{"id":29599,"date":"2021-08-06T11:39:23","date_gmt":"2021-08-06T09:39:23","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29599"},"modified":"2021-08-06T11:39:23","modified_gmt":"2021-08-06T09:39:23","slug":"ndryshimi-i-emrit-me-permbajte-te-njejte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29599","title":{"rendered":"NDRYSHIMI I EMRIT  ME P\u00cbRMBAJTE T\u00cb NJ\u00cbJT\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"457\" height=\"360\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15799\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga.jpg 457w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga-300x236.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 457px) 100vw, 457px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Diskursi&nbsp; politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Takimi i dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shkup nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, paraqet vazhdim\u00ebsi t\u00eb takim\u00ebve t\u00eb \u201cMini-Shengenit Ballkanik\u201d pa ndonj\u00eb risi p\u00ebrve\u00e7 ndryshimit t\u00eb emrit n\u00eb \u201cBallkan Open\u201d me p\u00ebrmbajtje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, q\u00eb vazhdon t\u00eb refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina, t\u00eb cilat prioritet i japin integrimeve europiane e jo atyre regjionale duke i ofruar p\u00ebrpar\u00ebsi Serbis\u00eb e cila ende vazhdon t\u00eb jet\u00eb faktor destabiliteti n\u00eb regjion, pa pasur guxim politik t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr krimet e b\u00ebra ndaj popujve tjer\u00eb n\u00eb regjion e n\u00eb ve\u00e7anti shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp;&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga formimi i\u201cMini-Shengenit&nbsp; Ballkanik\u201d n\u00eb Novi Sad(2019) nga tre shtete (Shqip\u00ebria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut),opinioni \u00ebsht\u00eb informuar se projekti synonte kat\u00ebr lirit\u00eb e BE-s\u00eb, ate t\u00eb l\u00ebvizj\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb mallrave, sh\u00ebrbimeve dhe kapitaleve. Por, var\u00ebsisht nga qasjet politike &nbsp;u prezantuan opinione t\u00eb ndryshme duke theksuar se nj\u00eb iniciativ\u00eb e till\u00eb regjionale t\u00eb p\u00ebrkujton ish Jugosllavin\u00eb e cila&nbsp; tani p\u00ebrmes Serbis\u00eb&nbsp; n\u00ebn iden\u00eb e integrimit regjional, aspiron &nbsp;Serbin\u00eb e madhe. Menj\u00eb fjal\u00eb kemi t\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me strategjin\u00eb politike&nbsp; t\u00eb Serbis\u00eb &nbsp;e cila ate qe nuk ka arritur ta realizoj\u00eb me luft\u00eb, ta arrij n\u00eb paq\u00eb, duke d\u00ebshmuar se nuk mund t\u00eb shk\u00ebputet nga ambiciet ekspansioniste, q\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit paraqitet me sintangm\u00ebn \u201cbota serbe\u201d(srpski svijet).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Serb\u00ebt faktor destabiliteti<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb regjionin specifik, i populluar kryesisht me popullsi sllave, ku n\u00eb vitin 1918 u themelu Jugosllavia e par\u00eb, fillimisht si Mbret\u00ebria SKS, e cila kishte k\u00ebt\u00eb em\u00ebr pa popull jugosllav, duke qen\u00eb e sunduar nga serb\u00ebt dhe p\u00ebrfunduar se ekzistuari n\u00eb vitin 1941. Jugosllavia e dyt\u00eb p\u00ebrfundoi s\u00eb ekzistuari n\u00eb vitin 1991, nd\u00ebrsa ajo e treta e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Serbia e Mali p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2006. N\u00ebse analizohen raport\u00ebt shoq\u00ebrore dhe politike del qart\u00eb se faktor destabiliteti ishin serb\u00ebt, andaj t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb largoh\u00ebn nga sundimi i tyre, p\u00ebr t\u00eb u pavar\u00ebsuar si shtete sovrane. Kur me serb\u00ebt nuk kan\u00eb dashur t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi shtet\u00ebrore popujt sllav\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb origjin\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt etnike e gjuh\u00ebsore, p\u00ebr shqiptar\u00ebt si popullsi jo sllave ka &nbsp;qen\u00eb fatkeq\u00ebsi komb\u00ebtare e imponuar nga t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb jetohet n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi &nbsp;t\u00eb till\u00eb jasht\u00eb shtetit komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nisma integruese<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtjet integruese regjionale nuk lidh\u00ebn me Novi Sadin(2019), por jan\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme, sikurse \u00ebsht\u00eb ajo nga viti 2008, kur kat\u00ebr shtete (Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Mali i Zi dhe Maqedoni) mbanin takime vjetore presidenciale. