh\u00ebn e popullit t\u00eb tij, pra shqip, t\u00eb librave me p\u00ebrmbajtje shpirt\u00ebrore, biblike si katekizmi, doracak\u00ebt urat\u00ebsh, librat liturgjike por edhe gjurmimin e rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb lashta t\u00eb kombit t\u00eb tij shqiptar\u201d.&nbsp; K\u00ebshtu,&nbsp;gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb vitin 1740, imzot Gjon Nikoll\u00eb Kazazi zbuloi n\u00eb Bibliotek\u00ebn e Propagand\u00ebs Fide t\u00eb Vatikanit, t\u00eb vetmin ekzemplar t\u00eb ruajtur deri m\u00eb sot t\u00eb&nbsp;<em>\u2018Mesharit\u2019,<\/em>&nbsp;t\u00eb dom Gjon Buzukut, botuar n\u00eb vitin 1555. Po at\u00eb vit, 1743, imzot Kazazi botoi edhe katekizmin e tij, \u201cDoktrina E K\u00ebrshten\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryeipeshkvi Gjon Kazazi shkoi disa her\u00eb n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr tu takuar me Pap\u00ebn si dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dikastereve t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb Vatikan. Radio Vatikani shqip i cil\u00ebson si tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe me vler\u00eb t\u00eb madhe kishtare e historike raportet q\u00eb imzot Kazazi ka sjellur personalisht n\u00eb Vatikan apo q\u00eb i ka d\u00ebrguar Vatikanit n\u00eb vitet 1743-1744 e gjat\u00eb viteve tjera m\u00eb von\u00eb, n\u00eb cilat informon Pap\u00ebn mbi situat\u00ebn tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve jo vet\u00ebm n\u00eb n\u00eb trojet shqiptare por edhe n\u00eb vende tjera ballkanike q\u00eb ishin n\u00ebn sundimin e perandoris\u00eb osmane, thuhej n\u00eb programin e radio Vatikanit kushtuar k\u00ebtij kleriku t\u00eb madh shqiptar.&nbsp; Kryeipeshkvi i Shkupit shqiptar, Gjon Nikoll\u00eb Kazazi ka vizituar Rom\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit m\u00eb 1750 sepse ai nd\u00ebrroi jet\u00eb me 5 gusht te vitit 1752, duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyera, jo vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs shqiptare, si bari dhe edukator i klerit e i popullit, por edhe n\u00eb historin\u00eb e albanologjis\u00eb, si zbulues i par\u00eb i librit m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shtypur n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, q\u00eb njihet deri me sot si \u201cMeshari\u201d i Dom Gjon Buzukut.<\/p>\n\n\n\n<p>Duket se p\u00ebrkthimi n\u00eb italisht i romanit \u201cSh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit\u201d ka ber\u00eb jehon\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb qarqet kulturore t\u00eb Italis\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. &nbsp;Jusuf Buxhovi ka njoftuar m\u00eb heret se s\u00eb shpejti libri, \u201cSh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit\u201d, do t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrohet n\u00eb film bot\u00ebror n\u00eb italisht, nd\u00ebrsa zbuloi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb tashm\u00eb ai<\/p>\n\n\n\n<p>ka n\u00ebnshkruar disa kontrata paraprake me nj\u00eb nd\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb filmike m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr realizimin e filmit bazuar n\u00eb \u201cSh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit\u201d, nj\u00eb ngjarje kulturore q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebr lidhjet e identitetit shpirt\u00ebror dhe kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve me qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>Po e mbylli k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtim n\u00eb p\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb Kryeipeshkvit t\u00eb Shkupit shqiptar Gjon Nikoll\u00eb Kazazi me nj\u00eb fragment t\u00eb shkurt\u00ebr nga romani \u201cSh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit\u201d t\u00eb autorit Jusuf Buxhovi &#8212; me nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb q\u00eb vlen edhe sot se, \u201cDo t\u00eb jet\u00eb m\u00ebkat i madh q\u00eb d\u00ebshmit\u00eb tona p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball t\u00eb lig\u00ebs s\u00eb pashembullt, t\u00eb mos sh\u00ebnoheshin&#8230;N\u00eb at\u00eb gjys\u00ebmterr q\u00eb mezi p\u00ebrballohej nga drita e dob\u00ebt e qiririt, gjeta fletoren dhe gjith\u00eb drith\u00ebrim\u00eb hudha fjal\u00ebt e para: &#8230;un\u00eb Gjon Nikoll\u00eb Kazazi, i biri i Pjetrit, i lindur n\u00eb Gjakov\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb motit t\u00eb madh nj\u00eb mij\u00eb e shtat\u00ebqind e dy, me ndjenj\u00ebn e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb para t\u00eb Madhit si dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb q\u00eb ka njeriu p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duhet t\u00eb d\u00ebshmoj rreth nj\u00eb mynxyre t\u00eb madhe q\u00eb na ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb&#8230;Ne pra, i madh e i vog\u00ebl, nga dita e sotit i jemi n\u00ebnshtruar nj\u00eb rrethimi t\u00eb tmersh\u00ebm, q\u00eb vjen fare papritur me k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb t\u00eb mbesim t\u00eb shk\u00ebputur p\u00ebrgjithmon\u00eb nga bota&#8230;Ky k\u00ebrcnim lidhet me shfaqjen e murtaj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thuhet se ndodhet midis nesh, sado q\u00eb ajo ende nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar. &nbsp;&nbsp;Sprovat e Zotit jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhura dhe t\u00eb mir\u00ebpritura, por shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb k\u00ebtu lidhet me s\u00ebmundjen, sikur len p\u00ebr t\u00eb dyshuar se ajo \u00ebsht\u00eb pjell\u00eb e lig\u00ebsis\u00eb s\u00eb robit&#8230;Megjithq\u00eb me koh\u00eb \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb sqarohet, ne duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb ball\u00eb t\u00eb lig\u00ebs q\u00eb vjen nga robi, nga q\u00eb k\u00ebt\u00eb e kemi p\u00ebr detyr\u00eb pa marr\u00eb parasysh\u00eb rreziqet me t\u00eb cilat ballafaqohemi&#8230;N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kemi p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ushqejm\u00eb shpres\u00ebn, por edhe t\u00eb gjejm\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb t\u00eb zgjimi i ndjenj\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrvenies s\u00eb t\u00eb lig\u00ebs q\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnon deri n\u00eb asgjasim&#8230; K\u00ebt\u00eb nuk do ta kemi t\u00eb leht\u00eb, por nuk kemi shtegdalje tjet\u00ebr&#8230;Nat\u00ebn e mir\u00eb, trishtim, por edhe shpres\u00eb&#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Fragmenti nga romani i Jusuf Buxhovit, \u201cSh\u00ebnimet e Gjon Nikoll\u00eb Kazazit\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb k\u00ebshill\u00eb&nbsp; edhe p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me gj\u00ebndjen sot n\u00eb trojet shqiptare: Ballafaqim me t\u00eb keq\u00ebn, sidomos me t\u00eb keqen q\u00eb vjen nga robi, nga njeriu vet, q\u00eb t\u00eb mos t\u2019i nenshtrohemi asaj t\u00eb keqeje dhe t\u00eb mos dor\u00ebzohemi para saj! T\u00eb sh\u00ebnohet e kaluara me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos harrohet dhe t\u00eb p\u00ebrballemi me t\u00eb kaluar\u00ebn e lig\u00ebt, si pjes\u00eb e \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb q\u00eb ka njeriu ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d dhe detyrimi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kemi si individ dhe shoq\u00ebri p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sa&nbsp; u p\u00ebrket \u201cs\u00ebmundjeve\u201d q\u00eb kan\u00eb kaplluar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare edhe sot e e k\u00ebsaj dite e q\u00eb jan\u00eb \u201cpjell\u00eb e lig\u00ebsis\u00eb s\u00eb robit\u201d, t\u00eb &#8212; pushtetar\u00ebve autoritar\u00eb modern\u00eb &#8212; dhe nuk jan\u00eb sprova t\u00eb Zotit&#8230;\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb e V\u00ebrteta q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur sadopak shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u00a0Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Konferenca Ipeshkvnore e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Radio Vatikani n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe sh\u00ebnuan 269-vjetorin e t\u00eb kaluarit n\u00eb amshim t\u00eb Ipeshkvit Gjon Nikoll\u00eb Kazazi, i cili ka nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb 5 gusht, 1752.\u00a0 Pak shqiptar\u00eb mund ta din\u00eb, por Ipeshkvi Kazazi konsiderohet si personi i par\u00eb q\u00eb zbuloi librin e par\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29614,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2941,2940,940],"class_list":["post-29613","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-gjon-buzuku","tag-meshari","tag-meshari-i-don-gjon-buzukut"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29613"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29613\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29615,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29613\/revisions\/29615"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}