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2011, Mali i Zi ka propozuar nism\u00ebn \u201cWestern Balkan 6&#8243;, e m\u00eb von\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb u lansua \u201cBeneluksi Ballkanik\u201d. Ndon\u00ebse ishin ide t\u00eb qelluara, p\u00ebr bashk\u00ebpunim regjional t\u00eb panjohura m\u00eb par\u00eb t\u00eb gjitha ishin refuzuar nga Serbia. Nuk ka dilem\u00eb se ajo kishte si at\u00ebher\u00eb edhe tash sindromin e liderit n\u00eb regjion, q\u00eb p\u00ebrmes \u201cmini Shengenit\u201d iu mund\u00ebsua nga Shqip\u00ebra e Maqedonia e Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se n\u00eb Forumin e Shkupit dit\u00eb m\u00eb par\u00eb(29 korrik) u ndryshu vet\u00ebm emri \u201cBallkan Open\u201d nd\u00ebrsa p\u00ebrmbajtja ka mbetur e nj\u00ebjt\u00eb. Esht\u00eb p\u00ebrshtypje e p\u00ebrgjithshme se nj\u00eb integrim i till\u00eb regjional nuk mund ta z\u00ebv\u00ebndesoj\u00eb BE-n\u00eb, nga del qart\u00eb&nbsp; se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb veprim perfid t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb&nbsp; d\u00ebshmuar gjoja gadishm\u00ebri t\u00eb bashk\u00ebpunimit regjional, duke u prezantuar si lidere n\u00eb nismat integruese.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gjeopolitika regjionale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Se Evropa Juglindore paraqet \u00e7\u00ebshtje specifike edhe n\u00eb aspektin gjeopolitik, nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur, sidomos nga shek.XIX e m\u00eb pas, sepse k\u00ebtu kan\u00eb pasur interesat e tyre fuqit\u00eb e m\u00ebdha. Ndon\u00ebse t\u00eb modifikuar nj\u00eb interesim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm edhe n\u00eb dit\u00ebt tona, q\u00eb u manifestu n\u00eb praktik\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb&nbsp; luft\u00ebrave&nbsp; n\u00eb territorin e ish Jugosllavis\u00eb(1991-1999).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse analizohet situata gjeopolitike nga ajo koh\u00eb e deri m\u00eb tash del qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me orientime politike t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb \u201cBallkan Open\u201d, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me Serbin\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb anti NATO, dhe m\u00eb af\u00ebr Rusis\u00eb, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjerat(Shqip\u00ebria e Maqedonia e Veriut) jan\u00eb n\u00eb NATO, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe Mali i Zi, nd\u00ebrsa Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb tilla. Var\u00ebsisht prej qasjeve politike, del qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb regjion i cili vazhdon t\u00eb jet\u00eb labil, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb politik\u00ebs destabilizuese t\u00eb Serbis\u00eb, e cila me gjith\u00eb krimet e kryera n\u00eb ish Jugosllavi, udh\u00ebhqja aktuale politike nuk ka guxim t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje publike ndaj popujve&nbsp; t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb regjion. Serbia duhet t\u00eb distancohet nga e kaluara, t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb gjenocidin ndaj shqiptar\u00ebve jo vet\u00ebm nga lufta 1998\/99 dhe t\u00eb pranoj shtetin e pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.Vet\u00ebm pas nj\u00eb veprimi t\u00eb till\u00eb pragmatik n\u00eb favor t\u00eb paq\u00ebs dhe fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb Kosova do t\u00eb ishte partner dhe&nbsp; pjes\u00eb e nismave t\u00eb integrimeve regjionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, jemi d\u00ebshmitar se presidenti Vu\u00e7iq, si ish minist\u00ebr i kabinetit t\u00eb kriminelit t\u00eb luft\u00ebs Millosheviq, sot e k\u00ebsaj dite mbron agresionet serbe kund\u00ebr popujve joserb dhe shkel vendimin e Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, e cila&nbsp; ka p\u00ebrcaktuar masakr\u00ebn e Srebrenic\u00ebs si gjenocid dhe parlamenti europian ka miratuar rezolut\u00eb t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb vitin 2009. Duke marr\u00eb parasysh k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna del qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me personin i cili n\u00eb saj\u00eb t\u00eb biografis\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb faktor stabiliteti por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfide \u00ebsht\u00eb duke shfryt\u00ebzuar momentin si inicues t\u00eb bashk\u00ebpunimit regjional, p\u00ebr p\u00ebrfitime shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs &nbsp;diskriminohen nga Serbia<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb takimet e m\u00ebparshme n\u00eb mes kyreministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetarit t\u00eb&nbsp; Serbis\u00eb por edhe s\u00eb fundit n\u00eb Shkup, ndon\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike temat t\u00eb cilat jan\u00eb trajtuar nuk kemi pasur rast t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Ka qen\u00eb e udh\u00ebs dhe obligim moral e kushtetues nga kryeministri Edi Rama, q\u00eb para A.Vu\u00e7iqit ta trajtoj\u00eb me kompetenc\u00eb pozit\u00ebn dhe statusin diskriminues t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb tre komuna &nbsp;q\u00eb jan\u00eb t\u00eb administruara nga pushteti serb. Po ashtu duhet cekur se deri m\u00eb tash nuk kemi pasur rast t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb as m\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr regjionin e Sanxhakut, ku &nbsp;n\u00eb saj\u00eb t\u00eb politik\u00ebs diskriminuese serbe shqiptar\u00ebt jan\u00eb asimiluar pothuaj t\u00ebr\u00ebsisht, pa t\u00eb drejta elementare. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu se n\u00eb Libovsh\u00eb t\u00eb Fierit ka vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, e cila furnizohet me libra dhe vizitohet nga p\u00ebrfaq\u00ebsues zyrtar t\u00eb qeveris\u00eb serbe. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb komunitet sllavisht fol\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb vendosur k\u00ebtu pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Sipas informacioneve q\u00eb disponojm\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me popullsi nga Sanxhaku, e cila me origjin\u00eb&nbsp; nuk \u00ebsht\u00eb serbe, me p\u00ebrkat\u00ebsi fetare islame dhe e asimiluar gjuh\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse kryeministri Edi Rama nuk ka informata t\u00eb mjaftueshme n\u00eb lidhje mbi pozit\u00ebn dhe statusin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb njoftohet nga raporti&nbsp; i Komitetit t\u00eb Helsinkit t\u00eb Serbis\u00eb(15 korrik) ku rendit\u00ebn &nbsp;t\u00eb gjitha problematikat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt atje, nga mosnjohja e diplomave te pasivizimi i adresave, duke mos ngurruar ta quaj\u00eb k\u00ebt\u00eb spastrim etnik.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohet numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb jug sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, shteti po kryen procesin e ashtuquajtur \u201cPasivizimi i vendbanimit t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d q\u00eb punojn\u00eb jasht\u00eb vendit, qoft\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore ose n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo mas\u00eb \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, nj\u00eb form\u00eb e spastrimit etnik p\u00ebrmes mjeteve administrative<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke u rikthyer te pasivizimi q\u00eb rrudh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale numrin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Medvegj\u00eb, Bujonac dhe Presheve, raporti thekson: \u201cPasivizimi\u201d (pasivizimi masiv dhe selektiv i vendbanimit) i b\u00ebn individ\u00ebt t\u00eb humbin statusin e tyre si shtetas t\u00eb Serbis\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat, t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat civile \u2013 t\u00eb drejtat p\u00ebr t\u00eb votuar, t\u00eb drejtat p\u00ebr pron\u00eb, sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor, pension, pun\u00ebsim, etj. Duke qen\u00eb se qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb informuar p\u00ebr \u201cpasivizimin\u201d, ata zakonisht humbin t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr ankes\u00eb, afati p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb tet\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballjen me t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb humbur mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht rastet e ekzekutimit, abuzimit, dhun\u00ebs dhe rr\u00ebmbimit t\u00eb civil\u00ebve n\u00eb periudh\u00ebn midis 1996 dhe 2002.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Komitetit t\u00eb Helsinkit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Serbi, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb ndalet menj\u00ebher\u00eb ky proces dhe t\u00eb rivendosen t\u00eb drejtat civile t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb tregues, \u00ebsht\u00eb se kjo mas\u00eb zbatohet ekskluzivisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt, dhe jo p\u00ebr serb\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht jasht\u00eb vendit, nd\u00ebrsa thekson se Serbia duhet t\u00eb mbaj\u00eb parasysh tu jap\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi t\u00eb nj\u00ebjtin status q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb raport i till\u00eb &nbsp;n\u00eb me tjerash \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mes dy qeverive(Shqip\u00ebri-Serbi) p\u00ebr t\u00eb trajtuar me kompetenc\u00eb \u00e7\u00ebshtjet diskriminuese t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb, ku kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb e ka obligim kushtetues q\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufijve politik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7\u00ebshtje e cila ka munguar n\u00eb fokusin e politik\u00ebs e diplomacis\u00eb shqiptare<em>. &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>(Gusht 2021)<a><\/a><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi&nbsp; politik Takimi i dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shkup nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, paraqet vazhdim\u00ebsi t\u00eb takim\u00ebve t\u00eb \u201cMini-Shengenit Ballkanik\u201d pa ndonj\u00eb risi p\u00ebrve\u00e7 ndryshimit t\u00eb emrit n\u00eb \u201cBallkan Open\u201d me p\u00ebrmbajtje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, q\u00eb vazhdon t\u00eb refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina, t\u00eb cilat prioritet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15799,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29599","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29599"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29599\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29600,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29599\/revisions\/29600"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}